NË FABRIKËN E TULLAVE NË KUÇOVË 200 PUNËTORE JANË NË GREVË
Fabrika e tullave në Kuçovë është privatizuar sipas ligjeve të kryetarit të PD-së, z. Namik Dardha. Ai është bërë pronar duke falsifikuar dokumentat.
Kryetari i sindikatës së pavarur të fabrikës, i vetëemëruari z. Koshki i dërgoi dokumentat zyrës së privatizimit se gjoja punëtorët janë dakort që fabrikën ta marrin për-restauruar. Megjithëse pas të «përketuarve» janë ish drejtuesit partiakë të djeshëm në ndërmarrje për këtë problem ne punëtorëve nuk na ka pyetur njeri. Përveç kësaj edhe dokumenti që është marrë në Këshillin e rrethit është falsifikuar. Vetë këshilli i rrethit është shprehur që në të bëdhim në gjyq këtë këshill në mënyrë që të dalë e vërteta se kush janë falsifikatorët dhe kush spekulon në kurriz të punëtorëve të kësaj fabrike.
Nëqoftëse flasim për demokraci dhe se si thotë pa u lodhur natë e ditë presidenti ynë Berisha se reforma duhet të ketë qenë sa më shumë njerëz a-tëherë pse veprohet kështu? Deri tani drejtivat e presidentit kanë shkuar vetëm në favor të një grupi caktuar njerëzish dhe jo në interes të punëtorëve. Kjo mënyrë privatizimi bëhet vetëm për të mbuluar korrupsionin. Për këtë duhet të jetë mirë në dijeni likuidatori z. Pano Raveçi i cili ka ardhur nëpërmjet shoqërisë personale dhe i pa miratuar nga ministria dhe as nga në punëtorët. Për të gjitha këto dhe për grevën që po zhvillojnë prej kaq ditësh kemi njoftuar edhe Ministrin e Financave dhe Ekonomisë z. Genc Ruli.
Për kolektivin e Fabrikës së Tullave në Kuçovë: Fadil Shehu, Bezhit Ziu, Barjam Pasha, Osman Skuro dhe Ibrahim Demo.
Vritet një polic duke shkuar në shërbim
Parbrëmë, rreth orës 22, tek mbikalimi hekurudhor, në daljen veriore të qytetit të Shkodrës vritet polici Lazër Sokoli.
Nga informacioni i deritanishëm mësohet se ky ishte efektivi i postës së policisë së komunës së Mesit. Ai ishte nisur nga shtëpia për të marrë shërbimin në turnin e tretë. Nuk dihen akoma motivet e kësaj vrasjeje, por flitet se pasi është vrarë me armë zjarri i kanë marrë pistoletën. Gjithashtu thuhet se organet e rendit, pas një ndërhyrjeje të shpejtë, arritën të ndalojnë dy persona. Megjithatë nga këto organe nuk është dhënë informacion për publikun rreth kësaj ngjarjeje tepër të dhimbshme, edhe pse njerëzit në Shkodër janë të interesuar të dinë rrethanat dhe autorët e këtij krimi. Dje mësuam se kufomën e policit Lazër Sokoli e përcollën për në fshatin e tij të lindjes në Lotaj të Dukagjinit.
VËZHGUESI
GOGOLI PEDEST I BUKËS
… Qi presidenti Berisha, Mazhkonan parlamentare, Qeveria Mek-si, diktatorët e institucioneve vartëse janë përdoritur e po bëjnë gjithnjë krejt spontane e pa përgjegjësi në shumë fusha, kjo nuk ka pikë dyshimi: majfton të ndej-kë «zgjidhjen» e problemit të bukës.
Më 22 shkurt 1992 është botuar Platforma elektorale me anë të së cilës PD i fitoi zgjedhjet një më shumë votë. Për të mos bërë komente të tepërta po citojmë pjesë nga pika 13 e saj (pa pasur parasysh gjykime se është një numër tersi) ku se cili mund të gjykojë se si e «zgjidhte» në atë kohë PD problemin e bukës.
13. «Ne dënojmë politikën e gabuar që ka zbatuar gjer tani shteti totalitar i PP lidhur me sigurimin e bukës. Komunizmi, qëllimisht e ka monopolizuar bukën e popullit, për ta përdorur si armë frikësimi. Kështu e shfrytëzuan atë pushtetmbajtësit punistë dhe në të ardhmen, kur nga Qeveria e Stabilitetit PD tërhiqte ministrat e saj... Bujku ynë, në tokën e tij nuk do të prodhojë drithërat për nevojat e familjes së vet, por do të kultivojë bimë të tilla, që të sigurojë prej tyre fitim. PD do të luftojë që shteti të garantojë dualisht për të gjitha lëshatrat pa përjashtim, bukën e grurit jo vetëm si sasi të mjaftueshme, por edhe si cilësi nëpërmjet prodhimit të drithërave në vend, por edhe nëpërmjet importit. Grurë shqiptare të fshatit do t’i hiqet një pjesë e përgjithshme barra e rëndë e përgjegjësisë së bukës…».
Në vitin e dytë të sundimit përsëri kemi tjetër «zgjidhje»: Qeveria e PD më 1 korrik 1993 e ngre çmimin e bukës 10 herë në krahasim me një vit-më parë. Z. Berisha në Zvezdë të Korçës dhe në Konferencën e Shtypit me gazetarët kërçenoi falimentim fermerët gjermanë, francezë e italianë nëpërmjet shtimit të prodhimit të grurit nga bujqit shqiptarë. Z. Ruli, në një intervistë në RTV, pa dashur zbulo nën realitetin shqiptar duke krahasuar me atë të Somalisë Ministri i Ushqimit z. Kallaluka zotohët se vitin e ardhshëm do të mbjellë 250 mijë ha me grurë? Ministri i Asistencës, z. Shehu e «siguron» popullin shqiptar do t’i japë para «sa për të blerë bukën thatë jo për çokollata».
Gogoli pedestri i bukës po trokët derë më derë.
Komentet e tjera janë të tepërta. Sot nuk bëhet fjalë as për 7 lloje bukësh, as për të lehtësuar gruan shqiptare, as për standarte europiane por për atë legjendarën... bukën e gojës. Qeveria e PD nga niveli dhe nga paaftësia nënvleftësoi një problem që nuk është aspak i lehtë për t’u zgjidhur. Vetëm pak muaj u deshën që krerët e PD të bindën për absurdite e premtimet tip ballona.
Aktualisht, po të bëlnim një paralelizëm me PP, edhe po të pranonim versionin pedestri, ajo vetë sa mund të të rikësonte me bukën, kurse PD mund të të lerë fare pa të, bile jo vetëm në fshat por edhe në qytet!
Për një çast duket se Qeveria «demokratike» e PD e ka gjetur çelësin magjik të sigurimit të bukës nëpërmjet rritjes së çmimit të grurit e të bukës në nivele të tregon këtë? Teorikisht kjo është e drejtë kur mbështetet nga masa të tjera teknike e organizative. Në praktikë, e sidomos këtë vit ky «çelës magjik» i korrespondon një brave të prishur, më shokur një bujqësie të shkatërruar në mënyrë të organizuar nën udhëheqjen «largpamëse» të PD në qendër e në rrethe. Bujqësia shqiptare që siguron rreth 1 milion tonë drithra këto dy vitet e fundit mezi dha një të katërtën e kësaj sasie. Brenda një kohe rekord u shkatërruan mekanika bujqësore, sistemi ujitjes, sistemi i furnizimit me karburante, me farëra të zgjedhura, me plehra kimike, me herbicide, pesticide, etj. Kështu që jo vetëm këto vit, por edhe vitin e ardhshëm nuk mund të pritet ndonjë rritje e përparme kushedi se çfarë nga ana e bujqësisë. Po t’i shtojmë kësaj edhe faktin se toka në NB-të e në disa fshatra ende nuk është ndarë sipas ligjit, është djerrë, e kanë mbjelluar lulekuqet e barërat e këqija, atëherë tabloja e zymtë del akoma më e qartë.
Në «argumentet» që sjellin udhëheqësit e PD-së për rritjen e çmimit të bukës vërehen nuanca të ndryshme. Kështu p.sh., Zoti Berisha thekson se ky çmim rritet sepse në Europë shkohet me çmime të larta (ndonëse para 22 marsit askush nuk ka premtuar për çmime por për paga të larta).
Zoti Ruli e argumenton rritjen e çmimit të bukës me ruajtjen e raporteve të çmimeve të artikujve ushqimorë të vitit 1990, të asaj periudhe, kur ekonomia shqiptare ka qenë e planifikuar e centralizuar. Është me të vërtetë për të ardhur keq që si Ruli që e heq veten edhe për ekonomist të bëjë e në gafa të tilla trashanike. «arsyetona» se tre vjet më parë raporti midis çmimit të mishit me atë të bukës ka qenë 6,8 me 1, kurse deri tani është 16 me 1, duke «harruar» se tani jemi futur në sistemin e ekonomisë së tregut ku veptom mekanizmi i kërkesës e ofertës.
Zoti Kallaluka, siç e theksoi edhe vetë në intervistë, nuk kuadër i vjetër i bujqësisë socialiste (disidencë po tregoni këto dy vjet që ka dalë në pension pleqërie) për «bindl» se vitin e ardhshëm në Shqipëri do të dytësohet sipërfaqja me grurë. Sqarojmë lexuesin se në Shqipëri, në asnjë vit nuk është mbjellë më shumë se
(Vijon në faqen 2)
Për 17 vagonë që qëndrojnë në Bajzë shteti duhet të paguajë 200 mijë dollarë
Sipas dokumentacionit të rregullt që ka në dispozicion hekurudha…
Sipas dokumentacionit të rregullt që ka në dispozicion hekurudha dhe që u është bërë i njohur instancave të larta të shtetit shqiptar në stacionin hekurudhor të Bajzës janë gjendje 175 tonë pesticide të nisura nga firma Shmid-Kreta në GMBH nga Hanoveri, Gjermani. Për këtë ngarkesë qëndrojnë në dispozicion 17 vagona të ardhur bashkë me pesticidet që nga muaji Mars i vitit 1992. Megjithëse për pesticidet ka kaluar afati i skadencës është kërkuar që të kthehen andej nga kanë ardhur; por nuk është bërë asgjë. Ka një heshtje të plotë për këtë problem megjithëse qëndrimi i tyre aty është shumë i rrezikshëm për shkak të përhapjes së shkëndijëve nga helmet që mbartin ato. Përveç këtij rreziku qëndrimi i tyre aty shoqërohet me një dëm ekonomik të konsiderueshëm për shtetin tonë të varfër. Duke llogaritur që për një ditë qëndrimi të një vagoni të bllokuar paguhen 18 dollarë; atëherë për 17 vagona që qëndrojnë aty që nga viti 1991 i kalon shifrat mbi 1 dollar amerikan për 200 mijë dollarë. Pyetmi: edhe sa kohë këto helme do të vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri dhe a mendon njeri për abuzimet që ne duhet të paguajmë dollarë të pastër për to?
Idajet Beqiri në duart e «thonjëzave»
Po flitet se dueli gjyqësor Beri-sha-Beqiri do të kthehet në një duel gjyqësor, pasi ky i fundit do të provojë vrasjen aksidentale të
Idajet Beqiri në udhët e «thonjëzave»
Po flitet se dueli gjyqësor Berisha-Beqiri do të kthehet në një duel gjyqësor, pasi ky i fundit do të provoje vrasjen aksidentale të thonjëzave në fjalën «vrassës», në odiseën e gjatë dëshkrim-gazetashisë.
Idajet Beqiri në udhët të provoje vrasjen aksidentale të thonjëzave në fjalën «vrassës», në odiseën e gjatë dëshkrim-gazetashisë.
Ndërsa të sigurt janë:
- që kryetari i PUKSH ka deklaruar që në fillim se do të mbrohet vetë, kështu që edhe në rrethanat e reja (tjetër teknike), ai nuk do të ketë mundësi të ndihmohet nga specialistët e gjuhës;
- që kryetari i PUKSH është shuar në superior ndaj viktimës në drejtshqiptimin e normës letrare kombëtare shqipe;
- që arma më e përdorshme për kryetarin e PUKSH në atë duel do të jetë botimi i vetëm akademik «Rregullat e pikësimit në gjuhën letrare shqipe» (projekt) Tiranë 1981, dhe sidomos paragrafi 117, faqe 68 ku shpjegohet pikërisht ajo që i duhet atij; kuptimi i veçantë i fjalëve që mbyllen në thonjëza. Dhe pas kësaj, me që askush s’mund të sjellë një rregullore zyrtare të re, gjykatari si mbetet një gjë tjetër, veçse pasi të këshilloje paditësin që gjërat të mos i marrë në seriozisht se ç’duhet, të përfitojë nga rasti të pijë një kafe së bashku me të pahendurin dhe viktimën të kuptuar kot së koti, midis tyre.
Ndërsa ato që nuk dihen me siguri janë:
Cilin gjuhësor do të thërrasë në ndihmë presidenti? Mik të rrallë «gjuhëtar» ai ka vetëm Arshi Pipën. Do t’i shërbejnë këtë herë teoritë e Pipit për mosnjohjen e normës gjuhësore - letrare kombëtare shqipe?
Fakti që botimi akademik është vetëm projekt, kujt i vjen në ndihmë, të pandehurit apo viktimës?
Po sikur të pandehurit t’i shkojë ndërmend e të lexojë parathënien ku në fund ajo mbyllet kështu: «Rregullat e pikësimit po botohen si maket. Ato do t’i nënshtrohen një diskutimi të gjerë në qendër dhe në rrethe para se të marrin formë përfundimtare. Ata (akademikët: shënimi ynë) do të merrin presin çdo vërejtje e sugjerim» (po aty, faqe 7) - ç’do të ndodhë?
Do ta shfrytëzojë këtë fakt Idajet Beqiri dhe ndryshe nga ç’parashikuam të deklarojë që në fillim: «Thonjëzat i hoqa vetë në çastin e fundit në shtypshkronjë! I hoqa se nuk kisha dëshirë të mbështetesha në projektregulloret e kohës së monizmit. Merreni po të doni për servilizëm, por unë nuk desha t’i prishja qejfin presidentit dhe miqve të tij duke zbatuar projektregulloren që në ka lënë Enveri».
Mund të ndodhë edhe kështu?...
Megjithatë duhet të presim gjyqin.
Vetëgjyqësia dhe gjakmarrja plagë të hapura
Përpjekjet pozitive të njerëzve tanë për mekanizmin dhe krijimin e pronës private janë dukuri tipike të periudhës së demokracisë tonë që do të çojnë në ngritjen e individualitetit dhe të pavarësisë së shqiptarëve.
Ato janë legjitime dhe tregojnë synimet tona për ngritjen e mirëqenies dhe të vullnetit që edhe në Shqipëri të jetë. Por krahas anëve pozitive në këtë proces vërehen paqartësi e parregullsi të panumërta në zbatimin e ligjeve, normave dhe etikës morale. Po kësaj i është edhe një mentalitet nga më të shëmtuarit që shfaqet si vetëgjyqësia e gjakmarrjes.
Në zonat, fshatra e rrethe të ndryshme vrasjet, grabitjet, trafiqet etj., po marrin përmasa të një fenomeni tepër të madh. Megjithën informacioni shtetëror është i vogël, dhe i censuruar enkas, lajmet e zbehura përhapjen e ... Vëllim në rrethin e Lezhës, brenda një viti, janë vrarë 11 veta, të gjithë të rinj, madje edhe fëmijë. Kjo e fundit e dëshmueshme çdo lloj norme e zakoni të shqiptarëve. Në Shënkoll, në Malecaj, në Markatomaj, Berzanë, Kalivaç e fshatra të tjerë ku kanë ndodhur vrasjet kanë prekur thellë jo vetëm familjet e tyre, por, kanë tronditur mbarë opinionin.
Vetëgjyqësia dhe gjakmarrjen, 1 quan plagë të hapura, por njerëzish ato janë plagë të vjetra që e kanë burimin në politikën përçarëse e kanë futur tek ne pushtuesit e huaj dhe shërbëtorët e tyre. Megjithëse për një periudhë kohe u duk se u mbyllën ato plagë, tash po hapen e marrin përmasa të mëdha tragjike. Kam dëshirë dhe besoj se si shumë fenomene të tjera që po lindin edhe ky duhet t’i përkasi
Kollë e reja kërkojnë konceptet të reja
Më 29 dhe 30 qershor 93 u zhvilluan përkatësisht mbledhjet e kryesisë dhe të komitetit drejtues të PS të rrethit Laç nën drejtimin e kryetarit të PS të rrethit Shpëtim Cani i cili informoi pjesëmarrësit edhe mbi mbledhjen e KPD të PSSH.
Diskutantët mbështetën deklaratën e KPD, pasi gjendja social-ekonomike e rrethit po vështirësohet çdo ditë. Shqakëtarët të kësaj gjendjeje janë paaftësia e pushtetit lokal, mosndarja e tokës, indiferentizmi i deputetëve së rrethit e Golemit, centralizimi i kompetencave, privatizimet me urdhër, mungesa e kushteve të cila sjell si pasojë dorën e lirë të nyshteravë për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe të menjëhershme aktivistëve e PD duke shtuar në atë mënyrë diferencimin ekonomik i pasojë e aftësisë dhe paaftësisë së njerëzve por sipas bindjeve partiake.
Ndërsa ish pronarët e vjetër, kanë mbetur e po korrin në mënyrë të paligjshme duke spekulluar në paaftësinë e pushtetit lokal një shtresë e madhe fshatarësh varfërohen vazhdimisht në mënyrë artificiale. Ndërmarrjet shtetërore janë në rrënim të plotë. U ndërthur privatizimi i tre NB-ve dhe mijëra frymë të qytetit Mamurras mbeten pa punë dhe pa tokë. Mbyllen njëra pas tjetrës pa asnjë perspektivë ndërmarrje të tjera shtetërore. Punëtorët dalin në rrugë. Për këto probleme këshilltarët socialistë kanë kërkuar ballafaqim me kryesinë e rrethit dhe kryetarët e komunave. Gjithashtu u dënua ashpër politika hakmarrëse e qeverisë greke ndaj refugjatëve shqiptarë, pasojat e së cilës ndjehen ekonomikisht edhe për rrethin tonë.
Në fund, me propozim të kolonelont të organizmit u bëhej dy kooptime në komitetin drejtues, u rrit numri i anëtarëve të kryesisë nga 9 në 13 duke zgjedhur katër intelektualë nga më të mirët e rrethit të Haxhi Dibra, Xhemal Luka, Pashko Marku dhe Zef Dukagjini dhe u vendos që aktivl i rrethit të zhvillohet më dt. 30 korrik 1993.
Korreps. i «Zërit të popullit»
TË DENIGRUARIT JEMI NE
Ndërmarrja e ndërtimit në Durrës siç, dihet ishte një nga ndërmarrjet më të mëdha të republikës në të cilën ishin punësuar mbi 3000 punonjës.
Brenda kësaj ndërmarrje prodhoheshin të gjitha llojet e interteve, parafabrikatet e lehta dhe të rënda. Të gjitha markat e betoneve, laç-gëlqere, pllaka, tubo, bitume, repart zdrukthtarie, nyje shpendare etj. Ndërmarrja i kishte pak me inventar të kompletuar makinerish dhe repart riparimi si motorist xhenerik, kovaç elektrik e mekanik. Kapaciteti ndërtesues ishte i lartë. Në gushtin e vitit 1992 qeveria demokratike shpalli kolektiv asistencë, si dhe ndërprerjen e drejtuesve të ndërmarrjeve.
Nga kjo kolerë asistence nuk shpëtuj dhe ndërmarrja e ndërtimit Durrës. Asistenca në ndërtim ishte një sabotim i madh që iu bë vendit sepse ndërtimi mund të vazhdonte me të njëjtat ritme si më parë, aq i nevojshëm për ndërtimin e banesave etj. Por, drejtuesit e rinj të vendosur nga partia mëmë demokratike siç zoti Zenel Bazë, drejtor i ndërmarrjes së ndërtimit dhe Mitrush Niko përgjegjës i repartit të ndërtimit janë krejt të paaftë, njerëz që deri dje s’ka thënë kush «puna e mbarë». Ata gjetën rrugën më të lehtë duke nxjerrë në asistencë punëtorët dhe pensionerët inxhiniero-teknik duke prematuar se do të na marrin dolarë nga-dorës në punë.
U mbyll një vit dhe 97 për qind e punonjësve të kësaj ndërmarrjeje vazhdojnë në asistencë dhe nuk ka asnjë perspektivë për punë. Në këtë mënyrë në sistemin «demokratik» ne jemi me të denigruarit. Por, drejtuesve tanë nuk ka kush u kërkon llogari sot. I lamë të gjitha raportet në gjendje pune dhe kompletura me makineritë e si janë ato tani?
Çdo gjë është shkatërruar, e vjedhur, dalë jashtë gadishmërisë. Po shtabi drejtues me zotin Zenel Bazë çfarë bën? E themi me bindje se gjendja e rëndë është bërë qëllim. Drejtor Zenel? me ndërmarrjen e tij «mildha» ka abuzuar ... (e më tej teksti vazhdon në kolonën tjetër)
viet punë në atë ndërmarrje e ka rrënuar kolektiv asistencë, si dhe ndërprerjen e drejtuesve të ndërmarrjeve.
Për të gjitha këto z. Zenel ka mbështetjen e shefit të seksionit të ndërtimit zotit Petraq Dodo i cili ndodfta mendon ta ketë pjesën e tij në këtë ndërmarrje. Mendojmë kështu se zoti Petraq Dodo është kryetar dhe kryetar i një fraksioni në Rumanat që administrohet prej 23 vjet nga parku i ndërmarrjeve të kësaj zotit Zenel duke lënë 80 familje që punojnë dhe ushqehen nga kjo linjë me gisht në gojë.
Akoma më shqetësuese është gjendja në kantier-mak-transport me përgjegjës Mitrush Mino. Brenda vitit u shkatërrua parku nga më të mëdhenjtë dhe më të kompletuarit në sistemin e ndërtimit. Dhjetra makina e rimorkio janë zhdukur, janë shkatërruar repartet e riparimit, janë vjedhur makineritë e instaluara në to. Dy varienka dhe një fiedrome janë nxjerrë jashtë përdorimit brenda 6 muajit të parë 1993. Eskavatorët të lënë rrugëve s: dhe shumë makineri të tjera që kushtojnë miliona lekë.
Pyetmi; ç'bëhet kështu? Në cilën repart apo kantier do të punojmë në nesër? ...
Në fillim të vitit 1993 Parku i Mak-Transport-Ndërtimit ka kaluar ndërmarrje më vete. Por, për inventarin e makinerive nuk interesohet as zoti Zenel, as zoti Mitrush. Ata interesohen vetëm për rrogat e tyre. Makina ka ngelur pa zot aq sa ka zëra se një ndërthyesa 4 ton ka kaluar kufirin për në Greqi. Prandaj kërkojmë me forcë që organet kompetente të kontrollojnë, prokuroria seksionit të rrethit. Si dhe Kontrolli i ministrisë së ndërtimit të ndërhyjë për të shpëtuar atë që ka mbetur dhe të sakrifikuar të rregullim për kthim në kantierin dhe vjedhjet që janë bërë.
VLADIMIR KASA OSMA[N?] LECI
mekanik ndërtesës