07/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

7 korrik 1993

POPULLI PYET: A KA QEVERI?

Letër e hapur kryeministrit Meksi Zoti kryeministër! Unë që po ju drejtohem me këtë letër jam kryetar i komunës së Përrenjasit, një nga komunat më të mëdha të vendit tonë, e cila mbulon habitat dhe problemet e mbi 18 mijë banorëve të 8 fshatrave dhe të qytetit Përrenjas. Shqetësimet në këtë komunë janë të shumta jo vetëm nga mundësia dhe shtrirja territoriale, por për më tepër këtë shqetësim na e keni rritur Ju me uzurpimin e kompetencave të pushtetit lokal. Zoti kryeministër! Unë që po ju drejtohem me këtë letër jam kryetar i komunës së Përrenjasit, një nga komunat më të mëdha të vendit tonë, e cila mbulon habitat dhe problemet e mbi 18 mijë banorëve të 8 fshatrave dhe të qytetit Përrenjas. Shqetësimet në këtë komunë janë të shumta jo vetëm nga mundësia dhe shtrirja territoriale, por për më tepër këtë shqetësim na e keni rritur Ju me uzurpimin e kompetencave të pushtetit lokal. Enkas për tu Jam drejtuar në emër të elektoratit me disa shkresa (ankesa, kërkesa, protesta e deklarata) për t’u dhënë zgjidhje problemeve të shumta që Ju me këqeverisjen tuaj po na pengoni të vetëqeverisem e t’u përgjigjemi halleve të njerëzve që na dhanë votëbesimin. Zyrtarisht Ju jam drejtuar z. Meksi, më 21 gusht 1992 me aktin nr. 315 dhe ende mot-mot nuk më jeni përgjigjur. As për problemet që jam ngritur me shkresën 325, dt. 2 tetor nuk keni marrë mundimin të më ktheni qoftë dhe përgjigje negative. Po kështu vazhdoni të qëndroni kokëfortë dhe inatçi edhe për protestat dhe kërkesat e vitit në vazhdim që nuk janë pak, thuajse çdo muaj Ju jemi drejtuar për shqetësime të mëdha. Ju zoti Meksi vazhdoni të heshtni. Si ta kuptojmë mecenërinë tuaj zoti kryeministër? Mua nuk më ngel tjetër që të më përçmoni se helbete ju kryeministër e unë kryetar komune, po një elektorat të tërë nuk ua pranoni ta hiqni nga harta e Shqipërisë, nëse jeni kryeministri i saj. Me që Ju heshteni kaq gjatë, vendosa t’ju drejtohem me këtë letër të hapur: 1. Me vërtetësinë qendrore të sektorëve të arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, ndërmarrjeve ekonomike, institucioneve financiare, rendit publik; të tjera shpikje të qeverisë suaj, deri dhe mbi buka, kemi shfuqizuar totalisht ligjin e parlamentit të ri «Për organizimin e funksionimin e pushtetit lokal». Me anarkinë që keni krijuar po rrënojnë çdo ditë e më tepër gjendjen e po tensiononi situatën. Sipas ligjit quhemi «Qeveri lokale» por ju ende s’po na lini të qeverisim. Çudi, dhe fjalët e deklaratave të Presidentit mbeten fjalë! 2. Papunësia është plaga më e rëndë. Qyteti ynë quhet «Qyteti i minatorëve», pasi miniera e lindit atë, por aktualisht 1800 vetë janë në asistencë (që po përfundon). Qyteti i minatorëve është në asistencë. Të papunët shtohen çdo ditë, pasi miniera e hekur-nikelit është vetë në asistencë. Për këtë gjendje deri tani nuk na është dhënë asnjë shpresë, asnjë alternativë, duke hequr të afërt po ushqehët paaftësia. Gjendja në arsim po keqësohet, ose më mirë të themi po denigrohet. Mësuesit me arsimin përkatës lihen pa punë, të pa-arsimuarit bëhen mësues (!). Për lëvizje e zëvendësim kuadri, organi i zgjedhur (pushteti lokal) nuk pyetet fare. (!) Kështu organet e emëruara abandonojnë organet e zgjedhura. Po të njëjtën gjë do të thoshim edhe për departamentet e tjera të plotpushtetshme mbi pushtetin legjitim.(!) 5. Fshatarët e komunës së Përrenjasit e në veçanti ata të fshatrave të Rrajcës mbeten çdo ditë më shumë në krahë përpara magazinave të grumbullimit dhe drith nuk ka. Ky ritual po kthehet në legjendë. Po, po përvitet legjenda mijëvjeçare e misrit. Juve për muajin qershor «bëtë eksperimente»; u furnizua komuna vetëm me 220 kv miell e 370 kv drith, ndërkohë që nevoja e komunës për një muaj është për 2100 kv. Për këtë gjendje tejet të rëndë ju kemi njoftuar edhe telegrafisht, por edhe këtu herë nuk e bëte qejfin qeder z. kryeministër. E c’tu bëj unë fshatarëve të gjorë që vijnë me lotë në sy në zyrat e komunës se s’kanë bukë për fëmijët? Me këtë mefshtësi e keqeverisje kur nuk po siguroheni as bukë për popullin, po ritni dita-ditës tensionet sociale çka ju ngarkon me përgjegjësi direkte. 6. Kemi parë nëpërmjet ekranit të vogël që në disa komuna apo bashki në krye të automjeteve me ndihma humanitare ndodhen qeveritarë dhe mirë bëjnë, po në komunën tonë si nuk morët mundimin të sillni njëherë ndihma të tilla? A thua se zoti nuk e do popullin e komunës tonë? Apo shoqatat dhe Qeveria zbatojnë porosinë e zotit Selami për komunat ku ka nevojë socialistët? 7, Z. Kryeministër! Pikërisht pse fshatari ynë nuk mund të përballojë pagesën për punimet e tokës me mekanikë Ju nxorrët një vendim që 50 për qind të vlerës së punimeve do të mbulohet nga shteti. Këtë zbatuam edhe ne. Bëmë dhe bordorotë, por këto para ende nuk i ka marrë fshatari sepse qeveria nuk paska fonde. Z. kryeministër! Pse lojni me ndjenjat e virtutet e fshatarit duke e lënë pa punë, pa para, pa bukë e pa shpresë për jetën? 8. Janë të shumta problemet që kemi ngritur e dhënë nëpër dikastere. Por për çudi edhe metoda e punës së tyre qen ka e njëjtë me Tuajën. Asnjë përgjigje. Asnjë reagim. As ministria e arsimit, as e shëndetësisë, as e bujqësisë dhe ushqimit, as... nuk na ka kthyer përgjigje. Helbete ka probleme të tjera Evropa dhe Bota, nuk u del koha. (!) Gjej rastin të fale- falënderoj vetën z. Ilir Manushi për korrektësi, përgjigjesi e mirësjellje për problemet që kemi ngritur. Nëpërmjet kësaj letre të hapur z. kryeministër Ju bëj edhe kërkesën paçka se asnjë hall e shqetësim të komunitetit nuk më keni dhënë rrugëzgjidhje, asnjëherë në komunë. Pjesëmarrjen e popullit për bashkëbisedim po ua garantoj unë. Dhe aty të na gjykojë populli që na ka zgjedhur se kush ia ka me hile: Qeveria lokale apo Qeveria e Madhe. Unë me të takohen për ditë dhe fjala e vërtetë i peshon tepër, por më tepër atë tani po e barton peshën e halleve të mëdha. Banorët e komunës së Përrenjasit pyesin: A ka Qeveri? MAKSUT BALLA Kryetar i Komunës të Përrenjasit, Librazhd s’po na hni të qeverisni. Çudi, dhe asaj e deklaroi tavë të Presidentit mbetem vetëm fjale! «Qyteti i minatorëve», pasi miniera e linjës çdo ditë, pasi miniera e hekur-nikelit është vetëm dhënë asnjë shpresë, asnjë alternativë. 3. 6500 banorë të fshatrave të Rrajcës nuk plotësohen as me 700 m katrorë për frymë (madje edhe kjo tokë e varfër). Jo vetëm që sipërfaqja e tokës është e kufizuar, por edhe kullotat janë të pakta, ç’gjidhje do t’u jepet kërkesave të tyre të shumta (e të drejta) për të mbijetuar? Ç’investime e fronte të reja pune do të hapen për punësimin e tyre? Në fshatra konfliktet për zbatimin e ligjit për tokën janë të shumta. Dhe, na gëzoi lajmi në TV se Qeveria me një vendim të saj i dha kompetenca pushtetit lokal për zbatimin e ligjit për tokën dhe zgjidhjen e konflikteve, por ky Vendim ende nuk na ka ardhur. Të jetojë politika afro trup propagandistik ad njofim në TV? 4. Në emër të reformës e me 24-1 në gojë po bëhen lëvizje e shkarkime të pa precedentë në arsim, bujqësi, shëndetësi, etj., thjesht mbi kritere partiake.

NAMIK DOKLE: Qëndrimi ynë nuk është çështje «zemërimi» por rrjedhojë e logjikës politike

RRETH PROBLEMIT TË KUSHTETUTËS Cili është vlerësimi juaj rreth ftesës të Presidentit të Republikës për t’u kthyer në Parlament? Presidenti Berisha bëri një lëvizje taktike duke shfrytëzuar procedurat parlamentare, për t’u bërë thirrje grupeve parlamentare që kanë bojkotuar parlamentin, të kthehen në seancat plenare. Mendoi se ai e thjeshtëzoi se tepërmi problemin, duke e quajtur veprimin tonë si «zemërim» që duhet të jetë zbutur. Po të ishte thjesht zemërim, me të vërtetë do të mjaftonte edhe një javë që të zbutej. Por bojkotimi i parlamentit nga ana jonë është rrjedhojë e logjikës politike. Ne duam shtetin e së drejtës dhe ai s’mund të ndërtohet pa Kushtetutë. Prandaj kemi vendosur: Në fillim Kushtetuta, pastaj të tjerat. Kështu, me pak fjalë; mund të përgjigjem presidentit: Ne na mjafton edhe një javë për të na rënë zemërimi. Por sa kohë duhet për të hartuar projektkushtetutën? Sa kohë duhet për të zbatuar vendimin e vetë Parlamentit? U bëne 14 muaj që është abstruar problemi i Kushtetutës. Asnjë punë serioze nuk u bë. Kurse tani, pas bojkotimit të Parlamentit, komisioni po mbidhet dhe herë në javë. Mund të themi, pra, se po punohet seriozisht. Cili do të jetë qëndrimi i mëtejshëm i grupit parlamentar të PS-së? Çdo gjë është e qartë: do të kthehemi në parlament kur të jetë gati Projektkushtetuta. prej deputetëve të tri partive, duket se puna e komisionit është marrë më seriozisht se më parë. Janë zhvilluar disa mbledhje ku pjesëmarrja ka qenë përgjithësisht e kënaqshme dhe është vënë re preokupim i anëtarëve të komisionit për të diskutuar me përgjegjësi për problemin e projekt-kushtetutës. Çfarë është arritur deri tani në këtë drejtim? Janë përfunduar nga komisioni kapitulli i parë që bën fjalë për parimet themelore si dhe kapitulli i dytë që bën fjalë për liritë e të drejtat e njeriut. Këto dy kapituj janë miratuar përgjithësisht pa shumë probleme. Si e shpjegoni faktin që deputetët e PD-së u rikthyen edhe një herë në mbledhjen e fundit të komisionit nëntë një të projektit, kur në një mbledhje të mëparshme ishte miratuar koncepti i republikës parlamentare? Sic u njoftua publikisht nga mjetet e informacionit, në një mbledhje më parë u arrit të miratohej me konsensus koncepti i republikës parlamentare. Ndërsa në mbledhjen e pardjeshme, para fillimit të diskutimit të kapitullit për të drejtat e njeriut, disa anëtarë të komisionit, përfaqësues të PD-së shfaqën mendimin t’i rikthehemi edhe njëherë në nenin në Projektit dhe të mos specifikohet në republikë parlamentare, por vetëm «republikë». Kjo, sipas tyre, u përcaktimin e kompetencave të pushteteve të pavarurën përkatës. Rreth këtij propozimi pati kundërshtime nga deputetët e PS-së, AD-së dhe PSD-së. Mendimi i këtyre deputetëve ishte se komisioni mund të vazhdojë me miratimin e kapitujve të tjerë të Projektit, duke patur parasysh që kompetencat e pushteteve të përcaktohen sipas specifikave të vendit tonë dhe në fund të përcaktohet lloji i republikës, duke e parë në se koncepti «republikë parlamentare» bëhet apo jo pengesë për të hartuar një Kushtetutë bashkëkohore. Në thelb, mendimi i shumicës së anëtarëve të komisionit ishte se në ndërtimin e kushtetutës duhet ruajtur koncepti i republikës parlamentare. Me shumicën e votave të përfaqësuesve të PD-së u vendos të hiqet termi «parlamentare» në nenin një të saj. A mendoni se kjo është një përpjekje për të shtyrë miratimin e projektit të kushtetutës? Deri tani unë nuk shikoj shenja për zvarritjen e mëtejshme të kushtetutës. Megjithatë, nuk përjashtohet edhe kjo mundësi. Deputeti Leka Toto i PD-së, anëtar i këtij komisioni, propozoi në mbledhjen e fundit që në komisioni të mos mblidhet dy herë në javë, por vetëm një herë në javë. Një deputet i AD-së këtë propozim e vlerësoi si një përpjekje për të mos e bërë kushtetutën.

SKENDER GJINUSHI: Qëndrimi ynë do të rishqyrtohet kur të plotësohet kërkesa jonë

Si e vlerësoni deklaratën e deputetit të Partisë suaj Gaqo Apostoli dhënë BBC-së me datën 5 qershor, se ne do ta rishqyrtojmë vendimin tonë pas ftesës së presidentit për t’u rikthyer në Parlament? Çdo gjë lidhjet me zgjedhjen e problemit. Kryesia ka marrë kompetencën nga Këshilli i Partisë që si pas ecurrisë së problemit, do të vendosi në momentin e përshatshëm që mendon se janë realizuar. Kërkesat tona. Do që lidhjet me kërkesat tona. Deri tani a mendoni se ecuria e punës për Kushtetutën ka qenë normale? Ka një ndryshim rrënjësor në krahasim me më parë. Nga një komision që nuk funksiononte, në një komision që ka filluar të funksionojë, biles mblidhet dy herë në javë. Janë mbaruar dy kapituj. Ka një konsensus për frymën e një republike parlamentare. Por mendoj se më përkatëse janë dy seancat e ardhshme të punës së komisionit. Në qoftëse ato shkojnë mirë, janë të tera kushtet që projekt të vijë fare shpejt, pra të zgjidhet kërkesa jonë. Pra ju do ta paraqitni në Parlament kur të paraqitet projektkushtetuta? Pati tjetër, kjo lidhet gjithmonë me zgjedhjen e kërkesës. Si e shpjegoni faktin që dje komisioni i Kushtetutës u rikthye te neni një i saj, duke hequr prej tij fjalën «parlamentarën»? Është gjithnjë ajo lufta midis dy koncepteve që bëhet që nga dhjetori dhe ishte nga motivet që është zvarritur puna deri tani. Kjo gjë që është bërë, si të thuash, nën rogoz deri dje, tani del hapur. Ajo mund të ketë reperkusione, megjithatë, ne do të qëndrojmë konceptit të republikës parlamentare. A mund të konsiderohet kjo si një përpjekje për ta shtyrë sa të jetë e mundur, përgatitjen e Kushtetutës? Ehe mundet, sado që më e rëndësishme është polemika ose debati për konceptin e shtetit realist raportet e pushtetëve, kompetencat midis pushteteve kryesorë. Këtu është qëllimi. Shtyrja mund të vijë si pasojë e faktit që nuk po fiton varianti që dëshiron. Atëherë propozon shtyrje.

BASHKIM CAKA: Komisioni i Kushtetutës duket se po punon

Si anëtar i komisionit të kushtetutës, si e vlerësoni punën e deritanishme të këtij komisioni? Pas bojkotimit të Parlamentit parë argumentua me faktin se përcaktimi i republikës si «parlamentare», do të sillte vështirësi e kufizime në përcaktimin e kompetencave të pushteteve në kapitullin Projektit, duke kaluar vendit tonë dhe në fund të përcaktohej lloji i republikës, duke e parë në se kon-

«Freskime» në policinë financiare

Sipas burimeve të mirëinformuara, këto ditë u largua nga detyra kryetari i degës më të madhe të Policisë Financiare, asaj të rrethit të Tiranës. Kjo lëvizje, siç flitet në radhët e punonjësve të drejtorisë me degë e veprimtari të konsiderueshme në të gjitha rrethet, i paraprin një «freskimi» që pritet të bëhet në tërë programin e institucionit kontrollues. Mbi ç’motive e kritere do të bëhen «freskimet» ende nuk dihet. Policia Financiare është e ekspozuar ndaj përpjekjeve të korruptuesve për të futur në rrjetën e tyre punonjës të saj. Natyrisht përpjekjet nuk kanë qenë të pafrytshme, Por rreziku më i madh policëve financiarë u vjen nga kallot e shkelura. Dhembjet e tyre trondisin rëndë këtë institucion. Sa për rastin konkret ende nuk kemi informacion për shkakun e largimit. Ndodhta, Shkëlqim Çela, (zëvendësdrejtor i Policisë Financiare dhe drejtor i kuadrit në këtë drejtori), i ngarkuar të drejtojë degën e Tiranës pas largimit të kryetarit të saj, do të ketë trishtueshëm lasëi përgjegjësime. Ne jemi të gatshëm t’i botojmë ato.

BUZËQESHJA JUAJ ... PRESIDENT

Meditim Ju buzëqeshni, buzëqeshni vazhdimisht zoti president. Veti karakteri, e drejta juaj. Veçse buzëqeshja është edhe fajlë, është edhe mendim, është mesazh. Buzëqeshja padyshim e ka në thelb të vetes paqen, mirëkuptimin. Buzëqeshja është një ftesë për urtësi, për pajtim gjegjësisht, për qetësim shpirtërash të trazuar. Por buzëqeshja është edhe cinizëm, është edhe tallje, është edhe fyerje e rëndë. Buzëqeshja mund edhe të të vrasë! Ju buzëqeshni, buzëqeshni vazhdimisht, president. Veti karakteri, e drejta juaj. Fundja nuk jeni i vetmi president që buzëqeshni. Ja, vazhdimisht të qeshur e shohim në ekran presidentin Klintonin, një gjysëm buzëqeshje shoqëron gjithnjë dhe fytyrën e mikut tuaj, Rajerson, që aq shumë po i jap demokracisë shqiptare dhe posaçërisht PD-së. Por... Ju buzëqeshni si tepër president në këtë vend në varfërinë ekonomike dhe shpirtërore, ku qeshja është harruar, zoti, se ka halle të mëdha. Ju buzëqeshni kur dhëmbët të pa punë janë pa shpresë, ju buzëqeshni kur dhëmbi duhej të bënte fytë e pafund e dhunë e mijëra refugjatëve shqiptarë që po kthehen dhunshëm nga Greqia, ju buzëqeshni edhe pse shumë familje nuk kanë të holla të marrin bukën e përditshme me çmim të dyfishuar. Ju buzëqeshni edhe pse korrupsioni po del sheshit mbi udhë dhe po ligjërohet në të gjitha institucionet nga privatizimit ku ka edhe popull, veç pak ose aspak socialistë, intelektualë të mërfiftu. Ju buzëqeshni edhe pse mijëra njerëz për bindje të tyre mbajnë shpatin dhe ndergjegje po vuajnë, një peshën e neodiktaturës përdistes, moniste blu.... Ju pashë zoti president sesi në seminarin që i bashkoi së toku një sallë të vetme tërë parlamentaret buzëqeshjes suaj i vuri një mision shumë të madh, ju tha shpërndoni më një buzë të pakupimtë qendrimin e grupeve parlamentare që kanë vënë al kush Kushtetutën për t’u rikthyer në parlament. Buzëqeshja juaj më ngjajë gat - gati me dy krahët të mëdhenj që donin të bashkonin pranë e pranë kokat e sherta, të nxehura cuditerisht kot, të parlamentarëve. Dhe gjithnjë në një përsëri në qeshjen suaj të veçantë, të përsëritshme, gjithnjë e adhurueshme në një lloj ... të gjitha institucionet nga privatizimi të mërfiftu. Lamanjsh që ziren për dy lastiqe për një biçikletë, për një eketë! Sa i jashtëzakonshëm më ngjatë ato çaste! «Kremlini mund të sjellë një buzëqeshje presidenti human. Por jo, ajo buzëqeshja më vrau. Se ja, sapo kisha mësuar një fakt të hidhur: Në emër të ligjit të famshëm 24-1 përsëri në Korçë filluan pushime socialistësh, pushime të t’ëmijëve me biografi...» President, e a kuptojnë me këtë zotërimi përsëri, si e vepruan dikur ata. vepruan dikur ata. vepruan dikur ata. vepruan dikur ata. vepruan dikur ata. Demokracia është e bukur. Demokracia do të sjellë paqetër buzeqeshjen. Por, kur mbi fytyra të mos damkoset hakmarrja, egërsia, patologjike, kur njerëzit e këtij vendi të kuptojnë se i duhen domosdoshmërisht njëri - tjetrit. KOSMAQ DUKA

Në vend të një letre në redaksi

MUND TË SHTOHET VARGU I NËREZVE TË KËRCËNUAR ME «HEQJE ÇATIE» Qytetari Kristo Boni solli për botim një fillim letre me titullin «Si do zgjidhet halli i të pastrehëve?» Ç’shqetësim ka ai? Për 25 vjet rresht banon si qeraxhi në një shtëpi në lagjen «Manalat» i dyte në Gjirokastër. Së bashku me të, në këtë shtëpi janë edhe tre familje të tjera. Me kontribu(u)r vullnetar shtëpia është riparuar e përshtatur nga ndërmarrja e përpunim drurit. Qeveria e kanë paguar paratë. Qeveria e përpunim drurit. Vitin 1991. Në këtë vit shtëpisë i doli pronari, dhe tha që është e imja. E mora me gjyq duke përdorur shkeljen. Ka dy vjet që çështja është gjyqësore dhe akoma asgjë pas kushteve e të dikton vetë. Se fundi bashkë me kuponi e garazhi. E hëta edhe shtëpinë. Alltë me sjellje. Koha bëhet mes tyre. Para qeverisë… …kështë për të blerë truall shtëpie me paranë që dërgon djali nga kurbeti, por në bashkësinë e rrethit i thonë se s’merren ata me këtë punë, po bashkia. Në bashki i thonë: ligji është, po bashkia nuk ka zyrë urbanistike. Ç’hall i rëndë duhet ta zërë njeriun e shkretë në këtë kohë të rëndë plumbi?! Është një hall privat, por edhe shoqëror: bashkia dhe qeveria demokratike, bashkë me shumë premtime, ka harruar dhe ato të ndërtimit e pallateve, strehimin e të tjera. Reforma pronësore ble kërkesa të tjera të qytetarëve… Tu dallim zot halleve dhe shqetësimeve të njerëzve, pa u bërë alo ende më parë. Ndërtesat e kuptohët do të thotë «me majën - plandë».