17/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

17 korrik 1993

SHQIPTARËT JANË PËR MIREKUPTIM, POR SI FQINJ SOVRANË. ATA NUK U NËNSHTROHEN PRESIONEVE SHOVINISTE.

BASHKIM ZENELI Sekretar i Partisë Socialiste për marrëdhëniet me jashtë, deputet Ka javë që opinioni në Shqipëri dhe në Greqi, por edhe më gjerë po përjeton shpërthimin e hapur të krizës në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Faktorët konstantë e të pazgjidhur të saj mbeteshin latentë megjithë propagandën dhe demagogjinë e kontakteve zyrtare, por tensionet e akumuluara shpërthyen «papritmas» me dëbimin e një prifti grek nga Shqipëra dhe u rritën nga qeveria greke me kartën e konsumuar të dëbimit të refugjatëve shqiptarë (këta herë rreth 30 mijë vetë). Janë bërë shumë komente e shumë deklarata zyrtare deri tek ato më absurdet që bëjnë përgjegjëse partitë kryesore të opozitës në të dy vendet. Por aspak punë dhe përpjekje serioze zyrtare midis qeverive shqiptare e greke për t'u ulur e për të biseduar si do të zgjidhen problemet. Përkundrazi, arrihet deri tek qëndrimet tro-dhëtëse të zotit Micotaqis të shprehur më 14 korrik. Për këtë acarim të marrëdhënieve shqiptaro-greke, Partia Socialiste e Shqipërisë ka publikuar një deklaratë të kryesisë së saj më 1 korrik 1993, me qëndrime parimore të qarta e të njohura, të qarta e të ripërsëritura. Më pas nisur nga të njëjtat kërkesa parimore e konstruktive u botua në «Zërin e Popullit» edhe një shkrim me titull «Ç'po ndodh në marrëdhëniet me Greqinë». Partia Socialiste ishte e para që u prononcua hapur e pa asnjë ekuivok, me frymë realiste, pa paragjykime dhe me kërkesa të qarta politike për zyrtarët e pushtetarët e me qëndrim pro kaq të qartë kombëtar. Gazeta të ndryshme në Shqipëri bënë edhe shkrime me akuza tashmë bajate, por ato veçse u fryjnë zjarreve dhe për përgjakjen e krizës nuk paraqesin asnjë alternativë, as interes prandaj nuk jemi marr-rë dhe as nuk do të merremi me to. Në qëndrimet tona është shprehur hapur nevoja dhe kërkesa që qeveritë e të dy vendeve duhet të ulen e të bisedojnë për t'i dhënë fund krizës në marrëdhëniet midis dy vendeve, në dobi të uljes së tensioneve e të stabilizimit të gjendjes në Ballkan. Kemi theksuar gjithashtu se me Greqinë kemi mjaft gjëra për të sqaruar përfundimisht dhe denoncuar edhe politikat aventuriere të dy qeverive në zgjidhjen e problemeve të fqinjësisë. Zbutja e krizës dhe zgjidhja e problemeve nuk bëhet nga llogoret e shovinizmit dhe nacionalizmit, as me logjikën e «luftës së ftohtë» që po ushqehet nga megafonët zyrtarë apo kështarë në të dy vendet. Ngujimi nëpër kulla kur duhet ulur në tryeza dialogu është shkallëzim i rre-zigjeve të luftës në Ballkan dhe jo shprehje urtësie e kurajoje për normalizim marrëdhëniesh midis fqinjësh sovranë dhe evropianë. Theksojmë që në fillim se deklarata e Zotit Micotaqis më 14 korrik 1993 përshkohet nga tone paniku megalloman dhe arrogant, nga një frymë shoviniste tashmë zyrtare, jo më nga goja e një Sebastianos, apo e qarqeve të njohura të «megalideshos», por nga goja e kryeministrit grek. Kemi të drejtë të pyesim me shqetësim kombëtar dhe evropian: ky është partner dhe aleat që priti zotin Meksi, që u mirëpritua në telefon me zotin Berisha? Presidenti ynë u përgjigj, por tashmë fjalët e dialogut duken të këputura. Këto probleme e «pozicione» të fortifikuara sigurisht që palët ia kanë bërë të njohura njëra tjetrit në bisedim zyrtare, po përse janë fshehur deri tani duke u lënë të trashen? Zoti Micotaqis aty ku është dhe ai që është, do ta drejtohet shqiptarëve si nga mala e Olimpit. Kryeministri grek flet si në kohën e gjendjes së luftës me Shqipërinë. Në kemi dashur e duam fqinjësi të mirë me popullin mik grek për sot e për mot dhe kjo vërtetë nis e faktohet në marrëdhëniet me minoritetin grek në Shqipëri. I je- (Vijon në faqen 4)

Skandale që ndjekin njëri-tjetrin

KU MBARON SHTETI DHE KU FILLON MAFIA? - Po mbushen dy vjet që shteti hap e mbyll skandale për hesapin e vet. Lista e tyre është tashmë mjaft e gjatë por opinionit po i kujtojmë vetëm disa. - Zhduken pa lënë gjurmë 1 milion e 600 mijë dollarë - Problemi «Arsidi» tashmë është i vjetër. Dy punonjës kryesorë të Bankës Tregtare u arrestuan në lidhje me këtë skandal të pashembullt ku me anën e një dekorate implikoheshin edhe Presidenti i Republikës. Thuhet se dollarët janë përdorur në fushatën elektorale. Asnjë shpjegim zyrtar nuk jepet dhe ndërkohë asnjë njoftim nuk jepej rreth hetimeve për këtë çështje. Heshtje për arsye shtetërore. - Duken dhe zhduken 10.000 dollarë në bankë - Humbin dhjetëmijë dollarë dhe më pas po kaq dollarë dorëzohen në Bankë sipas gjasë të keq. Flitet për tregti armësh dhe ndërkohë flota e NATO-s në Adriatik kap anije të cilat kanë ngarkuar në Durrës materiale luftarake. Një zëvendësministër i Mbrojtjes lexon një tekst të parapërgatitur pa ditur se ç'thotë. Pas ca kohë ky zëvendësministër shkarkohet. Pse? Heshtje për arsye shtetërore. - Skandale të diplomacisë - Në Amerikë diplomatë shqiptarë implikohen në një skandal të turpshëm prostitutash. Është apo nuk është e vërtetë ka pak rëndësi. Ndërkohë të tjera hy- - Vidhën në mes të ditës dokumenta arkivale - Organizohen operacione policore dhe zbulohen dokumenta sekrete. Azem Hajdari i cili ka një post jo aq të vogël flet për lidhje me agjenturat e huaja dhe sidomos me UDB-në. Personat e implikuar largohen nga Shqipëria sepse kishin seminar. Shteti këtë radhë nuk hesht, por përgjigjesh lajmin, për arsye shtetërore. - Dënohen kryetarë të partive Politike - Prokuroria merr nisma që të mbrojë Presidentin e nëpërkëmbur të Republikës. Në shenjë vihen kryetari i një partie me arsyen se ka sharë artikull gazetë Presidentin. Presidenti ka lidhje dhe pushtetin dhe vepron. Por hesht dhe pranon dënimin e dikujt vetëm sepse ai nuk është dakord me të. - Organizohen akte terrori - Deputetët nuk mund të bëjnë takime të rregullta me popullin sepse është shteti që merr në mbrojtje organizatorët e akteve terroriste që ndodhi në Shkodër. Sapo një zëvendësministër i Rendit pranon se antiterroringu i Shkodrës ishte i paligjshëm dhe fajtorët do të ndëshkohen, pushohet nga detyra. Pse. Heshtje për arsye shtetërore. - Sa spiunë ka parlamenti-

Çfarë kërkon zoti Micotaqis?!...

Deklaratat e këtij zëdhënësi tashmë zyrtar të shovinizmit grekomadh ushqejnë orekset e 1913 dhe të periudhës së gjëndjes së luftës së Greqisë me Shqipërinë Me datën 14 korrik 1993, kryeministri i Greqisë, zoti Micotaqis, mbajti në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Athinë, një konferencë shtypi. Më poshtë po botojmë një përmbledhje të saj: Të gjithë e njohin faktin se Greqia është vendi i parë i rajonit që ndihmoi Shqipërinë, kur në këtë vend u rrëzua diktatura komuniste, duke nxjerrë në shesh varfërinë e madhe së

…djes së luftës së Greqisë me Shqipërinë

Me datën 14 korrik 1993, kryeministri i Greqisë, zoti Mitsotakis, mbajti në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Athinë, një konferencë shtypi. Me datën 14 korrik 1993, kryeministri i Greqisë, zoti Mitsotakis, Ju ftoja sot këtu për të paraqitur politikën e Qeverisë sonë në lidhje me fqinjën tonë verior, Shqipërinë. Më konkretisht, shtjepgoj se përse kërkoj trajtimi i Minoritetit Grek të Vorio-Epirit, shkaktoi tensionin e fundit midis dy vendeve tona dhe sqaroi me saktësi se çfarë duhet të bëhet që të jepet fund këtij tensioni dhe marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë të futen në udhën e zhvillimeve pozitive. Të gjithë e njohin faktin se Greqia ishte varfërinë e madhe së cilës iu nënshtrua populli shqiptar për pothuaj 50 vjet. Bëmë çfarë mundëm duke u nisur nga predispozicioni miqësor, për popullin shqiptar… Shqipëria u prit në pranverën e vitit 1992, ku Shqipëria u nda plotësisht nga e kaluara e saj komuniste dhe zgjodhi Qeveri Demokratike. Por optimizmi i dhënësi e … janë shua ka Qeveria e re, duke ndjekur praktikën e vjetër, vazhdoi të trajtojë Minoritetin Grek që jeton në Shqipëri në mënyrën e dyshimtë dhe në shumicë raste me armëmi të ha-pur. Refuzoi që t’u njohë të drejtat që u takojnë jo vetëm konform angazhimeve të vetë Shqipërisë, që i takojnë periudhës që nga 1913, periudhë kur u krijua shteti dhe këtë iu aneksua Epiri i Veriut, por dhe konform detyrimeve që rrjedhin nga pjesëmarrja e Shqipërisë si anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, siç është

A i ka Shqipëria 25 miliardë dollarë?

Arsyetim rreth shifrës Siç është bërë e ditur në një artikull të mëparshëm, fabrika e tullave në Kuçovë u ble nga një person me kredi të marrë nga Banka e Kursimeve. Kredi e marrë është rreth 11,4 milionë lekë të reja. Kredia sipas kësaj Banke është dhënë në bazë të vlerësimeve të saj në nxirra nga Këshilli drejtues i Bankës, mbështetur në ligjet për sistemin bankar. Ligjërisht, pra Banka e Kursimeve është në rregull. Por duke parë shifrën e kredisë dhe qëllimin e marrjes së saj, na lind e drejta të bëjmë disa arsyetime për mënyrën e sotme të privatizimit të ndërmarrjeve. A është në gjendje shtetërore, a është kapërcyer ajo që është shqiptar të japë kredi për blerjen e pasurisë shtetërore të cilën e kanë krijuar vetë shqiptarët, ashtu siç është bërë me shqiptarëve. … A janë bankat … (Vijon në faqen 4)

PUNËTORËT E VAUT TË DEJËS DERGOHEN NË DEGEN E RENDIT PUBLIK

Një burim që nuk pranoi të identifikohej, bëri të ditur se më datën 14 korrik punonjësi e turnit të radhës në hidrocentralin e Vaut të Dejës, që kishin punuar 24 orë, nuk pranuan të dorëzonin turnin në orën 7 të kësaj dite. Kjo për faktin se kështu ishte vendosur nga komisioni i grevës i sindikatës së punëtorëve të korporatës së elektro-energjitikës së Shqipërisë, që qeveria të plotësojë kërkesat që këta i kanë drejtuar prej kohësh. Drejtori i hidrocentralit Fatlum Nurja, ka kërkuar që turnet të ndrohen, por ai ka marrë përgjigje se çdo ndryshim i këtij vendimi bëhet vetëm nga komisioni i grevës. Gjatë kësaj dite energjia nuk u ndërpre për asnjë çast, puna e normalizuar. Nga ora 21, vazhdon burimi në fjalë, kanë ardhur në hidrocentral një mikrobus me policë, një me forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe dy automjete, njëra e drejtorit dhe tjetra e drejtorit publik të Shkodrës. Drejtori në këtë kohë u ka kërkuar punonjësve që të dorëzojnë turnin me çdo kusht. Këta, siç thonë burimet, i kanë kundërshtuar, por më pas, për fillim … … ngur kërcënimeve dhe presioneve me policinë, e ndërprenë punën, duke u dorëzuar hidrocentralin kryeinxhinierit dhe inxhinierë të tjerë, pra dy vetë. Gjatë kësaj kohe, aty mbërritën punonjësit që kishin patur për marrje turnin nga marrja, por edhe këta, me gjithë insistimin e drejtorit e presionin e drejtuesve të rendit, nuk pranuan të fillojnë punën, edhe pse ishin thirrur nga atër-piet e tyre. Kështu rreth 23 punonjës e të dy turneve në mbikqyrjen e policisë, hipin në autobuz dhe të shoqëruar nga mikrobuzi i policisë e f.m e forcat e ndërhyrjes së shpejtë i sjellin në oborrin e degës së rendit publik. Pas përpjekjes së një polici për t’i vënë në rresht, këtu u ka folur njëri nga drejtuesit kryesorë të degës së rendit publik, informacioni i këtij burimi vjen në dukje se më tej thotë ky drejtues u ka thënë që në jan punëtorë dhe sektorit tjetër i kërkojnë të kenë për detyrë … (Vijon në faqen 4)

Tobou sfida japoneze

Japonezët e mëdhenj! Çdo njëri e di se që prej dy shekujsh, ata përpiqen të imitojnë gjithçka që vjen nga Perëndimi. Kohët e fundit duke iu bindur shijeve të lindura për sfida dhe rekorde ata sapo e bënë në miniaturë, e mbodhën bashkë, si të thuash tërë botën, pastaj e vendosën në një vend në qendër të Japonisë, në një kopsht të vogël prej të tetë hektarësh. Për çfarë është fjala? Për Tobou World Square, një park i bukur, vendosur në verindje të Tokios, pranë Nikko-s. Ky “kamp botëror” përbëhet nga maketet e 102 monumenteve ose qëndrave më të famshme të botës (nga të cilat 55 janë japoneze) të riprodhuara në shkallën 1-25 me një besnikëri dhe një realizëm që të lë pa mend. Nuk ka asgjë të çuditshme për atë që e njeh zotësinë e japonezëve dhe veçanërisht gjallërinë dhe delikatesën e gishtave të tyre. Kështu, pra, falë shpirtërimit teknologjik dhe artistik, në “kampin botëror” të Tobous vizitorët mund të bëjnë udhëtimin nëpër botë për 8 orë. Ata mund të enden nga Parthenoni në Akropol, nga Sen Pieri i Romës në Muri i Madh i Kinës, duke kaluar përpara Pallatit të Verës në Pekin, tempullit të Angorës, kullës së Tokios që rivalizon me kullën Eiffel, ashtu si edhe para Ndërtesës së Perandorisë Shtetërore dhe Qendrës së Tregtisë Botërore në Nju Jork. Pastaj janë piramidat dhe sfinksi, Egjipti, statuja e Lirisë e (pikërisht) në mënyrë të jashtëzakonshme me blu kobalt. Taj Mahal, Haruku i triumfit, kisha Zemra e Shenjtë, xhamia e Isaphanit, katedralja e Sen-Bazilit të Moskës, me kubetë spirale. Pa harruar katedralen Sen Marks të Venecies (me të gjitha afresket e saj) dhe surrealisten Familia Sagrada de Guadi, në Barcelonë. Ku pudohet, këtu vizitohet edhe Japonia moderne me gratacielat, (Vijon në faqen 3)

Komuna e Brasës – pa kryetar

Po bëhen rreth tre muaj që kryetari i komunës së Rrasës në rrethin e Elbasanit (Përdafueses I PD-së) ka dhënë dorëheqjen. Shkak kryesor për dorëheqje, siç shpjegohet në sektorin e organizimit të këshillit të rrethit, është bërë një mosmarrëveshje e ish kryetarit me autoritetet e rrethit, respektivisht heqja nga puna e një polici lokalor me prej dëgjës së rendit publik. Motivimi i dorëheqjes, edhe pse nuk duket shumë bindëse, nuk e justifikon kohën që bënë me tre muajt, për më tepër, vazhdojnë të kenë pa kryetar në komunë. Atëherë pse nuk janë bërë zgjedhjet? Përveç se duhet dekret i veçantë, për këtë pyetje në këshillin e rrethit përgjigjen se ende lah kryetari i komunës nuk është për-aligjuar pozitivisht ftesës për të ardhur për ballafaqim në kryesinë e këshillit të rrethit. Përse? besojmë se mosardhja e ish kryetarit për ballafaqim (i cili ndoshta nuk ka ndërmend të balafaqohet asnjëherë) nuk përbën arsye të mjaftueshme që jo pas 45 ditëve, por edhe pas 90 ditëve të mos bëhen zgjedhjet për kryetarin e ri të komunës. Ne se do të ecet sipas kësaj praktike tërheq e mos këput, apo sipas mendimit që të bëhet njëherë ballafaqimi në këshillin e rrethit apo në presidencë e pastaj të bëhen zgjedhjet, ndërkohë që dorëheqja është bërë me kohë, fakt i kryer, përsëri komuna e Rrasës do të mbetet pa kryetar. Përse? komuna do të vazhdojë të drejtohet nga një kryetar i emruar e jo i zgjedhur me votën e popullit, gjithësesi nga një kryetar krejt i paligjshëm. SEDIN CEKANI

Skandale të diplomatëve

. Ndërkohë të tjera hyjnere nga fusha e diplomacisë vijnë në veshët tanë: diplomatët që zhduken dhe kërkojnë strehim politik, diplomatë që pushohen për tregti të paligjshme, diplomatë që vegjetojnë dhe flenë. Shteti hesht për arsye shtetërore. Zhdëkje në drejtim të paditur - Vdesin rreth trembëdhjetë vetë nga alkooli metilin. Kapen fajtorët dhe i dorëzohen drejtësisë. Nuk merret vesh se si mbështillet dhe shbështillet lehtë dhe prokuroria e përgjithshme i liron të ndaluarit. Dikush largohet në drejtim të paditur. Katër prokurorë zëvendësohen në Tiranë. Të tjerë shkarkohen dhe largohen. Shteti përsëri hesht. Për arsye shtetërore.

Sa spiune ka parlamenti

- Deputetët e akuzojnë njëri-tjetrin për spiunë të sigurimit. Bile këtë akuzë ia bëjnë njëri-tjetrit deputetë të një partie. Akuzohet vetë Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor. Njerëzit pyesin dhe duan të dinë se në sa spiune ka në Parlamentin Shqiptar. Por përsëri heshtje. Sigurisht që për arsye shtetërore. Sa të tjerë ka. Çfarë bëhet kështu? Njerëzit janë të habitur, kanë dëgjuar shumë dhe tani nuk u bën më përshtypje asgjë. Ose më mirë u bën por... s’het... s’het... se ka asistencë, por ka edhe shkop të policit. Dhe nuk e di nga të vjen. Nga shteti apo?!