20/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

20 korrik 1993

ARKIVI U VODH. A ËSHTË HERA E PARË?...

- Azem Hajdari dhe drejtori i policisë në Ministrinë e Rendit Agim Shehu bllokojnë në Rinas 2500 faqe material arkivor, por vjedhësit e arkivit Luan Malltezi dhe Nevila Nika «shpëtojnë» dhe ikin jashtë shtetit!... - - Organet shtetërore heshtin?! Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit zot- Luan Malltezi i emëruar në këtë detyrë vetëm për kontributin e shquar që i ka dhënë Partisë Demokratike si një prej përfaqësuesve të flaktë, së bashku me vajzën e profesorit të kabinetit presidencial dhe jenicerit që sulmoi Rexhep Qosen zonjën Nevila Nika përpara disa ditësh u kapën në aeroportin e Rinasit me 2500 faqe material arkivor të vjedhur. Ata ishin nisur të iknin jashtë shtetit, por falë zotësive të Azem Hajdarit dhe Agim Shehut mbetën si peshku në rrjetë sebashku me provën e vjedhjes. Por vetëm për një ditë. Të nesërmen e ngjarjes të dy vjedhësit e arkivit u larguan e tani janë jashtë Shqipërisë të qetë, të lumtur, të gëzuar. Sepse mund të ishin fare mirë në gjendje arresti dhe t’i jepnin llogari e të bënin sqarimet e nevojshme për gjithçka ndodhi dhe për çfarë duhej të ndodhte. Sado që kureshtja s’është të jetë, nuk na intereson shumë kanali informativ që e vuri në dijeni zotin Hajdari. E rëndësishme është që ky i fundit e vlerësoi me seriozitet informacionin dhe mori masat e nevojshme, për të mos lejuar vjedhësit ta çonin deri në fund veprën e tyre të kundërligjshme. Dokumentat u bllokuan, por jo Luan Malltezi dhe Nevila Nika, të cilët kurrësesi nuk duhej të lejoheshin të iknin për ku ishin nisur pa sqaruar gjithçka deri në detaje. A nuk e dinte zoti Hajdari dhe bashkë me të Agim Shehu si specialist që është këtë gjë? Me siguri që e dinin, ashtu siç e dinë që në bazë të ligjit duhet ndaluar për t’iu dhënë hetuesisë çdo person që tenton të vjedhë (pra që tenton, pa e kryer akoma vjedhjen) 200 apo 300 lekë në xhepat e një qytetari. Nuk kërkojnë rikthimin e tyre në Shqipëri, aq më tepër kur dihet se ku janë. Ky është vetëm hapi i parë. Pas asaj që ndodhi është e drejtë të bëjmë pyetjen: A është hera e parë që vidhet arkivi? Kush siguron se nuk ka vepruar në të njëjtën mënyrë edhe përpara se të kapej Luan Malltezi me shokë? Deri tani dimë që ai ka vjedhur dhe kjo jo për dorë që nga e njohura të shkojmë tek e panjohura, ashtu siç dimë që ai është në Këshillin Kombëtar të PD-së. Pa mendoni pak sikur të qe anëtar i PS-së që të ndodhte? Tu tha se dokumentat u morën për t’u dërguar në Francë në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar që më parë. Bukur fort. Ku është marrëveshja? Çfarë thuhet në të? Nëse është rënë dakort për transferim dokumentash arkivore (gjë që nuk ma mendja të jetë e vërtetë) përse nuk mbahet dokumentacion i rregullt? Përse nuk regjistrohen të gjitha daljet? Të gjithë e dimë se për të marrë një libër në një bibliotekë shkollë apo ndërmarrjeje (jo më në Bibliotekën Kombëtare) duhet të paraqesësh letërnjoftimin, duhet të regjistrosh të gjitha të dhënat e librit dhe në fund, të nënshkruash. Vallë zoti Malltezi dhe ata që e çuan jashtë shtetit nuk e dinë një gjë të tillë? A nuk kanë patur rast të marrin ndonjëherë libër në bibliotekë këta zotërinj? Është folur shumë dhe me tone mëkëqiste për grabitjen e arit. Është folur dhe vazhdon të flitet akoma për korrupsionin të kuq e të tjer[a] të këtij lloji, po ndërsa për të gjitha këto ka vetëm fjalë, për atë që po e quajmë korrupsion blu ku ka c’më dhe mb[?] emra të saktë heshtet, bëhet roli i budallait që nuk di gjë!... Është bërë publik një rast i vjedhjes së arkivit, i cili nuk është asnjë grimë më pak se sa një vjedhje e arit dhe organet shtetërore heshtin, Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti që e bënë Luan Malltezin drejtor në vend që të japin alarmin dhe ta sjellin në Shqipëri brenda natës lejojnë gazetat. Përse ky qëndrim? Çfarë fshihej në ato dokumenta? Kush përfiton nga zhdukja e tyre? Po nga heshtja e pushtetarëve kush përfiton? A thua që Luan Malltezi ta ketë marrë përsipër këtë mision në kokë të vet? Cili është padroni i tij? Pra siç vërehet janë një mori problemesh që presin zgjidhje. Janë dhjetëra pyetje që kërkojnë përgjigje, janë shumë enig­ma që akuzojnë vetëm Luan Malltezin që me sa duket është zgjedhur si kokë turku, por ata që qëndrojnë pas tij, kudo qofshin e ngado qofshin. ligjit duhet ndaluar për t’iu dhënë hetuesisë qofte edhe një një qytetari. Atëherë përse nuk vepruan? Përse «u zbut vigjilenca»? Përse u mbyllën sytë dhe u hapën portat e avionit? Dhe më e keqja akoma, përse nuk u bë publike ngjarja që në mbrëmjen e asaj nate? Pra problemi nuk është i taj thjeshtë sa mund të duket autorit që me urdhër nga lart përbëll njohitimin e gënjeshtërt për të përgjegjshuar- të SH-së, nuk është as aq i thjeshtë sa duan ta paraqesin zotërinjtë e Partisë Demokratike në pushtet, të cilët nuk dihet se përse heshtin… Rasti i Luan Malltezit dhe Nevila Nikës është unik në gjithë historinë e arkivave të botës. Veprim i tyre është flagrant dhe i kundërligjshëm. I kryer me ndërgjegje të plotë dhe krejt të qetë dhe jo «me dashje indirekte». Ndaj nëse Azem Hajdari dhe Agim Shehu me mosveprimin e tyre i ndihmuan ata që të iknin të nesërmen, kjo nuk do të thotë se shteti dhe organizmat e tij të specializuar duhet të heshtin dhe

Kryetari i Parlamentit Evropian dr. Egon Klepsh në Tiranë

Dje pasdite arriti për një vizitë tre ditëshe në Shqipëri kryetari i Parlamentit Evropian, Dr. Egon Klepsh. Vizita e tij do të jetë shënjuar [?] me ngjeshur ma takime e vizita të të ndryshme. Gjatë ditës së djeshme ai u takua e zhvilloi bisedime me kryetarin e Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, me kryetarët e grupeve parlamentare etj. Sot ai do të zhvillojë një sërë takimesh me presidentin Borisha, kryeministrin Meksi, ministrin e Jashtëm Serreqi, me drejtuesit e komiteteve fetare në Shqipëri etj. Në ditën e sotme mes të tjerave veçohet fjala e tij në Kuvendin Popullor në orën dhjetë. Nesër sipas programit ai do të bëjë një vizitë në qytetin e Shkodrës dhe në Ishull Lezhë.

Dr. Egon Klepsh, president i Parlamentit Evropa në Tiranë

Dje arriti në Tiranë Dr. Egon Klepsh, president i parlamentit Europian. Presidenti i Parlamentit Evropian, dr. Egon Klepsh, u lind më 30 janar 1930 në Bodenbach (Elbë). Ka studiuar për histori, shkenca politike dhe gjeografi, shkenca në të cilat ka marrë edhe titullin doktor dhe, që nga viti 1951 është anëtar i CDU (Bashkimi Demo-kristian). Në vitet 1963-1969, ka qenë kryetar Federal i Demo-kristianëve të rinj, në vitet 1964-1970, kryetar i Bashkimit Evropian të Demo-kristianëve të Rinj (EUYCD) në 1977 deri në janar të vitit 1992, nënpresident i Partisë Popullore Evropiane dhe që nga qershori i vitit 1992, anëtar i Byrosë së Partisë Popullore Evropiane. Ka qenë anëtar i Bundestagut në vitet 1965-1980, kryetar i Partisë Punëtore të Politikës Mbrojtjes të Grupit CDU-CSU në Bundestag në vitet 1978-1980, anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe të Bashkimit Europian. Përendimor në vitet 1969-1980, anëtar i Parlamentit Evropian (jo i zgjedhur drejt- (Vijon në faqen 4)

Orientim i ri i qeverisë greke ndaj Shqipërisë

- Pjesë nga deklarata e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Aleksandër Meksi, në lidhje me qëndrimet më të fundit të qeverisë greke të shpallura nga kryeministri Micotaqis - Në deklaratën e kryeministrit Meksi, midis të tjerash thuhet se: Qeveria shqiptare, nisur nga dëshira për të pasur marrëdhënie të mira me Greqinë fqinjë bëri javën e fundit përpjekje konkrete për zgjidhjen e problemeve në rrugën e bisedimeve. Por, në kundërvënie të hapët me këtë dëshirë për dialog dhe mirëkuptim, kryeministri Micotaqis shpallosi në deklaratat e tij platformën e një orientimi të ri të qeverisë greke në politikën ndaj vendit tonë, në të cilën spikatin, Së pari, zyrtarizimi i papritur i lëçjes së VorioEpirit, deri dje politikë e qarqeve ultranacionaliste të Greqisë siç e ka pranuar këtë në mënyrë të përsëritur edhe vetë qeveria greke. Së dyti, abuzimi në problemet e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri me pretendimin e pabazë se gjoja aty shtypet, ndonëse deri dje Qeveria e Shqipërisë shpreh protes[t]ën e saj të vendosur ndaj deklaratave të kryeministrit grek, në të cilat për marrëdhëniet shqiptaro-greke ngrihen probleme etnike, fetare e kufijsh, të ngjashme me ato që u ngritën në rajonet ish-jugosllave në konflikt. Në kundërshtim me qëndrimet e tij të mëparshme, kryeministri Micotaqis flet për “Epirin e Veriut” që është bashkëngjitur Shqipërisë më 1913», duke i ngritur kështu në nivelin e politikës zyrtare pozicionet e qarqeve ultranacionaliste greke. Ky qëndrim i ri shpreh pretendime ndaj territorit të Shqipërisë dhe është një goditje ndaj stabilitetit në Jug të Ballkanit. Ne duam t’i kujtojmë kryeministrit grek se viti 1913 ishte viti i copëtimit në të gjitha anët i trojeve shqiptare, se në Shqipërinë e sotme nuk ka asnjë problem të tillë, nuk ka se vendi ynë nuk do të lejojë nga ana e Greqisë përveçse dhunon angazhimet bilaterale të saj është në kundërshtim edhe me parimet e njohura të KSBE e të KE, si dhe me Kartën e KB. Gjithashtu, bëjmë të ditur se viti 1913 që me gjithë përmendet në deklaratën e kryeministrit grek, është viti kur hordhitë e andartëve grekë pushtuan Jugun e Shqipërisë. Ne mendojmë se ambiciet ekspansioniste janë tepër të rrezikshme. Greqia është një ndër ato vende që e ka provuar këtë më së miri jo vetëm në gjysmën e parë të këtij shekulli, por edhe dekadat e fundit të tij. Ndokujt në Greqi mund edhe t’i ketë shkuar ndërmend që njëlloj siç migët e tij në Beograd të shkruajnë edhe të shkruhet në histori. Por, ne paraqëlajmëse se loja e rrezikshme në jugun e Ballkanit do të ketë një çmim të shtrenjtë për të gjithë. Historia është për të nxjerrë mësime. grek në Shqipëri me pretendimin e pabazë se gjoja ai shtypet, ndonëse deri dje qeveria greke dhe vetë kryeministri Micotaqis kanë pasur vlerësime krejt të tjera për liritë dhe të drejtat e minoritetit grek në realitetin e ri demokratik të Shqipërisë. Së treti, synimi dhe vullneti për destabilizimin me çdo kusht të rajonit të Ballkanit.

Vidhet arka dhe dokumente të komunës së Kastriotit

DIBËR Vidhet arka dhe dokumente të komunës së Kastriotit Zëra të shumtë me burim nga z. Kandri, Kastrioti dhe fshatra të tjera të komunës konfirmojnë vërtetësinë e lajmit të përhapur konak për konak nëpër Dibër se në komunën e Kastriotit është bërë një gjë e tillë. Më shthurje të arkës së komunës. Se bashku me paratë (rreth 11 milionë lekë të vjetra, sa kumtojnë zërat) janë vjedhur edhe dokumente të ndryshme midis të cilave edhe borderotë e punonjësve. Mësuesit, që përbëjnë shumicën e kuadrit që ushtrohet me punën e vet në këtë komunë, si dhe punonjësit e tjerë thuhet se nuk kanë marrë pagën e muajit. Neoklasic administratën e kësaj komune me 26 korrik pushtetin e mori pushteti, në ekuilibër e zyrtarëve, është në skandalin… Ndonjë alternativë zyrtare rreth kësaj ngjarjeje deri tani nuk është dhënë as nga rrethi e as nga fshati.

Si mund të dal jashtë nga shtëpia ime?

Ndihëm gati i tmerruar nga presioni që po më bëjnë organet e pushtetit dhe ata të policisë. Të cilët duan të më nxjerrin nga shtëpia ime. Unë çuditem, nuk di ç’emër t’i vë një veprimi të tillë. Banesa është e imja, ma kanë dhënë organet e pushtetit tanë 10 vjet më parë. Ndërsa pushtetarët bëjnë presion që unë të dal me forcë. Si mund të dalësh nga shtëpia tënde? Ose ta zëmë se dola, ku do të shkoj? Disa fqinjë të mi që i nxorrën me forcë i kanë çuar në disa mjedise që të zënë lëmera po t’i shohësh ku jetojnë. Përfaqësuesit e pushtetit vijnë radhë-radhë. Unë u nxjerr autorizimin të firmosur e vulosur dhe në këtë mënyrë qenë të detyruar të kthehen mbrapsht. Po ata vijnë prapë, duke zbatuar urdhrat e atyre që i dërgojnë. Ç’të bëj unë, a mund ta përballoj këtë presion të përditshëm? Kam shkuar në lagje, në Bashki e gjëkundi, por nuk më ka mbrojtur kush. Edhe se do të zgjasë kjo gjë torturë?

Protestë në Bashkinë e Beratit

Mbi 200 punonjës të ish NB Uznovë, erdhën para disa ditësh (dt. 12.7) para Bashkisë së Beratit dhe protestuan ashpër së pari për prerjen e asistencës sociale, e cila nuk është zëvendësuar me ndihmën ekonomike e cila hyn në fuqi më 1 korrik. Së dyti, për padrejtësitë që janë shkaktuar nga komisioni i ndarjes së tokës. Së treti: nga padrejtësitë e rënda që janë bërë në drejtim të shpërndarjes së pasurisë së ish NB-së, si dhe për largimin e të gjitha punëtorëve të kësaj ish Uznovës që punojnë në kombinat, të cilët marrin 245 m kartor tokë, si dhe për marrjen e 13 ha me grurë nga kryetari i komisionit Muharrem Ago, dhe shkatërrimin e serave të mëdha të Uznovës. Për disa minuta gjendja u ashpërsua dhe punonjësit filluan të shanin e shfryn punë njerëzit e korruptuar që janë stimuluar nga PD-ja. Punonjësit kërkonin të takonin me çdo kusht kryetarin e Bashkisë z. Ylli Ruli. Në këtë gjendje të acaruar u përfshi edhe policia e cila erdhi menjëherë dhe vendosi disi qetësinë pa u konfrontuar me punonjësit, duke u sqaruar atyre se për shqetësime të tilla duhën zbatuar edhe rregullat që ekzistojnë për ankimet masive. Ndërkohë Kryetari i Bashkisë z. Ylli Ruli priti disa nga punonjësit të cilët me pas na thanë se kryetari i Bashkisë i vlerësoi shqetësimet duke u kërkuar se përderisa vijën punonjësit të shqetësuar deri këtu dhe kërkojnë bukë dhe të drejta do të thotë se diçka nuk shkon… Të presim sa do të zgjidhen shqetësimet e drejta të punonjësve.

Takim i deputetëve me Eurosocialistë e banorë të Kuçovës

Këto ditë në qytetin e Kuçovës deputetët Ndre Legisi, Ilir Meta dhe sekretarja e Forumit Rinor Eurosocialist Monika Kryemadhi, zhvilluan një takim me të rinj dhe të reja eurosocialiste të këtij rrethi. Ata, në përgjigje të pyetjeve të pjesëmarrësve në takim, parashtruan situatën e brendshme të vendit dhe perspektivat e zhvillimit të saj. Në kushtet e vështirësimit të gjendjes ekonomike e politike në vend, në kushtet kur, si rezultat i politikës antipopolore të pushtetarëve të sotëm demokratikë, janë shtuar edhe konfliktet sociale, rritet edhe më tej rëndësia e organizimit të mirë të çdo strukture realisht demokratike. Në këtë kuadër roli i FRESSH-it bëhet edhe më i madh për të ndihmuar në afirmimin e alternativës së socializmit demokratik. Kjo theksuan ata mund të bëhet mirë vetëm përmes një organizimi të mirë të FRESSH-it në qytetin e Kuçovës ashtu e dhe nëpër komunat e rrethit. Një punë e tillë po bëhet në gjithë vendin. Në pas deputetët, në përgjigje të disa pyetjeve e problemeve ngritura nga të pranishmit, folën edhe për domosdoshmërinë e bllokimit të pushtetit lokal. Gjithashtu theksuan se përfaqësuesit tanë socialistë në organet e pushtetit lokal dhe të karakterizohen nga ndershmëria në kryerjen e detyrës nga këmbëngulja dhe përkushtimi për të mbajtur interesave të popullit. Korresp. i «Zërit të popullit»

Banka e kursimeve bashkëbisedon me gazetarët

Pardje në mbrëmje Banka e Kursimeve, dega e Tiranës, zhvilloi një veprimtari me interesantë: një koktej ku kishte ftuar përfaqësues të organeve kryesore të shtypit që dalin në vendin tonë. Pardje në mbrëmje Banka e Kursimeve, dega e Tiranës, zhvilloi një veprimtari interesante: një koktej ku kishte ftuar përfaqësues të organeve kryesore të shtypit që dalin në vendin tonë. Gjithashtu 15 gazeta, në mënyrë më sallë u mblodh një tavolinë e rrumbullakët e gazetarëve. Meqëllim të organeve të ndryshme me bindje politike të ndryshme, gazetarët biseduan mëqëkisht më njëri tjetrin dhe me përfaqësuesit e Bankës së Kursimeve. Në fillim ata dëgjuan fjalën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të kësaj Banke zotit Arjan Santi, i cili foli për aktivitetin e tyre e edhe për planet ambicioze që kishin për të ardhmen. Banka akstonëgë me kapital shqiptar dhe për kapitalistët shqiptarë, kjo ishte një ide e shprehur në fjalën e tij. Ma pas gazetave iu bënë dhurata nga kjo bankë, gjë siç u shpreh Arjan Santo do të ndihmonin sadopak rifiksimin e të vërtetave. Gazetarët sonë iu dhuruan tre magnetofona shumë të nevojshme për punën e gazetarëve. Korresp. i «Zërit të popullit»

A nuk e dinte zoti Hajdari dhe bashkë me të Agim Shehu si specialist që është këtë gjë?

Së dyti, abuzimi në problemet e drejtat e minoritetit grek në Shqipëri me pretendimin e pabazë se gjoja ai shtypet.

NESËR DO TË LEXONI: «Mashtrimet e propagandës zyrtare synojnë të fshehin të vërtetën në Shqipëri»

NESËR DO TË LEXONI: «Mashtrimet e propagandës zyrtare synojnë të fshehin të vërtetën në Shqipëri» Nga NAMIK DOKLE Kryetar i Grupit Parlamentar të PS