KERKESAT E GREVISTEVE TË ELEKTROENERGJITIKES DO TË ZGJIDHEN ME GJYQ
Siç kemi njoftuar në numrat e mëparshëm të gazetës, sindikata e pavarur e sistemit të elektroenergjitikës ka shpallur fillimin e një greve të përgjithshme. Nëse greva do të vazhdojë deri në bojkotimin e tërë sistemi të elektroenergjitikës shqiptare, pra deri në atë që Shqipëria të mbetet pa drita kjo do të vendoset vetëm në sallën e gjyqit. Në këtë sallë do të ballafaqohen dy palë, komisioni i përgjithshëm i grevës në mbrojtje të katër kërkesave të tyre dhe ana tjetër, punëdhënësi, pra pala shtetërore, bordi drejtues i sistemit të elektroenergjitikës. Gjyqi do të zhvillohet në Tiranë.
Çështja kaloi në gjyq pasi gre-
drejta sipas tyre që ja u njeh ligja por nuk ja u jep qeveria. Për zgjidhjen e katër kërkesave të tyre grevistët kanë marrë kontakt me zv. kryeministrin K. Plaku, ministrin e Burimeve Minerale e Energjetike z. Xhaja, dhe Ministrin e Ekonomisë e Financave z. Ruli. Shtojmë se kërkesat e grevistëve janë quajtur të drejta nga presidenti i Republikës. Ndër kërkesat kryesore të punëtorëve, është ajo e lidhjes së kontratave të punës për të cilën ka një ligj të veçantë të miratuar nga Parlamenti shqiptar. Grevistët këmbëngulin fort në këtë pikë për shkak të pasigurisë që munden të sjellë e nesërmja për ta.
Takim në PS me përfaqësues të Institutit Demokratik amerikan
Partia, në selinë e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano dhe deputetët Maqo Lakrori e Kristaq Islami, zhvilluan një takim me zotërinjtë, M Rolet, dhe J. Keiles, përfaqësues të Institutit Demokratik Kombëtar për çështjet e jashtme, me qendër në Washington. Miqtë amerikanë u interesuan për pikëpamjet e PS mbi ecurinë aktuale të situatës politike në vendin tonë si dhe kërkuan sugjerime për sektorë të veçantë ku institucionet e tyre mund të japin ndihmesë për pasurimin e kulturës demokratike.
Kryetari i PS Fatos Nano, falënderoi miqtë për interesimin e tyre dhe vlerësoi dobibën e madhe të eksperiencës së vendeve me demokraci të zhvilluar për një vend si ynë që realizon tranzicionin në një atmosferë dhe traditë ballkanike të ngarkuar me konflikte etnike, ideologjike e me mangësi të mëdha në kulturën pluraliste. Pas rrëzimit të diktaturës tek ne, tha ai, rëndësi të veçantë pati krijimi i institucioneve demokratike dhe kuadrit përkatës ligjor. Por në këtë proces ndeshemi me intolerancën, gjykimet e veprimet bardh e zi. Rezultatet në votimet e 31 marsit 1991 dhe të 22 marsit 1992 u përcaktuan ndjeshëm edhe nga pasionet: të parat për të mbrojtur të kaluarën, të dytat për të vënë në provë një alternativë të re. Në të dyja rastet në parlament përkatës nuk patëm shans të krijojmë ekuilibret e domosdoshme për bashkëpunimin të qëndrueshëm midis të gjitha forcave politike. Më 26 korrik 1992 populli, duke votuar rreth 50 për qind për socialistët dha një mesazh bashkëpunimi e ekuilibrimi për politikanët. Ne e konsiderojmë bashkëpunimin si domosdoshmëri, veçanërisht për periudhën e tranzicionit. Por për fat të keq klima e intolerancës që vjen kryesisht nga mazhoranca dhe shtabi i saj drejtues në PD e në Parlament, ka çuar në mënjanimin e shumicës së potencialeve intelektuale që ka vendi ynë në të gjitha partitë dhe jashtë tyre. Shprehje e kësaj intolerance janë edhe shpastrimet e socialistëve dhe opozitarëve të tjerë sipas Nenit 24-1 me të cilin jo vetëm njerëz kritikët politikë për punësm por arrihet deri sa individë të mohohet edhe e drejta elementare për ankimin në organet e drejtësisë. Madhore mbeten problemet në fushën e ekonomisë, megjithatë deri më sot qeveria vazhdon të mos sjellë asnjë lloj programi ekonomik për shpjegim e miratim në parlament. Në vend të marrjes së masave të programuara në nivelet makro e mikroekonomike për riaktivizimin e potencialeve prodhuese dhe realizimin e reforme serioze, mbyllen me vendime administrative, mjaft aktivitete të rëndësishme ekonomike. Ndërkaq ndërsa çmimet janë rritur 10 herë kundrejt vetëm 3-4 herë të rrogave, gjysma e fuqisë raktive të vendit është e papunë, me asistencë në kufijtë e ndihmës shoqërore varfërore. Në socialistët jemi për pronësimin e gjithë shqiptarëve dhe në bazë të ligjeve, që marrin parasysh sektorët që do të privatizohen, e duhet të çohet në vend vlerësimin e tyre dhe ndarjen përmes letrave me vlerë çdo shtetasi mbi 16 vjeç. Në vend të kësaj rreth 500 ndërmarrje të vogla e të mesme po privatizohen pa ligj.
Për më tepër ky proces po realizohet nga bordet e privatizimit të krijuara jo me përfaqësues të pushtetit lokal të zgjedhur me votat e popullit, por me njerëz të emëruar nga qendra, deri edhe përfaqësues të rendit publik dhe të SHIK-ut janë futur në to. Ligjet e miratuara në Parlament për rritjen dhe kompensim pronash sipas dy parimeve, ndryshe për qytetin e ndryshe për fshatin, kanë krijuar konflikte ndërmjet vetë ish pronarëve, ndërmjet ish pronarëve dhe pronarëve të rinj, si edhe ndërmjet pakicës pronare dhe shumicës pa asnjë pasuri në zotërim. Këto nara dhe shumica pas asnjë pasuri në zotërim. Këto kontradikta i acarojnë edhe konfliktet e lobeve dhe tjetat e nepotizmit që çdo nivel administrativ. Një pjesë jo e vogël e ish të privilegjuarve të djeshëm duke kaluar me PD e duke u hequr deri e si të persekutuar, ka lënë pa gjë të përndjekurit e vërtetë, ata që e kanë pësuar padrejtësisht. Në këtë proces ku është i pranishëm edhe revanshizmi, i cili shprehet jo vetëm në hakmarrjen e personave mbi socialistët dhe opozitën në përgjithësi, por edhe po zyrtarizohet më tej me emërime gjykatësish të përgatitur në
(vijon në faqen 4)
GREVE E PUNETORE-VE TE FA-BRIKES SE KEPUCEVE
- Punëtorët kërkojnë me këmbëngulje ndarjen e fitimit të fabrikës dhe i kanë 9 muaj pa e marrë -
Dje në mëngjes rreth 860 punëtorë të fabrikës së këpucëve organizuan një grevë dy orëshe, si sinjal i parë pas shumë përpjekjeve që kanë bërë sindikatat dhe vetë punëtorët për të marrë fitimin e realizuar nga fabrika mbi bazë të kontratave të lidhura. Administrata e ndërmarrjes dhe përfaqësuesi i firmës italiane me sa duket nuk kanë qenë të interesuar ta ndajnë këtë fitim. Në këtë kuadër punëtorët të indinjuar ndaj qëndrimit mospërfillës, tentuan të japin sinjalin e parë i cili mund të pasohet me një grevë të vazhdueshme në rast se problemi nuk zgjidhet. Dje në mesditë kryetarët e sindikatave ishin mbledhur për të gjykuar për veprimet e mëtejshme. Megjithatë punëtorët që kishin filluar punën, shfaqnin një pakënaqësi të theksuar e cila nuk dihet se me çmasa e presione mund të pasohen ndaj përfaqësuesit të firmës italiane dhe administratës.
Ç’organizim i organizuar
Ndërkohë që «Kruna» çan tregun, fabrika e birrës në Tiranë detyrohet të nxjerrë në asistencë një kontigjent tjetër punonjësish.
Fabrika e prodhimit të birrës Tiranë (e provove se dikur birra është prodhuar në vend) e ndodhur në periferi të qytetit, si rezultat i gjendjes së vështirë financiare rrezikon falimentimin. Javës që shkoi një kontigjent i ri punëtorësh doli në asistencë. Një varg shkaqesh e faktorësh kërcënojnë këtë fabrikë të vetme për kapacitetin që ka (ka dhe një fabrikë në Korçë sa 1-3 e kapacitetit të saj) në të gjithë vendin. Një varg shkaqesh që drejtojnë punëtorët nga ndërmshja: me qëllim paqëllim.
Bëhet fjalë fabrika të fillojë punë, sigurohet lënda e parë kontrollohen parametrat teknikë e teknologjikë, fillon puna dhe papritmas krejt rastësisht pritet uji nga ana e ujësjellësit nga ora 8.00-12.00. Prishet procesi teknologjik, ndërpritet puna. Përpjekje përpjekje, uji më së fundi me ujësjellësin (madje për t’u paguar nga ana e fabrikës edhe sasitë e ujit që vidheshin nga fabrikës edhe në mënyrë nëpërmjet tubacioneve që furnizojnë fabrikën), dhe fillon puna. Në mëngjes, përseri pritet uji. Kësaj radhe për orë të tëra pritet uji, [fragment i paqartë] nga drejtori i ujësjellësit. Kaldaja që furnizon me avull fabrikën bllokohet. Rritje çmimesh të avullit pa fund, pothuajse çdo muaj. Dhe përfundimi punonjësit e kaldajës (që më parë ka qenë aneks i fabrikës e tani e dalë më vete) kanë marrë tre herë shpërblime ndersa punëtorët e fabrikës së birrës pa punë. E megjithatë prodhohet, paçka se si rezultat i «ulëtës» dhe «konkurencës», prodhimi ka rënë në mënyrë drastike nga 5000-6000 arka në ditë në 300-400 arka në javë. Por sikur të mos mjaftojnë pasojat në kosto të ujit e të avullit, dhe një akcizë prej 30 për qind e cila më pas bëhet 40 për qind si rezultat i kalimit së fundi të birrës nga një pije freskuese në pije alkoolike. Këtu mbaron dhe diskriminimi i birrës së vendit. 40 për qind akcizë «Kruna» po 40 përqind akcizë dhe birra e vendit. Ja se çdo të thotë politikë e fqinjësisë së mirë. Por është e thënë të mbyllhet me kaq. Ekzistonte një pikë shitje në Shkodër e cila konsumonte një sasi të konsiderueshme të prodhimit të fabrikës, me një çmim prej 8 lekësh të reja për një çmim tregu për 8 lekësh të reja. Por ekzistonte në kohën e shkuar sepse krejt rastësisht policia financiare bllokon këtë pikë pasi birra e vendit nuk preferohet nga shitjet e konkurruarit!!! Më tej akoma. Nxjerr fabrika punëtorët të shesin në pika të ndryshme, me leje nga bashkia, birrën që prodhon. Por policia është në krye të detyrës. Dhe në kohë rekord bllokon çdo gjë me gjoba dhe arsyetim komod birra është jashtë standardi paçka se është e shoqëruar me fletëanaliza të rregullta. E pra, kësaj i thonë konkurrencë. Dhe thonë pastaj që në Shqipëri nuk veprojnë ligjet e ekonomisë së tregut.
Jo mor zotërinj veprojnë. Se veprojnë këto ligje rritet çmimi i ujit, se veprojnë këto ligje rritet çmimi i avullit, se veprojnë këto ligje ka tarifa të larta dhe natyrisht se veprojnë në këto ligje se bashku me politikën ekonomike gjithmonë kombëtare një ndërsa që ndjek qeveria shqiptare një pjesë e punëtorëve marrin 2000 lekë të reja rrogë, pjesa tjetër del në asistencë dhe ajo ç’ka është më e rëndësishmja, siç urojmë miliona, disa pavarësisht nga pakoja.
ERION BRAÇE
TË DY TË SEMURET ME SIDA JANË DHURUES GJAKU
Pardje ministri i shëndetësisë T. Shehu dha në parlament «sihariqin» se u zbuluan edhe një rast tjetër me SIDA.
Tani që kjo sëmundje e «qytetërimit» u fut në Shqipëri, nuk është ndonjë çudi e madhe që ky rast i dytë të ishte rast i dyzetë. Me rëndësi është fakti që edhe të infektuari i dytë është dhurues gjaku. Duke qenë se dhuruesit e gjakut janë më në kontroll të shëndetësisë, se sa masa tjetër e qytetarëve, logjika të thotë se numri i të sëmurëve me SIDA në vendin tonë duhet të jetë shumë më i madh. Ministri vuri në dukje se edhe tek dhuruesit e gjakut depistimi është realizuar deri tani në masën 60 për qind. Shpenzimet për të bërë analizat e një personi të vetëm janë 70 dollarë.
Fakti që të dy të infektuarit e njohur deri tani janë dhurues gjaku dhe pa mundësi për të bërë ekzaminime të vazhdueshme tek dhuruesit e gjakut nga ana e shtetit janë të kufizuara, e bën të pasigurtë përdorimin e gjakut nga ana e nevojtarëve në rast kur duhet bërë transfuzion gjaku.
Kjo gjë kërkon që për të pasur shkallë të lartë sigurie të kalohet nga dhurimi i gjakut duke e shtuar atë me para, në dhurimin e tij në mënyrë vullnetare. Kjo praktikë zbatohet sot pothuajse në të gjithë botën.
B. S
16 mijë policë protestojnë në Londër kundër reformës së qeverisë në organin e tyre
ondër
16 mijë policë protestojnë në Londër kundër reformës së qeverisë në organin e tyre
Siç bëjnë të ditur agjensitë e lajmeve më datë 20 korrik 16 mijë policë organizuan në Londër një manifestim proteste kundër masave të reformës së Qeverisë së Mbretërisë në organin e tyre.
Qeveritarëve tanë reformatorë një lajm i tillë u kall datën kur mendojnë se ç’pasoja ka sjellë reforma e tyre në armatën e policisë në SHIK apo në tërë strukturat e Ushtrisë.
Por, meqëplasë qeveritarët tanë, kundërf [fragment i prerë]
VEDEPUTETËT
[fragment i prerë] furnizon me avull fabrikën e tullave. sepse krejt rastësisht policia financiare
SPIUNET E SIGURIMIT
Nga ringu i grushteve të PD-së!
Nga një burim që s’desh të identifikohej, mësojmë se para pak kohësh në Berat është zhvilluar një duel i shkurtër por tepër spektakular dhe i ashpër midis deputetes së PD-së zonjushës Afërdita Zere, dhe shefit të kuadrit të Rendit publik në Berat Z. Zdrava. Një zemërim i sipër- [fragment i prerë]
qetë ia ktheni: «Nëqoftëse familja ime paska një spiun sigurimi (sipas teje) A e di që familja jote ka pesë?» Pas kësaj, Zere e peqi gojën, pra ra në nokdaun. Kaq cito(n) burimi Shtrojmë pyetjen: nëse ka ndodhur vërteta këshëtu; kush mund t’i ketë pa të vërteta fjalët? Zere që rri në parlament e në Gardëden, a po Zdrava, shef i kuadrit të Rendit publik? [fragment i prerë]
Shiku-Shiki Java
PROKURORI I PËRGJITHSHËM ISHTE I LODHUR
- Skandali i vjedhjes së arkivit me sa duket nuk e shqetëson Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës.
Vjedhja e arkivit nga Luan Malltezi e Nevila Nika me të drejtë tërhoqi vëmendjen e mbarë opinionit, me të drejtë shqetësoi njerëzit e ndershëm, pasi kemi të bëjmë me një vjedhje flagrante të një pasurie të palogaritshme dhe me vlera të papërsëritshme. Mirëpo, në kundërshtim me këtë shqetësim, organet kompetente shtetërore heshtin. Përse?...
Me datë 21 korrik vatalë në Prokurorinë e Përgjithshme për të takuar prokurorin e përgjithshëm, Mirepo e e gjetëm. Siç na sekretarja e tij, ai është në zyrë, por nuk mund t’ju presë se është i zënë me një punë, por sapo të mbarojë këtë punë një takim i jastë Presidentin e Republikës.
Mungesa nuk arrimë të bisedojmë me të, duke i uruar çlodhje të shpejtë, por i drejtohemi publikisht për problemin që na shqetëson:
Zoti Prokuror, është bërë publik tashmë rasti i vjedhjes së arkivit. A mendoni se ka vend për fillim të çështjes penale, qoftë edhe pa u bërë kallëzim, por për mbrojtje të ligjshmërisë siç u veprua pa dinjitet e Presidentit, por me iniciativën e prokurorit në rastin e zotit Idajet Beqiri?
Nëse përsëri do të jeni i lodhur mund të mos përgjigjeni fare. Në kundërtën ose dërgoni përgjigjen me shkrim në redaksi, ose mund të telefononi në numrin 200-77 dhe të vijmë në Prokurori për të marrë përgjigjen.
REDAKSIA