04/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

4 gusht 1993

VAZHDOJNË NË GJITHË VENDIN MANIFESTIMET POPULLORE NË RRUGË DEMOKRATIKE

Protestat nuk i ndalon as terrori policor dhe as ai propagandistik. Socialistët janë të bindur: DEMOKRACIA DO TË FITOJË • Protestat nuk i ndalon as terrori policor dhe as ai propagandistik. Socialistët janë të bindur: DEMOKRACIA DO TË FITOJË Fier THIRRJE PËR DEMOKRACI TË VËRTETË Megjithëse ishin bllokuar rrugët për të hyrë në qytet dhe një pjesë e tyre parë që arrestuar shtetësi i «Zëri i Popullit», të shtunën në orën (policia nuk lejon mbasdite) ... Përmet Po afron fundi i sundimit të klanit ekstremist të PD-së Pardje në orën 18.00 Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste të rrethit të Përmetit, organizoi një miting protestues kundër arrestimit të Fatos Nanos dhe shkeljes së lirive dhe të drejtave ...

DENONCOJMË QËNDRIMET E NJËANSHME DHE TË POLITIZUARA TË RTV

Që kur në krye të RTV-së erdhi stafi i ri drejtues me në krye zotërinjtë Bucpapaj, Bungo e Sakajeva, ky institucion humbi çdo lloj pavarësie dhe u shndërrua në një «qendër zëri» për partinë në pushtet. Gazetarët dhe redaktorët e RTV-së janë të detyruar të servirin për opinionin publik informacionin që është në shërbim vetëm të PD-së. Këtë qëndrim, që bie në kundërshtim flagrant me statusin e RTV-së, opinioni publik tashmë e ka mëse të qartë. Mjafton të ndiqesh me vëmendje disa edicione lajmesh dhe binden menjëherë për njëanshmërinë e RTV-së. Ndërkohë me ligje RTSH është e depolitizuar dhe departizuar. Duke dhënë informacion të njëanshëm RTV shkel një nga kërkesat themelore të kartave evropiane për liritë e të drejtat e njeriut: të drejtën e qytetarit për informim të saktë dhe të paanshëm. Për këtë qëndrim, opozita e ka kritikuar ashpër dhe me fakte të shumta stafin drejtues të RTSH. Megjithatë fatkeqësisht reagimi i drejtuesve të këtij institucioni nuk ka qenë aspak i qytetëruar, por ka qenë brutal. Drejtori i përgjithshëm i RTSH-së zoti Bucpapaj, është deklaruar botërisht si vegël e PD-së dhe zëdhënës besnik i presidentit. Ai vazhdimisht ka ushtruar dhe ushtron terror psikologjik mbi gazetarët, redaktorët, e RTV-së, shumica dërrmuese e të cilëve aspiron për profesionalizëm, ndërmarrin në veprimtarinë e tyre konformë ligjit. Megjithatë zoti Bucpapaj duke patur edhe mbështetjen e 5-6 gazetarëve mercenarë të Partisë në pushtet vazhdon të shkelë statusin ligjor të RTSH-së. Po sjellim vetëm disa fakte të tilla nga veprimtaria e RTV-së e ditëve të fundit: 1. Në edicionet e lajmeve që transmetoi TV, ditën që u hoq imuniteti shefit të opozitës, u dhanë më hollësi qëndrimet politike të deputetëve të PD-së. Për qëndrimin e opozitës u tha vetëm kaq: Namik Dokle, kryetar i grupit parlamentar të PS-së, mbajti një deklaratë! Por asnjë informacion nuk u dha për mbajtjen e deklaratës. 2. Kronika e TV-së për mitingun e PS-së në Tiranë më 30 korrik, ishte tejet e censuruar. Asnjë kronikë filmike nuk u dha nga manifestimet në bulevardin «Dëshmorët e Kombit» dhe Sheshin «Skënderbej», ku manifestuan mbi 70 mijë vetë. TV kombëtar e ka për detyrë të informojë realisht për gjithçka. Në mënyrë të qëllimshme pamja nga sheshi «Skënderbej» ishte kur demonstruesit ishin shpërndarë! 3. Gazetari Armir Shkurti, autor i kronikës së mitingut të PS-së disinformoi me qëllim kur tha se ishin deputetët Kastriot Islami dhe Gramoz Ruçi, të cilët të nisën demonstruesit drejt sheshit «Skënderbej». Ky gazetar është edhe autor i dizinformimit të opinionit publik për ngjarjen e Shkodrës më 16 Qershor. 4. RTV nuk ka transmetuar asnjë lloj informacioni për shumicën e manifestimeve, mitingjeve e tubimeve të organizuara nga PS në rrethe, si në Fier, Mirditë, Pukë, Kuçovë, Durrës, Ersekë etj. 5. Disa kronikë të rretheve si fëmëkeqi Sami Selishta, i njohur si shërbëtor i neveritshëm i diktaturës së djathtë dhe neodiktaturës së sotme, në kundërshtim me çdo lloj profesionalizmi e morali qytetar e gazetar, përdor trukun televiziv për të dizinformuar opinionin publik me anën e figurës për veprimtaritë që zhvillon PS në Dibër. Të gjithë qytetarët e qytetit të Peshkopisë e dinë shumë mirë se në mitingun që organizoi këtë ditë PS-ja nuk morën pjesë 70 vetë sa çdeklaroi zoti Selishta. 6. Radio «Tirana» në emisionet e veta për shqiptarët jashtë atdheut, tregohet krejtësisht e njëanshme në mënyrën se si bën pasqyrën e përditshme të shtypit. Psh në edicionin përkatës të 31 korrikut kjo radio lexon pasazhe të gjata nga shkrimet e «RD»-së dhe nuk lexon asnjë rresht nga shkrimet e «Zërit të Popullit». 7. RTV nuk dha asnjë informacion për keqtrajtim, arrestimet e ndalimet e shumta nga forcat e rendit të qytetarëve të Tiranës që morën pjesë në mitingun e 30 korrikut në Tiranë. 8. Disa herë mbi deputetët socialistë është përdorur dhunë deri në fizike, siç ka ndodhur me deputetët socialistë që kanë marrë pjesë në veprimtaritë e ligjshme në Tropojë, Orikum, Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, etj. Goditen edhe fizikisht nga grupe të organizuara deputetët Maqo Lakrori e Alfred Paloka dhe RTV nuk jep asnjë informacion. 9. Për arrestimin e liderit socialist Fatos Nano RTV, edhe njoftimet korrekte të agjencive të huaja dhe shtypit botëror i jep të politizuara dhe aspak korrekte. Ndërkohë nuk jep komente të analistëve të huaj për këtë ngjarje, të cilat qytetarët shqiptar janë të detyruar t'i ndjekin nga radiostacionet e huaja që flasin në gjuhën shqipe. 10. RTV u len hapësirë të lirë zyrtarëve që të sulmojnë PS-në, siç ndodhi në edicionet e lajmeve të TV-së të datës 2 gusht, kur Ministri Tritan Shehu, foli me gjuhë ordinere në Krujë për PS-në, ndërkohë që censurohen shumica e informacionit nga veprimtaritë e ligjshme të PS-së. — MUSA ULQINI Deputet Anëtar i Komisionit të Përhershëm Parlamentar Për Kulturën dhe Mjetet e Informimit Publik.

Dhunë e policisë në fshatin Shkjezë të

Si në kohën e Xhafer Devës

DEMOKRACIA TË VËRTETË

DEMOKRACIA qytet dhe një ditë më parë që arrestuar shtetësi i «Zërit të Popullit», të shtunën në orën 8.00 (policia nuk lejoi mbasdite) mijëra banorë të qytetit të Fierit dhe fshatrave përreth morën pjesë në mitingun e protestës kundër rizgjedhjes vendosjes «de jure» të një diktaturë në Shqipëri. Rreth një orë stadiumi i futbollit që e banë emrin e dëshmorit Fierak «Loni Papuçiu», oshëtiti nga thirrjet «Liri Demokraci», «Poshtë diktatura», «Lironi Fatos Nanon», «Zgjedhje të reja», «Rroftë Kosova e lirë». Në të rejat, megjithëse policia pati urdhëruar ndalimin e përdorimit të parrullave «Poshtë diktatura» dhe «Zgjedhje të reja». Ky fakt i përshëndetur në miting shkaktoi indinjatë të thellë tek turma popullore. Kryetari i PS-Fier Petro Koci nga mitingu u bëri thirrje gjithë demokratëve të vërtetë të çdo partie që ta mbrojnë e kërkojnë demokracinë e vërtetë. Ai u bëri thirrje gjithë policëve, juristëve e punonjësve të institucioneve të rëndësishme shtetërore që të mos u binden urdhrave të rinj e të paligjshëm. Ai theksoi faktin se Shqipërinë po e qeverisin njerëz të ngarkuar me krime dhe hakmarrje si kreu i Parlamentit Shqiptar Pjetër Toma. «Ne jemi këtu për të thënë Arshi Pipa», krimineli Gjonmarkaj dhe beu fashist Kalakula se fashizmi nuk ka vend në Shqipëri. «Ne socialistët do të harxhojmë tërë energjitë tona për të vendosur mirëkuptimin midis shqiptarëve, ndërsa Berisha i ka thyer skemën Muka 92-93». Mitingun e mbështetën me protesta e tyre edhe Kryetari i Partisë Nacionaliste Shqiptare Ligjor Begaj, anëtari i Këshillit Qëndror të PUKSH, Olimbi Zoto e edhe Kryetari i Konfederatës Sindikale të Shqipërisë Rrethit Tafil Proko. Fjala e deputetëve Ylli Bufi e Zabit Brokaj entuziazmi i pranishmit të cilët vazhduan të hidhnin parrulla demokratike e antidiktatoriale. Në miting u ra në sy sjellja antikombëtare e një polici financiar të qeverisë, i cili i fuqishëm i një gjendje, zëri i të tyre. Në mitingun e grupit të madh, mitingun e marshuan duke kënduar këngë patriotike e duke hedhur tërë skelë e policia nuk reagoi në mënyrë të rregullt. Në përfundim të mitingut, kryetari i PS Fier Petro Koci shprehu mbështetje për çdo hap të tyre. [disa fjalë të palexueshme]

të PD-së

Socialiste të rrethit të Përmetit, organizoi një miting proteste të drejtave të opozitës e të individit. Në miting morrën pjesë mijra qytetarë dhe të ardhur nga fshatrat përreth, të rinj e të reja, gra, fëmijë e veteranë. Pjesëmarrësit në miting hidhnin parrulla «Liri-demokraci», «Poshtë diktatura», «Lironi Fatos Nanon» etj. Mitingun e hapi Kryetari i partisë Socialiste për rrethin e Përmetit Argjir Krisulla. Pas tij folën kryetari i këshillit të rrethit, kryetari i këshillit bashkiak, përfaqësues të rinisë eurosocialiste, të gruas socialiste dhe folës të tjerë që e morën fjalën spontanisht. Në miting foli edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste e nënkryetari i saj Namik Dokle. Gjatë luftës së Dytë Botërore, - tha midis të tjerash shoku Namik Dokle, politikani i famshëm anglez Winston Çërçill, ngriti dy gishtat lart duke bërë thirrje popujve demokratë të Evropës e të botës për «Fitoren» kundër fashizmit. Dhe popujt e shoqëruan këtë murtajë të zezë antidemokratike. Kur Sali Berisha ngriti gishtat lart, populli shpresoi dhe besoi në fitoren e demokracisë në Shqipëri. Por 22 Marsi që erdhi si shpresë, po ikën si zhgënjim. Pushteti i Partisë Demokratike dhe në gjithë segmentet që e përfaqësojnë atë në parlament, në qeveri etj., është uzurpuar nga klane antidemokratike. Aq e vërtetë është kjo sa një përfaqësues (Vijon në faqen 2)

Me veprime të fuqishme demokratike t’i themi JO revanshizmit

- Më shumë se gjysma e banorëve të qytetit të Rrëshenit morën pjesë në tubimin e protestës, të organizuar nga KD i PS të Mirditës, ditën e shtunë më 30 korrik - - Dëshon me turp përpjekja e tropojanit Muharem Biberaj, kryetar i PD-së së Rubikut, që të pengojë deputetët socialistë të shkojnë në Rrëshen. - Në tubim morën pjesë edhe deputetët Musa Ulqini, Halil Lalaj dhe Ndre Legisi - Ditën e shtunë më 30 korrik, në orën 18 KD i PS të rrethit të Mirditës, organizoi në qytetin e sportit një tubim proteste. Në këtë tubim morën pjesë mbi 2000 pjesëmarrës, diçka Morën pjesë edhe deputetët socialistë M. Ulqini, H. Lalaj, N. Legisi. Qytetarët mirditorë me shqetësimin e ligjshëm të krijuar nga situata e tensionuar ekonomike e politike që po kalojmë, ardhën në tubimin e protestës për të shprehur indinjatën e tyre në mënyrë demokratike për qeverisjen e keqe të pushtetareve të sotëm, për arrestimin e liderit të socialistëve Fatos Nano dhe për të kërkuar revanshizëm që kërkon pushteti zyrtar. Megjithëse shumë qytetarë ishin të ndërgjegjshëm se me pjesëmarrjen e tyre në tubim ata rrezikoheshin të mbeteshin pa punë, prapëseprapë, ata erdhën në shenjë të sportit, së bashku me fëmijët dhe gratë e tyre. Duhet thënë se kjo frikë është edhe një tregues shumë domethënës në shkallën e demokracisë së sotme në Shqipëri. Njerëzit e tubuar që në pamje dukeshin të shqetësuar. Ky shqetësim i tyre ishte i ligjshëm. Ata ishin të shqetësuar për situatën tejet të tensionuar ekonomike të familjeve të tyre. Për veprimet antidemokratike të pushtetarëve të sotëm mirditorë, për klimën aspak demokratike që mbizotëron sot në Mirditë. Mjafton të përmendim faktin që një numër shumë i madh policësh kishin mobilizuar dhe e ngjallnin me kujdes të madh zhvillimin e këtij mitingu sa paqësor aq e dhe korrekt. Në fillim foli kryetari i KD të Partisë Socialiste të rrethit të Mirditës Mark Nikolli, i cili duke u bërë interpreti i anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste, tha se [vijon në faqen 2]

Dhunë e policisë në fshatin Shkjezë të Shkodrës

Forca të shumta të policisë të rrethit të Shkodrës kanë ushtruar dhunë ndaj dhjetëra fshatarëve të Shkjezës së Shkodrës, bëhet e ditur në një peticion që këshilli sindikal i bujqësisë së fshatit i ka dërguar organeve të pushtetit qendror e lokal. Ngjarja ka ndodhur më datën 23 korrik kur forcat e rendit, të drejtuara nga majori Ivzi Bushati dhe të shoqëruara nga përfaqësues të pushtetit lokal të komunës së Bushatit, shkuan për të marrë me forcë tokën e fshatarëve të fshatit Shkjezë. Në peticion bëhet e ditur se kjo tokë u është ndarë me kohë fshatarëve të fshatit Shkjezë në bazë të ligjit për tokën. Nga ora 10 deri në orën 14 forcat e rendit rrahën 85 vetë, burra, gra, pleq e fëmijë që punonin në tokën e tyre e që nuk pranonin që ajo t’u merrej. Policët kanë përdorur shkopinjtë e gomës dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër për të frikësuar njerëzit. Nga dega e rendit e Shkodrës u ndaluan 8 persona, gjashtë prej të cilëve u liruan pas 48 orëve, ndërsa 2 mbahen ende në burg. Kryepleqësia e fshatit Shkjezë, lidhur me këtë ngjarje ka kërkuar takim me kryetarin e këshillit të rrethit të Shkodrës, Ali Kazazi, por ky ka refuzuar t’i presë. Ndërsa në takimin që ka patur kjo kryepleqësi me kryetarin e rendit në Shkodër, Nderim Muja, në orën 21 të datës 23 korrik, ky i ka kërçenuar se do të shkojë përsëri në fshat me forca policore të përforcuara të marra nga Tirana, theskahet në Peticion. Sindikalistët këtë e konsiderojnë si një përpjekje për të shkaktuar gjakderdhje. Në peticionin e dërguar organeve shtetërore këshilli sindikal i fshatit kërkon të vihen para përgjegjësisë urdhërdhënësit për rrabjen e fshatarëve, të vihet në vend nderi dhe dinjiteti i grave dhe vajzave fshatare që u keqtrajtuan nga policët, përfaqësuesit e pushtetit dhe të rendit të shkojnë në fshat për të sqaruar problemet e kësaj ngjarjeje, të lirohen të dy të arrestuarit që mbahen ende në burg. Në qoftë se kërkesat tona nuk merren në konsideratë, deri më datën 15 gusht, përfundon peticioni, fshatarët do të luftojnë me të gjitha mjetet demokratike, deri në grevë urie në shkallë fshati. Korresp. i «Zërit të popullit»

Si në kohën e Xhaferr Devës

E takova shokun tim të Luftës dhe të punës Selimin në mbrëmjen e 31 korrikut, mbasi mitingu i protestës kishte demonstruar fuqishëm zërin e tij me thirrjen: Revanshizëm; dhe fashizmi nga do që të vijë nuk do të kalojë në Shqipëri! Për Selimi mezi ecte dhe mbahej prej krahut tim për ta përcjellë në një shtëpi. Këmbët e tij ishin të gjymtuara e të shkuara nga gjaku që kishte mbushur këpucët dhe pikonte për tokë. Ai ishte gjaku i derdhur nga shkopa të gomës të një polici me mustaqe që më agresivitet të pa parë më mbajtur, me zhargonin e një rrugaçi dhe dialekt të pakuptueshëm sul edhe mbi të. Kjo është plaga e dytë, mbas asaj që mora në kohën e Xhaferr Devës dhe Xhem Gostivarit në 5 shkurtin e vitit 1944. Policin që më goditi, nuk e përfshij në dhjetra të tjera që ditën të sillën, me korrektesë gjatë mitingut - tha Selimi duke rënkuar nga dhimbjet. Atë natë duke ndjekur lajmet në TV shikoja Berishën që kënaqej nga hasanaraq që i bënte i dërguari i FMN, kur shoku im Selimi dhe të tjerë si ai, rënkonin nga dhëmbjet e plagëve. MAKSUT BRATI

KORRUPSION PEDEIST NË ELBASAN

Kujt i duhet besuar? Ajo ç’ka pëshpëritet për një kohë të gjatë se në Elbasan ka korrupsion, ka favorizime, falsifikime dhe veprime të paligjshme me qëllimin e vetëm për t’u pasuruar, mbetet vetëm një hamendje. Edhe këshilltarët e rrethit, nga të gjitha forcat politike, pyetjes se herëpashershme se «a keni ndonjë fakt për korrupsion?», për herë i janë përgjigjur vetëm me ngritje supesh dhe mosprononcim në këshillin e rrethit, ashtu siç bënte edhe donja zyrtar. I cili madje shprehej: «kisha dëgjuar fjalë, por një gjë konkrete nuk dija.» Kohët e fundit kontrolli i shtetit shkarkoi kryetarin e policisë financiare të rrethit të Elbasanit. Pala dite më pas po kontrolli i shtetit, përmes njoftimit në TV (i cili çuditërisht u dha vetëm në lajmet e orës 10), kërkon shkarkimin e kryetarit të këshillit të rrethit, z. N. Alla, duke e akuzuar atë për favorë që u ki krijuar vëllezërve të tij, të cilët kanë krijuar firmën private me emrin «Skampini» dhe pasuri të tjera. Pa dashur të vëmë në dyshim ekzistencën e korrupsionit në Elbasan, gjithashtu pa vënë në dyshim përfundimet e kontrollit të shtetit, duam të theksojmë edhe disa fakte të tjera që deri tani mbeten të hije, por gjithsesi flasin se punët nuk janë ashtu siç duken në sipërfaqe. Kështu p.sh. me 9.7.1993 në kryesinë e këshillit të rrethit të Elbasanit, janë lexuar përfundimet e kontrollit të shtetit ku jepen masa për drejtuesit e tre institucioneve: bankës bujqësore, në kës të kursimeve dhe drejtorisë së ujit. Këta kanë shkelur ligjshmërinë. Ndërsa për nënën «Skampini», kredi mëdhenjta dhe për kryetarin e këshillit të rrethit, nuk propozohen ndonjë masë. Atëherë shtrohet pyetja e mundur që kontrolli i shtetit mbyll informimin këshillin e rrethit apo kryen e tij ndryshe informon për gjëra të dyshimta më të voglat. Nga ana tjetër thuhet se motivet e pushimit nga puna të kryetarit të policisë financiare të rrethit nuk [Vijon në faqen 3]