08/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

8 gusht 1993

E VESHTIRË, POR FISNIKE LUFTA PER NJE SHOQERI DEMOKRATIKE

Nga fjala e Dr. Servet Pëllumbi zv. kryetar i PS mbajtur në mbledhjen e KPD Për dy probleme qëndrore për të diskutuar në mbledhjen e sotme do të dëshiroja të shprehja, në mbyllje, disa mendime. E kam fjalën, së pari për vizionet e kundërta që po ndeshim lidhur me manifestimet popullore të kohëve të fundit, dhe, së dyti, për disa aspekte të raporteve midis dy partive kryesore që veprojnë në vendin tonë, për PD-në në pushtet dhe PS-në në opozitë. Është kënaqësi e veçantë të konstatojmë se tashmë programin e Partisë sonë, alternativën që përfaqëson ajo po i shohim të materializuara në një lëvizje demokratike masive që ka endur gradualisht duke u rritur deri në nivelin e mitingut të 30 korrikut të zhvilluar në Tiranë, i pasuar dhe nga 26 mitingje të tjera të zhvilluara nëpër rrethe këto ditë. Është detyra jonë si forum udhëheqës i PS që këtë dukuri të re ta bëjmë objekt studimi e analizash të thelluara politiko-sociologjike. Megjithatë, që sot, në këtë përpjekje për t’u futur në thelbin e saj e veçanërisht për të përcaktuar detyrat e qarta e konkrete për të mos lejuar që ajo të fiket apo të degjenerojë në një lëvizje të thjeshtë populiste. Çfarë janë në këto manifestime me të mëdha popullore pjesëmarrësit të cilave kemi qenë të gjithë pa përjashtim? Së pari, karakteri i tyre masiv dhe me shtrirje në tërë vendin. Është e vërtetë ajo që na ka vënë në dukje «RD-ja» një vit më parë, se nuk mund të kishin një mbështetje të tillë ide-programi propozohet e rrugëzgjidhjet e propozuara nga PS. Shkakset e kësaj dukurie, që sollën si pasojë kalimin e PS në opozitë, i kemi analizuar dhe janë të njohura. Ato i takojnë së kaluarës. Sot njeriu ka të shtrojë pyetjen: Çfarë i detyroi njerëzit të dalin në mënyrë kaq masive në mitingje paqësore, të ligjshme të organizuara nga Partia jonë? Është për t’ardhur keq, që përfaqësues të pozitës, të alarmuar nga kjo dukuri të cilën, me sa duket, nuk e prishin, në vend që edhe ata ta bëjnë objekt analizash, kapen pas shifrave të pjesëmarrësve duke menduar në mënyrë naive se mjafton t’i pakësohësh në faqet e RD-së apo në emisionet e TV-së duke i pjestuar, sipas rastit, me 100; apo dhe me 10; ata do të pakësohen edhe në realitet. Po të marrim rastin se ZP-ja i rrit shifrat dhe se pjesëmarrësit kanë qenë aq sa thoni ju, domethënë, ku 70 (Dibër), ku 150 (Elbasan) e ku 300-400 (Durrës) apo gjetkë atëherë pse shqetësoheni kaq shumë zotërinj pushtetarë, sa, përveç policisë, të vini në lëvizje edhe antimitingjet që dikur i keni kritikuar? Sikur të mos mjaftonte kjo, nga gjuha e ministrave të PD-së e liderëve të tjerë dhe e mjeteve të Informimit, që kontrollohen prej tyre, po hidhet jo pak baltë mbi pjesëmarrësit në manifestimet popullore duke i quajtur ata «të mashtruar nga Partia Socialiste». Përveç keqdashjes kjo reflekton edhe një miopi politike të pafalshme. Lëvizja që të tilla nuk lindin asnjëherë me porosi. Nuk ka asnjë dyshim se mitingjet e kohëve të fundit nuk kanë qenë tubime njerëzish të mashtruar nga «demagogjia e socialistëve», se entuziazmi i tyre i lavdërueshëm, parullat dhe kërkesat e tyre duhen parë si reflektim i ndryshimeve të ndodhura në gjendjen e tyre ekonomike, sociale, politike e shpirtërore. Kërkesat e tyre janë kryesisht të karakterit ekonomik e social. Parullat që kanë dominuar: «Duam punë», «Duam bukë», «Punë e pronë për të gjithë», «Drejtësi shoqërore», etj., e shprehin mjaft qartë këtë gjë. Gjendja ekonomike e rënduar, kriza, çuarja e prodhimit vendas drejt «eku-tës» zero», hapja totale ndaj «bollëkut» të tregjeve të huaja, papunësia masive që po shtohet me përfundim e asistencës mungesa e investimeve, rritja e çmimeve veçanërisht ai i bukës deri 13 herë dhe sidomos gjendja prej shpresë përmirësimi të afërt, sipas pikëpamjes sonë, përbëjnë shkakun kryesor që i ka çuar njerëzit gradualisht dhe në mënyrë masive, në zgjënjim, dëshpërim dhe zemërim apo në përfundimin se ka ardhur koha për ndryshime në politikën e vendit. Së dyti, këto manifestime popullore janë një dukuri e re që tregon se demokracia tashmë ka lëshuar rrënjë dhe ajo nuk mund të merret lehtë nëpër këmbë nga ata që mendojnë se demokracia është atribut e pronë vetëm e PD-së. Prandaj, nëse se para vetën parulla politike në këtë manifestime, ato kanë qenë kryesisht për të mbrojtur demokracinë e brishtë shqiptare, për t’i thënë «Jo» një totalitarizmi të ri, revanshizmit dhe ekseseve të Partisë shtet. Pra, masa e njerëzve po del në rrugë të mbrohet kundër diktaturës. «Poshtë revanshizmi», «Poshtë diktatura» jo se mashtron dikush, por sepse po sheh që po i rrezikohet gjithçka, po sheh se ky lloj revanshizmi i djathtë, politikisht i vjetëruar e i kapërcyer që i ka ngelur ora më 1944, mund t’ua çojë në hiç edhe ato pak të drejta e liri që kanë fituar nga 1990 e deri sot. Efekti i parullave të mësipërme të mitingut të Tiranës e mbarë vendit, thellësisht demokratike ishte me të vërtetë i fortë dhe orientues për revanshistët, të cilët në formën e një klani brenda PD-së, shfrytëzuan emrin e prestigjin që ajo fitoi në luftën kundër komunizmit dhe vendosjen e demokracisë e forcuan si një forcë me mentalitete restauruese dhe hakmarrëse për të përmbysur gjithçka. Mbi këtë bazë sot ai ka atakuar edhe vetë programin e PD-së. Presidenti Berisha, në Kuvendin e PD-së më 23 janar 1993, duke folur për kontradiktat brenda PD-së dhe nevojën e frenimit të ekstremistëve i quajti ata me emrin e tyre të vërtetë «fashistë». Megjithatë asgjë nuk ndryshoi. Përsëri z. Berisha i ndodhur përballë faktit, që ndonjë përfaqësues nga ata më në zë të këtij klani e quajti për nder të quhet fashist, ballist e revan-shist dhe për këtë kërkoi ndjesë në parlament jo vetëm nga spektatorët e zgjedhur me kujdes të galerisë, por dhe nga deputetët PD-së të platesë dhe bllokët tjetër e nuk do të lejoh… (vijon në faqen 2)

TELEVIZIONI SHET MIELL ME 400 LEKE KILEN

U mësuam tash tre vjet pa punë dhe që vetëm shohim se po vjen apo jo ndonjë vapor nga deti, me ndihma nga bota. I vetmi që ka punuar «me kapacitet të plotë» në Shqipëri është RTSH. Aq sa ka gërrmuar, kopjuar, gënjyer e mashtruar televizioni ynë këto kohë, s’besoj të ketë tjetër në botë. Por me sa dukën bëhet bujë a u lodh me ne. Dhe tani në Durrës tek-tuk duket ndonjë vapor nga Kuvajti, Turqia etj. Por televizioni ynë i nderuar e besnik i partisë dhe qeverisë, për të treguar me 2500 tonë miell, ndihmë nga qeveria turke. Për ditë të tjera po jepet ky lajm, por nga mënyra sesi jepet të krijohet ideja sikur vetë televizioni ynë ka marrë përsipër të shesë miell turk. E themi këtë edhe për një hollësi tjetër, që ndoshta duhet sqaruar që së tjetëri, që ndoshta duhet sqaruar se ministri ynë i ushqimit, sipas televizionit, 2500 tonë miell turk arrin vlerën 995 mijë dollarë që po t’i biesh kalemit i bie afro 400 lekë kilogrami miell. Ndërkohë që çmimi i miellit në tregun shqiptar është... ... në Shqipëri është RTSH. Aq sa ka gërmuar, ketë tjetër në botë. Por me sa dukën bathet botua ndëruar e besnik i partisë dhe qeverisë, për të treguar sesa efikase është parrulla «ne qeverisim, bota na ndihmon», vazhdon të transmetojë përditë të tëra në edicionet e lajmeve pamje e lajme të njëjta sikur në Durrës po bëhet nami e përditë vijnë dhjetra vaporë që të lumtur shkarkojnë ndihma. Kështu ndodhi këto ditë edhe me anijen «Partizani» e ngarkuar për të dërguar në Shqipëri 2500 tonë grurë. Aq sa ka gërmuar, për të dërguar në Shqipëri është RTSH. ... Ministri turk arrin vlerën 995 mijë dollarë që po t’i besh çmimi i miellit në tregun shqiptar është sa gjysma e këtij çmimi. Atëherë na lind pyetja: në të vërtetë ndihma turke ka ardhur me këtë çmim, apo llogaritë janë bërë ndryshe nga qeveria dhe televizioni ynë, si dorë e dytë në këtë tregti, me ndonjë të fitojë diçka? Të shohim kur malli të dalë në treg. MALO SILURI

Kronikë nga mitingu i Beratit

Partisë Socialiste në Berat leja iu dha ta zhvillonte mitingun «e Tretë» brenda në stadiumin «Tomorri». Një natë më parë, pas një korrespondence në nxehtësi midis PS, rrethit të rendit dhe bashkisë, PD-ja, shpërtheu me presione karshi popullit. Në kundërshtim me çdo normë ligjore dhe etike qytetare, ata deklaronin të hapur se, fare marrësisht do të bëhej anim demonstrim. Një alloparlant i tyre në vendos në klubin e qytetit dhe përhapte zërat e instruktorëve të komitetit të PP Vjosë Gimiadhi, bërë thirrje për animisht, për friskë qytetarëve, dhe bojkotim e pjesës së tjera që i ka përgatitur ky anti-demokrat debil. Të gjithë qytetarët e tilla PS edhe pse kishte marrë leje, me një siguri do të ndërlikohej nga rendi për prisë. Se me dashtë të qetësisë publike, për PD nuk ndodhi gjë. Ditën e mitingut, më datën 4 gusht në mëngjes, vetëm ka këtë lajme: policia ka bllokuar ardhjen e fshatit në të gjitha zonat. Kështu bllokuar linja Kuçovë, Berat, linja Polican - Berat, pritë. Pra, gjithë Policia e bllokoi edhe linjën e Corrës për të mos ardhur. Drejtorët përkatës, ish administratorë pushtetore e PD që morën pjesë, punonjësit, Fishekë i lëshuan të mbajtur e parakohshëm me para. Në orën 17 erdhi njoftimi: PD-ja në këtë kohë do të bënte para stadiumit. Përballë, nuk kishte asnjë konfrontim, njerëzit u shpërndanë. Policia në mëngjes në formë trafiku, u vendos 17-18 e Beratit, dhe në mbrëmje mitingu u bë në stadium. Socialistët të gjithë hynin në tribunën jugore pa ua vështirësuar përdejstëve. Dhe për minuta të tëra tepër të kulturuar ata mbajtën parulla: «Duam punë», «Liri demokraci», «Poshtë fashizmi», «Poshtë diktatura», «Rroftë Partia Socialiste», «Lironi Fatos Nanon», «Rroftë Fatos Nanon» etj. Në orën 18 erdhi kryesia e PS e deputetët Luan Hajdaraga, Sabit Brokësi. Ndër Leqisi dhe anëtarja e kryesisë Arta Dabulla. Entuziazëm i paparë mbajtare. Thirrje frenetike për PS, për Fatos Nanon, për lirirë, demokracinë. Ishit një moment kur tashmë e gjithë tribuna jugore e stadiumit ishte plot e përplot, madje radha e sipërme njerëzit ishin me këmbë. Në këtë kohë kryetari i rrethit bëri fjalimin në stadium. Themi e zezë sepse kështu do të thirret në kujtesën beratasve për veprimin antidemokratik që bëri PD. Ata jo vetëm ngjallën dënim, por po ashtu nga tërënin ndërgjegjen e popullit që ka rast të vlerësojë mirë kush janë demokratët e vërtetë. Reagimi i konfirmimit tashmë ishte evident. Në tribunë përpligjen të flasin, por gjëgjë ishte e kotë. Energjia elektrike e kanë prerë. Poshterët e elektrikut po përpiqeshin. Turp e neveri gjithë jetën. Por s’ka gjë. Thërrime buçiste dhe valë paurësh. Edhe gjindja e socialiste tashmë përpara, që duke e thënë portretet e tyre në çdo moment. Fatos Nanon. Diku afër të gjithë. (Vijon në faqen 2)

PËR TË KËRKUAR PUNË E DEMOKRACI POPULLI ËSHTË I PAEPUUR

MAT — Partia Socialiste është për demokraci të vërtetë MAT Partia Socialiste është për demokraci të vërtetë Me datën 4 korrik në stadiumin e qytetit të Burrelit u bë një miting proteste organizuar e drejtuar nga PS. Në të u shtoj fuqishëm e me logjikë zëri i 10 mijë të papunëve, pjesa më e madhe të rinj. Duam punë, duam bukë. Atу erdhi britma revoltuese e mbi 6000 familjeve në fshat e qytet që janë në kujifje ekstreme të varfërisë të ngushtuar edhe për bukën e gojës; aty erdhi zëri i fshatarëve të cilët janë lënë në mëshirë të fatit, pa ndihma e përkujdesje me mjete mekanike, pa mundësi për të marrë djerën e tyre të punës pasi pothuajse krejt rrjeti ujitës e vaditës është shkatërruar nga e ud-PS-së, fshati i shpronësuar nga mjetet e ndërlidhjes, nga qendrat shëndetësore, fshati i futur në sherre të vjetra e të reja gjatë një vllavrasjeje e përçarje, fshati që i vodhën e grabitën pasurinë që pat vënë me ish kooperativat bujqësore. Në se u shton kaq fuqishëm zëri juaj edhe për mbrojtjen e Fatos Nanos, - tha në fjalën e tij deputeti Mehmet Loci, ai është në mbrojtje të intelektualëve të ndershëm, dhe kundër skenarëve politikë për të njollosur Partinë Socialiste dhe elektoratin e saj. Ky zë i pranishëm në këtë miting, nuk ishte vetëm në fjalën që mbajti kryetari i Komitetit Drejtues të PS në rreth Hajredin Tahiri, jo vetëm në fjalën e nënkryetarit të këshillit të rrethit Ilir Gurabardhi. Ai nuk ishte gjithashtu vetëm në përshëndetjet që i bëri mitingut kryetari i Partisë Socialpunëtore të rrethit të Matit Idriz Pasha dhe përfaqësuesi i konfederatës Petrit Frangu. Ai ishte edhe i fshatarëve të ardhur që nga Lumi i Madh, nga Burrel e nga akuzave të tjera. (Vijon në faqen 2)

Arrestohet Dr. Prof. Farudin Hoxha

«Demokracia» në veprim: Në mbrëmjen e datën 6 korrik 1993, pikërisht në ora 21 e 30 minuta u arrestua Dr. Prof. Farudin Hoxha. Në mbrëmjen e datën 6 korrik 1993, pikërisht në ora 21 e 30 minuta u arrestua Dr. Prof. Farudin Hoxha laureat i disa çmimeve të Republikës, intelektual dhe personalitet i shquar i shkencës sonë kombëtare. Një fojë policie dhe tre mikrobuzë e shoqëruan Dr. Prof. Farudin Hoxhën për në burgun e Tiranës, i cili ka për një kohë këtyre ditëve të fundit më shumë mysafirë se kurrë. Fakti evident i theksuar sot ai u arrestua pa prani e prokurorit dhe avokatit. Pra edhe një tjetër ish-ministri burgoset pas akuzave të telemin e Çelës, i cili në ballafaqimin televi e paradalsokshëm u me paraqitë duke i fakim te Dr. Prof. Farudin Hoxhë, që sa duke dalë nga studoja televizive i tha: «në korridori... Profesor, unë nuk kam gjë me ju. Eshte urdhëri nga lart...» Po tani kush e ka radhën sipas urdhërit nga lart?! Korresp. i «Zërit të Popullit»

GAZETA «KOHA JONË» MASHTRON OPINIONIN PUBLIK

REPLIKE E DETYRUAR - Nuk është e vërtetë që deputetët socialistë kanë shtypur një balenë. Ata kanë shtypur një krokodil. - Në numrin e saj të datës 7 korrik gazeta soklamuniste «Jo koha jonë» boton shkrimin sensacional me titull «Rënkimet e dhimbshme të balenës». Në vazhdën e saj të shpifjeve dhe të disinformimit të paskrupullt të opinionit demokratik shqiptar e të huaj, kjo gazetë, që është vënë prej kohësh në shërbim të qarqeve ultranacionaliste shoviniste vorioepirote greke, thotë se në fshatin Manati të rrethit të Lezhës dy deputetët socialistë, Maqo Lakrori dhe Alfrad Paloka, nuk kanë vrarë një dele (siç shkruan gazeta demokratike «RD») dhe as një dhi (siç shkruan «Republika»), por një balenë. Që ky njoftim i fletushkës së zezë «Koha Jonë» është absurd, kjo nuk është e vështirë të vërtetohet. Të paktën dy milionë vjet e këtij në Shqipëri nuk ka patur balena. Për ç’taktesh me këtë gazetare që nuk e dinë nga bie gazetaria? Nga burime të sigurta që ka gazeta jonë prej fshatit Manati të rrethit të Lezhës vërtetohet se deputetët socialistë Lakrori dhe Paloka gjatë rrugës për në Lezhë nuk kanë shtypur as dele, dhi dhe as balena. Ata kanë shtypur një krokodil, dhuratë e Partisë Demokratike për fshatin Manati me rastin e përmbysjeve të shkaktuara në atë rreth gjatë nëntorit të kaluar. Shoferi Ilir Ismaili, ky komunist konservator që ka uzurpuar dhunshëm gjuha dhe pushtetin demokratik, i shoqëheqen e Partisë Socialiste, e shtypi krokodilin pikërisht në shenjë urrejtjeje ndaj pushtetit demokratik. Por jo që e revoltori më shumë fshatarët ishte fakti se krokodili ishte sjellë në Manati prej Amerikanëve me qëllim që t’i kontrollonin burimet te pasurisë midis popujve tanë miq dhe për t’i dëshmuar Evropës se Shqipëria nuk mbetet pas Amerikës, përderisa ajo rri dhe krokodila. Ishte kjo edhe arsyeja kryesore që i detyroi fshatarët e revoltuar t’u japin një mësim të mirë dy deputetëve socialistë - komunistë. Kjo ishte e vërteta rreth incidentit të ndodhur në fshatin Manati. Prandaj, ruajt mi me shpifje e të dhunë, opinionin mashtrues të gazetës «Koha jonë». REPLIKUESI

... në Shqipëri është RTSH.

DEKLARATË E përbashkët e Partive Politike

Partia Alternativa Republikane, Partia Ekologjike Shqiptare, Partia Popullore Shqiptare, Partia Social Punëtore Shqiptare dhe Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar, të mbledhura rreth një tryeze të rrumbullakët i konsideron të renda dhe veçanërisht për demokracinë inskenimet politike të shtetit kundër opozitës. Arrestimi shtëpiak dhe dëbimi nga burgu i Kryetarit të PUKSH, zoti Idajet Beqiri për «fy­erjen të Presidentit të Republikës si dhe arrestimi i menjëhershëm i zotit Fatos Nano, deputet dhe Kryetar i Partisë Socialiste, opozitës numri një në vendin e ndalimi, arrestimi dhe dënimi i dhjetëra e dhjetëra personalove të tjerë me bindje politike të ndryshme nga ato të Partisë Shtet: përbëjnë veprime politiko-policore dhe akte antikushtetuese. Qëllimi i vetëm i të cilave është shuarja e gjithë veprimtarisë politike të opozitës dhe partive të tjera, vendosja në Shqipëri e një shteti totalitar me nuanca neofashiste. Kërkojmë që Presidenti i Republikës, Sali Berisha, të mos qëndrojë spektator para situatave të rënda që kalon vendi dhe të vërë në jetë sa më parë revanshizmin, pa dhe pushtetarët e tjerë dhe bindjen që çdo veprim goditës ndaj demokratikë t’yrë do të ketë kundërgoditje, aq më shumë kur kemi bëjmë me vetëmbrojtje e cila është një akt moral i pranueshëm. Kërkojmë të lirohen sa më parë të dy Kryetarët e Partive opozitare që gjejnë në arrest, të hequt aspak të drejtën organike kompetente të drejtësisë për të hedhur e nevojshme në bazë të ligjit. Ky do të ishte hapi i parë i domosdoshëm i fillimit të mirëkuptimit midis forcave politike, aq të domosdoshëm në kushtet e tanishme të ndodhen fatet e kombit tonë. Partia Alternativa Republikane Shqiptare Partia Ekologjike Shqiptare Partia Popullore Shqiptare Partia Social-Punëtore Shqiptare Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar

PER TE KERKUAR PUNE E DEMOKRACI