12/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

12 gusht 1993

PADREJTËSIA DENON «NË EMËR TË POPULLIT» TË PAFJSHMIT QË KËRKUAN DREJTËSI DHE PUNË

- Dje në gjykatën e Tiranës: Ago Xhaferri, Shkëlqim Muça, Çajup Xhebra, Ramiz Mebelli, Musa Lulaj të akuzuar për kundërvajtje penale grumbullimin në miting të paligjshëm - Dënohen: Ago Xhaferri 45 ditë, Shkëlqim Muça 100 lekë gjobë, Çajup Xhebra 100 lekë gjobë, Ramiz Mebelli 1000 lekë gjobë, Musa Lulja. - Aku zat: «De jure» grumbullim në mitingun e paligjshëm «de facto» kanë «rezruar» «empedoren» e Sali Berishës në Tiranë. - Gjykata e Tiranës unikale në botë përsa i përket paraqitjes së dëshmitarëve me armë në sallë. - Policia ndalon, policia bën kallëzimet pranë Prokurorisë, policia del dëshmitare në sallën e Gjyqit. - Mos përputhje midis dëshmive të dëshmitarëve në hetuesi dhe në gjykatë si dhe nga njëra sallë gjyqi në tjetrën. Në orën 10.00. Para trupit gjykues të përbërë nga gjykatësi Gli- [...] grim Gjata si dhe në prani të prokurorit Agim Dishnica u paraqit Shkëlqim Muça i ndjekur deri në gjendje të lirë. Relacioni i Prokurorisë e akuzon për kundërvajtje penale, pjesëmarrës në grumbullim të paligjshëm në bazë të nenit 6 të Dekretit 7408 të korrikut 1990. Në relacion thuhet se Shkëlqim Muça ka kaluar në 30 korrik mbasdite përpara turmave me makinë në rrugën e Presidencës duke thërritur e mbajtur në duar portretet e Fatos Nanos. Shkëlqim Muça; Shpjegoi se ai është punonjës i Komitetit të Partisë Socialiste të Tiranës. Atë ditë çova me makinë në miting punonjës të këtij komiteti dhe pastaj u largova për në pikën e karburantit të Tiranës së re. Pasi mbarova punë pas orës 18.30 dhe pasi mora vesh se mitingu kish mbaruar, mora rrugën drejt Presidencës për të shkuar në Selij. Përballë Presidencës më ndaluan disa policë të cilët më hipën në «Ford» dhe në afërsi të Bankës së Shtetit pasi u sqaruan më lanë të lirë. Unë u nisa për të marrë makinën pranë Presidencës ku takova një rnjë polic i cili më tha se do të shoqëronte me makinën deri në rajon. Prej andej më çuan në policinë e Dymishtër punonjës të policisë kriminale të Rajonit Nr. 3, thanë se e dëgjuan që nga larg qe po hidhej parulla po se çfarë po thoshte nuk morëm vesh gjë. Ai mbante në dorë portrete të Fatos Nanos. Shkëlqim Muça duke repli- (Vijon në faqen 4)

ALBERTO ALESSI, DEPUTET DEMOKRISTIAN DENONÇON «MASHTRIMIN E TIRANËS»

RIDEL NE SKENE SKANDALI I 1 MILION E 600 MIJE DOLLAREVE - Sipas tij shuma prej 400 mijë dollarësh është derdhur për Holin në një llogari rrjedhëse në Zyrih (Zvicër) e destinuar për të financuar fushatën elektorale të Partisë Demokristiane në kundërshtim me ligjin shqiptar mbi financimin e partive Agjencia e lajmeve ANSA më datë 10 gusht 1993, njofton se deputeti demokristian A. Alessi i ka paraqitur një interpelancë urgjente ministrit të jashtëm të Italisë Beniamino Andreatta. Në këtë interpelancë thuhet se Tirana, në vend që t’i jetë mirënjohëse Italisë për ndihmën që i ka dhënë dhe 25 mijë emigrantët shqiptarë që ka pranuar, ka thurrur «një mashtrim» kundër qeverisë italiane, mashtrim që ka shëbyer gjithashtu për të përvetësuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë një «tangente» (rusfhet) prej 400 mijë dollarësh. Operacioni, shpjegoi dje në një konferencë shtypi Alessi, ka filluar në vitin 1991, kur kryeministri shqiptar Bufi, gjatë vizitës në Romë, i ngarkoi Xhuliano Amatos detyrën e negociatorit pa pagesë lidhur me borxhin që Banka Shqiptare u kishte bankave të huaja. Mbas fitores të Partisë Demokratike, presidenti Berisha konfirmoi këtë detyrë të Amatos dhe kur ky i fundit u emërua Kryetar i Këshillit të Ministrave, detyra i kaloi Beniamino Andreatës. Por në janar të vitit 1993, vazhdoi Alessi, ambasada e Italisë në Tiranë zbuloi mashtrimin: shqiptarët ishin marrë vesh në mënyrë sekrete me Nikolas Arsidin, një tregëtar francez, të cilit i kishin dhënë një honorar prej 1 milion e 200 mijë dollarësh, si ringociator i borxhit shqiptar. Mashtrimi, përfundoi Alessi, doli në dritë në fund të vitit 1992 kur Arsidiu arrestua në Francë, për problemet që kishte me policinë financiare. Arsidui pohoi se kishte zbuluar, në marrëveshje me shqiptarët (për të cilën kanë dijeni guvernatori i Bankës Qendrore Hoti, ministri i financave Ruli, ish-kryeministri Ahmeti, kryetari Berisha), pjesën që i takonte, nga 1 milion e 600 mijë në 1 milion e 200 mijë dollarë. Shuma prej 400 mijë dollarësh, që përbën diferencën, Demokratike, në kundërshtim me ligjin shqiptar mbi financimin e partive.

NIL ADMIRARI

në fuqi që tëndosej nga turma kur në Parlamentin shqiptar u dëgjua zëri i një deputeti demokratik, duke u mburrur se e kishte për nder të ishte fashist. Vërtet kur Kalakula i madh tha në Parlament se e kishte për nder të ishte fashist, gjithë kalakuajt e vegjël bashkë me kalakuajt e tyre duartrokitën me mjaftë bujë. Duartrokitën gjithë Parlamenti i kalakuajve dhe i mysafirëve kalakuj të ftuar në lozha, me sy të përlotur nga mallëngjimi, sikur menjëherë pas fjalëve të Kalakulës së madh dhe me pozitë shtetërore e partiake, do të hapeshin portat e tempullit të kuvendit dhe para kalakuajve do të derdhej madhështor fashizmi i veshur me këmishë të zezë, me kapotë gri dhe i mbathur me çizme të lustrosura. Duartrokitjen e përmbajtur e dha edhe RTV ynë i papolitizuar dhe i departizuar! gëzohet fashizmit nuk është ndonjë punë e madhe se një i vetmi im byll vrimën. Por, për t'u shqetësuar është se euforia për fashizmin e përfshiu gjithë parlamentin e kalakuajve. Dhe nuk do mend, që euforia do të vinte, pasi gjithë bashkëpunëtorëve të nazifashizmit u shtohej ynë i ndëruar po u shpërndan dekorata. Po u bën nderime në ç'varrosje dhe në varrosje, po kremton datat e lindjes dhe të vdekjes. Pra, zëri i kësaj turme të kalakuajve është i paligjshëm dhe zëri i demonstruesve që marrin leje me firmë e vulë. Të mburresh se je fashist, do të thotë të destabilizosh, të provokosh, që të ngrihen masa në këmbë dhe të thush haptazi: «Dilni dhe ju komunistë dhe të ndershëm si dikur, se unë fashizmi u rishfaqa, dola përsëri në skenë»

PEZAKËT NUK I MPOSH*TEN FASHISTËT, JO T'I MPOSHTIN REVANSHISHTËT E SOTËM

PEZAKËT NUK I MPOSHTEN FASHISTËT, JO T'I MPOSHTIN REVANSHISHTËT E SOTËM — Letër e një të ndaluari pas mitingut të Tiranë — Unë që shkruaj jam një nga të ndaluarit prej policisë pas demonstratës së 30 korrikut në Tiranë, kryetar i këshillit drejtues të Partisë Socialiste të komunës së Pezës. Elektorati i Pezës si më 22 mars, ashtu dhe më 26 korrik votat ia dha Partisë Socialiste alternativës së socializmit demokratik. Erdhi populli i Pezës në mitingun e 30 korrikut në Tiranë për të mbrojtur demokracinë e vërtetë dhe interesat kombëtare. Mora pjesë edhe unë. Pas këtij mitingu pushtetarët u frikësuan e u acaruan. Emri im ashtu si edhe i dhjetra të tjerëve u vu në listat e zeza të tyre që do të arrestoheshin. Dhe ja frytet e këtyre listave. (vijon në faqen 2)

NUK MBULOHET FERRA ME LESH DHIJE ZOTI MALLTEZI!...

Zoti Roci, pasi ç'varrosi tërë baballarët e vjetër nisi të rrëmihë edhe bodrumet. Dhe e pamë në një kronikë televizive duke gërmuar arkivat e Komitetit Qendror të PPSH-së, bashkë me zotin Malltezi, Drejtor i arkivave Qendrore të Shtetit. Këta pleq e pamohueshëm e Roci dhe Malltezi të gërmojnë. Por ata duhet që të lininat kundër Partisë Bashkuese në freskat e tyre, të kuptonin që për t'u freskuar nuk ka nevojë për fakte. Arkivi i rrëmihur nga zoti Malltezi, Nr. 394, datë 20.5.1922, që qeveria i ka kuadër Arkivit të Shtetit, është dosja e Komitetit Qendror të PPSH-së për partinë... (teksti pjesërisht i palexueshëm) Në 26 korrikut 1992, Partia Socialiste është nxjerrë nga godina nën kërcënimin e policisë. Pra çdo gjë që ka në atë bodrum me fakte tashmë e luan, zotërinj pushtetarë. Mund të bëjnë ç'duan, të gërmojnë, të nxjerrin e të fusin dokumenta, të digjin, të shajnë. Por në një gjë janë: Gërmimet e Roci-t përkonin me arrestimin e Malltezit, që dëshbohet për nxjerrje jashtë shtetit, si dokumentave të vjetra në arkivore. A janë 2500 fletë, apo edhe një fletë e vetme që për të mbuluar gafat dhe e emër, mund të blihet një zyrë shtetërore, kanë do ta mbulojnë këtë gjë. E një publikim publik. Me këto rast, zotit Malltezi, do t'i kujtojmë se rruga më e thellë, nuk mbulohet ferra me lesh dhije. Vëzhguesi

Në Gjirokastër vandalët terrorizojnë

E nisim këtë shkrim duke thënë që në fillim se edhe Gjirokastra po i prish etëdësia, po i merren mendtë nga pasiguria, po i rreh zemra nga terrori, nga... Diten e dielë në lagjen punëtore disa huliganë shkatërruan një sherr fare pa shkak, e cila si rrjedhojë solli një të plagosur e shumë të tjerë që goditur e të plagosur. Midis tyre, që përmenden janë edhe gra e nëna. E shtatë fakt se e diela iku e terrori i këtyre vandaleve vazhdon ditëve të javës. Edhe mbrëmë po ata tipa me makinat e tyre pa targë i kërkuan një tregtari të mbyllte lokalin brenda pesë minutash, me ndryshe, siç i thanë ata, e «hodhëm në erë». Dhe tregtari iku duke lënë pasigurinë e mallit të tij Kolona e këtyre vandaleve irredentë vërshalle në këtë lagje duke lënë të kuptonin qytetarët e tjerë që ishin të paralajmëruar se do të bënin hatanë. Është fakt i pakundërshtueshëm që diku-tëhët në shumë lagje në Gjirokastër se huliganët gjuhanin në prenson të pallove të rendit, se ata askush s'i ndalon dot në veprimet e tyre. Dita e dielë e vërtetoi më së miri këtë fakt në pranë të dhjetra e dhjetra qytetarëve. Shumë policë hulanit indifrentë me huliganët dhe kjo u dha atyre më tepër zemër për të bërë ç'të donin. Pollëna hesht. Asnjëri prej tyre nuk është ndalur. Njerëzit mbetën... (vijon në faqen 3)

Depueti Demokrastian ALBERTO ALESI: Spekullim në vend të falenderimit

- Deputeti Demokrastian ALBERTO ALESI: Spekullim në vend të falenderimit - Shqipëria i shërben pasurimit të Partisë Demokratike me një tanxhente prej 400.000 dollarësh - Ambasada Italiane zbulon mashtrimin lidhur me çështjen Arsidi - Dollarët që iu vodhën Shqipërisë nëpërmjet Arsidi janë përdorur për të financuar fushatën elektorale të PD-së - Cili do të jetë qëndrimi i mëtejshëm i Italisë ndaj Shqipërisë? (ANSA) - Romë 10 gusht Megjithëse qysh nga viti 1991 Italia «shqau» urinë e shqiptarëve (janë rreth 700 miliard lireta të dërguara nga Roma në Tiranë si ndihma ushqimore, marrëveshje financiare e kooperimi), Shqipëria para se të falenderonte Qeverinë Italiane spekulloi me ndihmën humanitare (të saj Italianisë - shën. ynë) madje i shërbeu Këtë e denoncoi Alberto Alesi (i Partisë Demokratiane) - relatues i Komisionit të Hetimeve mbi Kooperimin që duhej të ishte formuar që në muajin shtator - i cili i paraqiti një pyetje urgjente ministrit të jashtëm Beniamino Andreatta. Operacioni - shpjegoi sot Alesi në një konferencë shtypi - filloi në 1991 kur kryeministri shqiptar Bufi, në vizitën që bëri në Romë, i konfirmoi Kulliano Amatos «devijimin e negociatorit, pa pagesë për trajtimin e borxhit të jashtëm». Pas fitore së Partisë Demokratike presidenti Berisha ia rikonfirmoi këtë detyrë Amatos dhe, kur ky u emërua kryeministër, kjo detyrë i kaloi Beniamino Andreattës. Më tej, vazhdon Alesi ambasada italiane në Tiranë zbuloi mashtrimin: shqiptarët e trajtuan këtë problem në mënyrë sekrete, Nikolas Arsidi, një tregtar francez, duke i dhënë një honorar prej 1.200.000 dollarësh si negociator i borxhit shqiptar. Në njoftimin e dytë të ANSA-s të së njëjtës ditë thuhet: Alesi theksoi se, megjithë ndihmën e Italisë i dha Shqipërisë në dy vjet e fundit (mbi 400 milion lireta ndihmë ushqimore, pranoi 25.000 refugjatë, dy marrëveshje financiare prej 30 miliard liretash secila, 39 miliardë lireta për projekte industriale dhe 200 miliardë për marrëveshje kooperimi), Tirana nuk dha asnjë sinjal (njoftim) për ekzistencën e kësaj marrëveshjeje sekrete. Më 1992, me arrestimin e Arsidi në Francë, për çështjen në fjalë u bë e qartë sl- pas deponimeve të tij se shuma që do të merrte ky prej 1.600.000 dollarësh u pakeësua duke u ndarë me shqiptarët (me guvernatorin e Bankës Qendrore, Hoti, ministrin e Financave, Ruli dhe kryeministrin Ahmeti) të cilët i lanë Arsidi 1.200.000 dollarë dhe 400.000 dollarë u derdhën në një llogari korente në Zyrën në emër të Hotit për t'u përdorur për fushatën elektorale të PD në kundërshtim me ligjin shqiptar. Për këto, në pyetjen e tij, Alesi i kërkon ministrit Andreatta nëse do të mbetet «akoma e justifikuar» politika e ndihmave për Shqipërinë dhe nëse do të jemi «akoma të tolerueshëm për këtë xhiro të vazhdueshme që qeveritarët e sotëm shqiptarë bëjnë ndaj personaliteteve italiane dhe në veçanti ndaj ministrit tonë të jashtëm, duke i dhënë njokëshisht status zyrtar pa pagesë Andreattës dhe status sekret Nikolas Arsidi përkundrejt pagesës prej 1.200.000 dollarësh.

MASHTRIMI SHQIPTAR

( Lajm i transmetuar nga RAI 2 Tg 2, 10 gusht 1993 ) Diçka e ekspozuari të qeverive të mëparshme shqiptare do të kenë kurdisur një mashtrim në dëm shqiptarësh. Ky mashtrim do të ketë shërbyer për pasurimin e Partisë Demokratike Shqiptare me 400.000 dollarë, frut i një tanxhenti kutë e denoncoi në një pyetje drejt ministrit të Punëve të Jashtme. Ambasadori shqiptar, Alberto Alesi, deputet demokratian, Kay parlamentar, i ishte relatues i Komisionit, që duhet të ishte ngitur që në shtator, ka afirmuar që ajo që ka ndodhur është shumë më e rëndë, duke marrë parasysh që Italia i ka dërguar në tre vjet Tiranës ndihma prej rreth 700 miliard liretash.

NESËR DO TË LEXONI:

NIL ADMIRARI Nga DRITËRO AGOLLI „Zemreku i orës së partisë në fuqi që tendos- nga turra u dobësua deri në fund. Dhe zemreku krisi një ditë kur në Parlamentin shqiptar u dëgjua Doemos, po të jetë se vetëm Kalakula i madh i zgjohet fashizmit nuk është ndonjë punë e madhe se ...