07/04/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

7 prill 1993

Ish kryetarit të PD-së Tepelenë, z. Sokol Ajazi i jepet 1.800.000 lekë kredi

Sa u vendos drejtor në Bankën Bujqësore Tepelenë zoti Viktor Gruma, njëkohësisht filloi «punën» si dublant i tij edhe zoti Sokol Ajazi, ish kryetar i PD-së, sot Drejtor i Drejtorisë së Punës e Përkrahjes Sociale në rreth. Sa u vendos drejtor në Bankën Bujqësore Tepelenë zoti Viktor Gruma, njëkohësisht filloi «punën» si dublant i tij edhe zoti Sokol Ajazi, ish kryetar i PD-së sot Drejtor i Drejtorisë së Punës e Përkrahjes Sociale në rreth. Si institucion Banka është një, por drejtorët janë dy. Shtatë punonjës dy drejtorë! Z. Sokol është më «i rregullt» edhe se vetë drejtori. Ai mban dhe çelsat e zyrës së drejtorisë. (Për dijeni Degës së Rëndit Publik). Së shpejti secili do të ketë kopjen e vetë. Punës i bëhet «mirë» me dy drejtorë, se siç thotë populli një mendje hic mendje. Veç punonjësit janë përpara hallit: nga cili drejtor t’i marrin urdhërat dhe kujt prej tyre t’i drejtohen për problemet e punës, zotit Viktor apo zotit Sokol?! Po jo rastësisht ata janë bërë bashkë. Janë nga një fshat. Janë të një Partie, të PD-së. Janë të një «llogoreje» e të një qëllimi. Të mos bëjnë për njëri-tjetrin?! Zotit Sokol i duheshin 1.800. mijë lekë (të reja) për të bërë një kamion e për t’u bërë edhe afarist, me pushtet ekonomik. Por për marrjen e tyre me kredi «pengonin» punonjësit e kredisë. Ndaj u mblodhën kokë më kokë drejtori dhe dublanti. Vendosën të bëjnë «reformë» në institucion. Të dy punonjësit e kredisë me arsim të lartë i nxorrën në asistencë, i sakrifikuan për zotin Sokol, pa «pyetur» edhe për ato çfarë thotë Presidenti i nderuar, zoti Sali. Dritare jeshile për kredi u hap: Qytetarit të varfër zoti Sokol Ajazi i aprovohet e i jepet kredia prej 1.800 mijë lekësh. Të rrojë PD-ja! Të rrojë Qeveria! Sipas udhëzimit dhe kritereve kreditë jepen sipas radhës kryesisht për mekanikë bujqësore fshatarët. Por për zotin Sokol çështja ndryshon. I merr me përparësi jashtë radhe e me bollëk, si «fshatar nderi». Me kaq lekë mund të bliheshin afro tre zetorë për të punuar tokën në fshat, por shëndoshë zoti Sokol, po fshatarët le të punojnë edhe me gomar. Mendon PD-ja, mendon Qeveria për fshatarët! Tek sa dua ta përfundoj këtë shkrim, nuk do të gjeja gjë më të bukur dhe më të mirë se sa vargjet e Ali Asllanit tek poezia «Hakërrimi». Vendi qënga sofër e gjorit, vlen për gojë e për lëfyt, bëni sikur, veni vetull, shoku shokut krren sytë. Dhe për një zë kërkoni pesë, po më mirë njëzetë e pesë, Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë... Por a do të lejojnë Tepelenasit të spekullojnë batakçinjtë, spekullantët, Sokolët, Viktoret... e të tjerë?! LEDIO BENÇA MEMALIAJ

POLITIKA AGRARE TË JETË NË INTERES TË SHUMICËS, JO TË PAKICËS SË FSHATARËSISË

– Kur do të përfundojë ndarja e tokës z. Ministër? – Në vitin 1992 në bujqësi u përdorën 25 herë më pak plehra kimike dhe rreth 5 herë më pak karburant se dy vjet më parë. – Privatizimi i NB-ve po bëhet pa ligj nga parlamenti. – Kush do ta mbajë përgjegjësinë në qoftë se prishja e fermave do të formohen përsëri këneta? – Kur do të përfundojë ndarja e tokës z. Ministër? – Në vitin 1992 në bujqësi u përdorën 25 herë më pak plehra kimike dhe rreth 5 herë më pak karburant se dy vjet më parë. – Privatizimi i NB-ve po bëhet pa ligj nga parlamenti. – Kush do ta mbajë përgjegjësinë në qoftë se prishja e fermave do të formohen përsëri këneta? Para një viti kur z. Meksi paraqiti përbërjen e qeverisë së tij në të cilën figuronin si zv. kryeministra, ministrat e policisë dhe të bujqësisë, u trembën se Shqipëria do të bëhej një shtet policor - bujqësor dhe do të hidhej hapa të rëndësishëm drejt … ta justifikonte duke thënë se objektivi që kishim caktuar (qershor ’92) s’ishte studiuar sepse shifrat që na ishin dhënë më parë për ndarjen e tokës ishin fiktive. Kështu z. Ministër «harroi» të thotë sesa të «arta» janë tani që ai pushtetin ritmet … janë ato forca që e pengojnë realisht ndarjen e tokës. Realiteti është se ka forca (brenda partisë në pushtet) që janë kundër zbatimit të ligjit për ndarjen e tokës. Në replikat e tyre deputetët socialistë Uglini dhe Përpali vunë në dukje se televi… ra të informimit masiv i bëjnë më shumë jehonë forcave që janë kundër ligjit për ndarjen e tokës se sa domosdoshmërisë së zbatimit të këtij ligji. Nga përgjigjet e ministrit të bujqësisë nuk u muarr vesh se kur do të përfundonte ndarja e tokës. Se sa i vendosur e unik është grupi i PD-së për ndarjen e tokës duket edhe në faktin që për t’u deklaruar atyre forcave që kundërshtojnë ligjin se ligji do të zbatohet deri në fund, s’gje… Para një viti kur z. Mexi pa-praqi përbërjen e qeverisë së tij të re shtet policor - bujqësor dhe do të hidhtë hapa të rëndësishme drejt mesjetës. Në bujqësi gjendja është e mjeruar. Për t'u informuar grupi parlamentar i PS kishte kërkuar në një seancë pyetjesh ministrin e bujqësisë z. Rexhep Uka. Kjo seancë u zhvillua të hënën mbasdite për 4 orë me radhë. Ndër problemet më të rëndësishme për të cilat u fol ishin ato për ndarjen e tokës, dhënien e tapive, politikën ndaj zonave malore, privatizimin e NB-ve, specialistët e bujqësisë, komplekset blegtorale, vreshtat, ullishtet, pemëtoret, plehrat kimike, ujrat etj. Në lidhje me ndarjen e tokës sipas ligjit qeveria ishte zotuar që ta përfundonte atë në muajin qershor 1992. Po mbushet viti për përfundimin e tokës nuk po përfundon. Ministri na habit kur tha se aktualisht është ndarë 76 për qind e tokës dhe janë dhënë 45 për qind të tapive. Në njoftime të mëparshme janë thënë shifra më të larta. Vonesa e pajustifikueshme në ndarjen e tokës z. Uka u mundua të të thotë se të «larta» janë tani që ka ai pushtetin ritmet e ndarjes së tokës dhe cilët janë përfituesit e zonave ka mbetur mjaft fshatra e zona ka mbetur prapa. - Çështja e shpërndarjes së tapive është në nivele minimale. - racave të pastra e të tjera. - 1992, praktikisht është e bllokuar, bile në ... - përkatëse është Maliqi. -

TAKIM MIDIS PARTISË SOCIALISTE dhe PARTISË AGRARE

Më datë 6.4.1993 me kërkesën e Partisë Agrare u zhvillua një takim i përbashkët midis përfaqësuesve të Partisë Socialiste, z. Fatos Nano e Namik Dokle me përfaqësuesit e Partisë Agrare, z. Lufter Xhuveli e Resmi Osmani. Qëllimi i këtij takimi ndërpartiak ishte shkëmbimi i mendimeve për situatën ekonomike dhe politike që kalon sot vendi ynë. Biseda u përqëndrua në çështjen e reformës ekonomike dhe gjendjen e turbullt të privatizimit; për vështirësitë ekonomike aktuale dhe mundësitë e kapërcimit të tyre; për gjendjen aktuale politike të brendshme dhe për disa aspekte të politikës së jashtme; për problemet e pushtetit lokal; për respektimin e të drejtave të njeriut dhe pluralizmin politik, në kuptimin e gjëra të fjalës etj. Të dy palët shfaqën opinionet e tyre për këto probleme dhe vlerësuan se të nevojshme takime të tilla, ku shkëmbehen mendime dhe ballafaqohen alternativat përkatëse. Korresp. «Zërit të Popullit»

Replikë

E DEPUTETIT FATOS NANO NË EMËR TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË SOCIALISTE Falenderoj Ministrin për ekspozën e gjerë të politikës agrare që paraqiti. Do të përpiqem të shpreh një gjykim e opozitës. Me sa duket politika agrare e ndjekur deri tani nga Qeveria së pari bie në kundërshtim me programin e paraqitur dhe të miratuar në këtë Parlament prej saj dhe së dyti me interesat e shumicës së fshatarësisë, sepse ajo po shfaqet një politikë agrare në interes të një pakice të vogël të fshatit kur gjendja e fshatit përgjithësisht është e mjeruar. Po e mbështes këtë me faktet e mëposhtme që janë të pjesshme. - Ndarja e tokës që duhej të përfundonte më 15 qershor 1992, praktikisht është e bllokuar, bile në ... - Çështja e shpërndarjes së tapive është në nivele minimale. - Strategjia e shpallur për riorganizimin e NB-ve në shoqëri aksionare, komponent i vetë programit të PD-së, u zëvendësua me praktikën e shkëmbimit barbar të një pasurie me përmasa kolosale. E kam fjalën këtu për 16000 ha tokë ose një të katërtën e pjesës më pjellore të tokës bujqësore të vendit për mbi 1000 ha sera, 12000 ha vreshta 30 komplekse gjysëmindustriale të prodhimit të mishit e vezëve, 60 ha, ullishte e pemëtore nga më modernet, mbi 40000 krerë lopë të racave të pastra e të tjera. - Një shembull fare minimal, por me përmasa drastike për zonat përkatëse është Maliqi. - U tha se në gjendjen e sotme të bujqësisë shqiptare Qeveria do të ndërtojë një politikë fiskale dhe krediti të posaçme për të favorizuar (zhurmë dhe pastrirm nga e djathta) ndërsa rë fakt masat e politikës fiskale më vjen keq që Ministria e Bujqësisë nuk arrin të krijojë partneritet me ministrinë e ekonomisë, por i nënshtrohet asaj. Bujku shqiptar nuk po njeh asnjë mbrojtje nga shteti, përkundrazi po i rëndohet barra e tatimeve. Mund të numërosh shumë zona e fshatra që sot edhe bukën e marrin me listë dhe jam i shqetësuar politikisht se më pas do të pasojnë edhe produkte e nevoja të tjera të fshatit. Objekcionet tona janë që politika agrare e Qeverisë të njohë realitetet konkrete të vendit dhe t'i vijë në ndihmë shumicës së popullsisë. Faleminderit.

Gratë Socialiste solidarizohen me gratë në zonat e luftimeve në ish-Jugosllavi

Në muajin shkurt u mbajt në Athinë mbledhja e Grupit të Internacionales së Grave Socialiste në të cilën u aprovua një rezolucion mbi situatën e grave dhe fëmijëve në zonat ku zhvillohen luftime në ish-Jugosllavi. Në rezolucion thuhet se gjendja po shkon drejt keqësimit. Gratë dhe fëmijët gjithnjë e më shumë po vuajnë pasojat e bombardimit të objekteve civile, të mungesave ushqimore, të lëndëve djegëse, të strehimit dhe ndihmës mjekësore; gjithnjë e më shumë gra, fëmijë, të moshuar detyrohen të largohen prej fshatrave e qyteteve dhe të kërkojnë strehim në kampet e refugjatëve. Internacionalja e Grave Socialiste u bën thirrje me forcë të gjitha palëve të implikuara në konflikt t'u japin fund luftimve në ish-Jugosllavi dhe mbështet përpjekjet e nisura në Gjenevë për t'i dhënë zgjidhje paqësore këtij konflikti dhe procesit të tmerrshëm të «pastrimeve etnike». Gjendja e grave është veçanërisht e dëshpëruar. Byroja Ekzekutive e Internacionales së Grave Socialiste ka regjistruar të dhëna për mijëra gra e fëmijë, të cilët janë përdhunuar prej burrave pjesëtarë të grupeve ushtarake dhe paraushtarake si edhe prej popullsisë civile. Deklarata e Ekzekutivit të Internacionales së Grave Socialiste në Nëntor të vitit 1992 denonconte kampet e vdekjes në të cilat gratë mbahen për t'u përdhunuar dhe një numër mjaft i madh i përdhunimeve janë bërë në vende publike në prani të dëshmitarëve akularë prej familjeve dhe fqinjëve, si edhe rastet e përdhunimit masiv dhe të grave që kanë gjetur vdekjen prej multipërdhunimit. Gratë që mbeten shtatzëna si rezultat i këtyre akteve nuk kanë as mundësi; as të drejtë të abortojnë. Kështu ato detyrohen prej së drejtës për të vendosur vetë për këtë problem. Shtypi ndërkombëtar ka bërë prezent tmerrin e grave që lindin fëmijë të cilëve ato nuk dënojnë t'u hedhin as syte apo tmerrin që gratë përjetojnë gjatë largimit me (Vijon në faqen 2) Gratë Socialiste solidarizohen me

REFORMA NUK KRYHET ME SAJESA POLITIKE

- Letër e hapur Presidentit - ... një letër po JUA drejtoj në ... shtypit, të opozitës, të ... dhe të opozës me dë... e mirë që ta shoh të bo... të gjitha. ... PRESIDENT ... kam qenë anëtar i ... dhe ... jam anëtar i asnjë ... me. Për mua si intelekt... ... gjithëcka është polici... ... akti i tij, e ardhm... demokratike, SI pedagog... ... jam qenë, jam ... ish d... në shkollës, sepse k... ... formimi ... një br... ... e vjetër ... ... qëndrim nuk i për... është ... ... gëjën disa «kokave» të nxehura të veshur me pushtet partiak dhe disa «punisto-demokrate» që dëgjojnë sot në Universitetin tonë. Ata shohin tek unë një pabindur që gjë kundërvihet veprimeve të tyre të paligjshme, të cilat synojnë shkatërrimin e shkollës tonë të lartë, e cila nuk është vetëm për PP, por mundi o djersa, dhe mëndja e ndritur e disa qindra pedagogëve, të cilët, ndonëse me të mos përfillurit në regjimin monist, punuan pa kurrsyer asgjë për ta ngritur atë në nivele të lavdërueshme tekniko-shkencore. Këtij brezi i përkas edhe unë zoti President, me punën time modeste 26 vjeçare si pedagog dhe si intelektual. Gjatë kësaj periudhe kam botuar si autor dhe bashkautor 13 tekste në 18 volume me rreth 3000 faqe për fakultetin e inxhinierisë, 3 tekste për shkollat e mesme teknike dhe dy libra për prodhimin nga shtëpia botuese «Naim Frashëri». Kam dhënë kontribut në fjalorin enciklopedik shqiptar dhe jam bashkautor i fjalorit terminologjik 5 gjuhësh, përgatitur në Institutin e gjuhësisë. Gjatë kësaj periudhe kam përgatitur dhe zbatuar në prodhim 20 projekte kam mbajtur 12 referate dhe kumtesa, kam bërë 17 recenca dhe oponenca disertacionesh dhe studimesh qeveritare, kam botuar 3 artikuj, në buletinin e shkencave dhe 12 të tjerë tek «Shkenca dhe jeta», dhe «Zëri i Rinisë». Kam drejtuar 2 tema qeveritare, ku përveç katedrës bashkë... (Vijon në faqen 3)

Ndalohen katër persona për grabitje

Në gazetën tonë më datën 3 prill botuam edhe një njoftim të shkurtër mbi grabitjen e arkëtares së frigoriferit në Shkodër. Dega e Rendit Publik e këtij rrethi, në një njoftim të saj të publikuar më datën 5 prill mes të tjerash thekson se për këtë grabitje ka ndaluar katër veta, 3 prej të cilëve punojnë në frigorifer dhe tjetri në Stacionin e Zooteknisë. Ndalimi i tyre është bërë sepse dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri - tjetrin për realizimin e kësaj grabitjeje. Shuma e parave të grabitura i kalon 9 milionë lekë. Korresp. i «Zërit të Popullit»

PARTIA SOCIALISTE KËRKON NDRYSHIMIN E MENYRËS SË QEVERISJES

Presidenti Berisha arnon Qeverinë duke i bërë lëshime të djathtës ekstreme – Konfliku i paaftë!?... Musaraj thërret të vendosë rendin. – Zoti Uka në Parlament angazhohet për zbatimin e reformës në bujqësi... Uka zëvendësohet me Kalakulën. – Ministri i Turizmit, Osman Shehu u shkarkua si i korruptuar, i paaftë, apo i pabindur?

... për ... gazetën ... është ... bërë ... bot ... 1993 ... 1944 ...