- A është kushtetues Neni 2 i këtij Dekreti? -
Në Dekretin e Presidentit për ndryshimet në Qeverinë Meksi tërheq vëmendjen Neni 2 i tij. Në këtë Nen theksohet ndër të tjera se zoti Rexhep Uka «...emërohet ministër pa portofol për problemet e pushtetit lokal». Pyetja që lind menjëherë në këtë rast është: A është kushtetues kjo pjesë e këtij neni? Le t’i referohemi Ligjit Kushtetues:
Në kreun e dytë të Ligjit Kushtetues (Organet e larta të pushtetit shtetëror) në pikën 13 të Nenit 16 të tij thuhet shprehimisht:
«Kuvendi Popullor ka këto kompetenca kryesore:
13. Vendos krijimin ose prishjen e ministrave dhe të organeve të tjera të njësuara me to.»
Po kështu në Kreun e tretë të këtij Ligji (Organet e larta të administratës shtetërore) në paragrafin e shtatë të nenit 35 thuhet:
«Përbërja, atributet dhe organizimi i Këshillit të Ministrave rregullohen me ligj».
Neni 2 i Dekretit të Presidentit nuk është një tjetër veçse ndryshim i strukturës (përbërja, «Organizimi») së Këshillit të Ministrave. Ai është krijim i një ministrie të re në strukturën e qeverisë. I parë në këtë vështrim, neni 2 i Dekretit të Presidentit duket jokushtetues. Në një rast të tillë Presidenti duhet të kishte paraqitur më parë në Parlament projektligjin për ndryshimin e strukturës së qeverisë (shtimin e një ministrie), pastaj të emëronte ministrin përkatës.
Në të vërtetë në Dekretin e Presidentit ka një shprehje («pa portofol») që u jep të drejtë këshilltarëve ligjorë të Presidentit të mbrojnë nenin e mësipërm të dekretit në fjalë. Por shprehja «pa portofol» dhe shprehja për problemet e pushtetit lokal» shprehjen ry dy nocione që kundërshtojnë njëri-tjetrin. Ato janë bashkangjitur me njëra-tjetrën ose për të krijuar me qëllim konfuzion në interpretimin juridik të Nenit 2, ose janë shprehje e një përpjekjeje për të realizuar një kompromis politik nga ana e Presidentit me rastin e shkarkimit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të bujqësisë. Nga njëra anë ai synon të «ledhatojë» plaçgën e ministrit të shkarkuar (dhe të grupit që ai përfaqëson) duke i thënë se «ja, edhe ti e ke një portofol» (pa çka se pa portofol). Nga ana tjetër «mugshëllon» ata që kritikojnë bllokimin e pushtetit lokal duke u thënë se «tani e zgjidhëm problemin sepse vumë një ministër për këtë punë».
Këto janë aspekte politike të këtij neni që lejojnë interpretime të ndryshme. Por ana juridike e tij nuk duhet të lejojë ekuivokë. Duhet sqaruar qartë. A është ministër pa portofol zoti Uka, apo është ministër për pushtetin lokal? Deri tani nuk kemi ndonjë ligj që të parashikojë ngritjen e ndonjë ministrie për pushtetin lokal. Prandaj Neni 2 i Dekretit të Presidentit duket i dyshimtë nga ana kushtetuese.
Konfrontim i policisë me banorë e Velihtërnës për çështjen e tokës
Ditën e premte në afërsi të Velihtërnës, është prerë një masiv i madh me pamë 2000 rrënjë kumbulla. Janë prerë nga banorët e fshatit Velihtërnë, sepse pretendonjëse se kjo ka qenë tokë kullosore për bagëtitë e tyre, në shenjë revolte për zvarritjen e ndarjes së tokës. Fjala është për 80 ha tokë që i ka marrë Zvirina, dhe s’do t’i lëshojë (Zvirina dhe Velihtërna kanë qenë në një sektor) Nga Këshilli i Ministrave është premtuar që banorëve të Velihtërnës t’u jepet për kompensim nga ndërmarrja ushtarake.
Ditën e shtunë ndërhyjnë forcat e rendit por nuk pa patur konfrontime të hapura. Ditën e dielë, natën dhe në mëngjes janë arrestuar kryepolici dhe 6 persona të tjerë. Më pas banorët e Velihtërnës bllokuan rrugën nacionale në shenjë hakmarrje. Ndërkohë forcat e rendit ndërhynë dhe pati një konfrontim të ashpër me banorët u plagosën gra dhe fëmijë.
Shokët e Partisë Socialiste të rrethit, kërkuan nga organet e pushtetit lokal të rrethit qartësimin e situatës dhe qetësimin e gjendjes. Dje u organizuan një takim i tillë i organeve të pushtetit, rendit dhe forcave politike për qetësimin e gjendjes.
Korresp. i «Zërit të Popullit»
Përpara Ministrisë së Bujqësisë
Miqtë urojnë z. Kalakula
Përpara Ministrisë së Bujqësisë Miqtë urojnë z. Kalakula Dje paradite përpara godinës së Ministrisë së Bujqësisë ishin mbledhur mjaft njerëz të cilët, duke i parë pamja e jashtme e jashtme me dukeshin shumë të entuziazmuar. Kush janë këta, pyesnin njerëzit? Dhe pas kësaj pyetjeje merrej përgjigjja se ata ishin miqtë e zotit Kalakula. Për të qenë më të saktë ata ishin anëtarë të shoqatës «Pronesi me drejtësi». Këta ish pronarë kishin ardhur për të përgëzuar ministrin e ri të bujqësisë me të t’ia këshillonin atë që të përshpejtonte programin e «Shoqatës së tyre ku, pa dyshim, është anëtar edhe zoti Kalakula. A do t’u përgjigjet dëshirave të kësaj shoqate z. Kalakula? Mënyra ta thotë se ai do t’ju përshtatet situatave, duke patur parasysh këtu edhe interesat vetjake. Megjithatë ai e ka të vështirë sepse programi i PD që qënë dhe është për ndarjen e tokës sipas ligjit të miratuar nga parlamenti pluralist. Kalakula është në një udhëkryq. Të rë shohim se ç’rugë do të marrë! A. C. Ç.
Qellohet një makinë; plagoset një prift italian
Këto ditë ndodhi një akt indinjues. Një prift që kishte ardhur nga Italia në qytetin e Shkodrës duke u kthyer nga mesha që dha në një fshat të zonës së Nënshkodrës, qëllohet makina në të cilën ishte duke udhëtuar dhe plagoset. Siç u informua në Shkodër, ky veprim është kryer nga dy persona. Personi që ka qëlluar ka ikur në drejtim të panjohur. Informacioni i deritanishëm për rrethanat e kryerjes së këtij akti terrorist vënë në dukje se personat pasivë janë dalë nga një bufet në anë të rrugës, i kanë bërë me dorë që të ndalojë një makinë që po vinte në drejtim të tyre. Makina nuk ka ndaluar, por ka vazhduar rrugën. Atëherë ata e kanë qëlluar këtë me pistoletë, ku plumbi godet priftin, në fjalë, që ndodhej në makinë. Armën e mbanin pa leje.
Theksojmë se kjo ngjarje i indinjon qytetarët shkodranë. Ajo nuk ka asgjë të përbashkët me traditat e mikpritjes e të besnikërisë shqiptare. Mesazhi i këtij prifti ishte human, ai kontribuonte edhe për sigurimin e ndihmave humanitare.
Pasi ju dha ndihma e parë në spitalin e Shkodrës, mësuam se më pas është dërguar në Itali. Një përfaqësues i sektit katolik në këtë qytet na tha se ishte interesuar dhe kishte mësuar se jeta e këtij prifti është jashtë rrezikut.
67 gra në «Shtëpinë e madhe»
Janë gjithsej 68 vetë, një burrë dhe 67 gra, të cilët më 16 mars 1993 u dërguan në «Shtëpinë e madhe», siç po quhet asistencia sociale. Janë gra që me punë e përkushtim ndërtuan e madhe për vegjëlushët, merituan emrin dhe vendin e «nënës së dytë». Janë nënat e çerdhes, ato hëna që, kush ka fëmijë e kush i ka rritur ato në çerdhe, çdo mbremje i ka pasë «njëzetarë të familjes». Janë gra me fëmijë. Ndonjë i ka të rritur dhe «mund t’a mbajnë» në shtëpi. Shumica i kanë të vegjël. Aq të vegjël sa çdo shkurtim i racionit ushqimor në shtëpi prek kockat e njoma e trupin e brishtë. Janë gra me arsim të mesëm, pedagogjik e injekësor, mami, infermiere mësuese. Me përvojë të gjatë pune. Në fshat. Në spital. Në maternitet. Çerdhet e fëmijëve në asistencë! Në Peshkopi, nga 97 vetë, 68 u shkurtuan. U dërguan në «shtëpinë e madhe» në «azil...» ABDURRAHIM ASHIKU ABDurrahim ASHIKU
Janë gra që me punë e përkushtim, me dashurinë e madhe për vogëlushët, e çerdheve, ato nëna që, kush...
PRESPIOTET NË MESHIRE TË FATIT
Zona e Liqenasit në rrethin e Korçës e populluar nga afërsisht 4000 banorë me popullsi maqedonase në fshatrat Gorricë, Gollomboç, Goricë e madhe, Bezmisht, Pustec, Shulin dhe Lajthizë aktualisht mund të quhet një zonë e harruar. Ditët e vështira të tranzicionit si në shumë zona të tjera malore të rrethit të Korçës po ndien dhimbshëm edhe këtu jeton kjo pakicë kombëtare, buzë liqenit piktoresk të Prespës së madhe, në këtë natyrë që e ka në zili shumë investitorë të huaj mungesë lekësh bëhet edhe në natyrë! Spitali i Pustecit është i mbyllur për mungesë personeli e fondesh. E veçanta: ai nuk është shkëputur, fjalë buron nga banorët. Toka punohet me krahë. Mungesa e ushqimeve e sidomos e bukës i detyron kryefamiljarët të ecin me këmbë kilometra të tërë për të blerë grurë në fshatrat. Kuptohet çmimi si në ekonominë e tregut. Banorët e kësaj zone që e flasin shqipen aq bukur sa edhe gjuhën e tyre të nënës maqedoniane... e panë si një shkundje shpreshëdhënëse, mirëkuptimi e përkrahjeje, duke menduar se dikush tani do të kujtohet edhe për ta, ndoshta pushtetarët e rrethit apo deputeti Bari Bregu të cilit i dhanë votën më 22 Mars. Mungesa e ujit të pijshëm, që prej dy vjetësh i detyron banorët e shullnit ta marrin atë në orë larg. Ndërlidhja telefonike nuk ekziston. Po kështu asnjë autobuz shëtetor nuk ngjit për në Prespë, vetëm në prill, dhe dukohët e fundit pagesa e të cilit për
tërë për të blerë grurë në fusharakët. Kuptohet çmimi në ekonomi aq bukur sa edhe gjuhën e tyre të nënës maqedonishten ja qajnë hallin kujtdo, një shoku, një miku, një kalimtari; pushtetarëve të rrethit po se po, por zotërinj të demokratisë edhe nuk janë dukur kësi andej, për të lehtësuar barrën e halleve, sikurse nuk janë ngjitur edhe në Opar, në Gorë, në Vithkuq në tërë malësinë e vuajtur të rrethit të Korçës.
Dhe i ndjeri president thekson se të respektohët minoriteti ta duash atë dhe të thotë vetë, përtej e të duash vetë. E drejtë, shumë e drejtë sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të mund të ndezim një pishe të drejtësisë drejt Europës.
FATOS SHAMBLLI
Në emër të kujt flasin sekretarët e MEKSIT?
Qeveria Meksi emëroi ca nëpunës në Këshilla rrethesh, Bashki e Komuna me emërtimin sekretarë. Pra, sekretarë pushteti të papushtetshëm.
Them kështu se pushtetin ta jep populli jo Qeveria e partia. Atëherë çfarë përfaqësojnë e në emër të kujt flasin këta njerëz? Domosdo partitë dhe në emër të saj. Sekretari sekretarët e këtij lloji, janë thjesht punonjës aparati. Dhe si të tillë ata s’kanë të drejtë të flasin në emër të popullit e të përfaqësojnë atë.
Sekretarët e emëruar të Meksit ligjërisht nuk kanë asnjë përgjegjësi përpara popullit, se populli u kërkon llogari përfaqësuesve të tij, të cilëve u dha votën. Kurse sekretarët janë krejt jashtë kontrollit, por duke qenë në vende kyçe prishin dhe punë. Ku dihet kur i krijohet mundësia zotit Meksi të kontrollojë kuadrot e tij me nga shpërndarja të tilla.
Shpesh kemi dëgjuar e lexuar se në këtë përkufizim morën pjesë e soli dhe sekretari i këshillit ose komunës. A nuk është ky një bastardim që i bëhet pushtetit legjitim? Këta lloj sekretarësh të kujtojnë sekretarët e Byrove të Partisë së Punës, të cilët të gjithë mbërthyen funksione pushteti. Edhe tani dalëngadalë pushteti po rrënohet e shfletat pas në emërime e partiakeve. Nuk është e thënë që edhe në demokraci pushteti u mos zërë vendin e tij, por të hiqet për hundësh. Po mos u jetë demokraci pa pushtet e pa shikim? Ky lloj pushteti të bën zymtë vetëm Qeveria dhe PD-së, so popullit, prandaj kthejani pushtetin popullit, zotërinj!
Realiteti në fshatin dibran duhet parë në sy
Çdo vit shtohen mbi 3000 krahë pune, njerëz që duan punë
Dibra është një rreth me pak tokë. Me shkëputjen e kromit me rrethin e ri të Bulqizës dhe me ndërprerjen në minimum të degëve të tjera të industrisë si ajo e kromit në Selishtë, mermerit, ushqimore, me shuarjen e investimeve në ndërtimet qytetare dhe mbylljen e syve para turizmit që lidhet me Ilixhat e njohura të Peshkopisë dhe bukuritë magjepse të Lurës e vendeve të tjera shumë të bukura, Dibra është aktualisht në skaj të vëmendjes bashkëkohore, një provincë ku dimri dhe largësia nga qendra, mungesa e rrugëve dhe popullsia e dendur (ku rreth 90 për qind është në fshat, bëjnë ligjin e varfërimit absolut të kësaj treve.
Shihni bulevardin e Peshkopisë njerëzit që e mbushin atë si në ditët mitingjesh, shfletoni listat e gjata e të stërgjata të asistencës sociale, listat e atyre që pas një viti asistence kanë mbetur në shumë raste burrë e grua pa punë. Është një realitet një plagë që nuk mbulohet, që nuk mund t’a mbulojë asnjë forcë politike.
Për Dibrën problem është qyteti i Peshkopisë por problem mbi problem është fshati. Ka një mendim se fshati është zgjidhur sepse ka tokën dhe blegtori. “Mund të jetojë me të ardhurat nga toka dhe të ardhurat nga blegtoria”. Fshati dibran nuk ka as tokën dhe as bagëtitë e mjaftueshme për një jetë në kufijtë e minimumit jetik. Kjo vlen si për ultësirën e Dritit por në veçanti për fshatrat e larta malore, fshatra që përbëjnë shumicën e popullsisë në Dibër. Çdo vit Dibra shtohet me 3000 frymë, me 3000 krahë pune të reja. Në nëntëdhjetë bujqësore që zotëron rrethi këta nuk kanë vend pune. Për ta ka vetëm një rrugë: kurbeti. Një emigracion...
(pVijon në faqen 2)
...pa asnjë plan e asnjë rregull, me rrezik jete.
Kam shkelë me këmbë kohët e fundit fshatrat e zonave të Lurës, Dardhës, Cidhënës, Muhurrit, Selishtës etj. Me burim kurbetin, në këto fshatra, kanë hyrë televizorë e pajisje të tjera shtëpiake. Me burim kurbetin dhe kreditë në këto zona kanë hyrë edhe kamionë e vetura vetjake. Nuk ka dyshim se këto janë fryt i demokracisë, i hapjes që ka bërë Shqipëria vitet e fundit. Asnjë forcë politike e për më tepër Partia Demokratike nuk ka të drejtën e monopolizimit absolut të këtyre burimeve të reja për mirëqenien në fshat. Ato janë fryt i iniciativës së djemve dibranë që me rrezik jete kanë marrë udhët e kurbetit, veçanërisht drejt Greqisë, me shpresën e rëndë të marshimeve tepër të gjata e të lodhshme, me me peshën e rëndë të shkopit të policit dhe me rrezik jete.
Por realiteti duhet parë me sy. Ka familje (të shumta në numër) që nuk kanë të siguruar bukën e gojës, minimumin jetik të vazhdimësisë së jetës. Në fshat mungon shërbimi shëndetësor. Në disa zona të rrethit si në Lurë, Rec, Dardhë, Cidhën, Fushë-Cidhën etj. shërbimi telefonik mungon edhe në qendrat e komunave. Kanalet vaditëse këtë vit parashikohet që në shumicën e tyre të jenë shumicën e fshatrave të mos përcjellin asnjë pikë ujë. Ujësjellësit janë shkatërruar dhe vazhdojnë të shkatërrohen. Në Selishtë, Dardhë, Rec, Fushë-Cidhën, Kala të Dodës etj. është ndërprerë shërbimi udhëtarëve dhe njerëzit detyrohen të ecin 5-10 orë në këmbë për të zgjidhur një hall familjar. Fshati dibran, me ndarjen e tokës, arriti të vetin. I është hapur
Me rastin e largimit të zotit Kopliku
POLICËT GRABISIN DY QYTETARË
Në orët e vona të datës 5 prill në postbllokun e policisë në hyrje të qytetit të Kavajës ndodhi një aksion nga ekipi i shërbimit.
Ata, duke përfituar edhe nga errësira e natës (1-shte ora 23.00) bënë presion ndaj drejtuesve të makines «BENZ» me targë TR 1356 A. Pasi i kërcënuan (drejtuesin kryesor të automjetit e lidhën në pranga) u morën një sasi rr o bash (për veshje) dhe një magnetofon.
Lexuesit kjo ngjarje mund t’i duket e pabesueshme, por ja që pushtetaret kanë marrë përsipër të çudisin njerëzit. Ata që e morën vesh këtë ngjarje thanë se ky «aksion» është bërë me rastin e largimit nga detyra e ministrit të Rendit Publik, z. Bashkim Kopliku.
A. Ç.
Me rastin e largimit të zotit Konik...
Kush do t’i mësojë nxënësit e fshatrave të Tiranës?!
Ka disa mangësi që tronditën para Estradës së Tiranës qëndron i mbushur plot me njerëz. Burra e gra, nuse e djem të ri, me çanta në duar e nën sqetull rrinë duke bërë muhabet me njëri-tjetrin. Si e kanë hallin?
C’janë këta njerëz? Interesohemi dhe mësojmë se janë mësues dhe mësuese të fshatit? Përveç vështirësive të shumta gjatë gjithë dimrit në shi e në baltë në të ftohtë e me rroga qesharake, ja tani që erdhi pranvera dhe një sihariq tjetër. Nga 540 lekë të vjetra, abonenta e tyre e autobusit bëhet 1800 lekë. Prandaj mësuesit nuk shkojnë në shkollë. Prandaj nxënësit mbeten pa mësuar. Prandaj dhe neve u gëzohemi ditëve të bardha që na solli Partia Demokratike.
BEQIR SKRELI
...pa asnjë plan e asnjë rregull, me rrezik jete.
Toka punohet me krahë. Mungesa e ushqimeve e sidomos e bukës i detyron kryefamiljarët të ecin me këmbë kilometra të tërë për të blerë grurë në fusharakët. Kuptohet çmimi në ekonomi e tregut.