Me ftesë të Shoqatës kineze për Miqësimin Miqësor Ndërkombëtar (CAFIU) u nis për në Republikën Popullore të Kinës, një delegacion i Partisë Socialiste të Shqipërisë i kryesuar nga Kryetari i saj, Fatos Nano,
Gjatë qëndrimit në Kinë është planifikuar që delegacioni të zhvillojë bisedime edhe me përfaqësues të lartë të shtetit dhe qeverisë kineze.
Në aeroport delegacioni u përcoll nga nënkryetari i Partisë Socialiste dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Namik Dokle dhe Sekretari i Partisë Socialiste për Marrëdhëniet me Jashtë, Bashkim Zeneli.
Kishte dalë gjithashtu i ngarkuari me punë a.i. i Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Tao Miao Fa.
Korresp. i «Zërit të popullit»
SHTETI POLICOR JEP «SQARIMET» NË VEND TË PRESIDENTIT
Protestë e pronarëve të lirë
- Pronarët kërkojnë presidentin por ai nuk del
- Ndaloohen nga policia 21 persona
- Azem Hajdari: Pse kërkoni Presidentin. Shkoni tek kryeministri, ai nxjerr ligje.
Protestë e pronarëve të lirë - Pronarët kërkojnë presidentin por ai nuk del - Ndaloohen nga policia 21 persona - Azem Hajdari: Pse kërkoni Presidentin. Shkoni tek kryeministri, ai nxjerr ligje. Dje në orën 8.00 disa qindra pronarë anëtarë të shoqatës së «Pronarëve të lirë» u mblodhën në hotel «International» të shqetësuar për miratimin e ligjit për kthimin e kompensimin e pronarëve. Të shqetësuar të hutuar, të irrituar kërkonin të dinin, të informoheshin rreth miratimit të neneve 16, 17 të ligjit. Kryetari i shoqatës z. Qirjako Noti, informoi se nenet për të cilat ata interesohen dhe që ju marin dyqanet janë miratuar nga parlamenti në natën më parë me shumicë votash. Tani ligji pret të dekretohet nga Presidenti. Zoti Noti tha se protesta e tyre mbetet për datën 19 prill pasi ministria e rendit e jep për këtë datë. Këto fjalë irrituan edhe të tjerë pronarët që qëndronin brenda e jashtë godinës së hotelit, të mbikqyrur nga policia e cila udhëroi futjen e tyre brenda godinës sepse mbledhja e tyre konsiderohet e pa ligjshme. Pas pak çastesh të ndjesisë në hotel, pronarët u drejtuan nga rezidenca e presidentit. Gjithë bulevardi «Dëshmorët e Kombit» u përshkua nga ana e tyre nën mbikqyrjen e policisë. Ora 9.15. Pronarët janë grumbulluar para rezidencës së Presidentit dhe thërrasin: «Duam presidentin» «duam të drejtat tona», «liri demokraci». Përballë turmës qëndrojnë forcat e policisë të cilat tashmë janë shumëfishuar. Pronarët thërrasin «duam Presidentin» kurse në drejtaret e presidencës duken vetëm punonjësit e saj. Tashmë në krahun e djathtë të protestuesve gjendet në pozicionin e spektatorit deputeti Azem Hajdari i cili bisedon me policët duke vëzhguar nga turma. Pronarët ulen në bulevard përballë portës së Presidentit. Një makinë policie kërkon të ... ... ma është irrituar. Merr fund hezitimi i deputetit Hajdari. Ai drejtohet drejt turmës e cila thërret emrin e tij. Ai përpiqet të qetësojë. I kërkojnë lirimin e të ndaluarve. Azem Hajdari kërkon të largoje turmën nga presidenca për në trotuarin përballë. Pronarët, përsëri kërkojnë presidentin. Policia vazhdon largimin e tyre nga pozicioni përballë presidencës dhe shkëputjen nga turma të elementëve me të «rrezikshëm» sipas saj. Vetëm nga dora e shefit kostum gri dhe bjon[d] u ndaluan plot 21 vetë. Të çuditshme se po ky shef ndërhyri për mosfutjen në makinën e një gruaje të veshur me të zeza, që tërhiqej forcërisht nga policët. Hajdari vazhdon të qëndrojë i rrethuar me turmës. Bisedimet e tij me turmën acarohen. «Të kam ndjekur në çdo miting, i thotë një grua. Sot pse s’vjen me ne. Ne kemi të drejta». Hajdari përgjigjet: «Ç’joni presidentin. Shkoni te kryeministri, ai nxjerr ligje». Një burrë i veshur me kafe i kërkon Hajdarit pse ndërhyn forcërisht policia. Hajdari cuditet e kap prej krahu dhe e tërheq duke i thënë: Hajt të çoj edhe ty tek ata (të ndaluarit në makinë). Pas pak çastesh Azem Hajdari largohet prej turmës e cila e rrethuar nga policia dhe e detyruar prej saj i largohet gjithë më tepër presidencës. Një djalë i ri shkëputet forcërisht nga turma dhe rrihet keqas nga policët. Fatmirësisht ky akt nuk duket nga drejtaret e presidencës. Vazhdoi shoqërimi nga ana e policisë përgjatë gjithë bulevardit. Tek shihje atë skenë të dhimbshme mendja të shkon gjëk[und], madje formulon dhe disa pyetje. A ... i ka pasur më afër se kaq presidenti shqetësimet e këtij populli? Pse duhet të miratohej ky ligj? Çdo të ndodhë nesër nëse para presidencës do të mblidhen ata që kanë një hall dhe nuk i pret kush?
Sipas zhurmës që solli një elikopter, i cili u ul të enjten pasdite në stadiumin «Tomorri» duke ndërprerë për disa çaste ndeshjen kontrollit, bëhet e ditur se pas inaugurimit të linjës ajrore Tiranë-Berat
Sipas zhurmës që solli një elikopter, i cili u ul të enjten pasdite në stadiumin «Tomorri» duke ndërprerë për disa çaste ndeshjen e kontrollit, bëhet e ditur se pas inaugurimit të linjës ajrore Tiranë-Berat. Peshkopi nga ministri Zhulali, zoti Agron Musaraj është i dyti ministër që inauguron një linjë të re. Në «aeroport» ministri u prit nga kryepolici i Beratit, zoti Ali Shë-nëpremte dhe disa policë të tjerë. Bëhet e ditur se ndërsa në qiell fluturonin helikopteri, në tokë «fluturonin» bosh makina e zotit Agron. Për dijeni helikopteri u kthye në Tiranë pa ministrin, sepse ai u largua në nesërmen duke vënë në përdorim makinën personale, ardhja me nxitim dhe ikja me javash-llej, siç thonë, është bërë për arsye se ishte kapur personi që kishte ... të fyer zotin ministër para ca ditësh në turizëm (djaloshi 25 vjeçar me emër E. Kumaraku). Ky djalosh detyroi një skortë policësh dhe vetë kryetarin e rendit të hapin zjarr me breshëri armësh pranë hotel turizmit, në mbrojtje, thonë, të nderit të zotit ministër. Për këtë u breshëria pa precedent që u bë e njohur në sy të shumë qytetarëve, ka komente të ndryshme, pasi, ditën dhe se breshëria e armëve nuk ishin për atë djalosh të pirë, por për gezimin e ardhjes së ministrit dhe në ikje, dhe në Tiranë u bë e njohur nga. Sidogoftë, një gjë është e saktë: E. Kumaraku u izolua dhe zoti Agron solli në Berat helikopterin duke inauguruar kështu një linjë të re ajrore.
LAÇ
U vodh lopa e kryetarit të rendit publik
Sipas një informacioni nga disa fshatarë të fshatit Fush Milot, komuna e Milotit para pak ditësh kryetarit të degës së rendit publik të rrethit Laç, zoti Paniol Kola, i cili banon në këtë fshat i kanë vjedhur lopën dhe një viç.
Thonë se ky veprim është bërë për hakmarrje pasi kryetari ka afruar pranë vetes në punë në degën e rendit mjaft nga ata të cilët i kanë përlyer duart me veprime të tilla në të kaluarën. Çështja i ka kaluar për ndjekje hetuesisë.
LATIF TAFA
Përfundoi punimet simpoziumi «Çështja e Kosovës dhe e shqiptarëve në ish Jugosllavi»
Dje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë vazhdoi në ditën e dytë të tij simpoziumi shkencor me temë: «Çështja e Kosovës dhe e shqiptarëve në ish Jugosllavi», organizuar nga Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e arteve e Republikës së Kosovës.
Në fillim simpoziumi vazhdoi punimet si një ditë më parë në dy seksione ku paraqitën rreth 30 kumtesa e referate që rrëknin një gamë të gjerë problemesh të historisë, të kultu- Mbasdite simpoziumi i vazhdoi punimet me diskutime në seancë plenare rreth kumtesave e referateve të dëgjuara. Diskutantë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia si dhe nga vende të ndryshme të Evropës çeken edhe një herë rëndësinë e tubimeve të tilla shkencore me pjesëmarrje të gjerë. Rëndësia e veprimtarive të tilla, u theksua në diskutime del në pah veçanërisht në situatat e sotme të ndërlikuara në të cilat gjendet çështja shqiptare. Tubime të tilla thanë diskutantët duhet të propagandohen gjerë në mjetet e shtypit e të masmedias duke u bërë objekt debati të hapur për gjithë shqiptarët. Fjalën e mbylljes së simpoziumit e mbajti akademiku kosovar Gazmend Zajmi i cili theksoi se simpoziumi ynë i kushtua një tematike kapitale dhe madhore të çështjes (Vijon në faqen 4)
225 FAMILJE PO MBETEN PA TOKË
Jemi 225 kryefamiljarë që kemi ardhur në fshatin Marikaj të rrethit të Tiranës këtu e disa vite më parë.
Pas shpërndarjes së fermës kemi mbetur si peshku në zall, duke u rrezikuar të mbetemi pa tokë. Këtë shqetësim e kemi bërë prezent, edhe në Komunën, edhe në fshat, edhe në organet më të larta shtetërore, por zgjidhje nuk kemi pasur. Premtime dhe vetëm premtime se toka do të ndahet sipas ligjit. Në fakt komisioni për ndarjen e tokës, (që nga të ardhurit nuk ka asnjë përfaqësues) ka bërë ndarjen e tokave mbi bazën e ish pronarëve të dikurshëm. Ata kanë mbajtur si ullinjtë shekullorë. Për këtë në protestë të tokës më parë kërkojmë: 1. Të na jepet toka sipas ligjit të miratuar nga Parlamenti: 2. Të bëhet rindarja e tokës me një komision tjetër ku të bëjnë pjesë edhe përfaqësues nga familjet e ardhura.
Ngn përfaqësuesit e 225 familjeve të fshatit Marikaj, Tiranë
Pronat që kemi marrë me ligj do t’i mbrojmë me çdo kusht
Dje u mblodhëm më datën 15 prill, dhe diskutuan vendimin e shoqatës së pronarëve të lirë, një zëri, të gjithë pronarët prej 1200 anëtarësh, kundërshtojnë vendimin e parlamentit për ligjin për kthimin e ish-pronarëve dhe denoncojnë nenin 12 dhe 16 germa C, e denoncojnë këtë ligj antidemokratik dhe kundërshtim me ligjin për të drejtat themelore të njeriut.
Ata i kërkojnë parlamentit që të reflektojnë ndaj kërkesës e tyre të ligjshme që këto dy nene të mos miratohen dhe janë dakord me propozimin e grupit parlamentar socialist për referendum ose për një zgjidhje komplekse që të kënaqë të gjithë. Jemi të vendosur, thonë ata, në pronat që kemi marrë me ligj në mirëbesim këtij shtetit, do t’i mbrojmë me çdo kusht dhe brenda gjithë kuadrit ligjor demokratik, në të kundërtën kjo sjell pasoja sociale, që do të ketë rrjedhojë e përgjegjësinë e mbajnë ata që bëjnë ligje antidemokratike, ata që kur marrin vendime të tilla kanë frikë të ekspozojnë para popullit, por i bëjnë fshehur larg mjeteve të informacionit e TV-së etj. Një zëri të gjithë janë të drejtuar parlamentarëve grevë të përgjithshme. Kërkesën ia drejtuam parlamentit, qeverisë, presidentit dhe gjithë forcave politike.
Kryesia e «shoqatës së pronarëve të lirë» të rrethit të Kolonjës
O DEKORATEN, O DOLLARET...
Një kujtesë për z. Sali Berisha
Natyrisht, kjo alternativë presidenti tonë Sali Berisha, ma do zemra që ta verë pakën në mendje.
Këtu është fjala për të dhënë rëndësi vetes, as asaj që shkruaj unë. Se ka pasur dhe të tjerë që i kanë rënë fort kësaj «Anfare».
Por, duke pasur parasysh faktin e shkëmbimeve të mendimeve me të në kohën moniste si demokratë, e më pas, si opozitarë, si në sferë të dimensioneve të «lirisë», e them hapur; o dekoratën, o dollarët.
Tanimë dihet historia e dekoratave të presidentit. Dihet historia e Arafatit dhe e dollarëve. Unë nuk dua të përsëris më tutje; përderisa dekorata e marrë prej tij është përgatitur nga populli (edhe nëse sipas rrethanave koh-
zive ajo dekoratë në vetvete përmban motivacionin e merituar të veçantë të luftës kundër diktaturës «kuqe nga ana e presidentit»), përderisa ajo ka të bëjë edhe me një lloj përballje të dollarëve të mbledhur nga refugjatët dhe nga anka e shtetit, al s’ka përse të tundohet; o dekoratën o dollarët! Njërën nga të dyja duhet ta zgjedhë. Populli pret atë që i ka rënë mbrëmshëm.
Në qoftë se është e vërtetë ajo çka thuhet për Ju zot Sali Berisha në padrejtësia dhe pandershmëria të revolton madje të revolton më tepër se sa t’ takon një politikan, atëherë duhet ta hedhësh prapa krahëve atë çka ke autoritetin tënd, pra dhe autoritetin e kombit.
PAVILO GJIDEDE
Flesh për Ministrinë e Ekonomisë
Filluan po mbyllen edhe ndërmarrjet e përbashkëta
ka filluar veprimtarinë si e përbashkët në vend që të bëntë lart, ka bërë poshtë. Kohët e fundit poshtë e më poshtë. Më shumë pa punë se me punë, ka qenë. Një muaj punë katër pushim i bie raporti. Ansjë përmirësim me cilësi e sa. U ndruan makineritë e vendit, po u sollën ca më të vjetra tëruara nga europa. Ka paftësi paguese dhe është në borxhe në ndërmarrje të tjera. Me në fund erdhi dhe asistenca për punëtorët, që u vuri kapak të gjithave.
Njerëz që punojnë atje pysin, s’e dimë ç’është kjo ndërmarrje, enigme e fantazmë. Shteti shqiptar, s’është dukur kurrë këtu. Ie që s’mbron punëtorët, por as vetën.
Ç’bëhet? Në dëshirojmë dhe në një pasuri të natyrës, e veçantë, që ishte ulli minonal Grina i dukur dhe në Europë, Mendo në të tjera.
THANAS DINO
Përgënjeshtrim
Nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe makina të pushtetarëve të tani-
Nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe makina të pushtetarëve të tanishëm lokale në qytetet e sipër përmendur, të cilët kanë cuar e kanë marrë ish-pronarët e interesuar, të shoqëruar nga burra të moshuar që paskan ditur me saktësi kufijtë e vjetër. Thuhet gjithashtu se ministri i bujqësisë, «reformatori» Kalakula ka dëgjuar një urdhër verbal për këshillat e rretheve që këto të fundit të mos i pengojnë ish pronarët, sepse kështu është rënë dakort me shoqatën «Pronësi me drejtësi». Disa të tjerë thonë se porosia e ministrit nuk është verbale, por është dërguar me shkrim dhe në krye mban shënimin: «Top Secret».
Ndërkohë TV dhe ATSH janë porositur që të mos japin asnjë informacion për këtë operacion.
Vëzhguesi