Sa herë që PD-ja ka siklet najvjen në skenë nga një Xhon Mekgou të ri që shqiptarët të mos e kenë mendjen shumë në hallet e përditshme të qeverisë së saj triumfale.
Edhe këtë radhë iu desh ndihma e mjeshtrit të skandaleve Blerim Çelës, për të rihapur një çështje të folur shumë gjatë këtyre dy vjetëve. Këtë skandal të quajtur «të ndihmave italiane» televizioni ynë i dha shkas ua e jep me recetë sipas këshillës së doktorit, para dhe pas bujke, pak e nga pak, por pa na thënë ndonjë gjë të re, pa na sjellë ndonjë fakt dhe pa na paraqitur ndonjë dokument. Shqiptarët tashmë e dinë ethet që po heq sot PD-ja. Është koha kur është shtruar në rend të ditës dorëheqja e qeverisë si e paaftë dhe e korruptuar, kur në duar të ka plasur skandali Arsidi e nuk dihet ku kanë shkuar 1 miliardë e gjashtëdhjetë milionë dollarët, kur skandalet e deklaratave çapraz të zvëndëskryeministrit Kopliku kanë ndezur njëri-tjetrin, kur në kabinetin e Meksit u krye një ndryshim i sforcuar duke i bërë lëshime të gjatës ekstreme, kur parlamenti dhe presidenti firmosën një ligj të ... [pjesërisht i palexueshëm] ... që flakur si leckë pa vlerë kapitali i rinj shqiptarë.
Këto janë sikletet e brendshme. Por ka edhe më: flitet sikur «po mba-hen» ndihmat italiane dhe ato evropiane. Dhe «po mbarohen» për meritat të qeverisë sonë të lavdishme o cila nisi rrugën për në Evropë dhe doli së Afrikë. Në këto kushte i duhen dhënë shpjegime popullit. Mbase duhet thënë se këto ndihma bien në erë korrupsion dhe s'ka ç'na duhen! Një fort më shumë për t'i thënë popullit të shtrëngojë rripin duke u mbështetur në forcat e veta: Albania gjendet: «fajin e kanë social-komunistët». Veçse tani entuziazmi i popullit ke shterur dhe njerëzit dinë të shohin ditën për diell korrupsionin me opinga të pushtetarëve të sotëm.
LEXONI NË FAQEN 3 «VERI KAKO NAIVE I MENDONI SHQIPTARËT?» ose BLERIM ÇELA i di shqiptarët si vetja
Nuk ka ndodhur asgjë, nga ajo që duhet të ndodhë
Programi dhe politika e qeverisë është po ajo (!!!)
Deklaron z. Meksi para nisjes për në Amerikë
Dy vjet pas përmbysjes së diktaturës, në Shqipëri ndien veç kaosin e anarshisë së lirë dhe përpjekjet e qeveritarëve, e politikankëve që drejtojnë vendin për të monopolizuar, çdo gjë, më shumë duke vënë një më mullirin e udhëheqjes së asaj të vendit.
Ndërsa është siguruar liria e lëvizjes jashtë të udhëheqjes, për atë individualit nuk është bërë gjë.
Pushtetit i lejohet ushtrimi i dhunës ndërsa individi nuk ka ku të mbrojë të drejtat e veta. Greva, si e vetmja mënyrë paqësore që punëtorët në mënyrë paqësore mund të zgjidhin problemet e tyre ekonomike është nxjerrë jashtë ligjit. Fjala e lirë lejohet deri aty ku nuk prek në kallo pushtetin «demokratik» dhe interesat e saj. Kredibiliteti i forcës politike që drejton vendin ka rënë.
Këte e kuptojmë më së miri edhe presidenti i republikës në takimin që pati në disa rrethe në jug të vendit, por më edhe gjatë takimit që pati në rrethet e Kavajës e Shkodrës. Elektoral i tij u rrua tepër.
Kriza ekonomike është ashpërsuar. Për të punuar e në nismën nuk afron asnjë siguri. Privatizimi është thuajse i bllokuar. Mungojnë investimet e huaja. Shqipëria vetë nuk prodhon asgjë. Të gjitha merren me tregti si në vitet 30-ta. Taksat janë i vetmi oksigjen që arrin t'i shtojë jetën mushkë-rive të sëmura të shtetit. Qeveria ka vënë nën kontrollin e mjetet e propagandës masive si radio, televizion, por edhe ATSH si dhe një numër gazetash. Lufta e mendimit që presupozon «a»-në e një shoqërie demokratike po kthehet në luftë kundër mendimit të lirë. Presidenti Berisha i cili në takimin e vitit '90 të intelektualëve me R. Alinë pa deklaruar se kur një pollik gëdet një qytetar ai ka goditur gjithë popullin, tani në postin e presidentit nuk është në gjendje me kompetencat e shumta që ka të bindë policinë «demokratike» që të mos i rrahë njerëzit me shkop jo më në një zonë të thellë të vendit, por as para dyerve të selisë së tij presidenciale. Çfarë bëhet këtu? Dukët se presidenti është në pozicion tepër të vështirë. Po ka a një mirëkuptim për ato që po ndodhin midis presidentit, qeverisë dhe partisë që drejton vendin? Vështirë të thuhet po.
Në mjaft raste të çarat kanë qenë evidente e publike. Kërkesa së forumit rinor të PD, për disa ndryshime në kabinetin Meksi, kërkesë e cila nuk dihet nga ç'motive lindi, por që kishte një të vërtetë brenda, presidenti në konferencën e shtypit që dha në prag të vitit të ri 1993, pikërisht më 29 dhjetor 1992 iu përgjigj se shpreh së zëri i tyre ta dëgjohet se ... (Vijon në faqen 3)
Kërkesë për seancë pyetjesh e grupit parlamentar socialist
– Drejtuar Kryesisë së Kuvendit Popullor –
Nga mjetet shtetërore të informacionit publik (TV), mësuam se një grup deputetësh të PD-së kanë kërkuar interpelancë me Kryetarin e Shërbimit të Kontrollit të Shtetit, lidhur me çrregullimet e vërejtura në trajtimin e ndihmave italiane dhënë Shqipërisë.
Është hera e parë që kërkesat për interpelanca njoftohen publikisht nga TV para se ato të zhvillohen. Kryesia e Kuvendit Popullor nuk e ka bërë këtë gjë me asnjë nga kërkesat e grupit parlamentar të PS për interpelanca me qeveritarët e PD-së. Arsyet janë të kuptueshme. Duke e çmuar luftën kundër korrupsionit të pushtetarëve të çdo ngjyre, si një nga elementët kryesorë të demokracisë dhe shtetit juridik, grupi ynë parlamentar ka ndërmarrë nisma konkrete në këtë drejtim siç ishte rasti i skandalit «Arsidi-Hoti». Edhe për çështjen e ndihmave italiane disa herë kemi folur në parlament dhe kemi përkrahur idenë e krijimit të një komisioni parlamentar për këtë çështje. Në atë komision bëjnë pjesë edhe dy deputetë të PS. Por zoti Çela duke spostuar veprimtarinë e Komisionit parlamentar, madje edhe duke e penguar atë, vjen në një interpelancë në parlament. Pak rëndësi ka kjo. E rëndësishme është që tymi e mjegulla të mos mbulojnë të vërtetën. Prandaj ne kërkojmë: 1. Bashkë me raportimin e z. Çela të raportojë edhe komisioni parlamentar i ngritur për këtë problem. Çdo pretendim se komisioni nuk është gati, nuk qëndron, përderisa përfaqësuesi i qeverisë pretendon se disponon gjithçka duhet. Pse nuk i vë këto në dispozicion të komisionit parlamentar? 2. Bashkë me interpelancën, zoti Çela t'u përgjigjet edhe disa pyetjeve të grupit tonë parlamentar, pasi në bazë të rregullores së Kuvendit Popullor, një gjë e tillë është e pranueshme. 3. Kërkesa jonë për seancë pyetjesh t'i bëhet e njohur opinionit publik nëpërmjet TV-së, siç u veprua me kërkesën e deputetëve të PD-së. 22 prill 1993 ndjekur me vëmendje e hap pas hapi proceset demokratizuese në vendin tonë, e kryesisht në Lezhë e rrethinat e saj, ka arritur të fiksojë në celuloid pamje mjaft interesante e domethënëse të ringjalljes së besimit katolik, Në 50 tablo të ekspozuara në bardh e zi, sipas një konceptimi artistik dhe jo thjesht regjistrues e dokumentar, nga autori Llesh Prendi, jo vetëm është dhënë ringjallja dhe praktikimi i lirë i riteve fetare, por është evidentuar edhe dëshira e pashuar, pasioni dhe ripërtëritja shpirtërore e popullit tonë. Për të evidentuar janë ato foto në të cilat pasqyrohet ringritja graduale e objekteve të kultit apo improvizimi i tyre. Fotoekspozita «Ringjallje», e cila po vizitohet prej shikuesve të shumtë, përveç vlerave dokumentare që ka është në të njëjtën kohë, edhe një dëshmi e talentit, pasionit dhe përkushtimit ndaj artit të fotografisë që ka autori Llesh Prendi, Fotoekspozita, në këtë vignile të vizitës së Papa Gjon Pali i II, sikur i thotë Shënërisë së Tij, «Mirëseardhsh në Shqipëri!». Korresp. i «Zërit të popullit»
Në vigjilje të vizitës së Papa Gjon Pali i II-të
Fotoekspozita «Ringjallje» sikur i thotë Papës «Mirëserdhe në Shqipëri»
Në kuadrin e vizitës historike të Shenjtërisë së Tij, Papa Gjon Pali i II në Shqipëri, këto ditë u hap në pallatin e kulturës «Manush Alimani» të qytetit të Lezhës fotoekspozita «Ringjallja» e fotografit Llesh Prendi, antar i shoqatës së fotografëve shqiptarë «Gjon Mili».
Autori, Llesh Prendi, duke ekspozuara në bardh e zi, sipas ...
Përballë situatës së rënduar – zgjidhja e re politike, e vetmja alternativë
– Nga takimi i deputetëve KASTRIOT ISLAMI e SABIT BROKA me intelektualë të rrethit të Laçit –
Të mbi njëqind pyetjet të bëra nga pjesëmarrja e qindra vetëve në takimin me deputetët Kastriot Islami e Sabit Broka rrahën në një pikë; Si mund të dilet nga kjo situatë kaq e rënduar ekonomike e sociale në rrethin e Laçit e më gjerë në vendin?
Ky takim u kthye në një kuvend të vërtetë, larg formalizmave e formave burokratike ku sundoi logjika e argumenti konkret i faktëve si forma më demokratike. Shqetësimet e pjesëmarrësve ishin konkrete; Në kushtet kur nga 26 ndërmarrje që ka rrethi vetëm 8 punojnë (dhe shumica jo me kapacitet të plotë) kur disa të tjera po shkojnë drejt shuarjes, kur me luftë të re klasash nga PD e sapo ardhur në pushtet. Spastrimi socialisteve dhe intelektualëve të aftë nga puna dhe zëvendësimi i tyre me «besnikët e PD»-më të paaftët. Pushteti politik – po kalon në duart e njerëzve mediokër. Mbi bazën e meodrikitetit po ndërtohet piramida shtetërore. Krahhas këtyre bllokimi i pushtetit lokal, centralizimi i theksuar i kompetencave në qendër po i mëshon dita-ditës bllokimit të vetë reformës ekonomike. Për këto vetë Presidenti ka pranuar se janë të shumta letrat e shqetësimet që shkojnë tek ai në vend që ato të zgjidhen pranë pushtetit lokal. Pra vetë Presidenti e pranon ... një fakt të tillë. Por siç duket nuk e dëgjon njeri. Po cila do të ishte rrugëzgjidhja më efikase? Vetëm formula e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit do të na nxirrte nga situata e rëndë që sundon aktualisht theksuan deputetët Kastriot Islami dhe Sabit Broka. Por tani për tani formula e bashkëpunimit është bërë e pamundur nga vetë forcat në pushtet. Shembullin më tipik po e jep vetë parlamenti i sotëm. Më normalë - u theksua - do të ishte përcaktimi i një zgjidhjeje të re politike mbi bazën e një konfiguracioni të ri politik. Zgjidhja e re politike mund të realizohej më ose pa zgjedhje të parakohshme, ndonëse zgjidhja pa zgjedhje të parakohshme veçse do t’i shtynte një farë kohe zgjedhjet duke l (Vijon në faqen 2)
drejt shuarjes, kur vende të reja pune nuk hapen kurse papunësia dhe asistenca ka arritur rreth 1.3-tën e banorëve (ose 21.000 veta) kur vetëm konsumohet e nuk prodhohet, kur toka sipas ligjit nuk ndahet, kur tranzicioni po shton me shpejtësi të madhe korrupsionin e të korruptuarit kur burokracia e burokratët janë ulur këmbëkryq, kur spektaklet politike edhe në Laç, nuk kanë munguar, kur taksat dhe çmimet rriten, kur zërat ankesat bien në veshin e shurdhër të atyre me poste e detyra; e në këto kushte çfarë mund e duhet të bëhet?
Të gjitha këto jo vetëm për Laçin, por në mbarë vendin krahas të tjerave kanë ardhur si rrjedhojë e mos vendosjes së ekuilibrit politik pas zgjedhjeve të 22 marsit, ndërkohë që partia Demokratike, mori revansh.
Lufta e klasave që zhvillonte dje Partia e Punës u zëvendësua
mave burokratike ku sundoi llogjika e argumenti konkret i fakteve, të tjera po shkojnë zhvillonte dje Partia e Punës u zëvendësua
Konferencë shtypi e shoqatës së Pronarëve të lirë të Shqipërisë
Dje mbasdite në orën 17 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dha një konferencë shtypi shoqata e privatëve të lirë të Shqipërisë.
Në fillim presidenti i kësaj shoqate zoti Qirjako Noti lexoi një deklaratë në emër të kryesisë të kësaj shoqate ku ndër të tjera theksonte:
Ligji «Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve» është ligji antikombëtar, sepse dashje pa dashje ai fut përçarjen dhe krijon një konflikt social midis pronarëve të vjetër dhe pronarëve të rinj. Ashtu siç është ndërtuar ky Ligj, nga ai nuk fitojnë asnjëra palë. Të dyja palët shkatërrohen.
Ne jemi kundër këtij ligji pse jemi kundër mekanizmit që po përdor shteti; shteti kërkon që ish pronarët të mos kompensohen prej tij, por prej individëve. Dihet, që për shkatërrimin e ish-pronarëve, përgjegjës nuk është individi, por shteti komunist. Prandaj, po shteti është përgjegjës për kompensimin.
Më pas zoti Noti dhe përfaqësuesa të tjerë të shoqatës iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.
Pyetës së çfarë ka bërë kjo shoqatë pas miratimit të ligjit në parlament, ata iu përgjigjën se shoqata është përpjekur të sensibilizojë opinionin publik dhe veçanërisht anëtarët e saj rreth përmbajtjes së këtij ligji. Ne kërkuam një takim me presidentin e Republikës, tha zoti Noti, por ai nuk na priti. Në shenjë proteste u mbyllën dyqanet në të gjithë republikën.
Pyetjes se si do të veprojë shoqata, nëse Gjykata Kushtetuese do ta konsiderojë ligjin të drejtë, zoti Noti iu përgjigj se ne do t’i drejtohemi gjykatës ndërkombëtare të Strasburgut. Alternativa jonë për zgjidhjen e këtij problemi tha ai në përgjigje të një pyetjeje tjetër, është mbështetja e nenit 16 të ligjit për kompensimin e ishpronarëve me qëllim që të mos ketë përplasje midis pronarëve të vjetër dhe të rinj.
Pyetjes se si kanë reaguar pronarët e rretheve për ligjin në fjalë, zoti Noti, iu përgjigj se të 40 mijë anëtarët e shoqatës janë në protestë.
Korresp. i «Zërit të popullit»
ti; janë në protestë.
Korresp. i «Zërit të popullit»
LAJMERIM
Ju lajmërojmë se takimi i katërt i konkursit poetik të përdy-muajshëm «Migjeni» do të zhvillohet më datën 4 maj 1993 në qytetin antik të Apolonisë. Tre takimet e përparshme janë zhvilluar në Tiranë, Shkodër, dhe Durrës. Si përherë në të do të marrin pjesë poetë të rinj nën moshën 27 vjeçare nga nga një krijim të tyrin. Kopjet e poezive konkuruese të sillen deri më datën 28 prill te poeti Mark Marku, në Fakultetin e Filologjisë në Tiranë, ose pranë Federatës së Rinisë. Poezitë do të lexohen nga vetë autorët.
Ju urojmë suksese.
Fondacioni Soros, Tiranë
Botohen gazeta e re «SHQIP»
Bot dalë në Tiranë edhe një gazetë tjetër e re me titull «Shqip». Kjo gazetë do të dalë një herë në javë, çdo të shtunë dhe me çmim 8 lekë. Gazeta shqip është privat(e), botuesi i saj është z. Mehdi Xheladini, kryeredaktor z. Namik Zoto ndërsa kryetar i këshillit botues z. Shaban Sinani.
NJOFTIM
Kërkohet për blerje të menjëhershme ose me qira një depo (magazinë) ose truall me ndihmë 500-2000 m2 sa më afër qendrës së Tiranës. Të jetë pronë private e pajisur me dokumentacion përkatës ligjor të pronësisë nga hipoteka.
Të interesuarit të drejtohen pranë Firmës ALBARTEX S. A. me kuti adrese (?), rruga «Asim Vokshi» Nr. 23 dhe numër telefoni 237-60.
Firma ALBARTEX S. A.