«Grazie Shkodra»!
Është mesl i natës, dita e shtunë lë në vendin së dielës, E megjithatë kaq vonë, qyteti i Shkodrës llamburin. Dritë në rrugë, dritë në shtëpia. Në lokalet e hotel «Rozafës» ka këngë, ka gëzim. Bashkëdhëtarët e ardhur nga vise shqiptare në Jugosllavi, nga Amerika e shtete të tjera gëzojnë së bashku me gazetarët francezë, grekë, etj. që pas pak orësh do të përcjellin vizitën e shenjtë Papa Gjon Palit të II në këtë qytet. Kë[?]shtu gjithë edhe në dhjetra shtëpi të qytetarëve shkodranë, ku nuk pati gjumë, ku gëzunan ata me miqtë e ardhur nga vendet e ndryshme të botës, posaçërisht për këtë ditë.
(Vijon në faqen 3)
KORRUPSIONI E PAAFTËSIA E PUSHTETARËVE NUK MBULOHET DOT ME AKUZA FALSO
Partia e Blerim Çelës dhe e Sali Berishës nuk pranon që interpelanca të jetë edhe një seancë pyetjesh për t’i shkuar problemeve deri në fund. Qëllimi i tyre është mbulimi i korrupsionit të vërtetë dhe i skandaleve të PD-së
PARTIA SOCIALISTE KA DITUR DHE DO TË DIJË TË PËRBALLOJË SULMET DHE SHPIFJET
- Nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste -
Dje, në drejtimin e kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Në të u diskutua për situatën politike të ditëve të fundit në vend dhe për shkallëzimin e ri të sulmeve e shpifjeve të pushtetarëve ndaj udhëheqjes së Partisë Socialiste të Shqipërisë. Në këtë sulm, si rallë herë vihet re një angazhim i mjeteve shtetërore të informimit e veçanërisht RTV-së, duke u vënë në shërbim të politikës së ditës të Partisë në pushtet. Vënia e tyre në shërbim të amplifikimit të sulmeve të paprincipta e të pamoralshme kundër Partisë Socialiste është një shkelje flagrante e statutit të këtij subjekti politik dhe një luftë të pandershme politike.
Nga diskutimet analitike dhe me përgjegjësi Kryesia e Partisë Socialiste konkludoi:
- Fushata aktuale kundër Partisë Socialiste dhe udhëheqësve së saj është në vazhdën e qëndrimeve të njohura të Partisë në pushtet, veçse shënon një shkallëzim të ri nga këto rrugë. Pushtetaret e sotëm, të ndodhur para dështimeve, skandaleve, korrupsionit, paaftësisë për të qeverisur, kërkesën për dorëheqje të Qeverisë dhe ndryshimit të mënyrës së qeverisjes, rrënies së shpejtë të kredibilitetit, brenda dhe jashtë vendit të Partisë në pushtet etj., kërkojnë të ndërrtojnë në skenare spektaklesh banale për të tërhequr vëmendjen e popullit.
Akuza për korrupsion e mbështetur në artikuj të një gazete të huaj, të shkruar nga një pseudogazetar fashist i njohur edhe si i denoncuar për t’u ndjekur penalisht nga Ministria e Jashtme e Republikës Italiane me akuzen për shpifje e mashtrim të opinionit publik, dhe e zyrtarizuar nëpërmjet një plani të nënshkruar nga kryetari të Partisë Socialiste, Fatos Nano, është fund e krye një sulm me karakter politik që drejtohet ndaj Partisë Socialiste.
Të tilla sulme, shpifje e trillime nuk janë as të parat dhe as të panjohura për Partinë Socialiste. Jemi mësuar të dëgjojmë edhe deklarata zyrtare të drejtuesve të PD edhe për nxjerrjen jashtë ligji të Partisë Socialiste; jemi mësuar të dëgjojmë edhe kërcënime për burgje e për litar, që nuk kanë detyrë të vetëm nga goja e mitingashëve, por edhe nga goja e deputetëve të PD. Jemi mësuar edhe me seanca për një minutëshe të deputetëve, tashmë montazhe të tilla janë të konsumuara dhe u ka dalë boja. Por, ...
në vetevete ato tregojnë panik, edhe egërsi, edhe frikë ndaj një opozite serioze e konstruktive, siç është Partia Socialiste, me të cilën pushtetaret nuk kanë guxim të ballafaqohen në mënyrë normale. Partia Socialiste, u tha në mbledhje, është e interesuar dhe ka kërkuar dhe kërkon që të zbulohet realisht korrupsioni, kudo qoftë. Por vihet re që pushtetaret e sotëm, kartën e korrupsionit po e përdorin vetëm për qëllime demagogjike dhe politike dhe në po bëhet një përpjekje konçrete për të zhdukur dhe luftuar atë. Janë më dhjetëra çështje të mbetura pezull, siç janë edhe me dhjetëra komisione të posaçme parlamentare që janë ngritur por që veprimtaria e tyre po sabotohet me qëllim. Ka 4 muaj që është ngritur edhe komisioni i posaçëm për korrupsionin nëpërmjet ndihmave, por që deri tani ka qenë inekzistent. Dhe jo pa qëllim, kryetari i Komisionit të kontrollit të shtetit, thirret për të ardhur në interpelancë në parlament, pa kaluar fare në këto komisione, pra duke e injoruar atë.
Shkelja e procedurave, nxitimi, refuzimi nga Kryesia e Kuvendit Popullor i kërkesës së grupit parlamentar të PS për t’ia bashkëngjitur interpelancës edhe një seancë pyetjesh që të ndihmonte në ballafaqimin e nxjerrjen në dritë të së vërtetës, flet qartë për këtë farë politike.
Të dënuar me mbijetesë makiaveliste -shipi, përf siç dika do të mbetet- PD dhe pushtetarët e sotëm, nuk do të ndalen as në të ardhmen në fabrikimin e shpifjeve dhe akuzave falso ndaj kundërshtarëve politikë, kurrë shikon se s’likund të shpëtojnë. Tashmë opinioni qesh me Çekun e Bardhë, me Xhon Mekgoun, me 270 ton të arit të Blerim Çelës, me heqjet e imuniteteve etj., etj.
Partia Socialiste ka ditur ti përballojë këto sulme e shpifje. Ajo do të dijë edhe në të ardhmen i edhe në pushtet ato, me gjakftohtësi, por edhe me vendosmëri. Besimi i popullit ndaj Partisë Socialiste që është rritur në mënyrë të padiskutueshme nuk mund të preket asnjë fije nga tullumbacet e shpura të Blerim Çelës, apo të skenaristëve që i fryjnë ato.
Konkluzionet e mbledhjes së Kryesisë i bëri Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit e Partisë Socialiste
26. 4.1993
NË VEND TË LIGJEVE E RREGULLAVE - AROGANCË E BRUTALITET
Së më tepër që e kupton se po vjen fundi aq më e palogjikshme e prepotente bëhet klika që ka uzurpuar udhëheqjen e asaj që quhet Partia Demokratike.
Për të kënaqur orkesat e saj për pushtet ajo nuk ndalet para asnjë shkeljeje të ligjeve e të etikës. Ka që në datën 18 Mars që grupi parlamentar i PS i ka derguar një seancë pyetjesh kryeministrit të Shqipërisë, po në këtë datë i është kërkuar një seancë pyetjesh ministrit të rendit (janë rrembyer e nuk janë gjetur akoma 2 femijë), ka përgjigje që nga nje grup deputetesh të Aleancës Demokratike është kërkuar seancë pyetjesh për kryeministrin, ministrin e rendit dhe kryetarin e Kuvendit Popullor, ka mbi 10 ditë që në qeveri i janë bërë disa ndryshime ministrash etj., megjithatë kryesia e Kuvendit Popullor me Kryetarin, Arbri dhe nënkryetar Tomor Malasi si kukulla të bindura që, siç, e dinë spa-ja dhe me shokët nuk e venë ujën në zjarr për të zhvilluar sipas rregullit jetën normale të parla-mentit. Sipas ligjit duhet që brenda 10 ditëve të dërgohet në parlament dekret i presidentit ku shpallen ndryshimet në qeveri.
* Nënkryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor Tomorr Malasi punon i «kurdësu»-.
- Grupi parlamentar i PD-së nuk do t’i dijë për asnjë rregull e ligj.
- Prepotenca e mazhorancës rrezikon seriozisht vazhdimësinë normale të veprimtarisë së parlamentit.
Ligjërish ministrat e rinj të emëruar kohët e fundit janë të paligjshme sepse s’kanë marrë votbesimin në kuvend. Shkelje
të tilla janë të panumërta nga Kryesia e Kuvendit Popullor.
Në këtë klimë arbitrariteti e trashëpaskan u gatuar edhe interpelenca e kërkura nga disa deputetë të PD me kryetarin e kontrollit të shtetit zoti Blerim Çela në lidhje me korrupsionin për ndihmat e dhëna nga Italia.
Për herë të parë në historinë e parlamentit shqiptar opinioni u njoh me kërkesat për interpelancë nga televizioni shtetëror; nga i pavaruri televizioni i cili e ka treguar vazhdimisht veten si kubure gorre në duart e krahu të ekstremistë të PD-së.
Partia Socialiste e ka shpallur qartë në program dhe e ka mbështetur praktikisht që ha ligjor në luftën kundër korrupsionit. Për këtë arsye ajo ishte nismëtare e krijimit të një komisioni të posaçëm të Kuvendit Popullor që t’i prihej me rrënjë këtë problem. Ishte ky komision që përgjegjësi drejtk për këto pune e që duhej të jepte e të japë fjalën e fundit. Në këto kushte gru-
(Vijon në faqen 3)
Ligji për ish pronat është antikombëtar se hedh shqiptarët kundër njëri-tjetrit
- Miting paqësor i shoqatës së pronarëve të lirë -
Dje paradite në sheshin para stadiumit «Dinamo» në Tiranë, Shoqata e tregtarëve të lirë të Shqipërisë organizoi një miting paqësor për të protestuar kundër ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve.
Dje paradite në sheshin para stadiumit «Dinamo» në Tiranë, Shoqata e tregtarëve të lirë të Shqipërisë organizoi një miting paqësor për të protestuar kundër ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve, të miratuar kohët e fundit nga Parlamenti shqiptar. Merrnin pjesë pronarë të rinj të tregtisë, shërbimeve dhe ushqimit social nga Tirana dhe nga shumica e rretheve të vendit. Pjesëmarrësit mbanin në duar parulla në të cilat dënohej Ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave si ligj antidemokratik, antikushtetues dhe kërkohëj nga organizatorët pjesëmarrësit shtetëror anulimi i neneve 12 dhe 17 të tij.
Në fillim para pjesëmarrësve në miting folën kryetari i Shoqatës së pronarëve të lirë të Shqipërisë zoti Qirjako Noti. Në fjalën e tij ai e quajti të padrejtë dhe antikombëtar ligjin në fjalë, sepse hedh shqiptarët kundër njëri tjetrit. Duke pranuar shërbëtorinë e pronës për të dy palët e pronarëve, ai tha se pronat e pronarëve të rinj janë të ligjshme dhe se shteti i shpronëson ata në mënyrë të paligjshme duke i privuar nga të drejtat dhe dinjiteti i tyre. Në miting folën edhe përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve të lirë nga rrethet Mirditë, Elbasan, Fier, Shkodër, Kavajë, Skrapar, Korçë, Berat, Durrës, Vlorë, etj. Ata lexuan deklarata e peticione ku shprehej qëndrimi mospranues i pronarëve të rretheve të tyre ndaj ligjit. Në miting u thirrje për ta mbyllur dyqanet deri në zgjedhjen e drejtë të problemit. Ndër parullat e hedhura në miting ishin: «Poshtë ligji që ligjëshmëron pronat tona». «Presidenti na mashtron» etj.
Në fund të mitingut u lexua deklarata në emër të gjithë pronarëve të rinj të Shqipërisë ku shprehej vendosmëria për të kundërshtuar ligjin në fjalë me të gjitha mjetet dhe rrugët demokratike. U kërkua gjithashtu që një përfaqësi e shoqatës të takohet me presidentin e Republikës. Me kaq mitingu mori fund dhe pjesëmarrësit u shpërndanë pa krijuar shqetësime.
Korresp. i «Zërit të Popullit»
Krizë e thellë e besimit ndaj PD-së, rritje e vazhdueshme e besimit ndaj PS-së dhe forcave të tjera opozitare
- Takime në rrethin e Shkodrës të deputetëve Namik Dokle e Musa Ulqini -
Kao ditën e djeshme në rrethin e Shkodrës deputetët Namik Dokle dhe Musa Ulqini, të shoqëruar nga kryetar i grupit parlamentar ... zhvilluan disa takime ... të grupit ... në ...
Në takimet e ... u theksua ...
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
TIRANË
Nesër do të lexoni: «Blerim Çela - Shkopi me të cilin PD-ja godet kundërshtarët politikë»
Nesër do të lexoni:
«Blerim Çela - Shkopi me të cilin PD-ja godet kundërshtarët politikë»