11/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

11 maj 1993

Lajme tragjike nga Durrësi

Situatë e rënduar që nxit kriminalitetin Para disa ditësh në fshatin Jubë ndodhi një ngjarje tronditëse dhe mjaft tragjike: për shkak të konflikteve pronësore midis dy fiseve të këtij fshati Muçi dhe Lala, ka patur grindje dhe acarime, që çuan në përleshje, si rezultat i të cilave ka patur tre të vrarë e disa të plagosur. Ndërmëse organet e hetuesisë kanë filluar çështjen penale, deri tani për këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur thellë, marrë opinionin e rrethit të Durrësit, organet dhe ministria e rendit agjë nuk ka komunikuar. Le na duket për këtë organ çdo gjë shkon vaj dhe nuk ka acarime, ndërsa midis viktimave është edhe një punonjës i policisë. HASAN JUBA

POPULLI I KUÇOVËS SHPREH PËRKRAHJEN E PLOTË PER PARTINE SOCIALISTE DHE FATOS NANON

MIJERA BANORE TE QYTETIT DHE FSHATRAVE PERRETH PER MBI 5 ORE PERLESHEN ME POLICINE E CILA NUK I LEJOI TE TAKOHEN ME DEPUTETIN E TYRE FATOS NANO, ME 9 MAJ DITEN E FITORES SE POPUJVE MBI FASHIZMIN. — Nuk është e rastit që ditën e fitores mbi fashizmin, 9 majin erdhëm ta përkujtojmë në qytetin e Kuçovës, u tha të pranishmëve në takimin e organizuar në sallën e kinemasë së qytetit deputeti Fatos Nano, sepse kjo është një ditë e shënuar në historinë e popujve, ditë që ka në vetvete edhe lavdinë e popullit shqiptar. 9 majin mund t’a përkujtojnë në çdo Tefik Ajazi Ju falenderoj për pritjen që më rezervuat, u tha të pranishmëve Fatos Nano, pasi me këtë tregoni se jeni demokratë të vërtetë që demokracinë nuk e kuptoni si sherr, por si një mundësi reale për mirëkuptim, për rrahje mendimesh në të mirë të vendit. Shqiptarët pavarësisht nga fasada demokratike e pushtetarëve nuk udoakuzash të cilat nuk kanë asnjë bazë. Unë nuk po merrem me ma sqaronin e tyre, tha më tej Fatos Nano pasi njerëzit janë në gjendje të gjykojnë vetë. Tirana u dha përgjigjen pushtetarëve me mitingun simbolllor të para disa ditëve ashtu siç ua keni dhënë dhe dhe siç po jua jepni edhe ju. Pastaj në takim e mori fjalën Dr. Servet Pëllumbi zëvendëskryetar i Partisë Socialiste i cili tha se kemi ardhur bashkë me deputetin e Kuçovës për të përmbushur një dëshirë të tuajën. Ju e keni marrë vesh fushatën e shfrenuar të shpifjeve dhe sulmeve kundër Fatos Nanos të cilat nuk synojnë vetë atë si person, por shumë më tepër, Sumen e Blerimit dhe të padroneve të tij synojnë të përçajnë Partinë Socialiste, të trembin anëtarët dhe simpatizantët e saj që në fund të fundit do të thotë eliminim i opozitës, shkatërrim i Dita e fitores mbi fashizmin u tha ai të pranishmëve na bën apel të gjithëve që të mos e harrojmë traditën e Kuçovës punëtore, të Kuçovës së ndershme, të Kuçovës demokratike. Ju keni votuar për Fatos Nanon dhe i keni ndjerë shumë drejtpërdrejtë sulmet e pushtetarëve, të cilët pasi nuk ju rrethu-an dot me tela me gjemba, pasi nuk mund t'ju rrahin dot të gjithë dhe me shkëputjen e gomës të cilët i mbajnë në duar bijtë tanë, vëllezërit tanë që janë po aq hallexhinj sa edhe të gjithë ne, por që kanë në krye shefa që nuk mendojnë se një ditë do të japin llogari para ligjit për shkeljet që po i bëjnë ligjit sot, kanë sajuar këtë shpifje të ndyrë për t'ju kundërvënë juve me deputetin që vetë e keni zgjedhur. Por të jeni të sigurtë se Fatos Nano dhe gjithë Partia Socialiste asnjëherë nuk do të ndahen nga ju, asnjëherë nuk do të lodhen së punuari për ju. Ndërsa Luan Hajdara- Fatos Nano është deputeti i Kuçovës dhe ne me këtë krenohëmi, sepse nuk kemi votuar vetëm për Partinë Socialiste, por edhe për njeriun e aftë, të ndershëm, kemi votuar për specialistin e zotë dhe intelektualin dijetër. Mbazë dikush donte që Kuçova të përfaqësohej në parlamentin shqiptar me ndonjë ballist, me ndonjë ish - spiun të sigurimit apo ndonjë shëtitjen në rrugët e qytetit u drejtohet policëve Fatos Nano. - Nuk ju kemi dhënë leje të bëni miting, përgjigjen ata. - Askush nuk po bën miting, u përgjigj Fatos Nano. Ne po shëtisim nëpër siq po shëtisin qytetarët në punën e tyre. - Hipni në makinë zotërinj! - urdhëroi prerë një civil thatim, me plinolin e ndonjë bashkëpunëtori të fashizmit. Por kjo gjë nuk ka për të ndodhur asnjëherë. Pas takimit… Krejt natyrshëm Fatos Nano dhe deputetët e tjerë që e shoqëronin sebashku me drejtuesit e pushtetit lokal me Kryetarin e Këshillit të rrethit, Kryetarin e Bashkisë dhe kryetaren e Komitetit Drejtues të PS-së për rrethin e Kuçovës dalin për të bërë një shëtitje në shëtitoren e qytetit. Mirëpo drejtuesit e policisë kishin marrë urdhër për ta ndaluar deputetin të shëtisë në qytetin që e ka zgjedhur, ata kishin marrë urdhër që deputetët të futeshin në makinën dhe për këtë bënë presion duke kërcënuar 5 deputetë të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit të zgjedhur në organet e pushtetit lokal dhe dy gazetarët e pranishëm. - Me ç’të drejtë kërkoni të më… … me sy të hakërruar, me kostum doku në ngjyrën bezhë i cili mbante në dorë edhe një radio nga ku dikush urdhëroi; Rrethojini me policë dhe mos i lejoni të lëvizin! Sakaq policët nuk vonuan dhe bënë atë që në gjuhën e profesionit quhet kordon, duke vënë në mes Fatos Nanon dhe njëzet e tjerë që e shoqëronin atë. Por deputetët nuk i bindën urdhrave të policit, dhe marrin rrugën në drejtim të një lokali mbi kodër, ku shkuan për të pirë kafe. Por edhe policët, një pjesë e të cilëve siç nuk ndaheshin, megjithëse kryetari i këshillit të rrethit e urdhëron drejtueseve e tyre që të largojë forcat sepse po vepron në kundërshtim me ligjin. Por edhe në këtë rast polici nuk bindet. Radiot nuk pushonin. Shkopinj­të e gomës ishin gati. Makinat e policisë nuk numëroheshin, midis të cilave kishte edhe pa targë ose me targë të Beratit si për shembull një mikrobuz me targën BR-94-017 dhe një aro BR-94 005. Bashkë me shumë policë të ardhur nga Berati dhe Lushnja në kundërshtim me ligjet. Ishte në Kuçovë dhe «specialisti» Ali Shenepremte me cl- LUAN M. RAMA (Vijon në faqen 3) Njoftimi i zëdhënësit të Ministrisë së Rendit Publik është i gënjeshtërt. … dhe dhjetëra të tjerë të lënduar nga rrahjet e policisë. Midis tyre shumica janë fëmijë, gra e pleq. Qytetet apo fshatët të Shqipërisë, por edhe në Kosovë se kuopa është një nga shkollat e para të luftës kundër fashizmit dhe diktaturës. Salla ku u zhvillua takimi ishte shumë e vogël për të nxënë brenda mijëra vetë të cilët kishin marrë vesh për takimin që do të zhvillonte Fatos Nano dhe ishin mbledhur në sheshin përpara kinemasë. Takimi me ta qe pohues i pamundur, falë masave tepër të rrepta që kishte marrë policia e cila ishte përforcuar edhe me forca shtesë të ardhura nga Berati e Lushnja. Sipas bisedës që bëmë me Kryetarin e Këshillit të rrethit që është njëkohësisht edhe kryetar i shtabit të mbrojtjes muzeum sa ai nuk kishte dijeni për forcat shtesë, pasi gjithçka është kryer pa miratimin e tij, gjë që bie në kundërshtim flagrant me ligjin për kompetencat e pushtetit lokal. Takimi në sallën e kinemasë zgjati mbi dy orë. Të pranishmit në të, midis të cilëve edhe shumë anëtarë të Partisë Demokratike bashkëbiseduan me kryetarin e Partisë Socialiste që është njëkohësisht edhe deputeti i zonës Fatos Nano, bashkëbiseduan edhe me deputetët Servet Pëllumbi, Sabit Brokaj, Luan Hajdaraga dhe të tjerë. … janë aq të verbër sa të mos kuptojnë bllofet e tyre ashtu siç nuk mund të mashtrohen kurrë me shpifjet blerimçe. Ju gjithmonë keni ditur të mbroni me gjak dhe sakrifica mundin dhe djersën tuaj, ashtu, siç keni ditur të gjeni zgjidhje të drejta në situata të vështira, një nga të cilat është edhe ajo e 22 marsit të vitit të kaluar. Në shumë zona të tjera të Shqipërisë që kemi vajtur, njerëzit shprehin pakënaqësinë që kanë ndaj deputetëve të zgjedhur nga radhët e PD-së të cilët nuk e dinë më se ku bie zona që i zgjodhi. Pushtetarët e sotëm naivë dhe të paaftë i ka zënë paniku për dështimet që po pësojnë në çdo hap të punës së tyre, dështime që fatkeqësisht rëndojnë mbi popullin. Ndaj për të përhapur mjegullin, për të shmangur vëmendjen e njerëzve nga hallet e përditshme sajojnë gjithfarëlloj pse… … ka zgjedhur kryetar. Por edhe shprehet «këni ju, ju jeni të ndershëm», «nëpërmjet nuk është Partia Socialiste e të tjera si këto nuk do të gjejë kurrë terrenin që kërkojnë blerimët». Deputeti Sabit Brokaj u ndal në traditat patriotike, atdhetare dhe demokratike të popullit të Kuçovës duke evidentuar lëvizjet punëtore të viteve ’30, tradita që jo vetëm nuk janë zbehur, por janë kristalizuar shumë më qar… … paraqet vetëm një episod nga Kuçova e fundit të viteve ’30. Ai film nuk transmetohet sepse «gjeneralë gramafonët» janë ulur këmbëkryq në zyra e pushtetarëve të sotëm shqiptarë, ndërsa këta të fundit d’një të bëjnë shumë mirë vetëm detyrën si gramafonë. Shumë nga të pranishmit në sallë pasi shprehën shqetësimet e tyre për vështirësitë që po kalojnë theksuan me forcë se asnjë shpifje nuk zu vend midis tyre. - Me ç’të drejtë kërkoni të… … lmeve kundër Fatos Nanos të cilat nuk synojnë vetëm atë si person, por shumë më tepër, S- lmet shkatërrim i demokracisë. Pushtetarët e sotëm janë marrë plot 5 muaj për të shkruar atë akuzë të cilën ju tashmë e keni dëgjuar, e cila është fund e krye një shpifje e dësh­tuar, duke harxhuar jo pak, por 11 milionë lekë. Me poshtë Servet Pëllumbi u ndal në taktikat e djalëzuara që ndjekin pushtetarët për të arritur qëllimet e tyre, duke sajuar ndarjen e Fatos Nanos nga Partia e cila e… Sipas të dhënave paraprake të cilat nuk janë përfundimtare rezultojnë 17 të plagosur dhe dhjetëra të tjerë të lënduar nga rrahjet e policisë. Midis tyre shumica janë fëmijë, gra e pleq.

Drejtuesit e policisë ushtruan presion mbi deputetët socialistë duke i ndaluar të shëtisin në shëtitoren e qytetit.

Shqipëria - vendi me numrin më të madh të policëve

Shqipëria radhitet ndër vendet e para në botë për numrin e policëve në raport me numrin e popullsisë, bëri të ditur pardje një punonjës i Ministrisë së Rendit. Ai nuk dha shifra për këtë, duke u shprehur se «nuk kam informacion të saktë». Por brenda jashtë Ministrisë së Rendit bëjnë fjalë për rreth 28 mijë policë. Organet zyrtare as nuk e konfirmojnë, as nuk e mohojnë këtë shifër, me sa duket për arsye të ruajtjes së sekretit shtetëror para popullit shqiptar. Ndërkohë disa fakte të tjera konfirmojnë pohimin e punonjësit të Ministrisë së Rendit. Kështu, buxheti i shtetit për këtë ministri, i miratuar dy muaj më parë në parlament, kishte një rritje të dukshme në krahasim me vitet e shkuara. Parlamenti shqiptar ka miratuar deri tani 7 lloje policie dhe pritet të miratohen të tjera. Ngjyra blu e uniformave të policisë është e pranishme gati në çdo hap. I vetmi vend i punësimit të njerëzve sot është policia. Ky shtim i madh i numrit të policëve shkon në përpjestim të drejtë me rritjen e numrit të krimeve. Ndërsa rritja e policëve paragjykon një nevojë e domosdoshme për të ruajtur rendin, duket qartë se shteti shqiptar po merr tiparet e shtetit policor. Korresp. i «Zërit të popullit»

Përkujtohet 9 maji, dita e fitores mbi fashizmin dhe bashkëpunëtorët e tyre

Pardje, më 9 maj, komiteti i veteranëve të luftës antifashiste nacionalçlirimtare në bashkëpunim me Komitetin e Partisë Socialiste dhe shoqatën e të rënëve të kombit të rrethit të Durrësit, organizuan ceremoninë përkujtimore pranë obeliskut në ish-kampin e përqëndrimit nazifashist në Porto Romano. Në këtë aktivitet merrnin pjesë veteranë, punonjës, ishte i tërhequr në këtë kamp famëkeq, pjesëtarë nga familjet e dëshmorëve, gra, të rinj e të reja. Në përkujtim të kësaj date të shënuar folën e rastit e mbajtën kryetari i shoqatës së të rënëve të kombit, shoku Kurt Zebi. Gjithashtu përshëndeti në emër të ish-internuarve veteran Haki Kokomani, i cili evokoi kujtimet nga… (Vijon në faqen 4)

VIDHET BASHKIA E QYTETIT TË TIRANËS

Hajdutët në Tiranë nuk kursejnë as pagën e mjerueshme të punonjësve socialë dhe punonjësve. Vjedhja ndodhi natën para një feste në arkën e ish-komitetit Ekzekutiv në rajonin nr. 1 të kryeqytetit, në katin e tretë të ndërtesës. Kjo ndërtesë ndodhet 100 metra larg dhe përballë Partisë kryesore të Parlamentit. Policia njofton vendin e ngjarjes si «shtëpi thyerje» në kohën e duhur, pasi kanë larguar hajdutët. Nuk ka njoftime zyrtare për shumën e vjedhur. Duke pasur parasysh se administrata e këtij rajoni nuk e pasuron, shumën duhet të jetë e konsiderueshme. Punonjësi në asistencë që prej… … ditësh paraqitën çdo ditë për të marrë paratë, por në vend u paraqit marrin përgjigjen «Bllokuar nga policia». Nuk dihet nëse vjedhja është bërë nga punonjës të brendshëm apo nga hajdutë të jashtëm. Ekziston edhe mundësia e një personi të keqkombinuar. E qartë është vetëm një gjë: Në Ish-Komitetin Ekzekutiv bëhet shërbim roje gjashtëzetëtorë veç nga policia dhe nga punonjës të dhezhur të komisariatit. Kjo e bën më enigmatike vjedhjen. Këta mund të aqsojnë vetëm ministri i paligjshëm i rendit, Agron Musaraj. Korresp. i «Zërit të popullit»

Fituesit e konkursit të Fondacionit «SOROS»

Për artikullin më të mirë mbi rreth projektligjit për shtypin dhe mjetet e informacionit, Siç është bërë e ditur në Seminarin për Gazetarët që Fondacioni SOROS zhvilloi në Tiranë në muajin shkurt u njohua dhe shpallja e një konkursi për artikujt më të mirë rreth projektligjit për shtypin dhe mjetet e informacionit. Në këtë konkurs morën pjesë gazetarë nga gazetat, RTV, ATSH, gazetari të lirë dhe të tjerë. Artikujt u shqyrtuan nga një juri gazetarësh të huaj e përbërë nga Bernard Poulet (Francë), Xhoshua Riedman (SHBA) dhe Konstantin Gebert (Poloni). Pas dhënies së rezultateve nga sasi anëtar i jurisë dolën këto përfundime: 1. Çmimi i parë (250 $- Hamdi Jupe) 2. Çmimi i dytë (150 $) Kreshnik Hashorva 3. Çmimi i tretë (100 $) Andrea Stefan. FONDACIONI SOROS