12/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

12 maj 1993

POPULLI I KUÇOVËS PROTESTON PËR SHKELJET E LIGJIT

- Bisedë e zëvendëskryeredaktorit të gazetës Luan M. Rama, me drejtues të organeve të pushtetit lokal në Kuçovë, dhe me drejtues të Partisë Socialiste në atë rreth - - Pyetje: Ngjarjet e datës 9 maj në Kuçovë me të drejtë kanë tërhequr vëmendjen e opinionit. Ministria e Rendit Publik bëri një deklaratë në të cilën thuhet se Fatos Nano donte të bënte miting të paligjshëm, gjë që u përsërit në televizionet e datës 10 maj edhe nga ana e Kryetarit të Degës së Rendit të rrethit të Kuçovës Muharrem Noka. Si qëndron e vërteta? Vangjel Shyti, Kryetari i Bashkisë së Kuçovës. Unë si Kryetar i Bashkisë së qytetit jam vënë në dijeni për një takim të deputetit të zonës Fatos Nano, takim i cili qe menduar të bëhej më 9 maj. Mbi këtë bazë, si kryetar bashkie i jam drejtuar me një shkresë kryetarit të rendit, me anë të së cilës e vija në dijeni për takimin që do të zhvillohej në sallën e kinemasë dhe ku i kërkoja të merrte masat e nevojshme për zhvillimin normal të aktivitetit. Këtë përmbante edhe shkresa që Kryetari i rendit nxorri përpara kamerës në televizion. Përsa i përket asaj që ai se është kërkuar nga Fatos Nano të bëhet miting, Kryetari i Rendit nuk thotë të vërtetën. Askush nuk ka kërkuar të bëhet miting. Takimi në sallën e kinemasë u zhvillua normalisht. U nxorr jashtë sallës një person që prishte qetësinë, por ai nuk u mbajt në polici siç dëshmoi kryetari Muharremi, por pas 20 minutash hyri përsëri në sallë. Pasi u mbyll takimi njerëzit dolën normalisht nga salla. Një pjesë e tyre prisnin jashtë të përshëndeteshin me deputetët, të tjerët u nisën për në punët e tyre. Dolëm bashkë me Fatos Nanon dhe zotërinjtë e tjerë dhe pasi u përshëndetëm normalisht me qytetarët që prisnin para kinemasë, u nisëm në drejtim të kodrës dominuese të qytetit për të pirë një kafe. Këtu ndërhyn policia, duke i ndaluar deputetët të ecin bashkë me të gjithë personat e tjerë, midis të cilëve isha edhe unë si kryetar i bashkisë së qytetit. Ata u dërguan që të hypnim në makina. Lili Nushi, Kryetari i Këshillit të rrethit. Duke parë se forcat e policisë po shkelin ligjin duke tejkaluar kompetencat e tyre, pasi ata bënë presion të vazhdueshëm mbi deputetët, iu drejtova Viktор Skëndos, oficer në degën e rendit dhe i thashë të largonin forcat e policisë. Të njëjtën gjë ia kam përsëritur edhe Lulzim Sollakut. Një nga drejtuesit të forcave të policisë gjatë atij operacioni. Ata nuk u bindën duke bërë kështu edhe një shkelje tjetër të ligjit sepse me cilësinë e kryetarit të këshillit të rrethit dhe të kryetarit të shtabit të mbrojtjes së rrethit ua kam përsëritur disa herë se me veprimet që po kryenin po irritoni njerëzit dhe do të përgjigjeni ligjërisht. Pyetje: Në kronikën që kam bërë për këtë ngjarje në “Zërin e Popullit” të datës 11 maj; midis të tjerave kam përmendur edhe 17 të plagosur, ndërkohë (Vijon në faqen 4) Dhunë policore mbi popullin demokrat të Kuçovës

MANIFESTIM PROTESTE NË KUKËS

- Shoqata e familjeve të shpronësuara nga HC i Fierzës organizoi më 9 Maj një tubim proteste në qytetin e Kukësit - Mijëra vetë, përfaqësues të 30 mijë banorëve të 40 fshatrave të shpronësuar nga liqeni i Fierzës kërkuan me forcë që kërkesat e tyre të drejta të zgjidhen sa më shpejt nga pushtetarët e sotëm - Mijëra vetë, përfaqësues të 30 mijë banorëve të 40 fshatrave të shpronësuar nga liqeni i Fierzës kërkuan me forcë që kërkesat e tyre të drejta të zgjidhen sa më shpejt nga pushtetarët e sotëm - “Ne jemi këtu që të dëshmojmë përkrahjen tonë të plotë për kërkesat tuaja, të cilat i vlerësojmë shumë të drejta” - theksoi në përshëndetjen e tij nënkryetari i grupit parlamentar socialist, deputeti Musa Ulqini, i cili së bashku me deputetin Lush Përpali ishin të pranishëm me ftesën e shoqatës në tubim. Një vit më parë u krijua “Shoqata e Familjeve të Shpronësuara nga hidrocentrali i Fierzës”. Ajo shtrihet në rrethet Kukës, Has, Pukë, Tropojë dhe përfaqëson e mbron interesat e mbi 30 mijë banorëve të 40 fshatrave të shpronësuara nga ujrat e liqenit të Fierzës. Këta banorë e ngritën në NB-ve e shkaktimin e ish kooperativave bujqësore, pas miratimit e dhe të ligjit për kompensimin e ish pronarëve e ndjejën vehten të braktisur në mjerimin e fatit dhe pas anjë shpresë për të ardhmen. Nga familjet e këtyre fshatrave të shpronësuar vetëm në rrethin e Kukës janë vetëm sot të punësuar në veprimtari të qëndrueshme private vetëm 0.5 për qind e kraharëve të aftë për punë. Kreditë me interes të lartë që jepen nga shteti i sotëm e bëjnë të pamundur për heqjen e përdorimin e tyre. Me përfundimin e asistencës, rreth 5 mijë punëtorë të ish fshatrave të përmbytura, siç ishte deri dje ishin në mjerimin e punë në ndërmarrjet shtetërore, mbeten në një gjendje të mjeruar. Rreth 2000 ha tokë nga më pjelloret me të cilën jetonin banorët e fshatrave të përmbytura, sot janë nën ujërat e liqenit. Mjaft ndërmarrje, siç ishin NB-të e Hasit sot janë mbyllur ose shkatërruar, duke lënë mijëra banorë pa asnjë mundësi punësimi. Ndërkohë janë krijuar probleme të mëdha sociale mes banorëve të fshatrave të përmbytura që u shpërngulën në fshatrat e tjera dhe banorëve ekzistues, kryesisht për çështjen e tokës. Tipike është gjendja e mjeruar e familjeve të fshatit Fajzë. Në këtë fshat sot mjerim është i pranishëm, ashtu siç e pat përshkruar dikur Migjeni. Banorët e këtij fshati kujtojnë vizitat e bujshme të ministrave të qeverisë “Meksi”, zotërinjve Rexhep Uka e Artan Hoxha, të cilët në prag të zgjedhjeve të 26 Korrikut erdhën në Fajzë dhe u prematuan se po votoni për kandidatët e PD-së, halla i tyre do të zgjidhje menjëherë. Një nga këto kërkesa që u premua të zgjidhej ishte zhvendosja e familjeve në gjendje mjerimi në një fshat tjetër, ku në tokat shtetërore të lira. Por kaluan zgjedhjet, votat i morën përfaqësuesit e PD-së, por nga qeveritarët u harruan premtimet. Madje as zoti Meksi nuk denjon të presë përfaqësuesit e këtij fshati në takim, edhe pse ato insistuan për gati 10 ditë për një gjë të tillë. Pas kësaj 120 familje nga Fajza në kushtet e varfërisë ekstreme, gjuuan dhe u nisën për t’u ngulitur dikur në një copë tokë të lënë djerrë në fushën e ish NB-Sukthit. Por policia ndërhyri brutalisht duke u shkaktuar dhimbje të tjera këtyre njerëzve të braktisur në mjerimin e tyre të thellë. Pak a shumë e njëjta situatë është edhe në fshatrat e tjerë të kësaj treve. Pikërisht në mbrojtje të këtyre interesave lufton shoqata në fjalë. Ajo e ka ngritur fort zërin e saj të protestës në të gjitha nivelet e pushtetit, por për çudi kërkesat e saj të drejta kanë qenë në vesh të shurdhër të qeverisë. Madje pushtetarët e sotëm nuk denjojnë as të takojnë e të bisedojnë me përfaqësuesit e shoqatës. Duke respektuar rregullat e lojës së demokracisë, për të protestuar ndaj indiferentizmit të pushtetarëve të sotëm shoqata vendosi që të organizojë një tubim paqësor të ligjshëm proteste në qendër të qytetit të Kukësit, ku do të merrnin pjesë përfaqësues nga rrethet Kukës, Pukë, Has e Tropojë, si dhe deputetë të zgjedhur nga banorët e këtyre zonave etj. Për këtë arsye, konform kërkesave ligjore, ju bë kërkesë me shkrim organeve kompetente, të cilat dhanë më 3 Maj përgjigje pozitive. Por për çudi në pasditen e të premtes më 7 maj, me insistimin siç mësohet të degës së PD-së së Kukësit, organet kompetente njoftuan organizatorët (vijon në faqen 3)

Djemtë tanë kaluan kufirin për të mbajtur familjet me bukë

Zotërinj! Shkaku për t’u drejtuar me këtë letër u bë ngjarja tronditëse me datën 25.4.1993 ku 5 të rinj nga Komuna jonë u masakruan barbarisht nga shovinistët serb në kufirin Shqiptaro-Jugosllav. Kjo qe një ngjarje shumë e rëndë dhe e dhimbshme për të gjithë njerëzit por në veçanti për familjet e tyre dhe bashkëfshatarët. Ata morën rrugën për të kaluar kufirin të detyruar nga hallet ekonomike që kanë për të ushqyer familjet me bukë, pasi fshatari në këto anë tona nuk ka burime jetese. Toka është e pakët, mbi ujë, pa mekanikë edhe kur gjendet ajo çmimet janë shumë të larta, pylli është dëmtuar pothuajse plotësisht dhe nuk ke ku të mbash bagëtitë, aq sa mund të mbahen janë gjendje dhe ky është kufiri maksimal i tyre. Ndodhën vetëm 2 pjestat e familjes janë mbullhur dhe po mbetën, shumica e të punësuarve kanë kaluar në asistencë, çmimi i grurit për zonën ku jetojmë është i lartë. Greqinë e kemi larg dhe si e tillë ne jemi kujtuar vonë për t’u punësuar atje, ka disa që kanë bërë tentativa kohët e fundit por janë kthyer mbrapshtë, nuk bëhet fjalë për emigracion në Itali, Gjermani etj. Pra këta të rinj papënie burim të vetëm në rrugë ilegale të shisnin ndonjë pako cigarehs në Prizren e ishatrat përreth për të fituar ndonjë lekë. Kjo punë u pagua shumë shtrenjtë me jetën e shtatë djemëve nga cilët 5 për një natë. E dimë se janë shtuar të zënën me punë, por edhe dhe shqetësime tuaja mendjesh shtjohën dhe vështirësitë që kanë këto zona të cilat për mendimin tim janë në pikë të hallit. Ju thamë angazhoheni me rebbhë familje në Komunën ku unë drejtoj janë pa asnjë të ardhur dhe mbahen nga të afërmit me bukë. Zotërinj! Përveç sa sipër ka një liberalizëm të theksuar të kufirit tonë shtetëror. As është me mirë që të kapeshin këto djem nga kufitarët tanë e të ndëshkoheshin, se këta masa janë hic para asaj masakrim barbar që ju bë atyre. A s’është më mirë që në zonat ku punojmë e jetojmë ne njerëzit të paisen me armë që të mbrojnë jetën e tyre, fëmijët e tyre, se kështu mbrojnë atdheun Shqipërinë, dinjitetin kombëtar. Teoria se duke paisur me armë shtetasi na con në grindje, e gjakmarrje nuk qëndron se asnjë Shqiptar të paktën këtej nga ne nuk është shprehur se nuk ka marrë gjakun se s’kam pasur armë. Për sa thashë më lartë ju lutem merrni në konsideratë: 1 - Për komunat e zonat tona me popullsi të lartë, tokë të pakët e mbi ujë, pa të ardhura jetetëse të ndërmerrret një studim sa më parë nga Qeveria që të siguroi lëvizjen e popullsisë nga qendrat e tyre të banimit e të vendosen në zona fushore, në toka të cilat janë hapur nga shteti. 2 - Të ndërhyhet në ndërmarrjet që janë shtetërore si Minjerat, gjeologjia, uzina të mbështeten me fonde e bazë materiale me qëllim që të vihen në punë duke bërë të mundur punësimin e atyre që kanë kaluar në asistencë. 3 - Qeveria të bëjë ç’është e mundur që me viza të rregullta të dërgojë për punësim qoftë dhe sezonale nga këto zona të rinjtë për të punuar në emigracion. 4 - Të bëhet patjetër subvencionimi i grurit, pasi as e prodhojmë vetë as para nuk kemi. Në treg fshatarët nuk u mundësi të dalë pasi prodhimi nuk është i mjaftueshëm as për nevojat familjare. 5 - Të jepen fonde e të sigurohen firma që të vihet mbi baza në geshidmike kjo tokë e pakët nën ujë, pasi lëniën nuk e kemi as 100 m larg. 6 - Parlament apo kuah e k- (Vijon në faqen 4)

Dhunë policore mbi popullin demokrat të Kuçovës

- Presidentit të Republikës Z. Sali Berisha. - Kryetarit të Kuvendit Popullor Z. Pjetër Arbnori - Kryetarit të Këshillit të Ministrave Z. Aleksandër Meksi. - Forumit të Mbrojtjes së të drejtave të njeriut. - Organeve të shtypit - Zëri i Popullit - Rilindja Demokratike - Koha Jonë - Aleanca Demokratike Ju drejtohemi zotërinj me këtë protestë pasi më dt. 9.5.93 populli i kulturuar dhe plot dinjitet, këtu populli demokrat që protestet, demokratik i ka kaluar plot urrim nga më të voglin shkatërrim qeveria që ju drejtoni i ka marrë nëpër këmbë nderin dhe dinjitetin. I ka imponuar me forcën e kamxhikut të mos takohet as me deputetin e zonës duke i mbyllur në shtëpi, kube, në degën e rendit dhe në makinat e policisë. Nuk e dimë nga kush keni frikë, nuk e dimë pse veproni me diktaturë, në luftën kundra së cilës kontribuam dhe ne, bile shumë më përpara se sa çdo qytet tjetër. Mos harroni të nderuar se më 5 Qershor 1988 populli ynë u përlësh me papreceditës dhe tregoni se ai di ti kundërvihet padrejtësive. Nuk ka turp më të madh se sa kur forcat e rendit, si Serbi kundra vëllezërve kosovarë, drejtohet me energji kundra fëmijëve.

Prokurori i Tiranës lirohet nga detyra

Pardje u lirua nga detyra e prokurorit të rrethit të Tiranës, zoti Avni Doçi, i ardhur në këtë funksion rreth gjashtë muaj më parë. Këtë na e konfirmoi vetë zoti Doçi dje në takim me të. I pyetur nga ana jonë rreth arsyeve të largimit të tij nga kjo detyrë, Avni Doçi u përgjigj: «Këshilli i Lartë i Drejtësisë mori këtë vendim, pasi unë kam bërë disa herë kërkesë për të liruar nga kjo detyrë. Kam probleme familjare që më detyrojnë të punoj pranë familjes sime në Durrës». Burime të tjera brenda prokurorisë së Tiranës e komentojnë lirimin e zotit Doçi nga detyra e prokurorit të këtij rrethi pikërisht në momentin e tanishëm, duke e lidhur atë me çështjen e denoncimit të Kryetarit të Kontrollit të Shtetit Blerim Çela për problemin e «korrupsionit» me ndihmat italiane. Në opinionin e juristëve të kryeqytetit zoti Doçi vlerësohet për qëndrimin korrekt ndaj ligjit. Pas largimit nga prokuroria e Tiranës Avni Doçi do të punojë në prokurorinë e apelit në Durrës. Ndërkohë, nuk është bërë ende i ditur emri i prokurorit të ri të Tiranës. H. JUPE

Hipokrizi e Sali Kelmendit

Silluni ndër mend ditën e Dëshmorëve të Kombit, 5 Maj. E dhe lulet, edhe vizitat, edhe shfaqet, e gjatë në shifra kuaj e zë nuk munguan. Midis vizitorëve u shqua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Sali Kelmendi. Për popullin shqiptar muzika e ka tradhëtuar kuajt, e sa për të dëshmen, as për të sotmen. Hipokrizia e pushtetar Sali Kelmendi është e plotë si për çdo gjë, ashtu edhe për kultin e dëshmorëve, veç për familjet e atyre që të... për Atdheun. Duke parë emisionin në Ra- (Vijon në faqen 3)

Për ç’suksese është fjala

Si një referen, apo më saktë, si një slogan, lideri i PD-së, E. Selami në datën më të huaj përdor fjalët «PD-ja është partia më e suksesshme në të gjitha lëmenjtë». Njerëzit vrasin mendjen për këtë sloganologji të liderit blu. Ata më kot përpiqen të gjejnë «sukseset» e PD-së. Për më tepër, kur thuhet se në të gjithë lëmenjtë ajo ka qenë më e spikatura e më e suksesshmja, kjo as më shumë e as më pak por mund të duket si një shaka. Verslonet e atyre që komentojnë këtë sentencë të «politikantit të madh», z. Selami janë nga më të ndryshmet. Një palë mendojnë se z. Selami deklaron ashtu kot, në përgjithësi, për tu prishur mendjen të huajve e për t’i rritur vlerat vetes. Të tjerë janë të mendimit se kjo është një deklaratë e papërgjegjshme e liderit blu, pasi ai deklaron ashtu siç e udhëzojnë. Jo pa vlera është dhe versioni sipas të cilit kur nuk të lëvdojnë të tjerët, duhet mbaruar vetja pa doganë dhe ndoshta të tjerët mund ta besojnë sadopak. Ndoshta, mendojnë disa të tjerë, deklarata e bëlamit duhet kuptuar në kuadrin e saj, ashtu siç duhen kuptuar fjalët e shumë shokëve të pushtetarëve tanë. Mirëpo ka shumë njerëz të tjerë që këmbëngulin se deklarata, megjithatë, është shumë e sinqertë, është e vërtetë se familja madhi PD tamam po shfaqet si më e suksesshmë në të gjithë lëmenjtë, (ndoshta edhe më gjerë), në një drejtim, në atë të «lavdërimit». Pikërisht është kjo arsyeja që z. Selami nuk e përkrahton (kuptohet me ndashje) se në drejtim na qenka e suksesshme partia e tij. Mjafton që ajo quhet «e suksesshme» dhe kjo thuhet të huajve me të vërtetë. Sa për shqiptarët, ata tashmë e kanë kaluar periudhën «e suksesshëve» të PD-së dhe tani ndodhen në atë të zbehtimit total. VENGELI

he fushën e ndërryri brutalist

Shënim

Sipas informacioneve tona në garat e SHIK-ut, por dhe në

Shënim

Sipas informacioneve tona në qarqet e SHIK-ut, por dhe në instanca të larta shtetërore, ka patur komente e interesime për artikullin e botuar më 7 Maj “Enigme apo legjendë për një dosje”. Duke shprehur kënaqësinë që “Zëri i popullit” lexohët e komentohët edhe në institucione të depolitizuara, njoftojmë lexuesit se në numrat e ardhshëm do të botojmë një cikël shkrimesh të një nga veprimtaria e SHIK-ut dhe marrëdhëniet e tij me Ligjin e Presindentin. Në të njëjtën kohë, të shqetësuar se problematika e shkrimit të sipërm s’është për botim a bëjmë të ditur se në atë artikull, duke ruajtur sekretin shtetëror, kemi dashur të ndihmojmë për zbulimin e së vërtetës. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një problem tepër delikat, garantimin nga mosshpërdorimi të Arkat e Sigurimit të Shtetit, për të cilën janë aq të impenjuar SH.I.K.-u, Qeveria Meksi e Presidenti. Së fundi u themi misionarëve të Gazidedes që vijojnë rrotull “Zërit të popullit”, sa herë botohet ndonjë shkrim me këtë temë, të mos harxhojnë kaq shumë e as energji, pasi këtu s’ka të fshehta. Vetë Zoti Gazidede mund të merret dijeni për këto probleme nëpërmjet o refuzuara me gazetaret e «Zërit të popullit». Por edhe tani nuk është vonë. Kur të dëshirojë jemi gati.