21/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

21 maj 1993

CILET JANE MIQTE E HAJDIN SEJDISE ? GEZIM KALAJA KERKON BANKE TE PERBASHKET ME HAJDIN SEJDINE

CILET JANE MIQTE E HAJDIN SEJDISE ? GEZIM KALAJA KERKON BANKE TE PERBASHKET ME HAJDIN SEJDINE Dje ne botuam letrën e falënderimit të grevistëve të Vali-asit drejtuar Hajdin Sejdisë për përkrahjen dhe ndihmën që ai i dha asaj greve. Letra përfundon me shprehjen: «Ne ju sigurojmë që në të gjithë veprimtarinë tuaj ekonomike për të mirën e kombit tonë, ju do të keni gjithmonë ndihmësin tonë moral». Sot po botojmë dy dokumente ku tregohet se si kryesia e sindikatës së pavarur të minatorëve, e drejtuar nga Gezım Kalaja dhe Sami Karriqi, jep «ndihmën» e saj për Hajdin Sejdinë në veprimtarinë e tij ekonomike «për të mirën e kombit tonë». Dokumenti i parë është një letër e shtypur në kompjuter (me sa duket në një nga zyrat e Ajdin Sejdisë) drejtuar kryeministrit Vilson Ahmeti dhe ministrit Abdy! Xhaja. Në të kërkohet përgjigje për «hapjen e Bankës së Përbashkët ndërmjet Iliria Holdingut SA - Tiranë dhe Minierës “Demokracia” të Valiasit». Të vëmendje, kërkënimi që bëhet në letër ku thuhet: «Në rast të kundërt do të përdorim të gjitha mjetet demokratike deri në grevën e përgjithshme». Çfarë motivash e shtynë Gezım Kalanë dhe Sami Karriqin të bëjnë të tilla kërcënime në emër të Hajdin Sejdisë? Letra e dytë e firmosur po nga këta dy persona i drejtohet ish - presidentit Ramiz Alia. Në të thuhet ndër të tjera se «ne si minierë kemi bërë një kontratë midis firmës “Iliria Holding” dhe minierës sonë». Çfarë është kjo kontratë dhe përse dy drejtuesit e sindikatës flasin në emër të minierës? Edhe kjo letër paralajmëron se «ne do të luftojmë me të gjitha mjetet demokratike». Letra për ish-presidentin është shtypur në makinë shkrimi të zakonshme me letër të zakonshme. Asaj i mungon data. Shtrohet pyetja: Përse kjo këmbëngulje për të miratuar një bankë të përbashkët midis minierës së Valiasit dhe Hajdin Sejdisë, ndërkohë që është zulluar, për arsye që dihen, banka e përbashkët midis Hajdin Sejdisë dhe Bankës së Shtetit Shqiptar? Në numrin e ardhshëm do të lexoni: Qeveria Mexhksi në mbledhjen e saj të parë, në prill të vitit 1992, miraton në parim krijimin e bankës së përbashkët midis minierës së Valiasit dhe Firmës “Iliria Holding”. Çfarë qëndrimi ka mbajtur Blerim Cela në këtë mbledhje të qeverisë për këtë bankë? SINDIKATA E BASHKUAR E PAVARUR MINERARE-GJEOLOGJI-PASURUES TË SHQIPËRISË Nr. 98 prot. Tiranë, më 11.02.1992 KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE ZOTIT VILSON AHMETI MINISTRI I ENERGJETIKËS ZOTIT ABDYL XHAJA ZOTI ABDYL XHAJA Kryesia e Sindikatës së Minatorëve-Gjeologëve e Pasuruesve të Shqipërisë e shpreh shumë të nevojshme dhe urgjente takimin me Ju dhe dikasterin përkatës si dhe përfaqësuesve të firmës ILIRIA HOLDING S.A. Tiranë të lëshohej përgjegjësia ndaj firmës e Bankës se Përbashkët Italiane ILIRIA HOLDING S.A. Tiranë dhe Minierës «DABRAÇI» të Valiashit. Presim përgjegje për takimin brenda ditës së sotme 13.02.1992. Në rast të kundërt do të nxjerrim të gjitha mjetet demokratike deri në grevën e përgjithshme. Me respekt të veçantë kërkesës sonë, kthehemi me besimin se do të kemi një përgjigje dhe me kënaqësi do të takojmë njerëzit në të ardhmen për demokratizimin e Shqipërisë. SEKRETARI Z. Sami KAPIDANI KRYETARI Gezim KALAJA

Pranimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës pengohet se akoma nuk shihet i pavarur sistemi gjyqësor

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË Takim i Fatos Nanos me parlamentarë evropianë Pranimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës pengohet se akoma nuk shihet i pavarur sistemi gjyqësor Deklaron një antar i delegacionit Dje mbas dite, kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Fatos Nano, priti në selinë e partisë delegacionin parlamentar Europian të kryesuar nga zonja Pack. Duke marrë fjalën në këtë takim Fatos Nano tha se është kënaqësi për ne që takohemi me përfaqësuesit si ju. Pranina tuaj e kemi ndjerë tash dy vjet, në mënyrë që Shqipëria të kapërcejë periudhën post komuniste dhe të bëhet pjesë e civilizimit europian dhe e familjes europiane. Ne kemi qenë, jemi dhe jemi të hapur për t’u takuar me këdo, jo vetëm me përfaqësues socialistë nëpërmjet forumeve dhe organizmave europiane. Kjo ka qenë dhe është në shërbim të stabilitetit, demokracisë dhe reformave në Shqipëri. Situata sot në Shqipëri është e tensionuar, është komplekse dhe delikate, Partia Socialiste ka qenë dhe është e interesuar si opozitë konstruktive, për t’i zgjidhur problemet e shumta me atë të dialogut, të tolerancës së rrumbullakët midis shqiptarëve. Sot Shqipëria më shumë se kurrë ka nevojë për mirëkuptim. Pa këtë mirëkuptim të brendshëm nuk mund të realizohet si duhet edhe partneriteti ndërkombëtar. Por fatkeqësisht në vend po veprojnë forca të caktuara dhe lobe të caktuara që po ushqejnë, (Vijon në faqen 2)

Kronikë nga parlamenti

Logjika demokratike fiton mbi antidemokracinë - Fitore e qëndrimit demokratik të grupit parlamentar të PS: Ligji për grevat, kthehet nga presidenti për të njëjtat arsye që kishin ngritur gjatë shqyrtimit të tij deputetët socialistë. - Përgjegjësi mbajnë: Ministri i Punës dhe Përkrahjes Sociale Dashamir Shehi, dhe grupi i papërgjegjshëm i shumicës parlamentare, të cilët kundërshtuan me forcë propozimet e drejta të deputetëve, vetëm se ato vinin nga e majta. - Ligji për grevat u kthye përsëri në parlament, sepse ishte në kundërshtim me të drejtat e liritë e njeriut. - Deputeti Vrioni, në emër të grupit parlamentar të PD-së u bë thirrje sindikatave të jenë «të kujdesshme» në kërkesat e tyre, sepse këtë e dikton periudha e tranzicionit. - Asnjë lloj qeveria nuk mund tu mohojë sindikatave të drejtën që ta kërkojnë për të mbrojtur interesat jetike të punonjësve. - Deri kur grupi i shumicës do të bëjë i papërgjegjshëm për të shkelur të drejtat e liritë e njeriut? Krye të papërgjegjshmërisë dhe krye të akuzuarit për shkelje të drejtave dhe liritë të njeriut në Shqipëri, janë Eduart Selami dhe Ali Spahia që drejtojnë PD-në.

NE ASNJE HERE NUK DO TE PAJTOHEMI ME LIGJE ANTIDEMOKRATIKE

Diskutim i deputetit Namik Dokle në emër të grupit parlamentar socialist Vendimi i presidentit Berisha për kthyer në Parlament për rishqyrtim ligjin: «Për disa ndryshime në ligjin për të drejtën e grevës», është i drejtë, jo thjesht pse ai konsideron të gabuar diçka që po kështu është konsideruar nga grupi ynë parlamentar, por sepse bën një përpjekje që në hapësirat e jetës sonë politike dhe të drejtësisë, të bëjë një ligj që bie në kundërshtim me frymën demokratike të Europës? Nuk mund të shkojmë drejt Evropës përmes pa ekuilibër demokratik, pa realizuar standardet e saj, jo në letër, por në praktikë, për të drejtat sindikale. Tani ligji i kthehet parlamentit. T’i kthesh një ligj parlamentit s’ka asgjë të keqe, sepse është një e drejtë kushtetuese e presidentit, ashtu si edhe çdo deputet ka të drejtë të propozuar disa ndryshime të projektligjit, ndryshime të cilat nuk u miratuan. Nuk u miratuan edhe kur ne theksuam se ai shkel rëndë të drejtat dhe liritë e njeriut. Vendimi i presidentit Berisha për të ligjin për të drejtat e jetës sonë politike dhe ekonomike të mos i ndërpritet rruga debatit dhe dialogut. Ashtu siç u aprovua ky ligj nga diktati i kartonit, megjithë këmbënguljen tonë kundër, në çdo moment i jep të drejtë shtetit për të vënë në lëvizje gjykatën, për të shpallur gjithëcka të jashtëligjshme. Prandaj dhe grupi ynë parlamentar… shkel rëndë të drejtat dhe liritë e njeriut. të bëjë amendamente për të përmirësuar ligjet. Por, në ç’kuptim do të bëjë këtë? Çfarë shqetësimesh ka në lindur? Këtu u bënë debate mes dy grupeve parlamentare, në të cilat ne theksuam se ashtu siç ishte formuluar, e drejta e grevës kufizohej në rrugë antidemokratike. Pse pra u aprovua… Evropës? Nuk mund të shkojmë drejt Evropës pa ekuibër në praktikë, për të drejtat sindikale. Por akoma më shqetësuese është se paketa prej pesë ligjesh, që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e shtetit me sindikatat 1. «Ligji për sindikatat»; 2. «Ligji për të drejtat e grevës»; 3. «Ligji për kontratat kolektive të punës»; 4. «Ligji për pagat»; 5. «Ligji…» (Vijon në faqen 4)

Zoti Ramiz Alia, President i Republikës së Shqipërisë

Kryesia e Sindikatës së Minatorëve Gjeologëve dhe Pasuruesve të Shqipërisë shikon shumë urgjente dhe të nevojshme kthimin tuaj, si President i Republikës për plotësimin e kërkesave të minatorëve të minierës «Demokracia» të Valiashit, të shprehura dhe të kërkuara Qeverisë në peticionet e vazhdueshme. Duke respektuar postin tuaj të lartë, në peticionin e parë dërguar Qeverisë në datë 30.12.1991, ju njoftuam dhe Juve, por asgjë nuk u… (Vijon në faqen 4)

Shqipëria ka 500.000 të papunë

- Përgjigje zotit Eduard Selami; Gënjeni apo ju gënjejnë? - Në hartimin që çeli konferencën e shtypit të datës 20 maj, kryetari i PD-së Eduard Selami tha se shifrat e papunësisë të publikuara nga shtypi i opozitës, nuk janë të sakta, por tepër të ekzagjeruara. Unë kam biseduar mbrëmë në telefon me ministrin e punës, Shehi tha ai, dhe ministri më tha se papunësia është 220 mijë, që përbën 15-20 për qind të njerëzve të aftë për punë. Pyetjes a i besoni institucioneve e ngritura nga qeveria juaj, sepse shifrat e publikuara në gazeta, janë marrë nga Instituti i Statistikave, zoti Selami iu përgjigj me ironi (aq sa mund të bëjë ironi zoti Selami) duke thënë se ju u referoheni akoma strukturave komuniste të statistikave. Megjithëse në konferencën e shtypit nuk mund t’i kthesh përgjigje po ia kthej nëpërmjet gazetës. Zoti kryetar! Shqipëria sot (Vijon në faqen 4)

Partia Demokratike dhe Sali Berisha, kanë shkelur ligjin «Për partitë politike»!...

- Shërbimi i Kontrollit të Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme dhe organet e drejtësisë duhet të zbatojnë ligjin. Në të kundërt, një ditë të afërt të gjithë do të japin llogari para ligjit dhe popullit. Plot 2 muaj e gjysmë më parë, në gazetën «Rilindja Demokratike» është botuar një shkrim në faqen 4, ku midis të tjerash thuhet: «…së pari dihet botërisht se fushata elektorale e PD-së në zgjedhjet e 22 marsit ka qenë sponsorizuar nga Administrata amerikane në dollarë, automjete dhe mjete të tjera të domosdoshme për Ushtrinë elektoralë». «Kaq pranon “RD-ja”. Po si është e vërteta? Më përpara, po t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje pas së cilës lind një problem i madh po citojmë të plotë Nenin 23 të ligjit “Për Partitë politike”, Nr. 7502, datë 25.07.1991: “Ndalohen ndihmat financiare dhe materiale nga shtetet dhe entet publike a private të huaja. Lejohen dhuratat dhe ndihmat kur vijnë nga parti a bashkëshkëlme ndërkombëtare, parti, deri në masën që nuk kalon ndihmën financiare të dhënë nga shteti” Pas kësaj, duke u nisur nga ajo që pranon vetë «RD-ja» nuk është e vështirë që gjithkush… …të kuptojë shkeljen flagrante të ligjit në fjalë, përpara të cilit janë fajtorë dhe duhet të mbajnë përgjegjësinë ish kreu i PD-së në atë kohë dhe në mënyrë të veçantë Presidenti i sotëm Sali Berisha. Pas asaj ç’ka botoi «RD-ja» më datë 4 mars 1993 u botua një shkrim në «Zërin e popullit» LUAN M. RAJA (Vijon në faqen 3)

REZOLUTË

Në takimin e organizuar nga Federata e Rinisë Shqiptare dhe me përfaqësuesin e forcave rinore politike e shoqatake me të… RINIA PËRBALLE KORRUPSIONIT e kundërshton në një të… Rinia shqiptare e cila u bë vatrë… e solidaritetit kombëtar është po kaq e vendosur për ndërtimin e një të ardhmeje demokratike juridike, për institucionalizimin e plotë të demokracisë në Shqipëri, për integrimin… …dhe periudha e më pastajshme e tranzicionit krijoi shtratin e përshtatshëm për korrupsionin. Në prononcimin kundër këtij fenomeni të rezistosh për çdo gjë shqiptare. Kërkojmë nga qeveria e drejtësisë, në mënyrë të plotë, në bazë të statusit të tyre të pavarur të shkojnë deri në fund të korrupsionit t’i bëjnë përgjegjës e t’i nxjerrin në gjyq. Më këtë rezolutë ju drejtohemi Parlamentit dhe forcave politike… …që të bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre për të luftuar këtë fenomen gangrenë të shoqërisë shqiptare. Marrin pjesë: Federata e Rinisë Shqiptare Forumi Rinor i Partisë Demokratike Forumi i Rinisë Euro-socialiste Forumi Rinor i Partisë Republikane Unioni Studentor Lidhja Rinore e të Persekutuarve Lëvizja e Studentëve të Drejtësisë Shoqata e Sociologëve Universitarë etj.

LAJMËRIM

Ditën e dielë më 23 maj, ora 11.00 në sheshin «Nazmi Rushiti» të qytetit të Peshkopisë KD i PS-së do të kremtojë organizon një miting paqësor mbështetur për të protestuar kundër qeverisë Meksi. KD i PS-së rrethi Dibër