Kryetari i rrethit të Durrësit urdhëron të lëshohen lokalet
Paralajmërim për grevë...
Më 18 maj 1993, Kryetari i Rrethit të Durrësit z. Vasillaq Papaj ka dërguar në çdo lokal dhe njësi tregtie nga një shkresë ku urdhëron të gjithë punonjësit e këtyre lokaleve deri më datë 28 maj duhet të dorëzojnë pronat ish pronarëve. Mjaft punonjës të tregtisë të këtyre njësive të indinjuar nga kjo veprim janë irrituar dhe janë shprehur se do të hidhen në grevë. Më 21 maj ata i janë drejtuar me një telegram z. Aleksandër Meksi ku ndër të tjera i bëhet e qartë se tregtarët e lirë të Durrësit nuk do të dalin me vullnet të lirë nga lokalet dhe njësitë ku punojnë.
S. TATARI
PARTIA SOCIALISTE ËSHTË E VENDOSUR TA MBROJË DEMOKRACINË ME ÇDO ÇMIM
- Mijëra dib ranë dhe bulqizakë mbështesin pa asnjë rezervë Partinë Socialiste në mitingje proteste kundër qeverisjes së Partisë Demokratike
- Merr pjesë kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano dhe deputetët Namik Dokle, Kastriot Islami, Luan Hajdaraga, Fehmi Abdiu, Halil Lალaj, Ethem Ruka dhe Ndre Legisi
- Mijëra dib ranë dhe bulqizakë mbështesin pa asnjë rezervë Partinë Socialiste në mitingje proteste kundër qeverisjes së Partisë Demokratike - Merr pjesë kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano dhe deputetët Namik Dokle, Kastriot Islami, Luan Hajdaraga, Fehmi Abdiu, Halil Lalaj, Ethem Ruka dhe Ndre Legisi Siç është bërë e ditur, Komiteti Drejtues i PS të rrethit të Dibrës kishte planifikuar të zhvillonte më datën 23 Maj një miting paqësor në qytetin e Peshkopisë. Ishte njoftuar gjithashtu se në miting do të merrnin pjesë kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano së bashku me një grup deputetësh socialistë. Dega e rendit publik të rrethit të Peshkopisë kishte dhënë lejen për zhvillimin e mitingut në sheshin «Nazmi Rushiti», para shkollës së mesme bujqësore të qytetit të Peshkopisë. Në qytetin e Peshkopisë bashkë me deputetët Namik Dokle dhe Halil Lalaj, mbërritën në mbrëmjen e datës 22 maj. Drejtuesit dhe aktivistët e PS të rrethit që po merrnin me përgatitjet e fundit për mitingun, ... saj, u takuan organëve kompetente ta gjykojnë se, a është e ligjshme që të etiketohet në këtë mënyrë deputetët që gëzojnë imunitet dhe a është demokratike t’u bëhet shantazh i hapur qytetarëve për të mos marrë qytetit. Më gjithë kërkesat e kryetarit të bashkisë dhe kryetarit të PS të rrethit deri në orën 21.00 të datës 22 maj, pranë degës së rendit për të mos u ndryshuar vendi i mitingut, sepse njerëzit ishin lajmë... Këto dy fakte si dhe disa krisma pistoletë rreth orës 23 e tridhjetë minuta të datës 22 nga dega e rendit, na bindën se dikush ishte i interesuar të shkaktonte trazira ditën e mitingut. Ditën e diel në orët e para të nguli këmbë në të sajen. Arsyetja e vërtetë e ndryshimit të vendit ishte për t’u penguar ose sabotuar me çdo mjet mitingu, sepse në stadium nuk kishte energji elektrike, pra nuk mund të punonte fonia. …mëngjezit rrugët e qytetit ishin mbushur plot me njerëz. Takuam midis tyre shumë të njohur nga fshatrat që kishin ardhur për të marrë pjesë në miting. Ndërkohë patrullat e policisë silleshin gjithandej. Kryetari i Partisë Socialiste (vijon në faqen 3)
ra mbërritëm në mëngjesin rrethit që po merrreshin me përgatitjet e fundit për mitingun, na shprehën shqetësimin se forca të caktuara në qytet po bënin të gjitha përpjekjet për të sabotuar mitingun. Më shumë se fjalët e tyre, ne besuam dy letra që na vunë përpara. Njëra ishte një thirrje me përmbajtje fashiste me fyerje të rënda për deputetët socialistë. Kjo thirrje ishte vendosur para kinemasë së qytetit dhe te farmacia. Por, ndërsa thirrjen para kinemasë e grisën vetë qytetarët të herë, atë të farmacia e depolitizuar që drejtohet nga Faiz Halili e ruante xhamin i drejtares së farmacisë. Përmbajtja e kësaj thirrjeje nuk është nevoja të komentohet. Dibranët që e lexonin shpreheshin se dibrani edhe hasmin kur i ka ardhur në derë e ka pritur si mik. Kjo është ana etike e problemit. Sa për anën ligjore të këtij f...
NE NUK DO T’A LEME SHQIPËRINË TE SHKOJE NE GREMINË
Deklaratë e Kryesisë së Partisë Socialiste dhe e grupit të saj parlamentar
Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar, duke shprehur interesat dhe hallet e popullit ka protestuar dhe do të vazhdojë të protestojë kundër mënyrës aktuale të qeverisjes të përpunuar në kabinet dhe klanet e revanshizmit të rrezikshëm për vendin dhe demokracinë. Ajo ka organizuar takime të shumta në fshat dhe në qytet me njerëzit e thjeshtë, me intelektualë, më të papunë, me të rinj e të reja, me veteranë, e ... Peshkopi e Bulqizë, me mençuri e kurajo, me frymë demokratike e mirësjellje mbarepopullore, me korrektësi ndaj ligjit e mikpritje ndaj mikut, shprehën hapur atë që ndjejnë për mënyrën e sotme të qeverisjes, për qeveritarët dhe sejmenët e tyre, për politikën e dështuar dhe antidemokratike të revanshizmit. Dy mitingjet e 23 majit, shpërthyen çarte se kjo lloj politike ka fundin të afërt, sepse populli nuk e duron më hakmarr- paaftësinë dhe nepotizmin që përpiqet të institucionalizohet në të gjitha qelizat e shtetit e të shoqërisë së sotme shqiptare. Provokatorët dështuan me turp përballë qetësisë mbarepopullore. Megjithëse një natë para mitingut qëlluan me armë, megjithëse një ditë para mitingut në emër të PD-së e ndonjë bishti të saj bënë thirrje për bojk o tim, megjithëse vetë kryetari i Këshillit të Rrethit, zoti Bunguri, doli të grisë lajmërimet e PS-së për miting, megjithëse njerëzit u kërcënuan shtëpi për shtëpi, dibranët dolën atë që thuh et e vërteta për hall et dhe shqetësimet e tyre. Përfaqësues ekstremistë të policisë, në një skemë me një grup prej 20-30 provokatorësh, deshën të pengonin popullin. Ata shanë dhe goditën, ata gjakosën njerëz të qetë e të pafajshëm. Por, në një grup prej 3-4 rru gash nuk morën mend dhe i varan… (vijon në faqen 4)
testuar qeverisjes të përpunuar në kabinetet dhe klanet e revanshizmit të rekizshëm me veteranë, e pensionistë, me gjithë shtresat e popullsisë. Ditët e fundit janë organizuar edhe disa mitingje, në të cilat kanë marrë pjesë drejtues të Partisë Socialiste dhe deputetë të saj.
Në të gjitha rastet, protestat janë drejtuar kundër pastrimeve politike të socialistëve dhe njerëzve të tjerë, kundër ligjeve antidemokratike të aprovuara vetëm nga mazhoranca, kundër korrupsionit të pushtetarëve në të gjitha nivelet, kundër bllokimit të reformës ekonomike që ka nxjerrë në rrugët e papunësisë mbi 400 mijë vetë, kundër bllokimit të pushtetit lokal, kundër manipulimeve nga organet shtetërore të informacionit, veçanërisht TV-ja, kundër dhunës policore dhe terrorit psikologjik që po ushtrohet ndaj njerëzve. Në këto mitingje paqësore njerëzit kanë kërkuar punë për vete e për fëmijët, ilaçe, për të sëmurët, pension normal dhe jo lëmoshë, poshtëruese, emigracion të organizuar dhe pa rrushfete, shërbime publike në fshat e në qytet.
Këto kërkesa u shprehën edhe një herë fuqishëm në mitingjet e organizuara nga Partia Socialiste në Peshkopi dhe Bulqizë në datën 23 maj 1993. Populli i Dibrës, në …
Fotografi e mitingut.
MIJËRA BANORË TË BULQIZËS KËRKOJNË MBËSHTETJEN E PS-së, PASI E SHOHIN VETEN TË BRAKTISUR
— Gjashtë mijë të papunë dhe katër mijë të asistuar bashkë me familjet e tyre kanë mbetur në mëshirë të fatit!... — Qëndrim shembullor dhe korrekt në mbrojtje të ligjit i forcave të Rendit në Bulqizë
Nga Peshkopia grupi i deputetëve të PS në Bulqizë në orën 15 e 30 minuta. Përkoi e njëjta pritje e ngrohtë nga mijëra njerëz, të cilët kishin dalë në gjithë hyrje të qytetit. Të gjithë nuk ishin vetëm të gjëra: Bulqiza nuk pati incidente, nuk pati as edhe një njeri të vetëm që të kishte një fjalë fyese a një parullë provokuese, e dyta: korrektësia shembullore e policisë.
Nuk e di se edhe degës së rendit në Bulqizë i kishin vajtur ose porosi nga lart për të ndërprerë provokacione. Nëse dhe atje kanë vajtur të tilla porosi, drejtuesit e rendit ndoqën rrugën e mbrojtjes me dinjitet të ligjit dhe nderuan veten nga ky veprim në opinion, gjë e vlerësuar nga kryetari i rendit në Dibër, i cili shprehu protestën në miting të mos pengohej asnjë lloj veprimtarie në miting.
Ky i fundit, me siguri, për këtë nuk është pishman.
Ovacionet për minuta të tëra në sheshin para shkollës së mesme të minerierës: «Partia Socialiste! Fatos Nano!» Mijëra njerëz që kërkojnë mbështetje, pasi e shohin veten të braktisur. Gjashtë mijë të papunë e katër mijë të asistuar vetëm vetëm në këtë rreth. Këtë e tha Sami Cara, kryetari i Partisë Socialiste të rrethit në fjalën e tij të hyrjes. Pastaj Vladimir Dema, foli për fshatin, për çmimin që të marrin frymën, për tokën që punohet me krahë, për 2 mijë të papunë në Shupenzë, për mbi 730 familje pa asnjë të ardhur, për plot 25 fshatrat pa ujë, kur për ujësjellësin duhen pesë punëtorë, por që qeveria s’jep fonde për ta. Tha se në hanë pa punë kundro me arsimi të la- (Vijon në faqen 4)
Disinformime anormale që nxitin tensionet
Deklaratë e Kryesisë së KD të PS të Qytetit të Tiranës dhe e grupit të këshilltarëve Socialiste të Bashkisë së Kryeqytetit.
Dëgjuam me indinjatë njoftimin e gënjeshtërt të Ministrisë së Rendit Publik në mjetet e informimit shtetëror lidhur me ngjarjen e datës 23 maj 1993 në Lli xhat e qytetit të Peshkopisë. Protestojmë në mënyrë energjike kundër praktikës anormale të disinformimit me qëllim për organ eve të rendit publik të rrethit të Dibrës dhe të ep ro veve të tyre në Tiranë dhe të opinionit publik shqiptar rreth të ashtuquajturit akt të zotit Plumb Vladi, sekretar i KD të qytetit të Tiranës dhe kryetar i grupit të këshilltarëve socialistë të Bashkisë e Tiranës.
Njoftimi i dhënë në mjetet e informimit shtetërorën me dashje të vërtetën për ngjarjen në Lixhat e Peshkopisë. Organizatorë dhe nxitës të incidenteve që ndodhën aty janë drejtuesit e degës së rendit publik të rrethit Dibër dhe elementë të veçantë të mbrojtur e frymëzuar prej tyre. Në grupin e keqbërësve që provokuan deputetët socialistë në Lixhat nuk duk ei asnjë ushtarak me uniformë. Këta civilë provokuan, fyen dhe qëlluan me gurë deputetët dhe grupin e drejtuesve socialistë që i …
(vijon në faqen 4)
Komiteti drejtues të Partisë Socialiste Peshkopi
Morëm kërkesën tuaj për zhvillimin e mitingut me datën 23.5.93 ora 11 para Hotel Korabit. Mitingun paqësor mund ta zhvilloni në atë ditë dhe në atë orë.
Vendi që kërkoni ju për zhvillimin e mitingut nuk është i përshtatshëm, sepse nuk ka kapacitetin për të mbajtur rreth 5000 pjesëmarrës, kështu që mitingun do ta zhvilloni në sheshin para shkollës së mesme bujqësore, ose në stadiumin sportiv Korabi, ose në aneksin e stadiumit Korabi, ambienti i të cilave është i mundur të vendosen al numur njerëzish që parashikoni të marrin pjesë.
Për vendin se ku do të zhvilloni mitingun duhet të na njoftoni shkresërisht brenda orës 11 të datës 20.5.1993, që në organ i ruajtjes së rendit të kemi mundësinë të marrim masat e duhura për zhvillimin e qetë të mitingut.
Kemi bindjen se ju si organizatorë do të merrni të gjitha masat që nga pjesëmarrësit të mos ketë veprime e parregulla antikushtetuese apo antigjigjore.
Presim përgjigjen tuaj.
Zv. Kryetari i Degës së Rendit Publik KAP. i Parë ILIR HALILI
Peshkopi, 19.5.1993
Degës së ruajtjes së rendit publik Peshkopi
Morëm shkresën që miraton zhvillimin e mitingut në ditën dhe orën e kërkuar nga ne (datë 23. 5. 1993 ora 11.00).
Për vendin e zhvillimit të mitingut, sipas alternativës që shtron ju, kemi marrë masa organizative që mitingun ta zhvillojmë në sheshin para shkollës së mesme bujqësore.
Ju falënderojmë për përgjigjen korrekte në emër të kërkesës sonë ligjore dhe u sigurojmë dhe një herë se nga pjesëmarrësit tanë nuk do të ketë asnjë veprim apo parullë antilligjore.
Kryetari i Komitetit Drejtues të PS-së të Rrethit
BAFTJAR RUSHI
Peshkopi, 20.5.1993