28/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

28 maj 1993

SOCIALISTËT NUK DO TË LEJOJNË QË HAKMARRJA DHE PERSEKUTIMI POLITIK TË ZËVENDËSOJNË SHTETIN E SË DREJTËS

-Fjala e deputetit të Partisë Socialiste Leonidha Çuçi mbajtur në Strasburg- I nderuar Zoti President, Të nderuar Kolegë, I nderuar Zoti President, Të nderuar Kolegë, Është kënaqësi e veçantë për mua të marr fjalën në këtë Sesion të dytë parlamentar midis Parlamentit Europian dhe Parlamentit shqiptar, për angazhimin e vendit tim në proceset e integrimit europian. Dëshiroj gjithashtu të formuloj përgëzimet e mia të sinqerta për organizimin e admirueshëm të këtij takimi dhe falenderimet e nxehta për interesimin që tregoni për Shqipërinë. Shqipëria është vendi me demokracinë më të re në Europë, një demokraci e cila lindi pas një gjysmë shekulli diktature totalitare dhe fanatike. Ne jetojmë në fillimet e një shoqërie postkomuniste. Por, psikologjia e vjetër, mentalitetet e vjetra shoqërore dhe deformimet kulturore që ato bartin me vete, janë ende mjaft të pranishme dhe ndjehen fuqishëm, në shumë aspekte të jetës politike dhe ekonomike të vendit, në raportet Shtet - qytetar, në respektimin e të drejtave të njeriut e të mendimit të lirë si edhe në të drejtën për të qenë në opozitë me qeverinë. Fakti është se forcat politike dhe sociale vërtet demokratike, si Partia Socialiste e Shqipërisë, kërkojnë dhe përpiqen me të gjitha forcat që të vendoset një rend i vërtetë demokratik, por përpjekjet e tyre përsëri ndeshen me intolerancën e shtetit ndaj alternativave opozitare. Pushtetet në vend që të ndahen dhe të jenë të pavarur, po përqëndrohen përsëri në një dorë dhe po vazhdon ushtrimi i tutelës politike mbi institucionet demokratike, deri dhe i dhunës shtetërore (ekonomike, juridike e politike) mbi ata që guxojnë të mendojnë ndryshe. Me plot të drejtë ne njohim evolucione të vërteta demokratike në Shqipëri dhe dëshirojmë të bëhen hapa të reja civilizuese në krahasim me atë ç’ka është bërë deri tani. Por, kam përshtypjen se tregojnë euforikë dhe entuziazëm tej masës që lejojnë realitetet postkomuniste në Shqipëri. Qeveria e sotme shqiptare bën shumë të madhe për të treguar se kemi stabilitet politik, në vend që të reflektojë e të gjykojë për faktorët që në fakt e prishin këtë stabilitet dhe krijojnë tensione sociale. Politikë. E njëjta gjë po ndodh edhe në procesin e privatizimit ku licencat kontrollohen dhe jepen nga shteti. Është e papranueshme që institucionet shtetërore të unifikohen përsëri me pushtetin personal apo që liderë partish apo qeveritarë të sotëm të veprojnë në dëm të pavarësisë dhe ndarjes së pushteteve. Ndryshe, hakmarrja dhe persekutimi politik do të zëvendësojë përsëri shtetin e së drejtës dhe ligjin në Shqipëri. Toleranca dhe dialogu me forcat demokratike opozitare nuk kanë hedhur ende rrënjë në terrenin e shoqërisë shqiptare për shkak të forcave që mbajnë dhe kontrollojnë aktualisht pushtetin. Kjo ka bërë që edhe respekti për mendimin alternativ të mungojë, madje në shumë raste ky mendim të etiketohet me epitete fyese që dominojnë tashmë gjuhën e shtypit. Kabinetet politike të partisë në pushtet, kanë marrë përsipër edhe atributet sovrane të pushtetit të drejtësisë duke inkriminuar pa faj çdo kundërshtar politik. Në socializëm, kemi insistuar vazhdimisht që të ketë një tavolinë të rrumbullakët midis partive. Por, fatkeqësisht, demokracisë shqiptare i ka munguar, deri tani fryma e dialogut, tolerancës e kompromisit dhe e bashkëpunimit midis opozitarëve, por vëllezër. Në shumë raste, politika dhe qendrimet zyrtare kanë nxitur urrejtjen, kanë mbjellë përçarje dhe kanë kundërvënë shqiptarët njërin kundër tjetrit, në këto momente kur është tepër urgjente nevoja e ripajtimit kombëtar e social. Në këtë terren nuk mund të mos ketë edhe tensione politike të cilat disekuilibrojnë logjikën demokratike dhe pengojnë të shohësh me qartësinë shkeljet e të drejtave të njeriut, të dinjitetit të lirisë së fjalës e të shtypit, të personalitetit të njeriut, dhe rastet e dhunimit pa mandat legal, të vënesës apo të ndalimit me forcë policore të manifestimeve të ligjshme të protestës. Të gjitha këto ndodhin sepse shumicës parlamentare dhe qeverisë i mungon vullneti politik dhe hezitojnë të paraqesin e të miratojnë urgjentisht Kushtetutën e kompletuar përfundimisht të Shtetit shqiptar, e cila do të sanksiononte, një herë e përgjithmonë, raportet kushtetuese dhe mekanizmat ligjore për garantimin e respektimit të ... respektimin pa ekuivoke, të të drejtave e lirive themelore. (Po hap një parantezë sepse dëshëroj të theksoj që Kryetari i Këshillit të Ministrave është aktualisht edhe President i Komisionit Parlamentar Kushtetues, dhe se ende 6 muaj pas afatit të caktuar, vendim i tij nuk e ka akoma Ligjin themelor-Kushtetues). Duke harruar me qëllim se të gjithë jemi bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës për të kaluarën tonë, sot në Shqipëri, jo vetëm që bëhen ndarje politike artificiale, por ç’ka është më e keqja, pasioni e errëson logjikën dhe të vërtetën dhe arrihet në sulme të pabazuara kundër partive të opozitës dhe liderëve të tyre. Këto sulme, për më tepër, bëhen edhe pjesë organike e programeve politike të shumicës parlamentare për të favorizuar disekuilibrë e tensione të reja sociale. Pushteti lokal në zgjedhjet e të cilit socialistët fituan 54 për qind të votave në të gjitha nivelet, vazhdon të mbetet i paralizuar për shkak të intolerancës së partisë në pushtet dhe të bllokimit të legjislativit nga ekzekutivi. E quaj për detyrë politike të deklaroj zyrtarisht (Vijon në faqen 3) ta Por, kam përshtypjen se tregolemi euforik dhe entuziaste të stabilitet politik, në vend që të reflektojë e dhe krijojnë tensione sociale. Ka shumë shembuj që dëshmojnë se në realitet ekziston një mentalitet monist, tepër veprues për fat të keq, fenomenet e imponimit të paprinciptë, të mendimit të një partie që kërkon të ruajë me çdo kusht, me mjete jodemokratike, monopolin e hartimit dhe të zbatimit të ligjeve, një mungesë e theksuar tolerance që shfaqen në përdorimin edhe me arrogancë, të mekanizmit të votës në Parlament duke shpërfillur konsensusin, si edhe qëndrime të tjera, tashmë të shpeshtuara, të dhunimit të lirisë së të shprehurit të mendimeve të kundërta dhe të denigrimit të bartësve të tyre të ligjshëm. Ja pra përse duhet të shqetësohemi, në se shqiptarët të një brezi të ri politik. Me këtë dua të them se duhen luftuar shfaqjet e përsëritura të nëshkrimit, ashtu si edhe dje, të veprimtarisë së institucioneve ndaj kontrollit politik, fenomenet e një diktature administrative që shkel ligjet dhe tenton të imponojë vullnetin politik të aparacikëve, se duhet bërë vërtet reforma administrative për jo të kandisjet asnjë marrje apo nxjerrjen e punonjësve dhe të punëtorëve, nga institucionet apo ndërmarrjet shtetërore, në bazë të bindjeve të tyre e paraqet përditë politikën, e cila është e keqja themelore që mban mbi shpinë stabilitetin shoqëror.

Propozime të deputetëve socialistë

NË KUVENDIN POPULLOR Pas një ndërprerjeje të punimeve të Kuvendit Popullor me kërkesë të një deputeti, që zgjati sa ato të zakonshme në çdo ditë pune ka lidhje me ndryshimin që pritet të bëhet në Rregulloren e Kuvendit, të mërkurën pasdite Kuvendi i filloi punimet me miratimin e programit të punës për dy javët e ardhshme. Me këtë rast deputetët socialistë bënë disa propozime. NAMIK DOKLE Së pari, kërkoi që seanca e pyetjeve, të cilën e ka kërkuar grupi parlamentar i PS të realizohet sa më parë. Së dyti, të vihet në rendin e ditës sa më shpejt mocioni i mosbesimit që është kërkuar për nënkryetarin e Kuvendit Popullor Zot[in] Tomorr Malasi. Së treti, kërkoi që të vihet sa më mirë në pozitë pune komisionet e përkohëshme të ngritura nga Kuvendi Popullor, duke e vënë theksin tek komisioni i ngritur për verifikimin e ndihmave italiane për Shqipërinë si dhe tek ai për sqarimin e skandalit “Hot(i) Arsid(i)”. Së katërti, të shqyrtohet sa më shpejt që të jetë e mundur kërkesa e deputetëve të PAD për t’i njohur si grup parlamentar. ANASTAS ANGJELI Së pesti Qeveria t’i paraqesë Kuvendit një program i detajuar për vazhdimësinë e reformës ekonomike. Së gjashti, të paraqitet marrëveshja me FMN. Së shtati, kërkoj të paraqitet në parlament ligji mbi dypunësinë, i cili sipas tij do të ndikonte për futjen e mendimit intelektual, në një shpërndarje më të drejtë të taksave dhe tatimeve etj. THEODHORI BEJO Së nënti kërkoj që qeveria të marrë masa urgjente për të çbllokuar disa nga prodhimet tona, të cilat po rënohen nga hyrja e mallrave të huaja. Ai përmendi pesë fabrika të sapunit, të cilat s’punojnë, sepse sapuni i importuar nga jashtë shtetit i ka nxjerrë jashtë loje.

FYTYRA E VËRTETË E PJETRIT ...

Thonë se Pjetri shpëtoi nga dënimi me vdekje sepse pati një ndërhyrje të fuqishme nga lart për të shpëtuar vëllain e Petrit Kallakut, ndërkohë që fillimisht ’shte vendosur dënimi i tij me vdekje. Diktatura kishte merituar atë që, prej të cilave kishte ajo që ’efalia e jetës duhej kompensuar me «implikim në shërbim të sistemit». Shokët e burgut janë prononcuar deri hapur në shtyp për ç’ka ata shikonin me sy. Pjetrit, të cilit i ishte fare jeta, ishte i preferuar në këtë sistem, të dënuar realisht për arsye politike. Pjetri i besohesh të përcaktonte materiale sekrete për sigurimin e shtetit, ku me natyrën e tij prej jezuit mundohej të përfitonte për t’i shfrytëzuar në xhunglën e burgut. PORTRÉT PEDEISTESH : FYTYRA E VËRTETË E PJETRIT ... - Jo vetëm për të shuar kureshtjen? - Thonë se Pjetri shpëtoi nga dënimi me vdekje sepse pati një ndërhyrje të fuqishme nga lart për të shpëtuar vëllain e Petrit Kallakut, ndërkohë që fillimisht ’sht’e vendosur dënimi i tij me vdekje. Diktatura kishte merituar atë që, prej të cilave kishte ajo që «efalia e jetës duhej kompensuar me “implikim në shërbim të sistemit”. Shokët e burgut janë prononcuar deri hapur në shtyp për ç’ka ata shikonin me sy. Pjetrit, të cilit i ishte falur jeta, ishte i preferuar në këtë sistem, të dënuar realisht për arsye politike. Pjetri i besohesh të përcaktonte materiale sekrete për sigurimin e shtetit, ku me natyrën e tij prej jezuit mundohej të përfitonte për t’i shfrytëzuar në xhunglën e burgut. Pjesën më të madhe të vuajtjes Pjetri e kaloi në bibliotekën e burgut. Bashkëkohësit dhe bashkëvuajtësit e tij tregojnë gjithashtu se sa herë kishte kontrolle të befasishme, veprimi i Pjetrit apo sendet e tij nuk ngacmoheshin. Gjithashtu Pjetri ishte i privilegjuar edhe përsa i përket «depos» me rezervat ushqimore; aq sa më shpesh këto ti gjykoja për shkak të pamjaftueshmërisë së ushqyerjes së tyre e lindnin këtë ak[t]e mbarësie ndaj Pjetrit me atë që thuhet lart e poshtë për të si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Një gjë është e sigurtë, ushqyerja e Pjetrit ishte e pasur me vitamina e kalçium, aq sa thonë se dentestët amerikanë janë çuditur me «gjendjen e mrekullueshme» të dhëmbëve të një të burgosuri prej 28 vjetësh. Me sa duket gjedupormi «Koromania» që qarkullon deri edhe në sallën e Parlamentit nuk kishte të bënte aspak me pamjaftueshmërinë e ushqyerjes, së zotit Pjetër. Kjo fazë e jetës së tij në burg shpjegon më një farë mënyre mungesën e dëshirës apo pohimin e tij demagogjik për hapjen e dosjeve të politikanëve. Mund të nxirret konkluzioni se Pjetër Toma (Arbnori) e ka mizën nën kërculë, pavarësisht se edhe mizën edhe kërculën ia vuri diktatura. Kjo sjellje në burg për t’i shpëtuar dënimit me vdekje dhe, njerëzit e gjallë e kanë mirë të fiksoar në kujtesën e tyre, pavarësisht se pushteti aktual do të mundohet ta zhdukte formalisht. Me një maskë të tillë, Pjetër Arbnori nuk përmbushtë kushtin elementar moral për t’u bërë politikan në një shoqëri demokratike, ku kërkesa minimale lidhet me karakterin dhe qëndrimin moral. Koromania kishte qenë siç duket e pamjaftueshme për të ushqyer trurin e Pjetrit që të gjykonte si të pamoralshme implikimin e tij vetëm të politk[a]s. Në realitet Pjetri i biri i Filip Tomës bashkëpunëtor i fashizmit, kishte ndjenjë të fortë revanshiste; ai kishte pranuar «koromanën» duke çenë karakterin e moralit e tij, duke siguruar ndërkohë jetën e tij nëpër ato pamundësi një ditë të hakmerr[e]j, në mënyrë shumë të sofistikuar si jezuit që është dhe specialist i metodave të sigurimit të shtetit. Në Shqipëri vendoset demokraci dhe është pikërisht momenti i përsh[at]shëm që «burgosuri» me sklerozë senile të afrohet ashtu si baxhan në lëvizjen demokratike në qytetin e Shkodrës. Por rrënjët e thella të urejtjes dhe këshillat e mija të babait e «shtyjnë» të akaparoje me metodë bizantine drejtimin e PD në Shkodër dhe të zgjidhjet deputet. Humbja e PD në 31 mars e frikëson Pjetrin e maskuar aysh në burg. Ai ndjen rrezikun e «hapjes së dosjeve të lakrorit» midis të cilave gjendej «Koromania». Rrjedhimisht ndjenja e revanshizmit dhe frika e detyrojnë të angazhohet me të gjitha forcat në ngjarjet e 2 prillit. Shkodra flet, muret në Shkodër janë të mbushura me denoncime për Pjetrin, dikush merr guximin të pohojë hapur edhe në gjyqin e Shkodrës për angazhimin e tij aktiv në ngjarjet e 2 prillit. Shkodrani thotë «ku ka s’asht pa gja». Artikujt që flasin për «mosmarrëveshjet Arbnori-Broçi» të shtyjnë të mendosh se kjo maskë ka shumë të ngjarë të jetë reale, pavarësisht se si thonë vetë Pjetri apo momenti aktual e pengojnë që ajo të jetë e dukshme. Normalisht me këto dy maska të

Reciprocitet do të thotë dinjitet kombëtar

Dje në parlament u miratua një dekret i Presidentit për dhënien e së drejtës shtetase të disa vendeve arabe për të marrë vizën në pikat tona kufitare. Kjo është një anëset e dekretit të mëparshëm që është miratuar para disa muajsh, e që, u ka njohur të drejtën e marrjes së vizës në pikat kufitare të Shqipërisë të shtetasve të vendeve të Komuniteti Europian. Asgjë nuk paraqitet në k... të dekrette. Bëhet mirë që jepen lehtësi konsullore për shtetasit e huaj të cilët vijnë këtu për investime, për tregti etj, etj. Pa paragjykuar këtë të drejtë, në Shqipëri sot po hyn edhe i miri, edhe, ku i dohet, edhe i keqi. Kjo është një ndër aspektet për të cilin socialistët, me kohë kanë kërkuar që shteti i ri demokratik shqiptar të zbatojë një politikë të jashtme dinjitoze të dyerve të hapura, por jo të “dyerve të shqyera”. Në këtë rast do të theksonim një aspektin më të rëndësishëm të problemit. Grupi parlamentar socialist, ashtu si edhe përfaqësuesit e tij në komisionin e politikës së jashtme ku u diskutua kjo çështje kërkuan që Ministria e Jashtme dhe organi që ndërmarrin nisma të tilla, të dobishme në parim, deri në kabinetin e Presidentit, të sigurojnë garancitë e nevojshme nga shtetet e tjera për zbatimin e parimit të reciprocitetit në akordimin e lehtësirave konsullore. Kjo sidomos për vetë prioritetet që sjell politika jonë. (Vijon në faqen 4)

Blerimi i shtetit gjendet përtej detit

— Zoti Çela së bashku me hetuesit Marenglen Rrapi dhe Llambi Bako bëjnë plotësim hetimesh në Itali. — Kryetari i Kontrollit të Shtetit Shqiptar takohet në fshatësit të plotë me gjykatësin italian Evelina Canale dhe i dorëzon asaj dosjen kundër F. Nanos, — Në gjyqin me gazetën e Lezhës u la kuka me kryeredaktorin mbi Atlantik, ndërsa për akuzën ndaj Nanos, Blerimi kaloi mbi Adriatik. Para disa ditësh dëgjuam fjalë biografi kur Zoti Blerim Çela, kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit, ishte bashkë me grup hetuesish specialistë dhe lajnë shkruar në Itali për të kërkuar dokumente në lidhje me padinë ndaj kryetarit të PS Vatos Nano. Duke qenë se F. Blerimi është në rang ministri dhe nga këta që vetë ministrat shqiptarë në këtë dhe sërish inform për një vizitë të këtij zyrtari, na u duk i papaktë ky informim. Por dje «Gazeta Shqiptare» që botohet në Itali në krye të faqes së parë shkruan: «Nje gërma të mëdha: “Udhëtim sekret i Blerim Çelës”», me nëntitullin e dukshëm «Takim në Romë me hetuesit italianë» në seksionin «Prokuroria e Tiranës kërkon mb...,». Që në fillim artikulli informon «Mision sekret në Itali për kryetarin e Kontrollit të Shtetit Blerim Çela. Një udhëtim i filluar të hënën në mëngjes në fshehtësinë më të madhe». Më poshtë shkrimi vazhdon: «Në Romë për herë të parë SEDAT BRAJA BEQIR SKRELI (Vijon në faqen 4)

Xhon Mekgou ka ardhur në Shqipëri...

SIHARIQ: Heroi i arit dhe miku i Blerim Çelës e Tritan Shehut, konsulli i pahsalluar i Sali Berishës dhe mashtruesi klasik i sharruar në disa shtete, por i kororëzuar me kurorën e lavdisë në luftën kundër popullit të Vietnamit Xhon Mekgou ka ardhur në Shqipëri. Heroi i arit dhe miku i Blerim Çelës e Tritan Shehut, konsulli i pahsalluar i Sali Berishës dhe mashtruesi klasik i sharruar në disa shtete, por i kurorëzuar me kurorën e lavdisë në luftën kundër popullit të Vietnamit Xhon Mekgou ka ardhur në Shqipëri. Veçse këtë herë për të nuk u dha asnjë lajmërim. Nuk iu bë një intervistë në TV. Sepse ai ka ardhur për të marrë dhe jo për të sjellë. Më 26 maj Xhon Mekgou u sollat nëpër korridoret dhe zyrat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Donte të takonte ministrin Ruli, por thonë se ai nuk e priti. Përse?! Po Presidenti Berisha a do ta takojë anglozo - amerikano-zviceranin - shqiptarin Mek-Gou Sepse i ka ngarkuar detyrë të gjejë arin? A e di Banka e shtetit këtë, se mund t’i ndodhë edhe Berishës si Ilir Hoxhit që t’i vjedhin firmën, sepse Xhon Mekgout i takon 10 përqindëshi i arit të gjetur... BESNIK MALI

Trakte të lakuriqëve të natës

GJIROKASTER: Para disa ditësh, në rrugicat e thella të lagjeve të Gjirokastrës u gjëtën trakte ku i bëhej thirrje popullit të Gjirokastrës, të distancohet nga «sato forca destruktive, enveriste, komuniste dhe enveriste, që në emër të Shoqatës së Enverit u munduan të mbrojnë diktatorin dhe diktaturën, ndërsa tani, po me të njëjtin qëllim dashakeq, destabilizues, dhe frenues të proceseve demokratike, kërkojnë të mbrojnë PS dhe Fatos Nanon», duke vazhduar me fjalë fyese të marra hua nga RD-ja dhe Eduart Selami. Në Gjirokastër vazhdojnë hamendjet për autorët dhe hedhësit e këtyre trakteve. Të dhënat e deritanishme flasin qartë për ca lakuriq nate të infektuar. Banorët e Gjirokastrës i morën menjëherë masat mbrojtëse: traktet i dogjën me vajguri, ndërsa vendët ku u gjëtën ato, i disinfektuan me klor dhe i lyen me gëlqere. Sidoqoftë, edhe ky trakt u fut në «kronikat» e këtij qyteti. Dizinfektuesi

Nesër në Gramsh:

Ditën e shtunë më datë 29 maj, ora 18 në sheshin kryesor të qytetit të Gramshit KDI i PS-së të rrethit organizon një miting paqësor për të protestuar kundër politikës së qeverisë së PD-së. Merr pjesë edhe nënkryetari i PS-së dhe kryetari i grupit parlamentar Namik Dokle sëbashku me drejtues dhe deputetë të tjerë të Partisë Socialiste.

SOT NE VLORE

Në orën 18⁰⁰ në Stadiumin“ Flamurtari”, zhvillohen mitingu i punonjësve të Vlorës, organizuar nga Komiteti i PS të Vlorës. Marrin pjesë Fatos Nano dhe drejtues e deputetë të tjerë të Partisë Socialiste.