09/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

9 qershor 1993

SHQIPTARËT PARA GOGOLIT TË BUKËS

Që kur erdhi në pushtet qeveria Meksi të gjitha çmimet janë rritur 10 herë. Kjo qeveri po përgatitet që me datën 1 korrik të dyfishojë çmimin e bukës BUKA 24 LEKËSHE MENDOHET TË BËHET 46 LEKE Rritja e çmimit të bukës do të sjellë rritjen e pashmangshme të një vargu artikujsh të tjerë të domosdoshëm për jetesë duke filluar nga makaronat e duke mbaruar lek mishi e qumështi Nuk do të përfitojnë asnjë lloj kompensimi banorët e fshatrave si dhe të gjithë ata që nuk janë të punësuar në shtet Studimi i qeverisë ul konsumin të bukës nga 750 gram për frymë në ditë, në mënyrë fiktive normën e konsumit të bukës nga 750 gram në 500 gram për frymë në ditë. Kjo ulje bëhet me qëllim që të kompesohet sa më pak. Studimi i konsumit të bukës është bërë në 70 punonjës të Ministrisë së Financave që sipas Rulit përfaqësojnë gjithë vendin. Ka mbi një javë që në kryeqytet dhe në rrethe kanë filluar çregullime të mëdha në furnizimin me bukë të popullsisë. Premtimeve elektorale të PD-së për 7 lloje bukësh u doli 7 herë kallai. Nga burime të brendshme të mirëinformuara mësojmë se z. Ruli me ndihmën e specialistëve të FMN-së dhe të Bankës Botërore ka kryer një studim-anketim në 70 familje të përpunonjësve të aparatit të Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë dhe ka arritur në përfundimin se qytetarët po konsumojnë gjithnjë e më pak bukë e gjithnjë e më tepër mish, zarzavate, fruta e... Çoka Cola. Sipas këtij studimi në qytetarë i Tiranës (i cili është marrë si përfaqësues i gjithë qytetarit-ëve të tjerë të vendit) nuk konsumoka më shumë se 500 gr. bukë në ditë, prandaj ngritja e çmimit nga 240 lekë (të vjetra) që është një bukë masive prej 1.850 gram në 460 lekë nuk përbëka ndonjë problem! Sipas autorëve të studimit kjo rritje e çmimit do të kompensohet për nënshtetasit e bindur të Republikës së Shqipërisë e dinë tashmë se do të të thotë «kompensim» në gjuhën e Qeverisë «demokratike» të Mesit e Sali Berishës. Me këtë çmim PD i afrohet shumë Europës dhe i largohet në panbarim premtimeve tip tollumbacë me të cilat ajo i fitoi zgjedhjet parlamentare të 22 marsit 1992, ku mes të tjerash ra kisha edhe parullën e 7 lloj bukëve me çmime simbolike të garantuara nga shteti. Ulja fiktive e normës të konsumit të bukës për frymë nga 750 gram në 500 gram në ditë ose gati në 1,3 bëhet me qëllimin mashtrues për demagogji pse edhe për të dhënë sa më pak kompensime. A mund ta ngrejë ditën një familje e thjeshtë punëtorësh, minatorësh, ndërtuesish, naftëtarësh me 500 gram në ditë për frymë? Le të bëjë secili vetë llogaritë: po qe se e përballojmë ta pranone edhe këtë eksperiment në kurizhin e tyre, ndryshe le t'i kërkojmë llogari Qeverisë, që me politikën e saj ekonomike në mënyrë të keq së sjellë vendin në buzë të greminës, në pragun e varfërimit masiv. Kuptohet se rritja e çmimit të bukës do të sjellë rritjen e çmimeve të një vargu artikujsh që lidhen me lëndën e parë, grurin millrat, makaronat, e me siguri edhe artikujve të tjerë të ushqimit të përditshëm si mishit, qumështit, vezëve etj. Studimi i «teoricionit» Ruli nuk parashikon kompensim në pagë nga rritja e këtyre çmimeve, si rrjedhojë një familje me të ardhura të pakta për frymë (le më ata që ja-ni në asistencë apo pa asistencë) shkon drejt krizës kronike. Masa e kompensimit për kategori rritje e punonjësve që trajtohen nga buxheti pasqyrohet të llogaritet me vlerën e 8 copë bukë në muaj! Nuk do të përfitojnë kompensim kategoria më e madhe e popullsisë siç janë banorët e fshatrave, punonjësit e ndërmarrjeve që nuk llogari trajtohen nga buxheti, pra që janë me llogari më vete, ata që janë privatë etj. kurse për punonjësit e ish NB-ve zgjedhja e propozuar për një kompensim të pjesshëm deri në fund të vitit 1993 është fare e pamjaftueshme. Rritja e çmimit të bukës nuk mbart parasysh asnjë lloj kriteri apo logjikë ekonomike për faktin se çmimi i grurit në tregun ndërkombëtar në sezonë të favorshme nuk shkon më shumë se 10-12 lekë (të reja) për kg. Atëherë pse u dashka rritur çmimi i bukës gati dy herë në krahasim me nivelin e tanishëm e 10 herë më atë para 1 viti, kur erdhi në fuqi Qeveria «shumë popullore» Meksi? Kështu do të mbushet buxheti i shtetit? Apo bota nuk ndihmon e Qeveria nuk di të qeverisë më? Kështu mund të «detyrëhen» buxhetit privat që të mos e mbjellin tokën shalqinjtë por me grurë! Zotërinj jeni shumë mbrapa (njëkohësisht të mbrapshtë) sepse akoma nuk kini ndarë tokën - në një pjesë të madhe të vendit e më pashtaj të flasim për masa të tjera të domosdoshme si fermerat, plehrat kimike, mekanika, pesticidet e herbicidet, kanal etj. të gjitha të cilat deri tani, jeni krenuar para botës se i kini shkatërruar me themel. Kështu që rritja e çmimit të grumbullimit të grurit nga 8 lekë (të reja) në 14 lekë për kg. nuk do të jetë gjë tjetër, dhe për një kohë të gjatë akoma, një parullë propagandistike ose një masë me veprim me krejt të pjesshme. Zotërinjtë jeni të paaftë ta çoni këtë vend drejt Europës, mos e merrni në qafë, mos ja shtoni më tej varfërinë se ka arritur një pikë që s'mban më, prandaj më mirë jepni dorëheqjen.

FATOS NANO NË GREQI

Me ftesë të kryetarit të PASOK-ut, delegacioni i Partisë Socialiste të Shqipërisë, kryesuar nga kryetari i saj, z. Fatos Nano. Zyra e Shtypit dhe Informacionit e Partisë Socialiste