22/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

22 qershor 1993

KUSHTETUTA VONOHET NGA ATA QË NUK DUAN SHTETIN E SË DREJTËS POR DUAN SHTETIN POLITIK

Mbledhje e grupit parlamentar të PS për problemet e punës përgatitore për kushtetutën - Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh dje për të përcaktuar programin e punës përgatitore për deri në ditën e përfundimit, dhe dorëzimit në Kuvendin Popullor të Projekt-Kushtetutës nga Komisioni i Posaçëm parlamentar. Fillimisht u theksua se vendimi i grupit parlamentar të PS për të mos pranuar diskutimin e ligjeve të tjera, pa u paraqitur nga Komisioni i Posaçëm projekti i Kushtetutës, ka gjetur përkrahje e jehonë të gjerë në popull. Të gjithë tashmë e kanë kuptuar se socialistët duan që në Shqipëri të ndërtohet shteti i së drejtës dhe kjo gjë mund të realizohet vetëm nëpërmjet një Kushtetute me standarde të larta demokratike. Kush nuk e dëshiron këtë e ka vonuar dhe e vonon Kushtetutën. Pastaj deputetët shprehën mendime lidhur me shumë probleme, por në mënyrë të veçantë u ndalën në këto: Është e nevojshme u theksua që në grupin parlamentar të diskutohet gjerësisht për çështjet thelbësore parimore që kanë të bëjnë me ndërtimin e një Kushtetute demokratike mbi bazën e së cilës mund të funksionojë shteti i së drejtës e të kapërcehen mendësitë, prirjet dhe praktikat e shtetit politik. Për këtë mund të ngrihen grupe pune edhe me specialistë të fushave përkatëse për të diskutuar probleme të tilla si parimet bazë për liritë dhe të drejtat e individit; funksionimi i pavarur i pushteteve, organizimi dhe funksionimi i pushtetit lokal etj. Diskutimet në grupet e punës dhe në grupin parlamentar, u theksua, do të jenë një punë e gjerë përgatitore edhe për anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Kushtetutës përfaqësojnë grupin tonë. Natyrisht ata përfaqësojnë pakicën dhe s’mund të diktojnë as programin dhe as tempin e punës të Komisionit, por është e nevojshme të luajnë një rol aktiv e të mos lejojnë që puna për përgatitjen e Kushtetutës të mos zhdogjë të zvarritet. Kjo nis që me përcaktimin e qartë të saktë të programit dhe të afateve të punës së këtij komisioni. Në grupin parlamentar të PS u diskutua edhe për procedurat e aprovimit të Kushtetutës. Në projektin e paraqitur nga specialistët për Komisionin e Posaçëm; në një nen përcaktohet aprovimi nga Asambleja Kushtetuese e cila parashikohet të formohet me dekret të Presidentit të Republikës. Ndërkohë në Dispozitat Kushtetuese kjo gjë është e përjashtuar. Kështu që kemi të bëjmë me një rreth vicioz i cili mund të hapet vetëm nëpërmjet një ligji kushtetues ku të përcaktohet qartë se kush duhet të shpallë formimin e Asamblesë Kushtetuese; si do të zgjidhet ajo ç’raporte do të ketë ajo me parlamentin aktual etj. Duhet si një çështje e thjeshtë procedurash, u theksua nga shumë deputetë por nëse ajo nuk zgjidhet rrugë demokratike e ligjore, sjell drejtpërdrejtje mbi sovranitetin e parlamentit dhe kuptohet ç’pasoja do të kishte për me tepër ku bëhet fjalë për aprovimin e Kushtetutës së Republikës. Shumë nga deputetët që e morën fjalën theksuan që të zhvillohen kontaktet e nevojshme edhe me forca të tjera politike, që janë të interesuara për këtë problem e që përfaqësohen edhe në Komisionin e Posaçëm Kushtetues. Korresp. i «Zërit të Popullit»

SHTETI SHQIPTAR KA FRIKË PREJ POPULLIT TË VET

- Asnjë prononcim zyrtar për ngjarjen e Shkodrës - Shteti i sotëm shqiptar ka frikë prej popullit të vet. Kjo u duk në qëndrimin e tij ndaj ngjarjes së Shkodrës të datës 18 qershor. Ndërsa atentimit i Shkodrës dukej sheshit që ishte i paligjshëm, asnjë instancë zyrtare nuk guxoi të prononcohej në mjetet shqiptare të informacionit publik për këtë problem. Kjo ka arsye të veta. Së pari shteti nuk mund të mohonte provokimin e paligjshëm që iu bë deputetëve socialistë dhe anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste në Shkodër. Por pranimi zyrtar nga ana e autoriteteve shtetërore, i paligjshmërisë së provokimeve në Shkodër, do të thotë edhe përgjegjësi ligjore kundër organizatorëve. Por kush ishin organizatorët? Ata tani janë të publikuar në shtyp. Ato janë pushtetarët e të Kushtetutës që përfaqësojnë grupin tonë. Më 18 qershor. «Lidhur me ngjarjen, zëvendës-ministri i Rendit Publik Astrit Mehja tha për BBC-në se grumbullimi i njerëzve që u prenë rrugën deputetëve në Shkodër ishte i paligjshëm, kurse forcat e policisë nuk ndërhynë sepse ishin të pamjaftueshme për të shpërndarë demonstruesit. Sidoqoftë, tha zoti Mehja, janë evidentuar organizatorët e demonstrimit dhe shpejti me të do të veprohet sipas ligjeve në fuqi.» BBC 19 qershor. SOT NE BERAT sotëm përdënisë që nga qendra, deri në pushtetin lokal në Shkodër. Si të tillë ata nuk mund të kërkojnë të dënojnë veten. Kjo u duk qartë edhe në qëndrimin e presidentit Sali Berisha në takimin me deputetët socialistë më 18 qershor. Mirëpo siç njofton BBC me datën 19 qershor, zëvendësministri i rendit publik Astrit Mehja, e ka quajtur «të paligjshëm» grumbullimin e njerëzve që u prenë rrugën deputetëve në Shkodër. Ai tha gjithashtu se «janë evidentuar organizatorët e demonstrimit dhe së shpejti me ta do të veprohet sipas ligjeve në fuqi». Në këtë mënyrë zoti Mehja ka pranuar faktin. Mbetet të shikojmë se kush janë vërtet organizatorët që janë evidentuar dhe si do të veprojnë ligjet me ta. Të presim e të shikojmë. Por mosprononcimi i autoriteteve zyrtare për këtë ngjarje në opinionin e brendshëm shqiptar, provon se gjithshka do të mbyllet si shumë punë të tjera të pista të pushtetit të sotëm. VËZHGUESI

Seanca e dytë e gjyqit politik

SOT NE BERAT Nga Berati njoftohemi se sot në atë qytet zhvillohet seanca e dytë e gjyqit kundër kryetarit dhe nënkryetarit të organizatës së Partisë Socialiste të fshatit Tapi të rrethit të Kuçovës. Ata akuzohen se më datën 10 mars kanë organizuar në fshatin e tyre miting të paligjshëm. Siç është në dijeni lexuesi, është fjala për një takim të organizuar në fushën e sportit ku merrnin pjesë kryetari e PS të rrethit të Kuçovës, nënkryetari i këshillit të rrethit, kryetari i komunës etj. Dega e rendit publik të Kuçovës e pa të arsyeshme të akuzojë si organizatorë dy drejtuesit e PS të fshatit, me sa duket për të bërë presion politik ndaj fshatarëve. Gjykatës në këtë proces gjyqësor është zonja Fatime Velçani ndërsa prokuror është Argjir Suka. Gjykimi, sipas njoftimeve zhvillohet me dyer të mbyllura. Pas këtij gjyqi, flitet se kjo gjykatëse dhe ky prokuror do të çohen në Shkodër për të gjykuar organizatorët e paligjshëm të atentimit të organizuar më datën 18 qershor. Më hollësisht me zhvillimin e këtij gjyqi do të njiheni në numrat e ardhshëm. «Korresp. i „Zërit të Popullit“»

Vdes në duart e policëve të Fierit një baba i 4 fëmijëve nga Tropoja

Shefi i krimit në veprim

DEVOLL: 32 pranime të reja gjatë një muaji

Gjatë një muaji 15 maj-15 qershor në rrethin e Devollit janë pranuar në radhët e PS-së 32 anëtarë. Shtimi i radhëve të PS bë-

Kronikë nga parlamenti i bojkotuar: Partia Demokratike - monizmi - diktatura

Nga monizmi përsëri në monizëm. Dje mbasdite parlamenti filloi punën normalisht. Mungonte vetëm grupi i PS-së dhe i PSD-së. Pasi u vaksinuan për të marrë fuqi nga një grup prej rreth një mijë vetësh që kishin parulla si «Populli është socialist», «Duam Kushtetutën» etj., deputetët e PD-së, të unitetit rreth partisë me shokun Edi Selami ja filluan punës së tyre për të bërë ligje. Gjëja e parë që të zinte syri dhe të kapte veshi në këtë seancë ishte se sheshi para Kuvendit qe i mbushur plot me vetura ministrash. Zija që qëndron në krahun e djathtë të z. Pjetër bënte pa pushim për të thirrur deputetët që kishin dalë nga salla për në banjo-tualet ose për në kafe. Pjetër Arbnori u dëgjua disa herë të thoshte: “Do detyrohemi ta mbyllim seancën”, duke iu drejtuar ndonjë deputeti që bëhej gati të largohej nga salla. Megjithë sulmin e ashpër dhe provokues që u bëri z. Ali Spahija para disa ditësh, deputetët e PAD-së vazhdojnë akoma të qëndrojnë në parlament. Ata di, duket se mendojnë ta vazhdojnë vetëm luftën parlamentare për të sjellë sa më shpejt kushtetutën. Në këtë seancë deputeti i PDNJ-së, z. Mico deklaroi se e quan të pa justifikueshme praninë e grupit të tij në parlament pa ardhur kushtetuta dhe u largua nga salla. Eduard Selami, ashtu si padjallëzisht siç është shprehur shpesh, hapi një fjalim kuftë drejtohej veprimi i grupit parlamentar që kishin kundër nga parlamenti. Më poshtë ai tha se e quan veprimin të pamatur veprimin e parlamentit që caktoi afat se kur do të vijë kushtetuta në parlament. Ka vende, vazhdoi ai, që për një kohë të gjatë ecin me dispozita kushtetuese, ne e kemi mandatın për 4 vjet dhe do ta organizojmë punën si të na bëhet e mundur. Mehmet Çeliku i Partisë Republikane tha se kushtetuta duhej sjellë në kohë dhe sipas procedurave të miratuara. Ndërkohë ai shfrytëzoi rastin për të kërkuar që partisë së tij t’i jepet më shumë vend në qeveri gjë e cila deri tani nuk është bërë nga qeveria Meksi. Ai u ankua se qeveria Meksi i ka dhënë më shumë rëndësi Partisë Social-Demokrate. Arben Imami duke shfrytëzuar sallën e rralluar nga “socialkomunistët” këmbënguli që të vijë në rendin e ditës një projektligj i paraqitur nga deputeti Teta për hapjen e dosjeve të deputetëve. Megjithëse këmbënguli shumë e bëri një debat të gjatë me vetë zotin Arbnori, grupi i PD-së, nuk pranoi ta “shfrytezonte” rastin dhe ta hidhte në votë këtë propozim. Deputeti Bregu i PD-së, i cili foli pas imamit tha se kjo puna e dosjeve ngrihet sipas disa skemave të caktuara. Kur dështon njëra skemë vihen në veprim tjera. Hapjen e dosjeve, tha ai, e kërkojnë ata që kanë dosje dhe e bëjnë këtë që të tjerëve punën. BEQIR SKRELI

Deputetët e Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut largohen nga Parlamenti

Ne deputetët e Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut pohojmë me forcë mendimin tonë se Shqipëria i duhet një Kushtetutë që në Shqipëri është e domosdoshme të ndërtohet shteti kushtetues shteti i së drejtës. Ne deputetët e Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut pohojmë me forcë mendimin tonë se Shqipërisë i duhet një Kushtetutë që në Shqipëri është e domosdoshme të ndërtohet shteti kushtetues shteti i së drejtës: Partia jonë këtë qëndrim e ka shprehur edhe në rastet e tjera si në miratimin e kapitullit kushtetues «Mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut» si dhe përkrahjen e çdo mendimi apo dekreti që kërkonte hartimin e Kushtetutës sa më shpejt. Në këtë aspekt jemi treguar tolerantë, duke mos e ngritur sa duhet zërin për shkeljet dhe arbitraritetet, gjë të cilat pasur si qëllim kryesor evitimin e tensioneve dhe vazhdimësinë normale të veprimtarisë parlamentare. Por toleranca ka një kufi. Ajo mbaron atje ku arbitrariteti i një institucioni apo forumi, injuron parlamentin dhe organizmat e tij, dhe krijon shkeljen e të drejtave dhe lirive të shtetasve. Ne kërkojmë që projektligji i Kushtetutës i hartuar nga grupi i punës t’i kalojë urgjentisht komisionit të hartimit të Kushtetutës dhe sa më shpejt t’i sillet parlamentit për ta shqyrtuar. Për derisa në Kuvend nuk do të vijë Projektkushtetuta e përgatitur nga komisioni përkatës ne e konsiderojmë të pajustifikueshëm qëndrimin tonë në punimet e parlamentit përpunën deklarata.

Të Fierit një baba i 4 fëmijëve nga Tropoja

EDUARD SELAMI NË TROPOJË: «Ju sjell edhe përshëndetjet e Prof. Berishës që ju keni nderin ta kini nga anët tuaja». POLICIA E SALI BERISHËS NË FIER: Për t’ja bërë nderin deri në fund Presidentit vet në mes të ditës një hallexhi nga Tropoja. Ngjarja është më shumë se tragjike. Këtë radhë në Fier vrasësit janë vetë policët. Ata që paguhen nga populli për të ruajtur jetën e njerëzve ua marrin atë atyre në mënyrën më mizore. Ngjarja pak a shumë është kjo; Tre burra hallexhinj nga Tropoja, dy prej të cilëve qenë vëllezër, kishin sjellë për të shitur në Fier një Skodë me dërrasa. Tek postblloku në hyrje të qytetit i ngjeshur me një taborr të madh policësh, të rendit, të policisë ushtarake e nuk e di se ç’policë tjetër, makina me targë të Tropojës ndalet për kontroll dokumentash. Të zotët e makinës dhe të mallit këmbëngulin se dokumentat i kishin në rregull, ndërsa policët e financës, pretendojnë se një dokument nuk i rregullt dhe prenë një pesëdhjetë mijë lekëshe gjobë. Një nga të tre tropojanët u tha policëve se nuk kishin aq para me vete, do t’ia merrnin një mikut të tyre që punonte në hetuesinë e Fierit. Këtu ndërhynë policët në mënyrë barbare, duke urdhëruar si kafshë të urdhërleshe nuk duan t’ia dinë as për hetues, e as për gjyqtar. Pas kësaj një tufë policësh u sulën si të tërbuar mbi tre tropojanët që i mbroheshin të dëshpëruar nga këta fashistë të paskrupullt që shteti i Sali Berishës, i ka veshur policë. Njërin prej të treve që qe edhe më i bëshëm fizikisht mbasi e goditën ku mundën e shoqëruan me forcë për në degën e rendit, ndërsa të dy të tjerët vazhdonin të rriheshin akoma në mënyrë barbare. Një dëshmitar okulare që e ka parë krejt ngjarjen deklaron se njëri polic ka gëlluar fort me qytën e pistoletës mbrapa koke njërin prej tyre duke e rrëzuar në një kohë kur një polic tjetër e godiste me egërsi në organet seksuale. Nga këto goditje asaj iu shkaktua vdekje e menjëhershme. Mbasi kësaj ai u shoqërua për në spital për t’i bërë autopsinë. Tropojani tjetër që qe shoqëruar në degë e vëllai i viktimës se pafajshme, burrë 42 vjeçar dhe baba i katër fëmijëve (bëhet fjalë për viktimën). Pas kësaj atë e nxorën nga dega e rendit të gjakosur e gjithë plagë. I gjithë opinioni i Fierit u trondit dhe u revoltua nga kjo vdekje rrëngjethëse. Partia Socialiste nëpërmjet gazetës “Zëri i Popullit” ka denoncuar shpesh herë sjelljen çnjerëzore të policëve të Fierit. Ajo ka denoncuar se në këtë degë janë vënë njerëz të hurit e të litarit, hajdutë e kriminelë ordinerë, njerëz pa arsim e pa kulturë, pinjollë të shumë të «Ballit Kombëtar» që u skuqen sytë nga hakmarrja për të marrë gjak. SKËNDER PETRITI

gjatë një muaji

Gjatë një muaji 15 maj-15 qershor në rrethin e Devollit janë pranuar në radhët e PS-së 32 anëtarë. radhëve të PS bëhet nga simpatizantët e moshe dhe profesione të ndryshme, shumica e tyre janë nën 30 vjet. Në organizatën bazë të fshatit Capanaj ngoj në një mbledhje u pranuan 10 anëtarë të PS, njëri prej të cilëve Sali Hoxha, u zgjodh edhe kryetar i organizatës. Po ashtu edhe organizata e fshatit Ponçare pranoi në radhët e saj 5 anëtarë dhe Shkëndër Jaxheziu u sapopranua, djalë me respekt të madh në fshat u zgjodh kryetar i PS të fshatit. AVDI DULO Kryetari i PS të rrethit, Devoll

Miting i PD në Tiranë

Rreth një mijë vetë, duke përfshirë këtu edhe kursëtarët dhe policët, u mblodhën dhe mbasditen pas dy ditë njoftimesh në Radiotelevizion, para Parlamentit në një miting të organizuar nga PD. Pjesëmarrësit në miting kujtuan me nostalgji kohën kur në mitingjet e PD-së në Tiranë merrnin pjesë një qind mijë vetë dhe u trishtoheshin kur e shikonin veten të pjesëtuar me njëqind. Ata kërkuan miratimin e Kushtetutës dhe luftën kundër korrupsionit. Në miting folën Shaban Memia, Petrit Kallakula dhe Eduart Selami. Munguan në tribunën e mitingut ata që kanë qenë gjithmonë të përhershëm në mitingjet e PD-së. Zoti Selami u detyrua ta shtyjë fjalën e tij edhe disa minuta, pasi e kishte shkruar atë, megjithëse grupi i xhirimit i televizionit erdhi me vonesë. Menjëherë pas mitingut u mblodh parlamenti i gjymtuar ku u deklarua edhe largimi prej tij i deputetëve të PDNJ-së. Korresp. i “Zërit të Popullit”

Qeveria «demokratike» shpërblen studentët

Muaji i parë për ne studentët e universiteteve, në Tiranë është muaj i provimeve, por edhe vështirësish të mëdha për ne. Goditja që u është studentëve e Fakultetit të Mjekësisë dhe Inxhinierisë të Ndërtimit po i largojnë këto ditë të bukura provimesh, për ne temë e përgatitjes së diplomës. Ka disa ditë që në këto godina nuk ka dritë dhe kjo vështirëson më shumë punën e studentëve. Edhe më keq situata është me konviktet që vështirësohet vazhdimisht me afërta. Është tepër e mjerueshme kjo, sepse studentët për vajzat që janë edhe objekt ngacmimi nga të rinj të pandërgjegjshëm. Ato kërkojnë ujë, fjalë të cilën ma sa duket e kanë harruar qeveritarët tanë që pinë shampanjë e uiski nëpër avionë. Përveç ujit problem po bëhet dhe mungesa e bukës dhe e ushqimit. Për dy ditë më radhë mensat ku ushqehen studentët e letërsisë dhe fakulteteve u mbyllën dhe sot, gjatë dita e tretë. Kur qeveria jonë demokratike nuk është në gjendje të mbajë mensat e studentëve me bukë, vaj, vajhall sa e aftë është ajo të sigurojë popullit ushqimet më të domosdoshme. Ky është me sa duket shpërblimi për rolin e madh që luajtën studentët gjatë proceseve demokratike në Shqipëri. Sot vetë këta studentë janë shpërblyer si përkudjeshjeve që qeveria “demokratike” po u krijon atyre. LULZIM BARDHI

Zjarr në një repart të garnizonit të Kuçovës

Sic njofton Radio BBC në emisionin shqip të “Albanian television”, Ministri së Mbrojtjes njoftoi repart ushtarak të garnizonit të Kuçovës shpërthye një zjarr rreth orës 21.30 minuta të datës 20 qershor. Gjithnjë sipas zëdhënësit, të Ministrisë së Mbrojtjes janë djegur një kamionë, katër mitraloza dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh. Organet kompetente shkruan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe filluan hetimet. Radio BBC-ja theksoi se shkakun në Kuçovë edhe Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali dhe Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Ilia Vasho, Ministri i rendit Agron Musaraj etj. Në orën 17 të datës 21 qershor ministri Zhulali ishte i pranishëm edhe në mitingun e organizuar nga Petrit Kallakula dhe PD-ja e Tiranës para parlamentit. Korresp. i “Zërit të Popullit”

Kronikë nga parlamenti i bojkotuar:

Deputetët e Partisë për