23/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

23 qershor 1993

Fatos Nano në Gjermani

Me ftesë të parlamentit gjerman, do u nis për në R.F. Gjermanisë një delegacion i Kuvendit Popullor të Shqipërisë i kryesuar nga kryetari i saj, P. Arbnori. Në përbërje të delegacionit, grupi parlamentar socialist përfaqësohet nga kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, deputeti Fatos Nano. Gjatë qëndrimit në Gjermani Fatos Nano do të zhvillojë edhe disa takime të nevojshme pune. Zyra e shtypit dhe Informacionit e Partisë Socialiste

ANTIMITINGJET E EDUARD SELAMIT

Ju kujtohet, besoj, kur Partia Socialiste doli në sheshe para popullit, në Tiranë, Kuçovë, Berat, për të vijuar më tej në shumë rrethe të vendit. Me këtë rast RTV Shqiptar shpejtoi të njoftojë një vendim të këshillit të tij drejtues, sipas të cilit TV-ja nuk do të transmetonte më veprimtari të partive politike, po do të merrte me hallet e vendit. Afër mendsh, kjo është një porosi e partisë që opinionit të mos marrë vesh për takimet e deputetëve të PS në popull. Të mos marrë vesh as si i presin, as si i përcjellin, as ç’probleme ngrejnë njerëzit e ç’përgjigje u jepet. Mundësitë shurdhëri e plotë. Mirëpo ja që fjala merret vesh. Jo vetëm nga «Zëri i popullit», por edhe gojë më gojë. Skur dhe një dije i vetëm të ketë zbritur në pazar, ai këto ditë është bërë altoparlant për fshatin. Pra, edhe pa radiotelevizionin njerëzit e marrin vesh si i mbështetste ata Partia Socialiste, si u qante atyre hallet e pse kjo qeveri antidemokratike, që do të shënohet me të zeza në historikun e qeverive të Shqipërisë, duhet të largohej nga drejtimi. Megjithatë nuk doli gjë në organizmin e heshtjes, u muar skenari i gatshëm i një herëshëm i antimitingjeve. Në një nga ditët zoti Tomor Dosti, ky burrë me një pamje babaxhani, i qetë e i shtruar, u nis për në Peshkopi. Mbledhi Krerët e partisë së tij të rendit publik dhe u shtroi detyrë të prishej mitingu me Fatos Nanon. Ata premtuan se do të bënin të pamundurën. Një ish i burgosur mori përsipër të derdhte gjak. Nuk më dhimbsen jeta, fishthe thënë ai. Megjithatë Dosti, i mençur që është, i kishte lënë të kuptonte se po nuk lu desh atij jeta, të tjerët nuk e kishin për gjë. Në Peshkopi partia e policia u mobilizuan deri ku s’ka e bënë sa mundën, por s’mblodhën më shumë se 20 mitingashë që i vunë të bërtisnin në shkallët e stadiumit. Populli i qytetit, ndonëse nën peshë terrori policor, i priti socialistët me shumë dashuri, nuk i la vetëm (sikur bën thirrje e flefuskë demokratikët) por i shoqëroi krye e tërthor në të gjitha rrugët e qytetit. Kështu antimitingu i Peshkopisë dështoi, siç dështoi disa ditë më pas ai i Vlorës. Atëherë Selami vendosi të dalë vetë në popull. Por më parë dha

Grupi parlamentar i PS vazhdon punën për kushtetutën

Edhe gjatë ditës së djeshme grupi parlamentar i PS vazhdoi punën e filluar më parë për përgatitjen paraprake për diskutimin e Kushtetutës, që pritet të sillet në parlament nga Komisioni Kushtetues. Në diskutimet e tyre deputetët Ylli Bufi, Ethem Ruka, Malak Lakrori, Kastriot Islami, Leontiev Çuci, Xhevat Lloshi, Sabit Broka, Fehmi Abdiu, Alfred Paloka, Mehmet Loci, Shaqir Yukaj dhe Namik Dokle u ndalën me seriozitet e shqetësim në problemet që kanë të bëjnë me procedurat e diskutimit e miratimit të Kushtetutës. Procedura që do të ndiqet për të miratuar Kushtetutën, theksuan në fjalën e tyre deputetët, nuk është aspak një problem thjesht formal, por është në fakt problem thelbësor. Kjo, kjo varet pikë së pari nga qëndrimi që do të mbajë në këtë çështje mazhoranca demokratike. Deputetët socialistë do të bëjnë ç’është e mundur që në miratimin e Kushtetutës të respektohen procedura ligjore demokratike dhe vet Kushtetuta të jetë e standardeve më të përparuara demokratike. Në diskutimet e tyre deputetët e ndryshëm sollën dhe përvojën e vendeve të ndryshme për rrugët që ndiqen për hartimin e Kushtetutës: Me Asamble Kushtetuese, me Parlamentin ekzistues ose dhe në rrugë të tjera. U analizuan përparësitë dhe mangësitë e secilës rrugë, si dhe kushtet konkrete specifike në të cilat miratohet Kushtetuta në Shqipëri. fakt një problem thelbësor që dëshmon se sa do të respektohet shteti i së drejtës dhe normat e njohura demokratike me të cilat bota demokratike veron në raste të tilla. Në qoftë se Kushtetuta miratohet duke respektuar procedura të ligjshme e demokratike, do të bëhet e mundur që të kemi një Kushtetutë mbipartiake, që do t’i shërbejë Shqipërisë dhe konsolidimit të demokracisë. Se sa do të respektohen procedurat ligjore de- …dura të përparuara demokratike. Në diskutimet e tyre deputetë të që ndiqen për hartimin e Kushtetutës: Me Asamblenë Interesant është të theksojmë se për problemet e diskutuara pati mjaft mendime alternative, të cilat kanë nevojë për një debat më të thelluar, duke theksuar edhe mendimin e kualifikuar të specialistëve përkatës, të cilët do të jenë të pranishëm gjatë diskutimeve për Kushtetutën, që do të vazhdojë ditët e ardhshme grupi parlamentar socialist. Korresp. i «Zërit të popullit»

PRESIDENTI BERISHA ZBULON SYNIMET E TIJ PËR KUSHTETUTËN

Ai tenton të shkelë ligjin kushtetues Presidenti i Republikës Sali Berisha zbuloi hapur synimet e tij antidemokratike për Kushtetutën në takimin e tij me dy përfaqësues të Këshillit të Europës ditën e shtunë. Ai synon të shkelë Ligjin ekzistues Kushtetues. Shtetu që e kumtua në njoftimin zyrtar lidhur me këtë takim. Sipas këtij njoftimi, presidenti u vu në rolin e apologjetit të qëndrimeve të deritanishme të qeverisë e të parlamentit për problemin e kushtetutës. Ai tha se «sot ne kemi si ligje kushtetuese rreth 95 për qind të ligjeve të një kushtetute». Kjo është një nga përpjekjet e zakonshme të kreut të Shqipërisë, për ta paraqitur para të huajve gjendjen e Shqipërisë si të vaj… Pra, ju të Europës demokratike mos u shqetësoni, sepse punët në Shqipëri po ecin për bukuri! Dhe kjo deklaratë bëhet vetëm një ditë pas përpjekjeve për të provokuar një 2 Prill të dytë në Shkodër. E parë në këtë dekor të përgjithshëm, 95 përqind e ligjeve kushtetuese që kemi sot, shumëzohen me zero, përballë shkeljes flagrante jo më të të drejtave të njeriut, por të legjitimitetit të një force politike që ka gjysmën e elektoratit shqiptar. Ndërkohë që me të huajt përdor armën e demagogjisë, presidenti këtë radhë nuk ngurron të dalë hapur me akuza të pabaza për forcat politike që me të drejtë braktisën në shenjë proteste parlamentin. Mosparaqitjen e projektkushtetutës në parlament prej Komisionit përkatës në ditën e caktuar, ai e quan «veprime të ligjshme e logjike» që u përdorën si pretekst nga opozita për të braktisur parlamentin. Kështu presidenti i gjen hapur të huajt, duke menduar se e vetmja fjalë e drejtë është fjala e tij. Por ajo që të shqetëson më tepër në deklaratat e presidentit në takimin me përfaqësuesit e Këshillit të Europës është synimi i tij i hapur për të shkelur ligjin ekzistues Kushtetues. Ai thotë shprehimisht: «Komisioni i Kushtetutës pasi të mbledhë vërejtjet e sugjerimet, do t’ia kalojë projektin për aprovim një Asambleje Kushtetuese që do të shpallet me një dekret të posaçëm të Presidentit». Lind pyetja: Ç’është kjo Asamble Kushtetuese dhe kush i jep të drejtë presidentit të shpallë atë? Nga deklarata e mësipërme duket qartë synimi për ta shkelur dhe herë Ligjin e sotëm Kushtetues. Së pari, në këtë ligj shprehet qartë se kush e miraton Kushtetutën. Në nenin 16, pika 2 e tij thuhet: «Kuvendi popullor ka këto kompetenca kryesore: Miraton e ndryshon Kushtetutën dhe ligjet…» Këtu, pra nuk lejohet asnjë ekuivok për keqinterpretim. Ky Ligj Kushtetues është në fuqi dhe askush nuk ka të drejtë ta shkelë atë, aq më pak Presidenti i Republikës. A duhet të miratohet Kushtetuta nga Parlamenti apo nga një Asamble Kushtetuese? Ky problem është diskutuar e po diskutohet. Mund të miratohet edhe nga Asambleja. Por kjo bëhet në rrugë kushtetuese e jo në dëshirën e presidentit. Kështu, për të bërë një gjë të tillë pra që Kushtetuta të miratohet nga Asambleja Kushtetuese, duhet anulluar më parë ky nen i votave, që përcakton amendamenti që i jep të drejtën Asamblesë Kushtetuese për të miratuar Kushtetutën. Këtë të drejtë, pra, se kush do ta miratojë Kushtetutën; nuk e ka Presidenti ta bëjë me dekret. Në nenin 28 po të Ligjit Kushtetues në fuqi për kompetencat kryesore të Presidentit, në pikën 19 të tij thuhet: Presidenti «Nxjerr dekrete me karakter individual dhe vendime». A është me karakter individual dekreti për të shpallur një Asamble Kushtetuese? Në këtë mënyrë po të ishte pak më modest, presidenti duhej të shprehej se «mendohet që Kushtetutën ta miratojë Asambleja Kushtetuese» dhe jo «do ta miratojë». Duket qartë se kemi të bëjmë me një strategji të përpunuar mirë. Autori i saj është vetë Presidenti i Republikës e jo ata që kërkojnë Kushtetutën. Mos-përgatitja e projektit të Kushtetutës në kohën e duhur është bërë në mënyrë të qëllimshme. Po në mënyrë të qëllimshme është spostuar nga kjo punë komisioni i posaçëm i Kushtetutës, me anë të një dekreti të paligjshëm presidenti kërkon të mbushë sallën me militantët të partisë së tij, një pjesë aktive të PD-së për miratuar atë që presidenti dhe servilët e tij e quan Kushtetutë. Deklaratat e fundit të presidentit janë në sinkronizim të plotë me deklaratat e Eduard Selamit. Kështu Tropojë se «ne ta miratojmë kushtetutën edhe pa opozitën». Kjo do të thotë që, sa herë të bëhen zgjedhjet parlamentare, të ndryshojë kushtetuta e shtetit shqiptar. Kjo do të thotë se çfarë përgjegjësie kanë sot forcat politike, shoqatat dhe gjithë shqiptarët për fatin e së nesërmes së vendit. Këmbanat bien për ata që kanë veshë.

A ishte i ligjshëm mitingu i PD-së në Tiranë? ...

Një pyetje që nuk ka nevojë për përgjigje. - Mitingashët e Petrit Kalakulës mbahen në duar parrulla rrugacësh. - Deputetët e PD-së bashkohen me ta në rrugëçërinë e tyre. Një pyetje që nuk ka nevojë për përgjigje. A ishte i ligjshëm mitingu i PD-së në Tiranë? ... - Mitingashët e Petrit Kalakulës mbahen në duar parrulla rrugacësh. - Deputetët e PD-së bashkohen me ta në rrugëçërinë e tyre. Në pasditen e datës 21 qershor, në ora 17.00 Parlamenti u organizua një miting nga dega e PD-së e Tiranës ku ishte kryetar Ministri i Bujqësisë Petrit Kalakula. Rreth njëmijë mitingashë se bashku me ministrat e Meksit dhe Edin për rreth 30 minuta treguan edhe njëherë rrugaçërinë e tyre duke hedhur parrulla fyese në adresë të Partisë Socialiste, të kryetarit të saj Fatos Nano dhe gjithë elektoratit socialist. Sigurisht, është e drejtë e gjithsecilit të tregojë publikisht nëse është rrugaç apo i kulturuar. Në këtë kuadër edhe mitingashët e PD-së treguan se ç’janë dhe kë përfaqësojnë. Pas mitingut erdhi në redaksi një qytetar i cili tha se mitingu i PD-së nuk ka qenë i ligjshëm, pasi nuk është bërë kërkesa me shkrim te pakten tre ditë më parë, siç e përcaktonte neni përkatës i ligjit. Duke e vlerësuar këtë dëshmi të qytetarit, por edhe duke e vërtetuar me dokumentin e autorizuar që ne mësojmë nga kryeredaktori gazetës tonë, zoti Ismail Basha, policia e Tiranës zoti Tonin Vocaj dhe Ministri i Rendit zoti Agron Musaraj, ne vendosëm në «Zërin e Popullit» të botojmë këtë përgjigje. Pyetja që a ishte i ligjshëm mitingu i PD-së në Tiranë, zoti Tonin Vocaj, i cili kryeson komisariatin e policisë në Tiranë, thotë se mitingu nuk ishte i ligjshëm. Po, ishte i paligjshëm. - A mund të na vini në dispozicion kërkesën me shkrim të bërë nga ana e PD-së së Tiranës (zoti Tonin e di që në kërkesë shkruhet numri i pjesëmarrësve dhe parrullat që do të hidhen) dhe përgjigjen me shkrim të dhënë nga ana e policisë, ishte pyetja e dytë, së cilës shefi i policisë iu përgjigj: - Shkoni në Partinë Demokratike dhe merreni. Unë nuk jua jap. - Në i jemi drejtuar organit kompetent, vazhdon më tej bisedën zëvendëskryeredaktori i «Zërit të Popullit», pasi na kanë vënë në dijeni se nuk është marrë leje për mitingun sipas ligjit. - Edhe nëse është dhënë leje një ditë përpara. Ligji e parashikon këtë në rastet e jashtëzakonshme, përgjigjet shefi i policisë. - Po është kompetencë e juaja, por mua më duket se në rast’n konkret nuk kemi të bëjmë me rast jashtëzakonshëm. Por meqë ju keni dhënë leje, mund të na thoni a i janë të miratuara parrullat që u ndodhën në miting. - Parrullat e shkruara po, përgjigjet Tonin Vocaj. Mirëpo në kronikën televizive u pa qartë se edhe midis parrullave të shkruara kishte shpifje, fyerje të ulëta, të cilat nuk u besojmë të jenë miratuar nga shefi i policisë, pavarësisht se ai i refuzuar iu përgjigj zëvendëskryeredaktorit të gazetës tonë se ato janë të dhëna në parlament dhe se kanë qenë të miratuara. Korresp. i «Zërit të popullit».

Gjirokastra e rrezikuar

SHEMTIM I KRYEVEPRES - Nuk zbatohet asnjë vendim që dënon shemtimin - Pushteti lokal (janë ndërruar aq sa nuk mbahen mend se cili prej tyre) kanë marrë vendim të anullohet dhënia e 29 shesheve, ndërtime në zonën muzeale. Asnjë nuk është anulluar. Përkundrazi, 29 shembuj lulezojnë mbi trupin e kryevepres. Të kërkosh shemb për Institucion publik në qytet nuk gjen. Deri këtu ka arritur! Ndërtimet e jashtëligjshme vazhdojnë, vazhdojnë jepen sheshe të tjera ndërtimi, kurse po të kërkosh një shesh vend për një institucion publik që do t’i shërbejë të gjithëve dhe për shumë kohë, nuk gjen! Kryevepra jo vetëm që shemtohet, po edhe vritet e pritet, çungohet e bëhet xhuxhe. Shembull më të përparon e mbledh dhe ha atë. Fantazia e kufizuar Nga kriteret e ndryshme të ndërtimit, Gjirokastra ka pëlqyer atë të dendurisë e lartësisë. Shumë nga ndërtimet që bëhen, ato pa leje po, janë më të bukur, katësh. Bashkë me shemtimin, ato e vrasin edhe të ardhmen e saj. Në qytete të tilla shtohet blerja me para edhe ajri, këtu toka ku është ngritur kryevepra tejet badlave. Duhen stimuluar blerësit përmarrësit për shumë kohë, aq që kanë para, por dhe mendje e shije, që e duan kryeveprën. TIANAS DINO

Demagogji dhe voluntarizëm

NË KUVENDIN POPULLOR MONIST - Parlamenti i PD-së miraton një ligj që do ta bëjë atë akoma më qesharak në sytë e popullit. - Ligji i javës 5-ditëshe të punës aq shumë i lakuar nga liderët e PD-së, materializohet në një grumbull amoral nënsh kundërta. NË KUVENDIN POPULLOR MONIST Demagogji dhe voluntarizëm - Parlamenti i PD-së miraton një ligj që do ta bëjë atë akoma më qesharak në sytë e popullit. - Ligji i javës 5-ditëshe të punës aq shumë i lakuar nga liderët e PD-së, materializohet në një grumbull amoral nënsh kundërta. - I nëdhëgjshëm so ligji i miratuar është një bashkësi bosh, PD-ja u jep urdhër mjeteve të informimit masiv ta «propagandojnë» atë gjerësisht. «Mjetet që nxjerr parlamenti ynë sot janë si ato pambuqet e ple-vape që ai merr era dhe i hedh nga të dojë. Kështu u shpreh një nga oratorët që mori fjalën në Kongresin e 12-të të Legalitetit. Mendoj se në këtë kallëp hyn edhe ligji «Për rregullimin e kohës së punës e të pushimit» që miratoi me par-lamenti monist i PD-së. Opinioni ynë publik i dha kohë që ishte njohur me deklaratat e qeverisë dhe të liderëve të PD-së se në 1 korrik në Shqipëri do të hyjë në veprim java 5-ditëshe e punës. Siç thonë deklaratat e fundit të qeverisë, 43.44 e deri 48 orë. PD-së hynë në ujë edhe këta radhë ku hala nga java 5-ditëshe e punës në ligjin për rregullimin e kohës së punës dhe të pushimit. Sipas këtij ligji java e punës në Shqipëri do të jetë jo më e shkurtër se 40 orë dhe jo më e gjatë se 8 orë në ditë. Ligji ka 27 nene që në mjaft raste janë në kontradiktë me njëri tjetrin. Ministri i Shëndetësisë s’e kontraktimi midis punëmarrësve dhe punëdhënësve mund të bëhet për një javë du-ke filluar që nga 40 orëshe e du-ke vazhduar me deklaratat e tij se do të punohet 43,44 e deri 48 orë. Në ligj vëhen një rast të veçantë bëhet fjalë për javën veç-ditëshe të punës. Shkollat do të punojnë 6 ditë në javë dhe do të bëjnë më shumë pushime në fund. Administrata gjithashtu do të punojë 6 ditë duke pasur orare të ndryshme pune gjatë ditëve të javës, pa kaluar 40 orë në javë dhe 8 orë në ditë. Ligji para-shikikon të punësohet edhe jashtë orarit të punës, asaj që quhet kohë normale. (Vijon në faqen 4)

Procedurë privatizimi që u hap rrugë korrupsionit dhe bë rrëylave politike

DEKLARATË E PËRBASHKËT E KRYETARËVE TË KËSHILLAVE TË RRETHEVE BERAT, KUÇOVË, FIER, TEPELENË, PËRMET, SKRAPAR, PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, KRYETARIT TË KUVENDIT POPULLOR KRYEMINISTRIT, ORGANEVË TË SHTYPIT «ZËRI POPULLIT» «ALEANCA», «KOHA JONË». Në mbledhjen e përbashkët që organizuam diskutuam rreth vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 248 datë 27.5.1993 «Për disa masa për shpejtimin e privatizimit të ndërmarrjeve të vogla. E të mesme». Të gjithë qemë të një mendimi se ky vendim nuk i jep frymëmarrje pushtetit lokal, por e atenton në diktatin e të emëruarve nga vetë Qeveria. Për të shpejtuar procesin e privatizimit jemi dakort që të krijohet bordi në rreth, por jo të vihen emrat nga Qeveria. Kjo e fundit të caktojë kompetencat që ka bordi, kurse përbërja e tij të bëhet me vendim të Këshillit të Rrethit. Në përbërjen e bordit dominojnë të emëruarit, në kohën që duhet të dominojnë të zgjedhurit. Pse u dashka që në përbërje të bordit të jenë ata persona që janë në direkt në funksione kontrolli (përgjegjësi i seksionit të kontrollit, tatimeve). Pse në përbërje të bordit janë kryetari i SHIK-ut, Rendit, Drejtori i Arsimit Drejtori i bujqësisë? Sa janë këta të angazhuar me procedurat e privatizimit të ndërmarrjeve. Po sekretarët e këshillave të rretheve e anëtarë të bordit? Caktimi i tyre pa të bashkive pse duhet të jenë në këtë përbërje është jashtë çdo kompetence të caktuar me ligj. Mos vallë të emëruarit e Qe-verisë (PD) e përbëjnë pushtetin lokal. Në ligjin «Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal» thuhet qartë se kush quhet pushtet lokal, atëherë duhet ndryshuar ai ligj që e quhen përfaqësues të pushtetit lokal edhe kryetari i SHIK-ut, i Rendit, etj., me radhë që ju keni caktuar në bord. Përbërja e këtij bordi për ne është e qartë. Ju kini llogaritur që të futni sa më shumë nga ata që ka emëruar PD-ja. Kjo është aq e vërtetë sa nuk është përfshirë në përbërje të bordit përgjegjësi i nënkomisionit të privatizimit si më specialistuar në rreth. Është kjo harresë apo diçka tjetër...? Në vendim nuk del qartë se kush do ta drejtojë bordin. Nga numri rendor i parë është, kryetari i Agjencisë së Privatizimit si në rreth dhe kjo jo të kuptohet se ai duhet ta drejtojë edhe bordin. (Vijon në faqen 2)