Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E shtunë, 15 janar 1994

ZERI I POPULLIT PRET SHIRITIN E LIGJIT PER SHTYPIN

Avokatit nuk i jepet mundësia për përgatitjen e mbrojtjes 1000 DOLLARE GJOBE DHE 2 MUAJ BURG Gjykata e Rrethit të Tiranës me gjyqtar Ridvan Shkëmbi, me pjesëmarrjen e prokurorit Gazmend Zeqelari në datën 14.1.1994, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen penale të ngritur me akuzën shpifje kundër Matohiti dhe gazetarit Shyqyri Meka. Akuza: Artikulli “Zhgënjimi mund të kthehet në urrejtje”, shkruar nga Matohiti dhe botuar te “Zëri i Popullit”, formon veprën penale sipas nenit 20 të Ligjit 7750, datës 11.10.1993. Gjykata deklaroi fajtor Lutfi Matohitin për shpifje e fye[r]je kundër organeve të larta të shtetit e me bazë të nenit 118 të Kodit Penal e dënoi me dy muaj heqje lirie. Gjithashtu deklaroi fajtor zv. kryeredaktorin e “Zërit të Popullit”, Shyqyri Meka duke e dënuar me 100 mijë lekë gjobë. “Zëri i Popullit” siç pritej është kthyer në para gazete që pret shiritin e Ligjit për Shtypin. Avokati të çështjes nuk iu lejua koha e duhur për përgatitjen e mbrojtjes. Korresp. i “Z. P.”
Ridvan Shkëmbi Gazmend Zeqelari Matohiti Shyqyri Meka Lutfi Matohitin Tiranë

Policia e Malit të Zi sekuestron karburante e mjete lundrimi

Natën e 12 janarit policia e Malit të Zi kapi disa shtetas në fshtarat buzë liqenit të Shkodrës, të cilët kishin kaluar në anën tjetër të liqenit, me lundra për të shitur karburante, kjo polici njoftoi sekuastrimin e gjithë sasisë së karburantit e të mjeteve të lundrimit. Ndërsa fshatarët i kanë nga kishin ardhur, po nëpërmjet liqenit me mjetet e saj të lundrimit. Mbrojtja jonë kulturë gjatë gjithë këtyre v[a]rjeve e ardhjeve nuk u duk gjëkundi. Vëzhguesi
Mal i Zi Shkodër Liqeni i Shkodrës

Dr. Servet Pëllumbi priti ambasadorin gjerman Vollers

Më datën 13 janar paradite në shtypit, anëtari i kryesisë së P. Sërvet Pëllumbi, priti në selinë e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të partisë, ambasadorin e RF të Gjermanisë, Dr. Klaus Vollers dhe zhvilloi me të një bisedë të ngrohtë e miqësore. Dr. Servet Pëllumbi e informoi zotin Vollers mbi situatën aktuale politike në vend dhe mbi qëndrimet e PSSH të shprehura në Deklaratën e saj të datës 10 janar në Konferencën e Parë të shtypit. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve politike ekonomike e sociale në vend dhe theksuan nevojën e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Gjermanisë. Në këtë takim morën pjesë edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të P. Namik Dokle dhe Sekretar për marrëdhëniet me jashtë Bashkim Zeneli. Zyra e shtypit dhe Informacionit e Partisë Socialiste
Servet Pëllumbi Klaus Vollers Namik Dokle Bashkim Zeneli Shqipëri Gjermani

Mjegull në vend të së vërtetës

Fletë e votimit ende ekzistojnë! Niko Nosi-ish kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve parlamentare të 22 Marsit 1992 nuk jep, në buletinen e kor sonit. NE GJURME TE NJE SKANDALI Problemi i fletëve të votimit të zgjedhura lart e poshtë të kafeneve, i vazhdon të mos trajtohet me seriozitetin që meriton një problem i tillë. Organet kompetente shtetërore dhe personat e lakuar në to ende vazhdojnë të heshtin. Përse? Nga kush kanë frikë?... Sigurisht e vërteta. Po ndërkaq, “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, i cili ligjërisht nuk ekziston më, ka bërë një deklaratë “[...] bashkë me sekretariatin e Zgjedhjeve, e cila jo vetëm që nuk zbulon asnjë të favor së vërtetës po përkundrazi e dëmton edhe më shumë me mjegullime e mbështjell fletëvotimin. Lidhur me deklaratën e publikuar nga RTV më 12 dhe 13 Janar dhe me “RD” më 14 Janar, redaktori ynë i d[r]ejtohet zotit Niko Nosi, ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të 22 Marsit të vitit 1992. Kuvendin Popullor dhe mës[oj] nga ai se nuk ka asnjë person përgjegjës e kaq komisioni që ta mbledhë nuk ekziston dhe se nuk ka asnjë arsye gjaku. Atëherë lind pyetja: kush e ka mbledhur komisionin? Për këtë dhe më gjerë për problemin e fletëve të votimit do të mësoni në numrat e ardhshëm. Korresp. i “Zërit të Popullit”
Niko Nosi

SHKODER Edhe një vrasje tjetër...

SHKODER Edhe një vrasje tjetër... Humbi jetën djaloshi 26-vjeçar GJOVALIN ÇIKINI! Dje pasdite në ora 15.00 në qytetin e Shkodrës përsëri në sheshin para Radio - Shkodrës, humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri djaloshi 26-vjeçar nga lagjja “Skënderbeg” Gjovalin Çikini, i pamartuar. Menjëherë në b[r]ëmë e çuan për mjekim. Deri në orën 18.00 të datës 14 Janar autori i vrasjes nuk ishte kapur megjithë f[t]ilet e ai njihet. Korresp i “Zërit të Popullit”
Gjovalin Çikini Shkodër Radio - Shkodrës Lagjja “skënderbeg”

Angazhim dhe përgjegjësi për fatet e vendit

Interesimi i gjerë i organeve të shtypit ndaj Konferencës së shtypit të PS dhe jehona që pati ajo në opinionin publik, dëshmojnë për autoritetin e kësaj partie në jetën politike të vendit. Deklarata e PS dhe referuar në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, tregojnë angazhimin, seriozitetin dhe përgjegjësinë e saj për fatet e Shqipërisë në këtë çast të tranzicionit të vështirë që po kalon vendi e demokracia. Opinionet e PS të shprehura në këtë deklaratë janë pjesë e analizave dhe qëndrimeve koherente politike të ka mbajtur e mban ajo ndaj situatës politike. Pa asnjë mëdyshje e kompleksitet apo primitizëm partia, në të vërtetë në dukje se vërtetë në rrugën e shpresës, Gjithashtu vërehet se kriza që po përjeton vendi është e kushtëzuar në një masë jo të vogël nga faktorë objektivë dhe të trashëguar që janë të njëjtë me gjithë forcat politike në Shqipëri. Por kjo nuk do të thotë të bëhen vlerësime dhe faktorë subjektivë që e mbingarkojnë situatën e krizës dhe shpesh herë bëhen anti të krizës, e së [...] Ndër këta faktorë, në deklaratë theksohet ideja e fajësimit e pasojë të saj, ide prej së cilës rrodhën edhe më pasojat për rëndë për jetën e vendit. Duke më në dukje këto pasoja negative nga pozitat e opozitës jo konstruktive, Partia Socialiste i kontribuon paraqitjes realiste të gjendjes dhe që po përjetojmë. Ajo ndihmon kështu të njihen e të kihen parasysh të metat, mangësitë e boshllëqet e drejtimit e demokracisë, me qëllim që ato të korigjohen në të mirë të saj e të jetës së vendit. Të tilla janë konsideratat për dukuri si prirja për të sunduar e jo për të qeverisur vendin, përpjekjet për të paralizuar do mendim opozitar, bllokimi institucional demokratik, fryma e urrejtjes dhe e propagandës demagogjike etj. Në kushtet e një logjike objektive për arritje në duhur balancat shoqërore, vazhdimësia e kësaj force politike është e papranueshme. Ajo i kundërvihet prirjeve arbitrare, të cilat do ta errësonin të ardhmen. Jo vetëm politikë, ciladoqoftë ajo. Në deklaratën e saj të fundit PS nuk mjaftohet vetëm me konstatimin e gjendjes, por propozon edhe zgjidhje të veta për tejkalimin e saj. Idetë e shprehura në këto propozime nuk janë të panjohura. Në forma të ndryshme e në mënyrë të ndryshme ato janë afishuar edhe më parë. Por këtu ato paraqiten në mënyrë të qartë dhe në kontekstin e një situate dhe harku kohor më të caktuar. Duke propozuar e shtruar në rend të parë të veprimit dhe të zgjidhjeve të parakohshme parlamentare, brenda muajit shtator të këtij viti, si rrugë e vetme kushtetuese për zgjidhjen e një zgjidhje të re politike. Ka qenë në mendim i konstant i PS, se në periudhën tranzicioni si kjo që po kalon vendi ynë, zgjidhjet për organin më të lartë të pushtetit janë një mjet demokratik për të shkarkuar tensione e akumuluara. Këtu e ka dëshmuar edhe përvoja e shumicës së vendeve të Lindjes që po ecin në të njëjtën rrugë me atë të vendit tonë. Për kjo është përvojë e njohur edhe në vendet me demokraci të hershme e konsoliduar. Ideja e zgjidhjeve të parakohshme është hedhur jo një herë edhe nga parti e personalitete të tjera politike të vendit. Ajo po gjen mbështetje dhe te masa e gjerë e njerëzve. Në këtë rast, kërkesa e zgjedhjeve të reja e theksuar së fundi nga PS dëshiron më afër konkrete, është një kërkesë që meriton të diskutohet me seriozitet nga të gjitha forcat politike dhe dëshiron të shtjellohet në Shqipëri. Nga ana e saj PS është e hapur për dialog e për korrigjimin e këtij propozimi dhe të propozimeve të tjera të bashkërendimit me të gjitha partitë e tjera, pa i paragjykuar ato. Dialogu dhe debati i ndershëm do të krijojnë në mundësi për vendime e nisma konkrete pozitive për të gjithë vendin. Propozimet që bën PS në deklaratë, janë njëkohësisht alternativë e saj politike për kapërcimin e gjendjes së krizës që po kalon vendi. Kushdo që e kritikon PS për mungesë alternativash, këto propozime ka rastin t’i shikojë te PS rash është parti e mjaftueshme, por partia e opozitës reale, e hapur me koncept politik, Tjetër është qëllime të larta. Paragjykime, mbyllin rrugët e realizimit të kësaj. Bllokimi aparat i ngrehin e bllokon kanalet e demokracisë. Në këtë konferencë të shtypit, përgjegjësia qytetare e PS dëshmon se është e do të jetë kundër këtyre dukurive totalitariste. HAMIDJUPI
Hamidjupi Shqipëri Lindja

RRESHENI Incident në komisariatin e policisë

RRESHENI Incident në komisariatin e policisë Nga një burim nga Rrësheni, i cili policëve dhe u largua me shpejtësi nuk pranoi të identifikohej, mësuam se pardje, ndodhi një incident brenda në zyrat e këtij komisariati. Pas 1-2 në tryezë dy persona të dyshimtë që kishin të bënin direkt me ngjarjen tepër tronditëse në vazhdim të oficerit të policisë Nuke Kaza, në momentin që aty u prit akt-arresti, fillon përleshja mes dy personave dhe policëve të pranishëm. Gjatë përleshjes njëri nga dy të dyshuarit arrin t’u shpëtojë duarve të policëve dhe u largua me shpejtësi të rrufeshme në drejtim të paditur. Ndërsa personi i dytë mbahet i arrestuar. Pas! policia u alarmua nga kjo situatë e pakëndshme, hyri nga të gjith[a] anët për me breshëri automatiku, veprim i cili alarmoi banorët e qytetit. Udhëtarët dhe mjetet mbeten të ndaluar katër punonjës policie për mungesë vigjilence në kryerjen e detyrës. Bektash Zeneli NJOFTIM Me rastin e 15 janarit, 2 vjetorit të krijimit të Forumit të Rinisë Eu-socialiste Shqiptare, (FRESSH) shtyhen të gjitha aktivitetet e parashikuara. Kryesia e FRESSH-it Organiz[on] një takim me anëtarët e FRESSH-it dhe të ftuar të tjerë. Kryesia e FRESSH-it
Nuke Kaza Bektash Zeneli Rrëshen

GJIROKASTER Digjet një shkollë

GJIROKASTER Digjet një shkollë 5.1.1994. Në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen “Dunavat”, digjet shkolla “Bajo Topulli”. Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga rryma elektrike, por verifikimet e para e hedhin poshtë këtë variant. U vu re se është shfaqur dera e njërës prej klasave dhe zjarri është vënë prej andej. Vjedhje të materialeve nuk ka. Gjarpër prej rreth nuk japin mendime. Grupi ekspert konkluzion ende nuk ka dhënë. ERMELINDA SINANI Nxënëse në vitin e dytë të gjimnazit.
Ermelinda Sinani Gjirokastër Dunavat

NJE FATURE E PALIQUIDUAR

- Pjetër Arbnori dhe disa deputetë të tjerë të PD-së kanë ngrënë e kanë pirë në një veprimtari të Federatës së rinisë shqiptare në kampin e punëtorëve në Korçë, ku nuk janë paguar. Më datën 28.12.1993 në adresë të Ministrisë së Kulturës, rinisë sportive, të Bashkisë së Tiranës dhe të Prokurorisë është nisur një shkresë nga ana e kampit të punëtorëve në Korçë që ka pa shumë përmbajtje: “Nga data 28 deri më 31 gusht 1993 (pra pesë muaj më parë, shënimi i red.) Federata e Rinisë Shqiptare ka organizuar një aktivitet ku ka qenë i ftuar edhe zoti Pjetër Arbnori e deputetë të tjerë. Duhej likuiduar fatura e datës 31.08.1993 në 1 milionë 297 mijë e 110 lekë. - Kampi i punëtorëve në Korçë kërkon që Bardhyl Ukcama të paguajë likuidimin. 1 milionë e 297 mijë lekë e 110 lekë (të vjetra) e firmosur nga Federatës së rinisë shqiptare Bardhyl Ukcama. Deri tani nuk është bërë likujdimi.” Vërehet e palikuiduar e faturës tregon se zoti Pjetër Arbnori sëbashku me deputetët e tjerë të Partisë Demokratike nuk kanë qenë keq me oreksin, po kështu kanë punonjësit e kampit të punëtorëve që nuk janë paguar, paratë. Pjetër Morava
Pjetër Arbnori Bardhyl Ukcama Pjetër Morava Korçë Tiranë

DY JAVE KALUAN - TE PRESIM TE TRETEN

A ka marrë dorë qeveria nga FMN-ja? 7 ditë e para e janarit të vitit 1994 që se sistem i d[?] të e javës e para për kaq kohë u po pa me dorë do e përcaktojë një deklaratë shpërndarja e rrjetit të poçave për shtëpi duke marrë me qesëndisë 30 për qind nga çmimet e poçave të sistemit [..] pagave. Këtu e pohoj nëpërmjet tele-zyrës. Më tej Ministri i Punës e Përkrahjes Sociale z. Dashamir Shehi me qysh nga janari do të kalojnë [...] nga qeveria në radhë të qytetit Nutrians hi të kapërcejë [...] të japë opsionin për çfarë nuk ka fituar dhe për akoma na mbetet për të parë dy javë të tjera, Duke vënë në lajmi i përmendur në zërin e murit? që ka shpallur rrezik në vendin më serize, ndodhen edhe për efekt k[s] kuadri, siç u dha para mjekët, shoferët e palika dhe të informacionit, ndërkohë kur qeveria qëndronte ndryshe. Fillimisht th[u]otë për i një studim që është bërë ministria e punës dhe përkrahjes sociale studim të cilit i mungon vala e qeverisë. Por lajmi u dha i vërtetë, gjëmbë në jo nga iniciativa private e kry ministrit kalonit qeveritë. Ka shumë pikëpyetje mbi këto lëvizje akuzative apo qeveritare ku më duket ka munguar koordinimi paraprak me të gjitha strukturat financiare të shtetit. Sa punonjës do të përfitojnë qoftë ata të punësuar në ex-kombinatin bujqësore për dha që aktualisht, janë të papunë e q marrin një përkrahje minimale sociale? Po punonjësit shtetë se është? Një problem me vendet e punës dhe faktit tjetër, pamofirmuar mbi burimin i financiar? 30 përqindshi kur mund të bëhen i janari i punësimit e punësimi shteti për vitin 1994 akoma nuk e ka miratuar. Ndërkohë nuk dihet që është marrë miratimi i Fondit Monetar [...] (vijon në faqen 2)
Dashamir Shehi

Dha dorëheqjen një kryetar, po a do të japin dorëheqje AUTOBOTET ?

- Një shtesë që nuk merren në mbrojtje vetë vetë e tij, nuk mund t’i mbrojë as nën shtetësi e vehtesë e vet Në një kohë që kryetari i policisë së [f]rangad[?] të Shkodrës, zoti Muhamed Gradeci vetëm pak ditë më parë deklaroi se ishte i vendosur për të zbuluar me kontroll të rreptë të gjitha pikat nga mund të nxirrnjë karburanti me kontrabandë në Mal të Zi, do të ekspoza e tij krejt e papritur e duket mjaft e çuditshme. Vërtet që dorëheqja si ai ishte a natyrshme, por rëra që e kryetari i trusimeve dhe tyrer, shuma njerëzish, nuk mund të valojë ashtu tutje pa tërhequr vëmendjen e opinionit. Theksojmë me këtë rast se zoti Gradeci u zgjodh për t’u paraqitur ai në këtë detyrë si forcë politike për t’u prerë rrugën allishterive të karburantit në Shkodër. Kështu te pakten e justifikonin në atë këmbëngulje e tij emërimi. Pavarësisht se zoti Gradeci në rastin konkret thotë se shkaku kryesor i dorëheqjes është arsye personale ai shton se “ka edhe kërkesë para, bile edhe kërcënime për para, bile edhe kërcënime” ç’mund të jenë një nga shkaqet e vendimit të tij, pohojnë edhe në gazeten “Shqipëria”. Për mendimin tonë ky i fundit që ahkaq qum një nga shkaqet, është një shkak kryesor. Dyshimet e ngritura te botëve me karburante drejt Shkodrës për të mos nxjerrin në Mal të Zi, pa pyet që e vënë zoti Gradeci para një përgjegjësie të rëndësishme për të leruar apo mos leruar hyrjen e emarg[?]ave a sa duket ky e njëjti vetën të pa mbështetur për t’i bërë ballë kësaj hetimi vërtetë për atë që vëren e emargjos. Për kjo mundësisë mbështetje mung të quhet dhe ka shtyrë atë për pafuqishëm. Por nëse ne këtë drejtim Kur punonjësit i tij kërkohen në kryerjen e detyrës, dhe shteti nuk mund t’i garantojë t’i marrë në mbrojtje, u punonjës për detyrohen të japin dorëheqje, a atëherë a mund të pranohet se që në shtet është një gjendje të mbrojë nënshtetasit e vet? Dorëheqja e zotit Gradeci e doemos shoqërohet me dorëheqjen e botëve të karburanteve? - pyetsh në Shkodër. Kjo, si me rëndësishmja, qënte në dorën e të tjerëve, me sa duket s’po interveson fare kush jep dorëheqjen përveç se të mund të sigurojnë fitime me gjithfarë rrugësh pavarësisht se ato i kushtojnë rëndë vendit e gjithë popullit tonë dhe prestigjit ndërkombëtar të Shqipërisë. Kështu edhe ky fakt bashkangjitet në sa e sa fakte të tjera tashmë të qarta për opinionin, që tregojnë se shteti ynë i sotëm është i kërcënuar nga kontrabanda. MUSA KURTULAJ
Muhamed Gradeci Musa Kurtulaj Shkodër Mal i Zi Shqipëri