02/02/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

2 shkurt 1994

KËRKOJMË LIRIMIN E MENJËHERSHËM NGA BURGU TË GAZETARËVE ALEKSANDËR FRANGAJ DHE MARTIN LEKA. KËRKOJMË PUSHTIMIN E ÇESHTJES PENALE NË NGARKIM TË TYRE

SOLIDARITET I PLOTË ME SHOKËT TANË NËN PRANGA Në vëmendje të zotërinjve: Aleksandër Meksi, Kryeministër, Sali Berisha, President i Republikës, Pjetër Arbnori, Kryetar i Kuvendit Popullor, Alush Dragoshi, Prokuror i Përgjithshëm, Drejtori Prokurorisë së Rrethit të Tiranës, Z. Arben Qeleshi Kryeprokuror Në vëmendje të zotërinjve: Aleksandër Meksi, Kryeministër, Sali Berisha, President i Republikës, Pjetër Arbnori, Kryetar i Kuvendit Popullor Alush Dragoshi, Prokuror i Përgjithshëm Drejtuar Prokurorisë së Rrethit të Tiranës Z. Arben Qeleshi Kryeprokuror Të nderuar zotërinj, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, e mbledhur sot në një takim urgjent, proteston energjikisht kundër arrestimit e burgosjes së panevojshme më datën 31 janar 1994 të Kryeredaktorit të gazetës «Koha Jonë», Aleksandër Frangaj, njëherësh dhe anëtar i kryesisë së Shoqatës, si dhe të gazetarit të «Koha Jonë» Martin Leka. Të akuzuar dhe të burgosur pa gjyq për nxjerrje të sekretit dhe për shpifje, kolegët Frangaj dhe Leka janë sot viktima jo vetëm të kontradiksioneve të thella në legjislacionin tonë ku bazohen dispozita të reja e të vjetra normalisht të papajtueshme, por edhe të revanshit të përshkallëzuar të pushtetit kundër shtypit të lirë, revansh i cili që prej dy vjetësh ka vënë në shënjestër vetëm gazetat të lira, vetëm gazetat opozitare, pavarësisht se, për fat të keq, ekseset në shtypin shqiptar rrokin tërë spektrin e tij. Shoqata jonë, pasi mori kontakt me formuluesit e akuzës, pasi shqyrtoi artikullin që çoi në burgosjen e dy kolegëve, pasi u konsultua me Ligjin e Shtypit dhe me Dispozitat Kushtetuese, konkludon: 1 - Kryeredaktori Aleksandër Frangaj, duke lexuar botimin e një artikulli të gazetarit Martin Leka për çarmatimin e oficerëve dhe nënoficerëve dhe duke botuar edhe faksimilen e urdhërit përkatës të Ministrit të Mbrojtjes, nuk ka shkelur asnjë prej neneve të Ligjit për Shtypin dhe asnjë dispozitë tjetër për parashikon sanksione, me përjashtim të ndonjë fantazme të Kodit të vjetër Penal të periudhës së diktaturës, nen i cili është shfuqizuar de fakto që prej tre vjetësh kur lindi shtypi i lirë në Shqipëri. Përveç kësaj neni për ruajtjen e sekretit në Kodin e vjetër Penal nuk ka të bëjë fare me shtypin, i cili në atë kohë ishte tërësisht i kontrolluar. Përsa i përket nenit 25 të Statutit të Ushtrakatut, ai vetëm sa tërheq vëmendjen për t’u konsultuar me dispozitat mbi sekretin shtetëror, por nuk parashikon asnjë sanksion. Më tej, përsa i përket shtypit të shkruar, ky nen rezulton i shfuqizuar nga neni i parafundit i Ligjit për Shtypin, i cili shprehet tekstualisht se «të gjitha dispozitat e mëparshme që bien ndesh me këtë ligj shfuqizohen». 2 - Sado që nuk ka një përcaktim të qartë e rigoroz për atë që quhet «qartë sekretor, urdhëri i Ministrit të Mbrojtjes i zbatuar për një masë të madhe njerëzish me uniformën e ushtarakut, nuk ka si i konsiderohet sekret. Një gjë që e dinë brenda ditës mijëra e mijëra vetë nuk është më sekret shtetëror. 3 - Gazetari Martin Leka, duke njohur luksin për urdhërin e Ministrit të Mbrojtjes dhe duke shprehur opinionin e tij kritik rreth një urdhëri që i detyron oficerët t’i lenë pistole­tat vetjake në repart, ka vepruar konform dispozitave kushtetuese dhe Ligjit për Shtypin që garantojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit si fitore nga më të mëdhatë e të patjetërsueshme të demokracisë në Shqipëri. Kolegи Martin Leka ka shkruar mbi një fakt të vërtetë dhe prandaj nuk mund të akuzohet për shpifje, pavarësisht ndonjë dozë ekzagjeruese në titullin e shkrimit të tij që nuk përbën kurrsesi vepër penale. Në këto kushte, duke mos gjetur a- (Vijon në faqen 4) dhe për shpifje, kolegët Frangaj dhe [nuk] ka shkelur asnjë prej neneve të sekret shtetëror, armë… … lajmi të tillë. Por

Avionët spiunë amerikanë të refuzuar nga Italia do të vendosen në Shqipëri

- Materiali i radios BBC-së - Avionët do të përdorin një bazë shqiptare afër Adriatikut, pasi më parë ata u refuzuan nga Italia. Ministri italian i mbrojtjes, Fabio Fabri, e konfirmoi sot këtë fakt duke thënë se «kjo bëhet për motive teknike jo politike». Më hollësisht për këtë le të dëgjojmë materialin e përgatitur. Përfundimisht lufta e ftohtë ka përfunduar. Siç njofton sot gazeta më e madhe amerikane «International Herald tribune», Agjencia Qendrore e Informacionit, ose siç njihet ndryshe, CIA, do të përdorë Shqipërinë, dikur vendi më i izoluar dhe më ksenofobik, simbol i mishërimit të perdes së hekurt, si bazë për avionë spiunazhi për të monitorizuar luftën në Bosnjë-Hercegovinë. Është fjala për avionë pa pilotë të quajtur «Gnat» me një rreze veprimi prej rreth 800 kilometrash. Ky lloj avioni është projektuar për vëzhgimin e konflikteve rajonale. Sistemi që do të dislokohet në Shqipëri si dhe një antenë satelitore, kushtojnë rreth 10 milionë dollarë. Ky sistem është më pak i sofistikuar se sa satelitët fotografues të cilët kushtojnë rreth një miliardë dollarë. Pajisjet, të cilat do të përdoren për marrjen e pamjeve fotografike nga betejat si dhe lëvizjen e trupave në Bosnjë-Hercegovinë, do të dërgohen në një bazë ushtarake në bregun e Adriatikut këtë dimër. Nuk specifikohet emri i bazës që do të përdoret. Avioni i tipit «Gnat» është rreth pesë metra i gjatë dhe mund të fluturojë mbi fusha beteje deri në 24 orë. Në fund të avionit është vendosur një pajisje në formë kupole me një ndjesor me rreze elektro-optike për marrjen e pamjeve nga lufta. Pamjet më pas do të dërgohen në antenën satelitore për tu transmetuar me Washington. Sot kontaktova me zyrtarë të Pentagonit, të Departamentit Amerikan të Shtetit si dhe me CIA-n për konfirmimin e një lajmi të tillë. Por përgjigja që më dhanë ishte: «mo ko ment», pra nuk preferuan të flasin. Ndërkaq në Shqipëri deri më tan nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për këtë plan. Sipas gazetës amerikane «Herale tribune», CIA kërkoi leje nga Shqipëria për të përdorur territorin e saj për këtë operacion spiunazhi, pasi më parë Italia, anëtare e NATO-s, refuzoi lejimin e saj për këtë mision. Ministri italian i mbrojtjes, Fabio Fabri në një konferencë shtypi të mbajtur sot në Romë pikërisht për këtë çështje, pohoi se Italia i ka refuzuar këta aeroplanë jo për motive politike, por për teknike. Ministri italian i mbrojtjes hodhi poshtë akuzat e bëra në ambiente të Pentagonit për mungesë fryme bashkëpunimi të Italisë dhe i rikujtoi se Italia ka vënë në dispozicion të NATO-s dhe të SHBA bazat e Ankonës, Rimit dhe balkanorat për të realizuar embargo në veprimet ndaj ish Jugosllavisë. Për zotin Fabri ekzistojnë këto motive teknike për refuzimin e aeroplanëve të cilët siç dihet, më pas përfunduan në Shqipëri. Së pari këto aeroplanë të telekomanduar rezikojnë seriozisht trafikun ajror dhe mundësia që ato të shkaktojnë incidente është shumë e madhe. Së dyti nuk ekziston asnjë normativë italiane apo ndërkombëtare për mënyrën e rregullin e fluturimit të tyre, çka do t’u kujtonte vështirësitë të jashtëzakonshme operativë të sektorit. Së treti, gjithnjë sipas zotit Fabri, edhe në rast dështimi apo eksplozioni në ajër, këta tip aeroplanësh janë shumë të rrezikshëm për popullsinë civile. Këtij motivimi të fundit të ministrit italian të mbrojtjes një nga gazetaret e pranishëm i shtoi një vërejtje plot shpotit; duke thënë: atëherë nga kjo del se shqiptarët që i pranuan këta aeroplanë e paskan kokën më të fortë se italianët. BBC 31 janar 1994

Federata Ndërkombëtare e Gazeta- rëve në emër të më shumë se

Federata Ndërkombëtare e Gazeta-rëve në emër të më shumë se

Organizata «Reporterët pa kufij» kërkon lirimin e menjëhershëm të Aleksandër Frangajt dhe Martin Lekës

Përkujtohet 50 - vjetori i rënies së Heroit të Popullit Vasil Shanto

Më datën 1 Shkurt 1994, në Sallën e Muzeut Historik Kombëtar, u organizua një jubile përkujtimor kushtuar 50 vjetorit të rënies së Heroit të Popullit, Vasil Shanto. Në mbledhje asistonin patriotë dhe veteranë të vjetër pjesëmarrës në LANÇL përfaqësues të Partive dhe shoqatave politike shkodrane dhe peza bashkëluftëtarë të heroit. Ndodhej gjithashtu deputetë të Kuvendit Popullor, Kryetari i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇL, Piro Dodbiba, pjesëtarë të familjes dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes. Mbledhjen e hapi, me një fjalim të shkurtër Nënkryetari i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇL Qazim Kapisyzi, i cili ia dha fjalën Dr. Ciril Pistolit. Referuesi foli mbi kontributin dhe aktivitetin politik dhe luftarak të heroit, i cili; qysh në fillim të Lëvizjes antifashiste, u bë dhe mbeti një organizator dhe luftëtar i shquar i Luftës Nacional-clirimtare. Të pranishmit bënë homazhe dhe vendosën kurora në varrin e heroit. ANDON KOTE

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve në emër të më shumë se 320.000 gazetarëve në mbarë botën proteston fuqishëm kundër arrestimit të Aleksandër Frangajt dhe Martin Lekës

KRYEMINISTRIT ALEKSANDER MEKSI NGA AJDAN WAJT SEKRETARI I PËRGJITHSHEM Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve në emër të më shumë se 320.000 gazetarëve në mbarë botën, proteston fuqishëm kundër arrestimit të Aleksandër Frangajt dhe Martin Lekës më 31 Janar 1994. 320.000 gazetarëve në mbarë botën, proteston fuqishëm kundër arrestimit të Aleksandër Frangajt dhe Martin Lekës më 31 Janar 1994. Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, është një konfederatë e sindikatave të gazetarëve të pavarur nga të gjitha organizmat ideologjike, politikë dhe fetarë që të bëjë me çështje të lidhura ngushtë me praktikimin e profesionit të gazetarit duke respektuar dhe mbrojtur lirinë e informacionit, të medias dhe pavarësinë e gazetarëve. Sipas informacionit tonë, gazetarët e «Koha Jonë» respektivisht mund të dënohen me burgim deri në 10 vjet për botimin e një urdhëri lëshuar nga Ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, urdhër i cili ndalonte ushtarët të mbanin armatimin jashtë kazermave. Duke u bazuar në nenin 10 të Kartës Europiane për të Drejtat e Njeriut është detyrë e gazetarët që të vjelë dhe shpërndajë informacion. Gazetarët nuk janë policë apo oficerë ushtrie kështu që ata nuk mund të dënohen për botimin, edhe të lajmeve senisbël mbi interesin publik. Gjithashtu është e diskutueshme në qoftë se informacioni i botuar nga «Koha Jonë» paraqet rrezik të qartë dhe aktual për sigurinë e shtetit shqiptar. Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve në këto kushte ju bën thirrje juve dhe qeverisë tuaj që të rishikojë vendimin dhe të lirojë dy gazetarët, arrestimi i të cilëve është i pajustifikuar. Juaji sinqerisht AJDAN WAJT Sekretar i Përgjithshëm Për dijeni: ZOTIT Sali Berisha President i Shqipërisë Presidentit të Parlamentit Europian Këshillit të Europës Shkëlqimit Ndërkombëtar të Lirisë së Shprehjes përfshirë: Nenin 19 Londër. Komitetit Kanadez për Mbrojtjen e Gazetarëve, Toronto. Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve New York. Fondacionit për Shprehjen e Lirë, Nju York. Indeksit Mbi Censurën, Londër. Penit Ndërkombëtar, Londër. Penit Amerikan, Londër. Reporterëve pa kufi Monpelië, Reporterëve Pa Kufij Barcelonë. Shoqatës së Gazetarëve të Afrikës Perëndimore Dakar.

Organizata «Reporterët pa kufi» kërkon lirimin e menjëhershëm të Aleksandër Frangajt dhe Martin Lekës

Në vëmendjen të Sali Berishës President i Republikës së Shqipërisë Zoti president, Në vëmendjen të Sali Berishës President i Republikës së Shqipërisë Zoti president, Reporterët pa kufi, organizatë e pavarur e mbrojtjes së lirisë së shtypit në botë, ngre protestën e saj të fortë përballë arrestimit. Të hënën 31 janar, dy gazetarëve të gazetës së të përditshmeve «Koha Jonë». Sipas informatave që disponojmë, më 31 janar në mëngjes, kryeredaktori i Koha Jonë, Aleksandër Frangaj, u arrestua në redaksinë e gazetës e më pas u shoqërua në burgun e Tiranës. Disa orë më vonë, ndërsa përpiqej të merrte informacion nga autoritetet juridike bashkë me disa anëtarë të tjerë të redaksisë, Martin Leka, gazetar i Koha Jonë, u arrestua dhe ai. Frangaj është akuzuar se ka botuar më 21 janar, një urdhër të ministrit të mbrojtjes Mbrojtjes mbi administrimin e armëve të oficerëve të ushtrisë shqiptare. Leka është gjithashtu i akuzuar se ka publikuar një dokumenti. Të akuzuar për nxjerrje të sekretit shtetëror, këta dy gazetarë rrezikojnë dënim deri në 10 vjet burg për Aleksandër Frangajn dhe 5 vjet për Martin Lekën. Reporterët pa kufi kujtojnë që Aleksandër Frangaj ka qenë më parë i arrestuar në 31 mars 1993 dhe i akuzuar për «përhapje informatash të rreme» në lidhje me lëvizjet e tankeve shqiptare në drejtim të kufirit jugosllav (Serbi-Mali i Zi). Ai u mbajt 35 ditë në arrest shtëpiak. Organizata jonë shqetësohet për interpretimin tepër të gjerë të «sekretit Shtetëror» në rastin konkret. Informacionet e publikuara nuk kanë asnjë përmasë të përbashkët me dëmin e rëndë që parashikohen për dy gazetarët. Organizata jonë ju kërkon juve të përdorni gjithë influencën tuaj për të arritur lirimin e dy gazetarëve të Koha Jonë. Në pritje të një përgjigjeje nga ana juaj. Ju lutem të pranoni, Zoti president, shprehjen e konsideratës time më të lartë. ROBERT MENARD, drejtor i Reporterëve pa kufi (Reporters sans frontieres) Ambasadës së Francës në Shqipëri Zëri i Amerikës - seksioni shqip BBC - seksioni shqip Liberation - shërbimi i huaj Le Monde - shërbimi i medias AFP, Reuter Amnesty international Article 1 Komitetit kanadien për mbrojtjen e gazetarëve (Vijon në faqen 4)

Dy fëmijë të humbur

Mbrëmja e 23 janarit (rreth orës 21.00) për banorët e qytetit të Këlcyerës qe krejt e veçantë. Mbi nënstacionin elektrik të qytetit disa të shtënë me pistoletë e prishën qetësinë e qytetarëve. Dy vëllezërit Agron Hasani, 19 vjeç dhe Gentian Hasani, 15 vjeç së bashku me kunatin e tyre nga fshati Katundishtë, duke thyer betonin e shtyllës u gjendën përballë patrullës së policisë kriminale e cila qëlloi me pistoletë. Të tre qytetarët e lartpërmendur tentuan për t’u shpëtuar nga patrulla dhe gjejnë rrugën me të mundshme, duke u hedhur në lumin Vjosë. Uji i rrëmbyeshëm i Vjosës e asaj dite bëri që kunati i dy fëmijëve të dalë në anën tjetër ndërsa dy fëmijët e tjerë nuk u gjetën. Thonë se i kanë parë dhe Dragoit, por organet e rendit ende s’kanë saktësuar gjë. Të tjerë thonë se valët e Vjosës u ka rrëmbyer jetën. Prindërit e dy fëmijëve me këtë rast i lutën dhe nëpërmjet «Zërit të popullit» që ta dinë gjë për fatin e këtyre dy fatkeqëve, të lajmërojnë. MIGEL TREBËSHINA

Ato 20 mijë frymë marrin ndihmë ekonomike

SHKODËR Mbi 6 mijë familje ose 20 mijë frymë në qytetin e Shkodrës marrin ndihmë ekonomike. Kaq në pakënaqësi thonë informacioni zyrtar. Pra thuajse 20 për qind e numrit të banorëve të këtij qyteti nuk kanë burim tjetër të ardhurash. Ky numër vjen duke u rritur mënjëherë me nga 200 familje në muaj. E pohojnë kështu vetë punonjësit që merren me regjistrimin e këtyre familjeve dhe jo propagandë si shkruan RD-ja. Dhe kjo rritje argumentohet në këto buxhetet tjerë i reformës në këte qytet edhe nga reformës duke ju referuar për diku Shkodrës, dhe reformës sociale. Në këtë rast asgjë e keq për t’u cuditur. Sipas fakt të mëos konsiderohej si sukses i reformës, atëherë po, do të quhej normaliste. «Dimer 1» zakonshëm (sic shkruan RD-ja, koleget e RD-shkruar).

U vra një qytetar

Ditën e shtunë rreth orës 19, përballë librarisë, pranë sheshit «Qemal Stafa» në qytetin e Shkodrës, vra(s)n me armë zjarri qytetarin Qamil Çekiçi. Ditën e shtunë rreth orës 19, përballë librarisë, pranë sheshit «Qemal Stafa» në qytetin e Shkodrës, vrasin me armë zjarri qytetarin Qamil Çekiçi. Ai po fuste mallin në kioskën e tij të shitjes. Vrasja u bë në çastet kur kësaj zone sapo i ishin fikur dritat. Kush e bëri këtë vrasje dhe përse? Vendi i caktuar ku kryen shërbimin policët e trafikut (në qendër të sheshit) i kronikë kushtë atij që ndodhej me shërbim që të reagojë menjëherë me për ndalimin e atyre që kryen krimin në fjalë. Megjithatë edhe policia e sheshit he hevet e hapet policia erdhi në vendin e ngjarjes, përbëri ku nuk mundi që të ndalonte vrasësin apo vrasësit për të mos u larguar në drejtim të pa ditur, pavarësisht se në këtë qytet prej disa ditësh ndodhën edhe kuadro të larta të Ministrisë së Rendit për të ndihmuar në efektshmërinë e organeve të policisë. Pra edhe për këtë rast akoma s’është kapur njeri. Ndërsa versionin e vrasjes kryesisht po e spjegojnë për motive gjakmarrje, pasi pala e mundshme njëri djalë i viktimës i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e dy qytetarëve para një viti. Kështu njoftojnë me dhimbje se janari u mbyll me katër të vrarë në këtë rreth. Përbindëshi tragjik i vllavrasjes vazhdon të gëlltitë jetë nga gjaku ynë. Korresp. i «Zërit të Popullit»

Ku janë fondet e urës së Rrajës së Zezë?

Riparimet e objektëve të dëmtuara nga stuhia e 17 nëntorit të vitit 1992 nuk kanë përfunduar akoma. Me përjashtim të shtëpive, pronarët e të cilave kanë marrë fondet në dorë, dhe sot asnjëri prej tyre nuk kërkon tjetër gjë prej shtetit, objektet e tjera nuk po riparohen në kohë. Në fshatrat e Velës ka patur shumë ura mbi disa përrenj e rrëke që ndërmjet bëhen të pakalueshëm për njerëzit, megjithatë nga organet shtetërore që u ngarkuan për të ndjekur problemin e dëmtimeve u pa e arsyeshme ndërtimi vetëm i njërës prej tyre; urës së Rrajës së Zezë. Po urat e tjera? Sot për shkak se në Velë duhet të jesh i specializuar për të kapërcyer pengesat lumore. Lagjet janë ndara nga përrenjtë ku lidhen kalime urash. Shkolla, p.sh. është e vendosur … [e palexueshme] ... Ku janë fondet? Pse nuk kanë përfunduar akoma? Shëtitësit banorëve të Velës ka bërë të gjitha, si edhe qeverisë, se çdo gjë është mbaruar? Për ndërtimin e urës së Rrajës së Zezë është planifikuar një fond prej 615393 lek të reja. Ura e përbërë nga katër blloqe, ka një vendosur sipër tyre, kanënë kaluar konsumuar këte fond. Këtë e dinë të gjithë njerëzit që kanë kaluar mbi të. Prandaj, nisur nga kjo kërkojnë që me mbetjen e këtij fondi të ndërtohen ura të tjera, të thjeshta për fshatrat e Velës. Shqetësimi i banorëve të Velës ka bërë deri në Komisionin e dëmtimeve dhe tek kryetari i Këshillit të Rrethit, por deri tani asgjë nuk është zgjidhur. Ku janë fondet e urës së Rrajës së Zezë?

BIBLIOTEKA KOMBETARE TIRANE