03/02/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

3 shkurt 1994

MOCION PËR REZOLUTË MBI ÇËSHTJEN NANO

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: MOCION PËR REZOLUTË MBI ÇËSHTJEN NANO - 26 deputetë, nga 9 parti dhe 12 vende të ndryshme të Evropës kërkojnë verifikimin e çështjes Nano gjatë shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë për ’u pranuar në Këshillin e Evropës - Nga burime të mirinformuara, mësohet se gjatë mbledhjes së fundit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, deputetë të kësaj Asambleje kanë hartuar dhe nënshkruar një mocion për rezolutë lidhur me arrestimin dhe mbajtjen e paligjshme në burg të deputetit Fatos Nano, kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Një nga kërkesat kryesore të mocionit është që çështja Nano të verifikohet hollësisht edhe gjatë shqyrtimit të Kërkesës së Shqipërisë për’u pranuar në Këshillin e Evropës. Sipas rregullores së Asamblesë Parlamentare, mocione të kësaj natyre qarkullojnë si dokumente të saj, kur nënshkruhen nga të paktën 12 deputetë. Në rastin e deputetit bullgar Lukanov, që më pas u lirua nga burgu, mocioni u nënshkrua nga 19 deputetë. Mocionin për rezolutë për çështjen Nano e kanë nënshkruar 26 deputetë, nga 9 parti që përfaqësohen në Asamble, përfaqësues të parlamenteve të 12 vendeve të ndryshme të Evropës, si Spanja, Franca, Hollanda, Italia, Polonia, Belgjika, Portugalia, Hungaria, Turqia etj.

Konferenca e Dytë Kombëtare – ngjarje e rëndësishme e Partisë Socialiste

7-8 shkurt Konferenca e Dytë Kombëtare – ngjarje e rëndësishme e Partisë Socialiste – Komiteti i Përgjithshëm Drejtues miratoi materialet e Konferencës – – Intervistë me Sekretarin e Përgjithshëm të PSSH, Gramoz Ruçi – Nën drejtimin e zëvendëskryetarit të Partisë Socialiste, doktor Servet Pëllumbi, dje u bë mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH-së. Në rend të ditës së mbledhjes ishte diskutimi dhe miratimi i materialeve që do të paraqiten në Konferencën Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila do të mbahet më datë 7 dhe 8 shkurt të këtij viti. Për të marrë një informacion më të hollësishëm rreth kësaj Konference, gazetari ynë i mori Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Gramoz Ruçi, intervistën e mëposhtme. Çfarë përbën Konferenca Kombëtare e Partisë Socialiste e cila do të mbahet së shpejti? Kjo është një konferencë e zakonshme pune, e planifikuar prej kohësh në bazë të normave të statutit të Partisë. Natyrisht konferencat e partisë, duke qenë forume më të larta të saj midis dy kongreseve, përbëjnë ngjarje të rëndësishme në jetën e Partisë. Veçanërisht në momentin në të cilin mblidhet kjo Konferencë, rëndësinë e saj do ta konsideroja të jashtëzakonshme. Çfarë të rejash pritet të thotë Partia Socialiste në këtë Konferencë? Kam parasysh gjendjen e rëndë politike, sociale dhe ekonomike në të cilën po kalon vendi. Është gjendje, që sipas mendimit të partisë sonë, karakterizohet nga një krizë e përgjithshme, nga një kolaps që ka bllokuar gjithë perspektivat dhe hapësirat e demokracisë për të ardhmen, Kriza e besimit, papunësia, shtrëngimi i jetesës, korrupsioni i pushtetarëve të sotëm, tensionet politike midis partive e të tjera dukuri si këto, Partia Socialiste i ka analizuar edhe më parë. Tani është rasti që kjo situatë të analizohet edhe një herë më gjerë e më thellë në konferencën Kombëtare të Partisë. Konferencë? Krahas analizave politike të gjendjes materiale e Konferencës Kombëtare? Padyshim që këtë dhe kërkesat për shtypin në Konferencën e fund për shtypin e PS do të gjejnë pa materialet e Konferencës Kombëtare. Madje, ato përbëjnë shtin kryesor të Konferencës, me bazën Forumit i lartë i Partisë është Konferenca Kombëtare, do të bëhet rreth tre me qëllim që hartohet edhe programi i veprimit të mëtejshëm të Partisë për të ardhmen. Çfarë përgatitjesh janë bërë deri tani për Konferencën? Mund të them se tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për Konferencën. Për përgatitjen e materialeve të saj, punuan të gjitha komisionet e përhershme pranë Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, të cilat këto që u përpunuan pastaj nga një komision i posaçëm i Komitetit Drejtues. Para disa ditësh këto materiale u diskutuan dhe u miratuan nga Kryesia e Partisë Socialiste, ndërsa sot në mbledhjen e tij, u diskutuan dhe miratuan e tij, Komiteti i Përgjithshëm Drejtues dha dorën e fundit këtyre materialeve. Përveç raportit të Komitetit Drejtues, çfarë materialesh të tjera do paraqiten Konferencës Kombëtare? Konferencës do t’i paraqiten gjashtë raporte miratim disa ndryshime në programin dhe statutin e Partisë. Janë ndryshime që nuk prekin thelbin e programit dhe të statutit të PS, si parti e majtë e tipit socialdemokrat përëndimor. Ato synojnë vetëm përmirësimin e të përcaktuar në më qartë aspekte të veçanta të programit e të statutit në përshtatje me situatat e vendit dhe me pozicionet e PS ndaj tyre. Ndryshimet në statut synojnë gjithashtu të rrisin demokracinë brenda partisë. Si do të zhvillohet konferenca? Konferenca do të fillojë më datë 7 shkurt pasdite dhe do të vazhdojë dhe më datën 8 shkurt. Në të do ... kuri Partisë. Çfarë të reja pritet të thotë Partia Socialiste në këtë Konferencë? Krahas analizave politike të gjendjes, të cilat siç thashë do të jenë më të gjera e më të thella, e reja e kësaj konference do të jetë paraqitja e alternativave përkatëse të partisë sonë për të gjitha fushat dhe sektorët e jetës. Së pari këto janë alternativa politike, të cilat krijojnë në pasqej edhe premisat për realizimin e alternativave ekonomike e sociale. Në konferencën e fundit për shtyp të Partisë Socialiste u shtruan disa kërkesa konkrete të kësaj partie për përballimin e situatave që po kalon vendi. A do të gjejnë pasqyrim ato në më qartë aspekte të veçanta programit e të statutit në veçanta tyre. Ndryshimet r statusat synojnë gjithashtu të rritin m vazhdojë dhe më datën 8 shkurt. Në të do të marrin pjesë rreth 500 delegatë zgjedhur në aktivitet e partisë të zhvilluara në të gjitha rrethet e vendit në bazë të normave të përcaktuara. Në konferencë do të ketë gjithashtu të ftuar nga anëtarët dhe simpatizantët e PS, përfaqësues të institucioneve shtetërore, të partive politike të shoqatave, të trupit diplomatik, të organizatave të tipit e të masmedia etj. Janë marrë të gjitha masat organizative për pritjen e strehimin delegatëve. Ju urojmë suksese!

Falje duhet të kërkojë Sali…

Nënvizojmë Falje duhet të kërkojë Sali

Falje duhet të kërkojë Safet Zhulali... Dhe pastaj të japë dorëheqje!

Edhe një faj tjetër i rëndë. Po, po! I rëndë që i kompremonton shtetin dhe organizmat e tij, faj që njollos demokracinë e cila edhe pa arrestimin e të palajshmëve Aleksandër Frangaj e Martin Leka kishte plot njolla të tjera. Ndaj, të paktën këtë herë shteti duhet të mbrojë nderin e vet. Sepse faji nuk është kolektiv. Ai e ka një autor, e ka një emër të përveçëm. Shteti duhet ta gjejë! Nëmëzjonjë Falje duhet të kërkojë Safet Zhulali... Dhe pastaj të japë dorëheqje! - Të paktën këtë herë shteti duhet të mbrojë nderin e vet - Faji nuk është kolektiv. Ai ka një autor... Edhe një faj tjetër i rëndë. Po, po! I rëndë që i kompremonton shtetin dhe organizmat e tij, faj që njollos demokracinë e cila edhe pa arrestimin e të palajshmëve Aleksandër Frangaj e Martin Leka kishte plot njolla të tjera. Ndaj, vet. Sepse faji nuk është kolektiv. Ai e ka një autor, e ka një emër të përveçëm. Shteti duhet ta gjejë! Qëndrimi ndaj shtypit, përkatësisht ndaj gazetarëve, është një tregues shumë i rëndësishëm i kulturës dhe civilizimit të shtetit. Parë më këtë sy, shteti ynë i qeverisur nga pdistët del të jetë shumë borxhli ndaj gjithë gazetarëve të vërtetë. Çka do të thotë borxh dhe detyrim i madh ndaj demokracisë e cila nuk ka asnjë vlerë dhe asnjë kuptim pa shtypin e lirë. Vallë a e dinë pushtetarët tanë këtë gjë? Sigurisht, midis tyre ka njerëz të kulturuar që e dinë dhe e kuptojnë shumë mirë, por. Ata as kanë në dorë. Ose më mirë të themi se nuk kanë asgjë në dorë. Ndërsa Safet Zhulali i shqetësuar në një akt të papritur sy vet për përurë, tashmë të larë dhe bënkollë të pakënduar në luftë kundër atyre që po u quajmë modeste (vazhdim?) gjë më pas do të bëhet Ministër i Mbrojtjes? kulturën dhe tolerancën e vet e shfaq në një mënyrë krejtësisht të ndryshme. Të gjithë ata gazetarë që e kanë dëgjuar dhe parë, si përfaqësuesit e tyre, për ta kanë qenë përballë... [disa fjalë të palexueshme] ... dhe të ardhmen e tyre. Me këtë rast le të moshojmë mirë edhe, zotë Selami se nuk është Namik, doli që person i futjen e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, por Sali e të tjerë, nga të cilët ata kanë një vlerë demokratike duhet të distancohen në orë e më parë. Formimi ndërkombëtar i gazetarëve nga e gjithë bota kanë protestuar fuqishëm. Besoj se këtë herë protesta Berishës nuk do të jetë dhe nuk kanë marrë vetëm protesta pas formës ndërkombëtare, shtu që edhe që ai e di mirë se çështja kanë ... [palexueshme] ... në përpjekjen e synimeve të cilat në rastin konkret janë në dëm të imazhit të Shqipërisë, përkatësisht edhe në dëm të tij. Prandaj, të paktën këtë herë i takon atij merita të vërë dorën në plagë dhe të korrigjojë fajin e bërë. Ndërsa Safet Zhulali duhet të kërkojë falje publikisht. Të kërkojë falje jo vetëm për rastin e Aleksandër Frangajt dhe Martin Lekës por edhe për heqjen nga puna dhe nxjerrjen në rrugë të mijëra ushtarakeve të zotë. Të kërkojë falje për gjithçka ka ndodhur në dikasterin që drejton ai duke filluar me rastin e Shpend Topallajt në Bazën e Durrësit të cilin ai vetë e gradoi dhe ç’gradoi brenda disa muajsh. Të kërkojë falje për arsyet publike që i ka bërë në Parlament deputetit të Policisë, për ngjarjen e Bulqizës dhe për mënyrën se si u largua nga andej, për 360 mijë dollarët e humbur, për anijen me “Marlboro” e për shumë e shumë raste të tjera të cilat ai mund t’i dijë më mirë. Dhe pas kësaj të japë dorëheqjen nga ai post i lartë. Të japë dorëheqjen sepse është i paaftë, sepse është mediokër në punët e ushtrisë. Dikush tjetër po ushtrohet në vendin e tij këtë do ta kishte bërë me kohë dhe nuk do të priste t’ia kërkonin të tjerët. Dorëheqja është përgjegjësi, është tregues i nivelit kulturor dhe i shkallës së emancipimit të një individi. Në mbyllje të këtyre radhëve po pyes se vargjet e një miku poet ku thuhet: “Mojmëket, me shqiponjë, me shqiponjë...” [vargje të palexueshme] — Thouonë e Safet? qe muzanët? Die ai vërtetë hyri në histori? o larg...? Jo për veprat që ia pas, Por ai vrau i Moxartit..., SHPAN M. [mbiemri palexueshëm]

Në televizion filloi faza e dytë e reformës

Shkurtime të reja që priten të pasohen nga të tjerë. Dje në mesditë në një nga dyert kryesore të TVSH u afishua lista e parë e punonjësve që do të largohen nga ky institucion. Kjo listë përfshin kryesisht punonjës me një stazh të gjatë në punë si: Gazmir Shtino, Arjan Melonashi, Arjan Nego, Gëzim Gjyrezi, Frederik Coja, Kujtim Meçe, Fatmir Sali etj. Lista përfshin gjithsej 15 veta, midis të cilëve edhe telekronikët e vjetër Korçë, Tropojë etj. Duke ju referuar kësaj liste të afishuar që është e formës së prerë, dhe që hyn në fuqi menjëherë, vihet re se këto shkurtime janë bërë pothuajse në departamentin Ndërkombëtar, në departamentin e problemeve social-kulturore dhe në departamentin e problemeve social-ekonomike. Edhe pak si në këtë listë emrat Shtino, Melonashi, Nego nuk vijnë pas njëri-tjetrit nuk është e vështirë të kuptohet nga kushdo se janë të tre personalitete të padiduara që fituan të gjitha nivelet e gjykimeve në Shqipëri për tu ri-... [teksti ndërpritet]

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të dy gazetarëve të gazetës «Koha Jonë»

Deklaratë e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i PSSH e konsideron arrestimin e dy gazetarëve të gazetës së pavarur “Koha Jonë”, Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka si një sulm brutal të shtetit politik shqiptar kundër shtypit të lirë në Shqipëri, që është një nga bazat dhe garancitë e një shoqërie demokratike. Ky arrestim, që bëhet në vazhdën e arrestimeve dhe të dënimeve të tjera të mëparshme për motive politike të gazetarëve, në kundërshtim me Ligjin Kushtetues për të drejtat; dhe liritë themelore të njeriut, të miratuar nga Parlamenti shqiptar, me vet ligjin shqiptar për shtypin dhe me konventat e normat ndërkombëtare të shoqërive të qytetëruara e në të vërtetë demokratike. Për këto arsye, Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i Partisë Socialiste të Shqipërisë kërkon lirimin e menjëhershëm të dy gazetarëve të arrestuar të gazetës “Koha Jonë”, Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka dhe dhënien fund të fushatës së gjyqësisë shtypëse prej shtetit të sotëm ndaj shtypit të lirë dhe lirisë së fjalës në Shqipëri. Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i Partisë Socialiste Tiranë, më 2 shkurt 1994

Analizëhet zër…

SHKOLLAT E FUNARIT, ENDE NUK I KANË MBARUAR DYERT PËR KËTË VIT Ndërsa deri tani në rrethin e Elbasanit është këmbëngulur për të siguruar vijimësinë në shkolla nxënësve të arsimit 8-vjeçar dhe të mesëm, duke u bërë mbështetje e mësimdhënies e mirëmbajtjes... Ndërsa deri tani në rrethin e Elbasanit është këmbëngulur për të siguruar vijimësinë në shkolla nxënësve të arsimit 8-vjeçar dhe të mesëm, në këtë komunë, që më sa duket të gjitha shkollat fillore në Bishtë, Vëjecaj dhe e mesmia në ... [pjesa e mbetur e tekstit është e palexueshme ose ndërpritet në skajin e figurës]

... kuri si këto, Partia Socialiste i ka analizuar edhe më parë. Tani është rasti që kjo situatë të analizohet edhe një herë më gjerë e më thellë në konferencën Kombëtare të Partisë.

Aleksandër Frangaj e Marlin Leka të hetohen në gjendje të lirë DEKLARATË

Aleksandër Frangaj e Martin Leka të hetohen në gjendje të lirë

DEKLARATË Komiteti Shqiptar i Helsinkit u drejtohet organeve kompetente për një ndryshim të masës së arrestit të vendosur me dt. 30.01.1994 nga Prokuroria e Tiranës ndaj dy gazetarëve të gazetës “Koha Jonë”, përkatësisht zotërinjve Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka, akuzuar “për nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “shpifje”. Komiteti ynë, pa marrë përsipër përgjegjësinë e veprën penale, u drejtohet organeve kompetente dhe kërkon prej tyre kryerjen e hetimeve të të akuzuarve në gjendje të lirë. Komiteti ynë u bën thirrje organeve përkatëse për një përshpejtim të rishikimit të procedurës penale që çon në masën e arrestit me qëllim që shmanget çdo lloj subjektivizmi dhe arbitrariteti. KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT Tiranë, 01. 02. 1994