04/02/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

4 shkurt 1994

FATOS NANO NË FOKUSIN E KRIMIT POLITIK

- «Arrestimi dhe burgosja» e FATOS NANOS është çështje politike». Ka afro tre javë që opinioni shqiptar është tronditur nga ngjarja e rëndë që mjetet e shtypit opozitar, edhe e politikanë të ndryshëm, e kanë etiketuar si krim politik të tipit fashist. U vra në Shkodër një militant i PAD-së, Gjovalin Çekini po ecim mbrapa në kohë, jo më shumë, por gjashtë muaj në 18 qershor 1993 po në Shkodër u parapërgatit një krim tjetër politik në qendër të të cilit ishte Fatos Nano, por që fatmirësisht ai e shman[g]u, ndërkohë që gjatë fushatës elektorale të 22 Marsit 1992 u godit direkt nga mjeti mafioz i PD-së dy herë me dinamit. Por se po të ecim më pas, vrasjet e 2 prillit të 1991 në Shkodër bën[e]në prologun e krimeve politike. Nuk është rastësi që të gjitha rastet e krimeve të mësipërme, por edhe të dhjetra krimeve të tjera gjatë kohës e murrosjes së Rozafës e deri tek vrasja e Oso Kukës, Çerçiz Topullit, Perlat Rexhepit, Vasil Shantos etj. është zgjedhur Shkodra, qyteti kufitar verior i Shqipërisë, qyteti i emancipimit kulturor të kombit shqiptar, nyje ku janë përplasur shumë interesa të brendshme e të jashtme, sa ekonomike aq edhe politike e religjioze. «Ti themi ndal krimit politik! - është thirrja për të cilën kanë bërë apel këto ditë forcat e vërteta progresive politike. Me forcë e kërkon këtë apel PS-a, PAD-ja, UNIKOMB-i, PSD-ja PBDNJ-ja etj., ndërkohë që PD-ja ka heshtur dhe lidhur të veçantë të saj partiake e pushtetare akuzohen si skenaristë të krimeve politike, të alivisë që krijon. Por a janë të vërteta këto akuza dhe a është e vërtetë ky përfundim? Do të thosha se për mendimin tim çelësi i këtij përfundimi, sqarimi i tij qëndron tek zhbërthimi i enigmës të krimit politik të 2 prillit 1991. Regjisorët e autorët ende të paidentifikuar publikisht të vrasjeve të 2 prillit janë njëkohësisht regjisorët e autorët e krimeve politike të denoncuara, por të pazbuluara ende të mëpasshme. Një gjë shquhet qartë që tani: Objekt që synon të godasë krimin politik, fokusi i tij. Forcat e vërteta demokratike dhe elementët e aktual progresivë janë vënë në objektin e goditjes së krimit politik; Në këtë aspekt më i shfaqur, më i hapur, më i demaskuar është burgosja e Fatos Nanos. Aktualisht dhe realisht Fatos Nano dhe nëpërmjet tij Partia Socialiste është vënë në fokusin e skenarëve të krimit politik. Arrestimi i tij është pjesa më e dukshme e këtij fokusi. Por si dhe pse u arrestua Fatos Nano? Kush e burgosi atë dhe çfarë synohet duke goditur Fatos Nanon dhe Partinë Socialiste? Këto pyetje ka kohë që kanë marrë përgjigje. Rrallë se gjen në Shqipëri tani njerëz që nuk e kuptojnë ç’është Nanos është i burgosur për t’u eliminuar si kundërshtar politik, se ai mbahet peng me akuza banale, se veprimet antiligjore të kryera ndaj tij, por dhe ndaj të tjerëve si Idajet Beqiri, Ne- (Vijon në faqen 2) PS-ja PBDNJ-ja etj., ndërkohë që PD-ja ka beshtur dhe liderët të veçantë të saj partiake e pushtetare është e vërtetë ky përfundim? Do të

Nesër do të lexoni: «Çështja Nano» në vëmendjen e Forumeve Ndërkombëtare

Nesër do të lexoni: «Çështja Nano» në vëmendjen e Forumeve Ndërkombëtare Vendim i Komitetit të Unionit Ndërparlamentar të Gjenevës. Në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste që u mbajt në Tiranë më 2 shkurt 1994, midis të tjerash nënkryetari i PSSH, Dr. Luan Hajdaraga, i cili kryesoi delegacionin e posaçëm që asistoi në zhvillimin e punimeve të sesionit të 64-të të Komitetit të Unionit Ndërparlamentar të Gjenevës, në të cilin zuri vend të veçantë «Çështja Nano», informoi të pranishmit mbi diskutimin e atjeshëm. Lidhur me këtë problem ai i dha këtë deklaratë redaktorit tonë: «Siç është vënë në dijeni opinioni ynë, një delegacion i posaçëm i PSSH-së, u tua të merrte pjesë në sesionin e 64-të të Komitetit të Unionit Ndërparlamentar që i zhvilloi punimet në Gjenevë nga data 24 deri më 27 janar të këtij viti. Unë e informova Komitetin e Përgjithshëm Drejtues mbi mbledhjen e Gjenevës, vendimin e së cilës për “Çështjen Nano” do t’a bëjmë publike të njohur për opinionin nesër nëpërmjet gazetës».

Solidaritet i plotë me kolegët tanë të burgosur

Janë mijëra njoftimet, letrat, telefonatat, dhe peticionet që ka në mbërritur në gazetën «KOHA JONE» e që shprehin solidaritet të plotë me kolegët tanë të burgosur. Në të gjitha kërkohet LIRIMI I MENJËHERSHËM I ALEKSANDËR FRANGAJT DHE MARTIN LEKES.

Bashkim Gazidede në gjurmët e Safet Zhulalit

- Duket se punonjësit e SHIK-ut lexojnë vetëm «Zërin e Popullit» - Me anë të një telegrami që përfundonte me frazën «mosparaqitja shkakton sjelljen me detyrim sipas ligjit», prokuroria e rrethit të Tiranës kërcënonte dje me datën 3.2.1994, kryeredaktorin e «Zërit të Popullit» Thoma Gëllçi. Gjatë kontaktit me prokurorin Arison Puka atij ju komunikua se nga ana e kryetarit të Shërbimit Informativ Kombëtar Bashkim Gazidede, ishte bërë kallëzim për ndjekje penale për shkak të nxjerrjes së sekretit shtetëror. Fjala është për botimin në gazetën «Zëri i popullit», të një letre të 17 punëtorëve të radiostacionit të Kamzës në datën 21 dhjetor 1993. Sipas Bashkim Gazidedes në të nxirrej një sekret shtetëror por nuk specifikohej se cili ishte ky sekret. Nga ana e kryeredaktorit Thoma Gëllçi u dhanë shpjegime për mënyrën se si redaksia merr, pranon dhe boton peticionet e grupeve të ndryshme të punonjësve, sindikatave, etj., në lidhje me problemet që ata kanë me organizma apo hallka të caktuara shtetërore. Gjithashtu u theksua se në po atë datë, pra në datën 21 dhjetor 1993, ky shkrim me të njëjtin titull, nëntitull, fjalë dhe nënshkrim ishte botuar edhe në gazetën «Koha Jonë», «Alternativa SD» dhe në datën 22 edhe në gazetën «Aleanca». Gjithashtu u shkrua u bë publik në të njëjtën ditë edhe nga radiotelevizioni shqiptar si edhe nga radio BBC, ku në të gjitha rastet përmendeshin të njëjtat fakte dhe komente si të gazetës «Zëri i popullit». Është interesant fakti se Bashkim Gazidedes nga gjithë këto i ka bërë përshtypje vetëm botimi në «Zërin e popullit». Kjo të krijon përshtypjen se punonjësit e SHIK-ut lexojnë vetëm këtë gazetë. Ky kallëzim nga ana e SHIK-ut për ndjekje penale, fare i pabazë, tregon se ministrat e sotëm nuk i njohin mirë vetë rregullat për sekret shtetëror. Ai është një presion për të krijuar tabu lidhur me punën e atyre organeve. Pas arrestimit të Aleksandër Frangajt dhe Martin Lekës, ky kallëzim është një tjetër presion mbi shtypin e lirë shqiptar. Pas Safet Zhulalit një tjetër ministër i «organeve të diktaturës» Bashkim Gazidede kërkon të hapë beteja e gjyqeve me gazetat dhe gazetarët. Korresp. i «Zërit të popullit».

FATOS NANO NUK DO TË DËNOHET

Përsëri «RD-ja». Dhe përsëri Edi Paloka. I cili fatmirësisht sot gëzon privilegjin që të lexohet emri në 35 mijë kopje. Veçse këtë herë shfaqen pak më ndryshe nga stili i tyre i zakonshëm. Sepse pyetjen gjithnjë «meraka»: «Ç’do të shkruajë «ZP»-ja nëse Fatos Nano dënohet nga drejtësia? Më fal koleg i dashur, por të jeni i sigurtë ju dhe të gjithë të tjerët që ngjajnë me ju, se Fatos Nano nuk do të dënohet asnjëherë nga drejtësia. E di që ju nuk ju pëlqen një përfundim i tillë, por jam i detyruar t’ju them, me qëllim që herë tjetër të tregoheni pak më i arsyeshëm, pak më qytetar, gjë që u përpoq ta bëjë edhe kryetari juaj Selami në një intervistë që dha në televizion pas kthimit nga Strasburgu. Besoj se e vutë re. Ai nuk shau, nuk fyu, nuk përdori leksikun që rëndom e keni përdorur më parë. Dhe bëri mirë. Se nuk i ka hije një politikani të klasit i shtyrë nga pasio- ni. Aq më pak Edit që e di shumë mirë se është e bukura, e shëmtuara, e madhërishmja, e ulëta. Por t’i lëmë kategoritë estetike me shpresën se esteti pasionant do të dijë të kultivojë ndër ju sado pak nga njohuritë e tij të gjera, dhe të kthehemi tek pyetja juaj, brenda së cilës nuk ka se si të mos të tërheqë vëmendjen lidhëza kushtore «nëse», e përdorur qëllimisht për ta bërë pyetjen pak «më të kulturuar» se zakonisht. Juve ju vjen keq që krerët e PS-së vazhdojnë që çështjen e të burgosurit Nano ta venë në rend të ditës në të gjitha takimet ndërkom- LUAN M. RAMA. (Vijon në faqen 4)

Kujt i shërben një taktikë e tillë?

Ditën e enjte, parlamenti diskutoi dhe miratoi projektligjin «Për tatimin mbi të ardhurat personale». Në qendër të vëmendjes si gjatë pyetjeve, diskutimeve apo votimit ishte kërkesa e nenit 4 të projektligjit sipas së cilës: «Të ardhurat deri në 4000 lekë në muaj përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale». Nga grupi parlamentar i partisë Socialiste u bënë 14-15 pyetje. Midis të tjerash ishin ato: «Pse për të ardhurat e pataksueshme është marrë kufiri 4000 lekë? C’ lidhje ka kjo me minimumin jetik? Si duhet kuptuar ajo që thuhet në relacion se synimet në projektligjin e paraqitur janë shpërndarja më e drejtë e barrës tatimore?» A ka lidhje projektligji me ndryshimet e pagës etj. Lidhur me pyetjet e mësipërme e pyetjes e tatimit, specialistë e caktuar për mbrojtjen e projektligjit tha se një nga synimet e tij është zgjerimi i bazës tatimore, rritet të ardhurat në pagimin e tatimeve e taksave ndaj shtetit pa harruar aspektin social. Paga minimale është 24.000 lekë, dyfishi i të ardhurave personale është 60 për qind më e lartë se paga minimale. Kemi bërë përllogaritjet përkatëse. Projektligji i paracagitur ka lidhje me ndryshimet e bëra kohët e fundit nga qeveria etj. Nuk është e vështirë të shihet se gjatë përllogaritjeve anashkalohet një diçka e vogël, krahas mos përgjigjeve anashkalohen një diçka e vogël, krahas mos përgjigjes, të disa pyetjeve të tjera por që përbëjnë thelbin e diskutimeve: «Lidhje ka dyshemeja e tatimit mbi të ardhurat personale me minimumin jetik. Ndërkohë nuk harrohet që vihet në dukje se dyshemeja e tatimit mbi të ardhurat minimale dhe për të gjëna më e besueshme theksohet se janë bërë llogaritjet. Nuk ka dyshim se specialistët i kanë bërë llogaritjet përkatëse. Nga përgjigjia nuk është vështirë të bindesh se ato janë bërë. Por ndërkohë nga ajo del bindja se ato janë dyshim se edhe lidhja midis minimumit jetik dhe paga minimale është plotësisht e mundur dhe se vetë shamanget shpjegimi i rastit, njoftur dhe me vetëdije shamanget shpjegimi i rastit, nga për të ardhurat e pataksueshme është marrë kufiri. (Vijon në faqen 2)

«Arrestimi i gazetarëve nuk është kurrë një zgjidhje e mirë»

- Pjesë nga materiali i BBC-së, 1. 2. 1994 - Reagimi i parë erdhi nga organizata e gazetarëve me qendër në Montpellier të Francës «Gazetarët pa kufij», e cila i ka dërguar një letër proteste presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Sali Berisha. Në këtë letër, ata u shprehën se burgosja shumë organizatave të mjeteve kryesore të informimit botëror, ndër të tjera edhe bbc-së, është një shkelje e rëndë e interpretimit të gjerë të sekretit shtetëror. Kjo organizatë që mbron gazetarët i kërkon presidentit që të përdorë të gjitha kompetencat dhe influencën e tij për lirimin e dy ga- (Vijon në faqen 4)

Vidhet Muzeu Historik Kombëtar në qendër të Tiranës

Forca të shumta të policisë kishin bllokuar dje para dite të gjitha hyrjet e Muzeut Historik Kombëtar në qendër të Tiranës. Vizitorët vendas dhe të huaj që afroheshin te godina për të vizituar muzeun dhe ekspozitat e celura në të, ndaloheshin le pas e muzeut nga njerëz të cilët jepnin vetëm një përgjigje: kemi urdhër të mos lemë asnjeri brënda. Prania e shumtë e forcave të policisë la të kuptohej se diçka kishte ndodhur, ndërkohë që gazetarët gjithashtu u ndaluan të hyjnë në muzeun për të marrë informacion rreth ngjarjes. Më vonë një oficer policie pranoi se në Muze ka ndodhur një vjedhje dhe prandaj policia hetonte ka bllokuar gjithë mjediset e muzeut si dhe punonjësit e tij. Një burim jozyrtar që pretendonte se kishte informacion nga vetë punonjësit e Muzeut, tha se vjedhja ka ndodhur gjatë natës duke u grabitur Janë vjedhur vlera të mëdha unikalë, veçanërisht vepra të kulturës së Mesjetës, tha ai. Një burim tjetër bëri të ditur se vjedhja ndodhur ditën që një person i cili ka qëndruar brenda në muze nga natës dhe pastaj ka kryer vjedhjen dhe është larguar nga porta përballë hotelit «Tirana». Kjo portë është gjetur e hapur në mëngjes, tha ai. Informacione të tjera ishin të pamundura për tu marrë dje, për arsye që thamë. Megjithatë për nga vendi ku ka ndodhur kjo vjedhje në mes të Tiranës, dhe për nga vlerat e mëdha kulturore e materiale që përmban Muzeu Historik Kombëtar ajo mund të mbetet një nga dhurmat e vjedhjeve më të mëdha që nuk janë gjetur. Korresp. i «Zërit të popullit»