Komiteti i Mbrojtjes së Gazetarëve Nju-Jork-SHBA kërkon lirimin e menjëhershëm të gazetarëve Frangaj dhe Leka
- Shkelësisë së tij Sali Berishaj Jonë, që ndodhen në qeli.
President: Shqipërisë,
- Shkelësia juaj. -
Komiteti i Mbrojtjes së gazetarëve (CPJ) ju shkruan për të shprehur shqetësimin e madh rreth së ardhmes së dy gazetarëve të «Koha Jonë», që ndodhen në qeli.
Kryeredaktori Aleksandër Frangaj dhe gazetari Martin Leka u arrestuan më 31 janar 1994 për publikim të sekretit shtetëror. Sipas gazetës Leka është akuzuar për «shpifje dhe publikim të të dhënave fallco». Të dyja akuzat marrin shkak nga një artikull i z. Leka mbi një dokument të nënshkruar nga Ministri i Mbrojtjes.
Në mesazhin e në përputhje me ligjin shqiptar përpara se dikush të
(Vijon në faqen 2)
LIRIMI I MENJËHERSHËM I FATOS NANOS — KUSHT I DOMOSDOSHËM QË SHQIPËRIA TË PRANOHET NË FAMILJEN E KOMBEVE TË QYTETËRUAR
«ÇËSHTJA NANO» në vëmendjen e forumeve ndërkombëtare:
- Evropa demokratike reagon fuqishëm kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të lirive politike -
«ÇËSHTJA NANO» në vëmendjen e forumeve ndërkombëtare:
LIRIMI I MENJËHERSHËM I FATOS NANOS — KUSHT I DOMOSDOSHËM QË SHQIPËRIA TË PRANOHET NË FAMILJEN E KOMBEVE TË QYTETËRUAR
- Evropa demokratike reagon fuqishëm kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të lirive politike -
Komiteti i Unionit Ndërparlamentar të Gjenevës shqyrton me vëmendje «ÇËSHTJEN NANO» dhe kërkon që problemi të marrë një kthesë pozitive, në mënyrë që të mos detyrohet ta shtrojë çështjen edhe në mbledhjen e Parisit
PJESË NGA VENDIMI I KOMITETIT TË UNIONIT NDËRPARLAMENTAR MBI ÇËSHTJEN NANO
detyrohet ta shtrojë çështjen edhe në mbledhjen e Parisit
Tërheq vëmendjen se qëllimi i imunitetit është mbrojtja e deputetëve nga ndjekje të mundshme penale të pabazuara ose akuza të cilat mund të kenë motive politike.
Prandaj heqja e imunitetit parlamentar është një masë serioze që duhet të merret në një formë të përshtatshme ligjore nga organi kompetent në bazë të ligjit i cili duhet të sigurojë që parlamentari në fjalë të gëzojë të gjitha garancitë e nevojshme për mbrojtjen e tij si dhe një gjykim të ndershëm;
Konstaton se ka kontradikta ndërmjet akuzave të burimit dhe informacioneve të autoriteteve lidhur me heqjen e imunitetit parlamentar të zotit Nano dhe të dhënat nga rrethanat në të cilat është trajtuar dhe është vendosur heqja e imunitetit parlamentar.
Tërheq vëmendjen se paraburgimi i një deputeti është një masë serioze, një nga pasojat e të cilit është pengimi i tij nga ushtrimi i mandatit që i kanë dhënë zgjedhësit, të cilët në këtë mënyrë privohen nga përfaqësimi;
Konstaton se Zoti Nano është burgosur qysh më 30 korrik 1993. Rrezikshmëria e krimeve për të cilat ai akuzohet dhe fakti se ai cilësohet «si i rrezikshëm për shoqërinë», shfrytëzohen nga autoritetet juridike për të justifikuar burgosjen e tij;
Shprehen të marrë konfirmimin e autoriteteve shqiptare se hetimi i administrimit të ndihmave italiane përfshin vetëm periudhën gjatë së cilës zoti Nano ka qenë Kryeministër. Në rast se është kështu, dëshiron të dijë gjithashtu përse është zgjedhur vetëm ajo periudhë.
Vë në dukje se akt akuza ngarkon zotin Nano për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve, por akuzat kur ai i referohet dispozitave të legjislacionit italian në pretendon het se janë shkelur nga veprimet e tij.
Dëshiron të dijë se cilat janë dëmet ekonomike dhe se si është llogaritur vlera e tyre.
Dëshiron gjithashtu të mësojë me saktësi se cilat janë faktet konkrete të përdorura për të mbështetur akuzat kundra zotit Nano për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh si dhe provat në mbështetje të këtyre akuzave;
Çuditet nisur nga të dhënat e dosjes për pasojat e ardhura, nga aktet administrative të zotit Nano dhe në mënyrë të veçantë për lidhjen shkak-pasojë ndërmjet këtyre akteve dhe humbjeve të pretenduara për të cilat zoti Nano po ndiqet penalisht;
Nuk kupton nga rrethanat konkrete se si mund të përligjet koncepti «i rrezikshëm për shoqërinë».
Në dritën e të gjithë konsideratave të lartpërmendura, vë në dyshim ekzistencën e arsyeve të mjaftueshme objektive për ta mbajtur të paraburgosur zotin Nano;
Vendosi të vazhdojë shqyrtimin e çështjes në sesionin e tij të ardhshëm (20-24 Mars 1994) duke shpresuar se kjo çështje do të marrë një kthesë pozitive në mënyrë që komisioni të mos detyrohet ta shtrojë çështjen në Këshillin Ndër-Parlamentar me anë të një raporti publik dhe një projekt-rezolute.
Përfundimet dhe shqetësimet e Komitetit po u dërgohen autoriteteve shqiptare për të reaguar dhe komentuar.
Komiteti do të rifillojë studimin që do të mbahet në Paris me rastin e Konferencës së 91 Parlamentare, prandaj do t’ju jetë shumë mirëpritur në rast se do ta informoni atë për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me këtë çështje. Do t’ju lutem që t’i dërgoni çdo informacion të tillë në këtë zyrë sa më shpejt që të jetë e mundur duke parashikuar periudhën përpara 10 marsit.
PIERRE CORNILLON
Sekretar i Përgjithshëm
i Unionit Ndërparlamentar