10/02/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 shkurt 1994

Presidenti i Maltës priti përfaqësues të PSSH-së

Pardje, Presidenti i Maltës, zoti Tabone, priti në një takim të veçantë në Pallatin e Brigadave përfaqësues të Partisë Socialiste të Shqipërisë, të kryesuar nga nënkryetari i saj, Dr. Servet Pëllumbi dhe zhvilloi me ta një bisedë të ngrohtë e konstruktive. Servet Pëllumbi e informoi presidentin maltez me pikëpamjet dhe qëndrimet e Partisë Socialiste për zhvillimet në vend. Në mesështjen tha ai, çdo arritje të mirë, por natyrisht kemi shprehur dhe do të shprehim edhe objeksionet tona. Dhe kjo është rruga demokratike. Krahas të tjerave në do të vazhdojmë të denoncojmë shkeljet e të drejtave të njeriut, të gazetarëve, të opozitës, që ka arritur kulmin me arrestimin e paligjshëm të kryetarit të PS, Fatos Nano. Ne jemi për mirëkuptim dhe kjo do të jetë e Shqipërisë më shumë se çdo gjë, por (Vijon në faqen 4)

PARLAMENTI EUROPIAN I KËRKON QEVERISË SHQIPTARE LIRIMIN E FATOS NANOS

për lirimin e Fatos Nanos votojnë 268 deputetë europianë Parlamenti Europian i mbledhur në Strasburg më datë 7 shkurt në mbledhjen që do të vazhdojë deri më 11 shkurt diskutoi një raport për Shqipërinë dhe aprovoi edhe rezolutën përkatëse. Në këtë rezolutë parlamentarë europianë diskutuan dhe propozuan 5 amendamente shtesë, dy prej të cilave vetëm për çështjen Nano. Amendamenti 5 i kërkon Qeverisë Shqiptare lirimin e Fatos Nanos. Për këtë amendament votuan 268 deputetë pro dhe 37 kundër. Hollësi të mëtejshme do të lexoni në numrin e nesërm.

Sfida e Partisë Socialiste

Konferenca e II Kombëtare e PSSH-së - alternativa realiste dhe optimiste për të ardhmen: Konferenca Kombëtare përfundoi me sukses, Suksesi i saj u konfirmua në të gjithë ecurinë e punimeve dhe dokumenteve që ajo miratoi. Ajo dëshmoi nivelin e lartë politik, intelektual, analizues e krijues të Partisë Socialiste. Dy vjet pas daljes së saj në opozitë Partia Socialiste erdhi në Konferencë me potencialin e saj të vërtetë, të gjithanshëm e imponues. Kjo kohë, si periudhë e akumulimit dhe e provës së shkëputjes prej konsolidimit e qëndrimeve realiste ndaj tyre. Konferenca i dha përgjigje të qartë e të prerë pyetjes: A është në gjendje Partia Socialiste të paraqesë alternativa e saj për nxjerrjen e vendit nga situata e rëndë në të cilën ndodhemi. Në raportin e paraqitur në Konferencë, në mesazhin e kryetarit Fatos Nano dhe në gjithë aspektet e tjera të Konferencës u demonstrua aftësia e PS për të kuptuar, për të analizuar dhe për të arritur në konkluzione realiste për kompleksitetin e situatave të tanishme dhe të atyre që na presin. Raporti i paraqitur në Konferencë është rezultante e vëzhgimeve, e analizave dhe e qëndrimeve konstruktive që ka mbajtur Partia Socialiste gjatë gjithë kohës së qëndrimit të saj në opozitë. Ai është fryt i mendimit kolegjial të forcave intelektuale të PS që kanë qenë hapësirë të gjërë në të gjitha strukturat e saj. Diagnoza realiste e gjendjes ekonomike, politike e sociale që po kalon vendi dhe përcaktimi i terapisë së drejtë për kapërcimin e saj - këto ishin dy shtyllat kryesore të konferencës. Nuk të teprojmë po të themi se një analizë kaq të gjerë e të thellë të strukturave të sotme nuk e ka bërë deri më sot asnjë forcë politike shqiptare. Në këtë mënyrë Partia Socialiste del para opinionit të gjerë të vendit e të huaj si një forcë politike serioze e pjekur, e mençur, analizuese dhe në çështje e zgjedhjeve të reja efektive për jetën e vendit. Konferenca ishte provë e vënies në eficencë të potencialeve të PS në situatat kur ajo është në opozitë dhe njëkohësisht edhe një garanci për aftësinë e realizimit në praktikë të këtyre alternativave në kushtet e marrjes së pushtetit. Një ide e rëndësishme që përshkoi Konferencën ishte ideja se fatet e vendit dhe të kombit në kushtet e sotme qëndrojnë mbi fatet dhe interesat e partive. Ato kërkojnë një vizion politik i partive të ngrihet mbi interesat e ngushta partiake që i kanë mbërthyer sot disa parti si PD ne donjë tjetër në alenacë me të. Është pikërisht ideja e mos ndryshimit të qëndrueshme në lidhje me pushtetin që e bën PD-në të kalojë në veprime antidemokratike, duke synuar të dhunojë çdo mendim alternativ, sado racional të jetë, që vjen nga partitë e opozitës. Alternativat që paraqiti PS në Konferencën e saj janë alternativa që nuk i takojnë vetëm PS dhe vetëm për të, por i drejtohen masës së gjërë të njerëzve dhe në interes të tyre. Konferenca argumentoi se zgjedhjet e reja janë e vetmja alternative politike, janë një rrugë demokratike për krijimin e hapësirave të reja të zhvillimit të rrugëve optimale për nxjerrjen e vendit nga kriza. Duke bërë një gjë të tillë, PS kryen një detyrë të rëndësishme që buron nga përgjegjësisë e saj si parti opozitare ndaj fateve të vendit. Nga ana tjetër ajo nuk e konsideron të shterur çështjen e alternativave dhe të rrugëve të tjera të mundshme për zgjidhjen e problemeve që shtron. Përkundrazi, pa xhelozi, ajo është e hapur ndaj dialogut me partitë e tjera për çdo alternativë që ato paraqesin gjithnjë me bindjen se është në interesin e vendit dhe të popullit një gjë e tillë. Ky është një mesazh tjetër që u rikonfirmua në Konferencë. Me idetë që shtroi e alternativat që paraqiti në Konferencë Partia Socialiste tha fjalën e saj ndaj realitetit të sotëm shqiptar. U takon tani partive të tjera sorie të thonë fjalën e tyre. Treyeza e partive tashmë është e shtruar. Kush dëshiron të mirën e vendit, le të ulet në të dhe të bindë skeptikët. (Vijon në faqen 3)

Arrestohet Burhan Hoti, babai i ish - Guvernatorit Ilir Hoti që gjithashtu ndodhet në burg!...

DURRËS: Burime jozyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar edhe babai i ish-guvernatorit të përgjithshëm të Bankës Shqiptare Ilir Hoti që siç dihet përfundoi në burg muaj më parë. DURRËS: Burime jozyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar edhe babai i ish-guvernatorit të përgjithshëm të Bankës Shqiptare Ilir Hoti që siç dihet përfundoi në burg muaj më parë. Pra përsej «Çështja Arsidi», po çfarë vendi zë në këtë mes babai i Ilir Hotit? Mëso se ai i ka shkruar një letër Presidentit Berisha! A është e vërtetë? Nëse po, ç'përmbante ajo? Enigmat! Ndërkohë, gazeta e partisë në pushtet «RD» më datën 8 shkurt evidenton në një kronikë në faqen e parë shkrimin me titull «Dora e zezë e sigurimit që shtet në Çështjen Arsidi», ku flitet se «Miku», i cili ka burgosur njerëz të ndershëm në një të shkuar jo të largët dhe ka përdorur gjuhën dërmuese të terrorit ndaj të familjar, është kumbari në fshehjen e dokumentacionit të çështjes Arsidi». Pa dashur ta përngjallim vëmendjen tek «Miku»-n «RD»-së dhe nga 1 di ajo të gjitha ato që shkruan nga adresë të tij qëllim e cilësion kriminel, pyetësim ta do të përfundojnë ndonjëherë hetimet për çështjen Arsidi? Vëzhguesi

Nënkryetari Bashkisë së kryeqytetit kërkon dorëheqjen!...

TIRANË: Në mesditën e datës 8 shkurt, në këshillin e bashkisë së Tiranës mbërriti një letër që mbante gjithashtu datën 8 shkurt me anë të së cilës nënkryetari i kësaj bashkie Çëzim Kalliu shpallte dorëheqjen e tij. Në mesditën e datës 8 shkurt, në këshillin e bashkisë së Tiranës mbërriti një letër që mbante gjithashtu datën 8 shkurt me anë të së cilës nënkryetari i kësaj bashkie Çëzim Kalliu shpallte dorëheqjen e tij, duke argumentuar këtë me pamundësinë për kryerjen e detyrës. Ndërkohë njoftohet nga pala, grupi që përfaqëson PD-në në Bashki pati zhvilluar një mbledhje të gjatë ku thuhet se ka marrë pjesë edhe Dylber Vroni që kryen njëkohësisht detyrën e rëndësishme të kryetarit të grupit të PD-së për Tiranë dhe atë të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Përgjithësisht të Bankës së Shqipërisë ku siç dihet ka zëvendësuar Ilir Hotin e burgosur për përvetësim shuma të mëdha. Kryetari i Bashkisë së Tiranës e pranoi dorëheqjen e zotit Kalliu, ndërkohë që Këshilli i Bashkisë pritet ta analizojë këtë problem së afërmi. Korresp. i «Zërit të popullit»

Konferenca e II Kombëtare e PSSH-së - alternativa realiste dhe optimiste për të ardhmen:

REZOLUTË

E Konferencës së Dytë Kombëtare të PSSH për lirimin e menjëhershëm të Kryetarit të Partisë Socialiste, deputetit të Kuvendit Popullor, Fatos Nano dhe të gjithë të burgosurve të tjera politike Konferenca e Dytë Kombëtare e Partisë Socialiste, mbajtur më 7-8 shkurt 1994, mbështetur në analizën e situatës së sotme që kalon vendi, përpunoi dhe shpalli alternativat e saj politike, ekonomike e sociale. Në problemet komplekse që trajtoi konferenca vend të veçantë zunë problemet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e lirive e të drejtave të njeriut dhe të opozitës. Konferenca denoncoi me ndjenjë të lartë përgjegjësie shkallëzimin e dhunës e të presionit policor, vrasjen e fjalës së lirë, hakmarrjen e krimit politik, arrestimet e burgosjet politike të kundërshtarëve të pushtetit të sotëm. Konferenca dënoi me vendosmëri dhe vlerësoi si një veprim të paligjshëm dhe antikushtetues arrestimin (Vijon në faqen 4)

Fjala e mbylljes e Konferencës së Dytë Kombëtare e zëvendëskryetarit të PSSH-së dr. Servet Pëllumbi

Të dashur shokë e shoqe delegatë, Të nderuar të ftuar, Besoj se shpreh edhe mendimin tuaj ndaj që do të thosha se Konferenca, jonë, Konferenca e II Kombëtare e PS, i zhvilloi punimet me sukses të plotë dhe ia arriti qëllimit. Ne në këtë konferencë, jo vetëm shpallosëm alternativën tonë politike, ekonomike e sociale, por edhe e konkretizuam e zhvilluam atë më tej. Kjo do t'ia rritë edhe më prestigjin dhe rolin e vet konstruktiv PS në jetën politike shqiptare. Ne, këtë e tutje, do të kemi një program e statut që reflektojnë ecurinë e PS dhe ndryshimet që kanë ndodhur në realitetin shqiptar. Këto dokumenta do të ndikojnë pozitivisht për ta forcuar më tej PS, politikisht dhe nga pikëpamja organizative. Ne tashmë kemi një përvojë më tepër, përvojën e kësaj Konference; parullat kryesore që miratoi ajo, ndër të cilat spikat kërkesa e zgjedhjeve të parakohëshme. Konferenca është një arritje që do ta bëjë më përparëse partitë dhe më konkret programin e veprimit për vitin 1994. Në Konferencë PS u prezentua edhe një herë si një forcë politike që mban lart e do të mbajë edhe në të ardhmen, flamurin e luftës për të mbrojtur të drejtat e lirive e njeriut. Në këtë rrafsh tingëlloi natyrshëm dhe legjitime edhe kërkesa: «Lironi Kryetarin e PS Fatos Nano», pasi këtë e quajmë një kërkesë thellësisht demokratike, sepse për me arrestimi dhe mbajtja në burg e tij është një çështje me karakter politik. Duke i quajtur këto si arritjet kryesore të Konferencës sonë, ne jemi të vetëdijshëm se vlera dhe rëndësia e tyre do shumfishohen qindra herë pasi do të dijmë e do të punojmë t'i çojmë ato te mijrat e mijrat e anëtarëve e simpatizantëve tanë. Përpara për suksese të reja. Përpara drejt zhvillimeve të reja demokratike. Rroftë Partia Socialiste Rroftë populli shqiptar. Tiranë, më 8.2.1994.

Konferencë shtypi e Partisë Socialiste

Ditën e premte, dt. 11.2.1994, ora 12.00 Partia Socialiste organizon në selinë e saj një konferencë shtypi. Ftohen të marrin pjesë përfaqësuesit e organeve të shtypit, Agjensive telegrafike, radiotelevizionit, si dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik.