PARTIA SOCIALISTE KËRKON ZGJEDHJE TË PARAKOHËSHME KURSE PARTIA DEMOKRATIKE KA FILLUAR FUSHATËN ELEKTORALE
VËÇORI E DITËS
Në konferencën e dytë Kombëtare, të mbajtur para disa ditësh Partia Socialiste argumenton nevojën e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohëshme, si një rrugë demokratike e vendosjes së ekuilibrave të reja politike në vend.
Pas kësaj, kuptohet, pritet në radhë të parë reagimi i Partisë në Pushtet. Bie në sy fakti se, që të nesërmen e mbylljes së Konferencës së Partisë Socialiste, edhe shtypi, edhe krerët partiak të Partisë Demokratike nuk kanë reaguar ndaj kësaj kërkese politike. Në vend të reagimit ndaj kësaj kërkese të partisë më të madhe opozitare në vend, Partia Socialiste, këto subjekte kanë kënduar me zë të lartë avazin e mos rinovimit të Partisë Socialiste, të mos distancimit të saj nga e kaluara dhe Enver Hoxha. Me sa duket Partia Demokratike e ka kuptuar se kërkesa për zgjedhje të reja nuk mund të kritikohet dot, nuk mund të injorohet e të hidhet poshtë. Ajo ndaj kësaj kërkese, që pritet ta shtron te Partia Socialiste, i ka marrë «masat» me kohë. E ka filluar fushatën elektorale. Që nga kreu i njohur i Partisë Demokratike dhe ai më i riu nga shëndetësia, të shoqëruar nga ministra «të vjetër» apo më të rinj që sapo e kanë marrë çelësin e ministrit, po mbajnë fjalime nëpër Shqipëri, të cilët po i përcjell kur duhet edhe RTV. Karakteristikë themelore e këtyre takimeve «entuziaste», siç i ka përcjellë RTV, është se, ndërsa krerët partiakë deklarojnë arritjet madhështore të Shqipërisë dhe zhvillojnë sharje ndaj Partisë Socialiste të shoqëruara me këngën e mosrinovimit të saj, ministrat flasin me radhë njëri pas tjetrit, hapin çantat dhe shpërndajnë punë, emigracion, ura, investime, dhe… Socialiste edhe po bën, edhe dëshiron të bëjë, edhe do të bëjë gjerësisht kur të shpallet zyrtarisht fushata e re e zgjedhjeve. Por a do të hapen edhe për PS-në dyert e televizionit të pashëm? Kryetari i saj Fatos Nano mbahet në qeli me akuzën që e ndryshojnë sipas ndryshimit të motit. Organet e rendit nuk japin miratim për organizimin e tubimit paqësor nga Partia Socialiste. U bë një kohë e gjatë që është bllokuar ky aktivitet i Partisë Socialiste. 9 kërkesa janë bërë nga Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste në Tiranë, dhe organet e rendit nuk e miratojnë, madje në ndonjë rast kanë bërë edhe miting me polic. Pra rregulli po se po, por edhe RTV i depolitizuar e ka rrëhestuar veten në krahë të fushatës elektorale që po bën Partia Demokratike. Duhet të shtojë këtu edhe heshtjen që po zgjat, të Presidentit të Republikës ndaj kërkesës serioze e të argumentuar të Partisë Socialiste, të Konferencës së Dytë të saj për zgjedhje të reja. Mund të thuhet se Presidenti i Republikës ka deklaruar 900 ditët. Kjo është e vërtetë, por edhe koha e ndryshuar, dhe kushtet ndryshojnë dhe kultura e do që t’i japësh një përgjigje forcës më të madhe opozitare në vend. Se nuk është serioze që kërkesës për zgjedhje të Partisë Socialiste të mos i japësh përgjigje e në të njëjtën kohë të lejosh që Partia pushtet të bëjë fushatë elektorale sa të dojë e të propagandojë në televizion këtë aktivitet të saj kur të dojë, si të dojë e sa të dojë. Demokracia e vërtetë kërkon konkurrimin e lirë të alternativës ekonomike, politike e sociale. Në këtë konkurrim të ri, populli, që tashmë po i kupton mirë premtimet që bëhen do të dijë të dallojë alternativën më të përshtatshme. më të përshtatshme, më të dobishme, më të argumentuar me forcën politike serioze. Le të fitojë në konkurrim të lirë alternativa më e mirë. Ka ardhur koha t’i hapet rrugë e lirë propagandimit të alternativave të të gjitha forcave politike të vendit nëpërmjet zhvillimit të një fushate të re elektorale që do të kontribuonte në mbrojtjen dhe konsolidimin e demokracisë e institucioneve të saj në Shqipëri. Kuptohet që kjo do të fillojë të bëhet kur Presidenti i Republikës të firmosë dekretin për zgjedhjet e reja.
këngën e mosrinovimit të saj, militantët flasin me radhë njëri e rrugë të reja, kanale, ujë të pijshëm. Nisur nga pjesëmarrja e gjerë e ministrave, shtrirja e këtyre takimeve dhe intensiteti i tyre kuptohet që Partia Demokratike e vetme dhe duke përdorur RTV-në ka filluar dhe po zhvillon me intensitet fushatën elektorale. Në rast se do të ishin thjesht takime pune, kuptohet që nuk do të ndjehej nevoja e përdorimit të RTV-së, për të shpërndarë, propaganduar e konsumuar këto takime e sentencia fjalimesh. A duhet lejuar kjo situatë, që Partia në pushtet të fillojë fushatë elektorale, në një kohë kur zgjedhjet e parakohshme nuk janë shpallur nga presidenti? Ndonjë mund të thotë, bëni dhe ju socialistët takime siç po bën Partia Demokratike. Vërtetë me vend! Partia So-[?]
I nderuar zoti Klepsch,
ZEF BROZI PËRBALLE GAZETARËVE
NE GJYKATËN E KASACIONIT — Pushteti gjyqësor kërkon ndihmën e shtypit
NE GJYKATËN E KASACIONIT
ZEF BROZI PËRBALLE GAZETARËVE
- Pushteti gjyqësor kërkon ndihmën e shtypit -
VEÇOJMË NGA DEKLARATAT E KRYETARIT ZEF BROZI
— Edhe një herë dua të përsëris qëndrimin indiferent, mbase jo indiferent, por keqdashës të qeverisë dhe parlamentit ndaj pushtetit gjyqësor.
— Një pushtet gjyqësor që të mos ketë mundësi ta realizojë me korrektësi detyrën e tij, e duan vetëm ata që s’janë të interesuar që organet e drejtësisë ta bëjnë punën e tyre pa asnjë pa asnjë tolerancë, pra vetëm ata që duan t’i kenë në zap gjyqtarët, vetëm ata që duan t’i lenë shteg të lirë korrupsionit.
— Shteti shqiptar do kohë që të bëhet shtet në kuptimin modern të fjalës.
— Rezoluta e Parlamentit evropian është ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të pushtetit gjyqësor në Shqipëri.
Me tone të qeta dhe shumë dashamirëse Kryetari i Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi i ftoi gazetarët që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për të kontribuar maksimalisht për të pasqyruar drejtësinë, për të pasqyruar abuzimet që janë të vërteta në të cilat ndodhet ky organ dhe për të pasqyruar në mënyrë të kujdesshme të gjitha problematikat.
Gjyqtarët punojnë me kushte aspak të përshtatshme. Nuk kanë asnjë buxhet në dispozicion e siç janë zyrat, pavarësisht nga ana tjetër kërkohet pavarsia ekonomike është pavarësi politike, ndërsa shprehet kryetari Brozi, i cili në mënyrën se si flet tërheq vëmendjen e gazetarëve e pranishëm në konferencë shtypi që zhvillohet në mjediset e Ish-Gjykatës së Lartë të RSH-së, apo siç quhet sot Gjykata e Kasacionit e Republikës së Shqipërisë, e cila duhet rivendësuar edhe për një fakt tjetër mjaft domethënës: Zef Brozi është njeriu i dytë i pushtetit në Shqipëri pas Presidentit Berisha që nuk heziton të dalë para gazetarëve.
Gjykatat nuk kanë buxhet të tyre. Dhe nga ana tjetër kërkohet pavarsia e pushtetit gjyqësor. Pavarsia ekonomike është pavarësi politike, ndërsa vëmendjen e gazetarëve të pranishëm në konferencën e shtypit para gazetarëve.
Eshtë gjë e mirë që pushteti gjyqësor kërkon ndihmën e gazetarëve në këtë periudhë të vështirë kalimesh ku korrupsioni ndeshet pothuaj kudo. Eshtë gjashtu shenjë e mirë që zoti Brozi ulet para gazetarëve duke shkelur kështu një tabu, por nuk mund të lemë pa theksuar se ligjit i shërbehet kur ai zbatohet e mbrohet nga të gjithë. E në radhë të parë kjo, ju takon gjyqtarëve. Gazetarët deri tani kanë shkruar në mjediset e gjykatave vetëm për t’u paraqitur në gjyq si të pandehur ose edhe në ndonjë rast për të asistuar në çështje gjyqësore. Kësisoj dukej qartë kryetari Brozi vetiu të lindi pyetja: Po organet e drejtësisë si i ndihmojnë gazetarët?...
Një kapitull më vete. Njëkohësisht edhe një problem i madh.
Posta! Në rezymenë e vet e cilësoj mjaft se ç’ndodh rëndon për konferencat e shtypit Kryetari i Gjykatës së Kasacionit bëri një përmbledhje të çështjeve penale të gjykuara gjatë pesë viteve të fundit, për publikimin e të cilave gazetarët morën autorizim e vetë zoti Brozi, i cili u tërhoqërisht i telefonoi Prokurorit për të marrë konfirmimin me ligjin.
The konkretisht në vitin 1990 janë plotësuar 5529 çështje penale të gjyqësorit, më 1990 5224, 4111, më 1991, 4434 më 1992, 4044 dhe më 1993 — 4763 çështje penale të gjy-[?]
LUAN. M. RAMA
(Vijon në faqen 2)
«Etyde» — Gjirokastra e mbuluar me dëborë dhe monedhë fallco
«Etyde»
Gjirokastra e mbuluar me dëborë dhe monedhë fallco
Javën që u mbyll, Gjirokastra u gjend nën dy jargane. Njëra e pashte të gjithë dhe nuk mund të mohohet, ishte dëbora. Për të dytën, katandorëhen e falsifikatur, ka edhe dyshime. Fillimisht, siç u thënë, zinxhirë opninonet popullore. Fitoj për shuma deri në 10 e 100 milionë lekë. Në tavolinën katërkëndëshe ku u ulën partitë të shtunën, ditën e shkrirjes së dëborës, politikanë lokalë prunë ç’kishin dëgjuar, pyetën, por asnjëri nuk dinte gjë të vërtetë. Nuk thonë një të saktë as kryetari i këshillit të rrethit e as ai i bashkisë që këmbë lëvizuar mbledhjen e parti-
(Vijon në faqen 4)
Grevat i nxit puna pa përgjegjësi e administratës
Pas pesë ditësh, siç dhe ju kemi njohur dhe nëpërmjet disa shkrimeve, grevistët në Velipojë e ndërprenë grevën e urisë.
Ministri Rexhep Uka së bashku me zotin Ali Kazazi, ditën e premte, në orën 14 shkuan në Velipojë ku u takuan me grevistët, kërkesat e tyre janë të njohura, edhe bisedimet e bëra me përfaqësuesit e niveleve të ndryshme shtetërore janë bërë të ditura, pra s’kemi pse përsëritim. E rëndësishme është se më në fund filloi plotësimi i kërkesave të tyre. Na thënë se vetë dy përfaqësuesit e lartëpermendur, morën pjesë në fillimin e punës për rindërtimin e tokës. Kjo bujari e grevistëve ta ndërpritu
(Vijon në faqen 4)
Dje në Tiranë — Operacion policor në qender të kryeqytetit
Dje rreth orës 10.45 minuta dhjetra policë u gjendën së bashku me makinat që ulërinin në sheshin para Bankës së Shtetit, para godinës së PS-së duke rrethuar këto sheshe e duke vënë nën kontroll njerëzit e shumtë që ndodheshin aty. Pas këtij okupimi u vendos një postbllok në hyrjen qendrore në Bankës së Shtetit. Njerëzit ndërkohësh, nga njëra për në këto postbllok për t’u kontrolluar s’kishin shumë, dhe bërë fjalë. U kontrolloheshin kambistëve çantat.
(Vijon në faqen 4)
NE DO TË LUFTOJMË QË SHQIPËRIA TË MERITOJË INTEGRIMIN E SAJ NË EVROPËN E CIVILIZUAR
Shkëputësia së Tj. zotit Egon Klepsch
Kryetari i Parlamentit Evropian
Bruksel
I nderuar zoti Klepsch,
Duke vlerësuar përpjekjet dhe kontributin tuaj shumë të çmuar në krye të Parlamentit Evropian, për ecurinë e mbarë të proceseve demokratike në Shqipëri, përshëndesim edhe Rezolutën e fundit të atij Parlamenti për vendin tonë.
Vlerësimet që bëhen për arritjet e derisotme, e veçanërisht angazhimet që merren përsipër në kuadrin e Rezolutës, për të vazhduar ndihmën ekonomike ndaj Shqipërisë dhe asistencën e gjithanshme në institucionalizimin e demokracisë dhe mbështetjen për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut shprehin qartë frymën e qytetëruar evropiane në sikurimin e përkrahjes së vazhdueshme të Shqipërisë dhe të proceseve demokratike. Kjo mbështetje e Evropës gëzon çdo shqiptar.
Partia Socialiste si forca më e madhe opozitare, me një autoritet në rritje brenda dhe jashtë vendit do të vazhdojë të luftojë në rrugë konstruktive, civilizuar. Me rrugë e mjete demokratike dhe legale, PS dhe grupi i saj parlamentar do të vazhdojë të kërkojë ndërtimin e një shteti demokratik e jo policor; respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut të gazetarëve të opozitës të cilët po nëpërkëmbën në Shqipëri. Orientimi dhe kryefjala janë politika.
është Evropa dhe atë duhet ta meritojmë.
Zoti President,
Ne kemi vlerësuar shumë qëndrimin e Parlamentit Evropian që shprehet qartë për lirim e menjëhershëm të kryetarit të Partisë Socialiste dhe deputetit të Kuvendit Popullor, Fatos Nano, derisa gjykatat të japin gjykimin e tyre mbi akuzat në ngarkim të tij.
Vlerësojmë gjithashtu kërkesën e Parlamentit Evropian për respektimin e parimeve demokratike dhe lirive politike në Shqipëri të cilat Forumi i lartë që ju drejtoni, i shikon si kusht paraprak thelbësor për çdo ndihmë ose bashkëpunim dy apo shumë palësh.
Por konstatojmë, i nderuar! zoti President se gjatë këtyre ditëve nga shteti shqiptar, nuk ka asnjë reagim ndaj Rezolutës dhe kërkesave që shtron qartë Parlamenti i nderuar që drejtoni ju. Jo vetëm se ky Evropës nuk po dëgjohet, por zyrtarë të lartë deklarojnë se socialistët kanë manipuluar Parlamentin Evropian. Menjëherë pas publikimit të Rezolutës së Parlamentit Evropian grupi i hetimit që gjatë 193 ditëve të izolimit të burg të Fatos Nanos ka kryer vetëm dy orë hetime, shpalli mbÿlljen e hetimeve dhe dërgimin e dosjes në Gjykatë, duke shkelur rëndë Kodin e Procedurës Penale. As Fatos Nano dhe as avokatët e tij nuk u lejuan të njihonin dosjen e akuzës. Mbas afro 7 muaj në burg, në momentet e fundit bëhet për të katërtën herë ndryshimi i akuzës, duke e akuzuar Fatos Nanon për vjedhje, nga shpërdorim i detyrës që ishte më parë, pa asnjë provë të re.
Zoti President,
Si parlamentarë jemi të shqetësuar për këto veprime të shtetit shqiptar, që shtohen menjëherë pas Rezolutës së Parlamentit Evropian, por edhe pas qëndrimeve të qarta të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Komitetit të Unionit Ndërparlamentar, të cilët janë shprehur pozitivisht për Çështjen Nano.
Qeveria shqiptare dhe segmente të tjera të partisë në pushtet me veprime të shumta antidemokratike, po e tensionojnë situatën politike në Shqipëri.
Kemi besim, i nderuar zoti President, se ashtu si deri më sot do të dini të shprehni autoritetin e Parlamentit që Ju drejtoni, për t’i dhënë fund këtyre veprimeve, që po prekin rëndë besimin e popullit shqiptar për një demokraci të vërtetë.
Me konsideratën më të lartë,
Në emër të Grupit Parlamentar të PS
NAMIK DOKLE
Kryetar
Tiranë, më 17.02.1994
Prokuroria - instrument publik për likuidimin juridik të kundërshtarëve politikë
DEKLARATË PËR SHTYPIN E KRYETARIT TË PS-së FATOS NANO
DEKLARATË PËR SHTYPIN E KRYETARIT TË PS-së FATOS NANO
për likuidimin juridik të kundërshtarëve politikë
Lidhur me njoftimin e zëdhënësit të Prokurorisë së Tiranës me datë 16,2,1994, për përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale të ngritur kundër meje, i bëj të njohur opinionit publik faktet dhe gjykimet që vijojnë:
1. Me datë 7,1,1994, pas një ndërprerje prej 3 muajsh (që nga dërgimi i çështjes për gjykim më 9.10.1993), grupi i hetuesve rifilloi kontaktet hetimore me mua në burgun e Tiranës.
2. Qysh nga kjo datë, pas deklaratave direkte me gojë e me shkrim, të kryetarit të grupit hetimor Fatos Dervishi, autoritetet e prokurorisë dhe të Drejtorisë së burgjeve në Ministrinë e Rendit Publik, urdhëruan në kundërshtim me rregulloren e izolimit, ndërprerjen e takimeve të mia me familjen e të furnizimit me ushqime e veshmbathje, si dhe kufizuan konsultat e mia me avokatët në jo më shumë se një orë në ditë.
3. Nuk mund të mos konstatoj se këto zhvillime ndodhën pas publikimit të vendimit të Komitetit të Unionit Ndërparlamentar në Gjenevë, (24-27 janar 1994).
4. Sipas deklaratave të hetuesave, deri në këtë kohë, prokuroria ka vazhduar të konsiderojë si provë të akuzës, në kundërshtim me ligjin procedural penal, aktin e kontrollit të Shërbimit të Kontrollit të Shtetit dhe kallëzimin e tij për të filluar çështjen penale të datës 6.3.1993, pa kryer akte ligjore ekspertimi dhe verifikimi të pavarur të akuzave të ngritura në dënim tim, nga ky organ i lartë ekzekutiv shtetëror.
5. Pas kërkesës sonë këmbëngulëse, në përputhje dhe me detyrat e Gjykatës së rrethit në vendimin e datës 26.10.1993, grupi hetimor vendosi për kryerjen e ekspertimit kontabël vetëm me datë 12,1,1994, administratori pretendonte tona për ekspertimin me datë 17,1,1994, dhe pa shpallur asnjë shkak ligjor për mosmarrjen e tyre në konsideratë, e përfundoi me mënyrë të njëanshme këtë veprim të rëndësishëm për mënyrën e zgjidhjes së çështjes me datë 14.2.1994, duke bashkëpunuar në mënyrë të kundraligjshme me inspektorët e Shërbimit të Kontrollit të Shtetit, autorë të kallëzimit të çështjes penale.
6. Me datë 21.1.1994, 3 ditë para mbledhjes së Komitetit të Gjenevës, njëri nga hetuesit la «rastësisht» të ekspozuar mbi tryezën hetimore, vendimin për ndryshimin e akuzës të nënshkruar nga Fatos Dervishi, nga shpërndorim detyre në përvetësim të pronës shtetërore, por z. Dervishi si kryetar i grupit hetimor, «nuk erdhi» për ta komunikuar atë. Në këtë datë forcat e rendit bënë një demonstrim masiv force në kryeqytet, kundër një «mitingu» të pandehur të PS të Tiranës.
7. Me datë 1,2,1994, prokurori Qeleshi kërkoi për një përgjigje penale njërin nga avokatët e mi, z. Agim Tirana, lidhur me një intervistë të dy ditëve më parë në «Zërin e Popullit».
8. Me datë 10.2.1994, dy ditë pas përfundimit me sukses të Konferencës së dytë Kombëtare të PSSh, pasi bëhet i njohur votimi i «amendamentit Nano» në Parlamentin Europian, prokurori Qeleshi dhe zv. prokurori (i sapoemëruar), Dervishi, thirrën (sipas tyre, për të disatën herë) në Presidencë dhe urdhëruan të përfundonin çështjen me datë 15.2.1994. Ky
(Vijon në faqen 4)