NXITIMI, NERVOZIZMI, PAAFTËSIA DHE URDHËRI PARTIAK BËJNË QË ORGANI I PROKURORISË TË ARRijË NË PËRFUNDIME TË GABUARA
Gjykata duhet të vendosë përsëri rikthimin e çështjes NANO për plotësim hetimesh.
Disa shkelje proceduriale penale të kryera nga Prokuroria e Rrethit Tiranë në hetimin e çështjes penale në ngarkim të FATOS NANOS.
Gjykata duhet të vendosë përsëri rikthimin e çështjes NANO për plotësim hetimesh. Disa shkelje proceduriale penale të kryera nga Prokuroria e Rrethit Tiranë në hetimin e çështjes penale në ngarkim të FATOS NANOS. PERPARIM SANXHAKU Avokat Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar kryetarit të Parlamentit evropian zotit Egon Klepsch, kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës zotit Martinez dhe Unionit Ndërparlamentar në Gjenevë ku parashtrohen shkeljet e fundit proceduriale lidhur me çështjen Nano. Bashkëngjitur me to është edhe materiali i përgatitur nga avokati i tij Perparim Sanxhaku tekstin e plotë të të cilit po e bëjmë publik. Përveç shkeljeve të ligjit të kryera nga Prokuroria e Rrethit Tiranë që nga fillimi i çështjes penale në ngarkim të Fatos Nanos, datë 6.5.1993 dhe deri në dërgimin e saj për gjykim në Gjykatën e rrethit Tiranë, 9.10.1993 për të cilat ju kemi vënë në dijeni nga ana e këtij organi janë kryer edhe një sërë shkeljesh të tjera të cilat po [pjesa e prerë]. sqaroj në mënyrë të përgjithshme dhe nga kërkesat e domosdoshme të Kodit të Procedurës Penale. Parimi bazë i K. Pr. P. të Republikës së Shqipërisë është që: «duke zbatuar rregulla të njëjta e të barabarta për të gjithë, zhvillohen hetime, në mënyrë objektive, të plota e të gjithanshme, me qëllim që asnjë fajtor të mos i shmanget përgjegjësisë dhe të sigurohet çdo shtetas nga ndjekja dhe dënimi i padrejtë». E gjej me vend të sqaroji këtë se hetimet zhvillohen nga ana e organit të Prokurorisë në mënyrë sekrete. I pandehuri dhe avokatët e tij gjatë hetimit të çështjes përjashtohen nga pjesëmarrja që jep vetë i pandehuri nuk njihen me provat e tjera që grumbullohen në mënyrë të njëanshme nga hetuesia, por njohja e tyre me materialet e çështjes bëhet në bazë të nenit 102 të Kodit të Procedurës Penale. K. Pr. P., vendosi dërgimin në Gjykatë të materialeve të çështjes penale në ngarkim të z. Fatos Nano, duke e akuzuar atë për shpërdorim detyre e falsifikim të dokumentave zyrtare në bazë të neneve 106-13 e 110 të Kodit Penal. Por pa njohur materialet e çështjes të pandehurin. Vendimi i Prokurorit për dërgimin e çështjes në Gjykatë u kundërshtua nga ana jonë para prokurorit të Rrethit, pasi një vendim i tillë vinte në kundërshtim me nenin 102 të K. Pr. P i cili parashikon të drejtën e të pandehurit për t'u njohur me të gjitha materialet e çështjes dhe të parashtrojë pretendimet për kryerjen e veprimeve të tjera plotësuese. Prokurori pas shkaqe të përligjura me shkresën Nr. 151 datë 14.10.1993 [vazhdon jashtë kuadrit]. të njiheshim në Gjykatë. Më datë 15.10.1993 iu drejtua me shkrim Gjykatës së rrethit Tiranë ku, pasi vinim në dukje shkeljet e rënda të ligjit të bëra nga organi i Prokurorisë, kërkonim që çështja në bazë të neneve 128 e 130 të Kodit të Procedurës Penale të kalohej në seancë përgatitore dhe mandej t’i kthehej përsëri organit të Prokurorisë për shkelje të rregullave proceduriale penale. Më datë 26.10.1993 Gjykata e Rrethit Tiranë çështjen e shqyrtimit në seancë përgatitore dhe mori vendim për kthimin e saj organit (Vijon në faqen 3)
era penale në ngarkim të Fatos Nanos, datë 6.5.1993 e sërë shkeljesh të tjera, të cilat përveç se prekin të drejtat e garantisë procedurale që i njeh ligji të pandehurit, bëjnë që hetimet të arrijnë në konkluzion të gabuar dhe më pasoja të rënda për personin e akuzuar dhe drejtësinë.
Shkeljet e konstatuar nga ana jonë kanë bindjen se janë të qëllimshme. E them këtë pasi si nga avokatët e tij, edhe nga vetë z. Fatos Nano, ua kemi bërë të ditur verbalist dhe me shkrim, organit të Prokurorisë së Rrethit, Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës si dhe Gjykatës së rrethit Tiranë.
I nderuar zotëri, me qëllim që të krijoni një ide sa më të qartë rreth procedurës për hetimin e një çështjeje penale në Shqipëri, po ju ...
... të hetohet përveç shpjegimeve njihoja nenit 102 të Kodit të Procedurës Penale, i cili përcakton se:
«Kur çmohet se provat janë të plota për të dërguar çështjen në gjyq. Prokurori është i detyruar të njoftojë të pandehurin mbi përfundimin e hetimeve, t’i japë atij mundësi t’i shqyrtojë të gjitha materialet e çështjes dhe të pyesë nëse kërkon të kryhen veprime plotësuese, duke mbajtur për këto proces verbal.
Kur i pandehuri kërkon kryerjen e veprimeve që kanë rëndësi për çështjen, hetuesia është i detyruar t’i pranojë ato...»
Tani po ju shpjegoj se si është vepruar në fakt:
Më datë 9.10.1993 Prokuroria e rrethit Tiranë, në bazë të nenit 105
PA KOMENT
A ka gënjyer PJETËR ARBNORI?...
- Letra e Kryetarit të Parlamentit shqiptar Pjetër Arbnori drejtuar Kryetarit të Parlamentit evropian është e mbushur me të pavërteta.
- Teksti i saj nuk është miratuar as në Parlament dhe as në Kryesinë e Kuvendit Popullor.
- Pritet padi kundër PJETËR ARBNORIT «Për falsifikim të dokumentave zyrtare».
SHAQIR VUKAJ
Nënkryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor deklaron:
«Unë nuk kam dijeni që të jetë bërë ndo- [teksti i prerë në fund]
Paragjykim apo mungesë njohje procedurash?
Deputeti Mehmet Loçi, ishte pjestar i delegacionit shqiptar i cili vizitoi këtë datë 8 deri më 12. 2. 1994, Redaktori ynë e drejtoi këtë pyetje:
Pyetje: Ditën e premte TVSH transmetoi një kronikë të vizitave tua në Bullgari, Mes të tjerave duke iu referuar përgjigjes së një pyetje të bërë nga zoti Pjetër /Arbnori, tha se delegacioni bullgar nuk kishte qenë unanim për mocionin e bërë për Fatos Nanon. A mund të na e shpjegoni konkretisht si u diskutua ky problem?
Përgjigje: Grup i parë parlamentar që takoi delegacioni ynë në Bullgari ishte ai i socialistëve, meqenëse të Parlamentit bullgarinë nga Bullgaria nga ... ishte edhe grupi më i madh në Parlamentin bullgar. Në këtë takim folëm edhe unë. Në fjalën time i transmetova grupit socialist përshëndetjet miqësore të grupit tonë, nëpërmjet të dërgova përshëndetjet e Partisë dhe udhëheqjes sonë Partisë dhe udhëheqjes socialiste bullgare. Në këtë grup parlamentar dhe të udhëheqjes së Partisë Socialiste falënderova në mënyrë të veçantë deputetin Botkov dhe Ganev të cilët ishin dy nga 26 deputetët që firmosën mocionin kërkesë për lirimin e Fatos Nanos.
Ullgari ishte ai i socialistëve, meqenëse kërkesë për lirimin e Fatos Nanos.
(Vijon në faqen 2)
Një grup hetimor po kontrollon doganat
Tashmë ngritur një grup hetimor i cili po merret me verifikimin e punës së disa doganave ...
Në mënyrë të veçantë se ka patur dyshime në rastet e kontrollit të ... Mendohet se kontrolli ... është mund ... hapë fletët e një ... të personave të mëdhenj.
Janë ... doganat që i ...
... grup hetimor ... të kontrollohen këta kontroll. Ato janë tre doganat më të mëdha të vendit, Durrësit, Tiranës dhe Shkodrës.
Është ngritur edhe grupi hetimor. Ai përbëhet nga katër hetues, 2 nga Tirana, 1 nga Korça dhe 1 nga Durrësi.
Dy muaj pa
PËRKR AHJE SOCIALE
Fshatarët e Selitës së Vogël, Farkës, Shkozës etj., në verësi nga komuna e Saukut në juridiksion të rrethit të Tiranës, kanë dy muaj që nuk kanë marrë përkrahje sociale.
Këtë shqetësim e pruri në redaksinë e gazetës Muhamet Myftari banor i fshatit Selitë e Vogël; sipas tij «intervuar politik për pesë vjet nga sistemi i kaluar». Sipas tij është kërkuar takim me deputetin e zonës z. Shaban Memia, por në mungesë të tij një person tjetër i përcjellë në drejtim të komunës së Saukut ku është kryetar z. Ibrahim Shagjiri.
«Më datën 3 Janar duhet të mblidhej këshilli», por nuk i morrëm. Na thanë se do të bëhen dokumentat dhe më 17 Shkurt do t’i merrni pa dernan. Erdhi dita dhe përsëri nuk i morrëm. Pastaj e shtynë për më 21 Shkurt, por përsëri asgjë. Unë jam në gjendje të rëndë ekonomike - vazhdon Muhameti. Kam hyrë në borxh tek shitësi i fshatit sepse ushqime që kam marrë duhet t’i paguaj me vonë. Por ai unë ka edhe shumë të tjerë. Të njëjtën gjë pohojnë edhe fshatarët e tjerë me emrin Kustum Çilallari.
U interesuam për këtë problem
(Vijon në faqen 2)
SHAQIR VUKAJ
Nënkryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor deklaron:
«Unë nuk kam dijeni që të jetë bërë ndonjë mbledhje e Kryesisë së Kuvendit Popullor dhe ku të jetë miratuar teksti i letrës drejtuar kryetarit të Parlamentit evropian».
«Letra është nisur në emër të Kryetarit të Kryesisë dhe jo në emër të Kryesisë apo të Kuvendit Popullor. Po a është vërtetë kështu? Ose më shqip a ikoma a ka gënjyer Pjetër Arbnori?
jo në emër të Kryesisë apo të Kuvendit Popullor. Po a është vërtetë kështu? Ose më shqip a ikoma a ka gënjyer Pjetër Arbnori?
Për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje duhet t’i referohemi fakteve. Dhe faktet nuk janë në favor të z. Arbnori, pakca se ai është kryetar i Parlamentit.
Ditën e dielë më datë 20 shkurt 1994, ndonëse pushim, zoti Pjetër Arbnori nuk përtoi t’i drejtohej me një letër zotit Egon Klepsch, Kryetar i Parlamentit Evropian, me anë të së cilës i përgjigjej për Rezolutën e fundit që ky forum i lartë miratoi për Shqipërinë, ku mes të tjerash kërkohet edhe lirimi nga burgu i Kryetarit të opozitës dhe Deputetit të Kuvendit Popullor Fatos Nano.
Mirëpo nga nxjitim, për të fituar kohë pas letrës që Namik Dokle, nënkryetar i PSSh-së dhe kryetar i grupit të saj parlamentar i dërgoi Kryetarit të Parlamentit Evropian zotit Arbnori i kanë shpëtuar edhe tre të pavërteta, prandaj lind e drejta të pyesim: A ka gënjyer Pjetër Arbnori?
RTV-ja e transmetoi letrën në fjalë në të gjitha edicionet e veta duke lexuar atë që ka shkruar zoti Pjetër. Pra:
«Së pari më lejoni që në emër të Kuvendit Popullor të shprehim (ësh- të harruar fjala Republikë. Shënim i red.) që unë kryesoj, t’ju shpreh juve etj.
Sic shihet, është qartë: Në emër të Kuvendit Popullor. Mirëpo Kuvendi Popullor nuk është mbledhur për këtë problem. Nuk besoj që folësi i televizionit, apo i radios ta ketë shuar kaq shpejt i vetë këtë shprehje për t’i bërë qejq zoti Pjetër i cili edhe pas e dëgjoi RTV - nuk përgënjeshtroi. Mbase që ka ngatërruar këtë punë grupi special i punës që e përpiloi letrën. Mbase, por njerëzit këtë nuk kanë nga ta dinë. Në fund është fjala e Pjetrit. Dhe Pjetri nuk beson të ketë firmosur qesim. Pra, a ka gënjyer ai?
Po kundër Pjetrit del edhe «Rilindja Demokratike» e cila mbështet dhe përpiqet të tregohet pak më e kujdesshme, por i mban pyetjen «A ka gënjyer Pjetri?
«RD-ja» fillon letrën e Pjetrit kështu: «Së pari më lejoni që në emër të kryesisë së Parlamentit që përfaqësoj...» Mirëpo Kryesia e Parlamentit nuk është mbledhur për këtë punë.
Nga e ka marrë tekstin «RD-ja»? Nga televizioni jo, sepse kaseta-tekstin e plotë të letrës që e disponojmë tregonte se Pjetër Arbnori i është drejtuar Parlamentit Evropian në emër të Parlamentit shqiptar.
Të njëjtën përmbajtje me të kasetës televizive boton edhe gazeta «Rilindja» që del në Tiranë, në të njëjtën ditë me botimin në «RD».
Dhe pas kësaj a ka gënjyer Pjetër Arbnori?
Nëse rezulton se po, atëhere pritet që kundër tij të ngrihet akuza «Për falsifikim të dokumentave zyrtare», parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal. Kujtojmë këtu se kryetari i PSSH-së Fatos Nano është akuzuar dhe arrestuar edhe «Për falsifikim të dokumentave zyrtare», sepse siç thuhet në ligjëratat e prokurorëve ai ka firmosur një vendim në emër të Këshillit të Ministrave pa e mbledhur atë. Edhe Pjetri nuk e ka mbledhur as Parlamentin dhe as kryesinë për letërën që ka firmosur në emër të tyre.
«Ekzistojnë tre vendime gjykate që e kanë konsideruar të drejtë këtë masë», shkruan në letrën e vet Pjetër Arbnori kur flet për arrestimin e Fatos Nanos. Por si është e vërteta:
1. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk shprehet nëse Fatos Nano është apo nuk është fajtor. Ju duhet ta dini këtë zoti Pjetër. Nuk lu falet t’i ngatërroni. Gjykata Kushtetuese është shprehur se Parlamenti duke dhënë lejen për të ndjekur penalisht Fatos Nanon, ka dhënë në të njëjtën kohë leje edhe për arrestimin e tij. Sepse Gjykata Kushtetuese nuk mund të shprehet për fajësinë apo pafajësinë e tij. Për këtë flasin edhe fakti ...
2. Përsa i përket vendimit të Gjykatës së rrethit të Tiranës Nr. 18 datë 7.10.1993 sqarojmë:
Kërkesa për heqjen e masës së arrestimit i është drejtuar gjykatës së rrethit të Tiranës më datë 6 tetor 1993 dhe është depozituar në këtë gjykatë në ora 9 para dite që po asaj date. Po atë ditë u ngarkua gjyqtari Andi Çeliku me një përvojë të pakte pasi ka vetëm 1 vit e gjysmë punë. Po atë ditë është krijuar edhe trup gjykues ...
prokurori. Pas dy orësh të po asaj date bëhet shqyrtimi i çështjes nga gjykata, një veprim krejtësisht i kundërligjshëm, sepse në nenin 15 të ligjit «Për organizimin e drejtësisë» dhe për disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale dhe civile thuhet se këto kërkesa duhen gjykuar brenda 7 ditësh.
Edhe në këtë rast gjykata nuk vendosi fajësinë apo pafajësinë e Fatos Nanos. për kthimin e çështjes organit të prokurorisë theksojmë se një gjë e tillë është kërkuar me shkrim nga ana e avokatëve të Fatos Nanos. Zoti Arbnori duhet të dini të lexoni dhe të kuptoni që është një vendim për kthimin e çështjes në organin e prokurorisë për plotësimin hetimesh dhe jo për të provuar fajësinë apo pafajësinë e kryetarit të Partisë Socialiste dhe deputetit të Kuvendit Popullor.
Ju zoti Pjetër nuk jeni i saktë kur thoni se në këtë vendim Fatos Nano akuzohet për vepra penale më të rënda. Me këtë mashtroni dhe keqinformoni në mënyrë të qëllimshme. Në vendimin në fjalë thuhet se pas të kryhen hetimet plotësuese të konkludohet nëse ndodhemi përpara veprës penale të shpërdorimit të detyrës apo të ndonjë vepre tjetër penale.
Në këtë trajtim ju zotit Arbnori bën edhe një gafë tjetër kur thoni e «Përsa i përket lirimit të tij gjersa gjykata ta vendosë për fajësinë, etj. Gjykata nuk vendos për fajësinë e asnjë personi. Ajo është organ që jep drejtësinë zoti kryetar i Parlamentit shqiptar. Por, ashtu siç jeni shprehur ju e paraqitni çështjen dhe e komprometoni organin e gjykimit.
Edhe kur flisni për zgjedhjet e pushtetit lokal më 26 korrik 1992 ju zoti Arbnori qëllimisht nuk thoni të vërtetën. Besoj se i mbani mend rezultatet, por meqenëse nuk doni t’i publikoni po jua kujtojmë.
Më 26 korrik 1992, në zgjedhjet për pushtetin lokal Partia Socialiste ka fituar rreth 54 për qind të vendeve në pushtetin lokal. Më konkretisht:
Nga 36 këshilltarë rrethesh Partia Socialiste ka fituar shumicën në 24 prej tyre. Nga 43 këshilla bashkiakë Partia Socialiste ka fituar 25 prej tyre, ndërsa nga 43 kryetarë bashkie ka fituar 22 të tillë. Po kështu nga 314 këshilla komunale Partia Socialiste ka fituar pa lejen e PD-së dhe të Pjetrit.
Ja pra zoti Pjetër se si qëndron e vërteta. Sigurisht që ju nuk jeni të interesuar që ta pranoni këtë, po ajo të imponohët dhe nuk mund të fshihet qoftë edhe nga letra tuaj drejtuar kryetarit të Parlamentit Evropian z. zotit Egon Klepsch.
Prandaj nuk kemi ç’të bëjmë kur përsëri lind pyetja: A ka gënjyer Pjetër Arbnori?
PËRGJENJËSHTRIM
Në gazetën «Zëri i popullit» të datës 2 shkurt 1994 është botuar një deklaratë e Grupit Parlamentar të PS-së, drejtuar Kryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor, zotit Pjetër Arbnori.
Thelbi i kësaj deklarate bie ndesh me të vërtetën, e cila konfirmohet nga faktet. Lidhur me kërkesën e Kryesisë së Grupit Parlamentar Socialist për të biseduar rreth çështjeve që ngrihen në tri dokumente të rëndësishme ndërkombëtare, në deklaratë thuhet se zoti Pjetër Arbnori nuk pati kohën e mjaftueshme një javore për t'u përgatitur për një shkëmbim të lirë mendimesh dhe se refuzimi i këtij takimi na detyron», etj.
Theksojmë se më 16 shkurt është marrë në dorëzim kërkesa e Kryesisë së Grupit Parlamentar të PS-së nga sekretaria e Kryetarit. Më 18 shkurt i është dërguar zotit Namik Dokle përgjigja nga zoti Pjetër Arbnori me këtë përmbajtje: «Në përgjigje të kërkesës suaj të paraqitur pranë Kryesisë së Kuvendit Popullor ju pres në takim ditën e martë, datë 22.2.1994, ora 8.30' në Seli[n] e Kryesisë». Po më datën 18 shkurt shkresa i është çuar në dorë zotit Dokle, po ai i tha korierit t'ia dorëzojë sekretarës së tij, e cila e mori në dorëzim me firmë në librin e dorëzimit. Ditën e martë më 22 shkurt, dukesh nga Kryesia e Grupit Parlamentar të PS nuk u paraqit për bisedime në Kryesinë e Kuvendit Popullor.
Për sa i përket pretendimit që ngrihet në këtë deklaratë se si letra e dërguar Kryetarit të Parlamentit Evropian, zotit Klepsh, nënshkruhet nga ana juaj si kryetar në emër të parlamentit shqiptar etj., duhet thënë fakti se letra është nisur në emër të Kryetarit të Kryesisë dhe jo në emër të Kryesisë së Kuvendit Popullor, prandaj s'kishte pse të diku[tohej] në Kuvend. Deputetët e PS-së shkruajnë në letër anët e botës, deklarojnë ç'iu do zemra, po askush nuk u ka kërkuar t'i miratojnë në Kuvend ato që thonë.
Këto janë të vërtetat lidhur me gënjeshtrat e deklaratës së botuar në gazetën «ZP».
Po ju dërgojmë për botim fotokopjen e shkresës dërguar z. Namik Dokle dhe fotokopjen e librit të dorëzimit, që vërtetojnë të dhënat tona. Përgënjeshtrimi të botohet në të njëjtin vend e më të njëjtat shkronja në bazë të ligjit «Për shtypin».
Zyra e Shtypit dhe e Informacionit
të Kuvendit Popullor
Tiranë, më 22.2.1994
SHËNIM
Pas marrjes së këtij përgënjeshtrimi nga ana e zyrës së shtypit dhe informacionit të Kuvendit Popullor, redaktori ynë u interesua në sekretarinë e Partisë Socialiste dhe rezulton se përgjigja e zotit Pjetër Arbnori për kërkesën e Grupit Parlamentar të PS-së me anë të së cilës i kërkohej atij një takim ka mbërritur vërtet në Partinë Socialiste më datë 18 Shkurt, në një zarf të adresuar për nënkryetarin e Pa- [vazhdon në kolonën tjetër] rtisë dhe kryetarin e grupit parlamentar Namik Dokle, po atë ditë që ai në përbërje të delegacionit të PPSH-së ishte nisur për në Greqi. Zarfi i dorëzuar me Nr. e aktit 261 u gjët i mbyllur mbi tavolinën e punës të z. Namik Dokle.