Gerard Fuchs, Sekretar Kombëtar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare i Partisë Socialiste franceze priti Maqo Lakrorin, anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë. Dr. Lakrori foli për programin, statutin dhe veprimtarinë e PSSH-së. Gerard Fuchs dhe Maqo Lakrori këmbyen mendime rreth gjendjes në Ballkan dhe veçanërisht për ngjarjet në ish-Jugosllavi.
Takimi u zhvillua ditën e premte më datë 25.02.1994 në selinë e Partisë Socialiste franceze në Paris.
Zyra e shtypit dhe informacionit e PSSH
MBLEDHJE E KOMITETIT TË PËRGJITHSHËM DREJTUES TË PS
NË GJYQ NUK ËSHTË FATOS NANO POR ATA QË E SAJUAN KËTË AKT ANTIDEMOKRATIK
- 4 Mars: Dita Kombëtare e protestës në mbrojtje të demokracisë e të drejtave të njeriut -
KRONIKE NGA MBLEDHJA
Në drejtimin e nënkryetarit të Partisë Socialiste dhe kryetarit të grupit parlamentar të saj Namik Dokle, dje u zhvillua mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues dhe e grupit të deputetëve të kësaj partie. Në rend të ditës së mbledhjes ishte analiza e situatës politike të vendit në prag të gjyqit të paligjshëm të kryetarit të PS dhe deputetit të Kuvendit Popullor Fatos Nano dhe përcaktimi i qëndrimeve politike të Partisë Socialiste ndaj kësaj situate.
Lidhur me situatën politike në vend dhe detyrat imediate të partisë për përballimin e saj foli nënkryetari i PS dhe kryetari i grupit parlamentar të saj Namik Dokle. Më pas Mbledhja diskutoi dhe miratoi deklaratën e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues dhe deklaratën e grupit parlamentar të saj për problemet e mësipërme. Në fund të mbledhjes u diskutua për masat konkrete të punës së partisë në qendër e në bazë për realizimin e objektivave të përcaktuara në deklaratat e mësipërme.
Gjyqi ndaj Fatos Nanos është gjyq politik i paragjykuar
DEKLARATË E KOMITETIT TË PËRGJITHSHËM DREJTUES TË PSSH
- Zhvillimi i gjyqit më 5 mars është shkelje tjetër e ligjit kushtetues për të drejtat e njeriut dhe Kodin e Procedurës penale. -
DEKLARATË E KOMITETIT TË PËRGJITHSHËM DREJTUES TË PSSH - Zhvillimi i gjyqit më 5 mars është shkelje tjetër e ligjit kushtetues për të drejtat e njeriut dhe Kodin e Procedurës penale. - Pas një odiseje të gjatë pushteti i sotëm makiavelik i Partisë Demokratike ka deklaruar mbylljen e hetimeve dhe caktimin e datës 5 mars për gjykimin e Kryetarit të Partisë Socialiste dhe deputetin e Kuvendit Popullor Fatos Nano. Për mbarë opinionin demokratik shqiptar, por edhe për institucionet më të larta demokratike të Europës tashmë është bërë e qartë se shkeljet e rënda të kodit të procedurës penale dhe të drejtave e lirive të njeriut tregojnë se nuk kërkohet të gjykohet ish kryeministri Nano, por lideri i forcës më të madhe opozitare shqiptare. Anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Socialiste, si dhe të gjitha forcat e vërteta demokratike të Partive të tjera kanë përcjellë me shqetësim, shqiptarizëm dhe kulturë demokratike atë ç’ka kërkon të tron presion mbi organin e gjykatës, Selami dhe falanga e tij e mbështetur nga RD dhe RTV që kanë kompromentuar keqas skenarin, ushtrojnë presion e diktat, Kryetari i Shërbimit të Kontrollit të Shtetit merr atributet e prokurorit të përgjithshëm, Gjykata Kushtetuese e quan normal shkeljen e dispozitave për arrestimin e deputetit etj. Drejtësia shqiptare e bashkë me të demokracia është vënë në një provë të madhe, institucionalizimi i praktikave totalitare në dëm të shtetit juridik është goditje për demokracinë dhe fitore për shtetin e diktatit. Ne u bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të njohin e zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin, të mos i nënshtrohen urdhërit obsesiv të partisë në pushtet, të mos i japin certifikatën e fitimtarit të përkohshëm... atyre që me «Çështjen Nano» kanë nënshkruar humbjen e tyre. Kush mohon padrejtësisht lirinë e të tjerëve ka mohuar përfundimisht lirinë e vetes. Kërkojmë që drejtësia të mbrojë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Kush shkel ligjin sot do të përgjigjet nesër para tij. Kjo është një aksiomë e vërtetuar nga historia. PSSH u drejtohet anëtarëve dhe simpatizantëve të vet që si kurdoherë të jenë të kulturuar, por të vendosur, të matur, por luftëtarë për demokracinë, të pjekur por të papërgjunjur ndaj diktatit, zbatues të ligjit dhe denoncues të antiligjit. Ne u bëjmë thirrje gjithë forcave të tjera demokratike të vendit edhe në radhët e PD-së, që në shembullin e 23 deputetëve të katër grupeve parlamentare (PSSH, PSD, AD, PDNJ) të qindra mijëra njerëzve që kanë nënshkruar peticionin, në përgjigje të institucioneve më të larta demokratike të Europës të bashkojnë zërin e tyre të protestës për t’i thënë jo veprimit antidemokratik dhe të paligjshëm të pushtetareve ndaj «Çështjes Nano» që gjer më sot është mbajtur me shkelje brutale të ligjeve. Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i PS shpall 4 Marsin «Ditë e protestës» së përgjithshme për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave të njeriut, në të cilën do të zhvillohen mitingje, tubime, mbledhje, peticione e protesta drejt institucioneve të vendit dhe të Europës. Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i PSSH, i drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të saj, trupit gjykues dhe kryetarit të tij, që «Çështja Nano» t’i kthehet organit të Prokurorisë, i cili pas realizimit të hetimeve të plota, të gjithanshme e objektive, në përputhje me ligjin të vendosë nëse se ajo do të dërgohet ose jo në gjyq duke hequr paraprakisht masën e arrestit ndaj deputetit Fatos Nano. Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i PS.
që të la demokraci rënda të kodit të procedurës penale dhe të drejtave të lirisë të njeriut tregojnë se nuk kërkohet të gjykohet të realizojë farsa e pushtetit të sotëm, ajo farsë që po e mbështet qeverisjen e saj mbi korrupsionin, mbi terrorin psikologjik për hapjen e dosjeve, mbi taktiken e paralizës së opozitës, mbi kërcënimin dhe mashtrimin propagandistik brenda dhe jashtë vendit.
Mbështetja ndaj «Çështjes Nano» është parimore, është mbështetje e mendimit demokratik ndaj antidemokracisë, është mbështetje e lirisë për mendimin alternativ, është mbështetje e ligjit ndaj antiligjit, është mbështetje e shtetit juridik ndaj shtetit që kërkon të imponojë hakmarrjen politike me psikologji bajraktare, është mbështetje ndaj institucioneve demokratike europiane, është mbështetje për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, është mbështetje për paqen sociale ndaj përçarjes që kërkohet të imponohet.
«Çështja Nano» është tërësisht e paragjykuar. Shkeljet e rënda që lidhen me mënyrën e arrestimit, që prekin hetimin, ndërrimin e akuzave dhe tani së fundi caktimi i datës së gjyqit pa njohjen e dosjes nga i pandehuri dhe avokatët tregojnë lakuriqësinë e skenarit të dështuar të regjimit të Berishës.
Sinkroni midis institucionit të Presidentit, mazhorancës së parlamentit, qeverisë, organeve të drejtësisë, Partisë Demokratike dhe zëdhënësve të tyre, RD e Radiotelevizionit, për inskenimin e turpshëm ndaj «Çështjes Nano», tani janë tepër evidente dhe të dokumentuara.
Mjafton të kujtojmë se Berisha në rolin e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke miratuar shkeljet e Kodit të Procedurës Penale, kundërtuar shkeljet e presidentit Berisha për gjuq të shton propagandën e parlamentit dhe nuk e njeh hapur, Arbënor i fshë parlamentit Europian, Asambletë Parlamentare të Unionit Ndërparlamentar panë «Çështjen Nano», Broj në konferencë shtypi ush—
... tet i ve— instituti kushtetues që jep Drej— tesinë dhe për të marrë të njohjen kërkesave e të kushteve ligjore të mbrojtjes, që janë bërë të njohura zyrtarisht e publikisht, duke nisur që nga njohja ime me materialet e dosjes hetimore, etj., që arbitrarisht nuk janë përfillur nga prokuroria.
Duke marrë në konsideratë të gjitha rrethanat e qëndrimit publik e jopublik, që kanë paraprirë e shoqëruar burgosjen time si shoqërie kulturore të persekutimit shtetëror kundër meje dhe të trysnisë politike të ushtruar nga drejtues të partisë në pushtet mbi organet e drejtësisë për këtë qëllim;
Duke rikthyer të gjitha shkeljet kushtetuese e procedurale ligjore, si shprehje të paragjykimit sistematik të çështjes në dëm të së vërtetës nga grupi hetimor, prokurori i Tiranës, prokurori i Përgjithshëm dhe nga ato gjykata, që me urdhër, nuk u kanë mbyllur rrugën veprimeve të paligjshme deri në këtë fazë;
Duke përsëritur denoncimin zyrtar
DEKLARATË E KRYETARIT TË PSSH DHE DEPUTET I KUVENDIT POPULLOR FATOS NANO
5 Mars 1994 është dita e caktuar nga Kryetari i Gjykatës së Tiranës për fillimin e shqyrtimit gjyqësor të «Çështjes Nano». Në ditën e 218-të të burgosjes time të paligjshme, pas më se 5200 orë izolimi të rreptë për motive të qarta politike, deklaroj se do të paraqitem në këtë institucion, i shoqëruar nga avokati e mbrojtjes, z. Përrim Sanxhaku dhe z. Agim Tirana, për të shprehur publikisht, si kryetar i PSSH dhe deputet i Kuvendit Popullor nën akuzë, vlerësimin tim për Gjykatën, si i vetmi institut kushtetues që jep Drejtësinë dhe për të marrë të njëjtin konfirmim respektimi të ligjit nga trupi gjykues. Kujtoj se, ky i fundit, është i detyruar nga ligji të shprehet, qysh në fillim, qëndrimin ligjor e të paanshëm për plotësimin e kërkesave e të kushteve ligjore të mbrojtjes, të publik të arbitraritetit shtetëror dhe të dhunimit të të drejtave të mia në të njohurat e deputetit, të njohura edhe nga organizmat e specializuara ndërkombëtare, por jo nga organe homolage të kontrolluara nga pushteti në Shqipëri. Duke mos e identifikuar Drejtësinë me emra të përcaktuar, apo individë të njohur për nënshtrimin e tyre jokushtetues ndaj autoriteteve politike e shtetërore që vazhdojnë të dhunojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor në Shqipëri: Unë, Fatos Nano, deklaroj se, paraqitja ime më dt. 5.3.1994, para trupit gjykues të kryesuar nga, z. Agim Bendo, Kryetar i Gjykatës së Tiranës, dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është e domosdoshme si shprehje e pavarësisë së saj përballë rrethanave dhe dimensionit politik që ka marrë «Çështja Nano» brenda dhe jashtë vendit. Vetëm mbi këtë bazë do të mund të ndërpriten spekulimet e derisotme të akuzës, me pasoja më të gjera se cenimi i të drejtave dhe interesave të mia dhe do të bëhet e mundur që gatishoji përfundimisht se; Gjithashtu, theksoj, se përmushja paraprake e kërkesave dhe kushteve ligjore për mbrojtjen time nga Gjykata, se; Si bari, akuza nuk qëndron sepse është ndërtuar me koncepte etatiste-komuniste nga Shërbimi i Kontrollit të Shtetit dhe është mbështetur nga prokuroria në Kushtetutën dhe kodet staliniste të viteve 70-të. Së dyti, qeveria e kryesuar prej meje në periudhën 22.2.1991-4.6.1991 ka vepruar me koncepte bashkëkohore për të ndërtuar dhe jo për të shkatërruar marrëdhënie korrekte partneriteti me Italinë mike, me Komunitetin Europian dhe me Perëndimin në tërësi, ndihma dhe mbështetja e të cilëve ka qenë dhe mbetet jetike për tranzicionin tonë demokratik. Mbështetur në parashtrimin e mësipërm, marrëdhëniet e mia me trupin gjykues do të jenë korrekte të mbështetura në ligj dhe qëndrimi im parimor ndaj tij do të kushtëzohet nga përgjigja që ai do tu japë kërkesave të mësipërme dhe pretendimeve ligjore të avokatëve të mi, duke shfaqur realisht mosveprimin e tij në tërësinë e asaj autoriteti jashtëgjyqësor. FATOS NANO Kryetar i PSSH, deputet i Kuvendit Popullor Burgu i Tiranës qelia 47 1.3.94
NË SHQIPËRI NUK PO KONSOLIDOHET DEMOKRACIA POR PRAKTIKAT E REGJIMIT TOTALITAR
Sot mbushen plot 7 muaj nga—
b—osja e Kryetarit të PS, shokut Fatos Nano. Kanë qenë 7 muaj të një lufte të ashpër politike në burg, jashtë burgut dhe jashtë Shqipërisë.
Kush e fitoi këtë betejë?
1. Goditj e PS, që ajo të tronditet, të tulatet dhe mbase edhe të përqa— e të izolohet në arenën ndërkombëtare.
2. Eleminimi politik i Fatos Nanos nëpërmjet një procesi juridik të ruajtur me shpifje, mashtrim dhe zhurmë propagandistike dhe të—
(Vijon në faqen 3)
BURG PËR FJALËN E LIRË
– Dënohet me një vit e gjashtë muaj, zv. kryeredaktori i «Koha Jonë» Martin Leka –
– Prokurori... (Jo tamam ai) i vuri zjarrin turres së druve ku për dy ditë me radhë u vendos «shtypi i lirë».
– Mbrojtja i akuzës së shtetit konsideroi faktor Francjan e Lekën dhe dëshirë të dëshpërohet faj me 6 muaj burg për Francjan dhe një vit për Lekën.
– «Pretendë qesharake» – tha Martin Leka pas pretendës së prokurorit.
Rreth orës 11.10 minuta të ditës së dielë për të tretën herë makina e burgut gjenden përpara gjykatës ... Për pak çaste, Francaj e Leka ... karikaturës ... në ... Është radha e mbrojtjes të akuzës ... Njëra e prokurorit Adrian Leka i ... dhe kjo del qartë ... shkruajtur sekret, ... Ky Martin Leka ... (Vijon në faqen 4)
Regjimi i Berishës është ai që nuk ka informuar saktë parlamentin Europian për çështjen Nano
– Fatos Nano është burgosur, se është kryetar i Partisë Socialiste.
– Regjimi i Berishës nuk ka arritur të realizojë një proces gjyqësor për të shqiptuar një certifikatë fajësie.
Duke qarë, se sipas një skeme të parapërgatitur me kujdes Tre-Nano Berisha-Arbnori-Brozi plus dhe deputetët e partisë Serre-Selami, përbëjnë atë që Rezoluta e Parla—
mentit Europian e etiketoi «Regjimi i Berishës», për përgjigjen e detyruar Europës.
Të gjitha përpjekjet informuese-v— bume publike, vetëm pas botimeve të forta u— europiane, etiketimi me sukses, që i është dhënë regjimit të sotëm të madh, që është krijuar për vendos—
(Vijon në faqen 3)
Lajmërim
Sot ditën e martë, më datën 1 mars 1994, në orën 17.00 në Pallatin e Sportit «Asllan Rusi» («Partizani») në Tiranë do të zhvillohet një takim për zbërthimin e detyrave të Konferencës II Kombëtare të PSSH.
Në këtë takim do të marrin pjesë deputetët e Kuvendit Popullor të shiktarët të Bashkisë të kryeqytetit anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste.
Komiteti Drejtues i PS të Qytetit të Tiranës.