13/03/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 mars 1994

VETË DËSHMITARËT E AKUZËS RRËZOJNË AKUZËN

Përse vazhdon të jetë i akuzuar Fatos Nano? - Gavrosh Pogaçe konfirmon rregullsinë e procedurave dhe imponimin e plotë të organizmave shtetërore për ndihmat. - Reiz Malile: Levante Co është caktuar për ndihmat në kohën kur Fatos Nano nuk ishte kryeministër me porosi të presidentit Ramiz Alia. - Gjyk[i?] vazhdon nën ulurimën e avionëve luftarak që fluturan ulët mbi Tiranë Seanca e ditës së djeshme të gjyqit për ndihmat italiane vazhdoi me pyetjen e nënte dëshmitarëve të tjerë. E reja e kësaj dite të gjyqit ishte se pikërisht në orën nëntë kur ishte ora e fillimit të tij mbi sallë fluturuan ulët duke u uluritur avionë dhe helikopterë ushtarakë. Ende nuk di[het?] ...cialiste Fatos Nano në një nga ndërhyrjet e tij në gjyq tha: «Marr guximin të konstatoj se drejtimi i seancës nga ana juaj është shprehje e forcës në nivelin e forcës së avionëve të vjetër rusë dhe kinëzë të zotit Zhulali që në mëngjes bënin bi[?] mbi gjykatë». ... shpjegoi ai, se caktimi i Levante Co, «Pelikan» apo ndonjë firmë tjetër për trajtimin e ndihmave të emergjencës, është çështje koncepti. Ata e mendonin kështu, ne e mend[onim] ndryshe. Pra çështje koncepti dhe politike, për të cilat populli na i [votat?]. Unë besoj, tha Pashko, se ky nuk është një gjyq politik, ndryshe... Muhamet Kapllani nuk mban mend ... vazhdoi me pyetjen e nëntë fillimit të tij mbi sallë fluturuam ulët duke uturirë avionë dhe helikopterë ushtarakë. Ende nuk dihet mirë qëllimi i këtij demonstrimi të paparë ndonjëherë në Shqipëri. Por është e qartë se për të “siguruar” gjyqin ndaj Fatos Nanos nuk mjaftoi vetëm makina policore e blinduar në tokë, por u desh të viheshin në përdorim edhe flota ushtarake ajrore. Lidhur me këtë demonstrim, forca nga ajri kryetari i Partisë Socialiste që në mëngjes bënin pikëadë mbi gjykatë». Megjithatë, kjo zhurmë avionësh, nuk pengoi që dëshmitë e nëntë dëshmitarëve që të hidhnin poshtë me argumente akuza ndaj kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano. Vlen të theksohet se shumë nga këta dëshmitarë deri ditën e djeshme përdoreshin nga akuza për të vërtetuar gjoja fajësinë e zotit Nano.

Nënkryetari i PS, Luan Hajdaraga, takohet me ambasadorin Rayerson

Paradje mbasdite ambasadori i Shte-T të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zoti William Rayerson priti në selinë e ambasadës dhe zhvilloi një bisedë të hapur me nënkryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Luan Hajdaraga dhe Sekretarin organizativ të saj, Bashkim Zeneli, deputetë të Kuvendit Popullor. Zoti Hajdaraga e informoi zotin Rayerson për pikëpamjet e PS të Shqipërisë për mjaft probleme aktuale politike në vend dhe për situatën në rajon veçanërisht në Kosovë. Në si forcë politike opozitare kemi mirëpritur dhe do të luftojmë në mënyrë konstruktive e me mjete ligjore për të vendosur institucione demokratike në vend të vërtetë në Shqipëri, atë demokraci për të cilën populli ynë luftoi prej 3 vjet më parë. Natyrisht arrijtjet në periudhën e tranzicionit janë evidente në mjaft fusha e që nuk i mohon njeri. Njohim dhe vështirësitë e pashmangshme të kësaj periudhe, por krahasimet nuk duhet të bëhen me të kaluarën. Krahasimet duhet të bëhen me standardet e përparuara Evropiane. E kaluara nuk kthehet në ... Për të nuk aspiron asnjë shqiptar e jo më forc[a?] politike. Por ne, vazhdoi Luan Hajdaraga, na shqetësojnë në mënyrë të veçantë disa forma artificiale të situatës politike na shqetëson mungesa e tolerancës nga Partia në pushtet. E kemi theksuar dhe e përsërisim se Shqipëria ka nevojë për mirëkuptim midis forcave politike, ka nevojë për dialog, ka nevojë për frymë bashkëpunimi dhe mesazhe solidariteti mes shqiptarësh. Por kësaj kërkese tonën të përsëritur nuk po i përgjigjen ato që kërkojnë të drejtojnë pushtetin. Ky është një koncept primitiv për shoqërinë [e?] sotme. Ja kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme Presidentit të ndërmarrë iniciativa për ta vënë në rrumbullakët, por ka hezituar. Më e keqja është se çdo propozim i ynë si opozitë, çdo objek[sion?], në njëherë nga liderët të PD-së etiketohen si destruktivë etj. Monopolin për ndërtimin e një shoqërie demokratike nuk mund ta ketë dhe as që mund të realizojë një forcë e vetme politike që sot ka pushtetin. Duke vepruar si deri më sot, po veprohet në praktikë me të njëjtat mendësi komuniste e totalitare. Partia Socialiste e Shqipërisë, tha në vazhdim Luan Hajdaraga, e ka shprehur qartë qëndrimin e saj evropian. Ne jemi në Evropë, na takon Evropa dhe duhet të meritojmë integrimin e natyrshëm në Evropën e qytetëruar. Janë spekulative akuzat tashmë të dështuara e bajate që na bëhen se gjoja PS nuk është për pranimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Ne duhet ta meritojmë anëtarësimin tonë me kërkesat dhe standartet që ka Evropa. Kjo do të thotë integrim të gjithëve. Por kjo nuk do të thotë se qëndrimi ynë është vetëm Evropa. Ne kemi vlerësuar dhe vlerësojmë shumë marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vend i njohur i progresit dhe demokracisë. Spekullimet e ndryshme që bëhen ndaj nesh në këtë aspekt janë demode, janë shtërpë, nuk kanë asnjë bazë. Ne çmojmë ndihmën dhe asistencën në fusha të ndryshme që SHBA i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë dhe do të dëshironim që ajo të ishte edhe më e madhe. Shqiptarët sot janë të bindur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke njohur dhe vlerësuar realisht e me një vëzhgim të qartë situatën në Shqipëri, mbështesin ecurinë e proceseve demokratike dhe jo njërën apo tjetrën. (Vijon në faqen 2)

Mjaft më me pranga, me leva dhe hekura

Konferencë shtypi e gazetarëve Profesionistë Ngjarjet e kohëve të fundit e sidomos intensifikimi i dhunës së rrugës dhe i presionit shtetëror mbi shtypin e pavarur shqiptar si dhe atë opozitar, ishin tema mbi të cilin u zhvillua konferenca e djeshme për shtyp e gazetarëve profesionistë të Shqipërisë dhënë në sallën e konferencave të shtypit të Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Në fillim të Konferencës u lexua deklarata e gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë tekstin e të cilës po e botojmë në numrin e sotëm. Pastaj e mori fjalën Kryetari i Shoqatës Publicisti Preç Zogaj. Në fjalën e tij ai theksoi se kohët e fundit është intensifikuar dukshëm presioni shtetëror mbi shtypin e pavarur dhe opozitar. Si shembull për këtë, më i drejtpërdrejtë dhe më flagranti ishte arrestimi, paraburgimi dhe dënimi i gazetarëve të gazetës “Koha Jonë”, Martin Leka dhe Aleksandër Frangaj. Më poshtë ai u ndal gjerësisht në shembujt ligjorë të organit të prokurorisë të cilat e kishin kryer këtë arrestim, pa kallëzim, jashtë çdo ligji dhe vetëm me firmën e prokurorit Arben Qeleshi. Më poshtë zoti Zogaj foli për masat që kishin ndërmarrë të merret Shoq’a e Gazetarëve Profesionistë për të mbrojtur anëtarët e saj, për të mbrojtur shtypin e lirë në Shqipëri. Shtypit shqiptar theksoi ai tashmë nuk mund t’ia mbyllësh dot gojën. Mund të mbyllësh një gazetë, por shtypin në përgjithësi nuk ia mbyll dot. Më pas gazetarët e pranishëm bënë pyetje dhe anëtarët e Kryesisë së Gazetarëve Profesionistë dhanë përgjigjet përkatëse. Korresp. i «Zërit të popullit»

Pashko: unë mendoj se ky nuk është gjyq politik. Ndryshe...

Për le të tua lëmë vendin vetë fjalëve të dëshmitarëve. I pari u paraqit si dëshmitar ish zëvendëskryeministri i Qeverisë së Stabilitetit Gramoz Pashko. Fillimisht ai shprehu habinë se përse ishte thirrur si dëshmitar në këtë çështje, pasi siç tha, vetë nuk është jam pyetur për ndihmat e periudhës qershor 1991 – dhjetor 1991 dhe jo për ato që përmban akuza. Më poshtë ai sqaroi procedurat e ndjekura për lëvrimin e ndihmës italiane në kohën kur ai ka qenë zëvendëskryeministër përmes operacionit “Pelikan”. Në përgjigje të pyetjes së prokurorit Qeleshi ai shpjegoi se me cilësinë e zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave më datën 2.9.1991 i ka dërguar një letër ambasadorit italian në Tiranë Torkueto Kardini, për të nxitur qeverinë italiane për ardhjen e ndihmave në Shqipëri. “Statusi im si zëvendëskryeministër më lejonte që në formë kortezie, tha Pashko, të kërkoja nxjerrjen e qeverisë italiane dhe të urdhëroja ose të merrja vendime sepse edhe sot mungon ligji organik për detyrat dhe kompetencat e anëtarëve të qeverisë, dhe aq më tepër të zëvendëskryeministrit dhe të kryeministrit. Më poshtë zoti Pashko theksoi se Levante Kompani ishte caktuar nga qeveritë e mëparshme. Unë, mendoj, se gjyqi i Nanos, …“

Muhamet Kapllani nuk mban mend që ka qenë ministër i Jashtëm

Dëshmitari Muhamet Kapllani, ish zëvendësministër dhe më vonë ministër i punëve të jashtme, Në fillim të dëshmisë së tij ai tha se nuk ishte marrë me ndihmat italiane dhe nuk dinte asgjë për to. Momente politike që ka kaluar vendi në janar shkurt 1991 diktonin nevojën e angazhimit për marrjen e ndihmave nga Italia, Greqia etj, tha Kapllani. Për këtë periudhë intensive përkoi me përpjekjet e mia për në Amerikë, kështu që unë jam shkëputur nga angazhimi me ndihmat. Edhe pse kam takuar Xhanj De Mikelisin disa herë, Andreotin, Skotin e personalitete të tjera të larta politike të Italisë, asnjëherë nuk kam trajtuar me ta si ndihmat e emergjencës, ashtu edhe ato të investimeve. Asgjë nuk kam biseduar edhe për Levante KO. Në këtë çast prokurorët ndërhyjnë dhe kërkuan sqarime më të plota për ato ç’ka kishte pohuar në hetuesi. Edhe pas kësaj ndërhyrjeje Muhamet Kapllani tha se unë me ndihmat vetëm si nocion të përgjithshëm jam marrë. Ndërsa me problem konkretë të tyre as unë dhe as dikasteri që unë mbuloja, nuk kemi marrë. Kapllani gjithashtu mohoi të ketë marrë porosi për vazhdimësinë e punës me ndihmat në çastin që mori detyrën e ministrit të jashtëm nga Reiz Malile. Kjo u bë shkak për shkëmbim replikash midis të pandehurit Sokrat Plaka dhe Muhamet Kapllanit. Sokrat Plaka me fakte e vuri para përgjegjësisë ish kolegun e tij Kapllani lidhur me problemet e ndihmave. Ja disa nga replikat e këmbëra midis dy ish-diplomatëve: Sokrat Plaka: Problemi i ndihmave ka qenë problem qeveritar. Si jeni njohur ju si anëtar i qeverisë dhe çfarë pune konkrete keni bërë me qeverinë italiane për realizimin e tyre? Muhamet Kapllani: Nuk jam njohur dhe nuk jam marrë me to. Sokrat Plaka: Më 27 dhe 28 shkurt (1991) me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale çfarë është biseduar për këtë çështje? Muhamet Kapllani: Asgjë. Sokrat Plaka: Më 6 mars 1991 vjen në Tiranë për ndihmat Flamino Pikoli. Çfarë është biseduar konkretisht pas takimit që keni bërë? (Vijon në faqen 5)

Demokracia s’është dënuar të mos ketë të ardhme në Shqipëri

Intervistë e Dr. Servet Pëllumbi, zëvendëskryetar i PSSH dhënë redaktorit tonë Situata politike e vendit gjatë ditëve të fundit është acaruar së tepërmi. Partia Socialiste ka shprehur vlerësimin e saj lidhur kësaj situate. Megjithatë do të dëshironim edhe mendimin tuaj rreth asaj që ndodh ditët e fundit në Shqipëri. Nuk ka më keq se sa gjendja e një force politike e cila kur gjendet në këto situata që i duhet për të sunduar, të mos përpiqet të gjejë rrugë reale në dialogun e saj politik. E dimë që kanë përfunduar zgjedhjet lokale dhe kemi bërë vlerësimet tona, e shohim situatën politike të acaruar, mendojmë se tensioni politik tani është i lartë… [pjesërisht e palexueshme] Gjykat ndal kryetarit të Partisë Socialiste [pjesërisht e palexueshme]. Ngjarjet e ditëve të fundit PD përpiqet t’i shfrytëzojë për llogari të vet, duke folur për “ushtrimin e socializmit” dhe “distancimin e socialistëve të ndershëm” nga “udhëheqja ekstremiste” etj. Si do t’i përgjigjeshit ju kësaj propagande? Shkurt, një propagandë e tillë, do t’i përgjigjesha: pajisëm edhe “distancimin” e “distancimin” të tilla edhe në të ardhmen! Vilet të në liderët e PS-së i drejtohen popullit këto kohë e fundit jo nga qytetet e mëdha, të cilat duke i quajtur monopole të tyre, po nga periferitë, veçanërisht nga fshatrat. Si e shpjegoni këtë strategji të liderëve të PD në një periudhë… Shtella forcë politike duhet të jetë e lirë të drejtohet njerëzve kudo që ata ndodhen: në qytetet e mëdha, në mesme e të vegjël, apo në fshatra e të thella malore. Ku ta shohë vetë të arsyeshme. Pra nuk do t’i quaja “arritje” skenat, që po shohim në kronikat televizive. S’është shumë e gabuar as që liderët e partisë në pushtet, përforcohen me 4-5 ministra për t’u treguar njerëzve në zonat e thella se janë ata që kanë ende pushtetin. Veç kësaj, në se u’a mbushën mendjen para disa ditësh (në se u’a mbushën sigurisht) punonjësve të Shqipërisë është në vendin e parë në Evropë për rritjen e prodhimit të nivelit të mirëqenies, kur nga 8000 familje 4800 trajtohen me ndihmë minimale ekonomike, ndërsa rreth 6000 vetë janë të papunë dhe asistencial… Në konferencën e fundit për shtyp ju nuk ishit përballë gazetarëve, por në mes tyre. Kjo u komentua (Vijon në faqen 2)

“Zëri i Popullit, u uron gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar festën e BAJRAMIT