«UNË KAM PRERË MARRËDHËNIET ME TRUPIN GJYKUES TË RREGJI-MIT TË BERISHËS, POR JO ME LULET...»
– Intervistë e Kryetarit të Partisë Socialiste dhe deputetit të Kuvendit Popullor FATOS NANO, dhënë në sallën e gjyqit zëvendëskryeredak-torit të gazetës Luan M. Rama –
– «PRANGAT E MIA NUK JANË MË TË RENDA NGA DEKORATA E ARSIDIT QË MBAN NË QAFË PRESIDENTI BERISHA...»
«Lulja me të cilën më kanë parë në ekran, është përshëndetja ime»
«Zëri i Popullit»: Që prej 30 korrikut të vitit 1993 mbani në duar prangat e shtetit demokratik. A ju duken të renda?
Fatos Nano: Nuk besoj se janë më të rënda nga dekorata e Arsistit që mban në qafë Presidenti Berisha...
«Zëri i Popullit»: Në kuptimin?
Fatos Nano: Në kuptimin se unë jam shumë i qetë dhe fle si qengj në qelinë e Burgut të Tiranës, ndërsa mbajtësi i dekoratës së Arsistit vazhdon të bërtasë nëpër zyrë dhe në shtëpi duke thënë: «Si t’ia bëjmë? Evropa nuk lëshon pe!...»
«Zëri i Popullit»: Shumë teleshikuesve ju ka bërë përshtypje që në një prej seancave ju mbani një lule në duar. Është thjesht një rastësi apo ka një domethënie më të madhe, lulja pranë prangave në të njëjtën ditë?
Fatos Nano: Unë kam prerë marrëdhëniet me trupin gjykues të regjimit të Berishës, jo me lulet.
«Zëri i Popullit»: E keni konkretisht vetëm për lulet, apo thënia juaj është metaforike?
Fatos Nano: Lulja konkretë që kish ka nd-ur ka edhe një simbolikë të veçantë, sepse k-... (Në një nga pushimet midis seancave të datës 13 mars, Kryetari i trupit gjykues zoti Agim Bendo më lejoj të takohem me kryetarin e PS-së dhe deputetin e Kuvendit Popullor Fatos Nano, të cilit i mora edhe intervistën që po botojmë. Ndërsa policët e shërbimit boshatisnin sallën nga të ftuarit, njëri prej tyre afron prangat për t’i lidhur duart Fatos Nanos, veprim që nuk e kreu deri në përfundim të intervistës).
hetuesi dhe shtatë ditë në gjyq. (Intervista është marrë në ditën e shtatë të gjyqit). Si e ndjeni veten?
Fatos Nano: Shtatë muaj dhe shtatë ditë më rri.
«Zëri i Popullit»: Do të vijë një ditë që gjyqi do të mbarojë. Si e mendon fundin e tij?
Fatos Nano: Unë i jam përgjigjur edhe herë të tjera kësaj pyetjeje. Meqë më duken mundësinë, përfitoj nga kjo të përgëzoj profesor Se-vetin, sepse edhe ai e ka interpretuar shumë mirë qëndrimin dhe pozicionin tim. Unë jam fund vetë epoka e gjyqeve...
«Zëri i Popullit»: Kur mendoni se do të marrë fund epoka e gjyqeve, kur të dilni u nga burgu?
Fatos Nano: Unë do të dëshiroja që ata që më futën padrejtësisht në burg, të vinin për të më dhënë dorën, për të më nxjerrë dhe për t’i dhënë fund epokës së gjyqeve.
«Zëri i Popullit»: A mendoni se janë kaq qytetarë sa ta bëjnë një gjë të tillë?
Fatos Nano: Shqipëria u hap. Besoj se edhe në skut at më të thella të terrenit tonë të thyer duhet të ketë vajtur qytetërimi.
«Zëri i Popullit»: Kur thoni «Shqipëria u hap», këni parasysh edhe Presidentin?
Fatos Nano: Presidentën unë e lash shumë të fyllur. Më thanë që më 30 korrik u mbyll edhe më shumë.
«Zëri i Popullit»: I keni dhënë disa herë shanse zotit Berisha që ai të reflektojë në qëndrimet e tij. A do të vazhdoni t’i jepni shanse të tjera?
Fatos Nano: Kjo nuk është një sfidë personale. Në qoftë se zoti Berisha e ka kuptuar kështu, gjë që unë nuk e besoj, atëherë po i them se unë le lëshoj rrugë. Domethënë, këtë
Takim në selinë e Partisë Socialiste të Shqipërisë
Dje zëvendëskryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Dr. Servet Pëllumbi dhe Sekretari për marrëdhënie me jashtë i PS, Bashkim Zeneli pritën në Selinë e Partisë me kërcësën e tij, ambasadorin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në Tiranë, zotin Nicola Teodorovski.
Në këtë takim ambasadori Teodorovski informoi për situatën aktuale politike, ekonomike dhe sociale në vendin e tij dhe shprehu vullnetin e mirë për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, ku Partia Socialiste e Shqipërisë ka një rol të ndjeshëm e konstruktiv.
Nga ana e tij, Dr Servet Pëllumbi foli për problemet e tensionuara politike me të cilat po ndeshet Shqipëria në këtë periudhë e që më shumë janë të nxitura artificialisht. Ai shprehu qëndrimin e njohur e konsekuent të PS-së për procesin politik ndaj Kryetarit të PS-së e deputetit të Kuvendit Popullor Fatos Nano, në të cilin politikisht, moralisht por edhe juridikisht e ka të fituar gjyqin që po zhvillohet ndaj tij. Dr. Pëllumbi foli gjithashtu edhe për nevojën e fqinjësisë së mirë midis të dy vendeve e që do të mund të arrihet më mirë, në rast se respektohet më mirë të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, në radhë të parë të drejtën e tyre si element shtetformues.
Në takim u fol edhe për nevojën e zgjidhjes me dialog e mirëkuptim të problemeve të rajonit.
Zyra e Shtypit dhe informacionit të Partisë Socialiste
Vetrosje - pretendë e rëndë ndaj drejtësisë, qeverisë, parlamentit, presidentit
Shkodra e mbbytur në mort
– Ishte paralajmëruar me anë të një letre drejtuar Presidentit.
– A përbën heshtja për një krim politik?
– Ishte paralajmëruar me anë të një letre drejtuar Presidentit. – A përbën heshtja për një krim politik? «Var vetën Mëhill Çekini, vëllai i Gjovalin Çekinit» - është lajmi që përcjell nga Shkodra, «Koha Jonë» në numrin e saj të djeshëm. Drama e filluar plot dy muaj më parë nëndshkroi aktin e dytë të saj. Mëhill Çekini 38 vjeç vari veten dhe përfundimisht u bë pronë e tokës Shkodra më 4 Mars, mbase rastësisht, mbase qëllimisht zgjodhi datën 14, por kësaj radhe me një hop në kohë prej 2 muajsh nga vrasja tragjike e njëkohësisht politike e vëllait të tij Gjovalin Çekini. 26-vjeçari Çekini i vrarë publikisht madje dhe në sy të forcave të rendit, detyroi parlamentin shqiptar të mbante një minutë heshtje të nderim të tij duke e detyruar atë në nëshkruajë siglën e një krimi politik. Por megjithatë shkëputja, e besdishme për një minutë nga kaparriga e deputetëve shqiptarë e pa krisjimi i një komisioni parlamentar për të hetuar rreth kësaj çështje dukej se qe vetëm fasada e diçkaje. Pas fasadës, dikaçka - heshtje duket se po përgatitej një tjetër ll-... Gjithçka duket se u paralajmëruar me 10 Mars, ditë kur familja, Çekini ju drejtua me fjalët «Gjaku i Gjovalin Çekinit nuk do të bëhet ujë» presidentit të Republikës zotit Sali Berisha. «Askush që ka dy parend e burrëri nuk mund ta shtrembërojë të vërtetën për figurën dhe vrasjen tragjike të vëllait tonë; me përjashtim të kriminelëve që organizuan këtë krim dhe tani po duan ta fshehin me lloj-lloj mënyrash duke kujtuar se mund të bëhet pazar e të mbulohen poshtërsitë e tyre me gjakun e pastër të vëllait tonë» - shkruajnë familjarët Çekini por... vazhdon heshtja «Çdo ditë po shohim me sy se organet kompetente të rendit e drejtësisë bashkë me disa pushtetarë po mundohen ta bëjnë ujë gjakun e Gjovalin Çekinit, duke marrë anën e kriminelëve» - vazhdojnë (Vijon në faqen 4)
Dhuna ndaj deputetit është paraqitje e dhunë
37 milionë dollarë tatime nga fshati
Me disa nga argumentat e deputetëve Socialiste do t’u njohim në numrin e nesërm
Në kuadrin e përpjekjeve për të mbushur me çdo kusht buxhetin e shtetit, qeveria paraqiti në parlament projektligjin «Për tatimin mbi pasurinë në Republikën e Shqipërisë».
Projektligji kishte 5 kapituj (35 n.), dhe konkretisht, dispozita të përgjithshme, tatimi mbi tokën bujqësore mbi bagëtinë, mbi ndërtesat, mbi trojet e pazëna dhe sanksionet për ata që shkelin këtë ligj.
Pra siç shikohet, shqiptarët ngarkohen me tatime të reja. Nga tatimi mbi tokën për këtë vit fshatarët, do të paguajnë 2.8 miliardë lekë të reja. Nga tatimi për bagëtitë në bujqësi do të futen sipas projektligjit 900 milionë lekë të reja për vitin 1994. Kështu sipas tij fshatarët do të paguajnë një vit për çdo dhi, cjap, dele dash, ftujë, trumzë milore etj. 80 lekë të reja për çdo lopë; për sa ete, nga 300 lekë për çdo mëshqerrë nga 800 lekë. Tatim do të vendoset edhe për shpendët.
Për banesat e veçanta në qytet do të paguhet tatim 6 lekë për metër katror, për banesa në bashkëpronësi; zbritet 2 lekë kurse në fshat 2 lekë për metër katror. Për ndërtesat e tregtisë dhe të shërbimeve tatimi do të jetë 100 lekë për metër katror, kurse për ato ndërtesa ku kryhet veprimtari prodhuese 50 lekë (Gjithmonë lekë të reja).
«Me vendosjen e këtyre tatimeve fshatarësia do të derdhë për çdo vit në ark(at) e qeverisë Meksi 37 milionë dollarë. Çdo fshatari do t’i bjerë të paguajë mesatarisht 19 dollarë në vit. Me tatimet që do të marrë nga fshati për një jetë, qeveria e Mjafton të paguajë rrogat dhe të gjithë shpenzimet e tjera të presidencës, Kuvendit Popullor dhe të Kryeministrisë për 20 vjet». Këto ishin disa shifra që dha në diskutimin e tij Namik Dokle, kryetar i grupit socialist.
Në mbrojtje të projektligjit deputeti Genc Ruli u mundua të argumentonte se vendosja e këtyre tatimeve sidomos në fshat, bëhej që edhe fshati të kontribuojë në buxhet dhe se të ardhurat nga këto tatime do të përdoren në të mirë të vetë fshatit. Ai gjithashtu tha se këto tatime vendosen mbi ato pasuri që aktualisht janë më të mundshme për t’u tatuar duke lënë të kuptohet hapur mundësinë që në të ardhmen këto tatime të pasohen nga të tjera siç është bërë deri tani sa herë që ka pasur probleme buxheti i shtetit.
Ministri i bujqësisë Hasar Halili tha se tatimet në fshat vendosen në bazë të programit të qeverisë dhe premtimit që i bëri PD-ja popullit në fshat se nuk do ta tatonte për 3 vjet dhe këtë 3 vjeçar e llogariti jo nga 22 marsi por nga gushti i vitit 1991. Sipas llogarive të z. Halili del që në fshatarët e tjerë më i pasur se një deputet i Kuvendit Popullor. Gjithashtu po sipas këtyre llogarive atij i dilte se një fshatar mund të paguajë 100 mijë lekë të vjetra.
Deputeti Kalakula u shpreh dhe votoi kundër tatimit mbi tokën sepse sipas tij kjo do të thoshte të njihesh pronësia mbi tokën atyre që nuk iu takon ajo tokë. Ky qëndrim i tij është në përputhje me kërkesën për të fuqizuar ligjin për ndarjen e tokës.
Nga ana tjetër deputetët socialistë u shprehën në parim për vendosjen e tatimeve dhe në fshat sepse kjo është një kërkesë e domosdoshme.
(Vijon në faqen 2)
A mund të japë siguri një parlament që nuk siguron dot deputetin e tij
Dje në drekë në parlament u lexuan dy deklarata nga zotërinjtë Gramoz Pashko dhe Moikom Zeqo. Deputeti Pashko theksoi se po bëhen tre raste brenda këtyre dy muajve që kriminelët kanë goditur rëndë Partinë e Aleancës Demokratike. Ai përmendi vrasjen e Cekinit, goditjen e Gjergj Zefit dhe u përmend që rasti i fundit ku njerëz të panjohur goditën deputetin Teodor Keko. Rasti i Kekos tha ai është një precedent që mund të përsëritet më çdo deputet tjetër. Pashko shprehu indinjatën për indiferentizmin dhe cinizmin e TV në trajtimin e këtij rasti; bile sipas tij qëndrimi i televizionit shprehte kënaqësi për atë që ndodhi deputetit Keko. Gjithashtu Pashko i tërhoqi vëmendjen Kryes-el së Parlamentit nga e cila varet televizioni shqiptar.
Më pas mbajti deklaratën e tij deputeti Moikom Zeqo të cilin po e botojmë të plotë.
Pas këtyre dy deklaratave folën në emër të grupeve deputetët Milo, Minga dhe Dokle. Ata dënuan rastet e dhunës ndaj deputetëve dhe kërkuan nga organet e rendit që të rrisin forcën zbuluese ndaj veprimtar- risë kriminale. Deputeti doku(m)ë këtë si propozimin e Zeqos për krjlli-min e një komisioni por kjo nuk u vendos dhe u la që të diskutohet në një seancë tjetër të kuvendit.
Korresp. i «Zërit të popullit»
Seancat e hetimit gjyqësor na shërbejnë për të njohur dosjen
Pikëpyetjen e dëshmitarëve do ta kërkoj në gjykatën e apelit
Avokati Përparim Sanxhaku deklaron në mbyllje të seancave të pyetjes së dëshmitarëve:
«Meqë kjo fazë e hetimit gjyqësor na shërben për t’u njohur me materialet e dosjes, ne do ta kërkojmë ripyetjen në cilësinë e dëshmitarit. Por meqënëse në gjykatën e parë nuk ka qenë këtu të Kodit i Procedurës Penale nuk na e njeh këtë të drejtë dhe meqë ligji mbi organizimin e drejtësisë dhe meqë neni mbi Kodin e Procedurës Penale dhe ndryshe venodimin e Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Procedurës Civile ne e jep këtë të drejtë për një gjykim të shkallës së dytë, kështu që edhe në gjykimin e shkallës së dytë, kurse në Parlament të mos e zbatojë këtë ligj, deri sa të shfuqizohet kështu në shkallë të dytë.»
Përsëri në rend të ditës: «Politika në plan të parë»
Vëzhgim
Këto ditë deputetëve u është shpërndarë projektligji «Për buxhetin e shtetit për vitin 1994». RTSH-ja i janë akorduar nga shteti për këtë vit 200 milionë lekë të reja nevojat reale të këtij institucioni, të rëndësishëm informativ i vërtetë i këtij lloji në vend janë për 522 milionë. Për të argumentuar nevojat e tyre drejtuesit e këtij institucioni kanë bërë një studim të detajuar, të cilin ua kanë paraqitur Ministrisë së Financave dhe Komisionit Parlamentar të Masmedias. Në këtë studim arrihet në konkluzionin që RTSH-së për të mbijetuar e funksionuar normalisht për këtë vit i duhen gjithsej 522 milionë lekë. Studimi në fjalë propozon alternativa konkrete për zgjidhjen e nevojave urgjente financiare të RTSH-së. Një nga propozimet e paraqitura në studim është edhe ky: «Do të bëhen përpjekje nga ana jonë (RTSH-në ynë) për të sh-tuar transmetimet radiolonike për ndalo(je) e huaja».
Megjithatë, ç’është bërë e njohur për opinionin publik, drejtuesit e RTSH-së, e ndërprenë në mënyrë të njënshme kontratën me radiostacionin e fuqishëm të BBC, duke mos e lejuar atë të transmetojë valë të mesme përmes përcjellësit të vendosur në Lushnjë që u mundësonte shqiptarëve të ndiqnin transmetimet e Radio-Londrës në valët e mesme, që gjenden menjëherë në radiot e zakonshme e zakonshme. Në këtë mënyrë RTSH humb jo pak të ardhura në valutë, pikërisht tani që ia përjeton një krizë alarmante financiare. Shkaku? Thjesht për arsye politike meqenëse BBC nuk është e dëshiruar prej pushtetit zyrtar. Për pasojë një informacion të paanshëm, ai nuk lejohet të transmetojë në valët e mesme përmes përcjellësit të Lushnjës, edhe pse nga ndërprerje kontrate, RTSH humbet jo pak ekonomikisht.
Ky është një nga faktet e pashumertë që dëshmon se ne regjimi i Berishës, qeveris duke u udhëhequr edhe sot e kësaj dite nga mendësi totalitare. Politika në plan të parë është rendi i ditës!
ER ANAMALI
Dhuna ndaj deputetit është parasëgjithash dhunë politike
Deklaratë e deputetit Moikom Zeqo
Zoti Kryetar,
Të nderuar deputetë,
Në mbrojtja e të drejtave themelore dhe lirive të njeriut është sot substanca e patjetërsueshme e demokracisë, mbrojtja ligjore e imunitetit të veçantë të deputetëve është akoma më shumë, një kusht më i domosdoshëm, është një çështje e tre-fishtë; njerëzore, parlamentare dhe shtetërore.
1. Në 27 shkurt të këtij viti unë arrestohem papritur në Ulqin nga milicia e Malit të Zi, në kundërshtim me çdo logjikë, sepse kalimin e kufirit nuk e kam bërë aspak në mënyrë klandestine, por duke u dhënë personave zyrtarë të pikës së Sugobinë(s) pagesën e vizës prej 10 markash, duke u treguar pasaportën, së bashku me qindra të tjerë shqiptarë që kanë kaluar atë ditë në këtë pikë.
(Vijon në faqen 4)