NË «ODEN» E POLITIKËS, KEMISHA E PËRGJAKUR E ÇEKINIT QËNDRON 10 PËR HAKMARRJE, POR PËR DREJTËSI
14 janar 1994, në Shkodër krim. Dhimbje, gjak dhe enigmë. Shpresa e vrarë është e pranishme duke e shtuar edhe më shumë tragjedinë.
Pabesia ka goditur me dorën e saj të fshehtë
14 janar 1994. Shkodra qyteti verior i vendit, ndjeu dorën e pabesisë. është përsëri i pandryshuar. Vrasësi Thika goditi ashtu siç godet gjithmonë fshatarët, egërsisht dhe ndokëta duke paramenduar. Ndërkaq filloi sulmi i deklaratave, hamendjeve e përgjegjësimeve, ndërsa rezultati duket kapet.
Si në nomrat e kanunit të Lekë Dukagjinit për më shumë se tre muaj kemisha e përgjakur e Gjovalin Çekinit qëndron e varur në «odën», e politikës shqiptare. Por kësaj radhe jo për hakmarrje, për t’u paguar me të njëjtin çmim, gjaku. Ajo kërkon një tjetër çmim, kërkon drejtësinë e demokracisë shqiptare. Kërkohet vrasësi. Por që nga dita e vrasjes ai duket se është larg nga sfondi ku kërkohet. Por para të gjithave është mirë të përcaktohet se kush do të kërkojë. Aleanca Demokratike akuzon menjëherë me emra konkretë duke e quajtur atë një krim të paramenduar politik. Parti të ndryshme e quajtën një vrasje politike. Në Parlament mbahet heshtje edhe nga grupi i PD-së, dhe vetëm në mbarim të saj deputeti i PD-së Zhulali kujtohet «për pranimin de facto» të akuzave të bëra nga AD-ja. Ndërsa enigma shtohet vrasësi përsëri nuk gjendet. Pa pritur në skenë futet Shyqyri Çela, i vëllai i të akuzuarit për vrasje i cili kësaj radhe me akuzë direkte sulmon ministrin e rendit Agron Musaraj dhe shefin e SHIK-ut, Fitim Meta. Akuza është e qartë, dhe e hapur. Ministri i Rendit Musaraj akuzohet i implikuar në vrasjen e 14 janarit duke i dhënë asaj tone më të forta politike. Në një konferencë shtypi të shpejtë AD-ja qëndron e pandryshuar në pozicionin e vet. Ndërkaq Ministri i Rendit hesht duke e quajtur të majftueshëm një prononcim të thatë në faqet e RD-së, Qeveria hesht. Presidenti hesht. Akuzohet në një krim politik një anëtar i qeverisë, por asgjë s’ndryshon. Akuzohet një ministër i dalë nga Partia Demokratike, përsëri asgjë. Akuzohet një ministër që mban një karrike dhe një zyrë për të zbatuar ligjin, për të mbrojtur të pafajshmit e për të luftuar kriminelët dhe akuza nuk bën asnjë lloj përshtypje. Nuk i përgjigjem të gjithë deklaratave të dhëna në shtyp. Ky është prononcimi i tij i mëhershëm. Një prononcim që më shumë e shton hijen rreth akuzës së bërë.
Por duket se një dritë jeshile është hapur. Gjovalin Bari i akuzuari si pjesëmarrës në vrasje kapet pas një operacioni të befasishem policor. Por vetëm kaq. Vrasësi përsëri nuk gjendet.
Kërkohet hakmarrje, por drejtësia duhet të veprojë për ta zbuluar enigmën «Çekini». Drejtësia duhet të ketë kurajon për të vënë në bankën e saj, çdo, pavarësisht nga posti apo tesera që mban në xhep. Është bërë një krim, një krim jo i zakonshëm. Një krim që mbart të mbërthyer pas vetes shumë emra. Duke zgjidhur enigmën e dorës që qëlloi do të zgjidhen dhe shumë të tjerë. Këmisha e përgjakur e Çekinit, nuk pret asgjë, veç drejtësisë. Lidhe pse njollat e gjakut, janë vërdërur dhe këtë se fal kanuni le të shpresojmë se do të zgjidhet jo me gjak.
Mbledhje e jashtëzakonshme e Komitetit Drejtues të Konfederatës së Sindikatës të Shqipërisë
Sot më datën 19 prill 1994 nën drejtimin e Kryetarit të Konfederatës së sindikatave të Shqipërisë, Kastriot Muço, u bë mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit drejtues të saj lidhur me mosreagimin e organave qeveritare ndaj protestës të kësaj Konfederate drejtuar ditë më parë këtyre organeve qeveritare për vendimin e Qeverisë për ngritjen e menjëhershme të çmimeve të energjisë elektrike, vajgurit, druve të zjarrit, ujit të pijshëm, shërbimeve telefonike etj.
Në mbledhje u reagua ndaj heshtjes së Qeverisë dhe u miratua një thirrje drejtuar sindikalistëve, punëtorëve, nëpunësve, pensionistëve, të papunëve e qytetarëve për të shkallëzuar veprimtarinë sindikale për mbrojtjen e interesave të tyre.
Veprime monstruoze që synojnë të shtrijnë në jug flakët e luftës në ish-Jugosllavi
Përfaqësues të 105 familjeve kërcënojnë për grevë urie
- Ose bashkëpunëtorë në hidrocentralin e Fierzës -
Janë përfaqësuesit e 105 familjeve ...
Janë përfaqësuesit e 105 familjeve nga fshati Ish-Kënetë i rrethit të Kukësit, por që për shkak të përmbytjes së këtij fshati nga ujërat e Hidrocentralit të Fierzës janë të vendosur në një nga vitet 1978 në lagjen Gostilë të qytetit në tokat e ndërmarrjes bujqësore. Ata i janë drejtuar me letër të hapur presidentit të republikës, qeverisë, kuvendit popullor, forcave politike dhe organeve kryesore të shtypit.
Çfarë shkruajnë ata në letrën e tyre? “Na janë paguar me çmime simbolike shtëpitë dhe pasuria në fshatin ku kemi qenë - thonë ata në fillim të letrës. “Kemi patur tokë të mjaftueshme e pyjore, me ujë të bollshëm e mundësi për të mbajtur blegtorinë. Megjithëse kaluam në Gostilë, asnjë investim nuk u bë për rregullimin e jetesës sonë ku sot jetojmë në gjendjen më të keqe. Që nga viti 1978 e deri sot asnjë nga ne nuk ka marrë asnjë shtëpi pasi nuk na kanë lënë vendasit. Sot që po ndahet toka akoma më keq sepse ne ndahen kemi patur prona këtu Pronat tona i mbuloi uji. Pothuaj të gjithë banorët janë pa punë. Nuk ka mundësi punësimi për djemtë tanë as sot e as për të ardhmen. Megjithëse kemi marrë takim me presidentin, ministrat e përfaqësues të grupeve parlamentare, - shkruajnë ata, përsëri asgjë nuk na është zgjidhur”. Ato thonë se “shteti merr të ardhura të konsiderueshme nga Hidrocentrali, ndërsa ne këtu në truallin tonë dhe për ne nuk e qan kokën në kemi bukë për të jetuar apo jo”.
Duke iu drejtuar “për herë të fundit” instancave të larta të shtetit ata kërkojnë:
1. Të bëhen bashkëpronare me (Vijon në faqen 2)
Partia Socialiste garanton shanse të barabarta për të gjithë shqiptarët
Aktiv i PS në Koplik
Luan Hajdaraga deklaron:
- Fatos Nano është kryetar i PS. Qëndrim tjetër s’ka. «Çështja Nano» rriti prestigjin e PS».
- E gjthë ajo pasuri që është marrë padrejtësisht do të kthehet për-seri. PS garanton privatizim të ligjshëm duke u dhënë shanse të barabarta shqiptarëve.
- Partia Socialiste kërkon zbatimin e domosdoshëm të ligjit për tokën.
Shaqir Vukaj: Kujdes: problemet fetare! Malësia kurrë nuk ka pasur problem me fetare. Mbi të gjitha çështja është kombëtare.
Ditën e dielë në mesditë, Partia Socialiste e rrethit të Malësisë së Madhe zhvilloi një aktiv të zgjeruar të saj në Koplik, lidhur me situatën politike, gjendjen e rëndë politike dhe ekonomike, si dhe bllokimin, pasojë e kësaj situate, të pushtetit lokal. Në aktiv morën pjesë dhe Luan Hajdaraga nënkryetar i PS, Shaqir Vukaj nënkryetar i parlamentit shqiptar si dhe deputeti Alfred Paloka.
- Mosmarrja e tokës, mungesa e shërbimit shëndetësor, telefonik, përkrahjes sociale, arsimit parashkollor e fillor,
- Probleme konkrete që kërkojnë zgjidhje.
«Toka është djerrë nga Vraka në Koplik» - ishte komenti në fjalë i pamjes që të shoqëronte gjatë gjithë kësaj hapësire e jo vetëm aty por kudo në Malësinë e Madhe theksuan përfaqësuesit të zonave të ndryshme. Gjithçka që lidhet me këtë problem - u shpreh në fjalën e tij kryetari i PS i eshtë nënshtruar thirrjes së deputetit Dode Kucaj toka në ndarjet sipas kufijve të vjetër. Prona është e shenjtë por a janë të shenjtë dhe njerëzit, dhe ligjet. Për fshatarët ligji i tokës po kthehet në komedi. Gruemira, e drejtuar nga 27 vjeçari socialist Styki Ndrecaj,
- Nuk do të lejojmë shtet brenda shtetit
Kërkojmë në mënyrë të domosdoshme nga përfaqësuesit socialistë që të marrin fjalën Luan Hajdaraga - që të zbatohet me këmbëngulje ligji i tokës. PS kërkon që toka të ndahet siç duhet, shumë hapa para, në zbatim e ligjit për tokën, por një lëvizje problematike duket si e fumorin aty. Shërbimi shëndetësor, largimi i arsimtarëve nga bankat e shkollës, mos funksionimi i arsimit parashkollor dhe mungesa prej tre muajsh e përkrahjes sociale (kjo e bashkonte me Koplikun) ishin problem që u ngritën me këmbëngulje për rrugëzgjidhje. Janë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut nëpërmjet dhunës shtazarake policore në 55 raste të theksuara në aktiv. Ajo që shkaktoi habinë e deputetëve të parlamentit shqiptar, ishte prezantimi i faktit të armatosjes masive të anëtarëve dhe simpatizantëve të PD. Diskutantët të shumtë shprehën shqetësimin e tyre lidhur me konfliktet fetare. Po vydhet pasuria e popullit nëpërmjet privatizimit - ishte shqetësimi i deputetit i madh pas atij të tokës. Presidenti ka humbur besimin e popullit. I kërkojmë për së fundi - u shpreh kryetari i bashkisë së Koplikut Perlat Romçaj - që të zgjidhë «çështjen Nano», të ulë në tavolinë me forcat politike, të shpallë zgjedhje të parakohshme pa u bërë gjithçka zero.
- Hajdaraga - që toka të ndahet siç duhet. Ne nuk pretendojmë cudilla për fshatin, por themi se do ta ndihmojmë atë me mjetet publike të shtetit, do të riaktivizojmë sistemin e shërbimeve, do të kthejmë në funksionimin e tyre normal shërbimin shëndetësor, shërbimin telefonik, sistemin e çerdhe - kopshteve, pra politika sociale e PS në lidhje me fshatin do të konsistojë në bujqësi kulturë shëndetësi e arsim. Duke u ndalur në procesin e privatizimit z. Hajdaraga u shpreh se ndërmarrjet e shërbimit ato të vogla e të mesme janë në proces privatizimi i cili po bëhet në mënyrë skandaloze paligjshme preventive shumë poshtë ligjit dhe kjo pasoj në marrët në mënyrë krejt abuzive nga njerëz të fuqishëm me pushtet. E gjithë kjo pasuri që është marrë padrejtësisht do të kthehet përsëri. PS garanton privatizim të ligjshëm duke i dhënë shanse të barabarta shqiptarëve, ndarjen e drejtë të pasurisë kombëtare. Duke vazhduar me z. Hajdaraga u shpreh se shteti është i paralizuar, nuk pyet më kurrkush kurrkushin, ministrat nuk udhëheqin e nuk i pysin asnjer për sekretarëve të tyre. Është një gjendje kaosi për para Marsit 92. Për këtë kërkohet një zgjidhje e re politike, zgjedhje të parakohshme. Më tej duke u përgji-
(Vijon në faqen 3)
Veprime monstruoze që synojnë të shtrijnë në jug flakët e luftës në ish-Jugosllavi
luftës në ish-Jugosllavi
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë i drejtoi një notë proteste ambasadës së Republikës Federative Jugosllave (Serbi dhe Mali i Zi) në Tiranë, në të cilën theksohet se më datë 15 prill 1994, rreth orës 20.30 organet kufitare jugosllave në afërsi të piramidës D-6, rreth 150 metra në brendësi të territorit të ish-Jugosllavisë, hapën zjarr me breshëri automatiku dhe në mënyrë më të përqendruar vranë shtetasin shqiptar të quajtur Skënder Rasim Morina, 25 vjeç, dhe Lulzim Sadik Morina 22 vjeç, të dy të mësues me profesion të cilët po ktheheshin nga vizita tek të afërmit e tyre në Gorožup të komunës së Prizrenit.
Si sihet kemi të bëjmë me vrasje të kryer në mënyrë të ‘rëndë’ dhe të pajustifikueshme në asnjë rrethanë. Shmangia e këtij masakre antinjerëzore ishte krejtësisht e mundur pasi Komisioni Lokal i Përzier dhe grupi i ekspertëve të palës shqiptare dhe serbe konstatuan se viktimat nuk kishin me vete asnjë lloj arme apo mjeti tjetër mbrojtës.
Këto akte tepër të rënda janë vazhdim i atyre të mëparshme ndaj shtetasve shqiptarë dhe bien në kundërshtim me normat më elementare ndërkombëtare të ligjeve të dënuara dhe akteve përkatëse ndërkombëtare.
Këto krime kryhen në vazhdën e provokacioneve të vazhdueshme dhe të sjelljes brutale të forcave serbe ndaj shqiptarëve në tërë Kosovën dhe në trojet e tjera në Kosovë dhe Mal të Zi dhe synojnë në rritjen e mëtejshme të tensionit në kufirin mes dy vendeve dhe në rajonin e Ballkanit.
Ngjarja e mësipërme nuk është një incident sporadik, por një veprim i paramenduar dhe i koordinuar duke pasur si qëllim të futë në një kombinim mon-stër të Gjibraltarës. Këto veprime monstruoze
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë proteston pranë ambasadës së Republikës Federative Jugosllave në Tiranë për veprimet kriminale të organeve kufitare jugosllave dhe kërkon marrjen e masave për parandalimin e akteve të tilla në të ardhmen.
Gali: NATO të përgatitet për goditje ajrore
TIRANË, 19 prill (ATSH) - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Butros Gali, i kërkoi NATO-s autorizimin e ndërmarrjes së goditjeve ajrore kundër forcave serbe boshjake në Gorazhdë.
Sikurse njoftonte agjencia e lajmeve Rojter, ai u deklaroi gazetarëve të hënën se në letrën që i dërgonte sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Manfred Vërner, i kërkonte që OKB-ja të autorizohej për ndërmarrjen e goditjeve ajrore për mbrojtjen e të gjitha zonave të ndryshme të Bosnjës. OKB-ja tashmë ka dërguar një numër të madh mbështetësish ajrore të NATO-s në rast se përcaktohet se asnjëherë “Tani ne kërkojmë më shumë. Për tina arsye nuk kemi nevojë që anëtarët e NATO-s të na japin një leje të posaçme për ndërmarrjen e goditjeve ajrore”, u tha Gali gazetarëve.
RUSIA KUNDËRSHTON
Por Rusia ka këmbëngulur që Këshilli të miratojë në radhë të parë bllokadën e forcave dhe më pas vendosjen e tyre midis Uashingtonit dhe Moskës shpërtheu një Këshilli të vështirë negociatash nuk është zgjedhur. Delegati i OKB Juli Vorontsov, “Goditjet ajrore janë një ndërmarrje tepër e rëndë sepse kjo do të thotë se OKB duhet të marrë drejtpërdrejt përgjegjësinë”,
theskoi ai, duke shtuar se: “Ju nuk mund të veproni thjeshtë nga qelli. Ne nuk mund të angazhohemi në një luftë tokësore atje. Megjithëse është tepër e vështirë, veçanërisht kur ke të bësh me gjeneralë të çmendur, ju nuk mund të implikoheni në tokë”. “Cili është bilanci?”, pyeti Vorontsov. “NATO bllokatori tre automjete të blinduara dhe një tank, ndërsa nga ana tjetër, një aeroplan britanik u rrëzua, një vëzhgues britanik u vra dhe 150 paqeruajtës janë marrë peng”. Ai deklaroi: “Ne jemi kundër përdorimit automatik të goditjes ajrore, e duhet të vendosim nëse OKB-ja duhet të hyjë në luftë. Kjo është një ndërmarrje shumë e rëndë. Nuk ka asnjë mjet ushtarak për ta zbatuar atë luftë. Goditja ajrore nuk mund të fitojë luftën, ju duhet të bëni diçka në tokë”. Ndërkohë Medlin Olbrajt, ambasadorja amerikane në OKB, theksoi se “po shqyrtohen një numër alternativash”. “Unë u preka shumë nga raporti i sekretarit të përgjithshëm dhe nga fakti që ai shkruajti NATO-a, SHBA janë midis atyre që mendojnë plotësisht se ka kompetenca për të ndërmarrë një veprim dhe ai nuk duhet t’i kërcënojë si syte nga Këshilli i Sigurimit. Ne nuk jemi dakort me Vorontsovin. SHBA mendojnë se është e nevojshme që NAC të marrë një vendim; shumë nje duke përfunduar.
Rrihet barbarisht nga policia qytetari Ilir Ismaili
MILOT
Rrihet barbarisht nga policia qytetari Ilir Ismaili
Takuam dje qytetarin nga Miloti, Ilir Ismailin. Ishte i dëmtuar në të gjitha pjesët e trupit e sidomos në fytyrë. Ishte i rrethuar prej të afërmve. Më tej policia kot së koti pohon Iliri, para se të vazhdon: ndërsа pak ditë më parë po u vija në ndihmë dy-tri të afërmve, të cilët ishin karam-boluar në makinë para ndërtesës së policisë në Milot ndërkaq vjen «Ford»-i policisë nga Laçi. Ishin 3-4 policë. Më pyetën se ç’doja këtu? U shpjegova atyre se po u vija në ndihmë qytetarëve të dëmtuar. Ata pa asnjë shkak më marrin e më dërgojnë në dhomën e izolimit në postën e policisë së Milotit. Më rrahin barbarisht, ja, siç më shih. Jam krejt i befasuar nga ky veprim antinjerëzor antiligjor i barbar i policisë. Mua qytetarin, krejt pa faj më torturuan keqas. Dhe ku të ankohеm? S’kam ku të shkoj. Kush mund të më mbrojë mua, qytetarin e pafajshëm?
BEKTAŞ ZENELI
THIRRJE e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë
THIRRJE
e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë
Sindikalistë, punëtorë, nëpunës, intelektualë, të papunë, pensionistë qytetarë e fshatarë.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë u njoh me Vendimin e Qeverisë për rritjen e jashtëzakonshme të çmimeve të energjisë elektrike, vajgurit ujit, druve të zjarrit, shërbimeve telefonike etj vetëm nëpërmjet masmedias. Ajo ka protestuar ndaj këtij vendimi arbitrar, antilligjor e burokratik, që thellon hendekun e raportit të çmime-page, shtrëngon më tej koston e jetesës dhe synon që koston e krizës ta hedhë plotësisht mbi kurrizin e punonjësve, pranë Presidentit të Republikës, Kryetarit të Këshillit të Kuvendit Popullor Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Ministrit të punës, dhe autoriteteve të tjera qeveritare.
Rritjen e këtyre çmimeve deri në 9-fish, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë e konsideron të papërballueshëm për masën e gjerë të punonjësve dhe buxhetin familjar, sepse llogaritë janë bërë mbi bazën e pagës së qeveritarëve dhe jo të punonjësve. Kompesimi i publikuar nga Qeveria nuk përballon as gjysmën e shpenzimeve më të domosdoshme, ndërkohë që nuk bëhet fjalë për rritjen e pashmangshme të çmimeve të produkteve e të shërbimeve të tjera që janë të lidhur drejtpërdrejt me burimet energjitike dhe në fakt kanë filluar të rriten.
Për nivelin ekonomik tepër të ulët të bujqve privat dhe zbatimit me vonesë dhe jo të plotë të ligjit për tokën kundërshtojmë vendosjen e taksave të cilat aktualisht janë barrë rrënuese. Ato mund të vendosen vetëm pas fuqizimit të ekonomisë bujqësore, pra për vitin 1995-1996.
Ne kundërshtojmë praktikat e arbitraritetit të Qeverisë, që përfshin Sindikatat as u thirrën, as u vunë në dijeni për këtë çështje të drejtpërdrejta sociale, por u vunë përpara faktit të kryer.
Komiteti Drejtues i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, i mbledhur posaçërisht për të diskutuar lidhur me mosreagimin e autoriteteve qeveritare ndaj Protestës drejtuar atyre dhe publikuar në masmedia para disa ditësh, shpreh shqetësimin dhe revoltën për heshtjen e plotë ndaj kësaj Proteste, dhe ju bënë thirrje për ta kundërshtuar hapur këtë vendim që është në kundërshtim flagrant me interesat jetike dhe normat më elementare të sindikalizmit. Ai kërkon anulimin e zbatimit të këtij Vendimi deri sa Qeveria të ballafaqohet në tavolinën e bisedimeve me përfaqësuesit e Sindikatave.
Punëtorë, Nëpunës. Intelektualë, Pensionistë, Qytetarë!
Ju bëjmë thirrje të kundërshtojmë me të gjitha mjetet demokratike këtë vendim që shton edhe më tej peshën e rëndë të vështirësive, duke e bërë jetën tuaj të papërballueshme.
Komiteti Drejtues i Konfederatës Sindikatave të Shqipërisë
Sindikalistë, punëtorë, nëpunës, intelektualë, të papunë, pensionistë qytetarë e fshatarë.