BISHOTA TË PRODHUARA NË VITET ’60, BARRELA, PLLAKA BETONI, TË SERVIRURA POPULLIT SHQIPTAR SI NDIHMA HUMANITARE
«NGARKESA E FRIKËS» KA PUSHTUAR DURRËSIN, DEPOT E KAVAJËS E RROGOZHINËS, SULMON LUNDREN
— Çuditërisht, anija ruse «Odesky Komsomolets» me ngarkesë nga baza amerikane e Liverpulit, ka filluar të shkarkohat, pas 10 ditë qëndrimi në port, disa ditë pas kthimit nga Londra të Presidentit Berisha. Duhet thënë se koincidenca është krejtësisht e rastit.
— Ministri i shëndetësisë jep firmën - garanci për konsum nga njerëzit të bishotave me të cilin fillon shkarkimi.
— Ndërkohë që anija ruse shkarkohë, z. Nano dënonhej pse solli me «çmime të larta» sheqer, oriz, vaj, qumësht pluhur etj. mallra të standartit Europian për të shuar urinë e popullit shqiptar.
shoqëruara me lecka në formë ve-
shmbajtjesh dhe, mbushet për të
mos lënë më gjë bosh, me pllaka
Haq të uritur janë shqiptarët?
Është një vapor rus «Odesky Komsomolets» që ndodhet në portin detar të Durrësit që prej datës 20 mars 1994, që mbart në hapësirat e tij në masën 70 për qind biskota të viteve ’60; 61: 63;
Hapësira plotësohet me furra buke prodhim i vitit ’57 dhe ’58 barrela për transport spitalor, dyshekë leshteriku të shoqëruara me lecka në formë veshmbathjesh dhe, mbushet për më tepër me bisha bosh, me pllaka betoni. «Ngarkesa e frikës» pas dhjetë ditë qëndrimi në portin e Durrësit më 31 Mars ka filluar «pushtimi» nëpërmjet 30 kamionëve në fillim të magazinave të Kavajës më pas të Rrogozhinës duke sulmuar së fundi dhe Lundrën. Po më 31 Mars? Sepse pikërisht në këtë ditë ka ardhur një përgjigje pozitive në Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave të Shtetit, me ngjyrë pozitive e përfaqësues Ministria e Shëndetësisë. Drejtoria e Standarteve dhe cilësisë e firmosur nga Ministri Cikuli dhe drejtori i standarteve Arben Nati sipas së cilëve (firmat të detyrojnë të referohesh) nga analizat biskotat kishin rezultuar normale. «Në njëjtën gjë thënë pak a shumë dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave z. Vullnet Ademi i cili dje kishte deklaruar për “Gazetën Shqiptare” se “meqënese biskotat janë mbajtur në ambient zyrt[?]ipas specialistëve ato kanë afat mbajtje deri 100 vjet”. Por çuditërisht kjo mbështetje me dyzuar në mendimin e z. Cikuli i cili me një tjetër shkresë të datës 1 Prill drejtuar po Drejtorisë së… (Vijon në faqen 4)
TAKIM ME PËRFAQËSUES TË INSTITUTIT NDËRKOMBËTAR REPUBLIKAN AMERIKAN
Dje kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit Popullor Luan Hajdaraga, priti në Selinë e Partisë grupin e Institutit Ndërkombëtar Republikan amerikan, të kryesuar nga zoti James M. Lombard.
Në takim merrte pjesë edhe sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë i PS Bashkim Zeneli, deputet.
Duke iu përgjigjur interesimit të z. Lombard për pikëpamjet e PS të Shqipërisë për situatën politike, ekonomike dhe sociale në vend, zoti Hajdaraga theksoi se PS nuk ka mohuar dhe nuk mohon arritjet në mjaft fusha gjatë këtyre 2 viteve në Shqipëri. Megjithatë edhe ato që janë arritur nuk duhet të krahasohen me të kaluarën diktatoriale, por me standartet e përparuara europiane e më ajër.
Ne kemi vlerësuar dhe çmojmë mbështetjen zyrtare të SHBA dhe të institucioneve të saj për institucionalizimin e demokracisë në Shqipëri. Ne jemi të hapur, pa paragjykime, për bashkëpunimin, dialog, për mirëkuptim me politikanët, zyrtarët apo institucionet e ndryshme amerikane. Marrëdhëniet me SHBA nuk mund të jenë monopol i njërës parti, sepse edhe mbështetja e SHBA-së po i jepet popullit shqiptar. Shqipërisë.
Partia Socialiste, vazhdoi Luan Hajdaraga, e ka konceptuar dhe e koncepton luftën politike në vend si luftë alternativash e jo si luftë ndërmjet armiqsh. Nëse kemi kritikuar dhe kritikojmë mjaft fenomene apo qëndrime antidemokratike me të cilat ndeshet Shqipëria sot, këtë e bëjmë nga pozita konstruktive, por pozita dhe pushtetarët këtë nuk e kanë kuptuar kurrë. Dhe kjo nuk është demokratike. Ndaj dhe etiketohemi si armiq.
Ne kemi vërejtje për qëndrimin ndaj lirive dhe të drejtave të njeriut, për shkeljet ligjore e kushtetuese, për qëndrimet e patolerueshme që po montohen ndaj gazetareve etj. Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë që Shqipëria të ketë Kushtetutë. Kemi bërë vërejtje dhe nuk mund të jemi aspak dakord me mënyrën e privatizimit Shpëltarëve [?] u duhen krijuar shanse të barabarta. Sot duhet të konkurrojnë aftësitë profesionale të individit dhe jo kriteret politike. Ne kemi kritikuar dhe do të vazhdojmë të denoncojmë qëndrimin e njëanshëm e krejtësisht partiak të RTV, censurën për opozitën.
Partia Socialiste e Shqipërisë vlerëson hapjen e Shqipërisë ndaj botës, por ne nuk mund të heshtim ndaj një politike amatoreke të diplomacisë sonë, ndaj mungesës së prioriteteve të qarta, të perspektivës e të partneritetit. Kur me të madhe flitet për një hapje, na duket se me këtë lloj hapjeje po shkohet drejt një izolimi të ri, drejt një ftodhje me partnerët tanë në rajon e në Europë.
Në përshëndetjen në emër të Presidentit Berisha për dialog me forcat kryesore politike për ngjarjen tragjike në Peshkëpi të Gjirokastrës, por kjo nuk duhet të mbetet e vetme, sidomos për probleme madhore e të interesit të lartë kombëtar.
Sot Ballkani është më i tensionuar se kurrë dhe do të çmojmë si rrugën e vetme dialogun, mirëkuptimin, tolerancën për të arritur paqen dhe stabilitetin. Këtë kërkojmë edhe me Greqinë në këto momente. Ne jemi fqinjë, me histori të përbashkët luftërash për liri dhe pavarësi. Ngjarja që ndodhi në Peshkëpi ishte vërtetë një krim i shëmtuar i qarqeve të caktuara shoviniste greke që janë të interesuara të destabilizojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis dy vendeve e dy popujve, por edhe në rajon. Por, duke mos bërë asnjë lëshim, që çënon interesat kombëtare, politika e jonë zyrtare duhet të ngrihet mbi incidentet, të shohë më gjerë, të shohë nevojën e bashkëpunimit afatgjatë, të shohë unitetin e mirëkuptimin midis dy popujve, aspiratat e tyre për të jetuar e bashkëpunuar në fqinjësi të mirë. Kjo kërkon dialog midis të dy qeverive. Ky duhet gjetur e mund të gjendet. Monopolin e mbrojtjes së interesave kombëtare nuk e ka partia në pushtet. Atë e kanë shqiptarët. Partia Socialiste nuk vë asgjë mbi këto interesa.
Duke vazhduar më tej, Luan Hajdaraga tha se bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në Ballkan ne e shohim sot më të domosdoshëm se kurrë, duke u përpjekur që me vullnet të mirë të kapërcehen vështirësitë e të gjenden rrugët për të realizuar këtë.
Ne kemi mbrojtur e do të mbrojmë çështjen e drejtë e të plotësisht legjitime të të vëllezërve tanë në Kosovë, në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë e kudo. Përshëndesim qëndrimin e Berishës për dialog midis serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës, në praninë e të tretëve. Ne jemi për një Kosovë të pavarur dhe autonome, që shqiptarët të gëzojnë të gjitha të drejtat politike, ekonomike, administrative etj. Zgjidhja e drejtë e çështjes së Kosovës, do t’i shërbejë me siguri paqes dhe stabilitetit në Rajon.
Luan Hajdaraga i falenderoi zyrtarin amerikan për nisëm dhe vlerë për organizimin e disa seminareve në Shqipëri.
Zoti Lombard falenderoi për ekspozimin e qartë dhe realist të situatës në vend dhe në rajonin e Ballkanit.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit e Partisë Socialiste
Zgjedhjet e reja do t’i hapin rrugë zhvillimit të demokracisë së vërtetë
AKTIV I PS TË RRETHIT TË KORÇËS
Dr Servet Pëllumbi deklaron:
- Fatos Nano u burgos sepse drejtoi një opozitë konstruktive që demaskoi demagogjinë politike të PD,
- Ekonomia - fusha ku partitë duhet të tregojnë sa interesohen për hallet e popullit,
- Punimet e aktivit të Partisë So[?] praninë e reja fshatrat Kamenicë, përmendim demagogjikë të PD-së nga
të demokracisë së vërtetë
Dr Servet Pellumbi deklaron:
- Fatos Nano u burgos sepse drejtoi një opozitë konstruktive që demaskoi demagogjinë politike të PD,
- Ekonomia - fusha ku partitë duhet të tregojnë sa interesohen për hallet e popullit,
Dr Servet Pellumbi deklaron:
- demaskoi demagogjinë politike të PD,
- Ekonomia - e popullit,
- Punimet e aktivit të Partisë Socialiste të rrethit të Korçës në cilin mori pjesë edhe zvendëskryetari i PSSH dr. Servet Pellumbi ishin një mbështet. e e fuqishme për zgjidhjen politike të ndjekur nga Partia deri më sot si dhe për alternativat që ajo shtron në Konferencën e Dytë Kombëtare.
Duke çelur aktivin, kryetari i Komitetin Drejtues të rrethit Niko Pandeli evidentuan qartë rritjen e organizatës së Partisë dhe të veprimtarisë së saj me masat. Në takimun e parë të këtij viti janë dalluar për pranimin e reja fshatrat Kamenicë, Voskopojë Pojan etj. Në pranime me reja ka mjaft edhe nga radhët e punëtorëve e ç'ka është e rëndësishme ka pranime edhe nga studentë të rinj e e reja inxhinierësie e intelektuale. Forcimi dhe shtrirja kudo e strukturave organizative të Partisë ka rritur edhe efektivitetin e punës së saj. “Për rrjedhojë - theksoi shoku Niko Pandeli - mund të themi se në rrethin e Korçës nuk ka më fshatra bastiane të PD-së në të cilat nuk arrinim të hynim dot dy vjet më parë. Njerëzit kudo janë zhgënjyer nga premtimet demagogjike të PD-së nga shpërfaria e reformave që po zbaton qeveria e saj dhe po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për alternativat e Partisë Socialiste”.
Këto arritje u evidentuan edhe nga nënkryetari i FRESSH-it për rrethin e Korçës Erget Cenolli i cili duke e gjykuar rrugën e përshkruar deri më sot pa eufori bëri një shërbë vlerësimi për përmirësimin e punës të vetë strukturave të Forumit Ri-
(Vijon në faqen 2)
Një delegacion i PSSH merr pjesë në kongresin e PASOK-ut
- Intervistë e nënkryetarit të PSSH Ilir Meta, dhënë redaktorit Hamdi Jupe -
Ditët e fundit ju ishit për një vizitë me një delegacion të PSSH në Greqi. Në çfarë kuadri u bë kjo vizitë?
Delegacioni i PSSH në të cilin bënte pjesë edhe anëtari i Kryesisë së saj Spartak Poci, shkoi në Greqi me ftesë të PASOK-ut në Kongresin e Tretë të kësaj partie ku morën pjesë gjithashtu edhe shumë delegacione të partive të tjera Socialiste e socialdemokrate europiane.
Vizita juaj në Greqi përkoi me tensionin e marrëdhënieve midis dy qeverive tona për shkak të incidentit të ndodhur në Peshkëpi të Gjirokastrës më 10 Prill. Si e përjetuat ju këtë tension dhe ç’mund të thoni lidhur me akuza që i bëhen PSSH për qëndrime antikombëtare në marrëdhëniet e saj me PASOK-un?
Delegacioni ynë shkoi në Greqi në momentin acarimi të marrëdhënieve midis qeverive të dy vendeve tona, megjithëse ftesa ishte bërë kohë më parë se të ndodhte krimi i shëmtuar në Peshkëpi. Qëndrimi i partisë sonë ndaj kësaj ngjarjeje ka qenë i qartë. Ajo ka këmbëngulur dhe do të këmbëngulë të kërkojë që të gjenden autorët e këtij krimi dhe të vihen ata para përgjegjësisë. Për këtë PSSH ka kërkuar nga qeveritë e dy vendeve të bashkëpunojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes. Ajo në takimet me përfaqësues të PASOK-ut dhe të partive socialiste të tjera në Greqi, ne shprehëm këtë qëndrime të PSSH.
Përsa u përket akuzave që përmendët, ato tashmë janë të vlerësuara nga opinioni publik, sepse qëndrimet e PSSH kanë qenë të qarta, të qarta dhe në kontaktet me PASOK-un, përveç problemeve politike, janë trajtuar edhe probleme të tjera. Janë instaluar dhe probleme të fqinjësisë së mirë, aleancës ballkanike dhe përpjekjeve për të përparuar drejt kësaj. Qëndrimi i qeverisë Greke ka qenë i ndryshëm në fushën e bashkëpunimit midis dy vendeve. Ne e kemi pranuar këtë inkoherencë?
Çfarë përbënte Kongresi i tanishëm i PASOK-ut në jetën e kësaj partie?
Kongresi i tanishëm i PASOK-ut ishte i suksesshëm i zakonshëm i radhës. Ai bëri një analizë të punës së kësaj partie gjatë kohës së qëndrimit të saj në opozitë si dhe fillimin e saj në pushtet. Në të u diskutuan alternativat e PASOK-ut për të përballuar problemet e sotme ekonomike dhe sociale në Greqi, strategjitë e PASOK-ut në marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe ato racionale etj. Vlen të theksohet predispozicioni i PASOK-ut i shprehur edhe në Kongresin e tanishëm, për marrëdhënie më të mira të Greqisë me Shqipërinë. Kongresi përcaktoi drejtimet e punës së PASOK-ut për të ardhmen dhe zgjodhi organet drejtuese të tij. President u rizgjodh zoti Andreas Papandreu.
A patët takime me përfaqësues të vendeve të tjera që morën pjesë në Kongresin e PASOK-ut?
Pjesëmarrja e delegacionit të PSSH në kongresin e PASOK-ut u shoqërua me takime të shumta me drejtues të partive të tjera socialiste dhe socialdemokrate pjesëmarrëse në kongres. Në to do të përmendja veçanërisht takimin me zvendëspresidentin e Internacionales Socialiste dhe njëkohësisht president i Partisë Socialiste Belge, zotin Filip Buskulin. Në takim u bisedua rreth zhvillimeve demokratike në vendin tonë, për programin dhe rolin e PSSH në këto zhvillime në Shqipëri, si dhe rolin e Buskulin shpërndarë gatishmish. Zoti Buskulin shprehu gatishmërinë e Internacionales Socialiste për të kontribuar në favor të zhvillimeve demokratike në vendet e Europës Qendrore e Lindore, e veçanërisht për afirmimin e alternativës së socializmit demokratik në këto vende. Në këtë kuadër tha se tashmë brenda Internacionales Socialiste funksionon një komitet i posaçëm për Evropën Qendrore e Lindore, i cili synon zhvillimin e rolit të Internacionales në këto vende.
Çfarë takimesh të tjera përfaqësues të delegacionit tuaj patën mundësi të takoheni e të njiheni me autorë atje?
Gjatë qëndrimit tonë në Greqi, a patët mundësi të takoheni e të njiheni me gjendjen e refugjatëve shqiptarë atje?
Gjatë qëndrimit tonë paqëditor në Greqi patëm mundësi të takoheshim me shumë refugjatë shqiptarë, disa prej të cilëve miq e të njohur. Nga olësadi më ta kuptonim se ata janë në gjendje të vështirë dhe punojnë në kushte të vështira për këto arsye që ata bëjnë duke punuar me Greqi, atyre duhet t’u jepet mundësia të jetojnë familjet e tyre, por në shoqëria dhe shteti shqiptar, në bazë të detyrës së tyre dhe refugjatëve Shqiptarë në vendet të tjera, mbahet gjallë sot jeta ekonomike e vendit.
Na takimet tona me përfaqësues të PASOK-ut, në intervistën për shtyp etj., nga ana jonë iu kërkua autoriteteve greke, që incidentet dhe tensionet të ndikojnë në marrëdhëniet midis dy vendeve të mos pengojnë rrugën drejt zgjidhjes së refugjatëve shqiptarë në Greqi.
Faleminderit.
Inkosekuenca e lidershipit të PD-së
Nga konferenca e shtypit
Selami deklaron: “ndryshime të paimagjinueshme pozitive gjatë dy vjetëve në Shqipëri, kërkesa për zgjedhje të reja është e pabazuar dhe destabilizuese”
“Interesimi i forumeve ndërkombëtare për “Çështjen Nano” nuk duhet të çudisë askënd”.
Ngjarja e Peshkëpisë është “vazhdimësi e qarqeve të caktuara me influencë në qeverinë greke”
Shkak për konferencën e djeshme të shtypit të PD-së ishte dyvjetori i qeverisë.
I përforcuar në podium konferencës së shtypit prej sekretarit Shuhu dhe nënkryetarit Spaha, kryetari i PD zot. Selami iu përgjigj pyetjeve. Dy të tjerët shfaqen vetëm për dekor me sa duket në fjalën e tij të hënën - ndryshimet e paimagjinueshme pozitive, siç quajti ai, të bëra në dy vjet të PD-së në pushtet, Selami lavdëroi terapinë e shokut dhe harroi se sa tjetër arsye e fundit nga ana e tij e shumë personaliteteve të PD, ai vetë, kishte vërtetë premtimet ekonomike, sociale e tregu. Këto janë dy kapitale ekonomike dhe politike të ndryshme, sepse kanë të bëjnë me raportet e shtetit ndaj problemeve sociale të reformës ekonomike. PD qeverismi i tyre pa kurfarë përgjegjësie tregon se, ose partia në pushtet nuk e di as vetë se në ç’rugë po ecën ose propaganda demagogjike e tyre kalon çdo kufi. Në këtë frymë zoti Selami bëri paradën e suksesëve të arritura duke përmendur edhe një herë faktin që Shqipëria është me rritjen më të lartë të prodhimit në Evropë. Sidoqoftë, kryetari i PD-së pohoi se përgjigjen e lëvër dhe duhet të bëhet më shpejt dhe se në administratën shtetërore, sidomos në nivelin e mesëm të saj ka ngatërrime dhe ineficencë.
Deklarata më e bujshme e konferencës së shtypit ishte ajo që lidhej me kërkesën për zgjedhje të reja të parakohshme. Kjo për faktin se koha e ka kufizuar shumën e kësaj kërkese. Për faktin e një “dashuri” të njohur në shumë raste, në vëmendjen pas herë dhe nga forca me pavarur, që kërkojnë rrëzimin e qeverisë së tanishme. Sipas zotit Selami u auditi të bëhen zgjedhje të parakohshme vetëm ndryshime. Por vetë kërkesa për zgjedhje të reja në kushte të tilla është e pabazuar dhe destabilizuese. Këto kërkesa kanë rëndësi, ...
(Vijon në faqen 4)
MINISTRI XHAJA INDIFERENT, MINATORËT E GORËS PA RROGA
Minatorët e Gorës, që kanë një muaj pa marrë rrogë, që më datën 21.3.94, sot është data 21 prill.
Kur do t’i marrim? Jemi në pritje. Të gjejë nga zoti, sytë i mbajmë nga qielli. Qieli nuk na jep gjë, por qeveria a do të na japë lekët për kohën që kemi punuar. Përse na pengojnë? Nga kush e të presionin? Për familjet e minatorëve fare gjynah kanë për të larë?
A nuk jemi ne minatorët më të diskriminuar në këto kohë? A nuk jemi ne minatorët që e kemi rrogën më të ulët se të gjithë? Minatorët marrin gjysmën e rrogës për të mos thënë më pak. Një minator nëntre e minierë rrogë për 1 kg mish, tre bukë, një shishe vaj e një pakete cigare në ditë. Kurse sot nuk merr dot 1 kg mish, pa le të tjerat. Përse rri indiferent ministri Xhaja kur minatorët nuk marrin dot bukën me atë rrogë? Aq më keq se nesër mbushet plot muaj pa marrë rrogë. Ç’duhet të bëhet, përse nuk zbllokon Ministria e Energjitikës ndërmarrjet e saj.
Qeveria dhe ministria rrinë indiferent kur shkurtuohen minatorët nga puna. Ndërmarrjet janë kishin 1275 punëtorë e sot është katandisur në 250. Ku vënë gjithë këta familje? Shkurtas ku dhe si ushqeni? Personi tjetër është as? Përse, nëse nuk interesoheni ndaj për minatorët, mos vallë është kurdoherë dikush për drejtorin e uli në vendën, mosha ministri e ka ardhur keq për të punë e u larga nga jeta? Minatorët, por edhe ndoshta, ja po kur... (Vijon në faqen 4)