10/05/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 maj 1994

Përdorimi i dhunës - mungesë e dëshirës së qeverisë për dialog

DEKLARATË E KRYESISË SË PSSH PËR PROTESTËN POPULLORE NË QYTETIN E KUKËSIT Ditët e fundit në rrethet Verilindore të vendit si Kukës, Has, Pukë, Tropojë, Dibër po zhvillohen protesta të fuqishme popullore në mbrojtje të kërkesave të drejta të popullatës të shumë fshatrave, tokat e të cilave janë përmbytur nga liqenet e kaskadës të lumit Drin. Këto protesta të ligjshme erdhën si rrjedhojë e moszgjidhjes në kohë të problemeve jetike të qindra familjeve fshatare të cilat kërkojnë kompensimin për pronat, strehim, punësim dhe bashkëpronësi në rast të privatizimit të mundshëm të hidrocentraleve të zonës. Këtyre kërkesave mëse të ligjshme që prej 2-3 vjetësh organet shtetërore, qeveria, presidenca nuk po u përgjigjen me masa efikase. Përkundrazi, ndaj tyre janë mbajtur qëndrime indiferente e mos përfillëse, deri atje sa në vend të dialogut dhe bashkëpunimit për gjetjen e zgjidhjeve të duhura me këto familje, qeveria përdori dhunën si mjetin e fundit. Në një shtet që pretendon të jetë demokratik përdorimi i dhunës dhe i brutalitetit policor nuk mund kurrsesi të çojë drejt një zgjidhjeje të dëshiruar ekonomike dhe sociale për mijra njerëz që vuajnë për bukën e gojës. Përdorimi i forcës tregon edhe një herë mentalitet antidemokratik të qeverisë e cila jo pak herë po përdor zgjedhjet e «forta». Është një tregues tjetër i mungesës së arsyes të kabinetit qeveritar për t’i gjykuar dhe zgjidhur problemet me dialog dhe mirëkuptim. Dhunës policore që po ushtrohet ndaj njerëzve të pambrojtur të cilët kërkojnë vetëm përmbushjen e kërkesave më jetike të tyre, flet më së qarti për një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve sociale e policore në vend. Partia Socialiste e Shqipërisë ka mbështetur dhe do të mbështesë kurdoherë kërkesat e drejta dhe të arsyeshme social-ekonomike të shtresave dhe kategorive të ndryshme shoqërore si sidomos të asaj pjese të popullsisë e cila në këto tranzicion të vështirë, është e pambrojtur dhe e paparonë. Ajo i bën apel Qeverisë Shqiptare të marrë menjëherë masat e nevojshme për ndërprerjen e dhunës dhe krijimin e kushteve reale për dialog dhe mirëkuptim me grevistët. PS i kërkon Qeverisë të ndërmarrë hapa konkretë e të frymëzuara për zgjidhjen e shqetësjeve jetike të popullsisë fshatare të këtyre zonave të cilat siç për kushtet tepër të vështira që po kalojnë, duhen ndihmuar me masa urgjente dhe energjike. Partia Socialiste kërkon gjithashtu të vihen para përgjegjësisë ato organizma shtetërore të cilat zvogëritën pa kufi plotësimin e kërkesave të popullsisë të këtyre zonave duke cuar në acarimin e situatës deri në konflikte të hapura midis forcave të rendit dhe qytetarëve paqësorë. Marrja e masave të menjëhershme për vendosjen e dialogut me grevistët, dhe plotësimin e kërkesave. Partia Socialiste e Shqipërisë i bën apel të gjithë forcave politike në vend që të japin kontributin e tyre konstruktiv në mbështetje të kërkesave të ligjshme të banorëve të zonave verilindore të vendit. ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ Du... [vazhdon poshtë prerjes]

Po z. President, kërkesa e Partisë Socialiste për zgjedhje të parakohshme është serioze

Pas konferencës për shtyp të Presidentit BERISHA Po z. President, kërkesa e Partisë Socialiste për zgjedhje të parakohshme është serioze - Prononcimi i nënkryetarit të PSSH-së prof. Servet Pëllumbi dhënë redaktorit Erion Braçe - Në konferencën e fundit për shtyp të dhënë të shtunën në mesditë, midis të tjerash presidenti Berisha foli edhe për dy çështje të konsideruara prej tij si çështje kyç të politikës së sotme shqiptare, «çështjen Nano» dhe «çështjen e zgjedhjeve të parakohshme». Përgjigjet e Berishës kanë hasur në reagime të ndryshme që mbartin t... [teksti vazhdon poshtë prerjes]. Lidhur me këtë ju drejtuam dhe për një prononcim nënkryetarit të PS-së zotit Servet Pëllumbi, duke e pyetur së pari se: Zoti Pëllumbi në konferencën më të fundit për shtyp zoti Berisha ri-përsëriti edhe njëherë qëndrimin ndaj çështjes Nano, sipas të cilit ... [Kolona tjetër:] Ska të drejtën morale të kërkojë ri-zgjedhje në Europën demokratike sipas të cilit partitë, të luajtura e të mëdha votimi, fillojnë të mendojnë për zgjedhjet e ardhshme që ditën e parë pasi kanë përfunduar zgjedhjet e radhës. Partia që i bën mendonjësi të realizojnë premtimet elektorale, ndërsa ato opozitare si të veprojnë në mënyrë sa më konstruktive me synin, që shkallë-shkallë të bëjnë për vete elektoratin e përgatitin një fitore të mundshme të ardhshme. Që ne shkrujm i tillë ka edhe aspektin e vet propagandistik bezoi se arrin të kuptojë kush do në rast se dëshiron. Gjithsesi kjo nuk ka humb seriozitetin kërkesës së PS për zgjedhje të parakohëshme. Një kërkesë e tillë u miratua ... Lidhur me kërkesën e grevistëve e pyetur se shtyp zoti Berisha i rreshtoi edhe njëherë qëndrimet e tij ndaj çështjes Nano sipas të cilit «për këtë çështje po flet drejtësia dhe se në dënimin 2 ti, nuk ka asgjë politike, duke shuar edhe një analogji të kësaj çështje me Tanchetoponin Italian Cili është mendimi juaj lidhur me këtë çështje? Përgjigje: Në konferencën e fundit të shtypit Presidenti u përpoq që ta onte shkarkazi këtë çështje duke u lënë, siç prite, përgjegjësinë e quanve gjyqësore, megjithëse e dimë mirë se çka e ka respektuar ai deri në pavarësinë e pushtetit të tretë. Vësose kësaj here nuk mundi të fshehë karakterin politik të «çështjes Nano» dhe as disa nga pikat kyçe të skenarit të hartuar një vit më parë. Ndër këto pika, deri tani kanë dalë fare qartë këto të bëhej një këqije e drejtpërdrejtë e figurave të tranzicionit kur përfshihet dhe F. Nano me ish bllokmenë dhe me ish presidentin R. Alia, të menjoha[n]ej F Nano nga jeta politike: të goditej e të përçajej, në 2-3 copa, PS, të transplantohëj tanxhetopoli nga bre- gu Italian i Adriatikut në atë shqiptar për të arritur që PS të paraqitej shkaktare e ftohjes së marrëdhënieve me Italinë fqinjë dhe si një forcë politike e përfshirë nga korrupsioni që Pyetje: Zoti Pëllumbi Presidenti Berisha lidhur me kërkesën e Partisë Socialiste për zgjedhje të parakohshme u shpreh se ato do të bëhen vetëm pas 700 ditësh, sepse sipas tij nuk di se kur socialistët do ta kenë seriozisht këtë kërkesë. Cili është mendimi juaj rreth këtij pohimi të zotit Berisha? Përgjigja: Edhe pse qenka duke numëruar ditët Presidenti në Konferencë e shtypit u shpreh përsëri për zgjedhjet e parakohshme. Kësaj here, siç duket, e ka sqaruar, së kërkosh zgjedhje të parakohshme s’është antidemokratike dhe as antikombëtare, siç e ka kur kishte numëruar 900 ditë deri në zgjedhje Ky është një lloj progresi pas 215 ditëve. Po kësaj here Presidenti e shtroi çështjen në dy plane të tjera: se na, nëse e ka ose jo seriozisht kërkesën për zgjedhje të parakohshme PS dhe së dyti, në drejtim të caktimit nëmit e një të vërtete të askush nuk e mohon, që zgjedhjet e parakohshme bëhen në situata krizash. Për këtë dy çështje do të shprehsha shkurt në përgjigje të interesimit tuaj. Për çështjen e parë, nuk nisem aspak nga fakti që Presidenti e citoj një thënie time, siç i duhej, sepse dihet që në dhjetor 1992 duke folur për tiparet elektorale të PS, sitova një parim të njohur ml- Përgjigjen në të gjithë … të cilën Presidenti se as këtej e tutje rrjedhdo t’ju besoj «kush kur të thoh[e]» për çështjen Nano «po flet drejtësia dhe se në dënimin e tij nuk ka asgjë politike». Pyetja: siç duket, e ka sqaruar, se (Vijon në faqen 2) Përgjigjen në të gjithë … politike». Përgjigja: Në këtë rast ne dallojmë në një çështje themelore. Presidenti deklaron me eufori suksese, vetëm sikur deklaron se Shqipëria po bëhet një «më shumë» në PD po bëhet … Rritje e më… në ritmet e rritjes të mundshme, qeveria e PD-së më shumë grumbulloi probleme politike në marrëdhëniet me jashtë, shans, si zgjidhje për problemet e ngecura në vend. (Vijon në faqen 2)

Dy realitetet e Kukësit

- Përkrahësit e grevistëve vazhdojnë të shtohen. Kryetari i Grevës Jahir Trota paralajmëron: «pas dy ditësh s’dihet ç’mund të ndodhë.» Kërkohet lirimi i menjëhershëm i kryetarit të shoqatës së Tokave të Përmbysura dhe anëtarëve të saj Osman Elezi, Myslym Cena, Sadik Legji që janë ndaluar para tre ditësh. - Shteti demokratik ka lënë në Kukës për të zgjidhur problemet vetëm zotin Gazidede. - Në Deklaratën e Presidentit Berisha të bërë para disa ditësh për grevën e Kukësit theksohej se atje ka dy realitete... Nuk po themi teorikisht që ka vetëm një realitet të quajtur objektiv i cili ekziston, pavarësisht nga partitë apo udhëheqësit e tyre. Praktikisht pamë këto ditë në Kukës këtë pamje: Mbi 90 përqind e popullsisë aktive pa punë, industri e paralizuar, ndërmarrje të mbyllura, mijëra që heshtin. Pamë një realitet, akoma më shqetësues në fshat, anarkia në zbatimin e Ligjit të Tokës i ka kthyer banorët në pronat e dikurshme, 34 fshatra të përmbytura i kanë vënë banorët e dikurshëm të tyre në vështirësi jetike. Mijëra njerëz pa tokë, pa bukë, pa punë, pa asistencë pas asistë të ardhur. Edhe nga shpatës që janë shpërngulur pas përmbytjes së tokave i nxjerrin shtëpinë pronarët. Shteti në vend që t’i mbrojë i ngacmon me taksa, u ngre në qiell çmimet, të cilat janë edhe më të larta se rrethet e tjera për shkak të largësisë. Banorët e fshatrave të përmbytura janë lënë pa kohë që i kanë ngritur problemet e tyre në katër qeveri të fundit e s’kanë marrë përgjigje. Edhe shpërnguljet e lejuara, ndihmë, pa kredi mbeten të paarritshme për masën e madhe të banorëve. Shumica e tyre e duan vendin dhe s’duan të largohen. Ata e kërkojnë përmirësimin e kushteve atje. Kujt i intereson boshatisja e krahinave të lëra buzë kufirit?! Ky realitet i njëjtë për të gjithë banorët, pavarësisht nga bindjet politike u mais e përsëritë indiferencës së Qeverisë që coi në arsyen e urisë. Për këdo që e ndjen nga afër të vërtetën e thjeshtë e dallon se grevistëve dhe përkrahësve të tyre u është halli, lufta për ekzistencë, për mbijetesë. Është vetëm nevoja që i ka «manipuluar». E filluan grevën më 1 Maj, nuk e dinin që ishte pushim Qëndrimi i tyre në terrin dhe në shesh. Në mbrëmje ikën në shtëpi. Kështu edhe më 2, edhe më 3 maj. Në datën 4 ku filloi puna aparati shtetëror hyri në grevën e urisë. Prej kohësh kanë kërkuar takim me Presidentin ose Kryeministrin Meksi. Përfaqësues të delegacioneve të tjera kanë shkuar disa herë në Tiranë por s’kanë mundur të takohen. Letra e peticione kanë dërguar mjaft, disa prej të cilave edhe janë botuar. Përfaqësuesit e Grevës shkuan të mbështetur nga forcat e ndryshimeve të sipërfaqësisë. Pra ata kishin qëllim t’i jepj[e]në grevës duke përdorur premtimet ose dhunën. Pikërisht kjo e acaroi edhe më tepër gjendjen. Rrahja e pleqve, të invalidëve, e prindërve që shtronjë kërkesa minimale për bukën e fëmijëve. Se si u zhvilluan ngjarjet tashmë dihet. Grevistët e përkrahësit e tyre iu përgjigjën dhunës me dhunë duke u dëmtuar nga të dyja anët njerëz të pafajshëm që paguan indiferencën e Qeverisë. Të dielën në orën 10.00 ishte lënë takimi me kryeministrin Meksi. Kryeministri i Qeverisë donte përfaqësues të pushtetit lokal e të grevës në qytet, megjithëse s’ka shkuar ndonjëherë në Kukës. Grevistët duan takim atje, se janë shumë e duan ta dëgjojnë vetë. Në orën 22.00 të ditës së shtunë, kryeministri u informua nga kryetari i Këshillit të Rrethit për kërkesën e vendosur të grevistëve për nuk shkoi. Kjo vazhdon të tensionojë gjendjen. Grevistët janë të vendosur në kërkesat e tyre. Përkrahësit janë të shumtë e mbushin sheshin natë e ditë në gatishmëri për të pritur forcat e rendit. Qeveria mund t’i nxjerrë grevistët nga salla. Po a i nxjerr shtëpitë nga lëngen, a u jep dot banorëve të tyre tokë, a u jep shtëpi pune, të ardhura normale për të jetuar? Ky është problemi. Grevistët nuk shohin interes… (Vijon në faqen 2)

ZGJEDHJET E REJA DO TA AFTËSOJNË DHE PËRGATITIN ME SHUMË PARTINË SOCIALISTE

LUAN HAJDARAGA: - Me gjithë ndryshimet që kanë ndodhur, qeverisja e PD-së më shumë grumbulloi probleme sesa zgjidhi. - Vendi ka nevojë për një formulë të re politike në marrëdhëniet me jashtë. - Zgjedhjet e reja i shohim si shans, si zgjidhje për problemet e ngecura në vend. Më 6 maj u bë mbledhja e zgjeruar e Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste në rrethin, në Gjirokastër, me një pjesëmarrje për t’u nënvizuar të zgjedhurve, kryetarëve të organizatave, të fshatrave, të sapoformuara etj. Ndodhej edhe nënkryetari i PS Luan Hajdaraga, i cili së bashku me deputetin Leontiev Çuçi me datat 6 e 7 maj mori pjesë edhe në aktivin e partisë të zonës së Kardhiqit si dhe u takua e bisedoi me anëtarët e simpatizantë të Partisë Socialiste në lagjen Manalat, në qytetin e Libohovës dhe fshatin Lazarat. Programi dhe detyrat e fushatës së 1 të trajtuan shokët Resul Logo e Bashkim Fino, përkatësisht kryetar e sekretar i komitetit drejtues. Për u pyet dhe u sigurua. Mes sugjerimeve vlen të përmendet ndërhyrja e një studenti i universitetit «Eqrem Çabej» për një angazhim më të madh të studentëve socialiste në grupet e punës dhe krijt fushatën e zgjedhjeve të parakohshme, theksua ajo e shëndoshjes së më… me partisë përmirësimet ripërtëritjes duke respektuar normat statutore të saj. Demokracia pluraliste si sistem, do të bëjë më mirë Shqipërinë, pavarësisht se kush qeveris: nënvizoi dukshëm «dëklapmjen e socialiste shqiptare Luan Hajdaraga; vështrështë dhe

Lidhur me kërkesën e grevistëve për një prononcim nënkryetarit të PS-së zotit Servet Pëllumbi, duke e pyetur se pari se:

Pyetje: Zoti Pëllumbi Presidenti Berisha lidhur me kërkesën e Partisë Socialiste për zgjedhje të parakohshme…

MESAZH URIMI Z. GJULA HORN Kryetar i PS të Hungarisë

MESAZH URIMI Z. GJULA HORN Kryetar i PS të Hungarisë I nderuar mik, Alfirmimi i pritur i socialistëve hungarezë, me mëse 33 përqind të votave në zgjedhjet parlamentare të 9 Majit 1994, si forca kryesore politike në vendin tuaj mik, më jep rastin e lumtur t’Ju shpreh, në emër të PS të Shqipërisë, urimet më të mira dhe besimin se Ju do të dini ta administroni këtë fitore për krijimin e konsensusit të nevojshëm politik, në dobi të përshpejtimit të reformave demokratike të ekonomisë së tregut dhe për uljen e kostos sociale të tyre. Z. Kryetar, Mbështetur në vizionin socialdemokrat europian dhe në programet alternative qeverisëse të PS të Hungarisë, me të cilat jemi njohur gjerësisht nga zhvillimi i marrëdhënieve të ngushta midis dy partive tona, shpreç bindjen se përvoja e lidhjet ndërkombëtare të kolegëve hungarezë, si dhe reputacioni Juaj politik, i ndëruar mik, si ambasador në SHBA dhe ministër i Jashtëm në periudhën e shembjes së perdes së hekurt Lindje - Perëndim, janë faktorë të rëndësishëm për suksesin e qeverisë Tuaj të re. Burgu i Tiranës, më 10.09.1994. Përzemërsisht, FATOS NANO Kryetar i P S SH.

Kërkesë për pyetje urgjente për kryeministrin zotin Aleksandër Meksi

Duke marrë parasysh shqetësimin e grevistëve të Kukësit për zvarritjen flagrante të problemeve që ata kanë ngritur; Duke marrë parasysh faktin që akoma Kryeministri, z. Meksi, nuk u është përgjigjur grevistëve për të shkuar në Kukës që të bisedojë me ta; Duke vlerësuar si shumë të vonuar veprimin e qeverisë për të përcaktuar hapat konkretë për zgjidhjen e problemeve të ngritura; Kërkojmë thirrjen e Kryeministrit, zotit Aleksandër Meksi, në parlament për t’u përgjigjur pyetjeve që grupi ynë parlamentar: «Si është situata në Kukës dhe ç’masa po merr qeveria për zgjidhjen e problemit dhe plotësimin e kërkesave të banorëve të zonave të përmbytura nga liqeni?» Në bazë të nenit 87 të Rregullores së Kuvendit Popullor, për këtë problem urgjent kërkojmë që Kryeministri të vijë në seancën më të parë të Kuvendit Popullor. Për Grupin Parlamentar të PS, NAMIK DOKLE.