12/06/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

12 qershor 1994

ËSHTË ZHDUKUR NJË KRONIKË TELEVIZIVE

Nga burime që nuk duan të identifikohen thuhet se nga filmarkivi i TV Shqiptar është zhdukur në mënyrë misterioze kronika që ka fiksuar çastin kur megahajduti francez Nikola Arsidi dekoroi presidentin Berisha me dekoratën «Kortezi franceze». Burimet thonë që kronika është marrë për të rishitur. Të dhëna të tjera nuk kemi. Për t’i dhënë lexuesit një njoftim të saktë, sot redaksia jonë do të interesohet për të marrë vesh të vërtetën; është zhdukur apo ende ekziston në filmarkivin e TV kronika që tregon se ai Nikola Arsidi dekoron presidentin tonë? Korresp. vullnetar i ZP

PARTIA SOCIALISTE - GARANTE E TRANZICIONIT DHE E DEMOKRACISË NË SHQIPËRI

- Krijimi i PSSH-së me një veprim politik aspak konformist, por të guximshëm, legjitim e publik, konsakroi përfshirjen e forcave të majta demokratike shqiptare në proceset e pakthyeshme të shembjes së totalitarizmit, drejt një shoqërie civile - Socialistët janë afirmuar për aftësi dhe programe serioze në fushën e politikës së jashtme, të hapjes dhe bashkëpunimit me botën FATOS NANO Kryetar i PSSH-së Afirmimit të përpërive: të iniciativës së lirë private ndaj asaj publike; të lirisë dhe përgjegjësisë së qytetarit ndaj komandimit të shtetit nga njëra anë, dhe ndaj anarkisë së tregut të lirë nga ana tjetër; të profesioneve, strukturave dhe sipërmarrjeve të reja produktive ndaj atyre tradicionale; të standardeve të kulturës politike evropiane ndaj atyre të autarkisë shqiptare dhe ballkanase; të vlerave të përteritjes të identitetit kulturor kombëtar ndaj atyre të komunizmit kozmopolit; Së katërti, vlerësimi dhe realizimi i prioritetit të interesave mbarëkombëtare mbi ato partiake, në frymën e dialogut politik dhe qytetar për përpunimin e një strategjie unike të zgjidhjes së çështjes kombëtare dhe të ruajtjes e zhvillimit të identitetit shqiptar në rrugën e fqinjësisë së mirë e të nxjtes së lidhjeve të ndërvarësisë rajonale, evropiane dhe globale të vendit, nëpërmjet anëtarësimit në KSBE, në Këshillin e Evropës, në Bashkimin Evropian, në FMN etj. dhe partneritetit me organizmat e sigurimit euroatlantik. II. Socialistët shqiptarë e konceptuan dhe e vlerësuan tranzicionin si proces transformimesh të shoqërisë e të vetvetes, si tërësi reformash të mendësive e të realitetit, të legjislacionit e të marrëdhënieve sociale, të institucioneve shtetërore, të partive politike dhe [teksti vijon jashtë pamjes] alistët ishin të parët që pranuan, përçuan dhe do të vazhdojnë të mbrojnë frymën e partneritetit politik në kushtet e pluralizmit, domethënë trajtimin e opozitës si konkurrencë e domosdoshme dhe si kontrolluese ligjore e pushtetit të mazhorancës, që ky të mos korruptohet e të mos shpërdorohet për interesa të paligjshme. Epërsia politike dhe etike që PSSH ka shfaqur dhe vazhdon të ruajë ndaj PDSH në këtë fushë, duket qartë në ballafaqimin e derisotëm të qëndrimeve midis tyre, në pushtet dhe në opozitë, si domos në tre aspektet themelore: Së pari, socialistët nuk e kanë shpërdoruar kurrë mazhorancën për të monopolizuar pushtetin apo për të sunduar duke ushtruar dhunë mbi konkurrentët politikë, por, përkundrazi. Ne jemi shquar për tolerancë, për prirjet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të konflikteve me konsensus, për respektimin e paktëve politike legale dhe të parimeve të ndarjes së pushteteve të depolitizimit të administratës shtetërore, si dhe u ushtrake dhe të medias zyrtare. Në të kundërtën, PD, si në opozitë dhe në pushtet, është shquar deri në krim për trajtimin e konkurencës politike si armiq dhe të aleatëve si leva, njëlloj si PSSH, është bërë e njohur për mosrespektimin dhe prishjen e njëanshme e flagrante të marrëveshjeve politike. Kjo me Qeverinë e Stabilitetit (dhjetor 1991): është bërë «e famshme» për centralizimin arbitrar të kompetencave dhe për spastrime e trysni politike në administratë, [teksti vijon jashtë pamjes] terit dhe të forcës së veprimit të saj demokratik: - Konferenca e Parë Kombëtare në nëntor 1991, me miratimin e dokumenteve të qëndrimeve politike rezolutave për vlerësimin kritik realist të së kaluarës, të rolit të PPSH e diktatorit Hoxha në të; - Krijimi i FRESH më 15 janar 1992, me iniciativën e një grupi studentësh të dhjetorit ’90, që do t’i çelte rrugën organizimit të rinisë eurosocialiste në të gjithë vendin dhe pranimit të saj si anëtare vezëgjuese në Internacionalen e Rinisë Socialiste; - Kongresi i Parë në qershor 1992, me miratimin e programit të ri politik, të programit social, të statutit të përterirë dhe «simbolit aktual të PSSH, i cili përcaktoi objektivin që u arrit në zgjedhjet e 26 korrikut 1992, për të fituar me 50 për qind të vendeve në pushtetin lokal; - Konferenca e Dytë Kombëtare në shkurt 1994, që përpunoi dhe shpalli alternativat politike dhe ekonomike të PSSH për kapërcimin e krizës aktuale nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare; - Lëvizja e gjerë politike 1993-1994 për ndryshimin e kursit të qeverisjes, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore politike të opozitës, e kurorëzuar me peticionin plebishitar të 720 mijë zgjedhësve dhe me sensibilizimin pozitiv të Këshillit të Evropës, të Parlamentit Evropian, të Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit, të Amnesty International, të Departamentit Amerikan të Shtetit etj., për gjendjen e keqësuar të të drejtave në Shqipëri; [teksti vijon jashtë pamjes]