18/06/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

18 qershor 1994

SOCIALISTËT NUK MUND TË TOLEROJNË RRËMBIMIN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

- Kërkohet përshkallëzimi i protestës kundër politikës së dhunës të qeverisë Meksi. - Kryeministri Meksi nuk mund të qeverisë me ministra që punojnë për burgosjet politike. - Kërkesë drejtuar Parlamentit Europian, Unionit të Gjenevës për lirimin e Fatos Nanos. «Ti jepet fund dhunës, t’i jepet fund terrorit, t’i jepet fund krimit shtetëror, shkeljes së të drejtave të njeriut e të opozitës. Ne ftojmë socialistët, demokratët e ndershëm të gjithë të papunët e të papronët që në muajin korrik të organizojnë protesta masive me kulm datën 30 korrik»—është ky mesazhi që rreth 200 socialistë durrsakë dhanë të enjten pasditë në një takim të zhvilluar në pallatin e sportit i cili u banë thirrjet «Liri demokraci, Partia Socialiste «Liri-Nanos». Për të disatën herë janë socialistët durrsakë që u mblodhën për të shprehur protestën e tyre ndaj politikës së dhunës, shkeljes së të drejtave të njeriut, grabitjes skandaloze nëpërmjet privatizimit, cenimit të të drejtave qytetare e diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve të varfër, e veçanërisht intelektualëve. «Dua të deklaroj bashkë me ju protestën time - u shpreh Kastriot Ahmetaj, aktor i teatrit Aleksandër Moisiu, - për këtë lloj demokracie që po ndërtohet në Shqipëri. Liri-Demokraci janë fjalë të bukura për se thënë, e lirinë e duam të pastër, e pa pranga, edhe demokracinë e duam të pastër, edhe qeverinë e duam të pastër. Bashkohem me protestën tuaj për demokraci të vërtetë duke mos u pajtuar me këtë diskriminim që po i bëhet inteligjencës, kulturës shqiptare. Më tej morën fjalën për të shprehur protestën përfaqësues të Forumit të Gruas socialiste, z. Muço Nanushi emigrant në emër të emigrantëve në Cezena e Rimini, përfaqësuesja e FRESSH N. Pasha. Të gjithë u shprehën se «protestojmë duke kërkuar një Shqipëri demokratike e jo neodiktatoriale e neofashiste, protestojmë për shkeljen e të drejtave qytetare, ekonomike, protestojmë për burgosjen absurde të shtyrë nga ndjenja hakmarrëse politike të kryetarit të PS «deputetit të popullit» Fatos Nano, protestojmë ndaj të përfshirë në krim në e Libofshës të shpërblyer me postin e prefektit të Durrësit, Viktor Margjilaj. Këto fjalë u përshkuan nga thirrjet entuziaste Liri-Demokraci «Lironi Fatos Nanon» që vazhduan me minuta të tëra. Mes këtij entuziazmi e mori fjalën nënkryetari i PS deputeti Ilir Meta. «Ju falenderoj për solidaritetin tuaj - u shpreh z. Meta - që për ditën e sotme herë që nga burgosja e Fatos Nanos bashkohet me protestën e shqiptarëve për të mos toleruar ndaj rrëmbimit të të drejtave të njeriut të drejtave qytetare e ekonomike. 4 vjet më parë në dhjetor ’90 askush nuk mund të mendonte se sot do të ishim të detyruar të kishim përsëri përballë problemein e shkeljes së të drejtave të njeriut, shkelja e të cilave po e mban Shqipërinë akoma jashtë këshillit të Europës. Ne kemi ardhur sot këtu - vazhdoi z. Meta - për t’i thënë pushtetit të sotëm se nuk është i aftë të realizojë demokracinë në Shqipëri, nuk është i aftë të respektojë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut; t’i themi pushtetit se nuk është i aftë të realizojë në një demokraci zgjedhjet e lira. Për këtë ne e kemi paraqitur mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Meksi dhe qeverisë së tij. Meksi - vazhdoi z. Meta - duhet ta ketë të qartë se nuk mund të qeverisë me ministra që e kanë mendjen dhe punojnë për burgosjet politike dhe këtë për të mbuluar korrupsionin që u është bërë bashkëudhëtar në qeverisjen «Çështja Nano» nuk është vetëm çështja e PS por çështje thelbësore e demokracisë shqiptare. Kjo çështje tani pas 11 muaj burg të F. Nanos është ndërkombëtarizuar, dhe do të shoqërohet përsëri me zhvillime të reja. Unioni ndërparlamentar i Gjenevës do ta rishtyrojë në korrik këtë çështje. Megjithë shkeljet skandaloze të të drejtave të njeriut, megjithë deformimin e rrugës së reformave PS e nisur nga interesat kombëtare Mendojë të jetë tepër e ndershme së shqiptarëve duke i thënë «po» futjes së Shqipërisë në Këshillin e Europës. PS vazhdoi z. Ilir Meta nuk është parti e alternativave të reformuara të ezauruara, të interesave të pakicës. PS është partitë e alternativave të reja dhe për këtë do të kërkojmë votbesimin e popullit në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. Më tej deputeti Moikom Zego u shpreh se mund të torturosh por nuk mund të bindësh kurrë me forcë. Forca, burgu, hakmarrja politike, kanë rënë mbi kryetarin e PS Fatos Nano që prej 11 muaj në burg. Aktualisht ai është i vetmi i burgosur politik i opozitës në Europë. Jam i bindur se do të fitojmë - vijoi z. Zego - sepse PS ka çelësin social. E drejta e njëriut të vogël për interesat e tij është forca e Partisë Socialiste. Përdorimi i dhunës në dëm të këtyre interesave tregon krizën e pushtetit. ERION BRACE

FRESSH-i synon ridimensionimin e veprimtarive brenda dhe jashtë vendit

- U mblodh KD i FRESSH-it Diten e martë më datë 14 qershor 1994, në një nga sallat e selisë së Komitetit të Përgjithshëm drejtues të Partisë Socialiste u zhvillua mbledhja e Komitetit Drejtues të Forumit të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë, në qendër të së cilës ishin gjendja e degëve të forumit eurosocialist në rrethe, puna dhe veprimtaritë aktuale, perspektivat e saj për të ardhmen si dhe niveli i marrëdhënieve ndërkombëtare. Duke e hapur mbledhjen, kryetari i FRESSH-it, deputeti Pandeli Majko theksoi momentet e rëndësishme politike që po kalon vendi, të cilat kërkojnë një rritje të mëtejshme të rolit të FRESSH-it. Pastaj, përfaqësuesit e degëve të rretheve Lezhë, Shkodër, Kavajë, Skrapar, Mallakastër, Tropojë, Laç, Berat, Elbasan, Vlorë, Kuçovë, Durrës, Lushnjë, Korçë, Ersekë, Tiranë etj., sollën gjendjen e rretheve të tyre. Në diskutimet e tyre ata u përqëndruan në veprimtaritë e deritanishme të FRESSH-it, në përfshirjen e tyre në fushatën e zgjedhjeve, në përgatitjen e Konferencave të Partisë Socialiste në rrethe, për rritjen e pranimeve të reja në parti si dhe në organizimin e aktiviteteve masive gjatë muajve korrik-gusht. Pastaj mbledhja vazhdoi me diskutimin mbi marrëdhëniet e deritanishme të FRESSH-it në fushën ndërkombëtare dhe për perspektivën e afërt të tyre. Në fjalën e vet nënkryetari i FRESSH-it për marrëdhëniet ndërkombëtare Ilir Meta theksoi se FRESSH-i deri tani e ka justifikuar pranimin në Internacionalen e Rinisë Socialiste, por sidoqoftë kjo është një nisje modeste, theksoi ai, në integrimin e forumit si pjesë e rinisë socialiste europiane. Intensifikimi i marrëdhënieve ndërkombëtare të FRESSH-it në të ardhmen e afërt të synojë në zhvillimin konkret të veprimtarive kombëtare me homologët europianë si në Shqipëri edhe në vendet e tjera. Zëdhënësi i FRESSH-it

Përse Shqipëria nuk ka kushtetutë?

Një pyetje për të gjithë: Kaluan dy vjet e gjysëm dhe Shqipëria që trokët çdo ditë në portat e Evropës është pa Kushtetutë. Pse s’vjen Kushtetuta? Një pyetje për të gjithë: Përse Shqipëria nuk ka kushtetutë? Kaluan dy vjet e gjysëm dhe Shqipëria që trokët çdo ditë në portat e Evropës është pa Kushtetutë. Pse s’vjen Kushtetuta? SHAQIR VUKAJ: Siç e kam theksuar edhe herë tjetër, Kushtetuta për mendimin tim nuk do të vijë. Kjo gjë është dukur qartë, që para një viti e deri tani Komisioni i Projekt-Kushtetutës nuk është mbledhur këto 4-5 muajt e fundit, e në qoftë se është mbledhur, është mbledhur për punë minutash. Kjo tregon më së miri se Partia në pushtet, qeveritarët nuk duan që të vijë Kushtetuta në Parlament. Këtë në raste të ndryshme e kanë shprehur qartë lider të Partisë Demokratike e në ndonjë rast edhe drejtues të Kuvendit Popullor se ardhja e Projektkushtetutës në këtë vend do të thotë zgjedhje të reja. GRAMOZ RUÇI: Qëndrimi i PS për këtë problem ka qenë dhe mbetet që në Shqipëri të ndërtohet shteti i së drejtës, duhet patjetër hartimi i Kushtetutës nga ku të burojnë gjithë legjislacioni i vendit, tani dhe jo për Shqipërinë. Së dyti: Në planin juridik, pushtetarët e sotëm nuk duan kushtetutë pasi pa të i kanë duart e lira për veprimtari antligjore ku vendin … misioni mund të bëhet shumë shpejt. Që andej nuk shikoj ndonjë pengesë tjetër. Unë nuk shikoj ndonjë pengesë objektive në procedura që të pengohet ardhja në Parlament. Dëshira e të gjithëve dhe e imja personale është që jetë sa më parë. Roli kryesor bie mbi kryetarin e Komisionit, Kryeministrin Meksi, për ta përshpejtuar punën. Të paktën Projekti të jetë i gatshëm sa më parë. Nuk u pronocuan Petrit Kalakula, Abdi Baleta, Tomorr Malasi. Përgatiti ADRIAN MYSLYMI

Gjysma ime më e mirë nuk është e burgosur

Intervistë e kryetarit të Partisë Socialiste dhe deputetit të Kuvendit Popullor Fatos Nano dhënë gazetës «Populli Po» Po: Kur lindi dhe ku e kaloi fëmijërinë Fatos Nano? Z. Nano - U linda ditën e 10 vjetorit të Konferencës së Pezës, më 16. 9. 1952, në agim, siç thotë nëna. Fëmijërinë, si shum’ e të tjerëve, e kalova të nënën. Fëmijërinë shkollës «Hoxha Tahsin» dhe shkollës së «Kuqe», në Tiranë. Edhe këtu në burg, ndonjë nga shokët e fëmijërisë, për t’i rënë shkurt kështu më prezanton: «Ehës që rrugice!... Dhe pikërisht nga rrugica, mbase më se, pas një sëmundjeje të papritur, kur nënën më dha jetën për herë të dytë, aty nga mosha 8-9 vjeç, vija ca i shëndoshë dhe nuk i arrija dot shokët me vrap. Kështu, që kur ndonjëri më ngacmonte, unë e qëlloja me gur rrugicën. Dhe meqë, për dreq, kisha nishan në dredkë, u vinte babai nga puna, grajë e lagjes i dilnin përpara dhe i anoheshin, bashkë me nënën time. Gjithçka përfundonte me ca listela të thyera e me kërcënim e mi, për ndëshkim... Dhe kështu u rritja. Po: Çfarë veçoni nga gjimnazi? - Dy gjëra: E para, dashuria me shoqen time të jetës, që këto 2-3 vjetët e fundit është rindërtuar me të njëjtin zjarr, sepse rrethohemi nga i njëjti «mjedis herezie». Atëherë lindi si të gjitha dashuritë, por u bë e veçantë sepse u shfaq publikisht në ndërin e letërsisë (në hollin e katit të dytë të Gjimnazit «Sami Frashëri»), ku mësuesja, Vali, afishonte hartimet tona, si më të mirat; në një konkurs që zgjati dy vjet dhe që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Dhe, ndjenjat e mendimet tona nuk i shprehimin aspak me «gjuhën zyrtare»... Tani që jam në burg shkruajmë njëri tjetrit (dhe me fëmijët kështu ndodh), me të njëjtën herezi. «Herezia» e dytë e gjimnazit ishte krijimi i kompleksit artistik me Edin, Torin dhe Metin, Konkursin me Dorian Ninin, në paralelen tjetër. Unë isha solist kryesor i grupit dhe interpretoja tona repertorit të «Beatles», lëhin krejt origjinale. Po: - Sa nga dëshirat e rinisë e shihni të realizuara? - Ato shpirteroret, thuajse të gjitha; veçanërisht kur shoh se kemi riprodhuar veten me ellësi të lartë, të mbledhësit ju përgjigjen me keqkuptimet që ata të deklarohen të tillë nga «ganmet psikologjike». E ai mund t’a quajë i zlu njeri, në q’edu mund të krijohet, për marë një vërtetim që nuk paska televizor që do realizh nuk ka një thënë? Çudira të tilla mund të ndodhin vetëm këtu tek ne, e që po bëhen shkaqet në njerëzit që janë nëna, ku mos dinë nga t’ia mbajmë, për të përballuar jetën në një Shqipëri demokratike. (Vijon në faqen 3)

Taksë për televizorin edhe për ata që s’kanë televizor

Në qytetin ku bëhet pagesa e taksave në rrugën e Kavajës në Tiranë, veç çdo ditë përreth sistemit grumbullohet … [pjesërisht e palexueshme]. [Kolona tjetër] … të bëhet … mbledhësit ju përgjigjen me … [pjesërisht e palexueshme]. E kuqja është sepse qytetarëve ko- … [pjesërisht e palexueshme]. [Kolona e djathtë] … të gjitha … [pjesërisht e palexueshme]. F. TREBESHINA

GREVE URIE NE MINIEREN E BATRËS

Rreth 80 punëtorë janë ngujuar në galerinë 1280 të minierës së kromit në Batër të Martaneshit. Siç mësuam mbrëmë vonë nga një burim i besuar qeveritar, bëhet e ditur se qysh prej datës 16 qershor, rreth 80 punëtorë të minierës së kromit në Batër të Martaneshit janë ngujuar në grevë urie në galerinë 1280. Deri tani organet qeveritare nuk kanë dhënë asnjë informim, por siç kumton i njëjti burim qeveritar arsyeja që kanë çuar në ngujimin e punëtorëve nuk kanë karakter politik, por ekonomik. Ata kanë bërë të shuhen rritja, për të cilat deri tani është heshtur. Kësisoj, kërkesa e tyre mori shpërblim heshtjen lyese të qeveritarëve. Po pas grevës çfarë do të ndodhë? Korresp. i «Zërit të Popullit»

10 kanale televizive për Tiranën

Qytetarët e Tiranës do të kenë mundësi të ndjekin 6 kanale satelitore ndërkombëtare, ndër më të fuqishmit në botë, pa pasur nevojë për vendosjen e antenës parabolike. Bashkia e Tiranës dhe seksioni i saj i energjetikës është kujdesur që ky evemen[t] për kryeqytetin të përkojë me hapjen e aktivitetit të vitit, Kampionatit Botëror USA ’94. Do të jenë CNN (SI En En), EURO NEWS, TF-2, ITALIA UNO, SI-1, FOX CHANNEL dhe RTL, stacionet që do të ndalohen lirisht nga telespektatorët e palonuar të kryeqytetit të cilët për këtë do të paguajnë vetëm 50 lekë për familje si taksë e vetme fillestare. Inventimet fillestare, të shpejta, gjithashtu do të përfshihen edhe repetitorët e tre kanaleve televizive italiane, RAI-1, RAI-2, RAI-3, me ç’këtë kanë pasur majt … [pjesërisht e palexueshme]. ASTRIT PATOSI (ATSH)

GRAMOZ RUÇI:

Qëndrimi i PS për këtë problem ka qenë dhe mbetet që në Shqipëri të ndërtohet shteti i së drejtës, duhet patjetër miratimi i Kushtetutës nga ku të burojnë gjithë legjislacioni i veprimtaria demokratike e shtetit dhe e institucioneve të tij. drejtës, duhet patjetër miratimi i Kushtetutës nga ku të burojnë gjithë legjislacioni i veprimtaria demokratike e shtetit dhe e institucioneve të tij. Por kaluan gati 2 vjet e gjysëm nga qeverisja e PD dhe Kushtetuta jo vetëm që nuk ka ardhur por as që pritet ndonjë datë për diskutim e miratim sepse: Së pari: Pushtetarët e sotëm në planin politik nuk kanë predispozicion për të bashkëpunuar me të gjitha forcat politike që të bëhet e të miratohet kushtetuta e Shqipërisë. Për ta me sa duket Shqipëria, Kushtetuta, demokracia është baraz PD, pra ata duan të bëjnë kushtetutën për Partinë e sotëm nuk duan kushteutët pa pasur të i kanë duart e lira për veprimtaria antligjore ku vendin e shtetit të së drejtës e zë politika e Partisë në plan të parë. Së treti në planin ekonomik, pushtetarët nuk e duan Kushtetutën për të patuar duar të lira për të zhvatur ekonominë kombëtare me vendime administrative sipas bindjeve politike. Së fundi: Meqë pushtetarët e gjejnë se pa kushtetutën Europa, të pranon dhe as investon, kjo pak i shqetëson për të mos thënë se nuk shqetësohen fare. Për ta mjafton që i pranuar Konferenca Islamike.

TEODOR LACO:

Po bëjmë të gjitha përpjekjet që Kushtetuta të vijë. Me sa dimë ne, Kushtetuta ka avancuar në një farë mase të madhe. Kushtetuta në Parlament mund të ketë vështirësi për t’u miratuar, sepse grupi kryesor është Partia Demokratike dhe nuk përbën më 2-3. Megjithatë mirë është që Kushtetuta të vijë dhe ne kemi propozuar e kemi këmbëngulur vazhdimisht që të hartohet një Kushtetutë e tillë që të gjejë konsensusin e forcave politike shqiptare. Në qoftë se do të arrijë një gjë e tillë që të pranohet nga të gjitha ose të miratohet me shumicën e parlamentarëve, atëherë kjo do të jetë një fitore e madhe, sepse Kushtetuta do të ketë jetëgjatësi të madhe. Ne mendojmë se nga një gjë e tillë do të arrijmë.

KOSTA MAKARAJADHI:

Unë jam anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës. Çështja e vërteta është vënë në një pa- … [teksti është pjesërisht i palexueshëm]. Ne kemi mbetur vetëm në pjesën e fundit që ka të bëjë me Formën e Gjykatës Kushtetuese. Po të ketë një kujdes sado të vogël, hartimi i teksti, përfundimtar nga Ko- [vazhdon në kolonën ngjitur].

Var veten një i sëmurë në spitalin psikiatrik nr. 5

Para pak ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore vari veten në një nga dhomat e katit të parë të spitalit psikiatrik i sëmuri. Që nga dita e vdekjes së tij (para një jave e më shumë) akoma nuk kanë bërë konkluzionet e vdekjes duke e trajtuar këtë problem. Specialistët që nuk duan të identifikohen deklarojnë me përgjegjësi profesionale se i sëmuri vdiq nga patiësi e mjekut kurues, të cilën - sipas tyre e vërteton plotësisht kartela përkatëse e të sëmurit. - Pak çastesh para se të varte veten i sëmuri kish paraiomjan për aktin e tij duke kërkuar që ta linin specialist. Por në sëmurin nuk lu dhe as anë ndihmë dhe as kujdesin për këtë. Korresp. i «Zërit të Popullit»

Protestë e socialistëve durrsakë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut e të opozitës