KUR DO TË HIQET «VETO» E PD-së NË INFORMIMIN E SHQIPTARËVE?
SA LARG JEMI NGA BOTA
Edhe pesë stacione të tjera televizive lëshojnë sinjalet e tyre në aparatet e TV-ve në Tiranë, pasi kanë hyrë në kohë edhe në rrethet të tjera si Durrësi, Fieri, etj. Një ëndërr që nuk mund të mos përshëndetet nga cilido, po të kemi parasysh etjen e pashuar të shqiptarëve, të ndryshuar për vite me radhë nga ish shteti, që kërkonte monopolimin e formimit të individëve përmes propagandës së komanduar prej tij. Për shqiptarët iku përgjithmonë koha e «kanaleve» me të cilat fshehurazi kërkonin të kapnin sinjalet e ndaluara të botës.
Por çuditërisht paradokset nuk na ndahen. Duke lejuar e mbështetur hapjen e kanaleve të huaja televizive, shteti aktual duket se është i paepur në një pikë: të mos lejojë zërat e shumtë pluralistë e të pavarur shqiptarë që të çajnë bllokadën e vendosur prej tij në sinjalet televizive shqiptare. Pikërisht kjo parti, që tashmë është në pushtet jo më larg se mbi dy vjet më parë «tundi dynjanë» për nevojën e stacioneve të pavarura televizive. Por sapo zari karikati e pushtetit ndërroi edhe gjuhën. Tashmë për të me sa duket nuk ka sakrilegj më të madh se sa prishja e monopolit televiziv. Një kompleks i trashëguar nga sistemi i kaluar nga i cili shteti dhe pushteti i sotëm nuk po shkëputen dot. Sepse në vargun e premtimeve të pambajtura qëndron edhe premtimi për informacion të pavarur dhe pluralist. Dhe shqiptarët nuk harrojnë, por edhe nuk lëshojnë pe në realizimin e një prej ëndrrave më të bukura, të lirisë së të gjithëve vetë, në mënyrë të pavarur mbi ngjarjet, mbi zhvillimet, mbi forcat politike, mbi qëndrimet, interesat dhe partitë politike të cilat janë të gjitha të tyre dhe të cilat kërkojnë t’i njohin e vlerësojnë vetë, pa «ndihmën» e Bupçapes apo zanatçinjve të tjerë të pushtetit të sotëm. Ata nuk duan të kthehen kurrë në «masmedian e edukimit demokratikas», pasi kanë provuar masmedian e edukimit marksist-leninist. Dhe ky zë i shqiptarëve nuk ka rreshtur së kërkuari me gojën dhe shkrimin e intelektualëve të vet heqjen e «vetos» së PD për informimin e shqiptarëve. Hapja e pesë kanaleve të tjera të huaja për telespektatorët shpresojmë se do të jetë një sinjal edhe për shtrirjen përsëri të kërkesës së hershme për një pluralizëm televiziv. Shpresojmë se parlamenti ynë do të nxitojë të arrijë vendet e tjera të botës së qytetëruar dhe do të miratojë sa më shpejt të jetë e mundur ligjin për hapjen e stacioneve të pavarura televizive, për më tepër që edhe kërkesat nuk kanë munguar për financim. Do të ishte një hap kuptimplotë për angazhimin serioz të Shqipërisë për të ecur pa kthim në rrugën e demokracisë.
M.N.
Ish-kryetari Socialist i komunës i sapopranar në PD pret të takohet nesër me presidentin Berisha
Edhe kryetari i Komisariatit të policisë merr pjesë në fushatën e uranimeve të reja në PD.
MINATORËT PA RRUGË DALJE - QEVERIA LUAN SHURDHIN MEMECIN
Vazhdon greva e minatorëve të Batrës
Siç është njoftuar qysh prej datës 16 qershor vazhdon greva e urisë e minatorëve të Batrës në rrethin e Matit. Grevistët bëjnë pjesë në sindikata të ndryshme dhe 1 ka mbledhur zëri i protestës për kushtet e rënda ekonomike. Ndër kërkesat e tyre janë shkarkimi i drejtorit dhe i këshillit drejtues, rritja 50 për qind e pagës, vendosja e linjës së autobuzëve për të cilën ka vendim por nuk zbatohet, hapja e mencave nga ndërmarrja, si dhe meca private etj. Minatorët janë të vendosur ta vazhdojnë grevën gjersa një zgjidhje e kërkesave të tyre ekonomike të cilat i konsiderojnë minimale e jetike. Propaganda zyrtare dhe e aparatit të drejton po bëhet krejt e shurdhët dhe memec ndaj kërkesave të tilla. Kujtojmë se dikur nga greva e Vallasit jepët informacion e intervista në gazetat e personalitetet politike ndodheshin atje. Tani minatorët e Valiasit janë në rrugë të madhe, ndërsa drejtuesit pas shpërblimeve të larta s’dihen ku janë.
Ç’do të ndodhë me grevistët e Batrës?!
Kjo varet nga qëndrimi i Qeverisë dhe jo aq nga minatorët të cilët nuk shohin tjetër rrugëdalje.
Korresp. i «Zërit të popullit»
Filloi nga puna këshilli i komunës
Më datën 15.6.1994 nën drejtimin e Kryetarit të Këshillit të Rrethit sh. Fiqiri Hazizi u bë konstituimi i këshillit të Komunës Socialiste të Greshicës.
Në këtë të plotë, larg shantazhit e presionit, pa praninë e policëve e cubave të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit të cilët donin të bënin presion mbi votën e lirë, larg zhurmës së makinave të tipeve të fundit e «avionëve» qeveritarë, u zgjodhën drejtuesit e këshillit të Komunës.
Konform procedurave ligjore, në zgjedhjen e mirëkuptimit të plotë u zgjodh kryetari i Këshillit të Komunës sh. Agim Abazi i Partisë Socialiste dhe nënkryetari i komunës sh. Përparim Hasani, po këshilltar i PS. Nënkryetari i këshillit të Komunës u zgjodh z. Roland Shehu, këshilltar i PD.
Fryma e mirëkuptimit në këto zgjedhje vërtetoi edhe një herë kërkesën e drejtë të kryetarit të PS të Komunës së Greshicës sh. Hysni Muçaj, i cili në prani të qeveritarëve dhe politikanëve të forcave të ndryshme politike të ardhur nga qendra dhe rrethi deklaroi «Zotërinjtë na lini Ne greshicotët të zgjedhim vetë hallet tona». Të Greshiciotët para idealit e nderit nuk bëjnë vend premtimet boshe. Greshica e di ç’janë partitë dhe ç’shtet është, di t’i japë përgjigje mirësjelljes dhe kërkesat parandi me të drejtë thuhet: «Në Greshicë ka çeçua bika».
AXHEM ZOTA
Mafiozët sulmojnë policinë
Një polic i vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga rrëshqitja e autoveturës bën një postbllok të ngritur enkas nga policia e degës së rendit të Ersekës. E gjithë kjo pas një mit të marrë nga posta e Leskovikut me mendimin se ajo transportonte drejtim të Korçës një ngarkesë të dyshimtë. Ka nisur gjithçka nga Gjirokastra, ku ajo i ka shpëtuar degës së rendit të këtij qyteti, e cila ka njoftuar atë të Përmetit, kjo ia bën dallë postës së Leskovikut dhe kjo e fundit e pa suksesshme me përpjekjet e saj, ia përcjell degës së rendit të Ersekës, e cila nxjerr patrullën, por që siç thuhet, me armë pa municion. Në kohën kur makina është afruar pritës nga ana e policëve është dhënë sinjali i nevojshëm, por trafikantët kanë rritur shpejtësinë krejt të siguruar se policët ishin me armë pa fishekë, duke goditur dhe plagosur rëndë tre prej tyre, njëri prej të cilëve pas tri ditë në gjendje kome në spitalin ushtarak të Tiranës ditën e premte vdiq. Është më të vërtetë për t’u çuditur se si është e mundur që kjo bandë përshkon rreth 200 km rrugë pa i hyrë një gjemb në këmbë, duke kaluar njëra pas tjetrës kaskadat e policisë. Shumë dyshime ngrihen në këtë rast, por sqarimet më të hollësishme mund t’i japë zëdhënësja e rendit publik, e cila me siguri do të jetë informuar edhe për drejtimin e largimit të autorëve të krimit.
PERTEF POJANI
Një shtetas i huaj grabitet nga persona të ...
Një shtetas i huaj grabitet nga persona të
Takohët nesër me presidentin Berisha
Edhe kryetari i Komisariatit të policisë merr pjesë në fushatën e pranimeve të reja në PD.
Takohët merr pjesë në fushatën e pranimeve të reja në PD.
Më datën 15 qershor në edicionet e lajmeve të televizionit opinioni publik u njoh me zhvillimin e punimeve të aktivitetit të partisë Demokratike Pukë ku ndërmjet të tjerave u bë edhe pranimi si anëtar i Partisë Demokratike i anëtarit të Partisë Socialiste dhe Kryetarit të Komunës Blerim Ndue Mhilli. Pa dyshim ky ishte një sukses i madh për Partinë Demokratike në vazhdën e «sukseseve» madhështore që ka realizuar jo vetëm për Pukë por në gjithë vendin. Pikërisht se ka «suksese» të mëdha në zbatimin e programit të mashtimeve i duhen dhe spektaklet televizivë për të bindur njerëzit në prestigjin dhe besimin e madh që ka elektorati të Partia Demokratike deri sa arrin të pranojë në gjirin e saj edhe anëtarë të Partisë Socialiste e deri Kryetar Komune. Nuk ka si të ndodhë ndryshe e të mos ketë suksese, kur me pranimet në partinë Demokratike i del koha të merret vetë Presidenti, deputeti i rrethit të Pukës Marash Lika, Kryetari i Komisariatit të Policisë i depoltizuar [sic] Pietër Prendi.
Nga takimi që patëm me sapo të pranuarin Ndue Mhilli u shpreh se unë kam miqësi familjare me Pjetër Prendin dhe ky i fundit së bashku me deputetin Marash Ibra më thirrën dhe më bënë presion për t'u pranuar në Partinë Demokratike duke më dhënë premtime të shumta e të sigurta për t'u realizuar. Njëkohësisht më lidhën në telefon me presidentin e Republikës i cili më garantoj për ndihmat dhe më uroi për pranimin në radhët e Partisë Demokratike. Në këto rrethana e pranova kërkesën e tyre. Disa nga premtimet që më dhanë ishin: se 40 për qind e familjeve të fshatit do të përngulen për në zonat fushore, 40 për qind e familjeve ose 450 familje që janë me halle e probleme do të ndihmohen me kredi afatgjatë, se të gjithë fshatrat e Komunës do të kompletohen me mjekë, telefona, rrugë, ujësjellësa etj., do të na ndihmojnë me ushqime, veshmbathje falas për të gjithë familjet e fshatrave dhe se do t'u garantojnë ndihmën ekonomike të plotë, pavarësisht se fshatrat e kësaj Komune kanë mbi 2 muaj që nuk ka marrë artë.
Të gjitha këto premtime të zakonshme të propagandës së PD-së e nënshtruan Ndue Mhillin i cili megjithëse e di dhe e kupton fare mirë se po shikon ëndrra me sy hapur në diell bueson. I beson. se Presidenti i ka rezervuar një pritje të veçantë në audiencën e tij ditën e hënë në datë 20.6.1994 për ta bekuar e përgëzuar për veprën e shërbimin e madh që i bën Partisë Demokratike e njëkohësisht për t'i shprehur angazhimin e kujdesin e tij të posaçëm në mbështetje të kërkesave që do t'i paraqesë.
E çuditëshme por nuk ka pse të çuditemi se nuk është e para herë (Vijon në faqen 2)
Një shtetas i huaj grabitet nga persona të armatosur
Ditën e shtunë, dt. 11. 06. 1994 rreth orës 22.30 në Vajkan të rrethit Fier është grabitur shtetasi i republikës së Kroacisë Shaban Elezi lindur në Gostivar dhe banues në Zvicër.
Duke udhëtuar me automjetin e tij mikrobuz tip. Mitsubish, me targë TG 129101 CH për në drejtim të Fierit, parakalohët prej dy veturave me targë vendi në Vajkan të cilët i bllokojnë rrugën dhe e detyrojnë të ndalojë. Prej tyre dalën 3 persona të armatosur të cilët i drejtojnë atij pistoletën dhe njëri e helmon me gaz mb y tës (kjo është e provuar edhe nga akti mjekësor) dhe duke e tërhequr nga flokët e rrëzon përdhe. Pasi e rrahin dhe e masakrojnë e hedhin në kanal dhe i grabisin automjetin bashkë me sendet personale, të hollat dhe dokumentet vetjake. Ai përmendet vetëm rreth orës 04 të mëngjesit dt. 12.06.94, ku më shumë mundim dhe në gjendje tepër të rëndë kërkon ndihmën e punonjësve të karburantit të pikës Mbrostar-Ura të qytetit Fier. Prej këtej edhe ndihmën e punonjësve të rendit dërgohet në degën e rendit publik të qytetit Fier. Pas bërjes së denoncimit u shtrua në spital dhe gjendja e tij edhe sot e kësaj dite është përsëri e rëndë. Lidhur me autorët e krimit deri tani nuk ka asnjë njoftim. I dëmtuari i falenderohet punonjësve të pikës karburantit dhe atyre të rendit për ndihmën që i dhanë dhe shpreson se autorët do të zbulohen.
ASLLAN LAMAJ
FILLOI KAMPIONATI BOTËROR I FUTBOLLIT
Gjermani-Bolivi 1-0 Spanjë-Koreja e Jugut 2-2
Ditë pasdite në stadiumin «Solder Field» të Çikagos, në një diel përvëluese (ora lokale 13.30), filloi kampionati i 15-të Botëror i Futbollit.
Përreth gjysemë ose u zhvillua ceremonia e hapjes, ku grupe të muzikave imë balet, nën tingujt e muzikave kombëtare të vendeve pjesëmarrëse finale, vallëzuan me kostume kombëtare. Më pas përshëndetën e presidenti i FIFA-s Havelanz dhe presidenti amerikan Klinton.
«Fati më i mirë i gjithëve dhe përshëndetje, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës», theksoi Klintoni në deklaratat e tij, duke theksuar se shihte të 63.000 tifozëve që kishin stadiumin nuk janë qytetarë amerikanë.
Ndeshja e parë e botërorit ishte Gjermani - Bolivi, e cila përfundoi me fitoren e Gjermanisë 1-0, golin e parë të minutën e 60, Klinsman shënon.
Kampionët u ndeshën në Kampionatin e 15-të të Botërorit, të cilët u zhvilluan në 8 qytete amerikane, kontrolluan me mirë e sa më shumë porterin e parë, duke shënuar golin e parë në ndeshje.
Minuta nga gjermanët të cilët rrezikuan në minutat 8', 10', 15', 20', 25'. Minutat 25-35 dominojnë bolivianët që rrezikojnë disa herë portën gjermane. Në pjesën e dytë janë përsëri gjermanët që dominojnë. Në 15' Maçerus (115 ndeshje me përfaqësuesen) kap një pas nga gjuajtja që Klinsman e kthen në Gol, goli i parë i kampionatit.
Ndeshja e dytë e grupit C ishte ajo ndërmjet Spanjës dhe Koresë së Jugut nga koreanojugorët, të cilët lëvizin në shpejt në fushë, kontrolluan me mirë e sa më shumë portierin e parë spanjoll (si është) dhe shënohet portieri i parë në gol që shpëton portën e tij nga disa gola të sigurtë.
Më pas koreanojugorët ushtruan presion në portën e spanjollëve dhe dy gola të cilët e barazuan rezultatin e ndeshjes me ndeshjen e tyre për të arritur barazimin 2-2.
SHBA - Zvicër 1-1
Vazhdojnë të marrin bukën me listë
Shkodër
Janë mbi 250 familje në Laç të Vaut të Dejës që vazhdojnë ta marrin bukën me listë, vihen në dukje në një informacion që ka ardhur për gazetën tonë.
Ky numër nuk është i vogël po të kemi parasysh faktin se numri i familjeve këtu nuk e kalon shifrën 900. Familjet në fjalë janë kryesisht të ardhura nga krahina të ndryshme të vendit tonë, kur filloi ndërtimi i hidrocentralit Vaut të Dejës. Pastaj në fjalë të cilët në ndryshojë kjo gjendje, megjithëse ditët e fundit qeveria e shpalli Laçin qytet.
MUSË HURTULA
Kërkohet 10 vjet burg, për ish Presidentin e parë të pluralizmit shqiptar
Dje në orën 9.00 në gjykatën e Tiranës, seanca gjyqësore në ngarkim të ish funksionarëve të lartë të partisë së shtetit, ndërmjet tyre edhe ish Presidenti i parë i pluralizmit në Shqipëri Ramiz Alia filloi me pretencën e mbajtur nga prokurori Fanaj.
Në fillim u theksua se çështja që filluar në bazë të materialit kallëzues të bërë në organet e prokurorisë në datë 20.7.1990 dhe për tre vjet hetime në këtë veprimtari ajo është shtrirë në disa drejtime.
Duke i akuzuar për shpërdorim detyre me pasojë shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore të shtetasve, në shkeljen e barazisë së shtetasve në formën e krimit të përfitimeve dhe për të pandërprerë Stefani për pasojë të veprimeve në kufi për të pandërprerë Ramizi me pasoja [?] dëm tin fizik dhe humbje jete të një personi dhe për të pandëhurin Hadëri për veprime poshtëruese ndaj të tjerëve, prokurori u përqëndrua për të vërtetuar elementët e akuzës.
Nga hetimi gjyqësor, vazhdoi ai, ka rezultuar se të pandërhurit kanë patur funksione të larta shtetërore dhe partiake, dhe ky gërshetim i veprimeve të tyre mori formën më të plotë në kushtet e vitit 1976 ku parashikohet se PPSH-ja ishte forcë e vetme udhëheqëse e gjithë jetës së vendit.
Duke u ndalur në rastin e bombës së hedhur në ambasadën sovjetike në Tiranë theksoi se me vendim të Byrosë Politike u morën masa për t'u përgjigjur terrorit të zi me terror të kuq. U bënë arrestime të pa ligjshme dhe Mehmet Shehu raportoi në një mbledhje të Byrosë Politike për masat e marra nga Ministria e Brendshme. Por të gjitha këto, bënin në kundërshtim me kushtetutën e vitit 50-të.
Nga kushtetuta e vitit 1946-u e 76-të është theksuar se ajo përbën ligjin themelor të shtetit dhe zbatimi i saj është i detyrueshëm. Për nga hetimi gjyqësor ka dalë se Byroja Politike u ka dhënë këtyre organeve kompetenca jashtë normave kushtetuese duke cenuar në këtë mënyrë lirinë e shtetasve. Është kontrolluar mendimi i lirë që lejohej nga platforma e Byrosë Politike por që binte në kundërshtim me kushtetutën. Organet e partisë kanë patur të drejtë të zhvillojnë demaskimin dhe (Vijon në faqen 2)
NË NUMRIN E ARDHSHËM
– Të dhëna të plota për krimin e organizuar shtetëror në zgjedhjet e 29 majit në komunën e Libofshës.
Në këto materiale do të gjeni:
– Kronologji, dëshmi, deklarime, intervista etj.
– Duke ndjerë përgjegjësinë për informimin e plotë e të saktë të opinionit publik, redaksia shpreson njëherësh se do t’u ndihmojë edhe organeve të drejtësisë për gjykimin objektiv të çështjes.
Peshkopi
Vetëm dy privatizime me ankand
Midis mbi 1200 privatizimeve që janë bërë në rrethin e Dibrës vetëm dy siç njëri është pjesë e ndërmarrjes së Prodhimeve të Ndryshme dhe tjetri ish pjesë e Ndërmarrjes së Ndërtimit, janë bërë me ankand.
Pjesëmarrësit në këtë formë privatizimi, e cila bazohet në borde njëgjyqësore, në udhëzimet e urdhëresa qeveritare e jo me ligj parlamentar, kanë qenë vetëm dy vetë.
A. A.