24/06/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

24 qershor 1994

ZOTËRINJ PUSHTETARË, MOS LUANI ME JETËN E NJERËZVE!

Greva u ndërpre, po hallët a u zgjidhën?... Grevistët e urisë të ngujuar në galeritë e minierës së Martaneshit e ndërprenë grevën e urisë në orët e vona të darkës së 22 qershorit. Njëjetë ytare të informacionit për këtë masë ekstreme të minatorëve të kromit gjatë këtij greviste mbajtën heshtje të plotë. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, përderisa propaganda e partisë së pushtetit e paraqet Shqipërinë si një vend pa tensione sociale, skur tranzicioni i ka siguruar secilit tregën drejt lumturisë së pafund... Në shkruajtëm disa herë për grevën e urisë në Krastë, sespe ajo ishte një pikë vlime e gjendjes së rëndë social-ekonomike që po kalojnë mijëra e mijëra njerëz e familje në gjithë vendin, veçanërisht minatorët. Të gjitha kërkesat e grevistëve kishin karakter ekonomik, shprehnin krizën e familjes së tyre që nuk kanë bukë të hanë, kushte për punë, administrim më të mirë të pronës, moslënien e qindra shokëve të tyre në mëshirë të fatit etj. Janë nëntë kërkesa shumë konkrete që ranë për një kohë të gjatë në veshin e shurdhër të qeverisë. Nëntë ditët e grevës së urisë çuan në gjendje kritike disa nga grevistët. Rreth dhjetë veta u shtruan në spital. Kjo situatë sensibilizoi jo vetëm opinionin në Krastë, Batëre e Bulqizë, por futi në ankth edhe qeveritarët të cilët deri dje i kishin kthyer krahët minatorëve dhe i përgjiqeshin me një “Jo” prepotente kërkesave të tyre. Vetëm kur e panë se greva mund të merrte përpjestime më të mëdha u fut në lojë vetë kreu i partisë në pushtet, z. S. Selami, i cili u premtoi grevistëve plotësimin e kushteve sipas peticionit që kishin drejtuar në adresat më të larta të shtetit. Një grevë përfundoi por a u zgjidhën hallet e mijëra minatorëve të pellgut të kromit? Po hallet e mijëra të tjerëve në naftë, energjetikë, në minierat e bakrit etj u zgjidhën? A mund të mbyllen kështu grevat e tjera, duke u bërë kordon sanitar gjithçkaje që ndodh në gjatë nëntë ditëve me radhë? Përse duhet të shkojë në prag të vdekjes disa minatorë që qeveritarët të kujtohen se kanë veshë për të dëgjuar e sy për të parë? Ne nuk jemi për grevat e urisë, veprime ekstreme këto që sjellin pasoja deri të paparashikueshme. Por në jemi e do të jemi gjithnjë solidarë me njerëzit e pakënaqur, nga reforma ekonomike që po zbatohet aktualisht në Shqipëri, e cila i thotë njerëzve: shtrëngoni rripin e mbyllni gojën! Njerëzit nuk e duan këtë lloj demokracie. Ata duan lirinë e demokracinë e vërtetë, punë e mirëqenie, perspektivë e paqe sociale. Ndërsa qeveritarët duhet t’i respektojnë njerëzit dhe të mos luajnë me jetën e tyre.

DELEGACIONI I RINISË SOCIALISTE TË KOMUNITETIT EUROPIAN U PRIT NË SELINË E PSSH-së

Në 22 qershor pasdite në selinë e PSSH-së, në kryetari i grupit të saj parlamentar Namik Dokle, nënkryetari i PSSH Ilir Meta, Sekretari i Përgjithshëm i PSSH Gramoz Ruçi e anëtarja e kryesisë së PSSH Arta Dade pritën në një takim të veçantë delegacionin e (ECOSY), Rinisë Socialiste të Komunitetit Europian të kryesuar nga Philip Cordery sekretar i Përgjithshëm i Rinisë Socialiste të Europës. Në krye të delegacionit ishin anëtarët e Byrosë së ECOSY, Martin Guillermo (Spanjë) Jakob Tiegte (Danimarkë), Vinicio Pellulo (Itali) Kostas Stratikopulos e Makis Tselentis (Greqi). Në këtë takim morën pjesë kryetari i FRESSH Pandeli Majko e sekretarja e Përgjithshme e FRESSH Monika Kryemadhi. Nënkryetari i PSSH Namik Dokle në fillim të takimit shprehu kënaqësinë për vizitën që po bën në vendin tonë delegacioni i ECOSY vizitë që padyshim do t’i shërbejë jo vetëm forcimit të marrëdhënieve me FRESSH, por edhe një njohjeje më të plotë të zhvillimeve politike të vendit dhe të rolit që luan PSSH si forca kryesore opozitare në vend. Fakti ai vlerësoi veçanërisht që Internacionala Socialiste u kushton zhvillimeve demokratike në Europën Lindore duke shprehur besimin se kjo vizitë e ECOSY do të shërbejë për një njohje më të mirë të situatës politike në Shqipëri dhe në rritjen e vëmendjes. (Vijon në faqen 2)

Takim i Rinisë Eurosocialiste me delegacionin e Rinisë Socialiste të Komunitetit Evropian

Pardje pasdite në ora 18.00 në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve delegacioni i Rinisë Socialiste të Komunitetit Europian (ECOSY) zhvilloi një takim entuziast me qindra anëtarë të FRESSH. Pas prezantimit të anëtarëve të delegacionit nga Nënkryetari i FRESSH për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ilir Meta, Sekretari i Përgjithshëm i ECOSY, Philip Cordery, kryetari i FRESSH Pandeli Majko përshëndetën në emër të ECOSY e FRESSH. Pastaj anëtarët e delegacionit mbajtën diskutimet e tyre të cilat u përqendruan në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Europian e rolin e ECOSY në këto zgjedhje, për marrëdhëniet e ECOSY me Partinë Socialiste Europiane për bashkëpunimin e ECOSY me rinë e Europës Lindore e Qendrore, për marrëdhëniet e ECOSY me FRESSH e perspektivën e tyre si dhe për marrëdhëniet bilaterale të organizatave të ECOSY me FRESSH etj. Pastaj u vazhdua me pyetje përgjigje nga të pranishmit. Më shumë hollësitë për këtë takim do të gjeni në kronikën e nesërme.

Kronika e çastit e ndërprerjes së grevës

Më 22 qershor në darkë përfaqësuesit e PD-së dhe të qeverisë të kërku- esuar nga Eduard Selami erdhën në Batëre dhe u takuan me minatorët grevistë. Pas takimit të përfaqësuesve të grevistëve me kryeministrin Meksi, ministrat Xhaia e Shehu, si dhe përfaqësuesit e presidencës, më në fund u arrit një përfundim se kërkesat e grevistëve të minierës së Batërës janë të drejta e për rrjedhojë ato duhen plotësuar. Pra qeveria kujtohet për problemin e kërkesave të minatorëve të Batërës vetëm pasi ato kërcënoheshin nga vdekja në thellësitë e galerive. Minatorëve u deklarohet rritja e pagës 50 për qind që do të llogaritet që nga 1 janari. Paga u barazua me punëtorët e Bulqizës sipas kërkesës së grevistëve. Ndërmarrjes, sipas deklaratës së ekipit qeveritar, i janë falur të gjitha borxhet dhe do të fillohet nga e para. Rregullimi dhe funksionimi i mecave, kërkesat për veshmbathje, për mjetet e punës etj. do të përmbushen plotësisht deri në fund të korrikut. Këto iu deklaruan grevistëve. Pra kërkesat e tyre konsiderohen të realizuara. Që dje ka filluar plotësimi i bordeve për pagat, që shënon realizimin konkret të njërës prej kërkesave. (Vijon në faqen 3) 2)

Përfundoi vizitën delegacioni i Rinisë Socialiste të Komunitetit Evropian

Me ftesë të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë nga 21-23 Qershor bëri një vizitë zyrtare në vendin tonë një delegacion i gjerë i Rinisë Socialiste të Bashkimit Europian (ECOSY) i kryesuar nga Philip Cordery, Sekretar i përgjithshëm i ECOSY (Rinia Socialiste franceze) e Reinkold Rynker, President i ECOSY (Rinia Socialdemokrate gjermane). Në përbërje të delegacionit ishin edhe anëtarët e Byrosë së ECOSY, Martin Guillermo (Rinia Socialiste Spanjolle), Jakob Tiegte (Rinia Socialdemokrate daneze), Vinicio Pellulo (rinia socialdemokratike e majtë italiane), Kostas Stratikopoulos, Makis Tselentis (rinia socialist gre-. Gjatë qëndrimit në vendin tonë delegacioni i ECOSY zhvilloi takime me përfaqësues të forcave të ndryshme parlamentare e organizatave rinore politike. Në 22 qershor delegacioni i ECOSY, u prit në Kuvendin Popullor nga Nënkryetari i Kuvendit Popullor z. Shaqir Vukaj. Po më 22 qershor në Pallatin e Kongreseve u zhvillua një takim i zgjeruar me rinine eurosocialiste. Dje delegacioni i ECOSY u largua nga vendi ynë, në aeroportin e Rinasit u përcoll nga drejtues të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë. drejtues të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë. Zëdhënësi i FRESSH

Ish minatorët kërkojnë: veg, bukë dhe tokë

Vallës: Paralajmërim për grevë urie - Qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë për zgjidhjen e halleve të tyre me qëllim që të shmanget greva e urisë dhe të mos rrezikohet jeta e minatorëve. Dje mbërriti në redaksinë e gazetës tonë një letër e hapur e disa ish-minatorëve të minierës “Demokracia” në Valias drejtuar Presidentit të Republikës Sali Berisha, Kryeministrit Aleksandër Meksi dhe Kryetarit të Parlamentit Pjetër Arbnori ku parashtrohet gjendja e tyre tejet e vështirë, për kapërcimin e së cilës ata parashtrojnë edhe disa kërkesa me karakter ekonomik dhe u solidarizuar me kërkesat e grevistëve të Batres. Nëse ato nuk merren në konsideratë nga Qeveria, ish-minatorët paralajmërojnë për grevë urie. Po çfarë thonë minatorët? Në që po ju shkruajmë jemi ish minatorë të minierës së qymyrgurit Valias Tiranë; sot pa punë. Zotërinj pushtetarë, Ne minatorët e Valiasit Tiranë i shprehim të parët që u ndodhëm në ballë të lëvizjes demokratike në Shqipëri, ishim ne ata që ju përkrahëm në të gjitha manifestimet e lëvizjen e madhe demokratike. Ishim ju krekët që na premtuat në mitingje se minato- rët e Valiasit do të emigroheshin jashtë shtetit, ishit ju ata që na premtuat se do të rritet mirëqenia, ishit ju ata që na premtuat se jeta do të bëhet e lumtur, ishit ju ata që na premtuat se fusha e Valiasit do të mbushet me makina, ishit ju ata që na premtuat se nuk do të ketë ndryshim i çmimeve, ishit ju ata që na premtuat se do të ketë qetësi e siguri, rritet buka, ishit ju ata që na premtuat shumë e shumë sa nuk mundet t’i parashtrojmë të gjithë. Zotërinj pushtetarë. Ne ish minatorët e minierës së Valiasit sot pa punë po bredhim rrugëve me rrugë të Tiranës. Punë nuk gjejmë të ardhurat familjare janë zero çmimet janë tashmë se ku janë e nuk po i përballojmë ata që janë. (Vijon në faqen 3)

A i ka dërguar letër Klintonit Berisha?

Zyra e shtypit e presidentit shqiptar nuk komenton. Korrespondenti i Bi Bi Si së në Albinë në emisionin e datës 22 qershor bën fjalë për një letër të presidentit amerikan, Klinton, dërguar presidentit shqiptar, Sali Berisha. Sipas këtij korrespondenti, pas sakësuar burimin e informacionit, në këtë letër bëhej fjalë për uljen e tensionit në “dhëniet shqiptaro-greke, gjë që ... gjë që përbënte një gjuhë të përbashkët duke përmendur edhe problemet e minoritetit grek në Shqipëri. I pyetur rreth kësaj letre zëdhënësi i shtypit pranë presidencës zotit Genti Pollo, tha për gazetën: “Për këtë çështje ne nuk komentojmë”.

Viktimë e një has-mërie të vjetër

Nga Dukagjini i thellë malor, njoftohemi për një ngjarje të dhimbshme të këtyre ditëve të fundit që ndodhi në fshatin Brashtë të komunës së Shoshit. Është vrarë me automatik babai i 15 fëmijëve Gjelosh Micani, kur po kthehej nga ara për në shtëpinë e tij. Faktikisht nuk dihet me ekzaktësi autori i kësaj vrasjeje, që tronditi sipërthirësh gjithë banorët e krahinës së Dukagjinit. Por janë të shumtë ata dukagjinas që e lidhin këtë me një hasmëri të babait të tij që në vitin 1935 duke theksuar se kanë dëgjuar të përmendet shpeshherë kjo hasmëri gjatë këtyre muajve, sot pas 50 vjetësh. Korresp. i “Zërit të popullit”

Edhe 100 mocione mosbesimi sikur të kthejnë Arbnori e Malasi nuk e bëjnë dot të besueshëm kryeministrin Meksi

Ka dy javë që deputetët socialistë bënë paraqitur në Parlament një mocion mosbesimi për Kryeministrin e Shqipërisë. Mbi supet e kryeministrit bie një barrë e madhe përgjegjësie për gjendjen ekonomike, politike, e shoqërore të sotme. Kupa e tij e përgjegjësisë, me skandalin e zgjedhjeve në Libofshë u mbush e u derdh. U rrëzuan deputetë socialistë, u ma- sokruan përfaqësues të Partisë Socialiste në zgjedhje, u terrorizua populli i një zone të tërë, etj. I gjithë ky krim i madh u projektua dhe u realizua nga persona të njohur të veshur me pushtet. Për të gjitha këto Kryeministri hesht, bën të paditurin! Vënien para përgjegjësisë ligjore (Vijon në faqen 2)

Pse hesht presidenti Berisha?!

Që më datën 7 qershor 1994, grupi parlamentar i PS i ka dërguar një letër kryetarit të shtetit, zotit Berisha, letra ka këtë përmbajtje: “Zoti President, Ju e dini që më 29 Maj 1994 në Libofshë u goditën 6 deputetë. Ju e dini që më 29 Maj u rrëmbyen me dhunë 6 deputetë dhe i nxorrën nga Libofsha nën kërcënim. Ju e dini që më 29 Maj 1994 u shkel drejtëa kushtetuese e përfaqësuesve të pushtetit më të lartë shtetëror. Ju e dini që mba rembimin të deputetëve u terrorizua një komunë e tërë. Ju e dini se në këtë mënyrë u dhunua zgjedhjet e lira. Ju e dini që të gjitha këto përbëjnë shkelje të rëndë të Rendit Kushtetues të Republikës për të cilin për- gigjeni drejtpërdrejtë. Ne kemi kërkuar që ju të prononcoheni publikisht dhe të veproni për këtë çështje në detyrën tuaj si garant i abatit të ligjit kushtetues. Presim përgjigjen tuaj. Por presidenti ende hesht. Pse vallë? Është vështirë të japësh shpjegime për heshtjen. Atëherë detyro- heshtë cituar Shqipërinë - “Dheku nuk ecën mbi oborrin e mbretit”.

Die në gjykatën e Tiranës:

Pritet vendimi për ish-funksionarët e lartë të partisë dhe të shtetit monist Në seancën e djeshme në gjyqin ndaj ish funksionarëve të lartë të par- ... dhe dhe të hetimit u procedua me ... e fundit të të pandehurve. Si ... mbrojtjen që u paraqitën nga avokatët dhe me fjalën e fundit të të ... të ndërrimeve u ripërsërit edhe njëherë ... ndërrimi i seancës së parë ku nuk u pranuan akuzat. Me kronika e kësaj seance do t’ju njohim në numrin e nesërm. Korresp. i “Zërit të Popullit”

Ju jeni i vendosur të ecni në rrugën e antiligjit...

Nënkryetari i Partisë Socialiste Luan Hajdaraga flet në parlament Ju jeni i vendosur të ecni në rrugën e antiligjit... ... dhe të përdorni ushtri shqiptare si në vendet e botës së tretë apo të kaloni ku ajo përdoret për të marrë pushtetin shndër- rohet në një mjet për ta mbajtur me çdo kusht atë. Zoti Ministër, Pasi dëgjova me vëmendje përgjigjen tuaj dety- rohem të deklaroj si më poshtë: Në cilësinë time të fituar të Ministrisë së Mbrojtjes duke qenë deputet, para parlamentit shpreh të qarta të plota të sakta për atë çka ndodhi në Zal-Herr, ku sipas gjykimit tonë të bazuar në fakte, ushtritë e përdorën si mjet për manipulimin e zgjedhjeve duke shkaktuar një incident me përmasa spra- ... që ushtrarakët kanë për atyre institucio- vare... të udhëheqë dhe rendin kushtetues. Po ju pyes në cilën ju, si ministër, parla- mentar, komision i mbrojtjes, SHIK-ut dhe ren- ... Tiranë, Librazhd etj. Ligji zgjedhor kërkon që ushtarët të votojnë në zonën ku banojnë, ndërsa 857 ushtarët ishin vetëm ... Ata u sollën me një urdhër tuajin që paras- kopte largimin e tyre me datën 2 qershor. Në fakt ata u larguan më 6 qershor pasi votuan në turnin e dytë më 5 qershor. Me atë urdhër nuk ishte për- raparë mundësia e balotazhit. 2. Mund të verifikoheni në komandën e repartit 1005 se vërtetimi që ata janë efektivë këtu reparti është dhjeshtë një falsifikim. Qoftë edhe një kapter i thjeshtë mund të konstatojë me lehtësi sot, se as- ... nga 857 votuesit e dy javëve rradhazi nuk ndodhej më në atë repart. Për këtë falsifikim duhen ... për përgjegjësitë 3. Lista e votuesve ..., e cila u publikua 15 ditë para zgjedhjeve, ndërsa ajo u publikua vetëm 3 ditë para ... (Vijon në faqen 3)

DEKLARATË

E Kryesisë së Përgjithshme të SBPMPGJPSH-së Për të sqaruar opinionin publik Kombëtar e Ndërkombëtar, forcat Sindikaliste e Politike të Shqipërisë Kryesia e Përgjithshme e SBP-GJPSH prononcohet në të gjitha shtypet e masmedias për të treguar të vërtetën mbi arsyet dhe mosarësyet që sollën grevën e minatorëve të Minierës së Kromit Krastë. Duke u mbështetur në kërkesat e bëra që nga fillimi i Janarit 1994 e deri më sot nga Sindikata e Minatorëve të Krastës dhe kryesia e Sindikatës MAT, Kryesia e Përgjithshme

DEKLARATË

L.P.S.SH-së Më datën 19 Qershor Kryesia e Lidhjes së Përgjithshme të Sindikatave Shqiptare mori kontakt me komisionin e Grevës së Minierës së kromit në Krastë, ku u njoh me kërkesat e Grevistëve të Urise që ka filluar në datën 18 Qershor. Kryesia e Lidhjes ndërhyri mes të drejtave dhe brenda çdo ligi demokratik kombëtar e ndërkombëtar të gjitha pikat e shtruara në Peticion drejtuar Qeverisë. Përfundimisht më datën 20.06.1994 u mblodh organi i koordinimit të Lidhjes së Përgjithshme të Sindikatave Shqiptare dhe në bazë të propozimeve të bëra edhe nga Sindikatat e Re- (Vijon në faqen 2)

Vëllimi: Paralajmërim për grevë urie