- Drejtësia shqiptare përpara provës së tretë. A do të mundet Kasacioni t’i shpëtojë prangave të urdhërit partiak ? ...
Bëhet e ditur se mbërriti në Gjykatën e Kasacionit Ankimi kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, që siç dihet ta në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e rrethit të Tiranës kundër Kryetarit të Partisë Socialiste dhe deputetit të Kuvendit Popullor Fatos Nano, i dënuar në mënyrë arbitrare dhe të kundërligjshme, pa asnjë fakt dhe pa asnjë provë me 12 vjet heqje lirie.
Kryetari i Partisë Socialiste, i arrestuar më 30 korrik 1993 dhe i izoluar në kushte tepër të rënda në burgun e Tiranës, vë kështu drejtësinë shqiptare përpara provës së tretë, duke i krijuar asaj edhe një herë mundësinë që të vërë në vend nderin e përdhunuar nga urdhëri partiak i regjimit të Berishës.
Por, lind një pyetje: A do të mundet Kasacioni t’i shpëtojë prangave të urdhërit partiak?
KËSHILLI I RRETHIT TË FIERIT ANALIZON NGJARJEN TERRORISTO-FASHISTE TË LIBOFSHËS
Këshilli i rrethit Fier i mbledhur në datën 22.06.1994 zhvilloi një analizë rreth ngjarjeve antilligjore e antidemokratike të tipit terroristo-fashist të ndodhura me datën 29 Maj 1994, ditën e zgjedhjeve për kryetar komune në komunën e Libofshës.
Në këtë analizë u dëgjua materiali i paraqitur nga Kryesia e Këshillit të rrethit, u dëgjua shpjegimet e Prokurorit të rrethit, u bënë diskutime dhe u dhanë shpjegime nga ana e këshilltarëve prezent si dhe u lexua një deklaratë në emër të grupit të këshilltarëve socialistë.
Në përfundim Këshilli i rrethit konkludoi dhe vendosi..
1. Të dënojë e denoncojë dhunimin kriminal të të drejtave të njeriut, sidomos të votës së lirë, të 29 Majit 1994 në Libofshë prej banditismit të organizuar.
2. T’i kërkojë Qeverisë së Republikës së Shqipërisë të shkarkojë nga detyra sekretarin e Këshillit të rrethit Fier, z. Selami Morina.
3. T’i kërkojë Kryeministrit Meksi shkarkimin e prefektit të Prefekturës së Durrësit, Z. Viktor Margilaj.
4. T’i kërkojë Ministrit të Rendit, z. Agron Musaraj, të shkarkojë nga detyra drejtuësit e Policisë Fier, Agron Braçe, Petraq Petani e Zigur Bisha.
5. T’u kërkojë të gjithë këmbëngulje organave të drejtësisë që masa e arrestit të shtëpisë, e deklaruar nga Prokuroria e rrethit për të paditurit Behar Plaka dhe Dhimo Kumaraku, të mos ngelet në letër por të zbatohet e kontrollohet.
6 T’i kërkojë Presidentit të Republikës shkarkimin e kryetarit të komunës Kuman, z. Behar Plaka.
7. T’u kërkojë organeve të prokurorisë ndjekjen penale të të gjitha organizatorëve dhe ekzekutoreve të ngjarjeve të 27 dhe 29 Majit në Libofshë.
8. T’i kërkojë Prokurorisë së Përgjithshme të përgënjeshtrojë njoftimin e dhënë në televizion më 29 Maj 1994.
9. T’i kërkojë Presidentit të Republikës, të shpallë datën e zgjedhjeve të reja për kryetarin e komunës Libofshë dhe të garantojë zhvillimin ligjor e demokratik të këtyre zgjedhjeve.
Për Këshillin e Rrethit Fier
Kryetari
ROBERT BITRI
Margjilaj luan rolin e viktimës
- Veprimi i z. Margilaj shpreh në thelb cinizmin që pushteti i sotëm manifeston jo vetëm ndaj opozitës, por edhe ndaj vlerave më themelore të demokracisë e të humanizmit njerëzor.
Pardje RD publikoi në faqen e parë një njoftim me titlu: Margilaj denoncon për fyerje dhe shpifje Doklen, Pëllumbin, Ulqinin. Sipas këtij njoftimi prefekti i Durrësit, Viktor Margilaj ka bërë denoncim për ndjekje penale në Prokurorinë e Tiranës më 23 qershor 1994 ndaj deputetëve të sipërpërmendur. Viktor Margilaj, njëri nga organizatorët kryesorë të krimit shtetëror që u ushtrua në Libofshë ndaj zgjedhësve shqiptarë më 29 Maj ndjehet i fyer nga denoncimi publik që i ka bërë këtij akti të shëmtuar kriminal PS e, deputetët socialist! Kulmi i pafytyrësisë arrin kur ky zotëri deklaron se «Nuk lejoj askënd të çënojë dinjitetin tim»! Vini re! kështu ka kurajon civile të deklarojë publikisht një njeri, i cili me banden e tij dhunoi rëndë 5 përfaqësues legjitim të popullit në fshatin Agim dhe ushtroi terror fizik ndaj dhjetëra përfaqësuesve të PS në qendrat e votimit në komunën e Libofshës. Ky veprim i zotit Margilaj, si njeri nga figurat përfaqësuese të shtetit të sotëm, shpreh në thelb cinizmin që pushteti i sotëm zyrtar manifeston, jo vetëm ndaj opozitës, por edhe ndaj vlerave më themelore të demokracisë e të humanizmit njerëzor PS dhe 6 deputetët e dhunuar nga banda e Viktor Margilajt, që në fillim të muajit gershor kanë denoncuar organet e prokurorisë të gjithë ata që morën pjesë në krimin e Libofshës, pra edhe vetë zotin Margilaj. Të presë një herë ky zotëri se ç’qëndrim do të mbajë drejtësia dhe pastaj të luajë rolin e viktimës. Dua t’i kujtoj zotit Margilaj se dinjiteti është i shenjtë për të gjithë qytetarët. Se askush nuk duron që të rrëzohet, të bjerë në qafë në mënyrë të padrejtë dhe të shpifin gjëra të paqena. Unë personalisht për herë të parë zotin Margilaj e kam takuar kur u rrëlesha me të dhe bandën e tij në vendin e përçmuar urdhërit partiak? - Mbarimi i tekstit është prerë nga kufiri i fotos - Agim të Libofshës. Ju zoti Margilaj bashkë me kriminelët që kishit me vete, jo vetëm që vutët dorë mbi ne duke shkelur jo vetëm «kanunin e maleve», që ti e njeh aq mirë, por edhe ligjet e demokracisë. Keni qenë që në gazetën RD të datës 4 qershor keni botuar një shpifje të ndyrë për mua, të cilën unë nuk munda ta përmend këtu. Të gjithë gjuhëtarët e botës, njerëz që veprojnë si puna juaj i etiketojnë; banditë. Asgjë më shumë se kaq nuk kam thënë as unë. ‘Ju e dini mjaft mirë që kjo është gjuha e të paktë që mund të përdorë një njeri kur u tërjetë bien në qafë me të padrejtë. Këtë mos e quaj asnjëherë zoti Margilaj! Dinjiteti juaj nuk vlen asnjë gram më shumë se i imi dhe i kujtdo tjetër të shfrytëzosh mjetet dhe fuqinë që të jenë në pushtet për të dhunuar të tjerët që s’i kanë këto mjete dhe fuqi nuk tregon aspak forcë. Mos harroni zoti Margilaj se në këtë botë asgjë nuk është e përjetshme, pra as pushteti juaj nuk do të jetë i tillë. MUSA ULQINI Deputet e detyruar të paguajë një ko-hësisht taksë për shtëpinë e tij, të bëjë me mund e djersë në fshat-në dhe për shtëpinë «dhuratat të partisë demokratike» që vetë. Tash e tutje në rubrikën «Suksesë të partisë e të pushtetit demokratik», në RD, RTV e ATSH: do të jepen shifra të mëdha për vjeljen e taksave dhe të tatimeve rubrikë kjo deri tani me e suksesshmja e regjimit të PD-së. A. A.
Grupi i gazetarëve përfundoi vizitën në Zvicër
U kthye në Tiranë pas një vizite dhjetë ditore në Konfederatën zvicerane grupi i gazetarëve të përbërë nga kryeredaktori i «Zërit të popullit» Thoma Gëllçi, ai i «Aleancës» Teodor Keko dhe gazetari i gazetës «Koha jonë» Andi Bushati.
Gazetarët, të ftuuar nga organizata shtetërore zvicerane, vizituan qendra të ndryshme ekonomike dhe institucione shtetërore ku u njohën me historinë, e Zvicrës, organizimin shtetëror të saj, mënyrën se si funksionon demokracia zvicerane. Ata vizituan dhe një numër institucionesh ndërkombëtare që e kanë qendrën e tyre në Gjenevë. Gjithashtu bënë vizita dhe zhvilluan takime me kolegët gazetarë në disa nga gazetat më të mëdha të Zvicrës dhe shkëmbyen me ta mendime rreth rolit të shtypit në një shoqëri demokratike. Vizita e gazetarëve shqiptarë zhvilluar nën kujdesin e zyrave të turizmit të qyteteve Zyrich, Lucernë, Lugano, Berne dhe Gjenevë. Korresp. i «Zërit të Popullit»
Qeveri! Rrugët e Atdheut të thërrasin!
Nuk është larg kënga. As një javë e hedhur në erë. Janë zërat e mijëra shoferëve që thërrasin: Qeveri! Rrugët e atdheut gropa-gropa të thërrasin. Dhe ata thërrasin, e thonë:
«Ku venë taksat e rrugës që po na merrni?»
Qeveri! A e di që Shqipëria ka dhe rrugë tokësore? Po ta dini, mëshironi për këtë shoferë, që i kanë bërë me sevdà e njëqind halle. Shumica i kanë pronat të vet-ë, Pribishja e tyre lë tërë familjen në rrugë të madhe. Të lutem, qeveri, lërua shoferëve lekët e taksave e tregulloi vetë rrugët. Ju merrni me autostradat dhe aerodromet. Ehme këto duhen, se rrugët i duam të gjëra, po më mirë të ngushta se me gropa.
O qeveritarë të vegjël e të mëdhenj!
Zbrisni ndonjë ditë nga avionët dhe shikoni s. janë katandisur rrugët, ku udhëtojnë populli. Shikoni rrugën e- lçan-Berat, Elbasan-Librazhd, Levan - Vlor’, Tepelenë-Gjirokastër. Po më shumë shikoni rrugët brenda qyteteve, ku makinat thyejnë balestat çdo ditë. Nuk u themi gjë për rrugët e fshatrave se s’kini mundësi të vini; po të pakten rregulloni ato të qyteteve. Ku i dihet; më pas mund t’u duhen dhe për vete. A e dini që ndërmarrjet e mirëmbajtjes i kanë punëtorët? Kujtojnë, ju lutem, ç’janë në punë dhe paguhen nga ky shtet. Ndërhyni zotërinj qeveritarë se janë edhe mijëra zëra të popullit që thërrasin: «Qeveri! Rrugët e Atdheut të thërrasin!» Nuk do të udhëtoni gjithmonë në ajër.
ENVER ÇAKAJ
Laç Vret veten qytetari Loro Destani
Tri ditë më parë vret veten qytetari Loro Destani pensionist, ish punëtor në uzinën e superfosfatit, b-arator i lagjes nr. 2 të qytetit të Laçit.
Tri ditë më parë vret veten qytetari Loro Destani pensionist, ish punëtor në uzinën e superfosfatit, barator i lagjes nr. 2 të qytetit të Laçit. Vetëvrasjen e realizon me lëndë eksplozive benda në shtëpinë e tij. Arsyet e vetëvrasjes siç pohojnë njerëzit që janë thjesht për arye ekonomike.
- Më vjen turp të dal e të lyp, ishte shprehur ai pak ditë më parë.
Ai ka lënë në shtêpi vëllanë vajzën e tij, edhe ajo pa punë.
Korresp «Zërit të Popullit».
9,6 milionë dollarë nga Banka Botërore për shkollat fillore shqiptare
Filialja e Bankës Botërore për vendet më të varfëra (AID), njoftoi të enjten për një hua prej 9,6 milionë dollarësh për shkollat fillore në Shqipëri.
Shumica e ndërtesave janë të vjetra, mbi dyzet vjeçare, dhe jo të mirëmbajtura, bën të ditur një komunikatë e kësaj banke. Në fillim të viteve 1990, një e treta e shkollave fillore (rreth 1600 ndërtesa) u dëmtuan, u zunë nga familje pa strehë, dhe një pjesë u dogjën. Ato që mbetën janë pa ngrohje dhe pa pajisje.
Huaja e akorduar sipas kushteve të zakonshme të AID-it, është me një afat 40 vjeçar, dhe do të fillojë të shlyhet, pas dhjetë vjetësh nga periudha e interesit. Ajo do të shërbejë për të «ambuluar nevojat më urgjente», sipas kësaj komunikate, Projekti vlerësohet në 11,3 milionë dollarë. Tirana merr përsipër 1,7 milionë.
Fondet janë vënë në dispozicion nga Japonia dhe Zvicra. Të tjera fonde pritet të akordohen nga Bashkimi Europian dhe Fondacioni amerikan me origjinë hungareze. Xhorxh Soros, njofton Banka.
(AFP-ATSH)
Eurosocialistët shqiptarë kanë vendin e tyre në lëvizjen socialiste europiane
Lexoni në faqen 2
Korfuz për dy ditë qendra e Evropës
Për dy ditë me radhë Korfuzi, ky ishull i bukur grek, u shndërrua në epiqendrën e Evropës.
Në të u zhvillua takimi i nivelit të lartë të BE. Si në rastet e tilla të sigurimit ishte në nivel të lartë; presidenti rus Jelcin, presidenti në këtë takim ev-ropian, kishte sjellë edhe limuzinën e blinduar, vetë BE kishte derdhur rreth 600 milionë dollarë për restaurimin e Kështjellës Veneciane të ishullit dhe objektive e infrastrukturës që do të lehtësonin këtë takim.
Takimi i nivelit të lartë të BE në Korfuz ishte shumë më tepër se një takim i radhës, ku bëhet kalimi i postit të presidencës së BE. Në Korfuz ishte përgatitur të nënshkruhej marrëveshje të rëndësishme për të ardhmen e BE dhe më gjerë, të bashkëpunimit ndërEvropian, një strategji zhvillimi si dhe zgjidhja e problemeve që do të vendosë Zhak Delor në postin e presidentit të Komisionit Evropian. Një kësi takimi mbron për se 12 për 16 liderë evropianë, për-...
... perëndimore, dhe, presidenti rus Boris Jelcin. Është kjo pjesëmarrje, proble-met e trajtuara dhe marrëveshjet e nënshkruara që i japin përmasa të ve-çanta takimit të Korfuzit.
Punimet e këtij takimi filluan me nënshkrimin e dy marrëveshjeve shu-më të rëndësishme për BE dhe për të gjithë Evropën e më gjerë. Përfaqë-suesit më të lartë të Austrisë, Suedi-së, Norvegjisë dhe Finlandës nënsh-kruan bashkimin e tyre, duke u bërë BE dhe, që nga ai moment BE, nuk ka më 12 anëtarë, por 16 anë-tarë, të cilët do t’i bashkohen zyrta-risht BE me 1 janar të vitit të ... Kjo do të ndikojë pozitivisht në politikat e jashtme kombëtare. ... (Vijon në faqen 4)
PANIK NË BORDIN E PRIVATIZIMIT
- Shteti iu ngrinë 2,8 milionë lekë, punëtorëve kërkohet tu merren 345 mijë.
- A do të angazhohet B. Çela në këtë skandal?
Shkurt ngjarja është zhvilluar si-pas kësaj linje ose më mirë me he-në aizbergu që fshihet nën ujë pa-rakët në sipërfaqe ketë pamje:
Objekti i ri i repartit të xunkthit të ndërmarrjes artistike të qytetit të Peshkopisë iu nënshtrua procesit të privatizimit. Kërkuan të jenë pronarë drejtori dhe një punëtore. Toka për arsye të objektit është vendosur në pronë, në një vend ku dikur ka qenë pazari i bagëtive, është pronë shteti dhe si e tillë objekti duhej të nënshtrohet ankandit tri mëllit.
Bordi privatizimit të qytetit vendos që repartit i xunkthit të dalë në ankand. Gjatë zhvillimit të ankandit vlera e objektit u rrit nga 2.3 milionë lekë në 5.12 milionë me një shtesë prej 2.82 milionë. Ankandin e fiton drejtori i ndërmarrjes artistike.
Menjëherë pas kësaj drejtori dër-dhe lodrat te agjencia së privatizimit, rreth 4 milionë lekë. Mbetet pa u derdhur edhe 1.12 milionë lekë, të cilat në këtë proces dhe mbi bazë vendimesh shtetërore për këtë rast të punëtorëve të ndërmarrjes artistike u jepet si shpërblim 20 për qind e pa-rave të derdhura, pra të 4 milionshit, shumë kjo e barabartë me 800 mijë lekë.
Me një vendim gjykate toka mbi të cilën është vendosur repartit i xunkthit i njihet në pronësi një personi të tretë. Gjykata u zhvillua me dëshmitarë pa marrë në konsideratë vendimin ose mendimin e komisionit për kthimin e pronave pranë bashki-së së qytetit. «Prona» e fituar m-riqja kalon si «dhuratë» nga pronari i ligjshëm tek pronari i objektit.
Pa u mbledhur dhe pa u përrirë bordi i privatizimit bëhet anulimi vendimit të parë, anullohet shitja me ankand nëpërmjet një... është derdhur e gjithë shuma (e nuk kohë që ishin derdhur 4 milionë dhe mbeteshin pa u derdhur edhe 1.12 milionë lekë) dhe merret vendim tjetër: «shitje e objektit pronarit të truallit». Pronarit i kthehet diferenca nga 4 milionë në 2.3 milionë d.m.th. i kthehen 1.7 milionë lekë.
Pas gjithë këtyre operacioneve kërkohet që punëtorëve që morën shpër-blim nga ankandi zyrtar t’u mbahen 340 mijë lekën.
Për komente nuk ka nevojë. Të këtij mendimi është edhe pjesa më e madhe e anëtarëve prezente të bordit të privatizimit të Peshkopisë më 17 Qershor 1994. Denoncimi që i bëri me argument anëtari socialist i bordit Islam Tafa shkaktoi një pësh-tjellim që nuk ishte parë ndonjëherë. Pështjellimi lidhet jo me «majin» por me «trungun e nëmushëm të azhber-gut», trung, në të cilën thonë se kanë zgjatur e tyre rrjedh me peshë të reth e në qendër.
Eshtë rasti që kryeministri Meksi dhe ministri Çela (Çela i kontrollit të shtetit por edhe Çela i kontrollit të legjislacionit dhe sa drejtës) t’i qepën kësaj pune. Nuk është fjala vetëm për 2.82 milionë lekë që hum-bli shteti por për më shumë se kaq.