13/07/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 korrik 1994

PAFAJËSIA E NANOS - HAP I MADH DEMOKRATIK PËRPARA

Tani që çështja Nano është depozituar në gjykatën e Kasacionit dhe pritet të gjykohet në shkallën më të lartë të sistemit gjyqësor shqiptar, kjo instancë, vetë drejtesia jonë është përpara një shansi, por edhe para një sfide të madhe. Drejtësia shqiptare është para një shansi të madh e të papërsëritshëm sepse ajo ka rastin që në gjykimin e çështjes Nano t'i heqë asaj ngarkesat politike, mllefet partiake e hakmarrjet ndaj kundërshtarëve dhe të japë provën e madhe se ajo është e pavarur, si pushteti i vërtetë i tretë në Shqipërinë postdiktatoriale. Natyrisht për të arritur Gjykata e Kasacionit në një përfundim të tillë, pra në dhënien e pafajësisë ndaj kreut të Partisë Socialiste i cili që prej afro një viti mbahet në qelitë e burgut jashtë çdo logjike demokratike e çdo standarti evropian mbi të drejtat e njeriut, ajo duhet të dalë nga lëvozhga e përuljes ndaj autoriteteve politike që bëjnë ligjin në shoqërinë e sotme shqiptare. Pa asnjë kompromis, por mbështetur vetëm në të vërtetën, kjo gjykatë ka të gjitha provat për të hedhur poshtë të gjithë akuzat fallco që janë montuar lidhur me çështjen Nano. E themi me bindje se nga pikëpamja gjyqësore, e ashtuquajtura Çështje Nano nuk ekziston. Ajo është një sajesë politike, pjesë përbërëse e klimës armiqësore që mban pushteti aktual ndaj opozitës legale dhe si e tillë është e destinuar të dështojë. Gjykatës së kasacionit nuk mund t'i vijë një rast tjetër më i mirë për të shfaqur pavarësinë e saj, për të treguar autoritetin dhe frymën demokratike që duhet të përshkojë veprimtarinë e saj në përputhje me normat e shtetit ligjor që kërkojmë të instalojmë. Çështja Nano ndërkohë është edhe një sfidë e madhe ndaj pushtetarëve aktualë, të cilët me metoda neodiktatoriale dhe me mendësi aspak demokratike çuan në pranga Fatos Nanon, për të goditur kështu jo vetëm personalitetin Nr. 1 të Partisë Socialiste, por për t'i dhënë një mësim gjithë opozitës se ajo duhet të jetë një forcë reale për personin e konsolidimin e demokracisë, por një sfond i lojës me pushtetin politik e juridik që po luhet në Shqipëri e sotme. Fatos Nano nuk ka bërë asnjë krim dhe kjo është e qartë si drita e diellit. Kjo është provuar në dy proceset që përbëjnë tashmë «Çështjen Nano». Fatos Nano nuk ka shkelur asnjë ligj. Kjo është provuar tashmë katërçipërisht. Fatos Nano duhet të lirohet. Këtë e kërkon jo vetëm partia më e madhe e opozitës, Partia Socialiste, elektorati i saj prej disa qindra mijëra njerëzish, institucionet me peshë në jetën evropiane. Këtë e kërkon logjika e shëndoshë demokratike. Çështja Nano është gur prove - për ta vënë drejtësinë shqiptare në vorbullat e mekanizmit të një neodiktature, ose për ta vënë atë në rolin që i takon, të një pushteti të pavarur që vepron në përputhje dhe vetëm në zbatim të ligjit.

Jepni për buxhetin!

Buxheti i Shtetit rrezikon të realizojë të ardhurat e planifikuara e të miratuara nga Parlamenti për vitin 1994 në 46 miliardë e 165 milionë lekë. Në këtë mënyrë jo se deficiti nuk është planifikuar por duke mos u realizuar të ardhurat ai nuk do të jetë 26.8 miliardë lekë por disa miliarda lekë më shumë. E themi këtë se për 5 muaj të këtij viti pra për periudhën Janar - Maj 1994 të ardhurat në Buxhet janë realizuar në shumën 12 miliardë e 488 milionë lekë ose vetëm 26 për qind e të ardhurave vjetore të planifikuara. Nënvizohet në të ardhurat e 5 muajt pesëhen më të madhe të tyre zënë ato të siguruara nga tatimet, përkatësisht 10 miliardë e 489 milionë lekë. Janë përsëri të parët taksapaguesit kontribuesit i të cilëve kapërcyen 84 për qind të të ardhurave të Buxhetit të Shtetit. Për 5 muajt e vitit janë të ardhurat nga tatimet kanë qenë afro 3 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 1993. Pavarësisht nga kjo buxheti është në hall. A do ta shpëtojnë atë bonot e thesarit? Dukët se shifrat e planifikuara të buxhetit kanë qenë më shumë një dëshirë e çelën vlen të përgëzohet por që i ka munguar baza e mirëfilltë ekonomike. E nisë është kështu ç'ka nuk përjashtohet mundësia që kështu të jetë shprehja: jepni për buxhetin nuk është gjë tjetër veçse një thirrje në shkretëtirë.

«Për demokracinë të kontribuojnë të gjitha forcat politike»

INTERVISTË E DR. ANASTAS ANGJELIT DHËNË REDAKTORIT TONË Sapo jeni kthyer nga një vizitë në SHBA, kush u bë shkas për këtë vizitë dhe çfarë takimesh realizuat? Vizita ime në SHBA lidhej me ftesën për të marrë pjesë në një Panel Diskutimi me temë: «Probleme bashkëkohore të sigurimit në Ballkan», (ftesë dërguar nga Profesor i marrëdhënieve politike ndërkombëtare të Howard University, të Washingtonit). Këti i ishte kërkuar që me rastin e Konferencës së 48-të të shoqatës Pan-Maqedonika të SHBA e Kanadasë të organizonte këtë panel diskutimi ku personalitete politike, studiues dhe gazetarë nga Ballkani ose që njihnin problemet e situatës atje, të jepnin mendime rreth zhvillimeve të fundit në rajon. Pjesëtarë të këtij paneli ishin Dr. Anastas Angjeli, deputet i Parlamentit Shqiptar i Partisë Socialiste zot David Binder, ekspert i çështjeve të Ballkanit dhe gazetar i njohur në drejtorinë e gazetës New-York Time në SHBA. Zoti Ted Galen Carpenter, drejtor i studimeve të politikës së jashtme të një nga instituteve më të njohura politike të SHBA, Institutit CATO, N. A. S. Tavron, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Howard University dhe gjenerali në pension nga Greqia Ionnis Varyvakis. Punimet e këtij Paneli Diskutimi zgjatën rreth 3 orë dhe u zhvilluan më 1 korrik 1994. Në të folën të pesë pjesëmarrësit, ju përgjigjën pyetjeve të drejtuara nga auditori, kryeisht anëtarë të shoqatës Pan-Maqedhonike të SHBA e Kanadasë, gazetarë, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në SHBA, përfaqësues të Departamentit të shtetit etj. Theksoj se në të u fol kryesisht për arritjet politike dhe ekonomike të Shqipërisë pas përmbysjes së diktaturës komuniste, disa probleme që shqetësojnë sot Shqipërinë në ecejen përpara të proceseve demokratike e të reformës ekonomike drejt ekonomisë së tregut dhe mendime për zgjedhjen e tyre, roli i politikës së jashtme shqiptare për stabilitetin në Ballkan, çështje kombëtare në epiqendër të politikës së jashtme Shqiptare, bashkëpunimi ballkanik etj. Një koment i Zërit të Amerikës dhe një shkrim i RD lënë shkas për keqinterpretim lidhur me fjalën tuaj. A mund të na thoni diçka? Është e drejta e çdo gazetari si dhe përgjegjësia e tij për atë që thotë dhe që shkruan. Sidoqoftë, meqë është rasti dua të theksoj qëndrimin tim që mbajta në këtë diskutim rreth problemeve të lirive e të drejtave të njeriut dhe në këtë kontekst dhe të minoritetit grek në Shqipëri për të cilin shpreha këtë mendim: «Në trajtimin dhe qëndrimin ndaj minoritetit grek në Shqipëri. Natyrisht, nuk mund të mendohet që në një shtet si Shqipëria, që këtë 3-4 vjet që është futur në rrugën e vështirë të demokracisë, e që, siç u shpjegova më lart ka shkelje në praktikë të të drejtave të njeriut për gjithë popullsinë shqiptare, minoriteti të gëzojë praktikisht të gjitha liritë e të drejtat sipas standardeve të njohura nga organizmat ndërkombëtare. Por gjithashtu nuk mund të justifikohen disa shkelje të drejtave e lirive themelore të minoritetit grek, nga segmente të pushtetit që lidhen me mësimin e gjuhës greke, me festimin e festave fetare, me mënyrën se si u veprua për arrestimin shpesh dhe disfavore të shtuara... pesë pjesëmarrësit, u përgjigjën pyetjeve të drejtuara nga auditori, kryetarë anëtarë të shoqatës Pan-Amerikane akredituar në SHBA, përfaqësues Departamentit të shtetit etj. Ku u përqendrua kryesisht fjala që mbajtët ju? Fjala ime kishte të bënte me disa probleme të «Situatës Politike e social-ekonomike në Shqipëri dhe ndikimi i saj në stabilitetin në Ballkan». Duke menduar se në një kohë të përshtatshme do t’i krijojmë lexuesit mundësinë e njohjes së plotë me përmbajtjen e këtij diskutimi dua të (Vijon në faqen 3) Këto zhvillime të lidhura me mënyrat se si u veprua për arrestimin e gjashtë drejtuesve të organizatës «OMONIA» të minoritetit grek në Shqipëri. Natyrisht, është shprejt që të gjykohet për veprimtarinë antikushtetuese të tyre, për të cilën akuzohen, për deri sa organet e drejtësisë ta vërtetojnë atë. Fjala e tij është një mesazh për të gjithë intelektualët e specialistët në detyrat e tyre profesionale. Me siguri banka bujqësore vitin që vjen, kërkesën e Sejait do ta ketë kërkesën e parë. LLAZI PRILLO

Ç’më tha agronomi Sejat Isufi

Sejat dhe Evanthi Isufi, janë çift agronomësh, me arsim të lartë, nga Kelcyra. Janë të vetmit agronomë në rrethin e Përmetit, që po ushtrojnë zanatin e tyre, në këto kohë të turbullta. S'e kanë mendjen për eksod, as të emigrojnë me tregti ambulante, por të eksperimentojnë diç dhe të vërë në tokën e tyre. Paraprakisht, duhet thënë se Sejati, 10 vjet rresht, u specializua me shishtë në serrat perimesh. Në kohën e kooperativës, pasi e konsolidoi këtë punë në Këlcyrë, duke ngritur perimoren model e shtriu dhe në Paranit e Riban. Ishte i vogël në moshë 25 vjeç, por të gjithë i thërrisnin “babai i perimeve” teksa shijonin domatet më shpejt se qershitë. Unë e takoj Sejatin tek parcela e tij, gati 1 ha. Ai më flet pak për politikë, për prat'të e qeverinë. Është e vërtetë, më thotë, se sot ka ardhur koha që secili duhet të mendojë për vete. Por, qeveria duhet të na krijojë kushte të punojmë. E shikon këtë parcelë? ... më thotë. Në qoftë se banka bujqësore në rreth do të më jepte 2 milion lekë të vjetra kredi, unë, jo vetëm do t'i shlyeja ato brenda vitit, por do t'i shërbeja krejt qytetit të Këlcyrës domate e tranguj të freskët, qysh sot, me vetëm 50 për qind më pak se prodhimet e ardhura nga jashtë. Ja, për një javë urë do nxjerr për treg tranguj nga serra e vogël që kam ngritur pranë shtëpisë. Këtë serrë, mund ta ngreja këtu, në fushë ku do të përballoja kërkesat jo vetëm të Këlcyrës, por edhe të Përmetit. Transportin e tregun e gjerë, unë e kam gjetur qysh tani. Por, banka s'po e gjen të arsyeshme të më japë pasi unë jam anëtar i PS. Di që disa “nevojtarë” të PD kanë marrë kredi nga kjo bankë për të blerë motor. Megjithatë, edhe pse banka s'më ndihmoi me kredi, unë do të mund, që me punën time, bashkë me gruan, të...

Gjenevë: «Çështja Nano» përsëri në rendin e ditës

Gjenevë: «Çështja Nano» përsëri në rendin e ditës

«Çështja Nano» përsëri në rendin e ditës

Gjenevë. «Çështja Nano» përsëri në rendin e ditës - U mblodh Komisioni i Unionit Ndërparlamentar të Gjenevës - Më 11 korrik 1994 u mblodh në Gjenevë duke u përsëri në rend të ditës «Çështjen Nano». Komisioni i Unionit Ndërparlamentar për mbrojtjen e të drejtave të deputetëve. Në mbledhje morën pjesë edhe deputetët e Partisë Socialiste të Shqipërisë Luan Hajdaraga dhe Leontin Çuçi si dhe avokati i Kryetarit të PSSH-së Fatos Nano zoti Përparim Sanxhaku të cilët dhanë shpjegime të hollësishme lidhur me zhvillimet e reja të «Çështjes Nano» kryesisht pas përfundimit në Gjy-katën e Tiranës dhe deri në gjykimin në Gjykatën e Apelit. Mbledhja vazhdon punimet. Zyra e Shtypit dhe e Informacionit të Partisë Socialiste

Policia terrorizon një familje

Ramazan Zeneli, pensionist, banor i asyletit të Lushnjës, në një letër që i dërgon gazetës sonë bën të ditur çuditë policë të rendit të qytetit të Lushnjës. Lushnjë Policia terrorizon një familje Ramazan Zeneli, pensionist, banor i asyletit të Lushnjës, në një letër që i dërgon gazetës sonë bën të ditur çuditë policë të rendit të qytetit të Lushnjës kanë dhunuar dhe terrorizuar familjen e tij në mbrëmjen e datës 5 korrik. Rreth orës 21 të asaj date disa policë kanë shkuar të shtëpia e qytetarit në fjalë dhe kanë rrahur gratë e fëmijët e tij, ndërkohë që burrat nuk ishin në shtëpi. Më vonë, pas vajtjes në shtëpi të njërit prej fëmijëve, edhe ai është rrahur dhe është çuar në polici ku është mbajtur deri në nesërmen në mëngjes dhe është dhënë nga policët është rrahur edhe atje nga policët. Ngjarja ka ndodhur pa ndonjë shkak të arsyeshëm. Ramazan Zeneli për orë të tëra ka kërkuar shpjegime për këtë akt terrorist të drejtuese të rendit të rrethit të Lushnjës. Po ata e kanë pritur vetëm një ditë më vonë me mosperfillje. Kjo bën të besosh se veprimi i policëve ka qenë i urdhëruar nga drejtuesit e rendit në rreth. Të rrahurit nga policia kanë marrë ekspertimin mjekësor dhe dokumente të tjera që vërtetojnë përdorimin e dhunës ndaj tyre dhe janë drejtuar organeve të drejtësisë. Familja e Ramazan Zenelit kërkol nga gazeta që ky akt terrorist i policisë në Lushnjë të bëhet publik nëpërmjet gazetës. Korresp. i «Zërit të popullit»

Mbi 350 ha tokë nën kërcënimin e thatësirës vetëm për neglizhencë të pushtetarëve

Kushtet që shkon në zonën e thellë malore të Derjanit në rrethin e Matit, s’ka të bëjë ngushtë me tokat djerrë e vende-vende të mbjella, por bimë ka ende ngjyrë të verdhë. Mungesa e ujit në mbi 350 ha tokë të kësaj zone ka vështirësuar së tepërmi jetën e banorëve të këtyre anëve. Që nga Dukagjini e Urxalla Barbuçi e Derjani mavërra kërcënon, e bila janë në mshirën e fatit. Vite më parë për këtë zonë është ndërtuar një rezervuar me kapacitet ... ... me ujë pothuajse gjithë këtë zonë, ujërat me mund e shpenzime të mëdha edhe ujësjellësi i Shtjefnit i cili do sillte ujë për në rezervuarin e ndërtuar. Mërrëpë ndodhi. Tani ujësjellësi Shtjefnit nuk funksionon. Rezervuari ndodhet përgjysmë i dëmtuar e stacioni pompave nuk funksionon sepse edhe ka qenë i kompletuar. Në komunën e Derjanit ku drejtohet përfaqësuesit e PD as që e vënë në zgjidhje për këtë problem. Në këshillin e rrethit të Matit, Ha-ll; na sqaron; se ne e kemi ngritur zërin deri në lart në Qeveri por atje nuk është vënë vesh kërkesave tona. Kompetencë zgjidhjen e këtij problemi e ka ndërmarrja e ujrave në rreth; por që do, ajo s’varet nga ne, shton Hamdy. Vërtetën e kësaj ndërmarrje nga katastrofi përkeqësohet ka bërë që ne edhe për këtë problem të jemi shumë të zëra t’i themi popullit «Këq na vjen në drejtë kenj; por s’kemi ç’vju bëjmë». Në përpjekje për të marrë shpjegimet pranë drejtorisë së Ndërmarrjes së Ujrave në Burrel, në zyrën e financës na thonë na ujësjellësin e Shtjefnit, stacionin e pompimit e rezervuarin që ndodhet në zonën e Derjanit nuk i kemi planifikuar, që të marrim me to hiç për kaq. Për fondet e planifikuara nuk kemi BEKTASHI ZENELI

Partia Socialiste po e tregon veten forcë kryesore konstruktive për zhvillimin e demokracisë

Lezhë Partia Socialiste po e tregon veten forcë kryesore konstruktive për zhvillimin e demokracisë Bashkim Zeneli - Sot «Çështja Nano» është bërë më shumë se kurrë një çështje ndërkombëtare. Mesazhet janë tepër të qarta. Ato duhet t’i dëgjojë mirë Berisha - Pak ditë më parë në qytetin e Lezhës, zhvilloi punimet Konferenca e Partisë Socialiste e Rrethit e cila analizoi punën e bërë dhe detyrat për të ardhmen. Periudhën që nga konferenca e parë e PS së rrethit, theksoi dhe raportin që mbajti kryetari i PS për Lezhën Kujtim Dashi, u vlerësua si një periudhë pune intensive, aktiviteti i luftës vazhdimësisht në rritje, me një përvetësim të punës së forcimit organizativ e të kompaktësimit të partisë, ashtu edhe në fushat e tjera të veprimtarisë së saj të përditshme. Përmes provash të reja e të vështira, duke përballuar trysninë e jashtëzakonshme që ushtron regjimi i Berishës, Partia Socialiste edhe në Lezhë jo vetëm nuk u asfiksua, nuk u përça, nuk u fraksionua, por mbijetoi, u rrit progresivisht në zhvillimet politike. Konsolidimi dhe vetëkorigjimi i vazhdueshëm, kanë qenë tipare të cilat u shfaqën edhe gjatë fushatës për zgjedhje të reja. Ndërkohë u bënë përmirësime të shumta e cilësore. Sot afro gjysma e anëtarëve të PS janë nën moshën 40 vjeç. Ky fluks nga njërka anë tregon për rritjen e besimit e të kredibilitetit të PS dhe nga ana tjetër e bën të pahashtueshme shumë propagandistike të PD për gjoja se PS është ajë parti e vjetër dhe e parinuveshme. Për këtë dy vjet, u theksua në konferencë, vlerësimi i popullit na ka dhënë mundësinë në socialistëve që të drejtojmë bashkë me qytetin, komunën e Kallmetit, të përfaqësohemi më në këshillat komunale e bashkiake. Natyrisht, duke u Nduе Simoni, mjek me fjalën e tij theksoi punën më të madhe që duhet bërë për shërbimin shëndetësor në fshat. Delegati Pashk Lusha, kryetari i komunës së Kashnjetit theksoi ndërr tjera se, në punën time më është dashur të përballoj ndonjëherë opionet jo të mira edhe të disa socialistëve për emërimet e kuadrit. Po, theksoi ai duhet të kihet parasysh nga të gjithë se në nuk veprojmë sipas mendësive pedeiste për marrjen në punë vetë besnikët e Partisë, por kriter bazë kemi aftësitë profesionale, përkushtimin në punë. Delegatja Ilmenda Hasani diskutoi për problemet e arsimit të cilat siç theksoi ajo, meritojnë një vëmendje më të madhe. Se si duhet përmirësuar puna e mëtejshme e PS, diskutuan edhe delegatët P. Pepa H. Zgjeri, N. Leshi etj. Tipar dallues i kësaj konference e ishte edhe dominimi i moshës së re te delegatëve pjesëmarrës në konferencë; tregues ky i ripërtëritjes së radhëve të PS. Ardhja e elementit të ri në PS e rrethit, në drejtimin e organizatave dhe këshillave, niveli i kënaqshëm arsimor përkushtimi ndaj alternativës socialiste kurajuese, aftësitë profesionale, me siguri në të ardhmen do ta vënë me dinamike jetën e PS në këtë rreth. Duke e marrë fjalën në konferencë, anëtari i Kryesisë së PS dhe deputeti Bashkim Zeneli vlerësoi punën e bërë dhe arritjet e deritanishme në punën e Partisë në rreth. Lufta e punës politike, tha ai nuk është një nivel luftë për karige e për karrige. Ajo është luftë për interesat e demokracisë të gjithë kombëtare e të rrethit e autoritetit dhe përparimit të Shqipërisë në botë. Ne jemi vend me shumë halle e shumë probleme. Natyrisht të gjitha nuk arrihen me... (Vijon në faqen 3)

Punimet e këtij Paneli Diskutimi zgjatën rreth 3 orë dhe u zhvilluan më 1 korrik 1994.