15/07/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

15 korrik 1994

VARREZE EKOLOGJIKE ? «SOS: Pesticidet e strehuara» në Milot po marrin jetë foshnjash

Vetëm për periudhën janar - qershor 1994 10 foshnja të vdekur Tashmë egzistenca e një sasie prej 94 tonë pesticide që aktualisht ndodhen të strehuara në një magazinë të qytetit të Milotit është bërë vërtet shqetësuese. Prania e tyre në këtë qytet ka bërë që efekti tejet negativ i kësaj lënde helmuese si në «sheshte» po kërcënon seriozisht shëndetin e njerëzve, veçanërisht jetën e foshnjave. Është e tmerrshme e njëkohësisht e lidhur kur përballohesh me faktin alarmues se vetëm gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti efekti shkatërrues i pesticideve ka marrë jetën e 10 foshnjave. Siç na spjegojnë në qendrën shëndetësore të Milotit punonjëset e konsultores së grave shtatzëna, gjatë kësaj periudhe ka patur 7 raste të abort eve, si rrjedhojë e lindjeve spontane si dhe tre lindje të parakohëshme, duke përfunduar në fedormort. Veçanërisht kjo ka ndodhur me nënat shtatzëna, të cilat banojnë në afërsi të magazinës ku janë strehuar pesticidet. Këtu ndër të tjera mësojmë se roli negativ shkatërrues i pesticideve ka bërë që të ikë jeta e 10 foshnjave, e të tjera jetë kërcënon ky rrezik. Kryetari i komunës së Milotit z. Gjok Gjoka na thotë se për problemin e pesticideve disa herë kemi informuar qeverinë e në veçanti Ministrinë e Shëndetësisë. Por çuditërisht asnjë masë gjer më tani nuk është marrë që kjo sasi pesticidesh të largo- largohet në mënyrë të menjëhershme. Nuk është hera e parë që bëhet publike shqetësimi mbi ekzistencën e pesticideve jo vetëm në qytetin e Milotit. Të ardhura në formën e ndihmave për Shqipërinë nga Gjermania në vitin 1992, ato përveç efektit shkatërrues, asnjë rol tjetër nuk kanë luajtur. Në këto kushte është rrezikuar seriozisht edhe jeta e njerëzve, veçanërisht fëmijëve dhe foshnjave të vogla. Qëndrimet indiferente të qeverisë për mos marrjen e masave konkrete janë krejt të papranueshme. Thuhet se firma gjermane «Grünpix» do ta ndërrojë destinacionin këtyre pesticideve duke i larguar përtej kufijve tanë shtetërorë. Por deri tani asgjë nuk është bërë. Zotërinj qeveritarë, dëgjoni edhe apelín e foshnjave të Milotit.

Ky tren i ngarkuar me pesticide që prej vitit 1992 kërcënon

Ja kush është mendimi i tyre

Dje në vendin e kryetarit të «Zëri i popullit» botohej një shkrim me titullin zërit të tij në Elbasari Sejdin Çekani, i cili, megjithëse i kushtohej proces-tës masive të punonjësve të kombinatit të nikel - kobaltit, i referohej tërësisht mendimeve e argumenteve të yrtarëve të administratës shtetërore, duke e zhvlerësuar shkrimin nga objektiviteti. E vërteta është ca më ndryshe. Kombinati i nikel - kobaltit i ka me të vërtetë 426 mijë dollarë me tre numra llogarie bankare. Dhe kjo është një «shpikje» e punëtorëve. Vërtet nuk ka ligj që këto para të përdoren për të lehtësuar gjendjen e vështirë ekonomike të punonjësve. Por nuk ka as ligj që ta ndalojë këtë. Thuhet se ato para me logjikë ekonomike duhet të përdoren për të hapur fronte të reja pune. Po pse nuk është bërë kjo tash tre vjet që kombinatit ka ndërprerë punën? A nuk e nxit kjo mosbesimin e punëtorëve tek qeveria, e cila u premtoi se gjatë kohës së asistencës do t’u ofronte të gjithëve nga dy tri vende pune, duke e pasqyruar këtë prem-tim edhe në ligjin për përkrahjen sociale? Punëtorët kanë vërejtje për administratën dhe drejtuesit e ndërmarrjes për aftësi e mos angazhim në ristrukturimin e ndërmarrjes dhe për papërgjegjësi në administrimin e vlerave materiale e monetare. Po për-kërisht kjo administratë këta drejtues e specialistë vazhdojnë të mbahen në ndërmarrje pa punë, duke konsumuar pa efektivitet paratë e fituara me djersën e punëtorëve. Dhe nuk janë pak, pë-r mbi 100. Punëtorët e metalurgjikut mendojnë se ata nuk kanë më pak merita se minatorët e Valiasit në luftën për demokraci. Por në Valias paguhen 1400 të pa punë. Nuk e dimë në këtë rast, lejon ligji apo Maliqi? Kohët e fundit nga specialistë pranë institucioneve qeveritare me bekimin e z. Mekshi është bërë një stu- Rreth problemeve së punëtorëve të uzinës ‘12 në Elbasan. Ja kush është mendimi i tyre I cili parashikon që të gjithë ata që do të dalin në asistencë pas 1 korrikut 94 si të «privilegjuar» do të paguhen një vit me pagën që kanë pasur në ndërmarrje duke u marrë me shërbime publike. Dhe një vit tjetër me pagë asistence, duke mos bërë asgjë. Pra kan dy vjet në dispozicion për ri punësuar. Vetëm dikë nuk shkon në këtë studim qeveritar: koha e hyr-jes në fuqi. Mendohët se shumë pak të papunë do të përfitojnë nga ky ligj, pasi ç’kishin për të dalë dolën në asistencë. Thuhet bile se ky studim ka kushtuar më shumë nga çdo shpenzime qeveria për zbatimin e tij. Sidomos lumë si ata që do të dalin sot e tutje në asistencë. Mbasi do të jenë arsim-tarët. Peticionit të dërguar nga punonjësit kryeministri iu përgjigj se merr 25 të tilla në ditë duke nënkuptuar imunitetin e tij ndaj «kërcënimeve» për grevë urie. Ndërsa zoti Grigor Dhaskali drejtor i AR-nës ra dakort në fillim që t’i kthejë në ndërmarrje 500 punonjës duke filluar nga 1 korriku nisin nga gjykimi se shpallja e falimentimit të ndërmarrjes kur ajo ka aftësi paguese është i paligjshëm. Por pastaj sikur mos e kishte thënë këtë e hedh fjalën e dhënë. Me sa duket pranë ministrit Xhaja e ndjen veten më të fortë. E ndërkaq qindra familje në Elbasan marrin ushqimet me lista në dyqane për t’i paguar kur marrin përkrahjen industriale. Atyre u zë borxhi 50 xhin në një kohë kur qeveritarët marrin me studime e programe. Këto janë motivet që i kanë hedhur në protestë punonjësit e kombinatit të nikel - kobaltit dhe që do t’i hedhin në grevë nëse do të hasin shurdh-memecërinë e qeveritarëve. KRISTAQ MOSKO Kryetar i këshillit sindikal (Konle-derata) Elbasan.

Mesazh përshëndetjeje i socialistëve të Rrogozhinës për FATOS NANON

Mesazh përshëndetës i socialistëve të Rrogozhinës për FATOS NANON

Në socialistët e Rajonit të zonës Rrogozhinës të mbledhur në Konferencën e zakonshme të Partisë iu dëshirojmë përshëndetjet tona dhe shprehim solidaritetin në përkrahje të veprimtarisë tuaj për të mirën e demokracisë dhe popullit. Kemi besim dhe bindje të plotë se e drejta juaj do të triumfojë mbi padrejtësitë dhe shpifjet e regjimit të sotëm. Nëpërmjet këtij mesazhi ne ju sigurojmë edhe njëherë se do të keni përkrahjen tonë të vazhdueshme për fitoren e demokracisë së vërtetë. Konferenca e PS Rrogozhinës

Ministrat Serreqi dhe Çela në interpelancë

- Kudret Çela vazhdon të merret me biografitë. Ne nuk e miratuam Partinë e Djathtë Demokratike, tha ai, sepse programi i saj bie në kundërshtim me Dispozitat Kushtetuese - Alfred Serreqi: «Është hequr me një vendim të formës së prerë ligji i luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë» Dje paradite sipas rendit të ditës, u paraqitën para parlamentit shqiptar në një interpelancë nga deputeti i pavarur Abdi Baleta ministri i drejtësisë Kudret Çela dhe ministri i punëve të jashtme Alfred Serreqi. Megjithëse ishte moment kohe të dukshme nga ditët e para të kërkesave për interpelancë, interpelancat e djeshme u mbuluan më së miri falë edhe mbështetjes dhe ndihmës së një gjendjeje të vështirë nga mungesa e ligjeve dhe duke dhënë imazhin se ai nuk është në krizë. I pari u paraqit para deputetëve ministri i drejtësisë. Para një viti u paraqitën aktet e thirrjes së ministrit në interpelancë. «Cila është veprimtaria e Ministrisë së Drejtësisë në zbatim të ligjit për partitë politike dhe cilat janë shkeljet e vërejtura» - ishte pyetja zotit Baleta për z. Kudret Çela. Baleta kërkoi leta për z. ministër prononcimin për bazën etnike, ekzistencën e partive me bazë etnike, zvarritjen në miratimin e partive politike, ligjërisht me veprimtarinë e organizatave në emër, ekzistencën e tyre në forma partiore brenda partie. Kudret Çela, u shpreh në fillim se përgjigjja e përgjithshme dhe ajo e palëve me kërkesën për analizë «Veprimtaria e Ministrisë së Drejtësisë për miratimin e partive politike është i mbështetur në dispozitat kushtetuese», tha z. Çela. Janë miratuar 23 parti politike si dhe janë refuzuar kërkesat për miratim të disa partive të tjera si «Hakamram», «Partia për Drejtësi Shoqërore» etj, pasi programet e tyre bien ndesh me dispozitat kushtetuese. «Nuk ka pasur zvarritje në miratimin e partive politike» tha z. ministri duke dhënë edhe afate të miratimit të tyre. Ministrisë së Drejtësisë, vazhdoi më tej z. Çela, i janë hedhur poshtë vetëm dy akte miratimi nga gjykata e Kasacionit. Njëra nga këto ka të bëjë me PPD. Ne nuk e miratuam, tha z. Çela këtë parti, sepse programi i saj bie në kundërshtim me dispozitat kushtetuese. Në programin ekonomike i është thënë se ajo e njeh të drejtën e pronësisë së çifligarëve mbi drithën e të tjerat etj, duke synuar kthimin e rendit regresiv çifligar. Zoti Çela e konsideroi vendimin e gjykatës së kasacionit absurd në gjykatë si kësi gjykate. «Ai vendim shpreh paqartësinë e takon Gjykatën Kushtetuese se shprehet lidhur me të», tha z. Çela. Në grupin gjyqtarësh me të cilë pjesë edhe Petrit Piloçi i cili e largua nga Ministria e Drejtësisë si vëlim sepse ja mohuna e drejta e një ndëshkimi jashtë shtetit, për të lënë biografinë e tij si djalë i një «heroi të punës socialiste», tha z. Çela. Kjo shprehje skandaloze e tij, ishte pika kulmore e gjithë interpelancës e cila bëri prezent faktin se ministri i drejtësisë të «Qeverisë Meksi» peshon në peshoren delikate të drejtësisë biografitë, duke reklamuar dukshëm spastrime. Nuk dimë se si do të reagojë ndaj këtij pozicionimi skandaloz Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë z. Sali Berisha, i cili ka qenë dakort me emërimin e Petrit Piloçit në Gjykatën e Kasacionit. Duke përfunduar, Çela tha se në punën e Ministrisë së Drejtësisë janë vërejtur dobësi minimale të cilat do të evitohen, pasi ai ka marrë në punë një djalë të ri, me njohuri të gjera e kompetente në fushën e së drejtës. Abdi Baleta duke ironizuar përgjigjen e z. Çela, tha se ajo ishte shumë interesante dhe se çështjet e politikës kuadrit kishin shumë seroza, Baleta tha se në veprimtarinë e ministrisë së drejtësisë vërehet kontrast i madh midis miratimit të disa partive politike dhe zvarritjes për disa të tjera. Miratimi i PBDN është rast klasik i dambrahës së shpejtësisë në ndërsa zvarritja e miratimit të PPD është rast tipik i inaptësisë politike. Baleta ndërmori një sulm të ashpër. (Vijon në faqen 2)

Nuk do të ketë luftë karkalecash

Gjirokastër Në rrethin e jugut dielli nuk është zënë as nga reja as nga karkaleci. Në drejtorinë e bujqësisë dhe në këshillin e rrethit ku rrihet vetëm në hije e tavanet nxjerrin duhen të qetë edhe nga lajmet e fundit të përhapura. Infeksioni është i përmasave të viteve të kaluara përgatitë ka, po merren masa që nuk kanë arritur ende në shpalljen e luftës. Goditjet kryesore jepen në mëngjes. Dëmtimet do të jenë së vatrat vatër janë e lokalët ikin shpejt se fluturojnë por cikli i zhvillimit është në mbyllje dhe lufta do të bëhet në biologji për vitin tjetër. Në Dropull, Zagori e Lunxhëri janë vatrat kryesore. Një simbasisit socialista skë kanë kronisti i qytetit paska thënë: «Le të bëjnë karkaleci, nuk ka ç'të prishë e ç'të hajë, fushat janë pa mbjellë. Në përgjithësi të nj kryeplak demokratik ka thënë: «Le të vijë karkaleca ka thënë të tjerën. «Le të vijë karkaleca leci do punojë në hije». Këto nga Gjirokastra.

Pritje në Ambasadën Franceze

Dje pasdite ambasadori francez ...

prej vitit 1992 kërcënon DERI KUR ?!

SQARIM

Në lidhje me shprehjen: «...ata që në varr dhe në daçjon shëpinë kahpërkrah me fashizmi, sot duan të na nxjerrin nga shtëpia», botuar në gazetën tonë të datës 14 korrik 1994 në letrën e Hava Gllokut sqarojmë se kjo është e anndimlil i saj dhe jo i redaksisë së gazetës dhe nuk ka naravë qytetarin që pretendon të marrë pronën e vet. REDAKSIA

KËRKOJMË ZGJIDHJE PËR TË JETUAR

Kryetarit të Këshillit të Ministrave z. Aleksandër Meksi. Kuvendit Popullor - z. Pjetër Arbnori Kryetarit të Konfederatës Sindikatave të Shqipërisë z. Kastrjot Muço. Ministrisë së Punës, Emigracionit dhe Përkrahjes Sociale, RTV gazetave. Sindakata e fshatit Memlisht të rrethit Pogradec e përkrahur dhe nga më se 210 familje duke parë gjendjen e rënduar ekonomike dhe sociale të banorëve të këtij fshati u drejtohet këtij peticioni ku kërkojmë zgjidhje sa më të shpejtë të problemeve. 1 - Ka më se katër muaj që nuk kemi marrë përkrahjen sociale e ndihmën ekonomike që na takon; pasi nga ligji i ndarjes së tokës çdo frymë ka marrë 220 m2 tokë. 2 - Në tokën e fshatit tonë zhvillojmë aktivitet disa ndërmarrje si: stacioni hekurudhor, ndërmarrja e karburanteve, fabrika e pasurimit Hekur-Nikelit, Miniera e Hekur Nikelit, ndërmarrja e ndërtimit, dy hotele të Ish ndërmarrjes së furnizimit të punëtorëve etj). Shfrytëzimi i madh i këtyre ka zënë më se 30 për qind të tokës së fshatit tonë, duke mbetur ne pa tokë. Në këtë situatë kërkojmë një zgjidhje të pranueshme. 3 - Nisur nga situata e rënduar kërkojmë ose: - ndarje në Komunë më vete për vete kushtet, se jemi mbi 550 familje, ose të bashkëngjitemi Bashkisë të qytetit Pogradec. 4 - Si banorë të një fshati pa tokë, ashtu si dhe ne kemi premtuar Ju, zoti President dhe herë, kur kemi qenë në Memlisht, duam zgjidhje të shpejtë dhe për punësimin tonë si dhe emigracionin e organizuar. Për sa më lart duam qëtimin për zgjidhje ose do të përdorim çdo mjet demokratik që na garanton ligji, deri në grevën e urisë. Vijojnë firmat e sindikalistëve dhe mbi 240 familjeve të fshatit Memlisht të rrethit të Pogradecit.