17/07/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

17 korrik 1994

Politika e biografive - kurs i dëshluar i PD

- Në demokraci nuk mund të shkojë një pjesë e shqiptarëve kundër pjesës tjetër - Gazeta RD në një kryeartikull të ri të saj të ditëve të fundit me titull «PD nuk është parti e biografive» përpiqet të argumentojë se tashmë në radhët e partisë në pushtet ka një vizion tjetër për individin, për rolin e tij në procesin e tranzicionit, veçanërisht për kushtet e pranimit në radhët e saj. Do të donim që duke e mbërthyer këtë tezë gazeta të na falë të sillte një vizion tjetër, që të jetë i plotë, demokratik e qytetar lidhur me vendin e individit në proceset demokratike që kalojmë. Por për fat të keq ajo nuk çlirohet dot nga analiza bardhë e zi e fenomenëve shoqërorë. Prandaj gjejmë rastin që në radhët e saj, me gjithë që temën e ka për’ru marrë me PD, të merret me PS e me insinuata të reja ndaj forcës më të madhe politike opozitare. Si pasojë analiza që përpiqet të bëjë PD, në të zbatohet në radhët e PD politika e biografive apo jo, mbetet larg vizionit për këtë problem që kërkon të krijojë udhëheqja e partisë nga varet kjo gazetë. Tezen që Partia Demokratike nuk është parti e biografive e hodhi zoti Sali Berisha në mbledhjen e fundit të kësaj partie më 27 qershor të këtij viti. Vini re theksin se si e shtroi problemi... Thoj PD të dënojë si të papranueshme për programin e statutin e saj, politikën e biografive. I shtruar në këtë mënyrë problemi, do të thotë se në radhët e udhëheqjes së kësaj partie ka një alarm që të vazhdojmë luftën klasave, mbështetur mbi politikën e biografive, që të kujton veprimtarinë e PPSH, apo ndoshta do të thotë edhe më larg në shtypje të reja për vlerësimin e individit në raport me shoqërinë e partinë? Ky alarm është krejt i përjellur. Pas fitore së 22 marsit, kur pritej që PD (Vijon në faqen 2)

Përfundoi në Gjenevë mbledhja e Komitetit të Unionit Ndërparlamentar

- Pritet së shpejti publikimi i vendimit për «Çështjen Nano» Nga data 11-14 korrik 1994 zhvilloi punimet në Gjenevë, Komiteti i Unionit Ndërparlamentar. Punimet e këtij komiteti u hapën me «Çështjen Nano». Përfaqësuesit e delegacionit të PS, deputetët Luan Hajdaraga dhe Leontiev Çuçi, të pyetur rreth punimeve të këtij Komiteti, deklaruan si më poshtë: «Siç është tashmë i informuar opinioni publik, Komiteti i Unionit Ndërparlamentar më datën 11 korrik 1994, rimori në shqyrtim “Çështjen Nano”. Në këtë mbledhje u shqyrtuan zhvillimet më të fundit të kësaj çështjeje, s’domos problemet e gjykimit të tij në Gjykatën e Faktit dhe në atë të Apelit. Së bashku me avokatin Përparim Sanxhaku ne dhamë shpjegime të hollësishme për çështje të ndryshme, Sipas procedurave të njohura, Komiteti i Unionit Ndërparlamentar do të dalë së shpejti me një vendim publik, i cili do t’i bëhet i njohur opinionit publik brenda dhe jashtë vendit sa më parë. Jemi optimistë se “Çështja Nano” do të marrë një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë». Zyra e Shtypit dhe e Informacionit e PSSH

Takim në selinë e PS me deputetë grekë të Partisë Demokracia e Re

Dje, zvendësekretari i Partisë Socialiste Dr. Servet Pëllumbi, priti në selinë e Partisë Socialiste një grup deputetësh, grekë, përfaqësues të Partisë Demokracia e Re. Duke iu përgjigjur interesimit të deputetëve grekë për marrëdhëniet midis të dy vendeve, Dr. Servet Pëllumbi theksoi se ne dëshirojmë që njësitë të mirë, harmoni dhe bashkëpunim. Ne nuk duhet të pranojmë situata tensionesh midis të dy vendeve, që ngrijnë marrëdhëniet. Ne kemi shprehur mendimin se midis dy qeverive duhet të mbizotërojë jo pasioni i çastit, por vullneti i mirë politik për të zgjidhur me dialog problemet, që s’duhet mëshelt identiteti të Pjeshkësis mos tensionuar. Vullneti i popujve është për bashkëjetesë dhe fqinjësi të mirë. Ne duhet të ngrihemi mbi incidentet dhe të shohim perspektivën e marrëdhënieve. Për minoritetin grek në Shqipëri, tha Servet Pëllumbi janë bërë disa hapa përpara por natyrisht ka vend për të parë më mirë në rrafshin praktik të marrëdhënieve. Çdo gjë nuk zgjidhet menjëherë, ashtu siç dhe për popullin shqiptar në këtë periudhë tranzicioni. Minoritetin në kemi konsideruar dhe e konsiderojmë në mëgjesi me popullin grek dhe do të gëzojë përherë ato të drejta që nuk i dhurohen, por i takojnë realisht në bazë të standarteve ndërkombëtare. Duke iu përgjigjur interesimit për vendimin e PS-së për arrestimin e 6 shtetasve nga minoriteti, Servet Pëllumbi tha se lidhur me shkaqet e këtij arrestimi është e vështirë aq sa është bërë publike. Por, si për çdo shtetas shqiptar edhe ndaj tyre ne kërkojmë të respektohen normat ligjore, mbrojtjen ligjore, respektimin e kushteve të para burgimit dhe që ndaj tyre të bëhet një gjyq i hapur dhe publik, kjo është një kërkesë e jona demokratike. Por nga ana tjetër ne jemi të mendimit se disa njerëz të informacionit në Greqi nuk duhet të dezinformojnë, përpiqen me gjëra të pavërteta, ashtu siç kemi mendimin se nuk i shërben çështjes së tensionit të marrëdhënieve midis të dy vendeve arrestimi i 6 minoritarëve në këtë klimë acarimi. Në këtë takim ku morën pjesë edhe deputetët Bashkim Zeneli dhe Theodhor Bej gjatë shkëmbimit të mendimeve për marrëdhëniet midis të dy vendeve dhe për të drejtat e minoritetit, u theksua se nuk mund të pranojmë mendimin e shfaqur nga ndonjë deputet grek se Shqipëria ka lejuar terrorizmi ndaj minoritetit. Situata nuk është aspak e tillë e nëse ka vend për të bërë më shumë këtë e njohim të gjithë. Zyra e Shtypit dhe Informacionit të Partisë Socialiste

BULLGARIA DHE SHQIPERIA DO TE RADHITEN MIDIS SHTETEVE TE CIVILIZUARA, KU MENDIMI I BURGOSUR POLITIK NUK EKZISTON

ANDREA LLUKANOV ËSHTË NJËRI NGA PERSONALITETET E SHQUAR TË PARTISË SOCIALISTE BULLGARE. GJATË FAZËS SË TRANZICIONIT NË VENDIN E VET KA KRYER DETYRËN E KRYEMINISTRIT, PAS LARGIMIT NGA E CILA U AKUZUA DHE U BURGOS. MEGJITHËSE DEPUTET NË PARLAMENTIN BULLGAR. SI REZULTAT I PROTESTAVE TË FUQISHME TË SOCIALISTËVE DHE DEMOKRATËVE TË VËRTETË BULLGAR DHE I SENSIBILIZIMIT TË OPINIONIT NDËRKOMBËTAR DHE FORUMEVE TË SPECIALIZUARA SI KOMISIONI I UNIONIT NDËR- NDËRPARLAMENTAR TË GJENEVËS, PARLAMENTI EVROPIAN ETJ. AI U LIRUA NGA BURGU DHE SOT VAZHDON I LIRË VEPRIMTARINË E TIJ POLITIKE. Në faqen e tretë do të lexoni një intervistë të tij dhënë për Zërin e Popullit.

Liqeni dhe Buna janë tepër të ndotur

- Të vemë alarmin përpara një katastrofe ekologjike - SHKODËR Gjitthnjë e më shumë po flitet për ndotjen e ujit të liqenit të Shkodrës dhe të Bunës. Informacioni i fundit nga një grup faktorësh të zonës së Dajçit vë në dukje se tashmë as banorët nuk e pinë ujin e Bunës. Vec ndikimit të prurjeve me ndotje të lumit Mrcaca, pesticideve në rajonin e hekurudhës të Bajzës, janë edhe kar- karburantet që po transportohen me mjete lundrimi jo të rregullta ato që e kanë shtuar ndjeshëm ndotjen e këtyre ujërave. Të shqetësuar për këtë janë edhe peshkatarët. Këta theksojnë se peshku sa vjen e po rralohet si në liqen ashtu dhe në lumin Buna, si pasojë e ndotjes së ujit. Nuk është hera e parë që ngrihen këto shqetësime. Është fjala për një ekosistem të tërë ndër më të rrallët në Evropë që natyra ia dhuroi Shkodrës. Mirëpo, në vend që kujdesi për ruajtjen e tij të rritet, çuditërisht është zbehur. Është folur se disa hektarë të Bajzës, janë edhe Veçse për pjesën e vizitorët e përditshëm të këtyre ujërave flasin me shqetësim duke sjellë faktet për katastrofën që kërcënon gjithë këtë pasuri atëherë nuk dimë sa me përgjegjësi e vërtetësi bëhen e nxirren përfundimet e analizave në rastin konkret!

Me ditë në radhë për të marrë përkrahjen sociale

LAÇ: 1724 familje të ngujuara në një sportel Është pikërisht një pallat i lagjes 4 të qytetit të Laçit një dhomë e katit të parë të tij, një sportel i vogël i kësaj dhome ku për tri ditë me radhë, për çdo muaj bëhet arenë e grumbullimit shqyerjes së trofeve e për jo e përleshjes së qindra njerëzve për të marrë 1724 familjeve lacjane. Me tre orë ka edhe policë për mbajtjen e rregullit? E për çfarë? Për të marrë përkrahjen ekonomike. Është një rrëmujë e vërtetë. Ajo ska sesi të mos tërheqë vëmendjen e kalimtarëve të Çfarë thonë qytetarët lacjanë? U zumë pak ngushtë tek u ndodhëm mes atij grumbulli të qytetarëve të disertuar e të mëzritur tej mase. Të lutem shkruaj këtë që të them, më shkruaj edhe këtë, edhe atë. Shkruaje ashtu siç ta them une. Ishin këta zëra të shumtë që më drejtoheshin vazhdimisht. Mark Mustafa, lagja nr 2: - Kam dy ditë që rri në radhë për të marrë përkrahjen sociale. Jam i pa punë, vet i katërt në shtëpi. E ku të vetet? Është krejt anormale e stërmundim, kur 6 lagjet e bashkisë së këtij qyteti e 1 fshatit, të marrin asistencën vetëm në një njësi e në të njëjtën kohë. Astrit Krosi, lagje nr. 1: – Megjith- (Vijon në faqen 2)

Qëndrim konsekuent i LDK për çështjen kombëtare shqiptare

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zhvilloi Kuvendin e saj të dytë dhe, siç kemi informuar kryetari i LDK u rizgjodh dr Ibrahim Rugova. Ky kongres i saj është pritur me interes të madh brenda e jashtë Kosovës nga të gjithë shqiptarët dhe partitë e tyre politike, është pritur me interes edhe nga forcat politike në Shqipëri, përfshi edhe Partinë Socialiste të Shqipërisë, për rolin që ka luajtur kjo parti në jetën politike të Kosovës, nga formimi i saj, për ndikimin e madh që ajo ka në popull si forca politike më e madhe e organizuar e shqiptarëve në Kosovë; për faktin e ajo edhe fitoi në zgjedhjet e 24 majit të vitit 1992 në Kosovë dhe se lideri i kësaj partie është presidenti i Republikës së Kosovës. Gjithashtu është pritur me interes për faktin se kjo parti ka ditur të ruajë ekuilibrin e duhur, duke shmangur masakrat serbe në Kosovë dhe, njëkohësisht, ka arritur në një shkallë të lartë të ndërkombëtarizojë problemin e Kosovës. Është fakt se presidenti Rugova, që njëkohësisht është kryetari i LDK është pritur zyrtarisht në disa kryeqytete evropiane dhe në Uashington. Gjithashtu ky Kuvend është pritur me interes edhe për faktin se zgjedhjet politike të LDK së kanë një ndikim të madh në zgjedhjen e çështjes kombëtare shqiptare në ish Jugosllavi dhe Ballkan. Në fjalën e mbajtur në këtë Kuvend të dytë dr Rugova bëri një bilanc të punës që nga kuvendi i parë, duke vënë në dukje se LDK u bë forca kryesore politike në Kosovë, zgjeroi kulturën demokratike, shpirtin e tolerancës dhe mirëkuptimit midis njerëzve, grupeve politike dhe popujve. Në kushtet e terrorit serb të shtuar pas Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 LDK, në bashkëpunim me forcat e tjera politike në Kosovë organizoi rezistencën masive të shqiptarëve kundër pushtuesve serbë duke e bërë të njohur këtë rezistencë në botë. Për këtë qëllim LDK ishte ideatorja dhe organizatorja e Këshillit Koordinues të Partive politike të shqiptarëve në Kosovë dhe më gjerë. LDK tha në raportin e Rugovës mbështeti Deklaratën Kushtetuese dhe më pas organizoi referendumin më 1991 ku populli i Kosovës shprehu vullnetin e tij për Republikën e Kosovës. Ishte po LDK që udhëhoqi organizimin e (Vijon në faqen 4)

Peshkopia

800 familje pa strehë Numri i të pastrehëve në qytetin e Peshkopisë i kalon të 800 familjet. Një numër i tillë, për një qytet të vogël si Peshkopia me rreth 15 mijë banorë, është më të vërtetë i madh. Vitet e fundit në Peshkopi nuk është përfunduar asnjë ndërtesë dhe nuk është dhënë asnjë apartament. Janë në proces, nga fondi i ndërtimit, ve në të hershme me kontribut vullnetar, rreth 60 apartamente, përfundimi i të cilëve ende nuk dihet. Në Peshkopi, me përjashtim të ndërtimeve private, volumi i ndërtimeve shtetërore është në afërsi të kuotës zero. A. A.

A merren vesh dy presidentët Shqiptarë?

Kryetari i LDK, Dr. Ibrahim Rugova në fjalën e tij në Kuvendin e LDK, sipas buletinit të ATSH-së në datën 14 korrik shprehet se LDK angazhohet për zgjidhjen e statusit të popullit shqiptar në hapësirat në Maqedoni. Ky ka qenë edhe qëndrimi zyrtar i shtetit shqiptar, i parlamentit, që me paraqitjen e programit të qeverisë Mekaj para mbi 2 vjetëve. Kohët e fundit kryeministri shqiptar në Maqedoni, Tani për shqiptarët qëndrim në Tiranë ka ndryshuar. Tani për shqiptarët në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, kërkohen të drejta njerëzore, humanitare dhe jo për hapësirë demokratike, dhe me këtë do të nënkuptohet gjithsesi ashtu si malësorët që një grup i pak vetëve këtu e marrin, thonë se buka e grurit e ka? E ka luftën brenda. Presidenti Berisha edhe më parë, por së fundi në Kuvendin e Shqipërisë më 8 korrik, duke folur për Maqedoninë shprehet se «ky stabilitet (i Maqedonisë) do të mund të garantohet vetëm nëpërmjet konsolidimit, njohjes, respektimit të lirive dhe të drejtave njerëzore të kombit shqiptarëve në këtë republikë». Nuk ka dyshim se ky shtet dhe asnjë tjetër nuk mund të arrijë stabilitetin pa zgjeruar dhe respektuar çdo ditë liritë dhe të drejtat e qytetarëve (RD 9 korrik 1994). A flasin kështu me një gjuhë Rugova dhe Berisha? A duhet një mendim në gjuhë, një zë për çështjen kombëtare? A duhet të dimë të përshëndetë çfarë kërkojnë për shqiptarët në Maqedoni? Pranda është e domosdoshme që forcat politike shqiptare këtu e matanë, kofër të flasin me një gjuhë, të marrin vesh shpejt për çështjen kombëtare, që edhe Rugova edhe Berisha të flasin njëlloj, që edhe Evropa të dijë se çfarë kërkojmë!

Hapa drejt krijimit të rrjetit të ndihmës ekonomike

Më 12-13 korrik, në pallatin e kongreseve në Tiranë u zhvillua konferenca «Shqipëria në hapat e para të krijimit dhe konsolidimit të rrjetit të ndihmës ekonomike» organizuar nga Ministria e Punës Emigracionit dhe Përkrahjes Sociale. Megjithëse një vend të rëndësishëm zinte analiza e sistemit të njëvjeçar të ndihmës ekonomike si në fjalën e hapjes dhe të mbylljes të ministrit z. Dashamir Shehi si si nga përmbajtja e organizmave si e sidomos në mendimet e rektorëve, një pjesë e konsiderueshme të tyre kërkonin analizë të hollësishme punë të thelluar gjithëpërfshirëse e një karakteristik i ekonomisë së tregut për lehtësimin e varfërisë, sot e në të ardhmen. Me plot të drejtë mund të thuhet se nuk është elozh me synime politike por një realitet «rrjeti ekonomik» që përfshin përfaqësuesen e Federatës ndërkombëtare të punëtorëve socialë të Danimarkës se «diskutimet në këtë konferencë, ishin të të njëjtit nivel me në Danimarkë. Ne ndërtuam shumë nga ju shqiptarët vetëm nga koha e gjatë që e keni ngritur këtë sistem dhe nivelin e ndihmave që u jepen të varfërve». Ngritja e sistemit të ndihmës ekonomike ka në themel flakjen e mentalitetit ose politizimeve se në Shqipëri nuk ka varfër, nuk ka papunësi. Ato janë reale. Pagesa e papunësisë për një vit, që u konceptua dhe u realizua si një mjet për zbutjen e dhimbjeve të reformës ekonomike nuk mjafton të mbulojë të gjitha nevojat dhe prandaj u bë e pa nevojshme dhe domosdoshme ngritja e rrjetit të ndihmës ekonomike për familjet që nuk kanë asnjë lloj të ardhure. Praktika imponon që kjo politikë sociale të jetë e kujdesshme që të ruhen marrëdhëniet ndërmjet të drejtave midis pjesës së popullsisë që merr ndihmë ekonomike dhe pjesës tjetër të popullsisë që paguan. Mjafton të kujtojmë këtu se sot trajtohen në Shqipëri me ndihma ekonomike afro 130.000-140.000 familje. Këtu ka probleme sa rutinore-praktike për të shmangur rreziqet, të ardhurat e padrejta deri nga familje që kanë automjete, kanë depozita në arkat e kursimit, punojnë e marrin ndihmë ekonomike, aq edhe çështje sociale-ekonomike se shumë e përdorur për këtë qëllim aktualisht është 4 për qind të GDP. Nëse diskutim merr ndihmë ekonomike dikush tjetër duhet të paguajë. Këtu duhet vërtet një ekuilibër, që t’ju vlejë në ndihmë para se gjithash atyre që kanë më shumë nevojë dhe s’kanë burime të ardhurash, shkollimit, kuptohet që duhet bërë në barrë e rëndë për taksuesit të larta dhe fenomen ekonomik. Si u tha dhe në diskutimin z. Stander Shlefoech - konsulent i Bankës Botërore: «aktualisht është ngritur një sistem i plotë që do vetëm funksionon por në tërësi funksionon mirë brenda një kohe të shkurtër në një kohë kur mjaft njerëz rrëzë pa një vit nuk e dinin ç’është asistenca sociale. Por në fjalën e ndërmjetme e tij mjaft modeste duke thënë se punët janë kryer por është ndërsa përfaqësuesi e Bankës Botërore kemi qenë vetëm konsultentë, nuk mund të mos të bënte përshtypje». (Vijon në faqen 2)