VENDI NUK MUND TË DALË NGA KRIZA ME NJË QEVERI TË POLITIZUAR E TË PAAFTË
Dje në parlament
Diskutim rreth mocionit të mosbesimit për kryeministrin Meksi, mbajtur nga zëvendës kryetari i PS Servet Pëllumbi
Dje në parlament Sic u paralajmërua në të gjitha buletinët e lajmeve të medias zyrtare të ditë më parë, dje do të bëhej në Parlamentin shqiptar debati për mocionin e mosbesimit për Kryetarin e Këshillit të Ministrave z. Aleksandër Meksi. Po kështu sic paralajmëruan gjatë gjithë ditës Agjensitë tepër serioze të theshtemeve të cilat i referoheshin burimeve zyrtare, po dje debati për mocion ndaj Kryeministrit Meksi nuk do të bëhej. Dhe si për të përkeqësuar edhe më besueshmërinë në informacionet e medias zyrtare, dje nuk u bë debati rreth mocionit të mosbesimit por vetëm paraqitja e mocionit e cila ishte bërë edhe një herë më parë më 29 qershor, ndonëse në rend të ditës i votuar me shumicë votash, i propozuar nga kryesia e Parlamentit ishte debati rreth mocionit. Ishte mocioni i paraqitur më 29 qershor të këtij viti nga grupi i deputetëve socialistë pas ngjarjeve tronditëse të Libofshës, e për më tepër pas qëndrimeve tronditëse të Kryeministrit Meksi dhe kabinetit të tij. I cili dilte u shprehur se: «kryeministri Meksi nuk dëshiron të zbatojë detyrat kushtetuese; se Kryeministri Meksi është i prirur të mbrojë varësitë e tij inkriminuar, duke nxjerrë në pah mungesën e predispozitës së zotit Meksi, në përgatitjen e Kushtetutës Komisionin e së cilës ai kryeson, që detyroi dhe Kryeministrin Aleksandër Meksi që brenda pak ditëve të dalë për herë të dytë para Parlamentit të shpjeguar, gjë thënë në poziten e të mosbesuarit nga ... Zoti Kryetar, Zotërinj deputetë, Mocioni i mosbesimit, që grupi parlamentar i PS ka paraqitur ndaj Kryeministrit Meksi që më 14.6.1994, buron nga e drejta jonë Kushtetuese sipas së cilës deputetët kanë të drejtë «Të paraqesin në çdo kohë një mocion mosbesimi ndaj Këshillit të Ministrave ose anëtarëve të veçantë të tij» (Dispozitat kryesore kushtetuese, Neni 34). Arsyet që na shtynë ta bëjmë këtë janë të shumta. Ne mendojmë se, tashmë janë konsumuar të gjitha format e tjera të kontrollit parlamentar ndaj qeverisë dhe shumicës së anëtarëve të saj të marrë veçmas. Në seancat e pyetjeve dhe interpelancat e zhvilluara, këtu në parlament, është konstatuar se anëtarë të qeverisë e në mënyrë të veçantë Kryeministri Meksi, janë treguar mospërfillës, duke mos vlerësuar detyrimin ligjor, për të dhënë shpjegime e informacione e nevojshëm dhe sidomos për të marrë masat që burojnë nga kompetenca kushtetuese të parlamentit shqiptar. Kjo, sipas mendimit tonë, nuk ka të bëjë vetëm me mosrespektimin kronik të grupit parlamentar të PS e në përgjithësi të opozitës, por mbi të gjitha me mosrespektimin e kontrollit parlamentar, me faktin që institucionalizimi i shtetit të së drejtës po shndërrohet në një slogan demagogjik. Vendin e metodave demokratike në drejtimin shtetëror, po e zënë hakmarrja politike, që në formën më tipike e më flagrante u duk në procesin e arrestimit e të dënimit të pabazuar në ligj e në fakte të kryetarit të PS, deputetit F. Nano, po e zënë metodad jo demokratike, antiligjore e me prirje të theksuara të një shteti policor. ...ksi, i cili është vënë në dijeni që kur ato ishin në zhvillim e sipër, me shkresat Nr. 22, datë 24.5.1994, Nr. 25 datë 28.5.1994, Nr. 28 datë 30.5.1994 si dhe protestat Nr. 1, 2, 3, 4, datë 29.5.1994 të orës 9, 10.30, 12.00, dhe 13.30. Por, ne konstatojmë, me keqardhje se z. Meksi, si refleks i qëndrimeve të mëparshme ndaj opozitës, i konceptit që e konsideron opozitën si inekzistente, apo thjeshtë si armike, apo i ndonjë faktori tjetër më madhor, e vuri veten dhe kabinetin, që ai drejton, në fuksion të «Eksperimentit Libofsha»,-qëllimi i të cilit ishte të provonte se si mund të mbahet pushteti me dhunë, se si vendin e lirisë së votimit ta zërë detyrimi policor, se si vendin e rezultatit real të votimit ta zërë mashtrimi e manipulimi, se si vendin e përfaqësuesve të ligjshëm, të caktuar për organizimin e votimeve, ta zënë bandat mafioze të perfektit Margjallaj i cili, disa ditë më vonë, duke qendruar para kamerave të TV për krahë z. Meksi, teorízonte duke i quajtur ngjarjet e Libofshës të zakonshme edhe dhe në vendet më të zhvilluara ka trazira të tilla! («Dita informacion»-7.7.1994). Për këtë «trazira», që Margjallaj na i quajka të ligjshme, grupi ynë parlamentar në interpelancën e 1 qershorit Ju paraqiti fakte të shumta, për krimin shtetëror që u krye në Libofshë më 29 maj, por ju heshtët, nuk kërkuat të vihën para përgjegjësisë penalë organizatorët dhe ekzekutorët e krimit shtetëror, bile u orvatët t’ua hidhni fajin të dëmtuarve. Dhe, është fakt, që, si rezultat i kësaj, çdo gjë është bllokuar, edhe kallzimet e deputetëve edhe denoncimi që bëmë si forcë politike në prokurori. Të kuptohemi, fajtorët konkretë le t’i nxjerrë drejtësia, por këtu ne denoncojmë pjesëmarrjen në krim të hallkave të pushtetit si dhe neglizhencën e pafalshme të Qeverisë ... dhe të Presidentit që edhe pse u vunë në dijeni, asgjë nuk u ndalua, por përkundrazi u inkurajua, u mor në mbrojtje dhe u quajt «buketë me lule pranvere» për PD-në! Jo vetëm kaq. Ju z. Kryeministër kini arritur deri aty sa të mos pranoni as përgjegjësinë që bie mbi ju aq keni urdhëruar, në kundërshtim të plotë me nenin 21 të ligjit 7573 datë 16.6.1992, që të krijohet në (Vijon në faqen 2)
shtë për herë të dytë para Parlamentit shqiptar, gjithnjë në pozitën e të mosbesuarit nga opozita socialiste. Për kësaj radhe për të kërkuar votbesim.
Zoti Arbnori së pari ia dha fjalën zotit Meksi për të dhënë opinionin e tij rreth mocionit të mosbesimit.
Kësaj radhe pa bërë sikur u nxeh, duke iu referuar mocionit të paraqitur me datë 29 qershor, Kryeministri shqip-
(Vijon në faqen 2)
institucionalizimi i kontrollit parlamentar. Në takimin që institucionilzimi flagrantë nuk lë e në fakte të kryerarit të PS, deputetit F. Nano, po e zënë metodat jo demokratike, antigjilore e me prirje të theksuara të një shteti policor. Vendin e qeverisjes ligjore, karakteristike e shtetit të së drejtës, po e zë pasiguria, shkeljet sistematike të të drejtave të lirive të njeriut, veprimet e tipit mafioz e bandave të armatosura si ajo që veproi në Libofshë më 29 maj e mbështetur nga forcat e rendit dhe nga deklaratat dhe dizinformimet e RTV.
Ngjarjet e Libofshës, për të cilat grupi ynë parlamentar solli fakte të shumta në interpelancën e zhvilluar më datën 1 qershor, janë flagrantë dhe ngarkojnë me përgjegjësi të rëndë Kryeministrin Me-
KONFERENCË E PËRBASHKËT SHTYPI PERRI ZHULALI
Shqipëria është ndër më prioritarët në ndihmat amerikane për Evropën Lindore, por aktualisht nuk ka asnjë program për modernizimin e armatimit shqiptar - Theksoi Perri
Dje paradite, sekretari amerikan i Mbrojtjes William Perri përfundoi vizitën e tij në Tiranë me një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin shqiptar Zhulali. Në fillim fjalën e mori ministri Zhulali i cili e cilësoi vizitën si «historike» jo vetëm për shtrirjen shqiptare, por edhe për Shqipërinë në përgjithësi. Bisedimet e zhvilluara mes dy ministrave lidheshin me bashkëpunimin dypalësh dhe në kuadrin e partneritetit për paqe, të cilat zgjeruan bazën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit mes dy ushtrive. Në bashkëpunimin ushtarak theksoi Zhulali SHBA janë miku më i mirë i Shqipërisë. Në bisedime një vend të veçantë iu kushtua situatës në Ballkan, çreziku i konfliktit në Bosnjë për të zbritur drejt jugut. Të dy palët, tha ministri shqiptar, «shkëmbyejnë mendime për të dalë në një zgjidhje të drejtë për këto probleme. Gjithashtu u shkëmbyen mendime e ... rreth problemit të Kosovës, situatës atje, Shqipëria u vlerësua nga Perri, sipas Zhulalit, si një partner serioz në partneritetin për Paqe dhe pala shqiptare paraqiti pikëpamjet e saj për një mundësi të pranimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior. Zhulali citoi Perrin të ketë thënë se palën amerikane Shqipëria përbën një faktor të rëndësishëm kyc paqeje për stabilitetin në rajon. Me pas u vu në dukje se pala amerikane përveç ndihmës për arsimimin dhe kualifikimin e ushtarakëve shqiptarë dha edhe një paket ndihmë jo ushtarake, që do të shërbehet në të ardhmen. Por, asnjë prej tyre nuk specifikoi më gjërë se c’është kjo ndihmë jo ushtarake.
(Vijon në faqen 4).
Fjala e intelektualit: Gjygjet e sotme nuk janë shprehje reale e demokracisë politike largpamëse, kulturës dhe humanizmit
- Deklaratë e Akademikut Bedri Dedja -
Si një ndër tre nismëtarët dhe një prej 9 vetave të tij që me një dekret të posaçëm, qind e tetëdhjetë e një nënshkruesit i në cilësinë edhe të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë - të shpallë lirimin nga burgu dhe pafajësinë e Ramiz Alisë këtë personalitet të shquar dhe trim të LANÇ; demokratí konseguent dhe nismëtari i proceseve demokratike pavarësisht nga bindjet e tij ideologjike. Akti i lirimit të tij do të ishte një gjest i madh humanitar dhe politik në këtë vit të 50-vjetorit të çlirimit të atdheut nga forcat nazifashiste dhe tradhëtarët e kombit. Ky Manifest atëherë nuk u konceptua, së paku nga unë si një dokument partiak, siç është shprehur ndokush. Ai ishte një thirrje për të votuar për forcat politike që i shërbenin drejtpërsëdrejti shmangies përfundimtare të regjimit totalitar dhe kalimit përmes këtyre zgjedhjeve në ... një shoqëri demokratike reale. Atëherë mendova me bindje të plotë, siç mendoj edhe sot se lufta në pushtet, ose në opozitë e çdo partie politike me ideal të vërtetë shqiptare do të ishte një luftë e ndershme për ta çuar Shqipërinë përpara në rrugën e demokracisë. Tranzicioni gjer më sot është karakterizuar nga shumë dhëmbje dhe kjo është e natyrshme, por një pjesë e tyre janë krejt artificiale, voluntariste, të evitueshme. Megjithatë, unë shpresoj se faza e kësaj lufte e klasave do të gëroset mirë e mirë në muze, së shteti demokratik shqiptar do të dijë të vërë në rresht çdo gjë më të mira që trashëguam nga pesëdhjetë vjet e fundit dhe do të hedhë me përbuzje poshtë çdo trashëgim të hidhur. Në këto rrethana nuk mund të mos thuash, në rast se je shqiptar i ndershëm se kemi kohë që rrimë të përt- matuar para hapjes e mbylljes së siparit të gjyqeve, kur mendonim se do të rrinin më shumë para denastave të inaugurimeve ekonomike, sociale e politike të fruteve të demokracisë. Për shkak se u është dashur frikë gjyqet e sotme, dashje pa dashje janë një shprehje reale e demokracisë, politikës legale, kulturës dhe humanizmit. Unë i bëj thirrje si intelektual Presidentit Berisha pasi është në nderin
nga burgu dhe pafajësinë e Ramiz Alisë këtij personaliteti të shquar dhe trimi të LANÇ; demokrati tradhëtarët e kombit.
Gjithashtu i bëj thirrje që të lirojë nga burgu dhe të shpallë pafajësinë e Fatos Nanos kryetar i Partisë Socialiste dhe deputet i popullit, fajësinë e të cilit siç duket qartë nuk do ta vërtetonte as dhe një gjykatë e superkasacionit. Ky akt do të ishte në unison me organizmat politike evropiane për këtë çështje, një dëshmi e respektit qytetar e juridik ndaj opozitës si dhe një shprehje e realitetit të pluralizmit politik në Shqipëri.
Nuk jam përkrahës i mendimit se duhet zhvilluar një gjyq tjetër i madh kundër diktaturës. Mjaft më me kërkesa për gjyqe! Pikëpamja ime është se gjyqi më i madh diktaturës iu zhvillua gjatë gjithë këtyre katër viteve të tranzicionit vite të cilët, sipas gjasave bindëse nuk do të lejnojnë që Shqipëria të kthehet atje ku ka qenë. Ky gjyq i madh dhe të vazhdojë edhe në shfaqjen objektive historike shqiptare.
Kam besim si çdo shqiptar i ndershëm se pas këtyre akteve do të ketë ndikime të peshmshme pozitive për të ulur tensionet artificiale në skenë politike shqiptare do t’i jepet fund një farë ankthi të krijuar te «shumë njerëz do të zhvillohet sërish e ndershmërisë, ide alternativave dhe ne do të marrim frymë më lirshëm në demokracinë tonë» në të ardhshmen.
Asnjë i përndjekur politik nuk ka përfituar nga privatizimi
- Zoti Kopliku përsëri nuk thotë të vërtetën
- Të përndjekurit politik në prag të grevës së urisë
Asnjë nga partitë politike në Shq-i dhe nga disa drejtues të saj më sëmuar me përjashtim të Partisë Demokratike nuk e ka miratuar mënyrën e privatizimit të ekonomisë dhe pasurisë kombëtare. E vendosur që të përfitojnë nga ligj, vetëm me një vendim dyshemë të qeverisë. Meksi, është kjo?
politika më e nxjerrë që e ka nxjerrë në vendim politikës e juridikisht për dhe në zbatimin konkret. PD-në, dhe liderët e saj jashtë kësaj.
Përsëri zoti Kopliku foli në TV ditë e fundit për privatizimin, për ruajtje, mjetet dhe ata që do të përfitojnë. Nga sa u kuptua në fjalën e tij, vetëm populli i thjeshtë, ndërsa nëse e specialistët, nëpunësit e intelektualët, ata që kanë drejtuar ndërmarrje 45 vjet e që krijuan pasurinë kombëtare, nuk do të përfitojnë? ...
Tek e gjithë kjo ka një keqinterpretim në privatizim, zoti Kopliku përmendi ...
... të deklarata e z. Kopliku -20 për qind e objekteve të privatizuara janë marrë nga të përndjekurit politik? është një tullumbace demagogjie, se nuk thotë të vërtetën përsëri. «Na morën votat dhe tani na gënjejnë në gënjenjë ...». Nga 1704 objekte të privatizuara në Durrës, shoqata nuk ka evidentuar asnjë rast që të kemi marrë të përndjekurit politik. Me dyshim shikohet nga të përndjekurit politik edhe ndarja e letrave me vlerë, siç shprehen ata me ironi, «letrat me vlerë». Përballë kësaj demagogjie të qeverisë Meksi dhe të gjithë për trajtimin e të përndjekurve politik, kudos në organizatat e tyre dhe këtë është rritur po masë e koni...». Kana kanë bashkëpunuar bile të tillë ka dhe kanë organizmat evropiane ...
... Në përgjithësi është evidente 225 ndërtime pa leje që kanë fituar ma... (Vijon në faqen 4)
Elbasani
Përsëri ndërtime pa leje
Janë evidentuar 225 ndërtime pa leje vetëm për 6 mujorin e parë të këtij viti — Përveç kësaj të dhëna të tjera nga këshilli i rrethit të Elbasanit mund të ketë edhe ndërtime të tjera pa leje që e kanë fituar ma... — Përveç ndërtimeve në periferi, veçanërisht në krah të stadiumit të qytetit, dhe të krijuar një lajke e re me dhj... në shpifje e dy katëshe, ndërtime pa leje të cilat kanë zënë dhjetra
K. Loloçi specialist i së drejtës kushtetuese, përzihet nga komisioni i kushtetutës!!
Kushtetuta në «rradhët e Partisë Demokratike»
K. Loloçi specialist i së drejtës kushtetuese, përzihet nga komisioni i kushtetutës!!
TRITAN SHEHU SPECIALIST REANIMATOR ZEVENDESON ATE!!!
— PD nuk mund të toleronte reminishencat dhe disa mendime për projektkushtetutën të shfaqura nga z. Loloçi.
— Ridvan Peshkëpia nxirret nga salla e parlamentit — pse kërkon të flasë.
«E keni kthyer parlamentin në kafene - tha ai.»
Është hequr nga Komisioni i Kushtetutës specialisti i vetëm i së drejtës kushtetuese në vend, z. Krenar Loloçi. Vasil Gjika deputet i PD ja kërkoi dje këtë largim pasi z. Arbnori kish ftuar Ali Spahinë të bënte anëtarin
(Vijon në faqen 4)
Frymëmarrrje e rënduar e buxhetit të shtetit
12,7 miliardë lekë të ardhura nga tatimet e taksat në buxhetin e shtetit, për 6 mujorin e parë të këtij viti. Kjo është shifra që u prezantua me estetikë përmes grafikëve krahasues me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar nëpër faqet e shtypit zyrtar të këtyre ditëve.
Realizimi i këtij treguesi të të ardhurave buxhetit, ndonëse jo në masën 100 për qind, padyshim flet për një punë efektive të organeve tatimore. Por ajo që të bën përshtypje është fakti se ndërsa për të ardhurat nga tatimet e taksat afishohen arritjet dhe lihen detyrat për të ardhmen për kategoritë e tjera të të njëjtës kolonë në buxhetin e shtetit nuk jepet asnjë shifër. Përse nuk informohet opinioni se sa janë të ardhurat gjithsej në buxhetin e shtetit? Të gjithë e dinë se i armund të marrë frymë vetëm përmes bronkëve të tatimeve.
Qeveritarët në Parlament kanë deklaruar se nëse do të rriten të ardhurat e buxhetit, për 6 mujorin e parë do të ketë rritje rrogash. Në fakt, të ardhurat nga tatimet e taksat në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë rritur me 2,7 miliardë lekë. Por nuk ka ndodhur e njëjta gjë edhe me treguesit e tjerë të të ardhurave. Thuhet se deficiti i planifikuar prej 26,8 miliardë lekë do të thellohet edhe me disa miliardë të tjera. Në këtë situatë jo të them që s’bëhet fjalë për rritje pagash, por buxheti do të jetë i detyruar t’u vërë tapën edhe shpenzimeve. Të parat që do ta pësojnë pritet të jenë shpenzimet operative. Edhe korrigjimi që FMN i ka bërë buxhetit, përlikisht në këtë koniston. Edhe shifra prej 10 mijë e 500 mësuesve, që sipas BB do të lënë katër datë për t’u radhitur përkrah të papunëve, të tjerëve është shprehje e gjendjes dramatike të buxhetit.
Shkurtimi i mëtejshëm i shpenzimeve të buxhetit, që në mënyrë të pastër e logjikë do të pasojë çdo masë e cila ka të ardhurave të tij, është shprehje e paaftësisë së shtetit për të vënë në eficiencë ekonomike e vendit. Mungesa thuajse e plotë e prodhimit vendas e acarojnë gjendjen e buxhetit të sëmunë, e skuli... të cilit përditë e më tepër përcen ekuilibro në jetë social-ekonomike të vendit.
S. GRUDA