28/07/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

28 korrik 1994

Fatos Nano i drejtohet Gjykatës së Kasacionit: Verdikti juaj kërkon përgjegjësi të lartë për të rikthyer besimin e bashkëqytetasve tanë tek drejtësia dhe shteti ligjor

Fatos Nano i drejtohet Gjykatës së Kasacionit: Verdikti juaj kërkon përgjegjësi të lartë për të rikthyer besimin e bashkëqytetasve tanë tek drejtësia dhe shteti ligjor Zotërinj gjyqtarë të Kasacionit, Ju, sot, nuk shqyrtoni thjesht një «çështje penale», por një çështje politike. Dosja «Nano» që ju keni përpara është prova më e kompletuar se si mund të sajohet një çështje penale inekzistuese ndaj një qytetari, që s’ka kryer asnjë krim, aq më pak atë të vjedhjes e të korrupsionit, vetëm sepse ai është lider i opozitës. Për ta vlerësuar këtë të vërtetë - pafajësinë time dhe persekutimin e padrejtë politik, mjafton të shqyrtohet dosja hetimore dhe gjyqësore e krijuar kundër meje, me vëmendje, me profesionalizëm dhe me kurajo ligjore, të cilat besoj se nuk do t’u mungojnë. Prandaj gjykimi juaj nuk mund të jetë rutinë formale dhe nuk duhet të përsërisë gabimet e rënda të politikës në dy shkallët paraardhëse; - pabazueshmërinë në ligj dhe në prova të dënimit tim nga Gjykata e Faktit, shkëlqejnë kjo e thelluar me tej nga Gjykata e Apelit. Zotërinj gjyqtarë të Kasacionit, Këtë kërkesë, që lidhjen me rivënien në vend të dinjitetit dhe të drejtave e lirive të mia kushtetuese si qytetar, bëhen akoma më imperative, sensi im i shkretë e tyre flagrante deri më sot është bërë në formën e persekutimit politik të një deputeti të popullit dhe të kryetarit të Partisë më të madhe opozitare, që që ka krijuar tensione e probleme të rënda për demokracinë dhe drejtësinë në Shqipëri. Prandaj, e bashkëqytetasve tanë... bashkështetasve tanë tek drejtësia dhe shteti ligjor, për të rimëkëmbur imazhin e vendit tonë në institucionet e botës së qytetëruar. Zotërinj, Mund të përfshihet nga pasionet politike, të “çmendet” nga ethet e pushtetit apo të nënshtrohet nga vështrimi e jetës i çdo, por jo gjyqtari, njeriu i shenjtë që jep drejtësi dhe mbron pushtetin e ligjit. Në gjykimin e “Çështjes Nano”, paraardhësit tuaj nuk e kanë bërë këtë, sepse nuk kanë qenë të lirë! Zotërinj, Duke më kthyer lirinë mua, ju u ktheni lirinë të gjithë shqiptarëve! Ju faleminderit! Burgu i Tiranës 28.07.1994 Fatos Nano Deputet i Popullit Kryetar i PSSH lider i opozitës. Për ta vlerësuar këtë të vërtetë - pafajësinë time dhe persekutimin e padrejtë politik, mjafton të shqyrohet rënda të paraardhësve tuaj në Gjykatën e Faktit dhe në atë të Apelit, që kanë nënshkruar dënimin tim politik. Unë kërkoj nga ju sot, atë që kërkon opinioni mbarëshqiptar standardet e shtetit të së drejtës dhe detyrimet kushtetuese për respektimin e tyre, të shprehura këto edhe në vlerësimet e paanshme dhe objektive të disa organizmave të specializuara ndërkombëtare për çështjen. Zotërinj, Shqyrtimi realist i dosjes do të kërkonte që, më në fund t’ia jepni një përgjigje ligjore dhe e pa-kushtëzuar nga faktorë jashtëgjyqësorë, pyetjeve, argumenteve dhe kërkesave për respektimin e ligjit të parashtruara nga unë dhe avokatët e mi për: - zhvillimin e njëanshëm, të paragjykuar, jo-objektiv dhe të shtrembëruar qëllimisht të hetimit; - fshehjen, manipulimin dhe interpretimin e gabuar të provave në hetim dhe në gjykimin e çë-

Kryetari e Parlamentit Gjerman zonja Sussmuth takol et me zonjën Nano

Dje mbasdite zonja Sussmuth Kryetare e Parlamentit të Republikës Federale të Gjermanisë u takua në selinë e Ambasadës Gjermane në Tiranë me zonjën Rexhina Nano, bashkëshorten e Fatos Nanos, kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit Popullor. Korrespondenti i «Zërit të Popullit».

FATOS NANO MBAHET NË BURG SI ALTERNATIVË E PUSHTETIT

- Intervistë e Kryetarit të KD të PS të Qytetit të Tiranës Musa Ulqini, dhënë gazetarit tonë - Pyetje: Më 30 korrik të vitit të kaluar u arrestua Kryetari i PSSH Fatos Nano dhe u zhvillua një tubim proteste në pjesëmarrjen e rreth 70.000 vetëve. Çfarë përfaqëson 30 korriku për PS e Tiranës? Përgjigje: Më 30 korrik të vitit të kaluar socialistët e Tiranës ishin mbledhur në sallën e Akademisë së Arteve në Konferencën e tyre. Aty ndodhej edhe Kryetari i PS të Shqipërisë Fatos Nano. Në përshëndetjen e tij ai argumentoi edhe një herë domosdoshmërinë e një zgjidhjeje të re politike, ç’ka do ta fuste në rrugë të mbarë transformimin demokratik në Shqipëri. Fatos Nano denoncoi ashpër përpjekjet e pushtetit zyrtar për të shkatërruar opozitën dhe pluralizmin. Ai paralajmëroi opinionin publik për rreziqet që i kanoseshin paqes sociale nga revanshistët dhe hakmarrja politike e forcave obskurantiste të cilat bëjnë ligjin në PD. Fill pas fjalës së tij përshëndetëse Fatos Nano u paraqit në Prokurorinë e Tiranës. Në orën 15.00 erdhi lajmi se në orën 14.30 ndaj Kryetarit të PS-SH, Deputetit Fatos Nano, ishte vendosur masa e arrestit dhe ai ishte dërguar në qelitë e burgut të Tiranës. Këtë lajm urgjent, jo vetëm për socialistët, por për të gjitha ata që demokracinë e premtuar e kuptonin si mirëkuptim e tolerancë mes të gjithë shqiptarëve, opinioni publik e mësoi nga RTV, në edicionin e lajmeve të orës 16.00. Ndërkohë po atë ditë ishte caktuar zhvillimi i një manifestimi proteste në orën 18.00 në sheshin pranë Stadiumit «Dinamo». Siç dihet në atë shesh u tubuan rreth 70.000 vetë, shumë më tepër nga ç’prisnin edhe organizatorët. Me sa duket qytetarët e Tiranës, pavarësisht nga bindjet politike, e kuptuan qartë mesazhin urgjent që kumtonte arrestimi i Fatos Nanos: «Kur ky shtet arreston kaq padrejtësisht udhëheqësin e opozitës më të madhe të vendit, e cila është edhe forca e parë politike në pushtetin lokal, kuptohet se sa pa vlerë është dinjiteti i një qytetari të çfarëdoshëm!» - Ky shqetësim qytetar ngriti peshë mijëra kryeqytetas, të cilët erdhën në tubim për ti thënë pushtetit zyrtar: «Kujdes! Ne nuk lejojmë askënd, që nën maskën e demokracisë të dhunojë pluralizmin, vlerat e vërteta të demokracisë, liritë e të drejtat themelore të njeriut, dinjitetin e qytetarëve e të opozitës!» Për ne socialistët e Tiranës 30 korriku i vitit 1993 ka një vlerë të dyfishtë: Së pari, ajo është një ditë turpi në kalendarin e qeverisjes së Shqipërisë nga regjimi i Berishës. Së dyti: Atë ditë socialistët vranë përfundimisht (Vijon në faqen 2) kapërcimin e pengesave në rrugën e demokracisë në Shqipëri. Do të shprehet edhe një herë publikisht kërkesa për të mos pasur të burgosur politikë në Shqipëri për të ndaluar çdo lloj shprehjeje të hakmarrjes politike dhe për të luar udhëheqësin e Opozitës më të madhe në Shqipëri Fatos Nanon si të pafajshëm. Në tubim parashikohen të marrin pjesë rreth 50.000 veta. Parullat që do të mbahen e do të ... (Vijon në faqen 2)

Çështja Nano do të rishqyrtohet në Kopenhagë

Mbërrin njoftimi nga Komiteti i Unionit Ndërparlamentar të Gjenevës Siç bën të ditur Zyra e Shtypit dhe Informacionit të PSSH ditën e martë mbërriti një njoftim i Komitetit të Unionit Ndërparlamentar të Gjenevës lidhur me mbledhjen e fundit të këtij Komiteti të mbajtur në Gjenevë. Redaktori ynë Erion Braçe ju drejtua kryetarit të PSSH, Fatos Nano, lidhur me kryesinë për të tretën herë delegacionin e PSSH në mbledhjen e këtij unioni, dhe tha për gazetën: Ditën e martë nga Komiteti i Unionit Ndërparlamentar të Gjenevës u njoftua përfundimi në mënyrë konfidenciale se “Çështja Nano do të rishqyrtohet në Kopenhagë”. Për më tepër, në një njoftim zyrtar për shtypin e Gjenevës, Komiteti vendosi që të shqyrtojë çështjen Nano do të marrë një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë. Gjithashtu dua të theksoj se ky vendim i karakterit konfidencial është një tjetër shans që i jepet sot drejtësisë shqiptare për të demonstruar karakterin e pavarur të saj. E theksoj këtë pasi mbas gjykimit në Gjykatën e Kasacionit, çështja Nano do të rishqyrtohet në Kopenhagë ku do të ndiqet me një rezultat përfundimtar, pas një cikli drejtësie jonë nuk do të ketë ç’të thotë më tej. Duke qenë një çështje tepër e ndjeshme për opinionin brenda vendit e jashtë tij ajo kërkon pa asnjë hezitim të shikojmë se ajo që do të provohej më të vërtetë që për mua dhe qindra e mijëra njerëz është fare e thjeshtë. Fatos Nano është i pafajshëm.

KËRKOHET LEJE PËR MITING NË SHESHIN «SKËNDERBEJ»

Komisariati i Policisë Nr. 1 Për dijeni: Ministrisë së Rendit Publik - Prefektit të Tiranës dhe Kavajës - Zotit Rexhep Karapici - TIRANË Komisariati i Policisë Nr. 1 Për dijeni: Ministrisë së Rendit Publik - Prefektit të Tiranës dhe Kavajës - Zotit Rexhep Karapici - TIRANË Mbështetur në Ligjin Nr. 7692 datë 31.3.1993 shtojca “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”: Neni 21 - «E drejta për tubim» si dhe në Dekretin Nr. 7408 datë 31.7.1990 «Për mbledhjet», manifestimet e manifestimet e shtetasve në vendet publike ju vë në dijeni se më datën 29 Korrik 1994 ditën e premte nga ora 19.00 deri në orën 20.00 do të organizojmë një tubim paqësor në Sheshin «Skënderbej». Qëllimi i këtij tubimi do të jetë përkrahja për zbatimin në praktikë të lirive e të drejtave themelore të njeriut e të opozitës për lloj shprehjeje të hakmarrjes politike dhe për të liruar (Vijon në faqen 2)

PERGJIGJE E POLICISE PER KERKESEN PER MITING

- Nuk lejohen sheshet «Skënderbeu» por ofrohen sheshe të tjera - Lidhur me kërkesat tuaja më nr. 6, 77 dhe 78 datë 26.07.1994 drejtuar Komisariateve të Policisë nr. 1, nr. 2 dhe nr. 3, të qytetit të Tiranë, ju bëjmë të ditur se: 1- Në kërkesën tuaj nuk janë përcaktuar emrat e grupit organizator të këtij tubimi, kërkesë kjo e parashikuar ... ... ar në Nenin 2, të dekretit nr. 7408 datë 31.07.1990. 2- Tubimi juaj nuk mund të lejohet edhe për arsye se në parullat që parashikohen të mbahen si ajo «lironi Fatos Nanon» janë presion i hapur ndaj organeve të drejtësisë, kur dihet se çështja akoma është në gjykim. 3- Kërkesa për tubim në sheshin Skënderbej nuk mund të plotësohet sepse do të pengonte trafikun e njerëzve dhe të mjeteve, ç’ka sjell problem për marrjen e masave për sigurimin e rendit dhe zhvillimin normal ... (Vijon në faqen 2)

KËRKOHET PER MITING SHESHI «ALI DEMI»

në datën 29 ora 18⁰⁰ Përsa kërkoni në shkresat tuaja të mëspërme sqarojmë: Për pikën 1. Emrat e grupit organizator të këtij tubimi janë simbas listës bashkëngjitur. Për pikën 2. Parullat që do të mbahen mbështeten në Dekretin Nr. 7408, datë 31.07.1990 «Për mbledhjet, grumbullimet dhe manifestimet e shtetasve në vendet publike» dhe nuk bien ndesh me kundërshtim me Nenin 3 të këtij ligji (Dekreti). Pavarësisht nga sa më sipër, ndër parullat kryesore që do të lidhen edhe në këtë tubim do të jetë ajo «E duam Fatos Nanon» në vend të parullës «LIRONI FATOS NANON». Për pikën 3 Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste të qytetit të Tiranës pas 11 kërkesave të përsëritura gjatë vitit 1993 dhe 1994 nuk ka marrë asnjë konfirmim-zim zyrtar nga ana Juaj për sheshin ku do të lejohej zhvillimi i tubimeve paqësore por gjithmonë është ... (Vijon në faqen 2)

Presidentja e Bundestagut gjerman, zonja Rita Sussmuth flet para parlamentit shqiptar

Dje paradite parlamenti i zhvilloi punimet në seancë plenare me diskutimet për miratimin e Kodit Civil. Kryetari i Seancës, zoti Arbnor, (kryeministri deputetë dhe ditën e premte, do të shfrytëhej një kolekt ku u morën pjesë deputetët, punonjësit e parlamentit si dhe ministrat. Ky roktëj shtrohet me rastin e mbylljes së sesionit (ose të pushimeve). Në orën 12.20 në sallën e Kuvendit nuri Presidentja e Bundestagut gjerman, zonja Rita Sussmuth. Ajo ... Ndërsa në orët e ... u bë ... për të ... ... satiren më të lartë që ka patur parlamenti ynë, zonjën Sussmuth ... (Vijon në faqen 2)

Çështja Nano është çështje kryesore e jetës Shqiptare. Mjaft më me burgosje, gjyqe dhe hakmarrje politike! Shqipëria ka nevojë për ne të gjithë!

NJË MIK, NJË SHOK, NË PRANGA

“Kemi nevojë të shkruajmë; të flasim; si ndjejmë që befas na hahet bukë; na pihet ujë; si ndjejmë e venë vapë; si ndjejmë se kemi m’i befas na mbërthen si golë dëshira për të shkruar; për të folur; për të mbërthyer ndoshta; deri në kupën e qiellit...” Nuk di si u sajua midis miqsh një mbërmje e bukur: romantike; me gazet kur voket arull dhe me dëshirën për të endërruar dhe - të gëzuar. Tri-gëllima e qelqeve thyhet dhe gstat mbeten sakag prekur si murgesha të vdekura: si murgesha të virgjëra që “kanë provuar puthjen” buzeve të futura. Njëri prej nesh mungon,... Ai “...”, larg: të mureve të ftohta; të ngrohta; të një drite. Dikush i mungon kësaj mbërmjeje në fund të Korikikut, kësaj mbërmjeje i mungojnë copëza buzëqeshësh e ironish; i mungon për-nyerja e dritës në qelqin e syzave. Në fund të tyre vijnë e zënë vend sytë e zgjuar të babait dhe lutjet vajzërore të një gruaje, vijnë e zënë vend; heshtja e pazakontë e femijëve. Dhe ne heshtim. Dhe gotat heshtin. Dhe mbrëmja ndahet përgjysëm; Por; s’mund të festosh; s’mund të jesh i gëzuar: s’mund të qeshësh nga barco-letat kur një mik të mungon s’mund ... (Vijon në faqen 2)