Sot, në Durrës 30.7.94, ora 18.30 në sheshin para hyrjes kryesore të Stadiumit të qytetit në mitingun paqësor të organizuar nga partia Socialiste bëjnë thirrje të bashkojmë zërin e protestës në mbrojtje të demokracisë të lirive dhe të drejtave të njeriut të kryetarit të PS Fatos Nano.
Komiteti Drejtues i PS Durrës
PAS TRE VJETËSH BUÇET PËRSËRI THIRRJA: LIRI - DEMOKRACI!
Miting paqësor i Partisë Socialiste në Tiranë me pjesëmarrjen e mijëra vetëve
Arrestimi dhe dënimi i padrejtë i FATOS NANOS mbushi sheshet me protestues që kërkojnë: Në Shqipëri të mos ketë më procese politike e të burgosur politikë, të mos ketë hakmarrje dhe revansh.
Arrestimi dhe dënimi i padrejtë i FATOS NANOS mbushi sheshet me protestues që kërkojnë:
Në Shqipëri të mos ketë më procese politike e të burgosur politikë,
të mos ketë hakmarrje dhe revansh.
Me dhjetëra makina policie, “IFA„, të mbushura me forcat e ndërhyrjes së shpejtë në çdo shesh e rrugë të kryeqytetit. Në vend që të mbrojnë popullin, ata janë të gatshëm që t’i kundërvihen atij.
Ndalohen nga policia tre gazetarë të «Zërit të Popullit» duke dhunuar kështu edhe njëherë rëndë lirinë e shtypit në Shqipëri
KRONIKË
Mijëra anëtarë e simpatizantë të Partisë Socialiste të kryeqytetit u mblodhën dje pasdite në Sheshin “A. L. Demi” në një miting që kishte si moto të tij kundërshtimin e metodave që po ndjek pushteti i sotëm ndaj lirisë dhe të drejtave themelore të njeriut; të konkretizuara këto me dënimin arbitrar të Kryetarit të Partisë Socialiste dhe të deputetit të Kuvendit Popullor Fatos Nano.
Veteranë; të rinj e të reja eurosocialistë, njerëz të papunë e të arsimuar e rinj etj; që u drejtuan dje pasdite drejt sheshit “Ali Demi”; so- aktualisht pushteti në Shqipëri i sjell dëm demokracisë, përkëmbë[n] person… (Vijon në faqen 3)
JO TË SËRGJONI [?]
POLITIK [?]
NË EUROSOCIAL... [?]
Jemi këtu për të kërkuar një zgjidhje të re politike për Shqipërinë
Fjala e zëvendëskryetarit të PS, dr. Servet Pëllumbi
Të dashur shokë dhe shoqe, anëtarë e simpatizantë të Partisë Socialiste! Qytetarë të Tiranës!
Jemi mbledhur sot, në përvjetorin e arrestimit të Kryetarit të Partisë sonë, deputetit Fatos Nano, për të bashkuar zërin tonë të protestës me të mijra e mijra të tjerëve, anë e mbanë vendit, për t’i thënë «ndal» hakmarrjes politike, për t’i thënë «Jo» shtetit policor, për të mos patur më të burgosur politikë.
Farsa gjyqësore, tri shkallësh, që përfundojë dje dhe që dënoi Fatos Nanon, është turpi i drejtësisë shqiptare dhe një hap tjetër drejt kurorëzimit të një regjimi të «dorës së fortë» që merr nëpër këmbë pavarësinë e pushtetit të tretë. Ne jemi mbledhur këtu që të deklarojmë se në Shqipëri ka ku[r]…
(Vijon në faqen 2)
Alternativat tona i duhen sot Shqipërisë
Fjalë e kryetarit të PS të Tiranës, Musa Ulqini
Të nderuar pjesëmarrës,
Në përgjigje të thirrjes së Komitetit Drejtues të PS të Qytetit të Tiranës ju urdhët sot në këtë shesh për të bashkuar me protestën tonë në mbrojtje të lirive e të drejtave njerëzore e të opozitës, të shkelura kaq rëndë nga regjimi i Berishës.
Në emër të socialistëve të Tiranës ju përshëndes e ju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj.
Ju keni ardhur këtu në këtë shesh të Tiranës, për të dëshmuar se opozita socialiste ka përkrahje mbarëpopullore dhe për t’i thënë Partisë në pushtet se: kush luan me opozitën luan me demokracinë e fatet e vendit. Ju falenderojmë edhe një herë për përkrahjen tuaj, të cilën e çmojmë shumë.
Vëllezër e motra të Kryeqytetit,
Për ne socialistët janë të shenjta idealet e studentëve të dhjetorit, është e shenjtë demokracia e vërtetë. Frandaj ne sot protestojmë këtu ndaj…
(Vijon në faqen 2)
PROTESTE E REDAKSISË SË GAZETËS «ZËRI I POPULLIT», PËR ARRESTIMIN E DHUNSHËM TË TRE GAZETARËVE TË SAJ ERION BRAÇE, ARDIAN MYSLYMI DHE ALFRED DALIPI
Përvoja policore e shtetit të sotëm dhe kanibalizmi i rishfaqur përsëri pa retush(et) e zakonshme demagogjike të fjalimeve patetike djallëktore. Dje më datë 29 korrik pasdite rreth orën 17 e 20 minuta, ndërsa shkonin për të ndjekur mitingun e ligjshëm të organizuar nga Partia Socialiste, të tre gazetarët u dhunuan nga detyrën e ngarkuar nga redaksia, tre gazetarët Erion Braçe, Ardian Myslymi dhe Alfred Dalipi ndalohen, arrestohen dhe dhe keqtrajtohen nga forcat e policisë të cilat i shoqërojnë për në Komandën Nr. 3 duke i penguar në kryerjen e detyrës së caktuar.
… kundër gazetarës mes… [pjesa e poshtme e kolonës e dëmtuar dhe e palexueshme]
Të gjithë i jemi kundër gazetës me… [e palexueshme] … shqip[t]are nuk është as parti e as… [e palexueshme]
… të lirive dhe të drejtave…
… të individit, kundër lirive politike të opozitës dhe veçanërisht kundër Partisë Socialiste dhe shtypit demokratik, (… e shfrenuar e shpifjeve dhe sulmeve, e burgosjes dhe denimit të kundërshtarëve të kryetarit të Partisë Socialiste dhe deputetit të popullit Fatos Nano janë realitet i hidhur që prezenton fytyrën e vërtetë të shtetit të sotëm, frika dhe pasiguria e të cilit kanë institucionalizuar dhunën dhe represionin policor.
Por të gjitha këto nuk na trembin. Ne do të vazhdojmë luftën tonë të drejtë për liri e vërtetë, për demokraci dhe mirëqënie me qëllim që në Shqipëri të mos ketë më burgosje dhe përndjekje politike, të mos ketë dhunë ndaj lirive të individit, të lirisë së shtypit dhe …[?]
PS do ta mbrojë FATOS NANON sepse kështu mbron demokracinë, mbron dinjitetin e nderin e Shqipërisë në Europë
KONFERENCË SHTYPI E PARTISË SOCIALISTE
KRONIKE
Dje në orën 11.00 Partia Socialiste e Shqipërisë dha një konferencë shtypi për «Çështjen Nano». Merrnin pjesë përfaqësues të organeve të ndryshme të shtypit gazetarë të agjensive të huaja si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
Konferencën e çeli anëtari i kryesisë së Partisë dhe zëdhënësi i saj Bashkim Zeneli.
Në fillim u lexua një deklaratë në emër të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste. Pastaj të nënkryetarët e Partisë Socialiste Servet Pëllumbi e Luan Hajdaraga [?] përgëzuan pyetjet të gazetarëve.
U mbush një vit që nga dita kur regjimi i Berishës, me një skenar të turpshëm, antikushtetues e antidemokratik, futi në burg kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe deputetin e Kuvendit Popullor, Fatos Nanon. Pas një zhurme propagandistike, të ogritur nga Partia Demokratike dhe levat e saj në mënyrë të paligjshme, me akuza të falsifikuara, me etiketime të pamoralshme, u trillua «Çështja Nano» si një rast korrupsioni i një personi. Por ky vit e provoi në mënyrë të qartë se «Çështja Nano» nuk është çështje e një individi, por është sot problemi i gjithë Shqipërisë në rrugën e përparimit e të demokracisë.
Përse u arrestua dhe u morr në gjyq Fatos Nano? Sepse ai është udhëheqësi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, i Partisë opozitare më të madhe e më influencuese në Shqipëri. Arrestimi i tij ishte një përpjekje e dështuar për të penguar rritjen e përndjekjen të autoritetit dhe të besimit të Partisë Socialiste në elektoratin shqiptar. Partia Socialiste e Shqipërisë, me kryetarin Fatos Nanon; me qëndrimet e saj politike; përkrahur politikë; fitoi një kredibilitet në rritje në radhët e forcave të majta europiane dhe vendosi marrëdhënie partneriteti me homologët e saj në Evropë.
Duke iu përmbajtur alternativave së saj, ku në themel ishte ngritur kundërshtimi për instalimin e një neo-diktature në Shqipëri, ka zhvilluar një luftë të pandërprerë për shmangien e veprimeve antidemokratike dhe shkeljen e lirive e të drejtave të njeriut, kërkon Kushtetutën dhe respektimin e shtetit ligjor, denoncon në çdo rast hapat e gabuar e antipopullorë në reformën ekonomike, në politikën sociale, në privatizim, në politikën e jashtme e pushtetareve që ka çuar në cenimin e interesave kombëtare dhe në izolim të të vendit.
Fatos Nano, në krye të Partisë Socialiste, ka kërkuar paqen dhe bashkimin kombëtar, vendosjen e dialogut midis forcave politike shqiptare, për…[?]
(Vijon në faqen 2)
(Fotot: Armand Babani)
Në pankartën në fotografi lexohet: «JO TE SHTRËNGOJMË POLITIKËN NË SHOQËRI» [?]