31/07/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

31 korrik 1994

Dënimi politik i Fatos Nanos precedent me pasoja të rënda për fatet e demokracisë dhe për imazhin e Shqipërisë në botë

PROTESTAT MASIVE NËN THIRRJET «LIRI DEMOKRACI» - SHPREHJE E KËRKESËS MBARËPOPULLORE PËR T'I DHËNË FUND HAKMARRJES POLITIKE DHE PËR TË NDËRTUAR NJË SHOQËRI CIVILE KU TË MBRETËROJË MIRËKUPTIMI DHE PAQJA

SOCIALISTËT DURRSAKË KËRKOJNË T'I JEPET FUND SHKELJEVE SE TË DREJTAVE TË NJERIUT

DURRËS SOCIALISTËT DURRSAKË KËRKOJNË T'I JEPET FUND SHKELJEVE SE TË DREJTAVE TË NJERIUT - Fatos Nano është i burgosur politik dhe ne kërkojmë që ai të jetë midis nesh. Vendi po përjeton një krizë të rëndë politike. - Presimet e Partisë Demokratike kanë mbetur të varura mureve dhe boja e tyre po shlyhet nga dita në ditë. U mblodhën socialistët durrsakë dje në sheshin pranë stadiumit për të protestuar në mënyrë të fuqishme kundër masave drastike dhe shkeljes së të drejtave të njeriut, një nga momentet më të dëshmueshme e më të rrezikshme për imazhin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt demokracisë. Ata u mblodhën përsëri për të ngritur zërin e protestës së tyre të lidhshme ndaj vendimit përfundimtar të organeve të drejtësisë për burgosjen e kryetarit të Partisë Socialiste dhe deputetit Fatos Nano vendim i cili nuk ka arritur të bindë elektoratin shqiptar, përkundrazi ka krijuar pasigurinë se organet e drejtësisë janë leva të bindura të partisë në pushtet. Jemi mbledhur këtu dhe në fjalën e hapjes së tubimit kryetari i PS për rrethin e Durrësit, Bardhyl Agasi, për burgosjen e paligjshme të kryetarit të PS, Fatos Nano, kryetarit të parë qeveri të dalë nga zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri. Tre proceset gjyqësore vetëm kanë provuar pafajësinë e tij. Pushtetarët s’duan tremben nga PS sepse ajo është përfaqësuese e masave të gjera, e intelektualëve, fshatarëve, të papunëve, arsimtarëve etj. Çështja Nano është çështje e të gjithë shqiptarëve, vazhdoj me poshtë z. Agasi. Një krizë e rëndë ekonomike ka pla- (Vijon në faqen 2)

PËRKRAHJE E PLOTË PËR DEPUTETIN FATOS NANO

Kuçovë: PËRKRAHJE E PLOTË PËR DEPUTETIN FATOS NANO Të nesërmen e vendimit të gjykatës së Kasacionit dhe një ditë para përvjetorit të arrestimit të Fatos Nanos deputetët e Partisë Socialiste Ilir Meta Ethem Ruka Lush Përpali Ermelinda Meksi Maqo Lakrori dhe Vladimir Metani morën pjesë në disa takime me banorë të Kuçovës. Mirëpo përveç tyre ishte «i pranishëm» me diskutime apo brohoritje deputeti i zonës Fatos Nano i dënuar pa fakte në burg. Pak nga pak njerëzit po mësohen edhe me ndalimet edhe me arrestimet edhe me regjimin policor dhe duket sikur këto janë fryte të demokracisë apo janë të nevojshme për tranzicionin. Krijohet përshtypja se edhe përfaqësuesve të organeve të drejtësisë e të rendit u ka dalë frika dhe turpi por edhe populllsia e ka për nder pse shoqërohet e ndalohet për shkak të mitingjeve. Meqë për arrestimin e dënimin e deputetit Nano është folur aq sa tani ka dëgjuar edhe Europa e pothuaj boto pa ndalemi vetëm në disa përpjekje me deputetët e PS në takimet e Kuçovës. 1. Pa hyrë te «Ura» 10-15 policë të armatosur m'u shikopijnë e pranga i bëjnë shenjë makinës të ndalojë. Mandati i përfaqësuesit të popullit ishte i pamjaftueshëm për policët të cilët këmbëngulnin të shihnin pasaportat. Është interesant deputeti kalon pa kontroll në pikat doganore respekt- 2. Në komunën e Tapisë kanë organizuar te «Fusha e sportit». Kështu quhet vendi në qendër të fshatit me disa objekte ku është ngritur një klub dhe ngjitur me të fusha e futbollit. 15-20 policë me uniformë mërvec civile lejinin. Përshpërinin me njërri-tjetrin dhe fshatarët që grumbulloheshin në ndriçim ndodjenjë se diçka nuk shkonte. Pas pak u mor vesh dhe alternati- (Vijon në faqen 2)

Arma më e preferuar e njerëzve mediokër ka qenë dhe mbetet mbivendosja e politikës mbi argumentet, faktet e ligjet

mbetet mbivendosja e politikës mbi argumentet, faktet e ligjet. - Deklaratë e Kryesisë së Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë - «Çështja Nano» vërtetoi edhe një herë se regjimi i Berishës është i palëkundur në rrugën e tij për të mbajtur pushtetin; ngoftë edhe me rrugën e thyerjes së ligjit; të dhunës policore e të krimit politik. As prononcimi i Parlamentit Europian; as diskutimet e Unionit Ndërparlamentar; as peticioni me 700 mijë firma; as përfaqësuesit deputetë të gjitha partive politike veç PD-së në parlamentin shqiptar; as qëndrimi i politikanëve të huaj; nuk patën vlerë përpara rrëfimit ndjellakeq të pushtetit të sotëm kundër Kryetarit të Partisë Socialiste e deputetit të Kuvendit Popullor Fatos Nano. Politikanët e PD-së vunë në funksion makinerinë gjyqësore për të përmbushur synimet e tyre politike për eliminimin e Fatos Nanos nga skena politike dhe shkatërrimin e Partisë Socialiste. Eurosocialistët shqiptarë e kanë thënë me këtë fjalën e tyre për «çështjen Nano». Ata e kanë sensibilizuar opinionin e brendshëm e të jashtëm rreth kësaj çështje kaq delikate për politikën shqiptare: «Çështja Nano» nga pushtetmbajtësit e sotëm u shtrua në tryezën politike shqiptare plot paragjykime e urrejtje. Në këtë tryezë politike u dukën planet e skenarët e parapërgatitur me kujdes nga specialistët e konflikteve të mëdha e nga ustallarët e skenave moderne që synojnë përçarjen e Partisë Socialiste e për pasojë dobësimin e opozitës më të madhe shqiptare. Dritëshkurtësia pasionante dhe etja për lavdi e pushtetarëve lindje e grafomanë të papërmbajtur ju zotëronte në këtë skenar me protagonistë që u përpoqën të arrinin qëllimet e tyre nëpërmjet intrigave e kurtheve të ulta.

Kërkohen shpjegime nga ministri i Bujqësisë

Ligji për tokën dhe problemet e sotme të fshatit Kryesisë së Kuvendit Popullor Ligji për tokën dhe problemet e sotme të fshatit Kërkohen shpjegime nga ministri i Bujqësisë Kryesisë së Kuvendit Popullor TIRANË Për Ministrinë e Bujqësisë dhe Drejtimit zotin Hasan Hallaçi kërkohet një sërë përgjigjesh për çështjet që i janë cektohet një datë për të ... [pjesërisht e palexueshme] PYETJET 1. Sa përqind e tokës në fshat është ndarë dhe sa ka mbetur pa ndarë? Cilat janë arsyet për mos ndarjen e tokës dhe kush është përgjegjëse e zgjidhjes së këtij problemi? 2. Si është zgjidhur problemi i ndarjes së tokës në zonat e ... [tekst i prerë në fund] ... dhe vendase? Po zgjidhja e problemit të pronësimit me tokë për familjet që kanë zbritur nga zonat veriore në rrethet e tjera si është menduar? 3. Sa është sipërfaqja e tokës që refuzohet të merret nga fshatarët? Cilat janë arsyet dhe si është vërejtur. 4. Sa për qind e ekonomive bujqësore që kanë marrë tokë kanë marrë edhe tapitë? Kur përfundon marrja e tapive? 5. A mund të konsiderohen juridikisht pagesa të lartësimit mbi tokën (familjet fshatare që e kanë marrë ...) 6. Cila është mbështetja, sidomos me mekanizmat ekonomikë e financiarë që i ka dhënë Qeveria fermerit privat për të nxitur prodhimin bujqësor e blegtoral privat, sidomos për treg. Mund të na jepni disa të dhëna për ndihmat që ka pasur kjo ndihmë gjatë vitit bujqësor 1993-1994. Me respekt ANASTAS ANGJELI BRAMIM BACA Deputetë të Grupit Socialist Tiranë, më 27. 07. 1994

Spastrime në degën e rendit në Kukës

SINJALIZIME Kohët e fundit në Komisariatin e Policisë dega e Kukësit është rritur ndjeshëm spastrimi i elementëve të “padëshiruar” nga drejtuesit e kësaj dege. Një dialog i ri, ish polic, Tahir Hoxha nga Bushati vë në dukje se: «Po na heqin nga puna jo për mos kryerje të detyrës, por ngaqë na paragjykojnë se kemi bindje të kundërta me zotin Fatmir Amuli që ka ardhur nga Kopliku e disa drejtues të tjerë të degës së rendit. Nuk bëhet fjalë vetëm Tahiri por dhe mjaft të tjerë. Fshesa e spastrimeve dhe ... [pjesërisht e palexueshme] ... punësuar profesionalë, përku shtin në detyrë, por në njësi tjetër dhe përfundimisht do të penalizoni, për politikën sa vjen e rritet. MUHAMET BELA

Ngjarje tragjike në postën kufitare të Muriganit

SHKODËR Në orën 24 të datës 28 në postën kufitare të Muriganit ndodhi një ngjarje e dhimbshme. Ushtari A. Bregu vrau me automatik ushtarin E. Balliu nga Korça. Nuk dihet motivi i kësaj vrasjeje. Çdo gjë e hidhur me të është kryer në kohën kur ushtar Balliu si përgjegjës ndërrëse po shoqëronte ushtarin Bregun për të marrë shërbimin. Më parë këta të dy njiheshin shokë. Autori i vrasjes u ndalua dhe ndaj tij ka filluar çështja penale. Korresp. i «Zërit të popullit»

Shumë kërkesa të pazgjidhura për strehim

Në qytetin e Përmetit, nga organi-zatat përkatëse është miratuar blloku për ndërtimin e 130 banesave individuale. Sot kanë përfunduar 23 prej tyre. Ndërkohë 435 familje të tjera janë të pastreha. Për vitin 1994 janë planifikuar për t'u strehuar 35 familje, kur 10 prej tyre u përkasin të përndjekurve politikë. Nga qeveria mungojnë fondet përkatëse për ndërtim apartamentesh të reja si dhe për përmirësimin e kushteve të banimit në ato të vjetra. Edhe këto familje, duke mos plotësuar materialet, ndërtimet mes kuadrove që duke ecur me këtë ritëm dhjetë e pesëmbëdhjetë vjet për t'u strehuar. LLAZAR PILLO

Neritan Ceka deklaron:

Gjykatat nuk e vërtetuan fajësinë e Fatos Nanos, por nuk pritet drejtësi nga një sistem juridik thellësisht i politizuar Kjo deklaratë e Presidentit të AD-së, Neritan Ceka, dhënë gazetës «Republika», anca kishte parasysh shkeljet e rënda proceduriale ndaj «çështjes Nano»; montimin e akuzave; hedhjen poshtë nga prokurorët dhe gjykatësit të fakteve të pakundërshtueshme që u sollën në vazhdimësi nga avokatët, dëshmitarët etj. Aleanca Demokratike, e cila e ko- të, konsideron se të drejtat e njeriut dhe liritë politike janë universale nuk do të njihen kurrë me hakmarrjen politike.

Arma më e preferuar e njerëzve mediokër ka qenë dhe mbetet

Goditje e rëndë për demokracinë shqiptare

PROTESTË Presidentit të Republikës z. Sali Berisha Kryetarit të Kryesisë së Parlamentit, z. Pjetër Arbnori Kryetarit të Këshillit të Ministrave, z. Aleksandër Meksi Organeve të drejtësisë Shqiptare Këto ditë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Socialiste, njerëzit e ndershëm e patriotë në rrethin e Gjirokastrës kanë përjetuar me shqetësim të madh dhe indinjatë ngjarjet në kryeqytet dhe në disa rrethe të vendit, veçanërisht arrestimet, keqtrajtimet dhe terrorizimet e shtetit policor kundër një numri anëtarësh dhe simpatizantësh të Partisë Socialiste, rrethimi që iu bë selisë së Komitetit të Përgjithshëm Drejtues me trupa dhe patrulla të motorizuara. Këto ngjarje i vlerësojnë si një provokacion i ri rëndë që organet e shtetit i bëjnë Partisë Socialiste. Për njerëzit e ndershëm patriotë e demokratë të vërtetë gjirokastritë, i shprehin indinjatën e zemërimin ndaj këtyre veprimeve që jo vetëm cenojnë demokracinë e brishtë të vendit tonë, por shkelin haptazi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Kërkojmë nga zoti president dhe zoti kryetar i parlamentit të ndërhyjnë për të ndalur këtë kasacion për dënimin e padrejtë dhe mbajtjen në burg të kryetarit të Partisë Socialiste dhe deputetit Fatos Nano. Me këtë ju zotërinj përfundimisht e keni goditur rëndë demokracinë shqiptare. Për ne ashtu si të gjithë shqiptarët vërtetë e të ndershëm, Fatos Nano, është i pafajshëm i burgosur politik. Përse zoti president nuk doni të besoni këtë të vërtetë? Me qëndrimin tuaj përse na i shtoni sakrificat për t'u rrëzuar në familjen demokratike evropiane? Përse liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe liritë e ... [teksti i prerë/kopje e dukshme në kolonën ngjitur] (Vijon në faqen 2)

Jo gjyqeve politike për hir të së ardhmes së kombit

PROTESTË Drejtuar presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha Kryetarit të Kuvendit Popullor, z. Pjetër Arbnori Zotërinj, Duke qenë se jemi të bindur që në Shqipëri vazhdon të endet si fantazmë lufta mizore e klasave; Duke qenë se organet e drejtësisë shqiptare nuk po shkëputen dot nga tutela partiako shtetërore dhe po vazhdojnë të mbeten shërbëtore të blinda të pushtetit dhe jo të ligjit. Duke qenë se kriza politike e morale po thellohet dita ditës në vendin tonë të shumëvuajtur. Duke qenë se Evropa e demokracisë po ia mbyll dalëngadalë portat e saj Shqipërisë kundër dëshirës dhe aspiratave të popullit tonë; Duke qenë se në Shqipëri vazhdojnë të shkelën brutalishte të drejtat dhe liritë themelore të njerëzve; Duke qenë se në Shqipëri ka akoma burgosur politik, siç është kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, etj. etj. Ne mbi 500 intelektualë nga fusha të ndryshme të shkencës, anëtarë dhe simpatizantë të PS në rrethin e Korçës, protestojmë energjikisht dhe kërkojmë nga ju që të ndikoni me anë të autoritetit tuaj të lartë shtetëror për uljen e tensioneve artificiale politike që vërehen sot në Shqipëri. Duke mbështetur edhe deklaratën e para dy kohëshme të akademikut Bedri Dedja, ne mendojmë se hapi i parë për ç'tensionimin e situatës në vend do të ishte Lirimi i menjëhershëm nga burgu i kryetarit të PS, shokut Fatos Nano. Ky akt do të ishte njerëzor sa human, aq edhe vënie në vend e nderit të nëpërkëmbur të drejtësisë shqiptare, do të ishte mbi të gjitha shprehje e respektit ndaj opozitës dhe sistemit demokratik pluripartiak. Prandaj jepuni fund gjyqeve hakmarrëse të borgjezo-politikës për hir të së ardhmes së kombit. Për ndryshe shumë shpejt historia do t'ju damkosë me vulën e turpit. Nga 500 intelektualë, anëtarë e simpatizantë të PS nga rrethi i Korçës, inxhinierë, mësues, doktorë, shkencash mjeksë, agronomë, ekonomistë etj.