11/08/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

11 gusht 1994

MBAJTJA NË BURG E FATOS NANOS REVOLTON ÇDO NJERI TË NDERSHËM

Lirimi i Fatos Nanos - tregues i emancipimit të pushtetit T'u jepet fund burgosjeve politike «Solidarizohem me deklaratën e Profesor Bedri Dedes, për t’i dhënë fund gjyqeve politike në Shqipëri. Gjithashtu solidarizohem me kërkesën e tij për lirimin dhe dhënien e pafajësisë Fatos Nanos. E them këtë se në një kohë kur jordanëzët dhe izraelitët shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, i japin fund luftës më se 40 vjeçare, në shqiptarët përsëri merremi me luftë klasash. Do të ishte në interes të kombit tonë që energjitë e shpenzuara dëm në vazhdimin e luftës së klasave, t’i çojmë në favor të unitetit të kombit. Pa dashur, me luftën e klasave që vazhdojmë ne i tregojmë botës një primitivizëm dhe nuk po futemi në rrjedhën modërne evropiane. Zor se mund të gjesh ndonjë vend të botës ku ka pluralizëm, ku të dëgjosh për gjyqe dhe dënime politike, të cilat në kushtet e vendit tonë vishen me petkun e preteksteve të tjera, si p.sh abuzim në ... Sot janë tepër të pakët ata njerëz që besojnë ende në fajësinë e Fatos Nanos. Është absurde që një personalitet i tillë, intelektual i shquar, kryetar i partisë më të madhe opozitare të vendit dhe deputet i popullit të mbahet në burg. Lirimi i Fatos Nanos do të ishte tregues i emancipimit të pushtetit të sotëm, një shpresë se në Shqipëri po shkohet drejt demokracisë së vërtetë. Është në nderin e pushtetit dhe obligim ndaj aspiratave demokratike të popullit që të dëgjojë zërin e popullit, të personaliteteve dhe të institucioneve të Europës për qëndrimin ndaj kësaj çështjeje. Kjo do të ...

SHËNIMI YNË

DIALOGU I SHURDHËT Tani që po mbushet java e fillimit të grevës së urisë së ish të persekutuarve politikë midis kryesisë së grevës e të shoqatës që ajo përfaqëson dhe qeverisë është ndërprerë çdo lloj komunikimi. Situata në raportet midis tyre i ngjet një dialogu midis shurdhëve. Çdo të bëhet? Qeveria urdhëroi policinë në të gjithë vendin që deri më masa të dhunshme të ndalonte ngujimin në grevë të ish të persekutuarve. Pra ajo urdhëroi të gjakosën në demokraci ata që ishin gjakosur nga diktatura. Kjo masë ekstreme nuk pi ujë. Qeveria e pa se po lufton me vetveten. Procesi gjyqësor për të shpallur të paligjshme grevën është një manovër e trashë e saj për të legjitimuar dhunën e ardhshme. Por vendimi i gjykatës së shkallës së parë ka ngrirë çdo gjë në raportet grevë-qeveri. Për më tepër ky vendim i ndali dorën policisë dhe shtoi vatrat e grevës në të gjithë vendin. Çfarë pritet? Mos kërkohet të vetëvriten/kolikohen grevistët? Mos kërkohet që ata që shpëtuan nga diktatura të vdesin në demokraci? Ku vemi kështu? Asnjëherë qeveria nuk e ka para- veten më të rënditur së kësaj ra- tronditur së kësaj radhe. Dy vjet e gjysëm të ekzistencës së saj kanë provuar plotësisht paaftësinë e saj qeverisëse. Këtë e kanë deklaruar me kohë socialistët. Për të keqen e demokracisë e të vendit ky qëndrim i socialistëve ka rëndë në vesh të shurdhët. Kjo kërkesë tashmë asaj po i vjen nga e djathta. Situatën mund të precipitojë në mënyrë të rrezikshme. Askush nuk duhet të bëhet kurban i një pushteti të paftë të korruptuar që nga çdo anë sheh vetëm armiq. Fatet e demokracisë kërkojnë dialog midis grevistëve dhe qeverisë; kërkojnë prononcimin e presidentit: kërkojnë tryezën e rrumbullakët të partive. Nesër do të jetë vonë. Politika në demokraci bëhet e hapur transparente; jo prapa kuintave. Qeveritarët që nuk dinë të zgjedhin hallet e njerëzve; duhet të njohin mjetin demokratik të dorëheqjes. VEZHGUESI (vijon në faqen 2)

ISH TË PËRNDJEKURIT NË GREVË URIE – PUSHTETARËT NË VILAT E PLAZHIT

GREVA E URISË NË DITËN E SHTATË TË SAJ Tiranë Greva hyn në ditën e shtatë Dje në një konferencë për shtyp të mbajtur në Tiranë duke folur për dhunën e ushtruar ndaj grevistëve kryetari i Shoqatës të përndjekurve politikë Kurt Kola bëri publik një fakt të rëndë: sipas të cilit të martën në mbrëmje në Krujë njerëz të maskuar kanë hyrë në vendin ku zhvillohet greva e urisë dhe kanë ushtruar dhunë të egër ndaj grevistëve. Në Rrëshen greva u ndërpre për t’u shpërngulur në Rubik ku sot hyri në ditën e shtatë. Dhuna po shfaqet edhe në një formë tjetër. Me urdhër të titullarëve të dikastereve po largohen nga puna dhjetra familjarë të grevistëve të punësuar në SHIK, Rend, Polici Financiare etj. Ka të pushuar nga puna edhe në Komitetin Shtetëror të të përndjekurve politikë. Motivi ka qenë skandaloz: «Ke (Vijon në faqen 2) Foto; DRITAN KABA

Gjirokastër

Shtohet numuri i të vetëburgosurve Një tregtar, Ahmet Ahmeti, u ka dhuruar grevistëve një televizor dhe ata i ndjekin ngjarjet me interesim të madh. Por as kjo, as shtëpia karakteristike nuk mund t’i zvogëlojë vuajtjet pa fund. Greva jep pasojat e saj, të të sëmurët plasin e vdesin

Krujë-Laç

Pas shkopinjve, shteti u ka «lënë në dispozicion» grevistëve... shtëpitë private — 77 grevistë të ngujuar në të dy rrethet — Është dita e pestë që grevistët e shoqatës së të përndjekurve politikë në rrethet Krujë e Laç vazhdojnë grevën e urisë. Janë gjithsejt 77 grevistë të ngujuar. Një repart privat zdrukthtarie në periferi të qytetit. Kushtet e grevistëve janë tej të vështira e shëndeti i tyre sa vjen e rëndohet. Jashtë këtij lokali privat forca të rendit si policia

Duhet të jemi qytetarë me vlera të plota

Se Fatos Nano është i pafajshëm – këtë e ka kuptuar qysh kur çdo njeri me peshë në Shqipëri. Doli sheshit se patëm të bëjmë me një gjyq politik dhe burgosje politike. Opinioni shoqëror tek ne po bindet gjithnjë e më shumë se ka ardhur koha që të jepet fund kësaj padrejtësie dhe të mos përsëriten gjyqet e montuara për të kënaqur ndjenjën e hakmarrjes të forcave të caktuara… Kjo do të shërbente ngritjes së shtetit ligjor që është bërë imperativ i kohës. Pikërisht për këtë arsye, të gjithë qytetarët e ndershëm, intelektualë e njerëz të thjeshtë, të gjithë ata për të cilët janë të shtrenjta të drejtat e njeriut, liria dhe demokracia duhet të ngrejnë zërin me forcë dhe të kërkojnë nxjerrjen nga burgu të Fatos Nanos. Indiferentizmi në këtë rast është ai i dëmshëm po aq dhe amoral, së bëhet fjalë për zhvillimin e jetës së vendit tonë mbi bazën e ligjit. … është aspekti i brendshëm i «çështjes Nano». E gjithë kjo është se këtë kohë e fundit, me arrestime të paligjshme të qytetarëve, me gjyqet kundër fjalës së lirë, me kufizimin e mbledhjeve dhe të mitingjeve etj. është murryer imazhi i vendit tonë në sytë e opinionit publik ndërkombëtar. Nuk është e drejtë që për interesa të ngushta partiake dhe nën shenjën e revanshizmit të shfrenuar; të përflitet Atdheu ynë jashtë. Në qoftë se në çështjet private kryeneçësia është diçka që mund edhe të falet në punët ku preket interesi i përgjithshëm është e dënueshme dhe e palejueshme. Prandaj të gjithë shqiptarët e ndershëm, që mbi të gjitha vënë interesat e vendit duhet të tregojnë sot si askurrë ndonjëherë e të gjithë qytetarë me vlerë të plotë. Prof. Dr. KICO BIHIKU …shur, me luftën e klasave që vazhdojnë në rrjedhën moderne europiane. të cilat në kushte të p.sh abuzim në detyrë, shpërdorime pseudopërvetësime, por që në thelb janë gjyqe politike dhe kushdo e kupton lehtë një gjë të tillë. SULEJMAN BUDO Doktor i Shkencave Mjekësore.

të vetëburgosurve

Një tregtar, Ahmet Ahmeti, u ka dhuruar grevistëve një televizor dhe tha ai ndjekin ngjarjet me interesim të madh. dhe tha as shtypja pasojat e saj, tek të sëmurët plagët e vjetra gjallërohen më shpejt. 5-6 veta komisioni i ka larguar, po ndërkaq kanë ardhur e futen të tjerë. Vendosmëria e atyre që protestojnë, duke zgjedhur privimin e rëndë është e madhe. Vështirë të manipulohet kjo strehë, ta thotë logjika. Në Gjirokastër p.sh. nga 600 anëtarë nga shoqata e të përndjekurve dhe të persekutuarve kanë përfituar apo jo 20 vetë në këto dy vjet e gjysëm të pushtetit të PD-së. Vërtet janë pak. – thonë grevistët. Syri duhej të ish kthyer më mirë nga ne, sepse nuk është humane kjo. Edhe burime ka. Na thonë se Kaca tani derdh në buxhet më pak se dy vjet më parë. Kuvenë tatimet, taksat; kush korrupton e majmet? Shërbimi shëndetësor është korrekt dhe i mirë. Për një mjek e një mëlhem kanë pritur vite të tëra këta njerëz. Dhe siç thonë, nuk kanë pri- (vijon në faqen 2)

77 grevistë të ngujuar në të një rreth –

Është dita e pestë që grevistët e shoqatës së të përndjekurve politik qëndrojnë Krujë e Laç vazhdojnë grevën e urisë. përndjekurve politik qëndrojnë grevistë të ngujuar, 34 në rrethin e Krujës dhe 33 në atë të Laçit. Grevisët e rrethit të Krujës për Ilirimin e vazhdimin gjer në fund të grevës kanë mundur të ngujohen në grevistëve janë tejet Jashtë këtij lokali privat, forca të rendit, si gjithnjë në gatishmëri të plotë, përfshi këtu edhe deputetin Sadedin Balla. (Vijon në faqen 2)

I bëhet thirrje popullit për mbështetje

Siç këni informuar edhe më parë, tërën e hënë 40 veta nga radhët e të përndjekurve politikë mundën të rijnë në grevën e shpallur nga shoqata e tyre. Që nga ajo ditë ata vazhdojnë të qëndrojnë në ngujim në dhomat e kujdesin e dy mjekëve dhe vëzhgimin e një patrulle prej tre policësh. Numri i grevistëve tani ka ardhhur duke u rritur. Ka edhe kërkesa të tjera, por komisioni i saj ka menduar se ky numër është i mjaftueshëm. Gjendja shëndetësore e tyre ka filluar të japë shqetësimet e para. Ditën e martë njëri prej tyre u shtrua urgjentisht në spitalin e qytetit. (Vijon në faqen 2)

20 deputetë të PD-së cilësohen renegatë

Dje rastet e komunikimit të grevistëve nga drejtuesit me njerëzit para godinës ishin të rralla. Anëtarët i shoqatës që qëndron në hyrje e kuvend; e arsyeton këtë me gjendjen tashmë tejet të rënduar të grevistëve pas 6 ditësh grevë. Ai thotë se grevistëve u dhemb koka kanë marrë mendsh e tek disa ka filluar edhe trashja e gjuhës. Gjatë natës u nxuar nga greva për arsye shëndetësore edhe një grevist tjetër. Grevisët kanë refuzuar ndërprerjen e grevës edhe pas komunikimit nga zyra e përmbajtjes të vendimit të gjykatës së Tiranës që e shpall këta të paligjshëm. Ata si kundërpërgjigje ndaj këtij vendimi afishuan greva për arsye shëndetësore edhe një grevist tjetër. (Vijon në faqen 2)

Rëndohet gjendja shëndetësore e grevistëve

Vazhdon greva e urisë së të përndjekurve politik në rrethin e Matit. Ata sot shënuan ditën e shtatë të ngujimit. Është për t’u theksuar fakti i rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore. Të 28 vetët e ngujuar ndhen në një dhomë 4x4, zyrë kjo e ngatërruar së rreth të Matit. Gjër dje është dhënë ndihmë mjekësore pjesës më të madhe të tyre. Tre nga ata janë dërguar në spitalin e qyt- (vijon në faqen 2)

KËNETA E JETËS

Poemë e re e Dritëro Agollit NË FAQEN 3 LEXONI:

TELEGRAFISHT...

Për 7 muajsh ka kaluar në rrethin e Fierit, por nga të ardhura, se dega e telekomit të Sarandës. *** Në 12 ndërmarrje të industrisë së ndërtimit e energjetike në rrethin e Vlorës, u krye një privatizim… *** Qytetarë nga Kavaja, një Hodo, një muaj më parë kanë lëvizën për përdorimin e një aparati telefonik…

TELEGRAFISHT...

- Në rrethin e Durrësit, ndërkohë në ndërmarrje e serrave nuk funksionon? në ndihmë të fshatarëve private ka ardhur firma AGROSERRA. Fermërët e kësaj rrethi kanë mundësi të porositin pranë kësaj firme sera të vogla për tokat e tyre. *** - Dega e shërbimit të kontrollit të shtetit në Gjirokastër për 6 muaj ka kaluar kosto… *** … të ardhura, se dega e telekomit të Sarandës.

TELEGRAFISHT...

*** 240 ha tokë në rrethin e Lezhës janë vënë në dispozicion të familjeve që do të shpërngulen nga rrethet e zonës veriore. Ato që pritën të një vit në këtë rreth janë banorë të fshatrave malore të rrethit të Pukës. *** Studjoja «AlbaFilm animacion» do të marrë pjesë në dy filma në konkursin «CINONINA 04» që organizohet në Portugali në dy javët e para të muajit nëntor.

TELEGRAFISHT...

*** Në këtë vit akademik në Universitetin «Aleksandër Xhuvani» të Elbasanit do të hapet dega e re «Gjuha angleze, Kultura britanike». Tani në këtë universitet do të ketë dy degë të gjuhëve të huaja, asaj gjermane dhe angleze. *** Rojat ushatarake të Ish-muzeut të Ministrisë së Brendshme, i riu 20 vjeçar Zef Gaxulli, në mbrëmjen e të hënës u vetëvra me tre plumba automatik, Nuk ka të dhëna për arsyen e kësaj ngjarjeje të dhimbshme.

TELEGRAFISHT...

Në vate të peshkimit që shkojnë deri në 8 Bicorn ficio tonë ka arritur në 32 copë. Pjesa më e madhe e tyre janë blerë nga emigrantë dhe firma private tonat në Itali, Greqi, Suedi etj. Numri i vaprave të peshkimit në këtë zonë sot e ka kaluar numurin 100. ** U miratua ditët e fundit krijimi i shoqatës së gazetarëve shqiptarë të juglindjes SHGSHJB. Kryetari i saj u zgjodh gazetari i Radio Tiranës Shefqet Meko. *** Një agrotregtar nga Berati, Luan…

TELEGRAFISHT...

Bicori filloi kupën për raketin më të mirë të prodhuar për këtë vit. Këtë konkurs e organizoi shoqata AFADA. Rreth 150 ishte numri i ekspozantëve të paraqitur në këtë konkurs nga shumë rrethe të vendit. ** - Në universitetet e Shqipërisë në këtë vit shkollor do të pranohen 400 studentë nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. *** - Qyteti i Ballshit i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 30 ha, këtë ditë ka shifrën e 11 mijë banorëve.