PROKURORIA TERHEQ AKUZEN E MBESHTETUR NE LEGJISLACIONIN STALINIST
Filloi në Tiranë gjyqi ndaj 5 minoritarëve
- Ngarkesat e mëdha e të padëshiruara politike shfryjnë akuzën e shtetit shqiptar
- Tërheqja e akuzës. Presioni politikës, Gjykata edhe një herë e vënë nga ajo
Filloi me tension, edhe kjo javë në Tiranë. Mbarti dje përsëri ngarkesa të theksuara politike jeta zyrtare shqiptare, kësaj radhe të ndryshme nga ato të fundjavës që shkoi të ardhura si pasojë e konfliktit; shqiptar-administratë shqiptare. Aspekt më i rëndësishëm se ai konflikt, konflikti administratë shqiptare-administratë greke i bërë publik prej muajsh në ambientet zyrtare të dy vendeve por edhe të shumë institucioneve Ev-ropiane mbërriti dje mes një temperature të lartë, në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. Atmosferë para procesit gjyqësor: A mos është shpallur luftë midis shqiptarëve e grekëve? Tensioni i lartë politik i ardhur nga mungesa absurde e dialogut miqësor Qeveri të dy vendeve si dhe nga konceptimi skandaloz i tyre si studues në kontekstin e deklaratave dhe akuzave absurde deri për terrorizëm shtetëror ndaj një vendi anëtar të NATO-s e kryesues të Dymbëdhjetëshes Evropiane, kanë bërë që interesimi para gjykatës së Tiranës të jetë i jashtëzakonshëm. [tekst i prerë në fund të faqes] Këmbanat e Kishës së Ungjillëzimit në Tiranë u kujtojnë besimtarëve ortodoksë se sot është festa e Shën Mërisë. Po sot është edhe gjyqi ndaj 5 minoritarëve drejtues të organizatës së minoritetit, «OMONIA». Ende pa vajtur ora 8.00 janë gazetarë të gazetave të huaja kryesisht grekë, të mbërritur në Tiranë në fundjavën e shkuar, e dhjetëra policë që janë drejtuar në portat hyrëse të gjykatës. Kamerat televizive fiksojnë fytyrat e disa prej deputetëve grekë, të ardhur prej të ndjekur gjyqin dhe si avokatë më të dëgjuar të Greqisë. Midis tyre presidenti i avokatëve grekë e po midis tyre edhe nënkryetari i Parlamentit Grek eurodeputeti grek, z. Anastasopulos i cili shpjegon se ka ardhur edhe si grek për grek si i dërguar i Parlamentit Evropian për të vëzhguar se si funksionon shteti ligjor në Shqipëri se si respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut. Gazetarët bëjnë punën e tyre duke lëvizur përgjatë kangjellave të gjykatës të çiftuar nga prania e madhe e policëve që cuditerisht u flisnin edhe greqisht. Mbase kanë qenë më parë refugjatë për pythsesh si gjithë arrogant deri në fundësi. Rreth orës 8.45 mbërrinë me makinat autoburg në oborrin e gjykatës pesë minoritarët e burgosur. Turma që ndoshta kishin kapur shifrën mbi njëqind, pa përjashtim dërrëmbin me puthje, avokatë, gazetarë, ngjiten me kangjellat dhe shoqërojnë me duartrokitje daljen nga makinat të pesë të pandehurve. Patriotizëm si përtej, apo thjesht kurajo për 5 të burgosurit…
Foto: Armanda Babani
Grevisët u nisën për në spital dhe përfunduan në polici
SHKODER
Më në fund edhe grevistët e fundit u nxorrën nga greva e urisë. Çdo gjë u krye në mungesën e ditës së diel. Kësaj radhe mikrobuzët e policisë u zëvendësuan me autoambulanca.
Grevistët grupe grupe u transportuan me tre autoambulanca duke menduar se po i çonin në spital për të marrë ndihmën mjekësore por brenda pak minutash e panë veten në komisariatin e policisë. Vetëm në këtë çast ata e kuptuan sinqeritetin e operacionit të bluzave të bardha kur u gjendën në ambientet e bluzave blu. Kuj-tojmë se këtij operacioni i kishin paraprirë edhe disa ndalime të individëve të veçantë të shoqatës, pas-dreken e një ditë më parë e gjatë natës të cilët menjëherë u dërguan në Tiranë.
Grevistët u mbajtën deri në orët e vona të natës në komisariat ku u morën në pyetje nga inspektorët përkatës të MR, dhe me sa jemi të informuar rezulton se grevistët e pyetur kanë deklaruar se nuk kemi hyrë në
(Vijon në faqen 4)
«Për 10 ditë do të jem në mes të katër rrugëve»
Na shkruan një familjare
Unë që po shkruaj jam një grua 29 vjeçe, e martuar me dy fëmijë.
Familja e burrit tim, ku unë jetoj sot përbëhet prej 11 vetësh. Dikur banonim në një shtëpi përdhese që përbëhej prej dy dhoma e një kuzhinë. Këtë shtëpi ja u kish dhënë qeveria e mëparshme që në vitin 1975. Për at’in tonë të keq ajo kish qenë e një gruaje që ish e internuar dhe shtëpinë ja kish sekuestruar shteti. E zonja e shtëpisë pasi erdhi nga internimi i bodhi në gjyq prindërit e burrit për të marrë shtëpinë, dhe pas daljes në gjyq, gjykata vendosi që shtëpia t’i lirohej. Vetëm kur ata t’i shtrëhon-te shteti në shtëpi tjetër. Kur fitoi Partia Demokratike, në vitin 1991, zonja e banesës ja shit shtëpinë në zotnu tjetër që vinin nga fshatrat e Korçës. Ne i kërkuam dokumentet a-ty dhe në se kish ndonjë vendim gjy-kate ose diçka tjetër. Mirëpo ai na i mori me forcë. U ankuam për këtë por si duket ankimi ynë vajti në vesh të shurdhët. Si mund të vijë njeri nga ana e anës dhe të na futet me forcë në shtëpi dhe të na bëj presion me policinë?
Unë paraqitëm në gjyq tek gjykatësi Arben Vosha. Zoti gjykatës që në pr-ijen e parë u soll në një mënyrë brutale me ne. Që në fillim të çështjes, pra folur mirë e mori policinë duke u ankuar për burrin tim dhe duke thënë policit që të tregonte dhomën e «dialogut» ku të gjithë e dinin se çfarë u bëjnë. Këtë radhë ne e shtyu gjyqin dhe na e la më datën 5 gusht 1994. Edhe këtë radhë ai u soll keq me ne duke na thënë se «s’keni të drejtë fjale fare dhe se po flisni do të sjellë policin». Dhe pa filluar seancën gjyqësore, pa dëshirën tonë mori ve-çimin duke thënë të bëhej menjëhe-rë lirimi i banesës nga ana jonë. A-fatit 13 ditë. Unë e kundërshtova. Si mund të dalë jashtë kur më ka futur qeveria dhe se dokumentat e vërteto-jnë plotësisht këtë gjë? Shqyrtoje mi-rë këtë vendim i thashë. Ai m’u për-gjigj:
«Ik mos më ça kokën, shko ku të duash dhe mos më mërzit shumë se ta kam qejfin, po deshe shko ankohu se ke 13 ditë afat».
Ne dolëm nga salla e gjyqit me mendim se do mund të ankoheshim për këtë vendim të dhënë gjyqtari Arben Vosha; por se sa do eci e drejta jonë nuk e di. Di të them vetëm këtë që për 10 ditë ndodhem në mes të katër rrugëve me burrin dhe 2 fëmijët, kunati dhe nusja e tij.
Me respekt
ZHULJETA HASA
Ora 9.10. Fillon procesi gjyqësor: Pesë minoritët kanë tradhëtuar Adheun?
Fillon procesi gjyqësor në shkallën e parë të cilin do ta pasojnë ndoshta dhe dy të tjerë në shkallën përkatëse.
Në sallën e tejmbushur që në bankën e të akuzuarve z. Theodori Bezhani 61 vjeç, Vangjel Papakristo 51 vjeç, Panajot Marko 55 vjeç, Kosta Qiriako 49 vjeç, Irakli S’rmo 52 vjeç, në krah të tyre avokatët shqiptarë Kujtim Puto, Pajtim Hoxha, Vladimir Bejleri, Kristaq Ngjela, Arqile Gole, e përballë prokurorët mbrojtës të akuzës së shtetit z. Arben Qeleshi e Genc Gjokutaj hyn Trupi gjykues i kryesuar nga z. Martin Deda dhe përbërë nga të rinjtë, Adelina Berat e Agron Gjuri. Përfaqësimi i gjykatës nuk duket edhe aq seroz në profesionalizëm?! Gjithsesi z. Deda anonçon fillimin e procesit në akuzën «tradhti ndaj Atdheut në formën e veprimtarisë të kutive dhe armatimeve për le të parashikuar nga nenet 221 e 222 e Kodit Penal. Gjykatësi Deda merr gjeneralitetet dhe do të ndiqet dy prej të pandehurve rezultojnë të dënuar më parë nga shteti stalinist për agjitacion e propagandë, … [shumë rreshta pjesërisht të palexueshëm]
Rikthehet në sallën e gjykatës pas shumë vitesh akuza: Tradhëti ndaj atdheut, vënie në shërbim të zbulimeve të huaja
Kjo është akuza që prokuroria shqiptare ka ngritur mbi bazën e nëntë 47 grupe «C», që 13 e Kodit penal ndaj pesë shtetasve shqiptarë të kombesisë greke.
Kjo është akuza që prokuroria shqiptare ka ngritur mbi bazën e nëntë 47 grupe «C», që 13 e Kodit penal ndaj pesë shtetasve shqiptarë të kombësisë greke. Provat të shumta, dokumenta fakte, dëshmi, sipas prokurorit Qeleshi mbështesin këtë akuzë që bën fjalë për veprimtarinë dhe vërejtje për helenizimin e Shqipërisë së Jugut, veprimtari që sipas prokurorisë shqiptare ka pasur mbështetje në sfera të larta të shtetit grek. Aktakuza akuzon rëndë për veprimtarinë e tyre shumë organizata shoviniste nacionaliste greke si dhe shërbimin sekret grek «Asfali» me synim autonominë e minoritetit grek dhe bashkimin e tij me Greqinë. Rol të veçantë në arritjen e këtij synimi ka luajtur veprimtaria «Instituti i Kërkimeve Vorioepirote» një institut ultranacionalist shovinist me qendër në Janinë ku dhe është krijuar në vitin 60. Ky institut-vazhdojnë akuza-
Konferencë shtypi e Komisionit Zgjedhor të Parlamentit Grek
KODI PENAL NË SHQIPËRI MBËRON INTERESAT E SHTETIT MONOPARTIAK
Ministria e Rendit Publik
Një në Ambasaden greke në Tiranë nje komision vëzhgues parlamentarësh grekë dhënë një konferencë shtypi lidhur me fillimin e procesit gjyqësor për 5 minoritarë grekë; drejtues të organizatës Omonia. Në deklaratë e bërë në emër të këtij grupi nga z. Jorgos Manaqis deputet i PASOK-ut dhe ish-ministër i drejtësisë shprehej protesta për shkelje të renda proceduriale, të cilat kanë nisur që para fillimit të gjyqit.
Misioni ynë është vëzhgues - theksoi z. Manaqis - këtë e bëjmë për të ndjekur nga afër zhvillimet e gjyqit, nëse plotësohen kushtet që ka qytetari juridik grek. Konstatimet tona na për fat të keq janë dekurajuese. Akuza mbështetet në një ligj që përbën shkelje të rënda të kulturës juridike evropiane. Me vjen cudí se si mund të mbijetojë një kod penal i tillë në kuadrin e një shteti që përpiqet të funksionojë në mënyrë demokratike. Një kod i tillë mbron interesat… (Vijon në faqen 4)
Tepelenë
Alternativa pronësie mbi «Ujin e Ftohtë»
Duket se para se të gazohen, Ujët e Ftohtë të Tepelenës do kalojë në një shumë procesë.
Thuhet gjithashtu se aty është mbuluar thesari i Ali Pashait.
Proceset kanë filluar. Janë bërë dhe disa testime, por ato ngjajnë të kërkueshme. Dy palët që pretendojnë kohë e fundit janë Fuat Shehu me vëllezër, me dokumente kadastrale të vitit 1951 dhe Sadik Demiri, të cilit gjykata e shkallës së parë i jep tokat me prova shkresore të pabazuara, sipas pretenduesit të parë. Fletët për 5500 metër katrorë që kanë brenda dhe gurrën, burimet. Këtë tokë, Shehu e ka rrethuar e i mbledh e… [pjesë e palexueshme] … për pronësi.
Por ka dalë dhe një fis i tretë, dhe një fis i katërt që pretendojnë e thotë: toka dhe gurrat janë tonat. Për lokalin tjetër poshtë Gernja, thonë se është kapur sherr, si edhe për Kroin e Pahit pak më tej.
Për të treguar vendosjen totale të pluralizmit të vërtetë, gjykata, zyrat që merren me pronësimin dhe komisionet pa fund japin alternativa të ndryshme.
THANAS DINO
Peshkopi
Dhimbe dhe humanizëm
Përsëri një dhimbje e thellë njerëzore dhe njëkohësisht akte burrërie dhe humanizmi.
Këtë e përjetuan dëshmitarët e shumtë dhe miqtë e dashamirët e familjes së Fejzi Zenelit tek përcillnin për në banesën e fundit 17 vjeçarin Jeton Zeneli që vdiq në udhët e largëta të kurbetit, në Veria të Greqisë.
Urim Hajdari që e solli kufomën nga Veria në Dohoshisht tregon për humanizmin e Përparim Dedes; të prindërit të tij Qiriakos M. janl dëshmitarë mbi ngjarjet e ca shqiptarëve që nga djersa e tyre grumbulluan mbi dyqind mijë dhrahmi për t’ia lehtësuar paksa barrën e rëndë të fatit babait viktimës; Fejzi Zenelit të verbëc; që nuk mundi ta shihte djalin e tij të vogël as kur iku dhe as kur erdhi.
Në konakun e mortës fliste me respekt për pronarin grek Qiriakos Malialis i cili humanizmin e tij e shprehu jo vetëm me ndihmën në organizimin e policisë për e dhe duke paguar një sasi të konsiderueshme parash për ta përcjellë trupin e djaloshit shqiptar në vendlindje.
A. A.
Njoftim i ministrisë së Rendit Publik
Sot më dt. 15.8.1994 në kohën që po zhvillohej gjyqi ndaj shtetasve shqiptarë me kombësi greke, akuzuar për veprimtari anti Kushtetuese, për tëtërsim të territorit, bashkëpunim me shërbimet e fshehta të vendeve të huaja, të armë mbajtjes pa leje, etj., një grup gazetarësh grekë tentuan të protestojnë para Gjykatës së Tiranës duke hedhur e mbajtur pa rregulla, të cilat synonin pavarësinë dhe autoritetin e organit të Drejtësisë.
Forcat e Rendit ndërhynë menjëherë dhe i shpërndanë.
22 prej këtyre gazetarëve, të gjithë shtetas grekë, që kundërshtuan policinë në zbatimin e detyrës, u shoqëruan për në Komisariatet e Policisë, të cilët ndaj të cilëve, pasi u morën masa administrative, u lanë të lirë.
Njëri nga këta shtetas grekë Ko-nstantin Patoshi goditi me grushta for-cet e policisë dhe tentoi të largohej dhe u dënua nga Komisariati.
Ministria e Rendit Publik
Tepelenë
Alternativa pronësie mbi
TELEGRAFISHT...
Deri tani nga ndërmarrja e tekstilit, për vënin e arsimit që fillon së shpejti, janë hedhur në qarkullim 20 mijë të lira.
* * *
Dhjetë tuba të gjata që derdhin ujë e zera në lagjen e Pogradcit, si e zëza në lagjen e liqenit, mbushe rrugën e brilet e ligjit dhe prerja e druve dekorative, sidomos përra e druve dekorative, sidomos në Tushemisht, janë disa nga faktorët që po dëmtojnë këtë ekonomi e që po prishin turistikën ndër më të mira e vendit.
* * *
Në këto të vështira të fundit, në brantë, po masë e karikave në rritje për gjeneratave janë në hotele po… [pjesë e palexueshme] …
TELEGRAFISHT...
… një punë gjigande, e artilizuar për sigurimin e ujit të pijshëm për qytetin e Durrësit. Projekti i paraqitur nga kjo kompani pritet të miratohet së shpejti nga Bashkia e qytetit.
* * *
Zoti Guro Dorollari, kryetar i Partisë së Legalitetit, pyetur nëse ka ndonjë prononcim të Leka Zogut ndaj grevës së tij të përndjekurve politikë, theksoi: Jo, unë nuk kam pasur dhe s’kam kontaktë të rëndësishme politike, dhe telefonatë, me Mbretin para së gjithash grevis.
* * *
Për grumbullimin e kulluar në rrjedhin e Ehsanit numri i 16 plago… [pjesë e palexueshme]
TELEGRAFISHT...
* Gjatë tre vjetëve të fundit fondacioni amerikan «Shpresa» për Botën financuar Shtëpinë e Fëmijës në Tiranë. Aktualisht në këtë shtëpi janë 117 fëmijë për mbajtjen e të cilëve do mund harxhohen 5000 dollarë.
* * *
Në fund të shtatorit, sipas kalendarit do të zhvillohet ndërl… [pjesë e palexueshme]
* * *
Një i vdekur, tre të plagosur e tre të ndaluar nga policia - ky është bilanci i një grindjeje në Patos të Fierit midis dy të rinjve grek…
TELEGRAFISHT...
… ka birrë të dhëna borxh për një dasëm para tre javëve.
* * *
Në Fier vdiq në spitalin e qytetit A. Tahiri, 32 vjeç, pas një zënke në një klub bilardoje.
* * *
Ish hotel «Peza» në qendër të kryeqytetit, në tetor do të jetë e para qendër për biznesmenët, duke afruar aty zyrë, salla konferencash te restorant etj.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave po përgatit një nomenklaturë të re me elastike për kualifikimin e mallrave. Bëhet fjalë që nga 30 grupe që ka sot kjo nomenklaturë të mbeten 6-8.
Nga Korporata Energjetike Shqiptare…
* * *
Të shtunën u shpallën afatet e konkurseve të pranimit në shkollat e larta në të gjithë vendin, si dhe numri i studentëve që do të fitojnë të drejtën e studimit për këtë vit shkollor në këto shkolla.
TELEGRAFISHT...
… tare vjen alarmi se nëse pushteti lokal nuk merr masa urgjente për krijimin e stacioneve alternative të ngrohjes, atëherë gjatë dimrit do të bëhen çkyçje pjesore të rrjetit elektrik në qytete.
* * *
Italia dhe Greqia vazhdojnë të jenë vendin e parë për investimet që janë bërë në vendin tonë nga shtetet të ndryshme. Kohët e fundit vërehet se tendenca për shtimin e investimeve në rritje nga Gjermania, Austria, Anglia.
* * *
Në Ksamil do të investohen 43 deri 110 milionë dollarë në dy objekte të mëdha, dy fshatra turistike, të cilat do të kenë edhe një fushë golfi pranë tyre, e para e këtij lloji në vendin tonë. Investitori Andi hovici? italiane STS dhe Torelli.
* * *
Pranë kodrës së sanatoriumit në kryeqytet filloi këtë ditë ndërtimi i një qendre të re banimi e cila do të quhet «Laguna e Gjelbër». Në një sipërfaqe prej 57 hektarësh është ideuar të ndërtohen 800 vila apartamente me investim…
* * *
9 vjeçari E. T. nga Fieri u mbyt…