31/08/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

31 gusht 1994

KUSHTETUTA NE REND TE DITES

Ç’holë ligji kushtetues? FLASIN JURISTET: Po përfillet se miratimi i kushtetutës do të bëhet nga një asamble kushtetuese e cila do të dekretolohet nga presidenti. Cili është mendimi juaj? NENI 16. Kuvendi Popullor ka këto kompetenca kryesore: 2. Miraton e ndryshon Kushtetutën e ligjet,... Projektet për ndryshimet në këtë ligj mund të paraqiten prej Presidentit të Republikës së Shqipërisë, prej Këshillit të Ministrave, ose prej një të katërtës së deputetëve. NENI 43. Miratimi i ndryshimeve bëhet nga Kuvendi Popullor me një shumicë prej dy të tretash të të gjithë deputetëve. Nga ligji Nr. 7491, datë 29. 4. 1991, FLASIN JURISTET: Po përfillet se miratimi i kushtetutës do të bëhet nga një asamble kushtetuese e cila do të dekretolohet nga presidenti. Cili është mendimi juaj? Asamble Kushtetuese e zgjedhur nga populli Dr. FEHMI ABDIU, deputet Sipas ligjit «Për dispozitat kryesore kushtetuese» organi i vetëm kompetent për miratimin e Kushtetutës së re është Kuvendi Popullor. Veç atij, duke ndryshuar ligjin kushtetues, ka të drejtë që atributin tij t’ia delegojë një organi tjetër që është Asambleja Kushtetuese. Për të bërë këtë, vetëm nëpërmjet ndryshimeve të Ligjit kushtetues Parlamenti do të bënte mirë, si për shkak të rëndësisë që ka problemi edhe për faktin se ai do ta kuptojë se është organ me paaftësi të ndjeshme për të përmbushur këtë mision. Por kjo punë në asnjë mënyrë nuk mund të bëhet ndryshe veçse nga një Asamble Kushtetuese të zgjedhur nga populli. Në këtë mënyrë duhet të angazhohen të gjitha forcat politike sepse Kushtetuta duhet të bëhet për të gjithë popullin dhe jo për një apo dy parti. Çdo zgjidhje tjetër, jashtë Asamblesë Kushtetuese të zgjedhur nga populli, do ta quaja të fatkeqësi kombëtare. «Asamble Kushtetuese me dekret të presidentit të miratuar nga parlamenti si ligj i zakonshëm» ZEF BROZI, kryetar i Gjykatës së Kasacionit: «Lidhur me mënyrën e miratimit të kushtetutës me anën e Asamblesë Kushtetuese: mënyrës së krijimit të Asamblesë Kushtetuese dhe i përbërjes së saj: unë mendoj se kjo mund të bëhet me një dekret të presidentit; i cili pa dyshim do të kalojë në parlament: Mendaj se edhe kalimi në rrugë të zakonshme me një ligj të zakonshëm mbi anën teknike; mbi përbërjen dhe mënyrën e krijimit të Asamblesë: do ta konsideroja krejt të ligjshëm; Natyrisht; në dispozitat kushtetuese të sotme thuhet se Kushtetuta e miratuar me dy të tretat e parlamentit miratohet si ligj i zakonshëm; por në kushtetutë e sotme; ku ka një konflikt shkaqesh të vullnetit në parlament; unë jam i bindur që po t’i lihet parlamentit: ose mund të mos miratohe se s’do të bëhet kur të treta për shumicën e nevojshme; ose do të bëhet një kushtetutë e cila nuk do të jetë në nivelin e kërkesave të kohës dhe të asaj që kërkon sot vendi ynë; pra një kushtetutë bashkëkohore; moderne, sa më efektive: e cila të balancojë në mënyrë perfekte pushtetet dhe t’u japë zgjidhje kushtetue- problemeve të kohës: Kushtetutë demokratike të miratuar...

Pritet një ndërhyrje europiane në marrëdhëniet shqiptaro greke

- Sipas BI BI SI-së. - Korespondenti i BI BI SI-së, në Athinë njofton për një reagim të menjëhershëm të ministrit të Jashtëm grek Papulias pas dhënies së premtencës prokurorit në gjyqin kundër pesë minoritarëve në Tiranë. Sipas këtij burimi Papulias paralajmëroi në qoftë se ata do të dënohen. Por sipas burimeve diplomatike që nuk identifikohen mendohet se komuniteti ndërkombëtar do të bëjë diçka për të ndaluar thellimin e acarimit të marrëdhënieve shqiptaro - greke. Këtë afat e lidhën me faktin se prokurori në Tiranë kërkoi një dënim më pak se pesë vjet, rashikojnë nenet e kodit penal dhe në një loj rezervimi për të mos thënë diçka përfundimtare në Athinë. Sipas këtij burimi pritet të bëhet diçka nga presidenca gjermane e radhës e BE.

Përsëri fyerje me flamurin shqiptar në Maqedoni

- Sipas BI BI SI-së. - Radio Bi Bi Si nga Maqedonia njoftonte përsëri për veprim të turpshëm që fyen të mbajtur ndaj flamurit shqiptar në Festivalin e Poezisë në Strugë, ku ishte përdorur një flamur i çngjyrosur dhe i grisur. Lidhur me këtë veprim fyese antishqiptar poeti Agim Shehu kishte refuzuar të dalë. Sipas këtij burimi, diplomatët shqiptarë në Shkup akoma nuk kishin prononcuar lidhur me këtë gjest antishqiptar. Edhe në festivalin e vjeshtës të poezisë në Strugë kishin ndodhur incidente të tilla, duke djegur e fyer simbole shqiptare.

Alarm i rremë në bankë

TIRANE Ka përfunduar në «shumë zhurmë» teknik ajo që ka qenë në funksion alarmi i lëshuar të hënën në orët e vona të mbrëmjes nga sistemi i sigurimit të Bankës së Shqipërisë, si rezultat i të cilit forcat e sigurimit të bankës të mbështetura edhe nga policë të tjerë kanë rrethuar për minuta të tëra ambientet përreth. Ka përfunduar në «shumë zhurmë» teknik ajo që ka qenë në funksionim pajisjet e alarmit dhe që ka thirrur me urgjencë policinë. Por, ndërsa për punonjësit e bankës incidenti së hënës përçillet me ngëngjeshje si një alarm i zakonshëm banke, shumë prej kalimtarëve të pranishëm në ngjarje mund të kenë kujtuar me shqetësim rastin e Peshkopisë, ku vjedhja e tyre i pat gjetur të ftohur në bankë. Sidoqoftë në rastin e së hënës, sistemi i alarmit funksionoi skajshmërisht dhe ndonëse këtë herë u «aktivizua» e ndjeshmërisë së vet, së paku bëri një paralajmërim serioz; ...

Kushtetutë demokratike të miratuar në mënyrë demokratike

Prof. LUAN OMARI, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve. Kohët e fundit është shfaqur mendimi se Kushtetuta e re duhet të miratohet nga një Asamble Kushtetuese. Në vetvete ky mendim është plotësisht i pranueshëm. Në historinë moderne bashkëkohore, që nga Revolucioni francez e këtej, ka pasur mjaft raste të miratimit të kushtetutave nga asamble të posaçme të formuara enkas për këtë qëllim, në periudhën bashkëkohore në Francë më 1946 u zgjodh dy herë radhazi Asambleja Kushtetuese deri sa projekti kushtetuta e pranuar nga e gjithë popullsia me referendum. Në Itali, më 2 qershor 1946, krahas referendumit mbare popullor, për caktimin e formës së shtetit-republikë apo monarki-u zgjodh edhe Asambleja Kushtetuese e cila miratoi Kushtetutën italiane, të shpallur në dhjetor 1947 dhe që është futur në fuqi pas kësaj asambleje dhe që në 1948 u bë zgjedhjet për Parlamentin. Ka edhe raste që asambleja kushtetuese, pasi kryen detyrën e miratimit të kushtetutës, nuk shpërndahet, por kthehet në organ të zakonshëm legjislativ, siç ndodhi në Shqipëri pas miratimit të Kushtetutës nga Asambleja Kushtetuese më 1946. Për këto arsye, them se propozimi për një Asamble Kushtetuese mund të konsiderohet si i justifikuar. Por, kjo nuk do të thotë se Parlamenti ynë nuk është i legjitimuar për miratimin e Kushtetutës. Në pikën 2 të nenit 16 të ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese” thuhet shprehimisht se “Kuvendi Popullor miraton dhe ndryshon Kushtetutën dhe Ligjet”. Kjo është e qartë dhe nuk lë asnjë fteg për interpretim. Është e vërtetë që neni 44 i ligjit të lartpërmendur nuk parashikuar se projekti i Kushtetutës do të hartohet nga një komision i posaçëm i ngarkuar nga Kuvendi Popullor dhe se përgjigjja e komisionit dhe afati i paraqitjes së projektit caktohen me vendim të veçantë të vetë Kuvendit, nuk përmendet për miratimin e Kushtetutës, por kjo shpjegohet me faktin se neni 16 e konsideron këtë si një nga kompetencat kryesore të Kuvendit Popullor që e ka nën të tërë përfshirë nenin 44 është një dispozitë kalimtare që fjalë vetëm për përgatitjen e projektit të kësaj Kushtetute të re. Natyrisht Parlamentit, si organ kushtetues dhe legjislativ, mund ta ndryshojë ligjin për dispozitat kryesore kushtetuese dhe dhe heqë vetes kompetencat kryesore (Vijon në faqen 4)

Kompetencat e parlamentit janë të sanksionuara me ligj

NJAZI JAHO, jurist. Mirë do të ishte që ky problem paraprakisht të diskutohej në tryezën e rrumbullakët të të gjitha partive politike dhe jo vetëm të atyre që përfaqësohen nga Parlamenti, por për mendimin tonë organi që do të vendoste do të ishte vetë Kuvendi Popullor. Në rast se do të pranohej ideja e miratimit të projektkushtetutës nga një Asamble Kushtetuese, do të duhej që ligji “Për dispozitat kryesore kushtetuese” të bëheshin ndryshimet përkatëse. E këto mund të bënte vetë Kuvendi Popullor. Parlamenti i sotëm mund të ketë pluset dhe minuset e tij, por roli dhe kompetencat që ai ka janë të sanksionuara me ligj: Ato nuk mund t’i delegohen ndonjë organi tjetër pa vullnetin e tij. Dhe si rrjedhim, kuptohet se asnjë organ tjetër nuk mund të ushtrojë atributet që ka vetëm Parlamenti. Por ja; thonë disa; Presidenti i Re- publikes ka të drejtë të nxjerrë dekrete me karakterin individual si dhe dekrete me karakter normativ; pra, ai s’ka pse të mos ketë dhe kompetencën që të nxjerrë një dekret ku të caktojë kriteret e miratimit të Kushtetutës nga Asambleja Kushtetuese dhe përbërjen e kësaj Asambleje. Unë do t’i përgjigjem: Po; është e vërtetë se ai ka të drejtë të nxjerrë dekrete me karakter individual q-shtu edhe dekrete me karakter normativ; sipas pikës pikës 19 të nenit 28 të ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese” duhet që ato t’i paraqiten për miratim Kuvendit Popullor; Ligji ndonjë nuk i ka dhënë Presidentit ndonjë kompetencë për të përcaktuar dhe vendosur se cili organ do ta miratojë Kushtetutën dhe si do të jetë përbërja e këtij organi (të themi edhe Asamblesë Kushtetuese). Pra, si rrjedhim kjo çështje nuk zgjidhet me dekret: (Marrë nga “Dita informacion”, 28 gusht 1994)

Masakrohet e grabitet një shofer bullgar në Skuraj të Laçit

Parmbrëmë në mesnatë një shofer bullgar, i cili udhëtonte nga veriu në drejtim të Tiranës me një mjet të tipit furgon, në afërsi të Skutajt të rrethit të Laçit, është ndaluar, kërcënuar me armë, masakruar e grabitur nga një grup personash ende të pa identifikuar. Burimi nga komisariati i policisë së Laçit na konfirmon se sipas vetë shoferit bullgar ai i kanë dalë përpara një grup prej 5 personash të maskuar e të armatosur me automatikë. Menjëherë sapo ai ka ndaluar makinën, njëri nga pesë personat i ka zënë rrugën, e kanë kërcënuar shoferin me automatik, të tjerët e kanë goditur në fytyrë, duke i grisur edhe rrobat e në fund si “shpërblim” i kanë kërkuar që të lërë peng të hollat. Shoferi ka pohuar se atij i kanë grabitur 2 mijë marka e 1 mijë dollarë. Dhe pastaj ata e kanë lënë në atë “liri” shoferin duke u larguar në drejtim të pa ditur. Menjëherë shoferi ka njoftuar organet e rendit, të cilët janë vënë në kërkim të autorëve të kësaj masakre, por gjer tani grupi terrorist nuk është identifikuar. Nuk është rasti i parë që ndodhin masakra e grabitje të tilla pikërisht në këto zona. Disa herë grupe “specialë” në zonat e Milotit, Dvanës e Skurajt zënë prita të tilla vëreçanërisht për emigrantët e posra ku të cilët udhëtojnë drejt shtëpive të tyre për në zonat e veriut e të shoferëve të huaj, të cilët udhëtojnë në këto anë, duke i masakruar e grabitur. Se paku si shqiptarë përgojosh në shkëmb mbi një traditë të vjetër duke përç’miqtë në shtëpi me bukën tonë—Vërtet turp.

TELEGRAFISHT...

- Është grabitur studio e skulptorit të Popullit Odise Paskali. Sipas Florina Paskali, krahas të tjerave, janë grabitur bustit të më mungojnë origjinal i bustit të Skënderbeut dhe maska mortore e Odise Paskali. Zanati i kësaj ngjarje është bërë të dhimbshme e tronditëse është shndërrimi i studios në banesë për të pastrehët. ** - Mjellmat për dimër e shkaktuara nga Rusia e 25 korrikut pasojnë një jetë të jetrit. Një prej tyre, vjeç 10, nga fshati i Dukagjinit. Me Përcolli

TELEGRAFISHT...

... në të tetë shtëpi ku banonin 12 familje janë demtuar rëndë, * * - “Elektroplast”, gazeta më e madhe greke, në momentet e saj, ndër të tjera, dënon debatin e refugjatëve shqiptarë nga Greqia. * * * - 146 portën e Durrësit janë shkarkuar ditët e fundit anije “Sino”-me 1000 tonë birrë, “Marlboro”-me 1000 tonë ure, po shkarkohen 1410 tonë naftë nga anija “Skopelos”. Problem këto

TELEGRAFISHT...

... temë “25 vjet Libi e lirë”. * * - Shkautësit tanë, të përfaqësues të organizatës rinore “Besa Skaut-Albania” më parë prej një pjese veprimtarish ndërkombëtare zhvilluar në Athinë në kuadrin e programit të OKB-së për mbrojtjen e mjedisit. * * * - Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Libi, organizon sot në sallën e Akademisë së Shkencave veprimtarinë me

TELEGRAFISHT...

- Stadiumit të futbollit në Durrës i jopet emri i një prej futbollistëve të shquar, ish kapiten e portier i skuadrës durrare “Niko Dovana”. * * - “Nuk prea dekorata nga diktatura për veten dhënime politike” deklaron Kurt Kola në një intervistë tek “Koha Jonë”. * * * - Një nëntëm nga Shkodra. Sipas të

TELEGRAFISHT...

- Një urdhëresë të Këshillit bashkiak mu lokalet private të qytetit nuk do t’u shërbehet personave të dehur. * * - “Karitas”, zviceran investon 40 mijë dollarë për një furrë buke në Kallmet të Lezhës, e cila ka nisur nga ndërtimi e pritet të përfundojë në tetor të këtij viti. * * * - Në tre prej farmacive të qytetit të Lezhës janë gjendur njësi të ilaçe të aladuara që tregtoheshin për

TELEGRAFISHT...

qytetarët novatorë. * * - Shoqata e ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit proteston se po shkatërrohen barishtet pyjore. Sipas kësaj shoqate, po priten me aksion gjithë pyjet afër rrugëve e shtatarave (30000-80000 hektarë) dhe në zonat e ulëta nuk ka më dru në këmbë. * * * - U soll nga Korfuzi kulma e emigrantit shqiptar Kadri Shaban Plaku, që vjen nga Farka e Tiranës e punon si aksidentalist.